Depresioni është sëmundja e vetmisë

Njerëzit që vuajnë prej depresionit nuk mund të shpëtohen nëpërmjet ilaçeve, edhe pse ato mund të rikthejnë një gjëndje të qëndrueshme, është e nevojshme që këta persona të hapen në shoqëri.

A lonely girl looking out of a high-rise flat.“Vetëm dhe pa rroba deri në izolim të plotë,” shkruan novelisti Amerikan: Michael Wolfe në novelën e tij të vitit 1929 “Look Homeword, Angel. Në skutën e saj të errët, ne as që e njohëm dot fytyrën e mamasë tonë; prej burgut të mishit të saj mundëm të arrinim në burgun e heshtur dhe të pafjalë të kësaj toke…Tek e fundit, cili nga ne nuk është një “i huaj dhe i vetëm?”

Një studim i kryer së fundmi ka dalë në përfundimin se 1 në 10 persona në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar se nuk ka miq dhe 1 në 5 raporton se nuk ndihet i dashur nga shoqëria. Ata që kanë shoqëri të vazhdueshme, jetojnë në mënyrë më të shkujdesur në krahasim me të tjerët që nuk dalin dhe nuk shfaqen në shoqëri e janë thuajse të padukshëm në grupe sociale. Meqë kam shkruar për depresionin disa herë, shumë njerëz më kanë kërkuar këshilla, duke përshkruar pështjellimin e ndjenjave, realitetin e zymtë dhe mungesën e dashurisë që sjell kjo sëmundje. “Kam qënë thellësisht e palumur, e ç’është më e keqja nuk mundesha ta ndaja gjëndjen time me askënd,” tregon një grua me emrin Claudia Waever. “Iu shmanga çdo kontakti me botën.”

Me ardhjen e erës së facebook- ut, ka ndryshuar disi koncepti i të bërit miq. “Por, miqtë në jetën reale japin një ndjesi krejt të ndryshme të intimitetit, në raport me ato virtualë.” Ndjenja e të ndarit jetën tënde me dikë që kujdeset për ty- i cili gëzohet më gëzimet e tua dhe shqetësohet nëse ti trishtohesh, duke edhe të të dhënë një dorë nëse ti mbetesh pa shpresë nuk ka çmim. Por, nuk përjashtohet edhe mundësia që mund të ndjehesh e mbyllur në një burg, edhe në mes të një qyteti shumë të madh e të zhurmshëm.

Prof. Simon Wessely, presidenti pasues i Royal College i Psikiatrisë, ka bërë me dije se vetëm 1/3 e njerëzve që vuajnë nga shqetësime mendore marrin medikamente të llojeve të ndryshme, që do të thotë se numri i medikamenteve të efektshme mbi sëmundjen është edhe më i vogël. Është tashmë e ditur se trajtimi i sëmundjeve mendore është mjaft i kushtueshëm, dhe në situatën aktuale ekonomike, shpesh mungojnë paratë për blerjen e tyre.

Depresioni është sëmundje e vetmitarëve. Shumë prej njerëzve që nuk trajtohen, u largohen shoqërisë sepse u mungon vitaliteti që kërkon ajo. E prandaj është e vështirë për ata të kuptohen prej të tjerëve apo aq më keq të dëgjojnë këshilla ngushëlluese. Rasti i fundit i vetëvrasjes së aktorit të mirënjohur Robin Williams, vërteton madje se as një karrierë e suksesshme profesionale, nuk ndihmon aq shumë në kapërcimin e agonisë së mundimshme që sjell depresioni. Dashuria- që jep dhe merr nga të tjerët- shpesh vjen në ndihmë jo sepse përmirëson simptomat e depresionit, por sepse u kthen njerëzve shpresën se jeta ia vlen të jetohet nëse ata përmirësohen. U jep atyre një vatër ku mund ta pranojnë hapur shqetësimin e tyre dhe pranimi është hapi i parë drejt zgjidhjes së problemit.

Me siguri, do të ishte paksa arrogante për njerëzit që kanë shumë miq, të tregojnë keqardhje për ata që nuk kanë. Disa të tjerë, që nuk kanë miq, mund të afrohen më shumë me prindërit e tyre, më tepër se me shoqërinë, apo mund të jenë më të interesuar për ide sesa për njerëzit e tjerë. Kërkimi tregon se të martuarit janë pothuajse gjithnjë më të lumtur sesa të pamartuarit, edhe pse martesa mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për të gjithë.

Të krijosh një sistem social që bashkon njerëzit në lidhje të ndryshme shoqërore në të cilat ata nuk hyjnë me dëshirë- siç u përpoqën të bënin Viktorianët, në emër të miqësisë së mirë, apo Sovjetikët në emër të komunizmit- nuk është pra se e zgjidh shumë krizën. Të përpiqesh të bindësh njerëzit që nuk duan shoqëri të zgjeruar, se ndoshta do të ndiheshin më pak të vetmuar e për rrjedhim më mirë me veten, gjithashtu nuk mund të themi se është një veprim aq i dobishëm.

Shumë njerëz, edhe pse janë gati të dëshpëruar për dashuri, nuk dinë sesi ta gjejnë atë dhe të shtyrë nga depresioni mbyllen edhe më shumë, duke e bërë të pamundur një ndërmarrje të tillë në jetën e tyre. Por, megjithatë ka disa rrugë për t’u mësuar ketyre personave “gjuhën e ngrohtësisë”. Në këtë mund të ndihmojnë shumë prindërit si edhe mësuesit në shkollë.

Literatura, filmat, poezia, muzika dhe arti tregojnë më qartë sesi është të jesh në raporte të ndryshme miqësore dhe dashurore. Për atë pjesë që është paksa larg nga ky model sjelljeje, psikoterapia gjithashtu mundet të vijë shumë mirë në ndihmë. Shumica prej nesh janë shumë më të vetmuar se zakonisht, për të pasur një jetë të shëndetshme si edhe marëdhënie të mira shoqërore. Miqësia është një cilësi që gjendet thellë brenda nesh, por është gjithashtu edhe një aftësi që mund të mësohet duke u ushtruar.


http://mapo.al/2014/08/depresioni-es...dja-e-vetmise/