Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Zonja e Parë e Estonisë kapet mat me një djalë të ri -VIDEO

    Zonja e Parë e Estonisë kapet mat me një djalë të ri -VIDEO



    ESTONI- Skandal në Estoni. Zonja e Parë e vendit kapet mat me një djalë të ri. Evelin ilves, bashkëshortja e presidentin të Estonisë Toomas Hendrik ilves, ka përfunduar në qendër të një skandali që është publikuar nga një revistë vendase, ku bjondja 46-vjeçare puthet me një djalë misterioz.

    Në këto ditë jeta e familjes presidenciale të Estonisë është goditur rëndë nga kjo foto dhe videoja që ka publikuar revista “Kroonika”, ku Zonja e parë puthet dhe përqafohet me një djalë rreth të 30-ave. Ata janë fotografuar në një lokal nate, ku të dy kanë qëndruar dhe kërcyer deri rreth orës 5 të mëngjesit dhe më pas janë larguar bashkë, shkruan “Kroonika”. Në ato momente kreu i shtetit, bashkëshorti i Evelin, ndodhej në rezidencën presidenciale në Talin.

    Pas publikimit Evelin është larguar së bashku me vajzën për në Nju Jork. Nëpërmjet profilit të saj në Facebook ajo ka kërkuar falje për të gjithë ata që janë ndjerë të ofenduar dhe të lënduar. “Jam duke kaluar një moment shumë të vështirë në jetën time”, ka thënë Evelin. Ndërsa disa faqe e kanë identifikuar djalin në foto si Vincent Aranega, një “playboy” i diskotekës dhe që gjatë ditës punonte si IT.

    Media estoneze thotë se çifti presidencial kishte një periudhë kohe që nuk shkonte mirë. Ndërsa mendohet se dhe presidenti ka pasur lidhje jashtëmartesore. Toomas Hendrik ilves, 61-vjeç, që prej vitit 2006 president i Estonisë dhe Evelin int-Lambot ishin të martuar prej 10 vitesh dhe kanë një vajzë 11 vjeçe.

    (ed.me/BalkanWeb)

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Zonja e Parë e Estonisë kapet mat me një djalë të ri -VIDEO

    Te gjithe shqiptaret do tronditen nga ky skandal...
    Estonezeve as nuk u intreson fare, por fare ama...

    Fullani me 40 hajdutet bredhin restoranteve lluksoze neper Tirane, dhe shqiptaret bejne sehir..
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •