Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Shqipëria furnizuesi kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Irak, mbërrin ngarkesa e parë me armë e municione nga Shqipëria

    Ngarkesa e parë me armë shqiptare ka mbërritur ditën e sotme në Irak. Lajmi bëhet me dije nga qeveria kanadeze. Armët shqiptare u transportuan me një avion kanadez. Ngarkesa me armë nga Shqipëria u dërgua pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndihmuar Irakun.

    Shqipëria është një nga 7 vendet që do të ndihmojë me armë Irakun. Qeveria e Shqipërisë është rreshtuar hapur në krahë të vendeve ndërkombëtare që luftojnë të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit dhe praktikat e tij barbare e terroriste. Në një deklaratë për mediat, qeveria shqiptare bëri të ditur se do të mbështesë edhe me municione qeverinë e Irakut, me qëllim luftimin e kësaj organizate terroriste.

    “Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të jetë pjesë e koalicionit për mbështetjen e Qeverisë së Irakut me armë të lehta dhe municione në luftën kundër terroristëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL). Si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka dhënë që prej orës së parë kontributin e vet në luftën kundër terrorizmit dhe ka qenë e do të jetë pjesë e koalicioneve ndërkombëtare, në Afganistan, Irak e më gjerë, bashkë me vende të tjera aleate dhe partnere. Praktikat barbare të ISIL dhe situata humanitare katastrofike në Irak na vënë të gjithëve para përgjegjësisë morale për të bërë ç’është e mundur kundër errësirës që përpiqen të sjellin mbi njerëzimin forcat e verbra të terrorizmit”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

    “Çdo vendim dhe kontribut i Shqipërisë në këtë drejtim, është i mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe i sinkronizuar me partnerët tanë strategjikë e aleatët tanë në NATO e në BE”, thuhej më tej në deklaratë.

    a.n/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

    mesia4ever (02-09-2014)

  3. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Shqipëria fornitori kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Kjo eshte nje gje shume humane qe po ben Shqiperia. Sikur ne luften e 1998 e 1999 me Serbine Shqiperia u ndihmoi me armatim pjesetareve te kombit te vet ne Kosove dhe ofroi territor per UCK-ne dhe priti shume refugjate.
    Edhe tani Shqiperia po lufton ekstremizmin islamik te ISIS organizate me qellime te erreta per boten, ku te gjejme shqiptare qe jane te gatshem te ndihmojne per parandalimin e masakrave, dhunimeve e vrasjeve ne mase.

    Shqiperia nuk eshte duke furnizuar vendet ne konflikt, por po ndihmon njerezit normale qe te mbrohen nga fetaret e cmendur te ISIS.

  4. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëria fornitori kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Armët drejt Irakut, Cannon: Partnerët mirënjohje Shqipërisë për kontributin


    Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Nicolas Cannon ka deklaruar sot se partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë i janë mirënjohës Shqipërisë për ndihmën që ka dhënë në luftën kundër xhihadistëve të ISIS, duke dqërguar municione dhe armatime në Irak.

    Sipas ambasadorit, Ky është një shembull i solidaritetit në rajon. “Partnerët mirënjohje Shqipërisë për ndihmën që ka dhënë ndaj Irakut. Ky është një shembull i solidaritetit në rajon”, tha ai.

    Deklarata e tij është bërë në ceremoninë e nisjes së stërvitjes shqiptaro-britanike. Këtë vit forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë do të zhvillojnë serinë e katërt të stërvitjes "Luani Shqiptar". Këto ushtrime mundësojnë njësitë e forcave ajrore, detare, dhe tokësore të praktikojne skenarë të ndryshëm, duke mësuar nga përvoja e njëri-tjetrit. Këto ushtrime filluan pas hyrjes së Shqipërisë në aleancën e NATO-s. Vit pas viti këto ushtrime janë rritur në kompleksitet, duke praktikuar aftësitë e reja për t'u përballur me sfidat e mundshme të sigurisë. Çdo vit pjesëmarrja e Forcave të Armatosura shqiptare është rritur. Këto janë thjesht ushtrime të përbashkëta, me pjesëmarrjen e ushtarëve britanikë dhe shqiptarë, anijeve dhe mjeteve të ajrit.

    Shqipëria është një nga 7 vendet që do të ndihmojë me armë Irakun. Qeveria e Shqipërisë është rreshtuar hapur në krahë të vendeve ndërkombëtare që luftojnë të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit dhe praktikat e tij barbare e terroriste. Në një deklaratë për mediat, qeveria shqiptare bëri të ditur se do të mbështesë edhe me municione qeverinë e Irakut, me qëllim luftimin e kësaj organizate terroriste.

    “Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të jetë pjesë e koalicionit për mbështetjen e Qeverisë së Irakut me armë të lehta dhe municione në luftën kundër terroristëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL). Si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka dhënë që prej orës së parë kontributin e vet në luftën kundër terrorizmit dhe ka qenë e do të jetë pjesë e koalicioneve ndërkombëtare, në Afganistan, Irak e më gjerë, bashkë me vende të tjera aleate dhe partnere. Praktikat barbare të ISIL dhe situata humanitare katastrofike në Irak na vënë të gjithëve para përgjegjësisë morale për të bërë ç’është e mundur kundër errësirës që përpiqen të sjellin mbi njerëzimin forcat e verbra të terrorizmit”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

    “Çdo vendim dhe kontribut i Shqipërisë në këtë drejtim, është i mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe i sinkronizuar me partnerët tanë strategjikë e aleatët tanë në NATO e në BE”, thuhej më tej në deklaratë.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Shqipëria fornitori kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Fatkeqsisht Shqiperine e kane qeverisur dhe po e qeverisin persona mendjemedhenj, qe nuk kane frike nga Perendia.

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Shqipëria fornitori kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Kjo eshte nje gje shume humane qe po ben Shqiperia. Sikur ne luften e 1998 e 1999 me Serbine Shqiperia u ndihmoi me armatim pjesetareve te kombit te vet ne Kosove dhe ofroi territor per UCK-ne dhe priti shume refugjate.
    Edhe tani Shqiperia po lufton ekstremizmin islamik te ISIS organizate me qellime te erreta per boten, ku te gjejme shqiptare qe jane te gatshem te ndihmojne per parandalimin e masakrave, dhunimeve e vrasjeve ne mase.

    Shqiperia nuk eshte duke furnizuar vendet ne konflikt, por po ndihmon njerezit normale qe te mbrohen nga fetaret e cmendur te ISIS.

    Armatimi i ISIS nga kater shtete ,,,,,,,,Shqiperia,Bullgaria,Rumania,Gjeorgjia

    Organizata terroriste ISIS financohet dhe organizohet nga CIA

  7. #6
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Shqipëria fornitori kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Sa arme e municione paska pasur ky vend??
    Sa u shiten e sa u vodhen dhe ka boll.
    Per te tere !!
    Cdo gje eshte relative...

  8. #7

    Për: Shqipëria fornitori kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Armatimi i ISIS nga kater shtete ,,,,,,,,Shqiperia,Bullgaria,Rumania,Gjeorgjia

    Organizata terroriste ISIS financohet dhe organizohet nga CIA
    ISIS financohet nga KGB qe te terheqin vemendjen e Amerikes larg Ukraines

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Shqipëria fornitori kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    ISIS financohet nga KGB qe te terheqin vemendjen e Amerikes larg Ukraines

    KGB financon regjimin e Asadit te Sirise dhe Iranin

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2014
    Postime
    54

    Për: Shqipëria furnizuesi kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Jetoj fare prane Airportit Nene Tereza. Cdo dite ne mengjes dhe ne mbremje mberrijne avione ushtarake qe kur i shikon te kallin daten. Me pas ngrihen ose ulen Avione luftarake qe ecin me nje shpejtesi marramendese.
    Forza Juventus deri ne fund

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Forza_Juve për postimin:

    mesia4ever (30-09-2014)

  12. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Shqipëria fornitori kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Armatimi i ISIS nga kater shtete ,,,,,,,,Shqiperia,Bullgaria,Rumania,Gjeorgjia

    Organizata terroriste ISIS financohet dhe organizohet nga CIA
    Jo jo nga SHIK-u. A jo nga BND-ja gjermane...

    Ore zoteri kjo eshte propagande. Sikur me sulmet e 11 Shtatorit myslimanet dolen e thane se i ka bere CIA. A te humbim kohe tani te mirremi 24 ore me konspiraci?!
    USA e Evropa haptazi kane thene se perkrahin opoziten sekulariste.
    Pra jemi pajtuar se gjithmone do te kete injorante qe bejne kesi gafa por ju perse i perkrahni?!
    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 30-09-2014 më 08:59

  13. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Shqipëria fornitori kryesor i armve në vëndet me konflikt

    [QUOTE=mesia4ever;3763797]Jo jo nga SHIK-u. A jo nga BND-ja gjermane...

    Ore zoteri kjo eshte propagande. Sikur me sulmet e 11 Shtatorit myslimanet dolen e thane se i ka bere CIA. A te humbim kohe tani te mirremi 24 ore me konspiraci?!




    ISIS = Islam State Irak Siri ( Shteti Islamik Irak Siri)

  14. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2014
    Postime
    12

    Për: Shqipëria furnizuesi kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Shpresoj te mos jete e vertete ... po beheme dhe ne pjese e Global Axhenda !!!! , eshte e turpshme dhe injorance .. Shqiperia eshte vend paqedashes me sa di une ....

  15. #13
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëria furnizuesi kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Shqipëria e gatshme t’i shesë armë Kosovës

    Zëvendësministri i Mbrojtjes, thotë se në parim mund t’i ofrojë armatim Kosovës, sikurse çdokujt tjetër, por konkretisht nuk ka asnjë diskutim. Po ashtu, Starova thotë se ushtria shqiptare është në proces modernizmi dhe blerje armatimi e pajisje ushtarake. Shqipëria po ashtu është e gatshme, nëse do të shtrohet për diskutim, që të marrë pjesë si vend anëtar i NATO-s në trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

    Nga Denion Ndrenika, Tiranë


    Zëvendësministri i Mbrojtjes, , thotë se tregtia e armëve nuk është sekrete dhe se Shqipëria në përputhje me ligjet ndërkombëtare mund të ushtrojë këtë veprimtari. Në një intervistë për RTK-në, seksioni radiofonik, Starova ka thënë se Kosova është një ndër vendet ku Shqipëria mund të shesë armatim, sikurse mund ta bëjë edhe më të tjerë.

    Por Starova veçon se kjo është çështje në parim, pasi konkretisht nuk ka ndonjë nismë, diskutim apo veprim. Kosova ka marrë armë zyrtarisht për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008 nga Shtetet e Bashkuara, me dekret të presidentit të asokohshëm amerikan Xhorxh Bush. Për Arian Starovën, Shqipëria po ashtu është e gatshme, nëse do të shtrohet për diskutim, që të marrë pjesë si vend anëtar i NATO-s në trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Ndërkaq, gjithashtu duke qenë vend i NATO-së, proces që nuk përfundon vetëm me anëtarësimin, Shqipëria është në procesin e modernizimit të kapaciteteve të saj ushtarake, përfshi armatimin, logjistikën apo mjete të tjera. Biseda me Starovën nisi fillimisht mbi bashkëpunimin mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, i dalluar sidomos në dittë e para të përmbytjeve të këtij viti në Qarkun e Shkodrës.

    Ndihma me armë e SHBA për Kosovën
    Ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush, gjatë kohës së qeverisjes, mori një vendim që t'i dërgohen armë Forcës së Sigurisë të Kosovës, për ta aftësuar atë që të ballafaqohet, si thuhet, me "terrorizmin". Armët nga SHBA-të për Kosovën silleshin vetëm për të forcuar institucionet. Kjo deklaratë ka ardhur nga ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey, i cili dha këto përgjigje, i pyetur të komentonte vendimin e presidentit Xhorxh Bush për të furnizuar me armatim Kosovën dhe forcat e saj të sigurisë. "Ne e njohim Kosovën si shtet të pavarur dhe këtë e kanë bërë edhe shumë vende të tjera në botë. Një pjesë e planit “Ahtisari” kërkon që të sigurohet aftësia e institucioneve të Kosovës, përfshirë edhe forcat e sigurisë, që të mund të funksionojnë të pavarura dhe të kryejnë detyrat e plota të një qeverie të pavarur. Kjo është politika që mbështesim ne", thuhej në deklaratën për shtyp. “Në këtë mënyrë, furnizimi me artikuj mbrojtës dhe shërbime mbrojtëse për Kosovën do ta forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të promovoje paqe botërore”-citohej Shtëpia e Bardhë në memorandumin dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit. Shtëpia e Bardhë argumentonte se hapi i Presidentit Bush do t'i forcojë raportet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara me Kosovën, do të promovojë sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin dhe do të përmirësojë kapacitetin e Kosovës për të marrë pjesë në aktivitete paqeruajtëse, do të ndihmojë në luftimin e terroristëve dhe t'i menaxhojë situatat emergjente humanitare. “Parimet aktuale të artikujve mbrojtës ose të shërbimeve mbrojtëse do të shqyrtohen prej rastit në rast, përfshirë edhe respektimin e udhëzimeve relevante dhe kritereve që i përmban politika e Transferimit të Armatimit Konvencional”-shtonte Shtëpia e Bardhë.


    -Zoti Starova, bashkëpunimi mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ushtrisë ka qenë i lëvdueshëm, sidomos gjatë periudhës së përmbytjeve të këtij viti në Shkodër. A mund të na thoni se deri ku është shtrirë ky bashkëpunim, apo mos vallë mbetet vetëm në kësi nivelesh?


    -Arian Starova: “Tani, nëse flasim për rastin e Shkodrës, sigurisht që nivelet kishin të bënin me detyrat që kanë pasur Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pra shpërndarje ndihmash, operacione evakuimi për lëvizje njerëzish dhe gatishmëri për të shërbyer për çdo lloj situate apo nevoje që krijohej. Nëse bëhej fjalë jashtë këtyre kushteve apo rrethanave, sigurisht që ka bashkëpunim dhe mendohet që ky bashkëpunim të thellohet, sepse Shqipëria është vend i NATO-s dhe Kosova mendohet që të fillojë integrimet shumë shpejt. Dhe, natyrisht që ka shumë vend për të bashkëpunuar. Por unë mendoj që kjo nuk është kryesore në këto ditë që kanë të bëjnë me Shkodrën. Ata nëse mund të thosha diçka, janë shquar për korrektesë të madhe jo vetëm profesionale, por edhe njerëzore dhe morale, kanë shërbyer në sektorë shumë të vështirë dhe kanë qenë të gatshëm 24 orë në 24 orë përkrah këtyre forcave, tamam si forcat tona, tamam si vëllezërit tanë”.


    -Nëse ju thoni që ky bashkëpunim shtrihet edhe në drejtime të tjera, a mund ta dimë më me saktësi se cilët janë?


    “Në parim, në parim ka kontakte. Për shembull, erdhi ministri i Mbrojtjes së Kosovës këtu (Fehmi Mujota), pati takime. Edhe unë kisha një takim me të natyrisht. Ka shumë vend për të bashkëpunuar, por nuk ka, nuk mund të flas për gjëra konkrete tani, përveç faktit, gatishmërisë dhe shprehjes së vullnetit që ne të vazhdojmë të japim eksperiencë. Në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka dy ushtarakë që japin ndihmesën e tyre për çështje konkrete ushtarake. Kjo mund të zgjerohet në të ardhmen. Ka gjithashtu mbështetje logjistike apo mbështetje në drejtime të ndryshme për ristrukturimin që bëhet atje dhe këto janë dy pika konkrete. Natyrisht ka edhe të tjera dhe perspektiva është shumë më e gjerë sesa kaq”.
    -Në bisedë me ministrin Mujota, ai tha se nuk do ta shihte të pamundur realizimin në terren, pra në praktikë, të mundësisë së përfshirjes së trupave të ushtrisë së Shqipërisë në kontingjentin e KFOR-it. Përse nuk e kërkon Shqipëria një pjesëmarrje të tillë?
    “Në parim nuk ka asgjë të keqe dhe unë them që kjo është diçka shumë normale. Por nuk mund të bëjmë më shumë sesa kaq koment konkretisht dhe kjo mbetet për t’u diskutuar, për t’u parë. Dihet që është një problem që kërkon diskutime jo vetëm midis shqiptarëve, pra shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë, por një diskutim më të gjerë, sepse mendohet që ato do të jenë në kuadrin e KFOR-it. Por, në parim nuk shikoj asgjë të keqe. Ndoshta i vjen puna që të diskutohet dhe të ketë, por tani për tani nuk është shtruar për diskutim, jo se ka ndonjë pengesë”.

    Pra, mendoni se kjo mund të zgjasë në kohë?
    “E thashë, nuk është problem konkret që është shtruar për zgjidhje apo një nevojë që është paraqitur e tillë e ngutshme që, po të jenë shqiptarët atje, do të bëhet shumë më mirë sesa është bërë deri tani. Misioni i KFOR-it ka ecur shumë-shumë mirë, nuk është ndonjë çështje urgjente dhe që është një nevojë shumë e madhe që duhet të jenë shqiptarët që mund të pyetet tani se “përse nuk shtrohet” apo “do të hajë shumë kohë”. Kjo është një çështje që nuk është parë si diçka urgjente, si e ngutshme”.
    -Zoti Starova, gjatë gjithë këtyre viteve, qoftë me Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, qoftë tani që janë Forca e Sigurisë së Kosovës, ka pasur disa raporte të mira, për mundësinë e shitjes së armatimit forcës në Kosovës. Madje, kjo ka ndodhur edhe me presidencën e Xhorxh Bushit në SHBA.

    A është Shqipëria një nga ato vende që mund të ofrojë ndihmë në armatim për Kosovën?
    “Shqipëria në parim mund të ofrojë, përderisa ka municione të tepërta, të cilat nuk mendohet që të shkatërrohen të gjitha. Por, kjo është vetëm në parim si mundësi, ndërsa konkretisht nuk mund të them se është diskutuar diçka për shitje apo për dhurim materialiluftarak për Kosovën”.

    Pra, padyshim nuk mund të flas më shumë për llojin, emërtimin e armatimit…

    “Duhet të dini diçka; këtu nuk bëhet fjalë për fshehje. Tregtia e armëve nuk është sekrete. Sekrete janë tregtitë e armëve që janë të fshehta dhe që bëhen nga qarqet kriminale. Kur bëhet fjalë për tregti armësh, si shitje, mbështetje, dhurime, këto janë krejt të hapura dhe bëhen sipas rregullave ndërkombëtare. Por, në këtë rast nuk kemi diçka të tillë konkrete që mund të jetë shtruar, që është veprimtari kryesore. Por Shqipëria natyrisht që në parim është gjithmonë e gatshme që të ndihmojë, siç ndihmon shtete të tjera që kanë nevojë, në përputhje me interesat e NATO-s, kështu mund të ndihmojë edhe Kosovën nesër. Po, konkretisht unë nuk mund të flas më shumë se kaq, sepse thjesht nuk ka ndonjë aktivitet shumë të madh për këtë gjë”.
    -Qartë, e rëndësishme është që në parim mbetet gatishmëria…
    “Po, sigurisht që në parim mbetet jo vetëm për Kosovën, por për këdo”.

    Por, në parim nuk është kërkuar as nga pala e shqiptarëve të Kosovës?
    “Po, të paktën unë di gjë për të qenë i saktë, sepse gjithmonë duhet të jemi të saktë për të gjitha gjërat. Unë nuk kam dijeni që është kërkuar zyrtarisht për blerje apo për diçka. Ne jemi tre zëvendësministra dhe një ministër, kështu që”…

    Meqenëse jemi te kjo temë. A ka mundësi Shqipëria të përmirësojë arsenalin e saj ushtarak dhe a ka hyrë në bisedime konkrete me shtetet e NATO-s?
    “Shqipëria është në një proces modernizimi të Forcave të Armatosura dhe kjo është e padyshimtë. Para pak kohësh, madje u bë një hap në këtë drejtim, ndërmjet hapave të tjerë që ia vlen t’i përmendim, ka përfunduar tenderi për blerjen e pesë helikopterëve modernë, shumëfunksionalë. Natyrisht do të vazhdojë këtë vit me shumë përpjekje të tjera për modernizimin, blerje pajisjesh të ndryshme që lidhen me logjistikën, me armatimin, me mjetet e ndryshme që i shërbejnë problemeve ushtarake dhe shumë e shumë gjëra. Pra, është përfshirë në një proces modernizmi, jo thjesht sepse e kërkon vetë ushtria shqiptare, por tashmë si vend anëtar i NATO-s ne nuk mund ta përfundojmë këtë çështje vetëm me anëtarësimin “de jure”, por natyrisht që është një proces i gjatë. Reforma vazhdon, Shqipëria natyrisht ka nevojë për pajisje të reja e moderne gjithnjë e më shumë dhe kjo nuk bëhet për një ditë, as për një vit. Kështu që është një nga drejtimet themelore të ushtrisë së re profesioniste që po krijohet në Shqipëri dhe me detyrimet që kemi ndaj NATO-s dhe ndaj vetë Shqipërisë”.

    Menabo 21


    “MEICO”

    Armët, me të cilat Shqipëria bën tregti
    Veç materialeve që Shqipëria eksporton, ka edhe shumë të tilla, që më hyrjen në NATO është e detyrueshme të shkatërrohen. Kështu, kryesisht për t’u shkatërruara janë predha të topave apo mortajave që kanë dalë jashtë qarkullimit dhe nuk shiten më

    Artan CENA

    TIRANË - Armët shqiptare gjenden me shumicë në disa vende të Afrikës dhe në rajone të tjera të botës ku ka konflikte. Shqipëria duket se ka qenë dhe është një nga vendet e preferuara të shoqërive që janë të licencuara për të blerë armatime, qoftë i lehtë apo i rëndë. E autorizuar në vendin tonë, për të shitur materiale luftarake është vetëm një agjenci dhe ajo shtetërore, “MEICO” (Military Export Import Company). Viti 2006 ka qenë një vit rekord i eksportimeve, të armëve nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera. “MEICO” eksporton armë dhe municione që prej 1992, vit në të cili është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Por veç materialeve që Shqipëria eksporton, ka dhe shumë të tilla, që më hyrjen në NATO është e detyrueshme të shkatërrohen. Kështu, kryesisht për t’u shkatërruara janë predha të topave apo mortajave që kanë dalë jashtë qarkullimit dhe nuk shiten më. Gjithashtu vendi ynë, ka shkatërruar ose, i ka shitur për muze të ndryshëm, avionë Mig, 17,19,21, helikopterë, tanke, anije dhe nëndetëse.
    Aktiviteti i “MEICO”-s ka filluar që në vitin 1992. Ngarkesa e parë me granata iu shit më 5 shtator të 1992 Sllovenisë. Më pas janë eksportuar 140.000 granata dhe 450.000 municione kalibër 7.62: ato që “MEICO” sot i shet me 22 dollarë për arkë, 16 vjet më parë u shitën me 90 dollarë për arkë. Pastaj “MEICO” i shiti armë Indonezisë (22 shtator 1993) deri edhe Sudanit (12 tetor 1994). Më 26 qershor 1995 Shqipëria shiti 5 milionë municione, 5000 granata mortajash dhe 500 antitanke Rpg edhe në Afganistan, vetëm një vit para se vendi të binte në duar të talebanëve. Ishte eksporti i fundit për 5 vjet. Biznesi rifilloi në vitin 2000, kur “MEICO” veç furnizimit të koleksionistëve të armëve në Europën Perëndimore, u kap duke i shitur armë Ruandës, vend në embargo. Shteti siguroi se gjithçka ishte bërë sipas rregullave, sepse armët ishin shitur përmes një ndërmarrjeje izraelite që kishte licencë të rregullt, “Verona Commodities”. Konfirmimi që në të vërtetë kishim të bënim me një skandal erdhi në vitet e mëvonshme, kur kjo ndërmarrje u kap duke shitur municione (jo shqiptare) vendeve të botës së tretë, në luftë mes tyre.
    Por Shqipëria dhe “MEICO” nuk bëjnë vetëm eksporte dhe importe. Ndërmarrja shtetërore furnizon me armë dhe materiale të tjera të gjitha llojet e policive në vend, materiale që bëhen në fabrikat e vendit tonë, ose importohen nga vende të tjera, ku gjithçka blihet sipas kontratave të rregullta dhe zyrtare. Kushtet që duhet të plotësojë një subjekt tregtar i huaj që kërkon të importojë apo eksportojë armatime, municione dhe materiale të karakterit ushtarak nga dhe për Republikën e Shqipërisë nëpërmjet “MEICO”-s janë: a) Të jetë subjekt tregtar i regjistruar në një shtet që nuk është nën embargo nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ose konventave të ndryshme ku aderon dhe Republika e Shqipërisë, ku ndalohet import-eksporti i armatimeve, municioneve dhe mallrave të tjera. B) Të ketë licencën për importe të armatimeve, municioneve dhe mallrave të tjera të lëshuar nga autoritetet e vendit të tij. C) Të paraqesë certifikatën e përdoruesit të fundit (End User), dokument të lëshuar nga autoriteti i vendit të tij ku garanton se ky mall do të shkoje në atë vend dhe nuk do të rieksportohet ose tranzitohet.


    Çfarë është MEICO

    MEICO (Military Export Import Company) është ndërmarrje shtetërore në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Kjo ndërmarrje është krijuar në vitin 1991 me vendim të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Ndërmarrjes së Import – Eksportit në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes” dhe që nga ky vit ushtron veprimtarinë dhe aktivitetin e saj për plotësimin e nevojave të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe të institucioneve të tjera me mallra importi specifike të karakterit ushtarak, si dhe eksportet mallrave ushtarakë të reja dhe stoqeve të Ushtrisë Shqiptare, si dhe të prodhimeve të industrisë ushtarake. “MEICO” përbëhet nga një staf i specializuar në fushën e importeve dhe eksporteve.


    Armatime

    Ndërmarrjes “MEICO” i janë vënë në dispozicion për shitje kontingjente të ndryshme armësh trofe, stoqe e të reja. Pushkë automatike, mitraloza të lehtë e të rëndë, mortaja, mitraloza kundër ajrorë, topa, etj. “MEICO”ofron edhe armë të lehta e pjesë këmbimi të prodhimit të ri të industrisë shqiptare.


    Municione

    Ndërmarrja “MEICO” zotëron për shitje kontingjente të ndryshme municionesh të tipave dhe kalibrave të ndryshëm, prodhime të reja të industrisë vendase ushtarake dhe stoqe municionesh të vendeve te tjera si:
    Fishek 7.62 mm x 39 AK-47
    Fishek 9 mm x 18 Makarov
    Fishek 9 mm x 19 Parabelum
    Fishek 7.62 mm x 54 R
    Fishek 12.7 mm x 108
    Fishek 14,5 mm x 114
    Predha 60 mm, 82 mm, 107mm, 120mm, 160 mm Mortaje
    Predha 57 mm, 75 mm, 76 mm, 85 mm, 100 mm, 122 mm
    130 mm, 152 mm etj, të artilerisë tokësore, bregdetare dhe k/ajrore.
    Eksplozivë
    Barute, TNT, dinamit, amonite, kapsolla KD8, elektrikë, fitil zjarr përcjellës dhe detonant, fishek zjarre etj.
    Pajisje ushtarake
    Pajisje ushtarake (funksionale ose jo) dhe pjesë këmbimi për to si:
    Avionë Mig 17,19,21. Helikopterë. Tanke. Anije. Nëndetëse
    Logjistike
    Ndërmarrja “MEICO” është interesuar për importin e materialeve logjistike të standardeve të NATO-s. Ushqime. Karburante speciale. Veshje.
    Pajisje për policinë
    Jelek antiplumb
    Xhaketa antiplumb
    Kaska antiplumb
    Mburoja antiplumb për pistoletë dhe Ak-47
    Skafandra policie
    Mburoja policie
    Elektrike individual dhe kolektive policie
    Bllokues rrugësh
    Hekura lidhës metalik
    Lidhëse një përdorimesh plastike
    Shkopinj gome të policisë
    Shpërthyes hidraulik
    Bombola me gaz individuale
    Bombola me gaz për shpërndarjen e turmave
    Granata akustike verbuese
    Granata me gaz CN-CS
    Komplete zhytje
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  16. #14
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëria furnizuesi kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Armët që shteti shqiptar tregton nëpër botë

    Tre vendet ku prodhohen armët, municionet dhe të gjitha llojet e pajisjeve ushtarake, që shteti shqiptar i ofron tregut të huaj nëpërmjet kompanisë “MEICO”

    Quhet “MEICO” (Military Export Import Company) dhe është e vetmja ndërmarrje shtetërore në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes e autorizuar për të kryer tregti armësh në vendin tonë.

    Kjo ndërmarrje është krijuar në vitin 1991 me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 366, datë 05.10.1991, “Për krijimin e Ndërmarrjes së Import – Eksportit në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes” dhe që nga ky vit ushtron veprimtarinë dhe aktivitetin e saj për plotësimin e nevojave të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe të institucioneve të tjera me mallra importi specifike të karakterit ushtarak, si dhe eksporte të mallrave ushtarake të reja dhe stoqeve të Ushtrisë Shqiptare, si dhe të prodhimeve të industrisë ushtarake. Ndërmarrjes “MEICO” i janë vënë në dispozicion për shitje kontigjente të ndryshme armësh trofe, stoqe, por edhe armë të reja.

    Lista e armëve që eksporton Shqipëria

    Municione
    Fishek 7.62 mm x 39 AK-47
    Fishek 9 mm x 18 Makarov
    Fishek 9 mm x 19 Parabelum
    Fishek 7.62 mm x 54R
    Fishek 12.7 mm x 108
    Fishek 14,5 mm x 114
    Predha 60 mm,82 mm,107mm,120mm,160 mm Mortaje.
    Predha 57 mm,75 mm,76 mm,85 mm,100 mm,122 mm,

    Eksplozivë
    Barut
    TNT
    Dinamit
    Amonite
    Kapsolla KD8,
    Elektrike, fitil
    Zjarrpërcjellës dhe detonant
    Fishekzjarre

    Pajisje ushtarake
    Avione Mig 17,19,21
    Helikopterë
    Tanke
    Anije e Nëndetëse
    Logjistikë

    Veshje speciale
    Jelek antiplumb
    Xhaketa antiplumb
    Kaska antiplumb
    Mburoja antiplumb për pistoletë dhe Ak-47
    Skafandra policie
    Mburoja policie
    Elektrike individual dhe kolektive policie
    Bombula me gaz individuale
    Bombula me gaz për shpërndarjen e turmave
    Granata akustike verbuase
    Granata me gaz CN-CS
    Komplete zhytjeje

    Pistoleta
    Pistoleta të kalibrave të ndryshëm nga 5.6 mm deri në 11,4 mm
    Krehra pistoleti
    Thupra pistoleti
    Këllëf pistoleti brezi
    Këllëf pistoleti krahaqaf
    Këllëf pistoleti nën sqetull
    Këllëf pistoleti në këmbë
    Selenciator
    Pajisje për marrjen e vijës së shënimit me rreze infra të kuqe
    Pajisje për marrjen e vijës së shënimit me rreze lazer
    Pajisje elektrike për ndriçimin e fushës së qitjes
    Valixhe për mbajtjen e pistoletës

    Armë gjahu
    Teke 12 mm
    Teke 16 mm
    Teke 20 mm (Flober)
    Teke 24 mm (Flober)
    Çifte 12 mm Paralel
    Çifte 12 mm Superpost
    Çifte 16 mm Paralel
    Çifte 16 mm Superpost

    Shotgan policie
    Shotgan 12 mm (7+1) me qytë druri
    Shotgan 12 mm (7+1) me qytë metalike
    Shotgan 12 mm me krehër disk

    Municione sportive
    Saçme 4.5 mm për pistoletë dhe pushkë me ajër
    Fishek 4.5 mm me pupël për pistoletë dhe pushkë me ajër
    Fishek të shkurtër 5.6 mm sportiv
    Fishek të gjatë 5.6 mm sportiv


    Albania
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  17. #15
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëria furnizuesi kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Dokumenti: Shqipëria armë për Ruandën, Zairenë e Kongon

    A janë shqiptare ato armë që vrasin në Siri sot, në Libi dje dhe në shumë vende të tjera, ku thuhet dhe provohet se Shqipëria eksportoi armë? Biznesi i armëve është multimiliarder dhe Shqipëria, vetëm në 1996, sipas qendrës norvegjeze për kontrollin e armëve të lehta, Shqipëri ishte në vendin e 46 ndër 50 vende të botës, si eksportuese e armëve të lehta. Christopher John Chivers, gazetari amerikan i Nju Jork Times që raportoi për Gërdecin në 2008, dy ditë më parë shkroi: “Duke ndjekur armët e Bashar al Asad” dhe thotë se pse të mos kemi dyshime se ato armë janë ai stoku që kishte ish-Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.

    Duke ndjekur të dhënat e hedhura nga agjencia britanike “Safer ëorld”, që të çojnë deri në 2005 dhe të dhënat e agjencisë norvegjeze “Nisat” (agjencia norvegjeze për transferimin e armëve të lehta), Shqipëria edhe pse vend me eksport të vogël në renditjen botërore, ka zënë vendin e vet, sepse eksportoi, drejtpërdrejt ose përmes vendeve të treta, armë të lehta në vendet në konflikt, duke thyer embargot, e vëna nga OKB.

    Dhe sipas të dhënave të agjencive, këtë “luks” e ka patur ndërmarrja shtetërore MEICO, që së fundi ishte bashkëpronare dhe bashkëfajtore në tragjedinë e Gërdecit. Shitjet e të cilës zyrtarisht, arritën kulmin në vitet ’90, kur president ishte Sali Berisha.

    Më poshtë është një pjesë e raportit të agjencisë britanike “Saferëorld”, e cila është mbështetur te të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

    MEICO DHE SISTEMI I KONTROLLIT TË TRANSFERTAVE

    Vetëm një ndërmarrje shqiptare lejohet aktualisht në mënyrë të ligjshme të tregtojë armë,municione dhe pajisje ushtarake.Kompania shtetërore ushtarake e importeksportit (MEICO) u krijua në vitin 1991 dhe është e atashuar brenda Ministrië së Mbrojtjes. Është përgjejgëse për marketingun dhe shitjet e armëve dhe pajisjeve ushtarake të tepërta shqiptare dhe importimin e pajisjeve ushtarake dhe armëve të
    zjarrit për të gjtiha institucionet shtetërore shqitare. Detyra e saj kryesore është të pakësojë armët dhe municionet e tepërta të forcave të armatosura shqiptare nëpërmjet trasnfertave ndërkombëtare, duke rritur kështu të ardhurat për modernizmin e Ministrisë së Mbrojtjes. Kur u krijua MEICO, Ministria e Mbrojtjes mori leje nga qeveria për ditën e shitjes, shkatërrimit ose çmontimit dhe shitjes si skrap të stoqeve shtetërore të armëve dhe municioneve të tepërta.Në vitin 2003, u prezantua një rregullore që kërkonte që të gjitha aplikimet për license për të importuar ose eksportuar pajisje ushtarake dhe armë për të përfshirë një certifikatë të përdoruesit të fundit (end-user në gjuhën angleze) detaje për kompaninë dhe/ose shtetin e eksportit ose importit dhe një kopje të kontratës. Certifikatat për verifikimin e dërgesës përdoren tashmë në shumë raste dhe megjithëse nuk është ende një kërkesë ligjore,është krijuar për t’u bërë e tillë sipas ligjit të propozuar mbi kontrollet e eksportit. Këto licensa lëshohen rast pas rasti dhe kanë tendencën të jenë të kufizuara për tregti me një vend të specifikuar për një periudhë të specifikuar kohe. Sipas drejtuesit të MEICO-s, pamundësia për të siguruar një certifikatë të kënaqshme end-useri është arsyeja më e shpeshtë për mohimet e kohëve të fundit të licensave. Ministria e Mbrojtjes kontrollon cdo aplikim me MPJ-në, e cila zakonisht informon Ministrinë e Mbrojtjes brënda dhjetë ditësh nëse marrësi po bën një embargo ose transferta paraqet rrezik të lartë diversioni ose kërcënim ndaj sigurisë kombëtare ose ndërkombëtare. Megjithatë, ka shqetësime se Shqipëria nuk ka kapacitetet e kërkuara për të kontrolluar përputhshmërinë me end-userat dhe certifikatat e verifikimit të dërgesës për shkak të përfaqësimit të saj të kufizuar përtej detit.Kështu, autoritetet shqiptare kanë kërkuar asistencë nga përfaqësitë diplomatike angleze ose amerikane në vëndet e destinacionit. Sipas drejtuesit të MEICO-s janë bërë kontrolle mbi ndërmejtësit dhe kompanitë e tjera të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë në transfertë. Nëse është përfshirë njëndërmjetës, ata do të duhet të paraqesin dokumentacioni që tregon se ata janë regjistruar në shtetin e tyre amtar si një entitet tregtar dhe i licensuar për të vepruar si një broker i palës së tretë. Nëse ka probleme me aplikimin, atëherë licensa e trasnfertës do të mohohet nga Ministria e Mbrojtjes. Drejtuesi i MEICO-s informoi ekipin studimor se ata tashmë përpiqen të shmangin marëveshjet me brokerat dhe agjentët si palë të treta, duke preferuar të lidhin marrëveshje sipas mundësisë mbi një bazë shtet me shtet. Megjithatë, kompanitë dërguese, siguruesit, financierët dhe palët e tjera te përfshira në tregtinë e armëve nuk kanë nevojë të regjistrohen ose licensohen për të marrë pjesë në transferta. Nuk ka kompani shqiptare të regjistruara të njohura si moderatorë logjistikë dhe të transportit të pajisjeve ushtarake. Aktualisht, Shqipëria nuk ka një sistem regjistrimi për brokerat. Megjithatë,me hyrjen në fuqi të ligjit të propozuar mbi kontrollet e eksportit, kjo do të ndryshojë. Ligji i ri do të krijojë mundësinë për firmat private shqiptare të regjistruara të operojnë në tregun e armëve si importues, eksportues ose broker dhe të lejojë transferimin e mallrave në vënd. Nga zhvillimet vëzhguese përgjatë kufirit në Greqi, drejtuesi i MEICO-s është shprehur se ndërsa ai e mirëpret hyrjen e kompanive private që operojnë në tregun e armëve nga Shqipëria, ai është i preokupuar se brokerat paraqesin mundësi më të mëdha për praktika korruptive dhe ngarkesa të paligjshme. Ai do preferonte që aktivitetet e brokerimit në Shqipëri të ndaloheshin. Kjo padyshim lidhet me faktin se njihet që kontrollet e zbatimit në këtë sferë mund të ishin shumë të vështira për autoritetet shqiptare. Siç deklaroi një parlamentar, në Shqipëri gjendet legjislacioni i mirë, por ka pikëpyetje nëse Shqipëria ka kapacitetin e duhur për ta zbatuar atë.

    TRANSFERTAT

    Të dhënat mbi transaksionet e MEICO-s të cilat ekipi studimor ishte në gjëndje t’i përpilonte janë larg nga ajo çka do përbënin një vlerësim gjithëpërfshirës të aktiviteteve të agjencisë gjatë viteve të fundit. Transaksioni i eksportit i listuar aty për periudhën 1992–2004 ka një vlerë të kombinuar prej 16,312,407$.Nuk kemi asnjë të dhënë për periudhën 1996–1999. Një i intervistuar nga MEICO sugjeroi se Gjermania dhe SHBA kanë qënë destinacionet kryesore për armët dhe municionet e tepërta shqiptare me shumë nga këto shitje të lidhura me armët trofe ose municionet për armët trofe. Për shëmbull, midis vitit
    2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2005, rreth tridhjet milion fishekë për gjueti dhe armë trofeje u eksportuan në SHBA. Sipas zyrtarëve në ambasadën amerikane, MEICO tani kontakton me ambasadën para eksporteve ose importeve autorizuese që përfshijnë kompanitë amerikane ose që kanë SHBA si destinacion. Në vitin 2004, 200 armë trofe u eksportuan në Gjermani. Ndërsa të dhënat nga MEICO konfirmojnë SHBA/Kanadanë si marrësin kryesor të mallrave gjatë viteve të fundit, ajo thekson gjithashtu marrës të tjerë për materiale shqiptare si Sudanin, Turqinë dhe Ajzerbaxhanin. Nga raportimet, në vitin 2002, Shqipëria dërgoi armë dhe municione për të rifurnizuar ushtarakët afganë. Sipas një raporti lajmesh, transfertat në Afganistan përfshinë 10,000 të copë municion, 600 Kalashnikovë dhe një numër të pazbuluar automatikësh dhe mortajash. Ka tashmë plane për tepricat ushtarake shqiptare që të dërgohen për të ndihmuar rifurnizimin e forcave të sigurisë së Irakut, me një kontratë të rregulluar në vitin 2004 për të dërguar një milion fishekë në 2005, me disa miliona më shumë që do të dërgohen në vitet e mëvonshme. Të dhëna nga NISAT nuk e kundërshtojnë domosdoshmërisht të dhënat e MEICO-s në lidhje me vlerën e përgjithshme të eksporteve të armëve të vogla dhe armatimeve të lehta në ndonjë vit të caktuar, sic e demonstron grafiku i mëposhtëm. Edhe për vitin 2001, ku vlera e eksporteve e regjistruar nga NISAT i tejkalon shifrat e MEICO-s, vetëm $1,194 nga $449,931 të eksporteve njihen të kenë përbërë tërësisht armët e vogla dhe armatimet e lehta. Mund të vërehet nga të dhënat e NISAT-it se katër nga marrësit e listuar (Italia, Islanda, Rumania, Austria) nuk ishin përdorur si marrës në të dhënat e MEICO-s të përpiluara nga ekipi kërkimor për këtë periudhë.Dukshëm, me të dhënat për disa vite që mungojnë nga të dyja burimet dhe një numër pyetjesh të ngritura rreth trasnfertave shqetësuese gjatë viteve të fundit (diskutuar më poshtë,mbeten boshllëqe të konsiderueshme në atë se cfarë dihet rreth eksportit të armëve shqiptare që prej rënies së komunizmit). Shqipëria nxjerr një numër shumë të vogël licensash importi dhe/ose eksporti në vit. Për shëmbull, në vitin 2004 janë nxjerrë tre licensa për eksport dhe njëra është refuzuar, ndërsa dy licensa për import janë pranuar. Refuzimi është bërë pasi në kompani bullgare që dëshironte të blente eksploziv TNT shqiptar nuk paraqiti të gjtha dokumentat e kërkuara dhe nuk mund të shpjegonte përse eksplozivët që po bliheshin dhe kishin si destinacion Malin e Zi duhet të kalonin nëpër Bullgari. Në vitin 2005 deri në 20 prill vetëm një leje është dhënë për eksportin e 4 milion rounds municioni në Irak. Eksportet e njohura gjatë viteve të fundit përfshijnë si më poshtë: Në 2004 10 milion copë municion u eksportuan në Irak; Në 2004 10 tonë eksploziv TNT u eksportuan në Bullgari në shkëmbim të eksplozivëve industrialë; Në 2004 200 armë trofe u eksportuan në Gjermani; Në 2003 10 milionë copë municion u eksportuan në SHBA.Për sa i përket importeve, një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni gjahu dhe sportive duken të kenë qënë importuar nga shtete të ndryshme, nga të cilat partnerët më të mëdhenj tregtarë në këtë fushë nga periudha 1996–2002 duken të jenë: Kina, Qipro, Gjermania,Greqia, Italia,Rusia dhe Turqia (shih tabelën). Sipas drejtorit të policisë në aeroportin e Rinasit, shumica e armëve të importuara ligjërisht që hyjnë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit janë pushkë gjahu nga Turqia. Ai raportoi se 1,683 pushkë gjahu janë importuar ligjërisht në Shqipëri në vitin 2005, megjithëse ai nuk ishte në gjëndje të jepte të dhëna për vitet e mëparshme.

    TRANSFERTA PA PROBLEM

    Midis 1992 dhe 1997 MEICO mbikqyri eksportet e shumë destinacioneve që ndodheshin në vëndet e listave të zeza, ashtu siç para vitit 1997 kur në fakt çdo eksport e merrte autorizimin në kontekstin ku për këtë çështje kërkohej vetëm një firmë, dhe dokumentat e nevojshme ishin në dispozicion,“nëse çmimi ishte i arsyeshëm” (ose citoj atë duke thënë këtë shprehje ose perifrazoj). Rasti më i turpshëm i një dërgese nga Shqipëria me armë dhe municione ndaj një shteti, që u zbulua në kohën që ky shtet ishte nën embargon e OKB-së, ka të bëjë me çështjen e kompanisë nga Mbretëria e Bashkuar me emrin Mil-Tec Mil-Tec ishte inkorporuar në Douglas, në Isle of Man, i cili është një territor në vartësi të Kurorës së Mbretërisë së Bashkuar. 449 që furnizoi pajisje ushtarake nga Shqipëria për forcat Qeveritare në Ruanda, shtet i cili ishte i dyshuar se ishte përfshirë në masakrën e fiseve Tutsis në 1994. Në vitin 1996, Ministria e Mbrojtjes shqiptare lëshoi një deklaratë ku theksonte: “Shqipëria nuk ka thyer asnjëherë ndonjë embargo të OKB-së. Ajo gjithmonë ka respektuar dhe do të vazhdojë të respektojë të gjitha organizmat ndërkombëtarë dhe vendimet e tyre. Shqipëria nuk është pëfshirëasnjëherë në raste të kontrabandës apo të trafiqeve të paligjshme”. Megjithatë, ka qenë e rekomanduar që të gjashtë dërgesat me armë e municione që u eksportuan nga Shqipëria në Zaire, me marrëveshje ndërmjetësimi nga ana e Mil-Tec në 1994, të shkonin në Ruanda. Në kohën e këtyre dërgesave, Zaire nuk ishte nën embargon e OKB-së, por “kërkimet nga ana e organizmave të ndihmës humanitare, nga OKB-ja, dhe nga gazetarët e ndryshëm nuk kanë rezultuar që ndonjë firmë tjetër përveç asaj me emrin Mil-Tec të ketë kryer furnizime me armë nga Albania në Ruanda në vitin 1994”. Niveli i njohjes nga ana e autoriteteve të larta Shqiptare mbi këto diversione për këtë kohë është ende i paqartë. Situata ka ndryshuar ndjeshëm që prej asaj kohe: nga disa të intervistuar është shprehur mendimi që prezenca ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes dhe angazhimi i sinqertë i Qeverisë Shqiptare për të paraqitur një imazh të mirë ndërkombëtar në fushën e kontrollit të transfertave të tilla, rekomandon që transferta të tilla ndaj vendeve përdorues të fundit (end-users) të papërgjegjshëm nuk ka gjasa që të ndodhin me mbështetjen e Qeverisë. Megjithatë, përbën një shqetësim të konsiderueshëm fakti që armët Shqiptare kanë vazhduar të dërgohen apo të trasferohen fshehurazi gjatë kohëve të fundit në rajonin e Liqeneve të Mëdha të Afrikës.Ky shqetësim bëhet më i madh edhe për faktin që interesi publik për këtë çështje është i vogël, dhe mbështetja dhe mbrojtja për gazetarë e tipit investigues mungon, gjë që rekomandon se përmasat e transfertave të tilla ka pak të ngjarë që të jenë eksploruar në detaje apo të jetë raportuar mbi gjëndjen reale e tyre. Në korrik 2005, shtypi Britanik raportoi mbi diversione të pajisjeve ushtarake nga Shqipëria në konfliktin e Republikës Demokratike të Kongos (RDK) nëpërmjet Ruandës, të cilat kishin ndodhur në vitin 2002 dhe në 2003. Sipas Jon Sëain dhe Brian Johnson-Thomas, MEICO i shiti municione një kompanie izraelite, e cila e rregulloi transportimin e më shumë se 250 tonë armë dhe municione të dërgohen duke përdorur African International Airëays (AIA) nga Tirana në kryeqytetin e Ruandës, Kigali. Sipas raportit, shoqëria e fluturimeve AIA bëri gjashtë fluturime nga Tirana në Kigali gjatë fundit të vitit 2002 dhe fillimit të vitit 2003, me armët dhe municionet që atëherë iu dorëzuan grupeve rebele që luftonin në Kongon Lindore. Pohohet se aeroplanët u ngarkuan në kuadër të masave të një sigurie të lartë në një zone ushtarake të Aeroportit të Tiranës. Përsëri, zyrtarët Shqiptarë përgënjeshtruan që ata kishin njohuri që dërgesat do të devijoheshin në ndonjë vend tjetër, duke besuar se kishin të bënin me një kontratë të tipit qeveri me qeveri.Një deklaratë e ngjashme shfaqet edhe në raportin e Amnesty International të botuar në Korrik 2005: Sipas studimit më të fundit, nga Prilli 2004, konflikti në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) ka shkaktuar jetën e afërsisht katër million njerëzve.[…] Në këtë kontekst, Amnesty International është veçanërisht e shqetësuar për sa i përket dërgesave në shkallë të gjerë të armëve në këtë rajon. Ruanda importoi miliona copë municione të armëve të vogla, të granata hedhësve nga stoqet e tepërta në Shqipëri […] Në vijim të nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në DRC në gjysmën e dytë të vitit 2002, një seri fluturimesh me armë u kryen nga Tirana, Shqipëri për në Kigali. Fluturimet kanë vazhduar të paktën deri në Qershor 2003. Qeveria e Ruandës ka përgënjeshtruar marrjen e furnizimeve me armë nga ana e këtyre fluturimeve, por bazuar në faktet e para nga Amnesty International dhe të raporteve nga zyrtarë të qeverive në Europe, këto dërgesa ndër-kontinentale kanë pasur ngarkesë me deri në 400 tonë municione, dhe kanë përfshirë kompani nga Shqipëria, Izraeli, Ruanda,Afrika e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar (UK). Gjatë vitit 2005, Shqipëria ka qenë fokusi i akuzave për trasferimin e paligjshëm apo të padëshirueshëm të armëve. Një gazetar investigues Shqiptar informoi gjithashtu ekipin e kërkimit mbi këtë çështje për trasferta të fshehta të pajisjeve ushtarake për në Ruandë gjatë vitit 2002 dhe 2004. I intervistuari ishte në zotërim të dokumentave që jepnin detajet e planeve të fluturimit për dy dërgesat me ngarkesa ‘sekrete’ me destinacion Ruandën dhe pohoi se për këtë dërgesë të fshehtë kishin pasur ndihmesën e një ish-zyrtari të MEICO-s që punonte në seksionin e ngarkesave në Aeroportin e Rinasit. Investigimi i kësaj çështjeje u mbyll pasi gazetarit nuk iu sigurua asnjë mbështetje apo mbrojtje nga punëdhënësi i tij.Në një tjetër investigim, që edhe ky nuk u çua deri në fund, gazetari pohoi se zyrtarë të nivelit të lartë në Forcat Detare të Shqipërisë kishin kryer një marrëveshje në 2001 me një ndërmjetës armësh me kombësi Greke për shitjen e silurave detare shqiptare. Sipas të intervistuarit, ndërmjetësi Grek ishte një ortak i njohur i ish-Kryeministrit Peruan, Vladimiro Montesinos, i cili doli para gjyqit në vitin 2004 për rolin e tij që shiste armë guerrilasve Kolombianë. Eshtë interesante të evidentosh faktin që i intervistuari deklaroi se kur këto deklarata ishin publikuar, Ministria e Mbrojtjes nuk i përgënjeshtroi ato menjëherë, por njoftoi që do të kryhej një investigim i brendshëm për këtë çështje. Nga ana tjetër, asnjë rezultat i investigimit të këtyre deklaratave nuk është njoftuar ndonjëherë. Ka pasur gjithashtu deklarata të gazetave të bëra ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë në Tiranë dhe në Forcat e Armatosura të Shqipërisë në lidhje me marrëveshje të fshehta të shitjes së armëve. Për shembull, ka pasur akuza që autoritetet shqiptare kanë lejuar eksporte të pajisjeve ushtarake për Libanin. Ish-Ministria e Rendit Publik ka qenë gjithashtu një target i deklarimeve për trafik të armëve. Sipas një raporti, Zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe/ ose të Ministrisë së Rendit Publik kanë përdorur Repartin Nr. 100, një repart i vartësisë së kësaj Ministrie i vendosur pak larg Tiranës për të trafikuar me një vlerë disa milionë dollarësh amerikanë pistoleta, automatikë Kallashnikov, pushkë snajpere me precision të lartë, dhe pajisje të tjera jashtë Shqipërisë nga fundi i viteve 90. Në vitin 1999, rojet e kufirit në pikën e kalimit të kufirit të njohur me emrin Han i Hotit, zbuluan pistoleta që po trafikoheshin jashtë Shqipërisë, numri i serial i të cilave deklarohej se i përkisnin Repartit Nr. 100.Komandanti i këtij reparti spjegoi se këto pistoleta ishin ‘grabitur’ gjatë ngjarjeve të vitit 1997, një spjegim që kënaqi investiguesit shqiptarë.Megjithatë, një investigim i kryer nga një ekip Amerikan konkludoi se në depot dhe magazinat Repartit Ushtarak ka një mungesë AVL-sh që vlerësohet me rreth nëntë milionë dollarë Amerikanë.Në korrik 2001, është raportua se 14 kolonelë dhe majorë të Repartit 100 u thirrën nga zyra e prokurorit ushtarak për tu përgjigjur akuzave për trafik armësh. Duhet të bëhet e qartë se akuzat e mësipërme nuk janë shoqëruar gjithmonë me konfirmime të tyre me fakte thelbësore. Përgënjeshtrimet e këtyre deklaratave nga ana e Qeverisë Shqiptare janë, nga ana e tyre, të karakterizuara nga deklarime të përgjithshme dhe nga mungesë të informacionit faktik.

    TRANSPARENCA DHE RAPORTIMI

    Përveç raportit të detajuar dhe konfidencial të veprimtarive të saj që ndërmarrja MEICO duhet t’i dërgojë Presidentit, Kryeministrit, Zyrës së Kontrollit të Shtetit, dhe Ministrit të Mbrojtjes në date 15 të çdo muaji, MEICO duhet të dërgojë gjithashtu një raport të detajuar mbi dërgesat e importeve dhe eksporteve çdo tre muaj për Presidentin, Kryeministrin, Shërbimet Informative, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe Zyrës së Kontrollit të Shtetit. Megjithëse Komisionit të Sigurisë së Parlamentit nuk i dërgohet një kopje e këtij raporti tremuajor,Komisioni i mëparshëm të Mbrojtjes- jo më ekzistues, merrte raporte dy here në vit nga MEICO mbi trasferimet që ishin kryer gjkatë gjashtë muajve të fundit. Sidoqoftë, një numër personash komentues kanë vlerësuar që Komisionet Parlamentare të Shqipërisë nuk janë vënë në dijeni të plotë për të shqyrtuar Politikën e Qeverisë.465 Sipas David Greenëood, ata duhet të veprojnë pak më shumë se ‘pulla gome’ për politikën e Qeverisë. Po ashtu, shumë komentues Shqiptarë kanë deklaruar se ka pak interes nga shoqëria civile për çështjet e mbrojtjes në përgjithësi. Një gazetar investigues na ka informuar se nuk ja vlen të eksplorosh rastet e dyshuara të diversionit apo të dërgesave të fshehta nga Qeveria Shqiptare, sepse nuk ka ndonjë interes publik të ndjeshëm si dhe ka një mungesë të mbështetjes publike nga media për qartësimin e lajmeve të tilla. Shqipëria nuk prodhon një raport vjetor mbi transfertat e armëve dhe asnjë nga të intervistuarit nuk foli për plane për fillimin e prodhimit të një dokumenti të tillë. Sidoqoftë,Drejtori i MEICO-s deklaroi se MEICO është e aftë dhe do të dëshironte të prodhonte një raport të tillë bazuar në formatin e raportit vjetor të Mbretërisë së Bashkuar mbi transfertat e armëve – nëse kjo gjë do ti kërkohej. Për momentin, nuk ka kërkesa ligjore në ligjin Shqiptar për trasfertat e armëve që ato të publikohen me synim për të tërhequr vëmëndjen e publikut. Po ashtu, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë ka lëshuar një Urdhër për MEICO-n për të përpiluar dhe publikuar një raport mbi të gjitha transfertat e armëve të Shqipërisë që janë bërë në vitet nga 1992 deri në 2004. Raporti përmban kontratat e plota tregëtare për importet dhe eksportet gjatë kësaj periudhe, dhe iu dërgua në vitin 2004 Presidentit, Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit, Shërbimit Informativ të Shtetit, disa ministrive, një numri deputetësh të Kuvendit, dhe disa ambasadave në Tiranë. Ky publikim nuk kishte synim për t’ju shpërndarë publikut të gjerë, dhe si i tillë, nuk duhet të konsiderohet si një dokument i rëndësishëm për përmirësimin e mbikqyrjes publike mbi transfertat mbi Armët e Vogla dhe të Lehta. Sidoqoftë,megjithë shpërndarjen e kufizuar të tij, një nga shqetësimet kryesore për Drejtorin e MEICO-s është se ky dokument ka shkelur klauzolat e konfidencialitetit të një numri të kontratave të bëra. Megjithatë, publikimi i tij dhe shpërndarja e kufizuar demonstrojnë që autoritetet shqiptare e kanë kanë kapacitetin që të prodhojnë një raport i cili detajon tippet dhe sasitë e eksporteve të armëve dhe destinacionet e tyre.

    KAPACITETI PER KONTROLLIN
    MINISTRIA SHQIPTARE E MBROJTJES ka një sërë përgjegjësish në lidhje me kontrollet e armëve të vogla dhe të lehta.Ky seksion fokusohet në katër fusha në të cilat Ministria e Mbrojtjes konsiderohet të luajë rol kryesor: Që prej vitit 1962 Shqipëria ka prodhuar municione, eksplozivë dhe armë të vogla e të lehta të ndryshme (psh,AK-47 kineze të modifikuara) në uzinat e prodhimit ushtarak të Gramshit, Mjekesit dhe Poliçanit. Uzina e Gramshit filloi të prodhojë një model kinez të pushkës së tipit ‘Smirnov’ të kalibrit 7.62 mm me licence në vitin 1966 dhe modele AK-47 në 1974.Mjekesi përbëhet nga gjashtë uzina me venndodhje në qytetin e Elbasanit, të cilat prodhojnë eksplozivë me licence nga Bofors që prej vitit 1982.

    Poliçani i specializuar në prodhimin e municioneve, prodhon municione të kalibrit 7.62 x 39 mm,shtimje mortaje 82 mm,granada dhe mina antipersonel dhe midis viteve 1970–2 filluan të prezantohen minat antitank dhe shtimjet 180 mm. Në periudhën midis viteve 1977–1985 nga Zvicra dhe Austria erdhën makineri të reja që mundësonin prodhimin e municionit të kalibrit 12.7 x 99 mm dhe 14.5 x 51 mm dhe shtimjeve të mortajave 60 mm,107 mm dhe 120 mm.Për më tepër, Poliçani ishte pajisur për të prodhuar municion 19 mm për pistoletat e tipit Makarov dhe Parabellum. Është debatuar se uzinat shqiptare të prodhimit ushtarak kishin kapacitet të konsiderueshëm prodhues të armëve të vogla dhe të lehta. Për shëmbull, zyrtarë të Mnistrisë së Mbrojtjes deklaruan se Gramshi kishte kapacitet për të prodhuar 26,000 pushkë automatike në vit duke përdorur katër ose pesë modele të ndryshme. Megjithatë, nga mesi i viteve 90, shumë nga pajisjet e prodhimit u prishën, ishin grabitur ose kishin dalë jashtë përdorimit për sa i përket prodhimit të armëve të vogla dhe të lehta që të mund të konkurronin në tregun345 ndërkombëtar të armëve. Për shëmbull, sipas një artikulli gazete të marsit të vitit 2005, uzina e prodhimit ushtarak në Poliçan, që kish të ngjarë të punësonte 4,000 njerëz për prodhimin e municionit dhe armëve të vogla dhe të lehta gjatë kulmit të saj në fund të viteve 60 dhe në fillim të viteve 70, u braktis në masë në vitin 1999.346 Sipas drejtorit të uzinës, në vitin 1990 u punësuan 3,200 punëtorë, por në 1994, u punësuan vetëm më shumë se gjysma e këtij numri (1,700).347 Nga viti 2004, ky numër kishte rënë në 900 dhe sot sipas raporteve ka vetëm 264 punonjës duke përfshirë sektorin e menaxhimit.Ata që ishin në gjëndje të dilnin në pension të parakohshëm, tashmë gëzojnë një pension mujor prej 10,000 lekësh (rreth €80). Sipas raporteve 140 njerëz të angazhuar në kryerjen e punimeve xhenio dhe projekteve të çmilitarizimit mbi pajisjet ushtarake të tepërta – kryesisht shtimje 85 mm dhe 100 mm. Më tepër se prodhimin e AVL dhe municionit për shitje në tregun ndërkombëtar të armëve, këto uzina ndihmojnë në ngritjen e fondeve për të forcuar buxhetin për modernizimin e Ministrisë së Mbrojtjes duke transformuar AVL dhe municionet në produkte për shitje në tregun ndërkombëtar të hekurishteve të skrapit. Duhet vërejtur se uzina e Mjekesit bën prodhimin në shkallë të vogël të eksplozivëve komercialë. Sipas një raporti të dorëzuar UNDDA (Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Çmilitarizimit) in 2004, Shqipëria nuk ka një ligj për prodhimin e AVL sepse nuk ka një politikë aktuale për prodhimin e AVL (armë të vogla luftarake) në Shqipëri ose fabrikim të tyre. Raporti deklaron se AVL nuk janë fabrikuar në uzinat ushtarake shqiptare që prej vitit 1990 dhe kreu aktual i kompanisë ushtarake të import- eksportit MEICO informoi se Shqipëria nuk ka prodhuar municion gjatë këtyre pesë viteve të fundit. Ai deklaroi se ka patur kërkesa nga kompani amerikane që municione dhe armë trofe e ndoshta dhe pushkë të prodhohen në Gramsh. Këto kërkesa përfshinin oferta për intalimin e pajisjeve dhe sigurimin e lëndës së parë për të rifilluar prodhimin. Megjithatë, ai dyshoi nëse ka personel të trajnuar të aftë për të përmbushur këto udhra dhe nëse ato do të jenë fitimprurëse. Sipas tij, do nevojitej investim kapitali të konsiderueshëm për këto uzina që të konkurronin në tregun ndërkombëtar. Ai beson gjithashtu se nuk ka fare të ngjarë që do ketë një uzinë ushtarake shtetërore në shkallë të gjerë në Shqipëri në një të ardhme të afërt. Megjithatë, që prej vitit 1990 në uzinat e prodhimit ushtarak është bërë prodhimi dhe riparimi i armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve. Bazat e të dhënave në faqen e Internetit të NISAT tregojnë se Shqipëria prodhonte pushkë dhe karabina në Gramsh në vitin 2001, dhe një numër të intervistuarish deklaruan se kishte raste të kufizuara dhe të rralla të prodhimit të municioneve në uzinën e Poliçanit për eksport në Turqi dhe SHBA. Për shëmbull, drejtori i Uzinës Ushtarake të Poliçanit, Memli Kasapi, informoi ekipin studimor që ata vazhdojnë të prodhojnë pajisje 7.62 mm për përdorim ushtarak, shtimje 9 mm për Ministrinë e Brendshme dhe shtimje 85 mm për përdorim ceremonial. Duket se Turqia po tregon interes të veçantë për shikimin e mundësive në lidhje me prodhimin e municionit me licensë në Shqipëri. Për shëmbull, gjatë 40 vjetorit të përkujtimit të ndërtesës në mars 2005, Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Pandeli Majko deklaroi se qeveritë shqiptare dhe turke po punojnë drejt hapjes së një linje të re prodhimi në uzinë për prodhimin në Poliçan. Gjithashtu, të pranishëm në ceremoni ishin atasheu ushtarak i Turqisë, Kolonel Ali Ozgun dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Pellumb Qazimi.Në intervistat e kryera në korrik të vitit 2005 u konfirmua se makineria e re e sjellë në Poliçan ngaTurqia, si linja e vetme e prodhimit po funksiononte në një tunel të nëndheshëm në Poliçan. Nuk ishte e qartë nëse Poliçani do të operojë me licensë,megjithëse kjo duket të jetë e mundur, pasi zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë konfirmuar se municioni do të prodhohet eksluzivisht për ushtarakët turq. Nëse ndodh kështu, atëherë do të ishte e përshtatshme për qeverinë shqiptare të konsideronte punën mbi hartimin e legjislacionit të përshtatshëm për prodhimin ushtarak në Shqipëri, si dhe për transfertën e armëve dhe materialeve të ngjashme të prodhuara sipas marrëveshjeve të prodhimit të licensuar, duke i kushtuar vëmëndje të vecantë shmangies së zonave gri në lidhje me prodhimin e materialeve ushtarake me licensë në Shqipëri.

    MENAXHIMI I REZEVAVE

    Ministria e Mbrojtjes është përgjegjëse për menaxhimin e rezervave të armëve të vogla dhe të lehta dhe të municioneve.Ajo vendos për vendndodhjet e rezervave, bazuar në misionin dhe operacionet e detyrës dhe distancën e depos së rezervave nga zonat e banuara dhe rrjeti kombëtar i rrugëve.Drejtoria e Projektimeve të Mbrojtjes parashikohet të projektojë mjediset e magazinimit, duke marrë parasysh sigurinë e publikut dhe cështje të sigurisë.Rregullorja mbi armatimet dhe municionet e Ministrisë së Mbrojtjes përcakton qartë masat e sigurisë së depove, udhëzime mbi mbajtjen e të dhënave, detaje të përgjegjësive për inspektimet dhe procedurat që merren me vjedhjet, si dhe tentativat për vjedhe. Kjo është të paktën ajo çfarë duhet të ndodhë në lidhje me menaxhimin e armëve të vogla, armatimeve të lehta dhe municioneve të tepërta të Shqipërisë. Ministria e Mbrojtjes ka marrë forma të ndryshme asistence në këtë fushë, pasi ka kërkuar të arrijë anëtarësinë në NATO. Për shëmbull, në vitin 1999, firma EOD Solutions me vendndodhje në Mbretërinë e Bashkuar hartoi një raport me synim përmirësimin e procedurave të menaxhimit të magazinimit të rezervave. Kjo u arrit për të siguruar që Ministria e Mbrojtjes të përmbushte normat e NATO-s. Raporti dha rekomandime sesi udhëzimet e NATO-s mbi magazinimin e municionit të mund të përshtateshin me sistemin ekzistues shqiptar gjatë tranzicionit për përafrimin e plotë me NATO-n.Ndërmarrja import-eksporti e Ministrisë së Mbrojtjes, MEICO, ka asistuar gjithashtu në këtë proces me anë të hartimit të strategjisë së municioneve në vitin 2004. Strategjia jep detaje të objektivave, prioriteteve dhe fazave për magazinimin e rezervave dhe shkatërrimin e tyre.

    Si pjesë e angazhimeve të saj në procesin e NATO-s për Partneritetin për Paqe, Forcat e Armatosura Shqiptare kanë filluar një plan ristrukturimi që do të reduktojë ushtarakët shqiptarë në një fuqi të përgjithshme prej 35, 000 vetash në personel, me vetëm 6,000 ushtarë profesionistë deri në vitin 2010. Ky proces do të ketë dhe një sërë impaktesh mbi nivelet e rezervave dhe menaxhimit e sigurisë së tyre. Më pak depo dhe personel aktiv do të nënkuptojnë më shumë materiale ushtarake të tepërta dhe më pak personel për kryerjen e detyrave të ruajtjes. Kjo do të ketë një impakt mjaft negativ në depot tashmë të mbingarkuara. Megjithëse siguria, kushtet e magazinimit dhe mbajtja e të dhënave konsiderohen të jenë shumë më të mira se në vitin 1997, ende ka një sërë arsyesh për t’u preokupuar. Kushtet e magazinimit. Numri i depove të armëve dhe municioneve në Shqipëri aktualisht po ulet, me stoqe që po centralizohen progresivisht për sa i përket vendndodhjes së tyre. Për shëmbull, në vitin 1998 Shqipëria kishte 167 depo që përmbanin 917 magazina për armë të vogla dhe armatime të lehta,municion dhe eksplozivë. Në vitin 2005, Shqipëria kishte 57 depo,me 474 magazina (195 prej të cilave janë tunele të nëndheshme). Numri përfundimtar i grupdepove pritet të jetë pesë ose gjashtë.Në vitin 2002, këto depo mbanin 151,039 njësi të tepricave të armëve të vogla dhe të lehta.Mbyllja e shpejtë e numrit të madh të depove kishte cuar në mbingarkimin e madh në depot që kishin mbetur. Për shëmbull, në depon e municioneve në Mirak, pikërisht jashtë Elbasanit, gjashtë magazina përmbajnë 3,600 tonë të llojeve të ndryshme të municionit, i cili është dyfishi i niveleve të vitit 1990. Për më tepër, depoja ka gjithashtu gjashtë tunele të nëndheshme, ku secili prej tyre përmban 2,000 tonë municion. Anëtarët e ekipit studimor hynë në dy prej magazinave dhe një prej tuneleve, ku arkat e drunjta të municioneve ishin bërë pirg nga dyshemeja deri në tavan.Magazinat nuk kishin më hapësirë për një zyrë të menaxherit të magazinës, megjithëse ata me kohë shpresojnë të arrijnë një fazë ku vetëm tunelet e nëndheshme do të përdoren për magazinimin e municionit, duke sigurar kështu që asnjë municion të mos magazinohet sipër tokës në atë vendqëndrim.Mungesa e paletës ose edhe e hapësirës për kamionat të tipit vinç pirun, brënda magazinave do të thotë se të gjitha arkat që ndodhen brënda magazinave sipër tokës do të duhen të lëvizen me dorë. Ekipi studimor u informua se është praktikë e përhapur të mbushen plot blloqet e municionit deri në vendosjen e arkave në majë të pirgjeve. Ndërsa arkat e drunjta që përdoren nuk i përmbushin standartet e NATO-s, disa vëzhgues shqiptarë dhe ndërkombëtarë janë të sigurt se rreziqet e shpërthimit nga përmbajtja janë të ulta. Ekipi studimor u informua se mostrat e stoqeve të Mirakut kontrollohen rregullisht për të identifikuar municionin që ka nivele të ulta stabilizuese dhe që duhet të konsiderohen një prioritet për shkatërrim. Megjithatë, shumë municione të vjetra që nuk kanë stabilizues janë transferuar gjatë vëndit,me reduktimin e depove. Ky fakt, që lidhej me municionin e pasistemuar që ishte dorëzuar nga civilët si dhe mbingarkimin e depove, i kishte bërë disa zyrtarë të Minsitrisë së Mbrojtjes Shqiptare të deklaronin se rreth gjysma e depove aktuale duhet të konsiderohen si “me rrezik të lartë” për detonim. Për të ndihmuar kontrollin e ndonjë shpërthimi në Mirak, kollonat fqinje të municionit nuk përmbajnë dy tipe identike të tyre. Megjithatë, ndërtesat fqinje përbëjnë një arsye për t’u shqetësuar për sa i përket sigurisë publike. Një rrugë kryesore dhe një numër ndërtesash banimi ndodhen më pak se disa qindra metra nga magazinat në depot e municionit në Mirak, me depo të tjera, sipas raportimeve, edhe më afër zonave të banuara.Megjithëse shumë nga këto projekte ndërtimi për banim janë kryer pa leje zyrtare, autoritetet lokale janë, sipas raporteve, jo të gatshme të marrin masa nga frika se mos provokojnë reagime negative. Megjithatë, nuk ndodh gjithmonë kështu: ekipi studimor u informua se një shkollë që ndodhej shumë afër depos së municionit në Mirak ishte mbyllur për shkak të problemeve të mundshme të sigurisë publike. Në të njëjtën depo, i gjithë municioni ishte vendosur në kuti dhe nuk kishte asnjë njësi armësh të vogla e armatimesh të lehta të ruajtura në magazine. Një numër të intervistuarish ishin të sigurt se shumë depo që ishin përdorur për magazinimin e njësive të armëve të vogla dhe armatimeve të lehta dhe municionit ishin siguruar në mjedise më vete magazinimi.Megjithatë, ne u informuam se municioni i grumbulluar nga civilët arrin në depo, i përzier me materiale të tjera eksplozive, shpesh në të njëjtat shishe ose çanta plastike në të cilat ishte dorëzuar te grumbulluesit e armëve. Qëndra Kombëtare e Çmilitarizimit (QKÇ) ka punuar sipas një kontrate për projekte, me synim ripaketimin e 900 tonëve të këtij municioni të pasistemuar për shkatërrim, por nevojitet të kryhet më shumë ripaketim. Një ish zyrtar i NAMSA-s vlerësoi se mes totalit të rreth 150,000 tonëve municioni në stoqet e shtetit, ka 2,000 tonë municione të pasistemuara për shkatërrim.

    SIGURIA

    Shumë depo mbështeten në tela me gjemba, drunj për dyer druri, dritare me shufra dhe pak dritë nga jashtë si masa kryesore sigurimi kundër vjedhjes.Nuk ka qen të stërvitur, sisteme alarmi apo sisteme survejimi me video. Megjithatë, për shkak të reduktimit të vazhdueshëm në numrin e depove, ndoshta është e kuptueshme se masat e sigurisë së teknologjisë së lartë të kushtueshme nuk po përdoren në depot që janë projektuar të mbyllen në një të ardhme të afërt. Depot zakonisht ruhen nga ushtarë të keqpaguar të shërbimit të detyrueshëm, nga të cilët ka një numër të pamjaftueshëm, dhe në disa raste nga roja civile ose KRSF. Menaxheri i magazinës është përgjegjës të kontrollojë nëse magazinat janë mbyllur apo jo, që nuk ka shenja të hyrjes me forcë dhe se armët e vogla dhe të lehta dhe municionet nuk janë marrë. Një i intervistuar deklaroi se ai besonte se nuk mund të bëhej shumë për të ndaluar një shef magazine ose roje të rekrutuar nga tentativa për të asistuar në vjedhjet nga depot, në mënyrë aktive ose pasive.Megjithëse asnjë i intervistuar nuk deklaroi ndonjë besim në nivelet sistemike të korrupsionit dhe përvetësimit të armëve të vogla dhe të lehta e municionit nga depot, kjo nuk u hodh poshtë si mundësi. Depot që ndodhen në zonat kufitare u identifikuan si vëndi më i mundshëm për këtë lloj shpërdorimi të detyrës. Një numër të intervistuarish deklaruan se nuk do të ishte e mundur që ushtarakët do të zbulonin raste para medias të vjedhjeve faktike ose të dyshuara të armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve.Megjithatë, ekipi studimor u informua se në vitin 2003, tre pistoleta – dy pistoleta sportive dhe një pistoletë TT e prodhuar në Kinë, ishin raportuar si të vjedhura nga depot e Ministrisë së Mbrojtjes. Përgjigja më e përhapur ndaj pyetjeve në lidhje me rastet e njohura të personelit ushtarak të kapur duke u përpjekur të shesë armë të vogla dhe të lehta të vjedhura ose të lehtësojë aksesin në depo për të tjerët që të vjedhin armë të vogla dhe të lehta, ishte se konsiderohej më e lehtë dhe më e lirë thjesht të blije pjesë të armëve të vogla ose armatimeve të lehta e municioneve që ishin vjedhur në vitin 1997. Ishte vërejtur gjithashtu se si roja fizike e stoqeve, çdokush në zonë dhe në fabrika ose vendqendrime nuk ka të ngjarë të rrezikojë ta fusi njëri tjetrin në telash nëpërmjet përfshirjes në aktet e vjedhjes.

    MBJATJA E TE DHENAVE

    Sipas raportit të Shqipërisë 2004 për Programin e Veprimit të Kombeve të Bashkuara mbi Armët e Vogla dhe të Lehta, të dhënat për mbajtjen, përdorimin, shpenzimet dhe asgjësimin mbahen për dhjetë vjet në nivel batalioni dhe në mënyrë të papërcaktuar në nivele brigade, divizioni dhe Shtabi të Përgjithshëm. Çdo vit kryhen ushtrime verifikimi në nivele batalioni, çdo dy vjet në nivel brigade dhe çdo katër vjet në nivel kombëtar nga ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët kryejnë kontrolle fizike përkrah kontrolleve të librave të regjistrimit. Janë ngritur shqetësime tek ekipin studimor në lidhje me saktësinë e librave të regjistrimit të Ministrisë së Mbrojtjes mbi armët e vogla dhe të lehta dhe mbajtjet e municioneve, pasi numri i zyrtarëve në Tiranë me detyrë monitorimin e shkeljeve të Ministrisë së Mbrojtjes konsiderohet të jetë i vogël, kur krahasohet me sasinë e stoqeve që ata janë të ngarkuar të monitorojnë. Inspektimet dhe inventaret vështirësohen nga komunikimet e dobëta midis depove qëndrore dhe rajonale, transportit të dobët, daljet në pension të personelit të aftë dhe të shënjave kineze dhe ruse në armë që shumë nuk mund t’i lexojnë. Gjatë ripaketimit të tij të municionit të pasistemuar sipas kontratës së NAMSA,QKÇ (Qendra Kombëtare e Çmilitarizimit) pa së pari se të dhënat e magazinës nuk përputheshin me realitetin. Nga vlerësimi i një ish zyrtari të NAMSA-s, inventaret janë rreth 90 për qind të sakta dhe kështu krijojnë mundësi për shpërdorim nga ana e personelit ushtarak. Aktualisht, Forcat Tokësore, Forcat Detare,Komanda e Mbështetjes Logjistike dhe Forcat Ajrore Shqiptare, të gjitha përdorin të dhëna në letër sesa të dhëna të kompjuterizuara për të raportuar te Shtabi i Përgjithshëm mbi mbajtjet e armëve. Ky sistem është funksional, por i ngadaltë dhe duhet të përfitojë nga zhvillimi elektronik. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes kërkohet një sistem me nyje qendrore të paktën në qëndra për forcat tokësore, detare,mbështetjen logjistike dhe forcat ajrore së bashku me një pikë qëndrore në Shtabin e Përgjithshëm. Megjithatë, sipas të intervistuarve nga organizatat dhe kompanitë ndërkombëtare, Ministria e Mbrojtjes është siguruar me sistem paketash llogaritje të kompjuterizuara për mbajtjet e armëve të vogla dhe të lehta e municioneve, por ato nuk janë përdorur. Sugjerimi i një zyrtari ndërkombëtar është që baza e të dhënave që operon brënda Ministrisë së Brendshme të mund të përshtatej për përdorim brënda Ministrisë së Mbrojtjes. Me mbështetjen e donatorit, shpresohet që ky sistem të mund të qarkullonte në çdo depo, me të dhënat e mbledhura për sasinë, tipet dhe shënjën e armëve të vogla dhe të lehta dhe pajisjeve ushtarake. Disa shqetësime shfaqen në lidhje me AVL-të dhe municionet e depozituara në magazinat ushtarake nga ekipet e grumbullimit të armëve. Një vëzhgues ndërkombëtar ka shprehur shqetësime se të dhënat mund të mos jenë të sakta sepse ata punonjës policie të ngarkuar me mbledhjen dhe regjistrimin e armëve dhe municionit të mbledhur mund të mos jenë në gjëndje të identifikojnë saktësisht çfarë është mbledhur. Ky skepticizëm rrjedh nga fakti se as policia që ka mbledhur armët dhe municionin, as menaxherët e policisë ose të magazinave ushtarake që i kanë marrë ato, nuk numërojnë çdo të copë të veçantë që ata marrin. Për më tepër, sic u deklarua më sipër,municioni dhe granadat mund të arrijnë të përziera së bashku në shishe, çanta ose kontenierë të tjerë, të cilët disa punonjës policie ose menaxherë magazine nuk janë të gatshëm t’i ndajnë. Pjesët e mbledhura të AVL-ve kanë të ngjarë të vështirësojnë organizimin e disa magazinave, si disa anëtarë të stafit të Ministrisë së Mbrojtjes i zbrazin këto pjesë në magazine ose për shkak se punonjësit teknikë nuk janë të pranishëm, ose të pashqetësuar me detyrën e trajtimi të armëve të mbledhura. Kështu, cdo shifër depoje në letër mund të jetë e ndryshme në kapjet e tyre të vërteta. Kjo gjithashtu lidhet me faktin se ekspertët ndërkombëtarë nuk e ndiejnë se shumë nga menaxherët e magazinës kanë patur trajnim të mjaftueshëm për punën. Ka probleme të mëtejshme me shpejtësinë e shkëmbimit të informacionit midis reparteve të largëta dhe depove dhe autoriteteve qëndore, të cilat mund të cënoheshin nga saktësia e shifrave. Për shëmbull, një menaxher magazine në një depo në Kukës mund të nxjerrë 1,000 të copë municioni për t’u përdorur në trajnim, por kjo mund të mos gjendet në një regjistër të Minstrisë së Mbrojtjes në qëndër derisa shumë më vonë, për shkak të sfidave që një sistem të dhënash i bazuar në letër dhe infrastruktura e dobët e transportit paraqesin për komunikimin efektiv dhe në kohë midis njësive. Këto vonesa mund të krijojnë mundësi për vjedhje në shkallë të vogël dhe llogari të rreme.

    DEPOT MODEL

    Një i intervistuar sugjeroi se një depo model do të ngrihej si një zgjidhje afatgjatë për rezervat e tepërta ushtarake të Shqipërisë.Depoja model do të ishte tërësisht në përputhje me standartet e NATO-s, duke krijuar praktikën më të mirë në fusha si ripaketimi i municionit, kompjuterizimi i mbajtjes së të dhënave, përdorimi i inventareve fizike, ndriçimi, strehimi për rojat, dyert e përforcuara dhe televizori me qark të mbyllur. Kjo do të kërkonte asistencë ndërkombëtare dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe fondet përkatëse.Me planet për të pakësuar numrin e grupdepove në Shqipëri, në pesë ose gjashtë, ndërtimi i të paktën një depoje model në planin afatshkurtër e afatmesëm duket të jetë një opsion i mirë për përmirësimin e sigurisë së rezervave në planin afatgjatë.Megjithatë, që një iniciativë fillestare e këtij lloji të ketë sukses, përvoja në kontekstet e tjera tregon se duhet të ketë gjithashtu një strategji intensive për të siguruar praktikat më të mira që të filtrojnë edhe në depo të tjera. Kjo do të kërkonte mbështetje politike dhe buxhetore nga qeveria kombëtare, si dhe një plan të qartë zbatimi.

    http://www.shqiptarja.com/dossier/27...gon-71351.html
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  18. #16
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëria furnizuesi kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Shqipëria fillon dorëzimin e armëve për Kurdët e Irakut

    Tirana filloi transferimin e një sasie të konsiderueshme armësh dhe municionesh për forcat ushtarake të kurdëve të Irakut për t’i ndihmuar për ndalimin e përparimit të militantëve suni të Shtetit Islamik

    Emri:  C-17_test_sortie-300x180.jpg

Shikime: 288

Madhësia:  12.3 KB

    Një burim nga Ministria e Mbrojtjes, i cili foli në kushtet e anonimatit për shkak se operacioni ushtarak është formalisht sekret shtetëror, i tha BIRN se transferimi i armëve ka filluar pas një vendimi qeverie më herët këtë muaj.

    Së paku një avion C-17 i forcave ajrore, zakonisht i përdorur për transportimin e armëve dhe municioneve, u pa duke u nisur nga Aeroporti Nënë Tereza i Tiranës të dielën.

    Sipas një vendimi të marrë më 15 gusht dhe të publikuar në fletoren zyrtare të martën, Tirana do të transferojë 22 milionë fishekë të kalibrit 7.62 milimetra dhe që përdoren nga automatikët AK-47 të njohur si kallashniovë, 15 mijë granata dore defensive dhe 32 mijë predha artilerie të kalibreve të ndryshme.

    Tirana njoftoi gjithashtu se do t’i dhurojë 10 mijë automatikë model-56 Afganistanit.

    Dhuratat janë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar trupat kurde të Irakut të luftojnë me militantët e Shtetit Islamik, një organizatë e njohur më herët edhe si ISIS apo ISIL, e cila ka pushtuar pjesë të mëdha territori në Irak e Siri dhe ka kryer krime të shumta – i fundit prej të cilave qe prerja e kokës së gazetarit amerikan James Foley, i cili qe rrëmbyer shumë kohë më parë.

    Në një deklaratë të dhënë të martën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Chuck Hagel, tha se shtatë qeveri perëndimore përveç Shteteve të Bashkuara kanë premtuar të japin armë dhe municione për forcat kurde.

    Përveç mbështetjes nga SHBA dhe qeveria qendrore e Irakut në Bagdat, shtatë kombe të tjera – Shqipëria, Kanadaja, Kroacia, Danimarka, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar – janë angazhuar të ndihmojnë duke ofruar armë dhe pajisje për forcat kurde me urgjencë,” tha Hagel.

    “Operacionet sakaq kanë filluar dhe do të përshpejtohen gjatë ditëve të ardhshme kur më shumë kombe pritet të kontribuojnë,” shtoi ai.

    Shteti Islamik, i njohur më herët si ISIS apo ISIL, u themelua në vitet e para të Luftës së Irakut dhe u bë e njohur si Al Kaeda në Irak.

    Organizata militantiste islamike po lufton për krijimin e një Kalifati Islamik në Lindje të Mesme. Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë nisur sulme ajrore për të ndalur përparimin e Shtetit Islamik në rajonet kurde të veri-perëndimit të Irakut.

    reporter.al
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  19. #17
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Shqipëria furnizuesi kryesor i armve në vëndet me konflikt

    Sipas nje studimi te kongresit amerikan,USA me 2014 eshte eksportuesi me i madh i armeve ne bote.Ne vitin 2014 arriti shifren 36.2 Miliard$,ne krahasim me 2013(26.7 Miliard$) 35% me shume i bie.
    Kjo fale kontratave miliardare me Katar,arabine e qelbur saudite dhe Korene e Jugut,bene te mundur qe shteti me i fuqishem boteror per armatimet te ruaje vendin e pare me 50% si volum.
    E pasojne....
    Rusia me 10.2 Miliard$
    Suedia 5.5
    Franca 4.4
    Kina 2.2.
    Importuesi me i madh eshte Korea e Jugut me 7.8,ku me Usa kishte nje kontrate me vleren 7.0 $ MILIARD.

    Dpa sipas New York Times me 26.12.2015.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •