Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2014
    Vendndodhja
    Tirane Shqiperi(Albania)
    Postime
    1

    Post Toplica dhe Sanxhaku, krahina shqiptare tė harruara

    Toplica ( Dardania Lindore )

    Nė kohėn e Krizės sė madhe lindore 1800—1878, nė Gadishullin Ballkanik u bėnė ndryshime tė mėdha shoqėrore politike dhe etnike. Krahas me kryengritjen boshnjako-hercegovase kundėr Perandorisė Osmane u ngritėn edhe shqiptarėt, serbėt, bullgarėt dhe popujt tjerė. Ēėshtja lindore angazhoi fuqitė e mėdha, tė cilat donin t'i realizonin interesat e tyre nė provincat e Turqisė Evropiane.

    Gjatė okupimit turk krahina shqiptare e Toplicės ka qenė pjesė e Vilajetit tė Kosovės me emrin Sanxhaku i Nishit. Serbėt ashtu si edhe fqinjėt e tyre u ngritėn kundėr Perandorisė turke, dhe pas clirimit te Beogradit dhe rajoneve me popullesi serbe, falė perkrahjes dhe insistimit rus ata u versulen per ta zhdukur elementin shqiptar nė Ballkan me shpresė tė daljes nė detin Adriatik.
    Duke e shfrytėzuar kryengritjen serbe, nacionalistet serb nė pushtet hartuan strategji tė pistė, filluan shpėrnguljen e popullsisė shqiptare muslimane nga ato treva kurse nė tė njejtėn kohė filluan asimilimin e dhunshėm tė shqiptarėve ortodoks pėrmes kishės ortodokse bizantine qė i detyronin shqiptarėt tė flisnin gjuhėn serbe edhe nėper shtėpi.
    Nė kishat ortodokse te Ballkanit Perendimor gjuhė zyrtare ishte gjuha serbosllave.
    Nė fillim tė shekullit tė XIX filloj urrejtja ndaj shqiptarėve, qeveria e Principatės sė Serbisė urdhėroi me 1832 qė ēdo shqiptar dhe boshnjak qė kapet ne te ashtuquajturin territor serb, tė goditet me nga 25 tė rėna me shkop!
    Ndėrsa me 1834 urdhėroi qė tė pėrdoret ushtria pėr tė djegur fshatrat shqiptare qė nuk pranonin gjuhėn serbe si gjuhė amtare dhe fenė ortodokse si fe tė tyre .

    Pushteti serb mė 1856, me marrėveshjen e Paqes sė Parisit, pasi i kishte paraqitur shqiptarėt si turq tek perendimoret, kishte fituar njėfarė tė drejte qė t'i largojė tė gjithė shqiptarėt nga rajonet e Shumadisė dhe Hercegovines.

    Nga viti 1800 e deri nė vitin 1875 qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e Toplicės dhe nga Lugina e Moravės rreth 150.000 banorė shqiptarė musliman. Regjimet e dinastisė sė Obrenoviēve (1817- 1903) vazhduan politikėn terroriste shtetėrore ndaj shqiptarėve e boshnjakėve edhe gjatė viteve 30-tė shekullit XIX, me qėllim tė spastrimit etnik tė trojeve shqiptare dhe asimilimin e shqiptarėve ortodoks nė serb.

    Mė 2 Mars 1865 Knjaz Mihajli kishte nxjerrė ligjin pėr kolonizimin e vendeve tė pushtuara. Me atė ligj territoret,tė cilėt i posedonin shqiptarėt, u kolonizuan menjėherė pas Kongresit tė Berlinit, me njohjen e Serbisė si shtet nga ky kongres.

    Duhet theksuar se shqiptarėt deri kah fundi i shekullit XIX pėrbėnin shumicėn nė qytete, qyteza dhe fshatra tė Qarkut tė Nishit, tė Qarkut tė Vranjės, tė Qarkut tė Pirotit. Shqiptarė kishte edhe nė rajone tjera, sidomos nė keto qytete pėrbėnin afėr gjysmėn e popullsisė apo me shumė : Qupri, Paraqin, Uzhicė, Krushec, Aleksinc dhe Kralevė. Nė Beograd jetonin rreth 10% deri 20% shqiptar gjatė fillimit tė shekullit XIX.

    Shqiptarėt dhe serbėt, dhe popujt e tjerė nė sanxhakun tė Nishit, jetonin nė marrėdhėnie tė mira, gjė qė e vėrtetojnė shumė burime dhe njerėzit apo pasardhėsit e muhaxherėve tė ikur nė atė kohė.

    Ata pohojnė se nė Kurshumli, Prokuple, Kraleve, Leskovc, Vranje dhe vende tė tjera, shqiptarėt jetonin nė marrėdhėnie tė mira me popullsinė serbe dhe se kurrė nuk kishin qene nė grindje, pėr-kundrazi dhe e ndihmonin njeri-tjetrin dhe se bashku kan luftuar kundėr okupatorit turk.

    Rreth 350 000 shqiptarėt vendas tė Sanxhakut tė Toplicės u dėbuan me dhunė ushtarako-policore nga mbretėria serbe e Obrenoviēėve gjatė luftės rusoturke nė vitet 70-tė tė shek.XIX.
    Nė atė kohė u bė njė gjenocid dhe pastrim etnik total i kėsaj krahine shqiptare, kur janė vrarė e masakruar rreth 70 000 shqiptarė, tė cilėt banonin nė afro 700 fshatra e qytete shqiptare tė Sanxhakut tė Toplicės. Me qėllime kriminale tė spastrimit etnik, janė zbrazur trojet me shumicė shqiptare tė Jagodinės, Kosanicės, Pirotit, Quprisė, Pllanės, Krushecit, Nishit, Leskocit, Gurdulicės, Vranjės, Prokupės, Kurshumlisė,… etj.
    Popullsia e shpėrngulur shqiptare, qė i shpėtoi plumbit dhe bajonetės serbe, u vendos nė jug tė trojeve shqiptare. Shumė nga tė dėbuarit pėrfunduan pėrtej Bosforit, nė shkretėtirat e Anadollit e me gjerė nė Turqi.

    Nė fillim tė vitit 1878 situata nė frontin e luftės ruso-turke u pėrmbys plotėsisht. Pasi kaluan malet Ballkan, ushtritė ruse filluan tė pėrparonin me shpejtėsi nė drejtim tė jugut, pa ndeshur ndonjė rezistencė serioze nga ana e ushtrive osmane.
    Mė 4 janar 1878 ato pushtuan Sofjen, mė 18 janar Edrenenė dhe mė 28 janar arritėn nė fshatin Shėn-Stefan, nė periferi tė Stambollit.
    Nga paniku qė e pushtoi Perandorinė Osmane, pėrfituan ushtritė serbe, tė cilat marshuan pa vėshtirėsi drejt Toplicės nė Vilajetin e Kosovės dhe pushtuan Pirotin, Nishin, Leskocin, Prokupėn, Kurshumlinė, Vranjėn dhe nė fund tė janarit arritėn nė Gjilan. Po ashtu, ushtritė malazeze pushtuan mė 10 janar Tivarin, mė 19 janar Ulqinin dhe njė javė mė vonė dolėn nė brigjet e liqenit tė Shkodrės e tė lumit tė Bunės.

    Shqiptarėt e Toplicės duhet tė rikthehen nė vendlindjen e tyre dhe nė pronat e tyre. Ata sot njihen si muhaxherė. Toplica ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet njė krahinė shqiptare, pjesė integrale dhe sovrane e Shqipėrisė Etnike.

    Sanxhaku ( Dardania Veriore )

    Sanxhaku ėshtė krahina mė veri-perėndimore e Shqipėrisė Etnike. Dhuna dhe terrori i ushtruar ndaj shqiptarėve atje, bėri qe shqiptarėt musliman tė asimilohen nė boshnjak, ta humbin gjuhen e tyre, kurse shqiptarėt ortodoks i asimiluan nė serb, pėrmes kishės bizantine ortodokse e cila favorizonte gjuhėn serbe si gjuhė zyrtare nė kisha.

    Sot, Krahina e Sanxhakut ka njė sipėrfaqe prej 8.686 km2 dhe njė popullsi prej 500 000 banorėsh, nga tė cilėt 67 pėrqind janė boshnjakė (shqiptarė musliman tė asimiluar nė boshnjak) dhe tė tjerėt serbė, malazezė, shqiptarė etj. Krahina ėshtė e ndarė ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi (2/3 e territorit nėn Serbi dhe 1/3 e saj nėn Mal tė Zi).

    Diskriminimi i thellė qė i ėshtė bėrė dhe po i bėhet popullsisė tė Sanxhakut, e ka shtyrė atė qė shpesh tė protestojė hapur, duke kėrkuar tė drejtat dhe liritė e veta kombėtare.
    Nė vitin 1991 nė Sanxhak ėshtė zhvilluar njė Referendum popullor, ku ėshtė votuar pėr Autonominė politike dhe territoriale, me tė drejtė bashkimi me me Kosovėn apo Bosnjėn, ku 98 % e votuesve votuan pėr Referendumin. Udhėheqėsit politik i kanė pėrcaktuar qartė kufinjtė e Sanxhakut dhe harta e tij ėshtė shpėrndarė nėpėr tė gjitha institucionet ndėrkombėtare qė nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė e deri te qeveritė e tė gjitha vendeve me peshė nė skenėn ndėrkombėtare.

    Qė nė fillimet e shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, sanxhakasit u deklaruan pėr shkėputje nga Serbia dhe Mali i Zi. Por vitet qė pasuan, Sanxhaku u largua nga Kosova dhe shqiptarėt dhe mė shumė u afrua me Bosnjėn dhe boshnjakėt, pėr shkak se Shqipėria dhe shqiptarėt nuk i ofruan pėrkrahje morale dhe as politike.

    Eshte interesant fakti se edhe sot politikanet, akademikėt apo analistėt shqiptar kurrė nuk i pėrmendin territoret e okupuara shqiptare nga Serbia, duke lejuar njė pjesė tė opinionit nderkombėtar tė mendojė se shqiptarėt kanė depertuar nė Kosovė nga Shqipėria administrative gjatė ketyre 100 viteve tė fundit.

    P.S.

    Lutje. I kėrkoj vizitorėve ta pėrhapin ketė artikull nėper forume, facebook, twitter, dhe emaila te miqve, pėr shkak se keto ditė gjate bisedave te rėndomta me disa shqiptar apo tė huaj nė Amerikė, ka te tillė qė i besojne marrėzive serbo-ruse se shqiptarėt e Shqiperisė jane shpėrngulur gjatė shekujve te fundit nė Kosovė duke e be Kosovėn shqiptare, cka mendoj se ėshte cmenduri.

    Cdo shqiptar duhet ta dije se pika me veriore e Shqiperisė ka qenė Kraleva, e Kosova e Pavarur ėshtė minimumi i minimumit cka kanė pranuar shqiptarėt sot, mjaft mė me rrena serbo-ruse, e verteta cdoherė fiton.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Pėr: Toplica dhe Sanxhaku, krahina shqiptare tė harruara

    Citim Postuar mė parė nga Besim Peka Lexo Postimin
    Toplica ( Dardania Lindore )

    Duke e shfrytėzuar kryengritjen serbe, nacionalistet serb nė pushtet hartuan strategji tė pistė, filluan shpėrnguljen e popullsisė shqiptare muslimane nga ato treva kurse nė tė njejtėn kohė filluan asimilimin e dhunshėm tė shqiptarėve ortodoks pėrmes kishės ortodokse bizantine qė i detyronin shqiptarėt tė flisnin gjuhėn serbe edhe nėper shtėpi.
    Gjate artikullit tuaj, juve shpesh permendni shqiptaret ortodokse, te cilet nen presionin serb u asimiliuan. Jam i interesuar te di me teper per kete ceshtje, pasi kam degjuar edhe me pare por nuk kam nje informacion konkret.
    Ju faleminderit.

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •