Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Aj llav letėrsi!

    Arti i ecjes

    Flitet shpesh per zbulimin e ngadalesise ne ecje, por cfare do te thote te ecesh ngadale?
    Perceptimi i shpejtesise ne udhetimin tone eshte me e brendshme. Mes nje ecjeje te shpejte dhe asaj te ngadalte ne fund te fundit nuk ka ndonje diference te madhe nese i futim keto dy shpejtesi ne parametrat me te cilet jemi mesuar, sepse perceptimi i shpejtesise eshte bazuar me mjete me te shpejta, qe ecin 50 apo 100km/ore. Te dyja bashke si e shpejta edhe e ngadalta jane shpejtesi te ngadalta. Atehere pse disa here ndihemi sikur na merret fryma, por nuk dijme te ngadalesojme?
    E bukura e nje udhetimi te gjate shumeditor eshte se provojme te gjitha situatat e mundshme. Fillojme me nje hap dhe dora-dores qe hyjme ne stervitje permiresohemi pa ndjere me lodhje. Por me pas ngadalesojme, ne fund te fundit nuk po vrapojme nga asnje ane, ecja jone eshte sa gjysma e udhetimit tone, ndihemi mire keshtu, madje madje nuk duam me te arrijme deri ne fund. Pikerisht per kete ngadalesojme. Ditet e fundit te nje udhetimi te gjate ecim kot nga frika per t'u kthyer ne shtepi, nga frika per te nderprere ate gjendje te kendshme ne te cilen gjendemi.
    Nese per ndonje arsye jemi te detyruar te nxitojme nga tre km/ore ne pese km/ore, dakort, por jemi te stresuar. Eshte pikerisht stresi qe ben dallimin, qe na pengon te jetojme te qete udhetimin tone, mosditja e te jetuarit te tashmen dhe qe shohim vetem mberritjen. Ne kete pike ecja behet me gulcim, ecja nga normale na duket e nxituar, sepse e ndjejme jo te natyrshme.
    Kjo do te thote te ecesh ngadale, te dish te jetosh te tashmen pa u nxituar, te ndjesh te ecuren duke u ndalur dhe vezhguar nje lule apo te bisedosh me dike, duke e ditur qe meqe kemi gjithshka me vete mundemi edhe te vonohemi, asnje nuk po na pret gjekundi, nuk rrezikojme asgje. Per kete ecja ne autonomi te plote, ne liri, ku torba behet shtepia jone ne te cilen kemi tenden, vete jetesa, gjerat e nevojshme jane me terapeutike. Mundemi te ndalemi kur te duam. Eshte gje e bukur te studish ndalesat, te studjojme se ku duam te arrijme sot, shikojme e rishikojme harten 100 here ndersa po udhetojme, por gjeja me e bukur eshte kur nderron programin, te ndalosh sepse shikon nje lendine te bukur, nje burim, sepse shikon dicka qe nuk ishte ne harte, ose te shkojme me tej pasi mund te jemi shume shpejt dhe akoma deshirojme te ecim...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elian70 : 24-08-2014 mė 15:19
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Aj llav letėrsi!

    Mendimi i dashurise si nje pluhur magjik

    Fjala i jep forme mendimit, perforcohet ne mendjen e njeriut si dhe atij qe e ndjen tingullin e saj. Per kete, ata qe jane akoma te paafte te dridhen me efikasitetin e nevojshem jane menderisht te dobet, se vetem me fjalen mund te kuptojne, edhe pse jo gjithmone. Cdo burre me vullnet te forte eshte i afte te projektoje mendimin e tij drejt te tjereve, ne menyre te ndergjegjshme per te sygjeruar ide, te ndihmoje ate qe vuan.
    Mendimi per dashurine eshte nje pluhur magjik qe fillon nga vetja dhe pershtjell personin qe ti mendon, e mbron dhe e ndihmon. Shpirti i tij e paralajmeron ate gjithnje edhe pse personalitetin nuk ja ka marre era. Por efekti eshte i sigurt, sepse mendimi eshte nje force e vertete dhe konkrete qe njeriu i zakonshem e injoron.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elian70 : 24-08-2014 mė 14:57
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Aj llav letėrsi!

    Eljostelio,


    Ke ndrru xhini?

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Aj llav letėrsi!

    A mund t'i ngjajme edhe gjinkalles?

    Milingona eshte kapitaliste. Gjinkalla e ngadalte.
    Fabula e famshme e Fontenit nuk i ka perdorur ndonjehere keto terma, por ne fakt personazhet e tij famoze perfaqesojne pikerisht keto karakteristika.
    Perrallen e dine te gjithe ku gjinkalla kendonte gjithe beharin, ndersa milingona punonte qe mos t'i mungonte ushqimi ne dimer. Vjen koha dhe milingona hakmerret duke i thene: - A kendove? Shume mire...tani hidh edhe valle! Ndersa gjinkalla eshte e destinuar te ngordhe urije, milingona gezon te mirat materiale te akumuluara ne vere. Ne fabulen e Fontenit morali mbron milingonen qe ne fakt nuk eshte personazhi vituoz, por gjinkalla. E lexon dhe e rilexon fabulen, por arrin nje moment qe nuk mund te quhet paradoksal, por nje e vertete e re. Paralelizmi me te sotmen qendron ne faktin qe milingona deshmon sistemin ekonomik te akumulimit dhe te mirave materiale qe kane cuar ne shfrytezimin e pakuptimte te burimeve tokesore qe ne ekonomi quhet: i ashtuquajturi zhvillim i paqendrueshem. Po gjinkalla? Gjinkalla nga ana e saj perfaqeson nje model jetese te ndryshueshme, e jo vetem te orientuar ne nje zhvillim te qendrueshem, por edhe ne renie. Ne ekonomi keto quhen dy modelet e te sjellurit: rritja e pakontrolluar dhe praktika e limitit.
    E para shkakton konkurrencen, konsumizmin e shfrenuar, ndarje mes personave, nxitimet rrenuese dhe te keqija te tjera qe kercenojne ekuilibrin e njeriut.
    E dyta preferon vlera qe duhen zbuluar; maturia, kooperimi, mireqenia te kuptohet si mireqenie, frymemarrje e pergjithshme, bashkim, ngadalesi.
    Nese imitojme milingonen nuk na mbetet vecse vetshkaterrimi, nese imitojme gjinkallen jo vetem qe i largohemi perfundimisht spektrit katastofik, por rikuperojme nje menyre jetese ne harmoni me natyren tone e te qenit inteligjent, por njekohesisht te brishte dhe jeteshkurter. Mos eshte utopi? Utopia nuk eshte nje realitet i pa realizueshem, por nje objektiv i veshtire per t'u arrire edhe pse duhen kaluar shume veshtiresi. E pra humanizmi duhet te lundroje nga era teknologjike dominuese drejt nje ere ekologjike te harmonise.
    Morali:
    Milingona duhet te behet pak gjinkalle. Gjinkalla duhet te behet pak milingone. Njeriu duhet te ndjeke nje jete te ndryshueshme.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Aj llav letėrsi!

    Ajri i majave te larta

    "Kush di te thithe ajrin e shkrimeve te mia e di qe eshte nje ajer i majave te maleve, nje ajer i forte. Duhet te jesh i lindur per te thithur kete ajer, perndryshe rrezikohesh jo pak, te ftohesh aty lart. Akulli eshte afer, vetmia e madhe, por paqja ndricon gjithshka! Sa mire qe merret fryme lirshem! Sa copeza jete ndjejme poshte nesh! Filozofia, ashtu sic e kam kuptuar dhe jetuar deri me sot eshte jeta qe dua mes akujve dhe lartesive - kerkimi i cdo gjeje qe ekzistenca ka te cuditshme dhe problematike, i cdo gjeje qe deri tani ishte ndaluar nga morali. Nepermjet eksperiences se gjate te rrugeve te ndaluara mesova te marr ne konsiderate shkaqet per te cilat deri me tani kane qene moralizuese dhe idealizuese ne menyre mjaft te ndryshme nga ajo qe kerkon zakonisht: m'u ndez drita mbi historine sekrete te filosofeve, mbi psikologjine te emrave te tyre te medhenj. Sa te vertete mund te duroje, sa te vertete mund te guxoje nje njeri? Kjo eshte bere gjithnje e me shume njesia ime e vertete matese."

    "Nder shkrimet e mia, Zarathustra qendron me vete. Duke ja dhuruar humanitetit, i bera dhuraten me te madhe qe ka patur ndonjehere. Ky liber, nje ze qe do kaloje ne mijevjecare, jo vetem qe eshte libri me i larte qe mund te ekzistoje, libri i vertete i majave - qe njeriu i qendron poshte ne nje distance te madhe -, por eshte edhe me i thelli, i krijuar nga nje pasuri e brendshme e se vertetes, nje burim i pashtershem ku nuk mund te bjere kova pa u mbushur me ar dhe miresi."

    "Une do te kaloje ne mes te njerezve si ne copat e te ardhmes, te asaj te ardhme qe une kam parashikuar".

    "Eksperimentimi me vete jeten - vetem kjo eshte liria e shpirtit, pikerisht kjo u be per mua filozofia".

    Friedrich Nietzsche, nga Ecce Homo (1888) dhe nga Frammenti e postumi (1888)
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Aj llav letėrsi!

    A mund te perkufizohet koncepti i letersise?

    Letersia eshte materiali qe i ofrohet interpretimit, i cili nese eshte profesional ka nje lloj detyre morale te jete i ndershem, apo te themi te filloje gjithnje nga teksti, te jete gjithnje e lidhur me tekstin, me kriteret absolutisht jashte mode, me detyrat qe perbejne te vetmen forme te ashper qe mund t'i kerkohet atij qe merret me letersine si personi i duhur i saj. Letersia atehere behet nje mjet i shkelqyer komunikimi e me vlera te jashtezakonshme...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •