Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Njeriu i sė ardhmes - nga Laurant Bica

    Emri:  Prof_Nuri_Abdiu.jpg

Shikime: 1292

Madhėsia:  50.1 KB
    - Kujtesė Profesor Nuri Abdiut -

    1. Nur = Dritė ndaj dhe Nuri = I ndritur


    Si tani e mbaj mend atė moment,kur u ndamė nga njėri tjetri.Kjo ndodhi katėr pesė ditė pėrpara se profesor Nuri Abdiu tė ndahej nga jeta nė moshėn 85 vjeēare mė 27 Prill 2014 nė orėn 3 tė mėngjezit.”Kemi nevojė tė shihemi pėrsėri.”Kėto ishin fjalėt e fundit qė i thamė njėri tjetrit.Pashė pėr herė tė fundit atė,mikun tim tė mirė,qė po largohej ashtu qetė qetė drejt shtėpisė sė vet…N’atė ēast as mund ta mendoja se ajo ishte hera e fundit qė po shihesha me atė njeri fisnik

    Profesor Nuri Abdiu i takon asaj plejade intelektualėsh qė vunė gurė themeli nė arsimin kombėtar dhe luftuan pandėrprerė pėr ta pėrsosur atė – mbi 50 vjet pedagog janė njė jetė e tėrė nė shėrbim tė ēėshtjes sė madhe,arsimit kombėtar.Kontributi i profesorit tė nderuar ėshtė shumė i madh e shumėdimensional.Gjatė tėrė jetės ai pati njė nord,binomin punė dhe atdhetarizėm.Kėto qenė dy busulla pėr tė,qė s’e lanė tė gabonte kurrė.

    Ai lindi mė 1 shkurt tė vitit 1930 nė njė familje fisnike e tė shquar nė krahinėn e Dibrės nė fshatin Sohodoll,fshat i madh i pėrmėndur veēanėrisht pėr traditat e tij,rrėzė malit tė Korabit.Prindėrit e tij,i ati Hazizi dhe nėna Gjylja rridhnin nga familje tė dėgjuara tė zonės,sidomos ishin arsimdashės.Kėtė bėnė pėr djalin e tyre mė tė madh, Nuriun.Sikundėr I shkolluan deri nė fund dhe tre vėllezėrit e tre motrat e tjerė qė do ta pasonin atė.Jo vetėm pėr arsimimin e tyre por gjatė gjithė jetės Nuriu do tė bėhej mbėshtetje e tyre.Ai do ta meritonte emrin vėlla i madh i tyre deri nė fund tė jetės sė vet.

    Prindėrit i vunė njė emėr tė traditės,pa e ditur se ai do tė bėhej,siē u bė Dritė,njeri i ndriēuar pėr vehten e vet,pėr tė afėrmit,pėr tė tjerėt,pėr tė ardhmen,pėr brezin e ri.Tėrė jetėn ai rrezatoi mirėsi e dituri,duke u bėrė njė figurė e nderuar nė fushėn akademike dhe shkencore,njė emėr i shquar nė arsimin publik e jo publik nė vendin tonė.Prindėrit,duke i vėnė emrin Nuri,njė fjalė me origjinė arabe(qė ka kaluar nė gjuhėn turke e nėpėrmjet saj nė gjuhėn tonė dhe vazhdon dhe sot tė pėrdoret) qė dmth dritė,donin tė shprehnin dėshirėn qė biri i tyre tė bėhej i tillė.Dhe ai u bė i dobishėm jo vetėm pėr familjen por pėr Dibrėn,Shkodrėn,pėr krejt Shqipėrinė e mė tej, duke rrezatuar gjithandej.

    Fjala NURI po tė shohėsh fjalorėt,do tė thotė ndriēim,rrezatim,shkėlqim,dritė

    hyjnore,nur.Nė trajta tė ndryshme tė saj,e kombinuar dhe me ndonjė fjalė tjetėr,ajo ka kuptimin njeri shumė i dashur,person i respektuar,me pamje qė tė ngjall respekt,i famshėm,i bekuar,i shenjtė.Nė trajtėn e saj Nurejn,nėnkupton Hėnėn bashkė me Diellin,pra njeriun qė ėshtė zotėrues i kėtyre dritave,qė ėshtė me nur, me dritė.Profesor Nuriu,qė kur filloi shkollėn fillore e pastaj nga klasa e pestė,pra shkolla unike,e deri sa mbaroi tė lartėn jashtė shtetit,bėri jetė konviktori.Pėr njė kohė nė Peshkopi qe dhe nėndrejtor konvikti.Ai e meritoi plotėsisht kėtė emėr tė familjes sė tij fisnike e atdhetare.Nuriu jo vetėm nė vitet e shkollimit por tėrė jetėn rrezatoi dritė,dritėn e arsimit e tė kulturės.Ai u bė “ambasador” i Dibrės nė Shkodėr,i Shkodrės nė Tiranė,i Tiranės nė trojet etnike,nė Kosovė,Maqedoni etj. dhe kudo ai si njė pedagog i shkėlqyer pėrhapi dritėn e arsimit shqip.Ai u bė edukator i brezit tė ri;u bė pedagog i studentėve njė jetė tė tėrė nė tė katėr anėt e Shqipėrisė.

    Dikur pėr Hasan Tahsinin,rilindas me tė cilin u muar edhe prof.Nuri Abdiu,nxėnėsit e tij nė Universitetin e Stambollit apo nė shkollat e tjera tė larta,ku Tahsini dha mėsim, thoshin me krenari:”Kam qėnė nxėnės i Hoxha Tahsinit”.Kėdo qė kam takuar gjatė jetės time,qė ka mbaruar Institutin Pedagogjik tė Shkodrės,sot Universiteti “Luigj Gurakuqi”,sa herė ka rėnė fjala pėr prof.dr. Nuri Abdiun me kėnaqėsi e me krenari tė ligjshme kanė thėnė:” Kam qėnė student i profesor Nuriut”.Ai jo vetėm i donte,i mėsonte por kur duhej nė raste tė veēanta dinte dhe t’i mbronte ata.Prandaj ata pėrgjėroheshin pėr mėsuesin e tyre tė nderuar.Pėr Nuriun, jo vetėm miqtė e dashamirėt por sidomos masa e kuadrove qė ai ka nxjerrė nga duart e tij e kanė konsideruar si Mėsuesi i mijra mėsuesve si Pedagogu ipedagogėve .Mbi tre dekada nė krye tė Institutit tė Shkodrės,mė i rėndėsishmi midis institutevet pedagogjike si Normales sė Elbasanit,Pedagogjikes sė Korēės,Pedagogjikes sė Tiranės etj. nga duart e tij ka dalė njė armatė e tėrė pedagogėsh qė e kujton me respekt,krenari e nostalgji,Mėsuesin e vet,Profesor Nuriun.



    2.Shkencėtari

    Nė 83 vjetorin e lindjes sė Prof.Dr.Nuri Abdiut u tha me tė drejtė nė kremtimin qė u bė nė kuadrin e 7 Marsit se “Profesori i papėrsėritshėm i psikologjisė Nuri Abdiu me punėn e kontributin e tij ėshtė e do tė jetė njė institucion shkencor e pikė reference pėr tė gjithė studiuesit nė fushėn e psikologjisė brenda e jashtė vendit”.Profesor Nuri Abdiu duhet vlerėsuar si njė nga misionarėt e parė qė i takoi detyra qė ta fillonin ēdo gjė nga e para,si hartimin e programeve e leksioneve,tė teksteve tė psikologjisė e pedagogjisė pėr shkollat e mesme e tė larta si dhe pėr kualifikimin e mėsuesve dhe specializimet pasuniversitare nė Universitetin e Shkodrės e Universitetin e Tiranės.Nė kėtė mision fisnik Prof.Nuriu e plejada e tij u bėnė tė parėt qė ngritėn nga e para katedrėn e pedagogji-psikologjisė dhe tė Institutit Pedagogjik nė Shkodėr si dhe zhvillimit tė procesit tė arsimimit,specializimit e kualifikimit pasuniversitar tė qindra e qindra specialistėve nė fushat e psikologjisė.

    Penės sė Nuri Abdiut si shkencėtar i takojnė njė mori veprash,njė pjesė tė madhe tė tė cilave e kemi sot nė dorė tė botuar e tė ribotuar.Ndėr to mund tė permėndim “Historinė e psikologjisė shqiptare”,(2002,2010),”Bibliografinė e punimeve shqiptare tė fushės sė psikologjisė” (1986,2011). Po ta kish vazhduar”Historinė e psikologjisė shqiptare” mė tej,duhet tė hynin patjetėr emra qė vijnė deri nė ditėt tona si akademikėt Bedri Dedja nė Shqipėri,Pajazit Nushi nė Kosovė dhe padyshim ai vetė,Prof.Dr.Nuri Abdiu.Me krijimin e Akademisė Shqiptare tė Shkencave tė Edukimit (A.Sh.Sh.E.)nė vitin 2011,Profesor Nuriu u bė antar i saj.Jemi tė bindur se vazhduesit e punės sė tij nė tė ardhmen do ta bėjnė kėtė gjė.Nė projekt Nuriu,miku im, pati dhe veprėn “Punime pėr psikologjinė nė pėrgjithėsi nė vite”,dosjen e sė cilės e kish bėrė gati me kohė dhe pėr botimin kish biseduar diku.Kėtė ma tha nė takimin tonė tė fundit .Ėshtė e domosdoshme botimi in memoriam i kėsaj vepre qė ne mendojmė se do tė jetė mjaft voluminoze.Lista e punimeve shkencore, studimeve, kumtimeve dhe artikujve shkencorė i kalon tė 170 zėrat.Tė paktėn gjysma e tyre duhet tė jetė e kėsaj fushe.Pėr mė tepėr profesor Nuri Abdiu ėshtė me veprėn e tij ai qė u ka hapur horizont pėr dekada tė tėra apo ka shėrbyer si themel pėr kėrkime nė fushėn e psikologjisė pėr studjuesit e rinj tė kėtij drejtimi.

    Ai ka bėrė njė punė pionieri,ka hapur rrugėn veēanėrisht nė fushėn e psikologjisė shqiptare,tė historisė sė saj,indirekt ka kontribuar dhe pėr historinė e filozofisė shqiptare. Gjithashtu ka dhėnė ndihmesėn e vet pėr studimin e veprave tė rilindasit Hasan Tahsini.Me punimin e tij “Psikologjia e Hasan Tahsinit” ai jep njė model,si tė veprohet pėr tė nxjerrė e vlerėsuar veprat e tjera tė Tahsinit.Ndėrsa bibliografia pėr psikologjinė ėshtė njė pikėmbėshtetje pėr kėrkime tė reja nė fushėn e psikologjisė.Me veprėn e vet “Historia e Psikologjisė Shqiptare”,ai e ka ngritur vehten nė njė pjedestal,duke u rradhitur krahas homologėve tė vet tė fushės sė psikologjisė nacionale edhe nė hapėsirat e Ballkanit,tė vėndeve mesdhetare,tė Lindjes sė Mesme,tė Europės e mė gjėrė.Pra emri i tij qėndron krahas parsonaliteteve,qė kanė shkruar historinė e mendimit psikologjik tė vėndeve pėrkatėse.

    Prof.Dr.Nuri Abdiu me veprėn e vet “Bibliografia e punimeve shqiptare nė fushėn e psikologjisė” me ribotimin e saj tė dytė,i shtoi dhe 15 vjet,pra e shtriu deri nė vitin 2000.Kjo ėshtė njė lloj ftese pėr studjuesit e rinj,pėr t’i shpurė pėrgjithėsimet e autorit pėr historinė e psikologjisė shqiptare,pėr t’i shtrirė ato nga 1939,deri ku ai i ēoi vetė,deri mė 2014,dmth edhe pėr 75 vjet tė tjera.Pra ajo ėshtė njė ēelės pėr pėrgjithėsime tė reja,pėr ta sjellė deri nė ditėt tona.

    Ėshtė detyrė e Lidhjes sė Intelektualėve Dibranė,qė profesor Nuri Abdiu e kryesoi sa qe gjallė me nder e dinjitet,t’i botojė veprat e tij tė plota nė katėr-pesė vėllime si botimet psikologjike nė pėrgjithėsi,bibliografia,historia e psikologjisė shqiptare dhe nė fund “Psikologjia”e Hasan Tahsinit.Mund tė botohen edhe nė dy vėllime nė format tė madh;dy tre tė parat pėr psikologjinė nė pėrgjithėsi nė njė vėllim dhe ato pėr psikologjinė shqiptare nė vėllimin e dytė.Gjithėsesi ėshtė njė punė qė duhet bėrė sa mė parė e me pėrgjegjėsi…Veprat e Prof.Dr.Nuri Abdiut kanė rėndėsi e janė njė pikėnisje pėr psikologėt e ardhshėm.Profesori ėshtė autor edhe i disa monografive me pėrmasa mė tė vogla,tė botuara nė revista e pėrmbledhje shkencore.

    Zėri i shkencėtarit N.Abdiu apo kumtesat e tij janė dėgjuar nė forume shkencore kombėtare e ndėrkombėtare si nė Kongresin e VI Europian tė Psikologjisė(Romė 1999) apo janė lexuar nė kongrese tė tjerė tė rradhės pėr psikologjinė si nė Stokholm tė Suedisė apo matanė oqeanit deri nė Montreal tė Kanadasė etj.;ku ai ka paraqitur e mbrojtur denjėsisht me arritjet e tij,vėndin tonė,Shqipėrinė e shqiptarėt.Standartet e tij shkencore e kanė ēuar nė nivele tė tilla si Nėnkryetar i Shoqatės mbarėshqiptare tė Psikologėve,konsulent botues nė revistėn shkencore “European Psychologist” qė del nė Hamburg tė Gjermanisė etj.

    Ai ėshtė bashkėautor i shtatė teksteve tė psikologjisė,midis tė cilėve dhe i manualit “Psikologjia e Personalitetit” pėr kursin pasuniversitar tė Psikologjisė dhe tė Pedagogjisė tė Universitetit tė Tiranės(1988).

    Sa qe gjallė ai qėndroi nė majat e psikologjisė dhe sytė i mbajti nga e ardhmja.Mbas vizitės qė bėri nė Moskė, pas vitit 2000 nė Universitetin Pedagogjik, ku kish kryer studimet qė mė 1958, ai bleu njė enciklopedi voluminoze nė dy vėllime pėr psikologjinė me arritjet mė tė fundit nė Rusi e nė botė, botim i akademikėve rusė.Dikush pa takt i bėri pyetjen se ē’i duhej ajo tani nė moshė tė shkuar.Pėrgjigja e tij ishte kuptimplote:

    ”Dua tė jem nė korent me ecurinė,me tė rejat mė tė fundit tė shkencės sime qė i kushtova jetėn.Edhe po vdiqa,deri sa tė kem frymė,pėr aq sa tė rroj,tė mėsoj sa tė mėsoj!”

    Kur flasim pėr personalitetin e Nuri Abdiut si shkencėtar,nuk duhet harruar edhe ndihmesa e tij nė lėmin e pedagogjisė dhe lidhjeve tė saj me fushėn e psikologjisė.Prej penės sė tij kanė dalė dhe artikuj shkencorė qė mbulojnė kėtė fushė.Ai sikurse kolegėt e vet tė nderuar,Bedri Dedja e Hamit Beqja,mbaruan tė njėjtėn shkollė nė Moskė dhe tė njėjtėn degė pėr Psikologji-Pedagogji dhe kanė kontribute tė vyera nė tė dyja fushat.



    3.Atdhetari vizionar

    Prof.dr Nuri Abdiu ,po ta shprehim me njė fjalė,ėshtė “njė mal pune” tė bėrė nė mbi 5-6 dekada.Nė sajė tė saj,ai qė mė 1973 ka marrė titullin shkencor “Docent”,mė 1991 gradėn “Doktor i Shkencave”dhe mė 1999 titullin shkencor “Profesor”. Gjithashtu nė linjėn zyrtare puna e tij si personalitet jo vetėm shkencor por dhe nė pikpamje profesionale si dhe si veprimtar shoqėror ėshtė ēmuar. Ėshtė dekoruar me “Medaljen e Punės” mė 1968,me urdhėrin “Naim Frashėri” tė klasit tė parė mė 1980, me titujt e lartė “Mėsues i Merituar”mė 1987 dhe “Mėsues i Popullit”mė 1989.

    Nga kėto lartėsi tė mbritura ai ėshtė pėrpjekur vazhdimisht t’I shėrbejė atdheut.Latinėt e vjetėr thoshin se “E ke bėrė detyrėn ndaj atdheut po tė kesh rritur e edukuar njė qytetar romak”.Prof.Nuriu me tė shoqen zonjėn Fitnete,kanė rritur e shkolluar dy vajzat e tyre Ermirėn e Arditėn, qė u bėnė siē thotė populli “goca tė hajrit”,jo vetėm pėr vehte por dhe pėr prindėrit e tyre.Sot ato kanė familjet e tyre por prindėrit i kanė parė nė dritė tė syrit.Ermira,vajza mė e madhe,mbaroi pėr fizikė bėrthamore dhe sot ėshtė me detyrė nė Kenia pėr llogari tė PNUD-it (organizatės sė OKB pėr zhvillimin).Ajo nuk harron tė ftojė ēdo verė prindėrit e saj tė kalojnė pushimet nė Nairobi tė Kenias.Ndėrsa Ardita u bė juriste dhe sot punon nė Gjykatėn e Strasburgut.Ajo i mundėsoi tė jatit,Nuriut,tė vizitonte ish shkollėn,ku kreu studimet e larta nė Moskė,nė ish Bashkimin Sovjetik.Pas vitit 2000 Nuriu me zonjėn e vet shkoi nė Universitetin Pedagogjik,u takua me akademikė e profesorė tė shkollės sė vet.Tė gjithėve u bėri pėrshtypje rusishtja perfekte e profesorit.Ai la pėrshtypjet mė tė mira aty dhe u kthye me mbresa tė thella e tė pashlyera prej andej.

    Me kėtė rast po pėrmėndim se profesor Nuriu ka punuar si Referent Konsullor nė Ministrinė e jashtme tė Shqipėrisė nė fillim tė viteve ’50 dhe mė pas nė kurset e gjuhėve tė huaja pranė Ministrisė sė jashtme tė ish Bashkimit Sovjetik. Mund tė zgjidhte tė ishte diplomat i shkėlqyer por pas mbarimit tė studimeve nė Moskė, por karriera e tij vazhdoi nė fushėn e psikologji-pedagogjisė, pėr tė cilėn kreu shkollėn e lartė. Profesor Nuriu pėrgatiti dy fėmijėt e tij si dy kuadro tė lartė, tepėr tė kualifikuar, qė i shėrbejnė atdheut, me tė cilėt do tė krenohej ēdo familje. Ato u bėnė pasardhėse tė denja tė babait intelektual.

    Nuri Abdiu nga viti 1996-2005 dha mėsim pėr rreth njė dekadė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Aty ka patur detyrėn si kryetar i komisionit pėr pranimin e pedagogėve tė psikologjisė nė Degėn e Psikologjisė tė kėtij Universiteti. Ai ka formuar studentė nga trevat etnike shqipfolėse jashtė Shqipėrisė,tė cilėt e kujtojnė vazhdimisht profesorin e tyre elokuent dhe tė menēur. Pushimet ndėr vite ai i kalonte familisht nė Strugė,ku bėri shumė miq e shokė dhe ku rrezatoi si atdhetar.

    Profesor Nuriu ka qėnė dhe shumė i lidhur me vendlindjen e tij ,Dibrėn. Dihet, Dibra e dibranėt kanė luftuar pėr ēdo krahinė tė Shqipėrisė, sikurse kanė punuar kudo nė ēdo cep tė atdheut si muratorė tepėr tė aftė.Ustallarėt dibranė janė me famė. Profesor Nuriut i takon merita e krijimit tė Shoqatės tė Intelektualėve Dibranė,kryetar i sė cilės u zgjodh njėzėri dhe nė krye tė saj shpaloi vlerat e asaj krahine.

    Profesori mishėroi nė vetvehte njeriun e virtytshėm dhe sistematik, njė model pėr tė afėrmit, pėr shokėt , pėr miqtė e tij tė shumtė. Jetėshkrimi i tij ėshtė ai njeriut qė njohu vetėm ngjitje me gjithė sfidat e shumta nė jetė. Nė Shkodėr e donin dhe e respektonin dhe tė ashtuquajturit tė “deklasuar”.”Ti, Nuri Abdiu s’je si tė tjerėt.Lum, nana qė tė ka ba.”i thoshin.”Ti je fisnik!”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Njeriu i sė ardhmes - nga Laurant Bica

    VIJON...

    Kur u largua nga jeta profesori fizikisht,se pėr njerėz si ai s’ka ndarje, njė kallaballėk i paparė shihej nė varrimin e tij.Shiu ra atė ditė “me shtėmba”,sikur donte tė vajtonte,tė shprehte hidhėrimin e madh,tepėr tė madh,pėr tė “madhin”Nuri qė po largohej nga kjo jetė,pikėllimin pėr tė “shquarin”Nuri Abdiu.Njerėzit ishin mizėri tek varrezat e Shish Tufinės,kaq shumė dashuri e mirėsi kish mbjellė nė ta ky njeri,kaq shumė e donin.Kishin ardhur jo vetėm nga Tirana e Shkodra e Dibra e rrethet e ndryshme tė Shqipėrisė por dhe shqiptarėt e pėrtej kufijve,nga Dibra e Madhe e Tetova,nga Struga e nga Kosova, Prishtina,Ulqini etj.etj.Njė varrim i pazakontė. Pas fjalėve tė rastit nė ceremoninė mortore nė krye tė varrit nga rektori i “Albanian University”,ku ai punoi e drejtoi nė fund si zv.dekan pėr punėn shkencore,zoti Pavli Kongo,sikur tė kish mbirė nga dheu,u duk shkrimtari Agim Vinca.”Nuk mund tė mungonja nė kėtė ditė tė dhimbshme,e nisi fjalėn ai.U nda nga ne njė intelektual kalibri tė lartė,Prof.Dr.Nuri Abdiu…”Ndėrkohė mendoja se ishte shumė kuptimplotė ardhja e Agim Vincės.Ai, duke qėnė nga Struga dhe profesor nė Universitetin e Prishtinės,pėrfaqėsonte aty shqiptarėt e Kosovės e Maqedonisė,qė aq shumė e deshėn profesor Nuriun,sikundėr qė i deshi edhe ai.Mė thoshte shpesh:”Ėshtė detyra e jonė,kudo qė jemi,tė bėjmė shumė e mė shumė pėr vėllezėrit tanė matanė kufijve”.Dhe ai bėri shumė pėr ta,pa u kursyer asnjėherė.Ndaj dhe ata siē s’i ndau gjatė jetės,nuk ju ndanė dhe nė lamtumirėn e fundit.


    4.“ Njeriu i sė ardhmes”


    Nė figurėn e Prof.Dr. Nuri Abdiut kemi njė personalitet shkencor,njė personalitet pedagogjik,njė personalitet shoqėror,njė edukator,njė familjar e prind tė mirė e mbi gjithēka njeriun fisnik.Kur kam folur me njė kumtesė nė njė nga sesionet e shumta qė organizonte profesor Nuriu pėr “Fisnikėrinė Dibrane”,veē tė tjerash kisha parasysh personin e tij qė meritonte e gėzonte respektin e dibranėve kudo e kurdoherė…

    Nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (F.E.Sh.) vol.I Tiranė 2008,zėri i gjashtė,faqe 4 ėshtė ai qė i kushtohet profesor Nuri Abdiut.Ėshtė shkruar nga vetė akademiku Bedri Dedja dhe redaktuar nga Azis Gjergji qė ve emrin nė krah.Sigurisht vlerėsohet lart figura e tij dhe pėr aq sa ėshtė paraqitur.Profesor Nuriu u caktua pėr tė bėrė e njė sėrė zėrash tė fushės sė psikologjisė pėr Enciklopedinė e ardhshme Shqiptare, gjė qė s’e arriti dot ta realizojė…
    Nuk mund tė lė pa permėndur si vlerėsim pėr tė, njė profil tė figurės sė tij qė jep Prof.Dr.Musa Kraja.Ajo ėshtė njė sintezė e krejt jetės sė profesorit:
    “Tė zhvillosh leksione e tė drejtosh seminare tek disa universitete pėr mbi gjysėm shekulli nė fushė tė psikologjisė dhe tė pedagogjisė,tė shkruash e tė botosh tekste nė kėto fusha nė plotėsim tė kurrikulave dhe tė kėrkesave tė studentėve dhe sidomos nė pėrgjigje tė nevojave teorike e aplikative,nė vizion tė gjėrė, tė shkruash dhjetra e dhjetra artikuj studimorė e vepra tė kėtyre fushave,tė udhėheqėsh tema kursesh,tema magjistraturash dhe doktorature,tė drejtosh institucione tė larta pedagogjike,deri nė nivele universitetesh,tė drejtosh departamente deri nė ditėt nė vazhdim dhe tė japėsh njė mori leksionesh nė nivele universitare e pasuniversitare etj.dotė thotė se ka akumuluar shumė,se brėnda tij pėrmban shumė vlera,humane,profesionale,tė cilat brezat e rinj duhet t’I njohin.Kėto vlera nuk janė thjesht personale…Ėshtė fjala pėr prof.dr.Nuri Abdiun, Mėsues i Popullit,mėsues i mijėra mėsuesve dhe pse jo,i disa dhjetra profesorėve.”

    Mbi tė gjitha prof.dr.Nuri Abdiu ėshtė njeriu i sė ardhmes.Ai do tė mbahet mėnd:

    Si njė ndėr themeluesit e shkollės sė sotme,moderne,psikologjike shqiptare qė ka pėrgatitur kuadro dhe pėr kėtė shkollė nė Shqipėri e nė mbarė trojet etnike.
    Si njė ndėr krijuesit e bibliotekės psikologjike pėr shqiptarėt kudo qė jetojnė.Ai ėshtė nismėtari i studimit tė kėsaj fushe nė vendin tonė.
    Ai do tė kujtohet si i pari qė futi nė kurrikulat e universiteteve shqiptare studimin si lėndė e veēantė tė Historisė sė Mendimit Psikologjik Shqiptar.
    Si kryetar i Shoqatės sė Intelektualėve Dibranė.
    Si njeriu qė organizoi e mori pjesė e dha kontribut nė dhjetra aktivitete,sesione shkencore,simpoziume e kongrese shkencore brenda e jashtė Shqipėrisė
    Si njeriu qė nxorri nga duart e veta me qindra e mijra kuadro pėr arsimin e kulturėn.Do tė kujtohet pėrherė si njė edukator i palodhur i brezit tė ri.Do tė mbahet mend nė kujtesėn e njerėzve si respektues dhe zhvillues i traditės kombėtare dhe mbi bazėn e saj,si njeri i sė ardhmes,njė njeri vizionar qė shihte larg. Mbi tė gjitha ai do tė kujtohet pėr ndihmesėn qė ka dhėnė nė rritjen,zhvillimin e konsolidimin e armatės sė mėsuesve si dhe pėr kontributin e dhėnė nė fushėn e psikologjisė nė planin teorik e praktik…Kudo ai ka punuar me devotshmėri e ndėrgjegje tė lartė profesionale,pėr tė cilat do tė mbahet mend gjithmonė.

    Veēanėrisht e madhe ėshtė ndihmesa nė psikologjinė kombėtare,si dhe pėr njė figurė ēelės tė Rilindjes,babain e rilindasve,siē ėshtė Hoxha Hasan Tahsini.
    Pėr mbi gjysėm shekulli ai ka qėnė mėsues,profesor i psikologjisė dhe ka ligjėruar nė Universitetet e Shkodrės,Tiranės,Prishtinės,Tetovės etj. brėnda e jashtė Shqipėrisė dhe ėshtė bėrė njė autoritet i kėsaj fushe krahas akademikėve Bedri Dedja,Hamit Beqja,Pajazit Nushi etj.
    Profesor Nuriu ka meritėn se”ka zbuluar” dhe njė sėrė personalitetesh “tė reja”,qė vlejnė si pėr historinė e mendimit psikologjik shqiptar ashtu edhe atė filozofik shqiptar si Gabriele Bukola,Branko Merxhani,Isuf Agjah Korēa etj.
    Siē e ka pėrcaktuar akademiku i dėgjuar Bedri Dedja,duke dhėnė thelbin e tij”Profesor Doktor Nuri Abdiu do tė mbetet njė “Kalorės i Psikologjisė”,ku ai gjatė gjithė jetės pėrqėndroi forcat e veta si mėsues i devotshėm e shkencėtar i shquar.
    Respekt e nderim pėr njerėz e personalitete tė tilla kaq tė shquar tė Kombit tonė e mė gjėrė! Emri dhe vepra e tyre s’ka mort kurrė !



    Dr.Laurant Bica

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •