Misteri i kulturės kelte


Tė rėnė nėn goditjet e Perandorisė Romake, pasi sunduan shumė vende tė Europės pėr mė tepėr se 800 vjet, popujt dhe fiset kelte, tė cilėt jetuan mes shekujve VIII dhe tė dytė pas erės sonė, kanė lėnė shumė dėshmi tė civilizimit tė tyre tė lulėzuar si fortifikimet, kullat, muret dhe varrezat e mbyllura tė cilat ende nė ditėt tona janė tė rrethuara nga njė atmosferė e mistershme.
Gjurma e fundit qė ka arritur deri nė ditėt tona nga qytetėrimi i lashtė kelt ėshtė njė varr i cili daton rreth 2.600 vjet mė parė, i zbuluar dy vite tė shkuara nė afėrsi tė kalasė prehistorike tė Heuneburg, nė jugperėndim tė Gjermanisė, njė nga vendbanimet mė tė rėndėsishme dhe mė tė lashta kelte.

Emri:  Varri-kelt.jpg

Shikime: 527

Madhėsia:  34.2 KB
Varri kelt i zbuluar nė Heuneburg, nė jugperėndim tė Gjermanisė


Nė brendėsi tė tij ėshtė gjetur njė thesar i vėrtetė: bizhuteri tė shumta ari, bronzi dhe qelibari, gjithashtu eshtrat e njė gruaje dhe njė fėmije (ndoshta djali i saj), gjė qė tė bėn tė kuptosh se personi i varrosur nė kėtė vend i pėrkiste aristokracisė sė Heuneburg. Varri i zbuluar ndodhet brenda njė dhome tė madhe nėntokėsore me pėrmasa 4 x 5 metra dhe i ruajtur nė gjendje tė shkėlqyer.

Dyshemeje prej druri, e cila ėshtė gjithashtu e ruajtur mjaft mirė, ėshtė ēelėsi pėr tė zbuluar edhe kronologjinė e varrit, kohėn kur ėshtė varrosur gruaja, qė sipas tė gjitha gjasave i pėrket njė familjeje aristokrate. Nga studimi rezulton se pema ėshtė 2620-vjeēare, prandaj, duke supozuar se pema u pre posaēėrisht pėr tė ndėrtuar varrin nė fjalė, atėherė i bie qė gruaja tė ketė vdekur nė vitin 609 para erės sonė. Kjo e bėn atė varrin mbretėror tė njė femre kelte mė tė vjetėr nė botė. Nga mė shumė se 50 varre keltė qė janė gjetur nė qytetin e fortifikuar tė Heuneburg, shumė prej tyre ende nuk janė gėrmuar pėr tė zbuluar se ē’fshehin brenda tyre, ndėrsa shumė tė tjerė presin tė identifikohen.

Nė mesin e atyre tė hapur qėndron “Grupi Hohmichele”, njė nekropol i pėrbėrė nga tė paktėn 36 kodrina varrimi, qė e merr emrin nga varri mė i madh, Hohmichele.

* * *

Njė nga gjėrat mė interesante dhe njėkohėsisht misterioze qė trashėgohet nga qytetėrimi kelt ėshtė edhe kryqi i tyre. Po cili ėshtė nė tė vėrtetė kuptimi i tij? Kryqi si objekt, qė prej antikitetit tė largėt ka marrė kuptime tė ndryshme simbolike nė kultura tė ndryshme si p,sh pikat kardinale, apo katėr elementet e universit (uji, toka, ajri, zjarri), 4 stinėt etj.

Emri:  Forma-e-kryqit-kelt.jpg

Shikime: 519

Madhėsia:  45.6 KB
Njė kryq kelt


Sipas studimeve, ekziston mundėsia qė kryqi kelt, i pėrbėrė nga dy krahė tė gdhendur nė njė rreth, tė simbolizojė universin, qendra e tė cilit korrespondon nė pikėn e kryqėzimit tė krahėve. Mė vonė ai u pėrshtat nga Krishterimi nė Irlandė.
Pas Luftės sė Dytė Botėrore, kryqi kelt u bė simbol i disa lėvizjeve shoqėrore tė krahut tė djathtė, qė i referohen qytetėrimit tė kelt, pikėrisht popullit tė formuar midis lumenjve tė Rinit dhe Danubi rreth mijėvjeēarit tė dytė para erės sonė dhe u pėrhapėn nė tė gjithė Europėn mes shekujve tė shtatė dhe tė katėrt pas erės sonė. Kėto lėvizje e konsiderojnė kulturėn kelte, tė bazuar mbi aristokracinė dhe luftėn, si atė mė origjinale dhe mė autentike tė gjithė Europės, e cila ėshtė e pastėr dhe e “pakontaminuar” nga migrimet e njėpasnjėshme dhe dyndjet e popujve tė tjerė.


* * *
Shqip