Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 63
  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Martesa Gay - Gazeta shqiptare

    Gazeta Shqiptare me nje titull me shkronja te medha "Martesa GAY", ka disa faqe mbi historine se homoseksualizimit ne Shqiperi, dhe ligjit ne duart e Parlamentit per aprovimin e ligjit per martesat brenda homoseksualve, burr e me burre (babi me babi), apo grua me grua (mami me mami).....

    Ky ligj i eshte "dhuruar" parlamentit tone nga Keshilli i Europes si
    nje element afrimi ne dyert e tij..... A perfaqeson ky ligj nje ligj
    civilizimi, apo eshte nje ligj imponimi kulturor (.... na gjejne ne te
    vegjel dhe te varfer dhe na rrejne me karamele) ?!!!! A eshte shume heret qe parlamenti te shpenzoj kohen per nje ligj te tille ?


    ja nje pjese e artikullit per me shume dini ta gjeni vet tek ballkanweb.


    Nese ne Forumi Shqiptar do te ishte parlamenti shqiptar, si do te "votonte" per nje ligj te tille ? Cilat mund te jene anet pozitive te kodit te ri te familjes? Cilat mund te jene lehtesisht te realizueshme dhe cilat jo?


    Kuvendi ėshtė duke e diskutuar prej disa muajsh Kodin e Familjes, i cili
    ėshtė shumė i ndryshėm nga Kodi i vjetėr. Aty ėshtė hequr neni qė ndalon
    martesėn mes njerėzve me sekse tė njėjta, mes dy burrave dhe mes dy grave.
    LAJMI
    TIRANE
    A mund tė martohen dy burra me njėri-tjetrin apo dy gra me njėra-tjetrėn? Me
    ligjin aktual, jo. Por nė Kuvend ėshtė duke u diskutuar ligji i ri pėr Kodin
    e Familjes, i cili nuk e ndalon kėtė lloj martese. Ēfarė s'ndalohet,
    lejohet. Kjo ėshtė filozofia me tė cilėn juristėt argumentojnė shpesh
    qėndrime apo veprime tė ndryshme. Edhe nė kėtė rast logjika qėndron,
    megjithėse deputetėt nuk duan ta pohojnė me gojėn e tyre. Mbase nga frika se
    ndokush i quan mbėshtetės tė homoseksualėv. Kjo pėr ta ėshtė e rėndė, sepse
    janė shumė afėr zgjedhjeve dhe do t'u duhet qė tė udhėtojnė nė fshatra pėr
    tė kėrkuar votėn mes njerėzve me njė mentalitet tradicional tė theksuar
    kundėr marrėdhėnive homoseksuale. Kodi i Familjes, i cili dje ėshtė rikthyer
    edhe njė herė pėr diskutim nė Kuvend, mė saktėsisht, nė komisionin
    parlamentar tė ligjeve dhe ēėshtjeve kushtetuese, i ka tė pėrcaktuara tė
    gjitha martesat qė nuk lejohen. Ata pritet ta votojnė Kodin e Familjes nė
    formatin qė ėshtė aktualisht, duke mohuar kategorikisht se diēka e tillė
    mund tė ndodhė. Asnjė propozim pėr tė sanksionuar kufizime nuk do tė
    pranohet pėr shkak se nė mes ėshtė Kėshilli i Europės, i cili ka asistuar nė
    hartimin e kėtij ligji. Sanksionimin e kufizimeve Kėshilli i Europės do ta
    quante si njė dhunim tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut.
    Nė Kodin e Familjes qė po diskutohet, nė asnjė rast nuk pėrcaktohet ndalimi
    i martesave tė homoseksualėve, burrave dhe grave. Ligji nė pamje tė parė,
    duket pak evaziv, por nuk e pengon dot ndonjė ēift guximtarėsh qė tė shkojė
    nė gjendje civile dhe tė vendosė kurorė. Nėse gjendja civile nuk pranon ta
    bėjė kėtė, atėherė juristėt rekomandojnė Gjykatėn Kushtetuese. Kjo e fundit
    vepron sipas neneve tė Kushtetutės dhe nė tė parashikohet mbrojtja e tė
    drejtave tė njeriut sipas standardeve ndėrkombėtare dhe dokumenteve tė
    miratuara tashmė nga Shqipėria. Janė pikėrisht kėto dokumente tė pranuara
    nga Shqipėria, tė cilat u kanė dhėnė mundėsi shteteve tė ndryshme nordike
    apo edhe Holandės, Belgjikės dhe ndonjė tjetri, qė t'i pranojė me ligj
    martesat e homoseksualėve. Nė asnjė rast Gjykata Kushtetuese nuk gjen dot
    ndonjė argument ligjor qė t'i pengojė kėto martesa. Pra, faktikisht, me
    miratimin e Kodit tė Familjes nė formatin aktual, asgjė s'e pengon
    shqiptarėt qė tė shikojnė nė ndonjė bashki tė vendit pėr njė cermoni martese
    mes dy burrave qė shkėmbejnė unazat dhe puthin njėri-tjetrin apo mes dy
    femrash.

    Kodi i ri i Familjes
    Ligji i ri pėrckton qė martesė mund tė lidhė gruaja dhe burri qė kanė
    mbushur moshėn 18 vjeē.
    Ligji i ri ndalon vetėm martesa:
    ** tė personave qė kanė njė martesė ende tė pazgjidhur
    ** tė paralindurit dhe tė paslindurit, motra dhe vėllai, ungji dhe mbesa,
    emta dhe nipi, si dhe fėmijėt e vėllezėrve dhe tė motrave, vjehrri dhe
    nusja, vjehrra dhe dhėndri, njerku dhe thjeshtra, mes personave mė tė meta
    mendore

    Kodi i vjetėr i Familjes
    Martesa lidhet mes njė gruaje qė ka mbushur 16 vjeē dhe njė burri qė ka
    mbushur 18 vjeē.
    * Ndalohen martesat brenda tė njėjtit seks.
    * Ndalohen martesat mes vėllait dhe motrės;
    * Ndalohen martesat mes kushėrinjve tė parė;
    * Ndalohen martesat mes njerėzve tė njė gjaku, mes vjehrrit dhe nuses, mes
    vjehrrės dhe dhėndrit, mes njerkut dhe thjeshtrės.

    LLOJET E MARTESAVE
    ** Martesa klasike burrė-grua
    ** Martesa me kontratė qė rregullon regjimin pasuror tė bashkėshortėve,
    kohėn dhe mėnyrėn e administrimit tė pasurive tė pėrbashkėta, si dhe mėnyra
    e ndarjes sė saj pas zgjidhjes sė martesės
    ** Nė Kodin e ri tė Familjes njihet edhe bashkėjetesa, e cila pėrcaktohet si
    njė bashkim fakti, e karakterizuar nga njė jetė e pėrbashkėt qė paraqet njė
    karakter stabiliteti dhe vazhdueshmėrie midis dy personave qė jetojnė nė
    ēift
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Mori fun ene shqipria tani, u bom si gomorrah. Mir ja bote enver hoxha atyre qafirve pederast, fen ju lute. E ka bo zoti femren si rrush e ka bo, po te degjenerumit qe snjofin din ene imam i thon mekatit aferim. Mos me dalt noi cift burrash perpara se kom per ti degjeneru ne dru.

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    Ca do na imponoje Evroa heres tjeter.
    MArtese me dele e me lope?

  4. #4
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    epo kjo qe motoja e 1990's
    " E duam shqiperine si gjithe Europa"
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Po ik or lali, sikur i ka plotesuar Shqiperia te gjitha kerkesat e Evropes, qe te arrije puna deri te homoseksualet... Mua ma merr mendja se jo per te martuar, por edhe nqs. nje cift homoseksual thjesht bashkejeton, shoqeria shqiptare i merr inat dhe i diskriminon vete pa pasur nevoje per ligj. Si mund nje homoseksual te deklaroje orientimin e tij ne mes te nje grupi shqiptaresh? Une s'mund ta imagjinoj dot nje gje te tille. Jo se dhe kjo eshte e drejte po..., s'i ka erdhur rradha Shqiperise deri ne ate pike!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Homoseksualet dihet qe jane dhe ata pjese e shoqerise shqiptare. Madje nuk eshte dicka qe po "na e sjell Europa" meqe u hapem keto 13 vjetet e fundit. Kenge Dylberave u jane kenduar e u kendohet akoma ne Shqiperine e mesme. Ligjerimi i marteses midis sekseve te njejta, pervec dhenies se lirise ketyre individeve te drejtojne vete jeten e vet, ndihmon dhe ne funksionimin e drejte te shoqerise. Dihet qe sado ta frenosh njeriun, ai perseri do te kerkoje te beje ate qe ndien. A thoni do te ishte me mire ta injoronim e ēligjeronim egzistencen e tyre? Do te ishte me mire te kishim nje pjese te shoqerise te shtypur e te kishim konviktet e QS-se fole kurverimesh homoseksuale?

    Sa pune i prish secilit nga ne se me ke e ndan tjetri krevatin, menderen apo jeten?

    Tani ca histori mbi homoseksualitetin ne Shqiperi:

    TIRANE

    Familje fanatike, gra tė mbuluara me ēarēafė kokė e kėmbė, turqizimi i shoqėrisė shqiptare, ushtarė qė shkonin nė vendet e largėta nė shėrbim tė Turqisė. Kjo ka qenė tabloja e vendit shekuj mė parė, kur nisi tė pėrhapej nė masė marrėdhėnia homoseksuale. Zanafilla nis nė rradhėt e ushtrisė turke si dhe shqiptarėt qė shkonin nizam nė rradhėt e tyre. Qėndrimi pėr vite rradhazi nė shėrbim i dha njė shtysė tė shpejtė homoseksualitetit. Me ardhjen e Ataturkut nisėn dėnimet e para mbi ushtarėt homoseksualė. Nė fakt tabloja e parė ndryshon shumė me kohėn e sotme. Atėherė shumica e burrave u kthyen nė biseksualė, kur, veē marrėdhėnieve me gratė e tyre, gjenin nė pazar ndonjė dylber tė bukur. Thuajse tė gjitha kėngėt e Shqipėrisė sė mesme tė viteve tė mėvonshme u kėndonin dylberėve, kėtyre djemve bukuroshė qė bėnin rolin e femrave. Zona ku homoseksualiteti ishte mė masiv, ka qenė Shqipėria e Mesme, duke veēuar: Kavajėn, Elbasanin, Lushnjėn, por pa lėnė shumė pas zonėn e Dibrės, si dhe jugun e Shqipėrisė. Elbasani e Kavaja thuajse e kishin "ligjėruar" tė qenit homoseksualė. Shkaku kryesor i kėsaj gjendjeje erdhi pikėrisht si pasojė e izolimit tė femrės dhe tė fanatizmit. Dukuria ishte mė e pėrhapur te njerėzit e pasur, tė cilėt nuk shikonin

    mė pėr vajza tė bukura, por pėr djem tė bukur, tė cilėt shpesh paguanin. Nė fillim tė viteve 1900 raportet nisėn tė ndryshonin, megjithatė vazhdonin tė thureshin kėngė pėr dylberėt me tė njėjtat subjekte, me tė njėjtat vargje. Kjo gjendje, pas njė kohė letargjie e konspiracioni, triumfoi nė fillim tė viteve 1990 me formimin e shoqatės sė homoseksualėve. Nuk ka ndonjė shpjegim pėr hartėn e homoseksualėve nė kohė, megjithatė shumė theksojnė se shkak kryesor i fenomenit ka qenė pikėrisht "gruaja me perēe".

    Origjina e ketij shkrimi eshte pak e vaget per mua. E lexova dje tek nje liste shqiptare ne internet dhe m'u duk interesante

  7. #7
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    ti e di qe un nuk jam kundra lidhjeve e martesave te tilla po ama aktualiteti i shoqerise shqiptare persa i perket homoseksualizmit eshte e tille qe nuk e pranon. ate dite qe te kalohet ky ligj thua se do ndryshoj opinoni i shqiptareve, mos do ti hapin krahet e ti pranojne.
    deri sa te ndryshoj vete shoqeria eshte e kote me duket qe te kerkojne martesen
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  8. #8
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Populli yne i lashte e ka pregatitur qendrimin e tij edhe ndaj kesaj ceshtjeje qekur ka thene: "Ēudia me e madhe tre dite zgjat!"

    Ajo qe thua ti eshte deri diku e drejte, bija ime qe vazhdon te ndash krevatin me nje femer . Vetem se e mira e pare e drejtperdrejte nga ky ligj eshte se, kur femra e rrahur nga femra dashnore me te cilen bashkejeton shkon te ankohet ne organet perkatese, nuk do te marre mbledhje supesh si pergjigje per ndihmen qe kerkon, pasi punonjesit e rendit nuk do dine se ne ē'ligj ta fusin aktin kriminal te bajojėses (bashke-jetonjeses dmth).

    Populli yne dikur nuk pertypte dot as martesen me dashuri, por predikonte martesat ne djep, pasojen e te cilave ca nga ne po e vuajne akoma :d

  9. #9
    ajo te eshte besuar ne konfidence moj. po nejse plas nga inati ti


    sa per temen ne fjale me mbetet te them qe jeta aktuale e homosexualve ne Shqiperi duhet te mbijetoj dhe ballafaqoj vetveten e pastaj ti kerkoj shoqerise pranim "acceptance"

    do te kthehem perseri ne kete teme dhe te ndaj me ju eksperiencen time ne nje klase titulluar "lesbians in film and literature". sa te rrosh do mesosh !
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  10. #10
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    ne zgjati tre dite po e bej hallall.

    me ate qe ke thene me siper dalim tek nje ceshtje tjeter -martesa ne pergjithesi. mua me sigurojne qe martesa midis homoseksualeve nuk shikohet njesoj sikur midis dy hetereseksualeve. po meqe jetojne ne nje mjedis heter dhe ato detyrohen te martohen pak a shume per te njejtat arsye qe martohen dhe tjeret.

    mua per vete sme ka ra keq deri me sot qe e ndaj krevatin me nje femer.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  11. #11
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Mendova se mė the se s'ishte e udhės me fol ashtu mor Henri! Ja ku u paske diftu edhe ti njė , nesje, mua s'do t'mė dukesh nej ndryshim ligjėrimi apo jo ligjėrimi i martesave tė tyre. Prap homoseksual do ngelen ata qė janė, por veēse do ti qetsoj mė shumė jetėn qė kanė midis tyre. Kjo besoj se do t'na ndihmonte ne heterove, sepse ata/ato zdo t'kishin nevoj mė tė ngrinin zėrin ashtu si e bėjnė sot me paradat e tyre. Njė gjė qė mė ka bėrė shumė pėrshtypje ka qėnė njė party qė kam vajtur me dy shoqe tė mijat dy vjet mė parė. Njėra prej tyre ishte lesbike, ndėrsa tjetra sagllom, dhe pa mė tregu se ku po shkonim, mė thanė se ishte njė party i modh diku. Nesje shkojmė aty, futena brėnda, dhe kur shof ishte veēse me gay dhe lesbike. Heterot ishin pakicė aty, numuroheshin me gishta, megjithatė s'mund tė thoja kush e kush s'ishte. Dhe unė qė mundohesha ti rrija pranė shoqes time, pėr t'u mbrojtur nga ata tė tjerėt... por njė gjė qė mė bėri tepėr pėrshtypje ėshtė fakti se nuk mė ngahu njeri, as edhe njė shikim... unė bojsha punėn time, nėnkuptohet pranė shoqes time, ndėrsa lesbiket dhe homot bonin tė tyren, Aspak fėrkim apo edhe shikim... kjo ėshtė tull fare pėr njė rob qė pėlqen seksin e kundėrt. Pse mendoni se gay-it i hedhin syte meshkujve normal? Sepse nė vetvete e ndjejnė si njė mbrojtje ndaj tė drejtės sė tyre. Po ashtu edhe lesbiket, megjithėse ato janė mė tė mbledhura nė grupet e tyre. Po tė kishin tė drejtat e tyre gay-it besoj se s'do tė ishin aq tė hapur saē janė sot. Nė vetvete gay-it janė femra nė zemėr, por meshkuj nė trup, ndėrsa e anasjellta lesbiket. Ashtu kan lind ata/ato, racė tjetėr njerzore...

    ku ka si femrat...
    kur e dim se ēfarė jemi, pse duhet me e vra mėndjen se ēbojnė tė tjerėt... e di qė pėr mua si vajza s'ka gjė tjetėr, ndaj s'do t'mė bėnin pėrshtypje puna e tė tjerėve...

    pėrshėndetje
    drini.

    P.S. Henri, gabimisht e ke vėnė "super moderator", apo e ke pas ndėrmėnd "super moderatore"? Kot pėr kurjozitet se edhe Henri ėshtė "nick" mashkullor... nejse tė fala.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 10-04-2003 mė 05:17

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Postuar mė parė nga Henri megjithatė shumė theksojnė se shkak kryesor i fenomenit ka qenė pikėrisht "gruaja me perēe".
    Edhe andej nga perendimi ne fakt gruja me perce eshte shkaku i homosexualizmit!!! Nga i nxirrni kto budalliqe mer amon!!!
    Kur vjen puna per te shfajesuar homosexualizmin nxirren lloj lloj preteksesh.Nje here thuhet eshte e lindur , tani po degjojme qe paska influencu gruja me perce. Pfff

    Qe homot do e gjejne menyren per tu mpleksur , kjo dihet , por te aprovosh nje ligj te tille do te thote shume me teper . Kjo do promovoje idene se te jesh homo eshte dicka normale.

    Nuk do shume mend te kuptohet se homosexualizmi eshte nje veprim i ndyre dhe nje semundje e shoqerise.

    Arsyetimi per kte ceshtje duhet nisur pikerisht ne percaktimin e homosexualizmit.Nese percaktohet si nje fenomen i peshtire te cilin cdo kush e deshiron jashte familjes se tij , atehere pse duhet ti japim dore dhe te drejta ?

    Mire e tha dikush ktu , kjo eshte imponim "kulture"(degjenerimi do ta quaja une) nqs kerkohet nga europa.
    Pastaj mos harroni qe ka vende te bashkimit europjan qe nuk e kane ate ligj.
    Peace!

  13. #13
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    atehere kur paska vende te tjera te bashkimit europian pse pikerisht iu kerkoka shqiperise ky ligj.

    ka probleme me te medha sesa martesa e homove ne shqiperi.
    pse nuk kerkohen te drejta me elementare po i marrin kto gjera persembrapshi (njeri me thot qe te behemi shok me greket )

    dhe njehere ceshtja nuk eshte nese qenja homo eshte normale apo jo se per ate jane hapur mbi 100 tema te tjera neper forum
    po c'fare ka ndikuar qe ky ligj te arrij deri ne parlamentin shqiptar
    dhe ndikimet qe do ket ky ligj kur te kalohet.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  14. #14
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Nuk hyme dot me gjoks ne Europe, tani duan te hyjme me b*the...

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Peace!

  16. #16
    Perjashtuar Maska e {Princi}
    Anėtarėsuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Buried Alive
    Postime
    266
    Postuar mė parė nga Aryan-SS
    Nuk hyme dot me gjoks ne Europe, tani duan te hyjme me b*the...

    Epo nji metode do e gjejme....
    o Henro ja ke fut kot mami.... Gjithmon vendet perendimore shqyhen per nr gay-sh ne krahasim me vendet e lindjes larget apo edhe arabe....Pastaj se clidhje ka percja qe i vihet gruas me martese ndermjet 2 burrave spo e kap una

    Sa per ate amerikonin qe thot cligj do na imponoje europa prap neve??? Ishalla seshte ligj per te drejtat e gay-ve se knej nga vendi jot i dashur(USA) jan bo me shum se meshkujt qe dun femra ,..Kan fitu mazhorance Vec kur te na hyjn ne senat(ne mos kan hy edhe se una)

  17. #17
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Mami e ka dekllaruar qe nuk e shkruajta une ate copen me lart, keshtu qe kur lexon, perdor syte, dhe leje menderen e shkrete te mbaje peshen e trupit. Une e lexova diku dhe e solla ketu per diskutim.

  18. #18
    Original! Maska e twist
    Anėtarėsuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    ku me do mu
    Postime
    203
    Postuar mė parė nga alvi
    Ca do na imponoje Evroa heres tjeter.
    MArtese me dele e me lope?
    ...kesaj i thone (me plot gojen) U PRISH DYNJOJA
    po pse mer edhe Shqiptareve u paska fillu me ju hy ne qejf PESHKIMI e?
    (lol)
    The man is back.

  19. #19
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    me iku truniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii, e mandej denjojme me sha kanunin e leke dukagjinit. duhen tredh e lidh per kanopi keto lloji burrash sidomos ne shqiperi .
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Postime
    109
    nuk di kush duhet te na preukupoje me shume:
    egzistenca "de facto"
    apo
    "de juro" e nje devijacioni?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •