Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Të blesh për një euro, shtëpi ne Sicili

    Të blesh për një euro, shtëpi ne Sicili



    Bëhet e juaja për çmimin e një filxhani kafe. Është fjala për një shtëpi historike me tjegulla argjile në një fshat kondrinor në Itali. Në fakt ,me çmimin e një mëngjesi të plotë anglez, mund të blesh 10 apo 12 të tilla.
    Një fshat në Siçili që ka pësuar dekadat e fundit rënie të ndjeshme të popullsisë që e ka lënë atë thuajse në harresë të plotë, ka gjetur një ide krejt origjinale për t’u marrë me problemin e që në pamje të parë duket si një ofertë shumë e mirë për t’u refuzuar. Fshati ka vendosur të shesë shtëpitë e boshatisura me çmimin 1 Eur. Me kursin e sotëm 134,6 Lek.

    Emri:  sicili.jpg

Shikime: 900

Madhësia:  108.2 KB

    Gangi është një fshat në Siçilinë qendrore, i vendosur në majë të një kodre mes fushash të mbjella me grurë dhe lëndina të pyllëzuara, rreth 1 orë me makinë deri në rezortin piktoresk të Cefalu. I themeluar në shekullin 12, ai ka një kështjellë mesjetare dhe shumë rrugë me pejsazhe fantastike fshati. Këshilli vendor do të shesë rreth 20 shtëpi, shumë prej të cilave thuajse të rrënuara të cilat janë të trashëguara nga banorë vendas të cilët nuk kanë para, ose nuk duan t’i rinovojnë ato. Cmimi qesharak dysheme shoqërohet me disa kushte, të cilat nuk janë të vështira për t’u përmbushuar dhe as shumë të kushtueshëm. Blerësit duhet të paguajnë 5000 Euro garanci për këshillin vendor si siguri që prona do të rikonstruktohet dhe nuk do të braktiset. Paratë u kthehen blerësve, sapo shtëpia të jetë riparuar.

    Emri:  sicili2.jpg

Shikime: 782

Madhësia:  68.1 KB

    Pronarëve u jepen 5 vjet kohë për ta kthyer shtëpinë në një standart të banueshëm. Pjesa më e madhe e tyre janë në gjendje jo të mirë, ose të rrënuar, me një kosto riparimi të përllogaritur rreth 35000 Euro. Blerësit gjithashtu duhet të paguajnë kostot ligjore që kanë lidhje me proçedurat e blerjes, rreth 6,000 Eur për pronë, në varësi të vlerës së taksueshme.

    Këshilli i Gangit e mori këtë iniciativë të pazakontë rreth dy vjet më parë, por me asnjë këshilltar, apo kujdestar projekti që të fliste anglisht rezultoi e pamundur për të parë ndonjë rezultat. Tani fshati me 7000 banorë i është drejtuar për ndihmë një qytetareje suedeze të quajtur Marie Wester. Ajo jeton në Siçili dhe punon si këshilluese pronash për shit - blerje. Ajo ka filluar tashmë të informojë blerës të ndryshëm në Britani, Suedi, Amerikë dhe Suedi. “Banorët e Gangit duan të tërheqin të huajt në fshatin e tyre, sepse po kërkojnë të rigjallërojnë jetesën këtu,” thotë Wester. "Që kur kam filluar të merrem me këtë projekt ka pasur shumë interes. Mendoj se është një pazar i mirë.”

    Që prej 7 vjetësh në Itali, Wester ka arritur të bëjë dhe një preventiv shpenzimesh për rikonstruksionin e plotë të shtëpive nëse ai merret përsipër nga punëtorë vendas. Thuajse të gjitha shtëpitë në shitje ndodhen brenda qendrës historike të Gangit dhe kanë nevojë për rikonstruksion të çatisë, tavanit, lidhjeve elektrike, tubacioneve të ujit, etj me një kostro të përafërt rreth 35000 Euro për shtëpi.

    "E vetmja pikë jo e fortë është se fshati nuk është shumë pranë bregdetit, por sidoqoftë është fshat shumë i këndshëm mesjetar, shumë i pastër, i mbajtur mjaft mirë e me banorë shumë miqësorë.” Dy shtëpi u blenë një javë më parë nga një biznesmen Italian me banim në Abu Dabi dhe gruaja e tij ruse. "Ata ranë në dashuri me fshatin tonë, me qetësinë dhe ajrin e pastër,” thotë kryetari i bashkisë, Giuseppe Ferrarello. "Kemi marrë tani më shumë se 100 telefonata nga Italia dhe vende të tjera. Jemi gati për të mirëpritur më shumë njerëz.”.

    Emri:  sicili3.jpg

Shikime: 911

Madhësia:  48.2 KB

    Gangi mund të ndodhet në të njejtën provincë me Corleone, fshati i bërë i njohur për lidhjet e tij me Mafian nga librat dhe filmat “Kumbari”, por të huajt nuk kanë pse i tremben Cosa Nostra-s. “Mafia ekziston, sigurisht, por operon në një nivel krejt tjetër. Ata janë të interesuar për projekte ndërtimi shumë milionë eurosh e jo për rinovime të kësaj natyre,”thotë Wester. “Ka blerës që tremben duke menduar se nëse vijnë këtu do shohin mafiozë me armë nëpër rrugë, po sigurisht që nuk është kështu.”

    Oferta “Një Euro për një shtëpi”vjen një muaj pasi një tjetër fshat në Alpet italiane doli në shitje në eBay për 245.000 Eur. Calsazio kishte një popullsi prej 80 vetësh para disa vitesh, por emigrimi dhe dëshira e të rinjve për të jetuar në qytet e ka ulur numrin e banorëve vendas që ende jetojnë aty në vetëm 8.



    Lapsi.al

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Të blesh për një euro, shtëpi ne Sicili

    Duket shume shume vend i bukur.

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Për: Të blesh për një euro, shtëpi ne Sicili

    Shqiptarët t'a shfrytëozjnë rastin për të kolonizuar Sicilinë

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Të blesh për një euro, shtëpi ne Sicili

    dmth em 100 euro une markam gjysmen e fshatit???????????

    sa palidhje
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Vinjol për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Të blesh për një euro, shtëpi ne Sicili

    o vinjol a me byc e lexove artikullin ?

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Të blesh për një euro, shtëpi ne Sicili

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    o vinjol a me byc e lexove artikullin ?


    nuk thu ti shyqyr qe e lexova.... aq pergjumesh qe isha uneeeeeeeeeee jam shpreh mire
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Të blesh për një euro, shtëpi ne Sicili

    po mir e burr kur t zgjohesh ik laj 1 her syt e pastaj hap forumin se nis e shkruan kot

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Të blesh për një euro, shtëpi ne Sicili

    1€("cmimi") + 5000€ (garanci bashkise) + 6000€(kostot ligjore) + 35.000€ (riparim) = 46001€ - 5000€ (garancine e bashkise) nese na i japin???!!! = 41001€

    5000€ per pese vjet, po ti futesh ne banke sa del fitimi nga perqindja?
    Sa metra katrore ka shtepia?
    Cfare shtepie mund te ndertosh ne Shqiperi me kete shifer?
    Ja vlen nje shtepi ne fshat apo ne qytet?
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •