Pėrse Islami?

Ismail Faruku


Nė Islam ėshtė e pranueshme dhe e drejtė tė bėhet pyetja: "Pėrse Islami?". Ēdo parim nė Islam i nėnshtrohet analizės dhe shqyrtimit. Asnjė fe tjetėr nuk ėshtė e gatshme t'ia nėnshtrojė kėsaj pyetjeje parimeve bazė tė besimit tė saj. Pėr shembull shenjti Thomas Akuinas, teologu i krishterė mė racional, e ndaloi pėrdorimin e arsyes, kur bėhej fjalė pėr parimet themelore tė besimit tė krishterė. Pastaj ai u pėrpoq tė justifikojė besimin. Pra pyetja: "Pėrse Krishterimi?" nuk lejohet. Megjithatė Allahu e fton pėr tė bėrė pyetjen: "Pėrse Islami?".
Islami ėshtė gjithashtu njė sistem racional, qė jo vetėm lejon bėrjen e pyetjeve, por e ngre dijen nė njė nivel tė ri dinjiteti dhe respekti. Asnjė fe tjetėr nuk e ka lartėsuar dijen dhe kėrkimin e saj, aq sa Islami. Nė fakt, pėr herė tė parė nė historinė e njeriut njė libėr fetar i ftoi njerėzit, tė pyesnin pėr krijimin e universit dhe deklaroi, se nė tė (nė univers) kishte shenja pėr njerėzit e dijes. Nė Islam gjithēka i nėnshtrohet kėrkimit racional.
Islami ka ndaluar vetėm bėrjen e pyetjes nė lidhje me njė gjė dhe kjo ėshtė diēka qė arsyeja nuk mund ta trajtojė. Megjithatė kjo nuk nėnkupton njė qėndrim kundėr-intelektual. Gjėja e vetme, pėr tė cilėn Islami ka deklaruar se nuk ėshtė brenda kapacitetit tė mendjes sė njeriut, ėshtė thelbi i qenies sė Zotit. Njeriu nuk mund ta perceptojė asnjėherė kėtė, sepse Ai, Allahu, ėshtė transcendent. Megjithatė vullneti, qėllimi, veprat, qėllimet dhe ndikimet e Tij mund tė njihen.
Edhe ritet e Islamit mund tė shqyrtohen nė mėnyrė racionale. Pėr shembull, shpjegimet logjike dhe racionale mund tė bėhen pėr kohėn e namazeve, numrin e rekatėve tė namazit, madje edhe pėrse duhet tė pėrthyejmė gishtat e kėmbės gjatė namazit. Sigurisht myslimani ėshtė gjithmonė i vetėdijshėm, se pėrgjigja qė ka marrė nga hetimi racional, nuk ėshtė i plotė. Ajo nuk mund tė pranohet pėrfundimisht si shpjeguese e tė gjitha fakteve. Ajo mund tė jetė e gabuar ose e paplotė. Megjithatė Islami i nxit ndjekėsit e tij tė pyesin: "Pėrse Islami?". Islami ėshtė njė fe intelektuale dhe historike. Nuk ka sekrete dhe tė fshehta, qė nuk mund tė kuptohen nga njeriu i zakonshėm.
Islami kuptohet mė me lehtėsi
Islami nuk paraqet pengesa pėr mendjen. Ai nuk bėn pohime, tė cilat e pushtojnė mendjen. Ai nuk i paraqet njeriut, atė qė intelekti njerėzor nuk mund ta kuptojė. Tė gjithė mund ta kuptojnė Islamin, sepse ai ėshtė njė fe universale. Megjithatė, pėr shembull hinduizmi ligjėron idhujtarinė pėr mė pak tė edukuarit, sepse ashtu siē thotė ai, jo tė gjithė njerėzit mund ta kuptojnė fenė e lartė tė priftėrinjve brahminė.
Mesazhi universal
Islami nuk e detyron njeriun tė zgjedhė mes feve tė ndryshme, sepse ai i ka pėrfshirė tė gjitha mėsimet thelbėsore tė tė gjitha feve nė mesazhin e tij universal. Koncepti islam ėshtė, se Allahu i dėrgon ēdo populli tė dėrguarin e Tij dhe se nė fenė ose ideologjinė e tyre aktuale ata duhet tė kenė ruajtur njė pjesė tė sė vėrtetės nga mėsimet e tyre origjinale tė asaj feje, qė ishin sigurisht, mėsimet e fesė sė lashtė (din al-fitra) ose me fjalė tė tjera, tė Islamit.
Islami e konsideron dialogun ndėrfetar si diskutim tė brendshėm, jo si njė diskutim me tė jashtmit, sepse nga perspektiva e tij gjithė njerėzit janė anėtarė tė njė vėllazėrie fetare universale. Prandaj ndryshimet qė Islami i ka me fetė e tjera, konsiderohen si ndryshime tė brendshme. Sigurisht, Islami i kritikon disa hebrenj dhe tė krishterė, tė cilėt e kanė interpretuar gabimisht besimin e tyre, megjithatė kjo kritikė bazohet nė faktin, se ata janė larguar nga mėsimet origjinale tė fesė sė tyre.
Prandaj Islami ishte feja e parė nė botė, qė bėri thirrje pėr ekzaminimin kritik tė teksteve fetare. Nė tė vėrtetė myslimani u thotė feve tė tjera: "Le tė shqyrtojmė se bashku librat e shenjtė tė feve tona, tė krahasojmė pėrmbajtjet me mėsimet origjinale tė feve tona respektive dhe tė analizojnė sa kemi zbatuar dhe sa jemi larguar nga mėsimet origjinale". Si rrjedhim myslimanėt nuk i sulmojnė asnjėherė fetė e tjera.
Megjithatė, pėr besimtarin e fesė hindu, nėse ai nuk ka lindur nė Indi, ai ėshtė i papastėr; pėr hebrenjtė ligji i shenjtė u kushtohet vetėm atyre dhe pėr tė krishterėt nuk ka shpėtim jashtė kishės. Megjithatė Islami i pranon parimet morale personale dhe vlerat e Jezusit, konceptin e ēlirimit tė qenies njerėzore nga materializmi qė gjendet tek hinduizmi, si dhe etikėn praktike pėr harmoninė nė shoqėrinė njerėzore qė gjendet tek konfucianizmi.
Toleranca fetare
Islami ėshtė tolerant nė lidhje me fetė e tjera dhe i konsideron ato si tė ligjėruara nga ana fetare, ose (sipas ligjit). Duke i pranuar fetė e tjera si tė ligjshme, si rrjedhim Islami i pranon pėrkrahėsit e tyre. Asnjė fe tjetėr nuk u ka dhėnė trajtim tė barabartė feve tė tjera, ashtu si ka bėrė Islami pėr mė shumė se 1400 vjet. Dihet se Judaizmi dhe katolicizmi romak ishin tė paligjshėm nė kohėn e mbretėreshės Elizabeta I. Nė Spanjė nėn drejtimin e Ferdinandit dhe tė Izabelės, ishte e paligjshme, qė tė kishe fe tjetėr pėrveē katolicizmit dhe myslimanėt e hebrenjtė duhet tė zgjidhnin pagėzimin, dėbimin ose vdekjen. Nė Lindjen e Mesme, disa sekte tė krishtera, tė cilat u asgjėsuan brutalisht nga tė krishterėt nė Evropė, kanė mbijetuar gjatė 14 shekujve tė sundimit mysliman. Regjimet laike nuk e respektojnė fenė. Ata e pėrbuzin atė.
Toleranca e feve tė tjera nė Islam vjen nga respekti, sepse Islami thotė, se tek ēdo njeri ka njė fitra tė pazhvilluar ose pastėrti tė mbjellė tek tė gjitha qeniet njerėzore qė nė lindje dhe nė ēdo fe ka njė lloj themelor tė -s fillestare.
Pafajėsia e qenies njerėzore
Islami deklaron se njeriu ka lindur i pastėr. Njeriu nuk ka lindur i keq, por u krijua i mirė dhe u pajis me aftėsi pėr tė kryer detyrat e tij. Nga kėndvėshtrimi islam, drama e jetės sė njeriut ėshtė diēka qė ndodh pas lindjes dhe jo mė parė. Islami nuk e konsideron njeriun si degradim tė hyjnores, por si njė njeri me instinkte qė janė tė mira dhe tė pastra.
Qenia njerėzore: njė tėrėsi integrale
Islami nuk e ndan shpirtin dhe jetėn e njė njeriu nė dy pjesė, domethėnė nė fetare ose etike dhe verbale ose materiale. Islami e konsideron njeriun si njė tėrėsi integrale. Tė gjitha veprimet dhe instinktet e tij janė pjesė e ekzistencės sė tij bashkė me shpresėn, frikėn, sigurinė, besimin dhe bindjen.. Islami dėshiron, qė tė gjitha kėto tė lidhen natyrshėm dhe si rrjedhim mund tė themi, se Islami ėshtė mishėrimi i shėndetit mendor. Islami e konsideron punėn e njeriut, madje dhe marrėdhėniet intime si veprim adhurimi.
Jeta e mbushur me qėllime dhe kuptim
Islami e merr seriozisht botėn e jetės dhe tė ekzistencės, duke deklaruar se ajo ėshtė plot kuptim dhe me qėllime. Jeta nuk ėshtė sport dhe as e paqėllimtė. Nga perspektiva islame, gjithēka ka kuptim, sepse koncepti i qėllimit tė Zotit nė krijim i jep kuptim jetės njerėzore. Myslimani nuk mėrzitet asnjėherė nga jeta; nė Islam nuk ka shqetėsim ekzistencial. Myslimani mund tė shohė tek gjithēka funksionimin e qėllimeve tė mira tė Krijuesit hyjnor. Myslimani jeton nė njė botė, ku jeta ka shumė kuptim dhe qėllime dhe kjo do tė thotė, se myslimani nuk e humbet asnjėherė ekuilibrin e tij mendor. Nė fakt sėmundja mendore ėshtė shumė e rrallė nė komunitetin mysliman.
Botėpohues
Islami ėshtė pohues i botės. Pėr myslimanin bota ėshtė e mirė. Ajo ėshtė njė bekim, ajo ėshtė krijuar e mirė, qė tė shijohet. Islami nuk e konsideron botėn si djall, ajo nuk vlerėsohet si satanike ose e keqe. Ajo nuk ėshtė njė mbretėri e degraduar. Bota ėshtė mbretėria e vetme; bota tjetėr nuk ėshtė mbretėri, por vetėm njė vend gjykimi pėr veprimet e njeriut gjatė jetės sė tij. Pėr myslimanėt bota ėshtė njė vend i bukur; perlat, veshjet dhe kuajt duhet tė shijohen. Ajo qė ėshtė e gabuar ėshtė keqpėrdorimi i saj sipas ligjit moral. Bota ėshtė e mirė dhe myslimanėt janė tė detyruar ta kultivojnė dhe ta shndėrrojnė atė nė njė kopsht. Procesi i organizimit tė njerėzve si komunitet ėshtė detyrė fetare.
Asnjė teori, ideologji apo fe nuk krahasohet me qėndrimin e Islamit pėr botėn. Tė gjithė myslimanėt duhet tė jetė tė pasur dhe tė begatė. Shejtani premton varfėrinė, jo Zoti. Faktikisht, Kurani i ka kritikuar ata, qė u treguan dembelė dhe nuk arritėn tė shpėrnguleshin, tė cilėt nuk arritėn tė ngriheshin me forcat e veta; ata e meritonin atė qė morėn. Tė jesh mysliman, do tė thotė tė jetosh dhe tė jesh besnik ndaj kėsaj bote, por jo mbi dhe pėrtej besnikėrisė ndaj Allahut.
Njė besim social
Pėr ta ndėrtuar kėtė botė dhe pėr ta pėrshtatur atė sipas dėshirės sė Zotit, myslimanėt duhet tė punojnė me njėri-tjetrin dhe jo tė vetėm. Islami ka krijuar njė rend social dhe jo njė rend mistik. Rendi social i Islamit ka forcė qė rregullohet nga ligji, ka sheriatin. Islami dėshiron tė shpallė rendin social, pėr tė urdhėruar pėr mirė dhe pėr tė parandaluar tė keqen. Megjithatė ēdo mysliman duhet t'i korrigjojė gabimet. Kjo ėshtė detyra e tij, po ashtu si ėshtė detyra e tij, tė falet pesė herė nė ditė.
Nė Islam zhytja nė hapėsirė dhe kohė dhe shndėrrimi i botės sipas dėshirės sė Zotit ėshtė prej shkallėve mė tė larta tė besimit. Islami ėshtė veprimi pohues nė njė ambient social. Ai nuk ėshtė as abstrakt as izolues. Islami vendos drejtėsinė dhe njė shoqėri tė rregullt, qė drejtohet nga ligji. Islami siguron drejtėsinė pėr tė gjithė; Medina ka qenė klasė shembullore e shoqėrisė. Ato ditė drejtėsia nuk kishte ēmim. Pėr shekuj me radhė nėn sundimin islam, ēdo qytetar, i cili kishte ndonjė problem, ishte i sigurt se drejtėsia do tė vihej nė vend. Asnjė teori e shoqėrisė nuk mund tė japė aq shumė, sa i ka dhėnė teoria islame shoqėrisė. Shoqėritė, qė bazohen tek raca, gjuha dhe historia, janė prototipa tė botės shtazore, ku qeni ha qenin. Rendi social i Islamit i jep fund kėsaj dhe sjell drejtėsi pėr tė gjithė. Misioni i myslimanit ėshtė, tė sjellė rendin dhe kjo shoqėri ndėrkombėtare e krijuar nga Islami duhet tė pėrēohet tek bota. Si rrjedhim, rendi social islam kėrkon universalitet.
Sistemi universal
Islami siguron njė rend social, qė priret tė jetė jo vetėm universal, por duhet tė bėhet universal. Sistemi islam ėshtė njė sistem pėr rendin botėror dhe duhet tė shpėrndahet nėpėr botė. Nėse nuk pėrhapet nė botė, ai do tė shndėrrohet nė njė formė nacionalizmi, qė ėshtė haram dhe e palejuar nė Islam. Islami ndėrtohet nė bazė tė vlerave, qė janė jo vetėm pėr grupin i cili i mbėshtet, por pėr gjithė njerėzimin. Allahu ėshtė Zoti i gjithė njerėzve dhe koncepti islam i shoqėrisė duhet tė pėrhapet nė gjithė botėn.
A e mohon Islami vlerėn e kulturės dhe identitetit kombėtar, etnik ose linguistik? Jo! Islami e pranon vlerėn e kėtyre grupeve kombėtare dhe etnike. Grupi ka njė perspektivė tė veēantė pėr vlerat, qė ndikojnė tek jeta e njerėzve. Kultura kombėtare nxitet nga Islami, por i nėnshtrohet ligjit universal tė Allahut. Interesat e kombit ose tė grupit duhet t'i nėnshtrohen ligjit moral, sheriatit, qė pėrfshin gjithė njerėzimin. Islami krijoi njė shoqėri botėrore dhe ishte ai, qė 1400 vjet mė parė, krijoi i pari njė sistem pune tė ligjit ndėrkombėtar.
Vetėm nė shekullin e XX perėndimi filloi ta zhvillojė ligjin ndėrkombėtar. Nė perėndim, ligji ndėrkombėtar ekzistonte vetėm nė imagjinatė, deri pas Luftės sė I Botėrore, kur u krijua Lidhja e Kombeve.
Sistemi aktual i ligjit ndėrkombėtar ėshtė mė inferior sesa sistemi islam i ligjit ndėrkombėtar sepse, sipas sistemit islam, ligji i kombeve mbėshtetet nga gjykatat dhe jo nga njė gjykatė e vetme nė Hagė. Ēdo gjykatė qė zbaton sheriatin nė ēdo pjesė tė botės, mund tė dėgjojė njė mosmarrėveshje ndėrkombėtare, ku palėt nuk janė vetėm kombet, por edhe individėt. Nėse duam tė zgjidhim problemet ndėrkombėtare, ne duhet tė bėjmė tė mundur pėr kėdo drejtėsinė sipas ligjit ndėrkombėtar.
Nxitja e harmonisė me mjedisin
Islami ėshtė fe, qė na mundėson tė jetojmė nė harmoni me natyrėn, veten tonė dhe Zotin. Islami nuk e ndan jetėn e njė njeriu, por e bashkon atė. Kjo ėshtė , e mira mė e madhe e Islamit, sepse Islami na siguron lumturinė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Aktualisht njerėzit janė shumė tė dhėnė nė ndjekje tė kėsaj bote, qė ka rezultuar nė shkatėrrimin e ekologjisė sė natyrės; kjo ndodh pėr shkak tė shkatėrrimit tė natyrės sė brendshme tė qenieve njerėzore. Nė kėtė epokė tė pėrparimeve tė paprecedent nė shkencė dhe nė teknologji, ndjekja e tė mirave tė kėsaj bote ėshtė bėrė shkatėrruese e vetvetes, sepse i mungojnė tė gjitha vlerat etike. Si rrjedhim ndjekja e dynjasė (ēėshtjeve tė kėsaj bote) pa mund tė na shpjerė, ose na ka shpėnė nė shkatėrrim. Nga ana tjetėr, ndjekja e pa dynjanė ėshtė vetėm njė ėndėrrim. Islami u kėrkon njerėzve, ta ēojnė botėn pėrpara pa vjedhje, kamatė, apo shkatėrrim tė mjedisit dhe kėmbėngul, qė njerėzit duhet t'i kryejnė detyrat e tyre sipas ligjit moral. Pėr myslimanin pjesėmarrja dhe suksesi nė kėtė botė do tė sigurojė suksesin nė botėn tjetėr. Islami ėshtė feja e vetme, qė siguron lumturinė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Pasi Zoti i ka dhėnė njerėzimit, ēfarė mund tė themi tjetėr pėrveēse "Ne dėgjojmė dhe bindemi dhe tė gjitha falėnderimet janė pėr Allahun, Zotin e botėve".

ardhmeriaonline/com