Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Pinxhuku
    Anëtarësuar
    08-08-2014
    Postime
    34

    5 mënyra të thjeshta se si të eksitoni një femër

    5 mënyra të thjeshta se si të eksitoni një femër



    Dëshironi që ajo të marrë iniciativën herën tjetër ? Bëjeni atë të ndihet mirë dhe ajo do të bëjë çdo gjë për ju.

    makeherhornySi çdo mashkull, ti je me siguri i vetmi që merr iniciativën për të kryer seks në marrëdhënien tuaj. Jo sepse e dashura jotë nuk është në humor, ose nuk e pëlqen seksin aq sa ty, por gjithsesi ti je ai që i bie ziles së darkës në 99% të rasteve.

    Përse ndodh kjo? Ekzistojnë disa arsye, por një prej tyre është se femrat ndihen të frikësuara pasi nëse ato ndërmarrin një hap i cili del jashtë rregullave tradicionale gjinore, ato nuk do të shihen, pranohen apo vlerësohen si qenie femërore. Ekziston edhe mundësia që ato mund të refuzohen nga partneri dhe për pjesa më e madhe e femrave tmerrohen nga ideja e refuzimit.

    Por ju mund ta rregulloni këtë situatë duke krijuar një atmosferë në të cilën ajo nuk ka nevojë që të ndihet perfekte. Ju dëshironi që ajo të jetë në humor, eksitojeni, por si ta arrini këtë? Ajo çfarë vërtetë ju doni është ta bëni atë të ndihet e sigurt për të lëshuar veten dhe dëshirat e saj seksuale.

    Këto janë 5 këshillat të cilat do ta vendosin partneren tuaj në humor të mirë dhe ajo vetë do të marrë iniciativën për të kryer marrëdhënie seksuale.

    Filloni ngacmimet që në mëngjes

    Nëse dëshironi që ajo të jetë në humorin e duhur gjatë ditës, nisni ngacmimet që në mëngjes përpara se të shkoni në punë. Mos e teproni, idea është që mbillni dëshirën në mendjen e saj dhe ta lini të presë më shumë, jo ta bezdisni atë me shfaqje romantike gjatë kohës që është duke bërë makiazhin. Dërgojini gjatë gjithë ditës mesazhe të shkurtra dhe strategjike ose biseda telefonike dhe kur të ktheheni në shtëpi ajo do të jetë gati të kërcejë mbi ju.

    Ndihmoheni të largojë stresin

    Kjo nuk duhet t’ju vijë si e papritur, por është e vështirë për atë që të kthehet në humor të mirë kur është në një stres të madh.

    Nëse ajo thotë se nuk mund të relaksohet pasi duhet të lajë banjën, ndoshta kjo nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me ty, por nëse ti ia ke sugjeruar më parë ajo do ta mbajë mend dhe më pas do ti duhet të pastrojë kuzhinën dhe kështu me radhë.

    Duhet ti tregoni partneres tuaj se pastrimi i shtëpisë nuk duhet të jetë prioritet në raport me lidhjen tuaj.

    Shmangni argumentat

    Mund t’ju duket e çuditshme por argumentet nuk ndihmojnë për të krijuar atmosferë eksituese. Të kesh të drejtë, ndonjëherë është pengesë për të qënë i lumtur dhe romantik. Kështu nëse kërkoni që partneria juaj të ndihet në humor shmangni argumentet… edhe kur ju keni të drejtë.

    Bëhuni të durushëm

    Dëshironi që ajo të iniciojë më shpesh marrëdhënie seksuale? Mos e demoralizoni edhe nëse ajo e bën në mënyrën e gabuar. Në iniciativën e parë ajo do të jetë nervoze se ndoshta ju mund refuzoni. Femrat nuk janë mësuar të refuzohen kur vjen puna tek seksi, kështu që është shumë e rëndësishme që mos ti jepni asnjë lloj indikacioni se ajo duhet të përmisohet, pasi kjo do e demoralizonte atë. Me kalimin e kohës ajo vetë do të përmisohet në iniciativat e saj.

    Kënaqësia e saj duhet të jetë prioritet

    Tregohuni bujar në shtrat dhe do të zbuloni se suksesi seksual është i joti. Nëse nuk e keni zbuluar ende se çfarë ajo pëlqen në shtrat, atëherë duhet ta bëni këtë prioritet. Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton ta pyesni për dëshirat e saj, por këtë duhet ta bëni kur jeni jashtë krevatit. Në këtë mënyrë edhe presioni mbi të do të jetë më i vogël. Qëllimi juaj është që të kryeni sa më shumë seks dhe nëse partneria është e kënaqur atëhere realizmi i këtij qëllimi do të jetë shumë më i lehtë.



    Mapo.al

  2. #2

    Për: 5 mënyra të thjeshta se si të eksitoni një femër

    Shume interesante keto keshillat z Pinxhuku... kjo me largimin e stresit dhe qe duhet ti japesh te drejte qe te ta japi, eshte e vertete!
    Keshtu funkxjonon bota femerore, duhet ti nenshtrohedh dhe ta lypesh qe te bec sex...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: 5 mënyra të thjeshta se si të eksitoni një femër

    gjithcka keto qe jane shkruar nuk eshte nevoja te thuhen sepse 1 mashkull i zgjuar e di shume mire se cfare kerkon 1 femer
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •