Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Cilat janë arsyet kryesore përse burrat paguajnë për seks?

    Cilat janë arsyet kryesore përse burrat paguajnë për seks?

    24 Gusht 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    20
    Burrat rrëfehen përse martesat e lumtura nuk janë të mjaftueshme për të qenë të plotësuar. Disa mendojnë se seksi në martesë nuk është aq entuziast, të tjerë kanë turp t’u afrohen femrave, ka edhe nga ata që kërkojnë të realizojnë fantazitë përgjithësisht të papranueshme

    Prostitucioni

    Charlotte McDonald, BBC

    Fredi dhe Laura dalin shëtitje, bëjnë pushime të ndara në fundjavë, bëjnë blerje në qendra tregtare dhe shpesh hanë jashtë. Ata kanë batutat e tyre që i bëjnë për të qeshur. Por edhe debatojnë apo grinden.

    Në kuzhinën e Fredit, teksa ai përgatit vaktin e mbrëmjes, Laura rri ulur dhe qesh nën hundë, e kënaqur që nuk i duhet të jetë kuzhinierja. Si çdo çift, ata kanë ulje-ngritjet e tyre. Por nuk janë si shumica e çifteve të tjera.

    Fredi e paguan Laurën për të kaluar kohë me të dhe për të bërë seks së bashku. Ata takohen që prej gjashtë vitesh.

    Debati nëse ka diçka që nuk shkon me blerjen e seksit dhe nëse duhet të jetë ilegal, është i nxehtë dhe i pazgjidhur. Mes debatit një pyetje ngrihet pak herë – çfarë i shtyn burrat të paguajnë femra që të flenë me ta?

    “U njohëm fillimisht në një forum interneti, – tregon Fredi, i cili është në pension, – dhe unë e pyeta atë nëse dëshironte ta kalonte natën në një hotel me mua”.

    Ai thotë se ishte si një takim i parë, “njohja dhe dëgjimi i njëri-tjetrit”. “Tani ne njihemi aq mirë, saqë Fredi m’i kalon paratë në bankë përpara se të takohemi”, – thotë Laura.

    Fredi jeton në një zonë rurale periferike dhe për shumë vite ai ka qenë tepër i përqendruar te karriera dhe është kujdesur për të ëmën. Ai thotë se nuk kishte mundësi të takonte njerëz, ndaj vendosi të paguajë për seks.

    “Nuk ishte më tepër për seksin sesa për shoqërinë e një femre dhe nëse nuk del dhe shoqërohesh me të tjerët, është shumë e vështirë të mendosh sesi do ta gjesh atë që kërkon”.

    Robert është i martuar prej shumë vitesh. “Përfundova një burrë shumë i dhënë pas seksit, gruaja e të cilit nuk e pëlqente edhe aq seksin, përqafimet apo edhe puthjet”.

    “Ajo është një partnere e shkëlqyer. Në çdo mënyrë tjetër shkojmë shumë mirë, përveçse në shtrat”. Robert heq mënjanë sa më shumë para të mundet për të paguar seks me femrat e tjera.

    “Doja të isha serioz në martesën time, – thotë ai, – doja të shkoja sa më mirë të mundja me gruan time, ndaj s’pata zgjidhje tjetër veçse të paguaja për seks”.

    Labirinti etik i prostitucionit

    Ideja se qeniet njerëzore mund të jenë për shitje, është nga aspekti etik, kontroverse. Megjithatë punonjëset e seksit shpesh thonë se ato nuk i shesin trupat e tyre, por si të gjithë punonjësit e tjerë, u vënë një çmim talentit dhe aftësive të tyre. Ato bien dakord se nëse seksi si punë do të dekriminalizohej, problemet që lidheshin me të, do të zhdukeshin. Ka ndonjë gjë që nuk shkon me seksin?

    Teksa Roberti e sheh pagesën për të bërë seks si një mënyrë për të ruajtur martesën e tij, Graham, te të tridhjetat, e mendon si një rrugë për të shmangur kompleksitetin e marrëdhënieve.

    Për 30 vitet e para të jetës, ish-nëpunësi civil Graham mendonte se ai nuk do të ishte ai lloj burri që paguan për seks. Por një fundjavë në Amsterdam ai e gjeti veten duke ecur në rrugët e distriktit me drita të kuqe me disa burra që sapo i kishte takuar.

    Një vajzë iu ofrua, por dy nga burrat e larguan. “Do të gjejmë një më të mirë”, – thanë ata. Ajo u kthye nga Grahami dhe e pyeti “ti do të vish lart me mua apo jo?”.

    “Në atë kohë, – tregon Grahami, – nuk mund të mendoja asnjë pengesë përse nuk duhej të shkoja”. Ai e ndoqi dhe shpenzoi një orë duke biseduar e duke bërë seks me të.

    “Ishte mrekulli. Dukej situatë romantike, dukej sikur po mendonim të nisnim një marrëdhënie për vetëm pak minuta”. Duke reflektuar mbi marrëdhëniet e mëparshme dhe mbi ndarjet e dhimbshme, ai pyeti veten: “Ndoshta nuk do më duhet ta bëj më atë gjë. Ndoshta mund të paguash për seks dhe të përjetosh këto çaste spontane, në vetëm 30 minuta magji”.

    Simon, një burrë i turpshëm, nuk e pa kurrë takimin me femrat si diçka të lehtë. Në moshën 29-vjeçare, ai vendosi të humbasë virgjërinë duke paguar për seks. Por ai nuk ishte kurrë rehat me vendimin që mori. “Kam lexuar gjëra në internet se nuk është e mirë emocionalisht për femrat”, – thotë Simoni tani te të tridhjetat. Por kjo nuk e ndaloi atë të vizitojë të njëjtën femër në këto vitet e fundit.

    “Jam shumë i dhënë pas seksit, sepse jo vetëm që më pëlqen, por nëse nuk e bëj brenda një kohe, ndihem shumë keq fizikisht”. Simoni preferon të shkojë me të njëjtën femër sepse ndihet më i qetë me të sesa me dikë të panjohur. Pavarësisht se ai e njeh mirë atë, thotë se nuk ka iluzione.

    “Nëse nuk do ta paguaja, ajo as që do ta mendonte të bënte seks me mua”. Simoni ka pasur disa të dashura në këto vitet e fundit dhe teksa ishte në këto marrëdhënie nuk pagoi më për seks. Ai shpreson të jetë në një lidhje të vërtetë një ditë. “Dëshiroj që femra me të cilën të bëj seks të ketë vullnet dhe dëshirë, jo për paratë, por sepse do të jetë me mua”.

    Shumë njerëz e mendojnë prostitucionin mashkullor si të rrezikshëm, degradues dhe si punë shfrytëzuese. Por ka disa të cilët po përpiqen ta rishpikin atë si një profesion të lirë nga turpi, duke përdorur të gjitha mjetet e biznesit modern. Jo vetëm meshkujt paguajnë për seks, por edhe femrat përpiqen të blejnë meshkuj.

    Roberti, gjithsesi, është i motivuar nga më shumë se dëshira për intimitet. Ai paguan për seks që të kënaqë fantazitë e tij. Kërkoj të përjetoj përvoja interesante, por e mashtroj veten se kjo do të shpërblejë të gjitha rastet që nuk kam bërë seks të dhunshëm, siç do të dëshiroja.

    Ai e përshkruan veten si “pak ekzibicionist” dhe si një “soditës”. Ai organizon festa seksi në grup. Briani, i cili është te të pesëdhjetat, thotë se është lumturisht i martuar. Por ai filloi të paguajë për seks përpara se ta njihte atë. Ai thotë se seksit në martesë i mungon pak entuziazmi.

    “Ndoshta isha mësuar me femra të tjera më parë, – thotë ai, – disa prej të cilave ishin shumë të mira. Seksi në martesë nuk ishte edhe aq i mirë, le të themi”.

    Në kuzhinën e Fredit, ai po përgatit darkën. Ai shpjegon sesi ka aq kohë që e njeh Laurën, saqë ndonjëherë e thërret për t’u takuar si miq. Por nëse ata shkojnë për pushime, ai paguan shifrën që duhet.

    Ai e pranon se është i dashuruar me të. A e shqetëson fakti se Laura takohet edhe me klientë të tjerë?

    “Jo, kjo është puna e saj”, – thotë ai.

    Pas shoqërueses së parë të Grahamit në distriktin me drita të kuqe në Amsterdam, ai ishte i dhënë për ta rikrijuar situatën. Ai thotë se herën e dytë që pagoi për seks, nuk ishte njëlloj. Gruaja dukej melankolike.

    Hera e tretë ia hoqi dëshirën fare. Ai thotë se femra ishte po aq e ftohtë dhe e ashpër saqë dhoma ngjante si një dhomë operacioni mjekësor.

    “Ne bëmë seks, por kur e pashë në sy ajo nuk mund të përqendrohej. Në atë çast e kuptova se po bëja seks me një të varur nga droga. U ndjeva shumë keq”.

    “Zbrita shkallët. Gjithçka që kisha parë edhe më herët, të gjitha ato që ngjanin ekzotike, papritur u dukën si të pista”.

    Briani thotë se ai bën një jetë të dyfishtë. Familja dhe miqtë e tij nuk e njohin anën e tij të errët.

    “Nuk mendoj se ata do ta pëlqenin që jam i përfshirë në vizitimin që u bëj punëtoreve të seksit, sepse nuk është diçka që një person i respektuar bën për të qenë i ndershëm. Përveç seksit me para, unë jam i tillë”.

    * Disa emra të historisë janë ndryshuar.

    I.D.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: Cilat janë arsyet kryesore përse burrat paguajnë për seks?

    ...njeri thane ne Gjermani, ishte mesuar te vizitonte keto shtepite dhe çfaaaaaap portofolin dhe 100 Euro pas nje kohe te gjate u kthye ne shtepi ne vendlindje dhe e priste gruaja. Naten e ndreqen- bene dashurine with sex dhe te nesermen, sapo hapi syte ashtu i pergjumur dhe pa nje femer ne dhome, çfaaap portofolin dhe i zgjati 100 Euro, teksa gruaja ja ktheu, jo, jooooo me lire eshte ketu 20 Euro bene.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •