Komentimi i Kur’anit në aspektin shkencor

Eroll Velija


“ Ai, Kur’ani është i Vërtet.”


“ Qoftë i lavdëruar Nata e bekuar, në të cilin Pejgamberit të Zotit iu shpall, nga lartë, Kur’ani famëmadh me përkryeshmërinë e tij.” ( GËTE).


“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit?

Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!

Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.

Ajo (që përcakton Zoti) është paqë deri në agim të mëngjesit.”
(El Kadr).

“Kur’ani është sinfoni unike, tingujt e së cilës i kanë shtyrë njerëzit deri në lotderdhje dhe ekstazë” (Muhamed Marmadjak Pitkal)

AUTENTICITETI KUR’ANOR


Kur’ani fisnik është libër të cilin All-llahu i Madhëruar ia zbriti prej Qiellit të dërguarit të tij Muhammedit a.s. në te është i tërë udhëzimi, e tërë drita, përmban në vehte fjalët e All-llahut të cilat kanë për qëllim përmisimin e krijesave, të mirën e njerëzimit dhe gjithë botërave. Thotë All-llahu i madhëruar:

“ Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta dhe i përgëzon besimtarët…”(El Isra:9).

Fjala “Kur’an” e ka rrënjën prej foljes “për të lexuar”, që d.m.th. e shfaqi e qartësoi.

Prandaj Kur’ani është qartësim Madhështor dhe shfaqje e haptë, në të cilën janë çiltësuar (kulluar) librat e mëparshme, si Tevrati të cilin ua zbriti All-llahu xh.sh. çifutëve apo Inxhili të cilin ua zbriti të krishterëve.

Thotë All-llahu xh.sh.:

“Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantuesi i tyre.”(El Mulk)

Kur’ani Fisnik është fjalë e Zotit të botëve, por të folurit e Tij nuk është si të folurit e njerëzve, por e Krijuesit ndryshon nga të folurit e krijesave dhe nuk i përgjan Atij.

All-llahu i Lartësuar thotë:

“ Asnjë send nuk është si Ai.”(Esh Shura:11).

Poashtu thotë :

“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu” (El Hashr:21).

Kur’ani është libër i udhëzimit, ai na thërret në hulumtimin e argumenteve të All-llahut të Madhëruar, në respektimin dhe nderimin e asaj që ka krijuar Ai, në të logjikuarit e krijimtarisë së Tij. Na thërret në të njohurit e asaj që e kemi të lejuar dhe të ndaluar (hallallit dhe haramit), në veprimin e punëve të mira dhe largimin nga punët e këqia.

All-llahu i Madhëruar thotë:

“ A nuk e studiojnë ata me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet.”(Muhammed:24).

Gjithashtu thotë:

“Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për mësim, por a ka që ndokush që e merr për mësim.”(El Fet-h:17).

Kur’ani sipas formës përmbajtëse, bukurisë së të shprehurit dhe precizitetit të gjuhës, paraqet diç që nuk hyn në sferat e aftësisë njerëzore.

Ftesa e Kur’anit drejtuar njerëzimit përher është e hapur dhe e pamposhtur dhe i tillë do të mbetet. Ai mbetet fjalë e Allahut xh.sh., atribut i përhershëm i Tij, mesazh i përkryer dhe i përpikët, i çliruar nga çdo kundërthënie dhe kontradiktë.

Autenticiteti i Kur’anit nuk le asnjë dyshim sa i përketë pastërtisë, koherencës, harmonisë dhe kontinuitetit kuptimor, origjinalitetit dhe tërësisë së tekstit të tij. Njëra ndër karakteristikat kryesore të Kur’anit famëlart është se ai nuk i takon tipit statik, por është urtësi dinamike, që provokon mendjen dhe gjallëron zemrën. Në këtë urtësi ka një dinamizëm të fortë e penetrues, një fuqi lëvizëse e cila pandërprerë e nxitë njeriun të studioj, hulumtoj, zbuloj gjithë çka ka në këtë tokë, në detëra dhe gjithësi, që të kuptoj sekretet e tyre dhe të nxjerr thesaret e tyre. Me një fjalë dinamizmi depërtues i Kur’anit është madhështor dhe i parezistueshëm.

Kur’ani pandërprerë na këshillon dhe na porosit për të mësuar çdo shkenc, duke analizuar dhe kuptuar fenomenet e ndryshme që na rrethojnë përqark, siç duket qartë nga ajetet në vijim:

“A nuk i shikojnë se si devet janë krijuar? Edhe qiellin se si është ngritur? Edhe kodrat se si janë vënduar! Edhe tokën se si është shtruar!

Shkencërisht nuk mund të dëshmohet lidhshmëria e asnjë libri me Pejgamberin a.s. të cilit i përshkruhet ai. Asnjëri prej tyre nuk posedon lidhshmërinë e rrjedhës historike (sendin) të personave të cilët i transmetojnë ato. Kaptinat e Biblës, që quhet Dhiata e Vjetër, apo Tevratit, janë shkruar disa shekuj pas vdekjes së Musait a.s.. Muhammed Ferid Vexhdi transmeton nga enciklopedia shkencore “Laros” këto fjalë:“Shkenca bashkëkohore para së gjithash kriticizmi gjerman, pas studimeve të gjata të zbulimeve arkeologjike dhe pas njohurive gjuhësore, konstaton se Tevratin nuk e ka shkruar Musai a.s., por se ai është vepër e priftërinjve hebrenj, emrat e të cilëve nuk janë përmendur. Aq më tepër, një numër i shkencëtarëve pohojnë se këto pesë libra të Dhiatës së vjetër nuk përmbajnë të gjitha traditat e hebrenjve, por ato përmbajn vetëm tezat, simbolet dhe tregimet më elementare. E, sa i përket Kur’anit, ky është i vetmi Libër autenticiteti dhe lidhshmëria me Pejgamberin që i është shpallur, me Muhammedin a.s., e të cilit mund të argumentohet në mënyrë të padyshimtë.

Kur’ani a.sh. gjegjësisht ajeti i parë i shpallur i tij tërheq vëmendjen me atë që urdhërohet për lexim e studim… pas asaj ceket pena. Leximi dhe pena janë dy nocione që simbolizojnë dijen. Duke pasur parasysh ajetet e para të sures el-Alek, njeriut i bëhet obligim mësimi, studimi, hulumtimi e kështu me radhë.


“Lexo në emër të Zotit tënd i cili të ka krijuar! Krijoi njeriun prej një rrëcke. Lexo! Se është fisnik Zoti yt. I cili të mësoi penën; E mësoi njeriun çka nuk e kishte ditur” (el-Alek, 1-5)

Kur’ani në këtë mënyrë ithtarëve të vet ua bëri farz ilmin (shkencën), leximi përfshinë të gjitha llojet e daves, dijes dhe urtisë.

Pas përpilimit të teorive bashkëkohore njeriu arriti që ta thërrmojë atomin dhe të bëhet zotërues i fuqive atomike, të ngrihet lartë në qiell e të zbresë në Hënë për herë të parë në historinë njerëzore. Përmes mjeteve moderne ai arriti të dijë se ç’ndodh në brendinë e trupit të njeriut, bile edhe në brendinë e qelizës e cila është pjesa më e vogël e trupit të njeriut (njësia themelore funksionale dhe strukturore). Njeriu pra në shkencë ka arritur rezultate të lakmueshme, ashtu që ky shekull është quajtur shekull i shkencës. Kur u arritën rezultate shkencore në lëmenj të ndryshëm, All-llahu xh.sh. ua bëri të mundshme muslimanëve (dhe njerëzve të tjerë) që të bëjnë krahasim ndërmjet rezultateve shkencore dhe asaj që është cekur në Kur’an. Doli në shesh fakti se mrekullia e Kur’anit përkon me kohën, ec krahas me “gjuhën” bashkëkohore, e kjo pra është mrekullia shkencore e Kur’anit.

Sa i takon sferës për krijimin e njeriut, kur njeriu dëshiron të studiojë këtë lëmi, është e domosdoshme që ai të ketë njohuri të shumta siç janë shkrim-leximi, gjuhën e mjekësisë, që të mund të shfrytëzojë literaturën si aritmetikën, matematikën, duhet të ketë njohuri natyrore-fizike, kiminë, botanikën si dhe çdo gjë që ka të bëjë me medicinën, që të arrijë t’i aplikojë të arriturat e saj.

E gjithë bota, e në mes të tjerash edhe në aspektin mjekësor, është bindur në mrekullitë e Kur’anit, duke u nisur nga ajo se ai paraqet argumente më të vërteta. Për gjërat të cilat ka inicuar Kur’ani në kohën kur është shpallur, bota as që ka ditur diç të paktë, po ashtu edhe më tutje ai do të jetë nxitës për studime shkencore. Kur e dimë se Kur’ani është fjalë e All-llahut, nuk habitemi pse ai përfshinë njohuri shkencore si nga mjekësia preventive, medikamentoze, psikologjia, sociologjia, botanika, bujqësia (agrikultura), kimia me degët e saj, astronomia dhe kozmologjia, metafizika… bile jep edhe shpjegime eshatologjike. Kur’ani nxitë për çdo lëmi shkencore, lidhur me këtë dijetarë të profileve të ndryshme, pasi që janë mahnitur nga argumentet shkencore në Kur’an kanë shkruar libra të ndryshëm (dhe do të shkruhen për gjithmonë) në lidhje me të. Të përmendurit e ndonjërit nuk do të thotë se ai është i pari dhe i fundit që e ka bërë këtë. Sa për ilustrim, do të cekim mjekun e njohur francez Maurice Bucaille i cili porosit se në shekullin e shkencës është e domosdoshme që në mënyrë precize të studiohen, librat hyjnor dhe të kuptohet autenticiteti (dhe të vërtetat që gjenden në to). Ai shkroi librin e tij “Bibla, Kur’ani dhe shkencat bashkëkohore” i cili është përkthyer në shumë gjuhë, në arabishte në vitin 1977. Në kapitullin e parë bëhet fjalë për Tevratin dhe në fund të studimit të tij, bindshëm tregon se ekzistojnë dallime të mëdha ndërmjet Tevratit dhe shkencës. Këtë konkluzë e fillon duke thënë:

“Nuk duhet shikuar në shkrimet biblike duke i zbukuruar me cilësi artificiale, nga cilado të kishim dëshiruar t’i kenë, por duke studiuar në mënyrë objektive ashtu siç janë. Kjo nënkupton vetëm njohjen e teksteve, por njohjen dhe të historikut të tyre. Kjo e fundit mundëson që me të vërtetë të përfundojmë të kemi shfaqje për rrethanat të cilat kanë ndikuar në përpunimin e teksteve gjatë shekujve, deri në formimin e ngadalshëm i përmbledhjeve ashtu siç i kemi sot me shtesat dhe mangësitë e shumta”

Konceptet e këtilla edhe më tepër e bëjnë të pranuar mendimin se në Dhiatën e Vjetër mund të gjenden versione të ndryshme të tregimit të njëjtë, të kundërta, gabime historike, pabesueshmëri dhe joligjshmëri me njohuritë mirë të vërtetuara shkencore.

Kapitulli i dytë flet për ungjijtë dhe për kundërshtimet në mes veti dhe me të dhëna shkencore. Këtë kapitull Bucaile e ka përfunduar duke thënë:

“Por këto të meta e sjellin në dyshim misionin e Isaut (Jezusit); dyshimet qëndrojnë vetëm në zhvillimin e tij (misionit)”. Marrë nga libri ”Kur’ani dhe shkenca moderne” (i botuar në vitin 1959)

Bucaille në këtë kapitull sjell argumentet për të vërtetën e Kur’anit… për atë që flet Kur’ani për krijimin e qiejve dhe të tokës, për shkencat e ndryshme në Kur’an si astronominë, elektricitetin atmosferik, prejardhjen e jetës, për botën bimore shtazore, për reprodukimin e njeriut etj. dhe përputhshmërinë e gjithë kësaj me zbulimet shkencore. Kapitulli “Kur’ani, hadithi dhe shkenca moderne” e përfundon në mes tjerash duke thënë:… se Kur’ani është libër i shpallur prej Zotit në të cilën nuk ka dyshim dhe është në përputhshmëri të plotë me shkencën”.

Në pjesën e fundit të librit me titull “Përfundime të përgjithshme”, thotë:

“Kundërshtimet, pabesueshmëritë, dallimet në lidhje me të dhënat shkencës moderne, shumë me përsosuri dhe qartë shkojnë në dobi të asaj që kaloi (që u cek se Bibla është falsifikuar sh.p.)”

“Duke vazhduar dy shpalljet e mëparshme (të cilat i kanë paraprirë, shpallja Kur’anore, jo vetëm që është e pastër prej kundërthënieve në rrëfime, (të cilat janë specifikat e Ungjijve, si gjurmë nga reduktimet e ndryshme që u janë bërë, për më tepër bëhet fjalë për kontradiktat e nduarnduarta ndërmjet Ungjijve, që janë shenja të ndërhyrjes së dorës së njeriut, i cili mund të harrojë e gabojë, kurse Kur’ani është i mbrojtur dhe i pastër nga këto të meta sepse e mbronë All-llahu xh.sh. sh.p.) i ofron atij i cili dëshiron që në mënyrë krejtësisht objektive ta studiojnë në dritën e shkencës dhe do të gjejë në të shenja (të përputhshmërisë komplete me të dhënat shkencore moderne”.

“ Nuk mund të paramendohet që deklaratat e shumta Kur’anore që kanë të bëjnë në sferën shkencore, të jenë vepër e një njeriu, për shkak të pozitës në të cilën gjendej njohuria – shkenca në kohën e Muhammedit. Në atë mënyrë është krejtësishtë legjitime të konsiderohej se Kur’ani jo vetëm që është shprehje e një shpalljeje, por shpalljes Kur’anore duhet dhënë vend të posaçëm, për shkak të garancisë së autencitetit që ajo ofron dhe prezencës së të dhënave shkencore të cilat kur studiohen në epokën tonë, paraqesin nxitje për komentimet (studimet, gjurmimet sh.p.) njerëzore”.

Bucaille atë që qartë thotë, e ka argumentuar. Ai u bë njëri prej atyre që besojnë All-llahun xhe-le shanuhu dhe Kur’anin (e pranoi Islamin).

Sot kur bota e bashkë me të edhe ne jetojmë gjendet në kohën e kompjuterëve, mikroprocesorëve dhe llogaritësve të ndryshëm, All-llahu xh.sh më bëri të mundshme që të zbuloj një metodë të re për të vërtetuar mrekullinë e Kur’anit, qysh para një çerek shekulli kam vërejtur se në Kur’an a.sh. mund të vihet shenjë barazimi ndërmjet të përmendurit të dunjasë dha ahiretit, engjëjve dhe xhinëve… është pra e pamundshme që këto të dhëna kaq precize, t’i japë ndonjë vepër që është prodhim i mendjes njerëzore.

Mrekullia matematikore e Kur’anit e cila ka cekur gjërat në numër të njëjtë, argumenton tri gjëra me rëndësi:

1. Kur’ani Kerim nuk është vepër e njeriut por është shpallje (relevatë) e All-llahut xhel-leshanuhu.

2. Kur’ani a.sh nuk ka pësuar ndryshime e as falsifikim e prej kohës kur është shpallur e deri më sot.

3. Kur’ani a.sh. është muxhize e përhershme deri në Ditën e Gjykimit.

Njeriu i cili bindet në këto tri të vërteta, i cili bindshëm beson All-llahun, pejgamberin e Tij dhe Kur’anin a.sh. obligohet që të punojë sipas referencave të Islamit në përgjithësi, në kuadër të kësaj obligohet që të respektojë normat Kur’anore. Libër ky i mrekullinë Kur’anore është edhe mundësia e të nxënurit përmendësh (hivzi) cili është dallim ndërmjet udhëzimit dhe lajthitje

Murad Hoffman thotë se:

“ Rilindja e Islamit do të vijë nga Perëndimi dhe se perëndimi duhet t’ia afrojmë Islamin burimor, ashtu siç ishte në realitet, sepse ai si i tillë është i arsyeshëm dhe i pranueshëm për secilin.”

Breziiri/com