Korēa ėshtė e vetmja Zonjė qė moshėn nuk e rrethon me mister. Zonja Korēė ta thotė vetė se ėshtė mė tepėr se 500 vjet e vjetėr.

Emri:  edison-ypi2011rrrrrrrr.jpg

Shikime: 665

Madhėsia:  42.0 KB

Korēėn e ka themeluar Iljaz Mirahori. Kur Mirahori ishte fėmijė dhe flinte nė njė lėndinė tė hapur, i bėnte hije njė shqiponjė. Qė domethėnė se Mirahori ishte njeri i shenjtė, dhe Korēa qė mė pas e themeloi, ishte njė qytet i shenjtė.

Korēa ėshtė njė Zonjė e madhe me motra e vėllezėr shumė. Motrat e Korēės janė Vjena, Roma, Londra. Vėllezėrit e Korēės janė Parisi, Milano, Budapesti.Korēa ka dhe kushurinj e kushurira, kunata, nipa, mbesa. Selanikun, Bukureshtin, Athinėn, Stambollin, Zagrebin, Prishtinėn, Shkupin.

Korēa ėshtė i pari qytet ballkanik dhe i vetmi qytet shqiptar qė ėshtė edhe kontinental edhe mesdhetar dhe nuk ėshtė as njėrėn as tjetrėn.

Ky fakt gjeografiko-klimatik, kjo mpleksje e mesdhetarizmit me kontinentalizmin, e bėn Korēėn dhe hapėsirėn rreth saj njė qytet absolutisht magjik, dhe udhėtimin drejt Korēės definitivisht magjepsės, tė tillė qė nuk mėrzitet kurrė, edhe me miliona herė sikur tė shkosh e tė vish.

Si xhevahirėt qė ngado t’i shohėsh janė ndryshe tė bukur, edhe hijeshia e Korēės varet nga cili drejtim e sheh, nga cila anė i afrohesh.

Qė udhėtimin drejt Korēės ta shijosh tė tėrin, nė Korēė duhet vajtur i pa kushtėzuar nga vėshtirėsitė e asnjė rruge, asnjė shtegu, asnjė pengese. Pra e mira fare ėshtė nė Korēė tė shkosh si zog.

Nė pamundėsi pėr tė vajtur nė Korēė si zog, variantet e tjera janė kėto;

T’i afrohesh Korēės nga perėndimi.

Kur ndodhesh mbi majė tė Qafės sė Thanės, mu aty, ndėrkohė qė ndjen se nga pas mesdhetarizmi i ngrohtė po jep shpirt, pėrpara po lind njė fllad i ri, njė magji e re, kontinenti.

Po t’i afrohesh Korēės nga lindja, pra nga Devolli, provon ndjesinė e kundėrt. Nga pas le freskinė kontinentale, ndėrsa pėrpara tė pret njė ngrohtėsi mesdhetare, Korēa e butė dhe e ngrohtė.

Ardhja nė Korēė nga jugu nuk rekomandohet. Ėshtė me zarar. Sepse, nga Gryka e Kėlcyrės, Lugina e Vjosės, Leskoviku, Kolonja, ke bėrė mbi 100 kilometra mes bukurive mė tronditėse tė planetit gjatė tė cilave s’ke asnjė gjasė tė shpėtosh pa u prekur nga “Sindroma e Stendalit”, nga bukuria qė lodh dhe sėmur. Dhe pas kėtyre edhe Korēa tė duhet, qė tė ēmendesh, ose tė vdesėsh fare, e tė pėrfundosh nė varr.

Udhėtarėt me shije estetike mė tė sofistikuara mund t’i aviten Korēės edhe nga drejtime te tjera.

Nga Gramshi nėpėr rrjedhėn e Devollit pėr tė dalė nė Maliq, pastaj nė Korēė.

Kalimi nėpėr kėtė kanion me humnera dhe ujėvara frymėndalėse dhe kėtė rrugė tė cilėn tė pakėt janė ata qė e dinė se ekziston, ėshtė udhėtim qė mbetet pėrgjithmonė nė kujtesė.

Nga Skrapari, Backa, Panariti.

Ky variant, pėrveē sofistikimit tė shijeve, kėrkon edhe guxim, muskuj, si dhe pėrvojė, kushte kėto qė i plotėsojnė fare pak entuziastė udhėtimesh, fatlumė pėr tu patur zili.

Nga rrėzė Malit tė Thatė, Podgorie, Zvezdė, Plasė, Korēė.

Ky variant disi i tėrthortė, ėshtė pėr tė ngeshmit qė nuk kanė problem kohėn por vetėm rrėqethjet estetike tė cilat i duan sa mė tė forta dhe mė tė thella nė tru, dhe qė tė zgjasin sa mė tepėr nė kohė. Ky itinerar preferohet edhe nga lasgushianė tė krisur qė shkojnė me shpresė se duke udhėtuar andej do shohin ndonjė “shqiponjė tė arratisur qė fluturon mbi Mal’ tė Thatė”.

Kolonja, Poradeci, Devolli, Prespa, Voskopoja, janė 5 xhevahirėt nė gjerdanin e artė qė zbukuron gushėn e Zonjės Korēė.

Vendet ku magjepsja Korēare bėhet e papėrballueshme, vendet ku nga kjo magjepsje mund tė tė luajė mendja e kresė, janė 2; Prespa dhe Voskopoja. Qė tė dyja “Vende tė Mira” si Jeruzalemi dhe Meka. Ku po tė jesh’ i sėmurė, shėrohesh. Po tė jesh i shėndetshėm, nuk sėmuresh. Voskopoja dhe Prespa janė tė dyja vende tė shenjta, absolutisht tė pandotura nga turma, kallaballėku, teknologjia. Kur ndodhesh nė kėto dy vende dhe tė teket tė bėrtasėsh, ke ndjesinė se zėrin tėnd po e dėgjon Zoti qė ndodhet i fshehur diku aty rrotull.

Po tė flesh njė natė nė Prespė apo Voskopojė dhe nuk sheh asnjė ėndėrr, testi i idiotit tė ka dalė me sukses. Je qėnie inferiore. Leri udhėtimet dhe leximet. Ik shit rraqe mbi ndonjė tezgė.

Nėse e di paraprakisht se idiot nuk je, dhe fle njė natė nė Voskopojė ose Prespė, mė mirė gjatė asaj nate mos fli fare. Lere atė natė tė bardhė. Se po fjete, me siguri do shohėsh ėndėrr, nė ėndėrr me siguri do shohėsh ndonjė Shenjtor, Kishė me afreske, varr tė vjetėr, Manastir me myshk, qė do tė ēfaqet nat’ pėr nat’ 20 vjet rrjesht, ose gjithė jetėn.

Shkodra i do, dhe mburret, por s’ka marrdhėnie tė qėnėsishme me rrethinat e saj. Qytetaria shkodrane ka qėnė dhe deridiku ėshtė e lartė, por e izoluar, ishullore, qė periferinė e ka pasur, dhe e ka, tė paragjykuar, ēka ėshtė njė asimetri sa e panatyrshme dhe e pakėndėshme.

Vlora ėshtė e dominuar nga krahinat pėrrreth, pra e ēbalancuar.

Gjirokastra ėshtė e njėjta gjė rrethepėrqark. Libohoviti dhe tepelenjoti tė nxjerrin sytė po u the se ata janė katundarė ndėrsa gjirokastriti qytetar.

Durrsi ėshtė njė mishmash.

Lushnja, Fieri, Elbasani, s’merret vesh ku fillon qyteti ku mbaron katundi.

I vetmi qytet i Shqipėrisė ku, si ēdo qytet europian, qyteti ėshtė qyteti dhe fshati ėshtė fshati, secili kryelartė nė seriozitetin dhe dinjitetin e vet, ėshtė Korēa.

Po Korēa njėrėzore, Korēa nga brenda, si ėshtė vallė Korēa nga brenda?

Qytet europian me kisha dhe kumbanore, me Zonja dhe Zotėrinj si gjithė Europa, Korēa ka njė butėsi tė brendėshme tė ruajtur me njė vendosmėri tė tillė qė nuk kanė arritur ta prekin dot as luftrat dhe asgjė. Ta prekėsh butėsinė korēare ėshtė mė vėshtirė se tė gėrricėsh diamantin.

Prandaj Korēės nuk guxoj t’i afrohem mė tepėr. Po tė kuturisja do dukesha si elefanti brenda dyqanit tė qelqurinave. Mė merren mentė nga sofistikimi i saj. Mė mirė mė jep penel dhe ngjyra tė bėj njė Monaliza mė mahnitėse se tė Leonardos sesa tė mė shtjesh nė mėkat tė “vizatoj” Korēėn. Do ishte njėsoj sikur t’i thuash kovaēit tė Sovjanit; Daltat dhe ēekiēat i ke, mermerin ik merre nė Strelcė, gdhėndmė Davidin.

Ka qė nuk i besojnė kėto pėr Korēėn.Janė ata qė e kanė lėkurėn shollė, soc-shkrimtarėt, himnizuesit e djersės sė kooperativės, mbledhjeve tė kolektivit, adhuruesit e zborit, burgjeve, internimeve, pushkatimeve, punės me turne, bunkerave.

Tė llafosesh pėr Korēėn pa thėnė dy fjalė pėr magjepsjen e saj mė tė hatashme, periferinė e saj nė mbrėmje, zėre se s’ke thėnė asgjė;

Shkėlqar Voskopoja. Rrezar Shėn Prodhomi. Vizllin Liqeri. Ngrysur Mal’ i Thatė. Vrėnjtur Ivani. Zgjuar Gora. Fle Opari. Rrjedhin kruajt e Gorės. Paqe Prespa. Rrjedh Devolli. Raki’ heq Sovjani. Dehet Plasa. Aheng Zvirina. Fresk Dardha. Zheg Pirgu. Dasmė Lubonja. Krisėm Korita. S’pipėtin Dvorani. Ulėret Ormani. Qan Qarri. Zjarr e flak’ Starja. Zymtohet Valamara. Vrėnjtet Helmėsi. Urtė Nizhaveci. Gjurulldi Kapėshtica. Prush nėn kazana Boboshtica.Llaē e tulla Pojani. Valle hedh Bulgareci. Afėr, fusha. Larg, fshatra. Mė tutje, zjarre ēobenjsh. Edhe mė larg, horizonti, qielli. Akoma mė larg, s’dihet se ēfarė.

Thonė se Korēės do t’i vijė fundi kur Mali i Thatė tė bėhet sa njė kokėrr arrė. Domethėnė kurrė.

25/08/2014 • By Edison Ypi

Mapo