Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Banori i zjarrit që ka dënimin më të lehtë

    Banori i zjarrit që ka dënimin më të lehtë


    Nu’man ibnu Beshiri ka thënë: Kam dëgjuar profetin a.s të thotë:
    “Në ditën e gjykimit banori i zjarrit, që do të ketë dënimin më të lehtë, është ai person që në shputat e këmbëve i vendosen dy thëngjij dhe për shkak të tyre i zien truri”.
    Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai kujton se askush tjetër nuk ka ndëshkim më të rreptë se i tiji, ndërkohë që ai ka ndëshkimin më të lehtë.”[1]


    Kuptimi i disa idiomave:

    Banori i zjarrit: flitet për jobesimtarët që janë aty përgjithmonë.
    Shputat e këmbëve: pjesa e poshtme e këmbëve që nuk cek tokën gjatë ecjes.

    Dritë mbi kuptimin e hadithit:

    Ky hadith profetik flet qartë për ndëshkimin e rreptë dhe të ardhmen e keqe të banorëve të zjarrit, saqë ai që ka ndëshkimin më të lehtë i zien truri nga thëngjijt që i janë vënë në shputat e këmbëve. Ai kujton se ka ndëshkimin më të rreptë nga dhimbjet, llahtaria dhe nga shkatërrimi i zemrës, për shkak të thëngjillit të ndezur, që ia ka shndërruar trurin në një lëng që zien. Po përsa i përket pjesës tjetër të trupit?!
    Disa transmetime të tjera sqarojnë, se personi në fjalë është Ebu Talibi, xhaxhai i profetit a.s, i cili ka ndëshkimin më të lehtë, sepse ai e ka mbrojtur dhe ka penguar dëmet, që idhujtarët i sillnin profetit a.s. Ai e donte jashtëzakonisht atë, por megjithatë nuk besoi, për shkak të fanatizmit, mendjemadhësisë dhe ndjekjes së dëshirave të elitës së idhujtarëve, të Ebu Xhehlit dhe të tjerëve.
    Imam Muslimi transmeton se ibnu Abasi (r.a) ka transmetuar se profeti a.s ka thënë: “Ndëshkimin më të lehtë në zjarr e ka Ebu Talibi, i veshur me sandale dhe për shkak të tyre i zien truri”.
    Ashtu siç është transmetuar në një hadith tjetër, se kur Ebu Talibit i erdhi agonia e vdekjes, profeti a.s shkoi tek ai dhe gjeti pranë tij Ebu Xhehlin dhe Abdullah ibnu Ebi Umeje ibnu Mugire. Profeti a.s tha: “O xhaxha, thuaj nuk ka zot tjetër përveç Allahut, fjalë me të cilën mund të dëshmoj përpara Allahut për ty”. Ebu Xhehli dhe Abdullah ibnu ebi Umeje thanë: “O Ebu Talib, a do ta braktisësh fenë e Abdul Mutalibit?” Profeti a.s vazhdonte t’ia përsëriste ato fjalë, derisa më në fund Ebu Talibi tha: I përkas fesë së Abdul Mutalibit dhe refuzoi të dëshmonte, se nuk zot tjetër përveç Allahut. Për këtë ndodhi zbriti ajeti kur’anor: “Ti nuk udhëzon atë që do, por Allahu udhëzon atë që dëshiron”.
    Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet, se Ebu Talibi i tha profetit a.s: “Nëse kurejshët nuk do të më turpëronin e të thonin që e bëri këtë nga frika, atëherë do ta plotësoja dëshirën që të kënaqeshe”.
    Kështu pra, Ebu Talibi insistoi që të mos tradhtonte fenë e të parëve, refuzoi të dëshmonte shehadetin, këmbët i mbajti të ngulitura fort në fenë e shtrembëruar të popullit të tij dhe plotësoi dëshirën e idhujtarëve, shokëve të këqinj, si shembulli i Ebu Xhehlit që e detyruan të futej në një përfundim të keq duke ia prishur jetën e botës tjetër. Ndëshkimi i tij është pikërisht nga këmbët, sepse ai me to qëndroi i palëkundur në fenë e baballarëve të tij dhe ndëshkimi vjen sipas asaj, që ke punuar.

    Përfitimet e nxjerra nga hadithi:

    1- Besimi është baza e pranimit të punëve dhe rruga e shpëtimit nga zjarri.
    2-Llojet e ndryshme të ndëshkimit në zjarr. Ai që ka ndëshkimin më të lehtë, trupi i shkrihet dhe truri i zien.
    3- Ndjekja e pasionit të shpirtit dhe shoqërisë së keqe është një sëmundje vrasëse.

    [1] Transmeton imam Buhariu: 6193 dhe imam Muslimi: 213

    ardhmeriaonline/com
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Banori i zjarrit që ka dënimin më të lehtë

    Cna i ve keto pacavure ketu? postoi andej nga forumi tuaj
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Banori i zjarrit që ka dënimin më të lehtë

    Ja përse "Zoti" im është më i mirë se Zoti i Abrahamit, sepse Zotit tim nuk i pëlqejnë trut e ziera apo paçet me këmbë mëkatarësh !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Banori i zjarrit që ka dënimin më të lehtë

    Zoti kur ndau trute nuk e dinte qe shqiptaret ishin ne emigracion....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •