Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Cilën tastierë për Shqipen në telefonat me Firefox OS? Jepni mendimin tuaj!

    Firefox OS-i lejon që në pajisjet celulare që funksionojnë me të, të mund të zgjedhësh si tastierë që dëshiron një nga të shumtat që ofrohen. Për Shqipen nuk ka ende të përfshirë një të tillë. Puna për përfshirjen është gati e përfunduar. Ka ngecur vetëm te zgjedhja e skemës së tastierës: një e tillë që nuk ka fare w dhe në vend të saj përmban ë-në e Shqipes dhe ç-në, apo një që e përmban w-në, ë-në dhe ç-në në kurriz të sakrifikimit të disa shenjave të pikësimit.
    Ideja ime jepet te komenti 11 i bug-ut https://bugzilla.mozilla.org/show_bug.cgi?id=964816. Dhe shkurt mund ta përmblidhja kështu: meqë Firefox OS lejon pasjen dhe kalimin lehtësisht nga një tastierë virtuale në një tjetër, nevojat për w të një përdoruesi të Shqipes mbulohen kollaj nga kalimi në tastierën e Anglishtes, ndërkohë që tastiera e Shqipes mbetet funksionale me ë-në pranë e-së, ç-në diku pranë ç-së dhe me minimumin e shenjave të pikësimit të sakrifikuara.
    Gjithkujt që do të jepte mendimin e tij tek bug-u https://bugzilla.mozilla.org/show_bug.cgi?id=964816 do t'i isha mirënjohës.

    Faleminderit paraprakisht.

  2. #2

    Për: Cilën tastierë për Shqipen në telefonat me Firefox OS? Jepni mendimin tuaj!

    Tastiera virtuale e propozuar do të kish këtë pamje:

    Emri:  tastiera.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  11.1 KB

  3. #3

    Për: Cilën tastierë për Shqipen në telefonat me Firefox OS? Jepni mendimin tuaj!

    Ja dhe pjesa numerike e të njëjtit propozim:
    Emri:  tastiera-numerike.jpg

Shikime: 64

Madhësia:  10.8 KB

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Atlantisi
    Anëtarësuar
    13-01-2011
    Postime
    91

    Për: Cilën tastierë për Shqipen në telefonat me Firefox OS? Jepni mendimin tuaj!

    Unë mendoj që më i përshtatshëm është propozimi i parë,pra propozimi për largimin e w-së.

  5. #5

    Për: Cilën tastierë për Shqipen në telefonat me Firefox OS? Jepni mendimin tuaj!

    Citim Postuar më parë nga Atlantisi Lexo Postimin
    Unë mendoj që më i përshtatshëm është propozimi i parë,pra propozimi për largimin e w-së.
    Atlantisi, a mundesh që mendimin tënd ta shprehësh te bug-u përkatës? Çdo "votë" pro ose kundër propozimeve të atyshme ka vlerë, pasi po gjykohet thjesht mbi bazën e një shumice votash. Faleminderit paraprakisht!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •