Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Milton Friedman / Fillimet e Liberalizmit dhe zhvillimiet e tij

    Fillimet e Liberalizmit dhe zhvillimiet e tij

    Fillimet e Liberalizmit dhe zhvillimiet e tij
    Nga Milton Friedman

    Liberalizmi, gjatė fazės sė zhvillimit tė tij nė shekujt 17 dhe 18, dhe gjatė lulėzimit nė shekullin 19, kishte pėrqendruar pėrpjekjet e tij kryesore nė aspektin e lirisė sė individit pėr tė kontrolluar destininė e tij. Individualizmi pėrfaqėson kredon e Liberalizmit, ndėrkohė qė kolektivizmi dhe tirania janė armiqtė e tij.

    Shteti ekziston pėr tė mbrojtur individėt nga shtrėngimi mbytės i inidvidėve ose grupeve tė tjerė me qėllim zgjėrimin e hapsirave, brenda tė cilave ēdo individ mund tė ushtrojė liritė e tij, funksion i cili ėshte thjeshtė instrumental qė nuk ndėrvaret nga ai, dhe nuk e pengon atė aspak pėr kryerjen e kėtij funksioni. Ndėrsa shoqėria ėshtė njė grumbull individėsh ku e tėra nuk mund tė jetė mė e madhe se shuma e pjesėve pėrbėrėse te saj. Vlerat thelbėsore tė saj janė shumatorja e vlerave tė individėve qė formojnė atė shoqėri. Aty nuk ekzistojnė vlera super-individuale, dhe qė ato vlera tė jenė njė herė e pėrgjithmonė tė tilla. Kombet mund tė krijojnė njėsi administrative tė pėrshtatėshme, por nacionalizmi do tė mbetet gjithnjė njė kredo e huaj.

    Nė aspektet politike, liberalizmi e ka shprehur veten si njė reaksion kundėr regjimeve autoritare. Liberalėt kanė qenė gjithmonė pėr kufizimin e tė drejtave tė trashėgueshme tė sundimtarėve, pėr vendosjen dhe ndėrtimin e institucioneve demokratike parlamentare, zgjerimin e njėsive bazė tė biznesit dhe garantimin e tė drejtave civile. Ato i kanė favorizuar kėto ndryshime, jo vetėm pėr interesat e tyre, por edhe si forma direkte tė shprehjes sė lirive themelore politike, me qėllim lehtėsimin e adoptimit tė masave liberale ekonomike.

    Nė politikėn ekonomike, liberalizmi e ka shprehur veten si njė reaksion kundėr ndėrhyrjeve tė shtetit nė aferat ekonomike. Liberalėt kanė favorizuar garėn e lirė brenda vendit si dhe shkėmbimin e lirė ndėrmjet kombeve. Ata, gjithnjė e kanė konsideruar organizimin e aktivitetit ekonomik si njė veprim i kryer nėpėrmjet sipėrmarrjes private qė operon nė njė market kompetitiv, si njė shprehje direkte e themelore tė lirive ekonomike dhe njėkohėsisht si njė formė pėr tė lehtėsuar prezervimin e lirisė politike. Ata kurdoherė e kanė konsideruar shkėmbimin e lirė ndėrmjet kombeve si njė qėllim pėr eleminimin e konflikteve qė mund tė ēojnė deri nė konflikte luftrash ndėrmjet tyre. Ashtu si brenda njė kombi, individėt qė plotėsojnė interesat e tyre ekonomike nėn presionin e kompeticionit, arrijnė tė promovojnė interesat e gjithė kombit; po ashtu, ndėrmjet vendeve tė ndryshme, individėt e kėtyre vendeve duke plotėsuar interesat dhe objektivat e tyre ekonomike nėn konditat e njė tregtie tė lirė, nė mėnyrė indirekte, ata plotėsojnė interesat dhe nevojat e gjithė kombeve nė tėrėsi e veēanti. Pra, nėpėrmjet krijimit tė akseseve pėr tė mirat materiale, shėrbimet dhe resurseve me tė njėjtat kondita pėr tė gjithe, tregtia e lirė mund tė bėjė tė mundur qė bota tė bėhet njė komunitet i njėsuar ekonomik.

    Nė Amerikė, gjatė shekullit 20, ndryshe nga pjesa tjetėr e botės, termi “Liberalizėm” ka marrė njė formė dhe kuptim tė veēantė. Sė paku, diferenca ėshtė nė favorizimin konkret tė formave politike. Si Liberalizmi i shekullit 19, ashtu dhe ai i shekullit 20, kanė favorizuar apo minimalisht kanė pretenduar tė favorizojnė format parlamentare, sipėrmarrjen ekonomike individuale dhe mbrojtjen e tė drejtave civile. Edhe nė aspektin politik, ndryshimet e tij janė jo pak tė vogla. Nė ēdo problem qė kėrkonte medoemos njė pėrzgjedhje ndėrmjet centralizimit dhe decentralizimit lidhur me pėrgjegjėsitė politike, liberalėt e shekullit 19 do tė pėrzgjidhnin nė favor tė pushtetit lokal krahasuar me atė qėndror. Pėr atė, instikti themelor ishte ai i mbrojtjes ndaj arbitraritetit tė qeverisė qendrore ndaj lirisė sė individit. Por, ndryshe aga ai, Liberali i shekullit 20, do tė pėrzgjidhte pa mėdyshje opsionin e fuqizimit tė qeverisė qendrore nė kurriz tė asaj lokale. Pėr kėtė, qėllimi dhe bindja kryesore ėshtė qė tė kemi njė qeveri tė fortė e cila tė bėjė gjėra sa mė tė mira pėr njerėzit.

    Diferenca ėshtė akoma mė e mprehtė nė politikat ekonomike, ku tashmė “Liberalizmi” ka marrė njė qėndrim pothuaj tė kundėrt me atė tė mėparshėm. Ndėrkohė qė liberalizmi i shekullit 19 ishte nė favor tė sipėrmarrjes private dhe pėr njė ndėrhyrje minimale tė shtetit. Liberalizmi i shekullit 20 nuk i beson tregjeve dhe formave tė tyre, por beson nė aftėsinė dhe mundėsinė e shtetit pėr tė ndėrhyrė e rregulluar nė tė gjitha aktivitetet ekonomike. Liberalizmi i shekullit 19 favorizonte mendimin individual si themel tė arritjes sė objektivave individuale. Liberalizmi i shekullit 20 favorizon mendimin kolektivist nė arritjen e objektivave individuale. Ndėrkohė qė objektivat e tij janė individualiste, por nė njė sens tjetėr, ku kryesorja ėshtė mirėqenia, dhe jo liria e individit.

    Kėtė e ka pėrcaktuar drejt Schumpeter, ku thotė “kundėrshtarėt e sistemit tė sipėrmarrjes private e kanė menduar atė si njė zgjidhje e zgjuar dhe si njė objektiv final”. Pjesa tjetėr e kėtij shkrimi do t’i pėrkushtohet e gjitha “Liberalizmit” nė kuptimin dhe mendimin e tij origjinal dhe ku termat do tė pėrdoren brenda sensit te tij.

    Liberalizmi politik dhe ekonomik derivojnė prej sė njėjtės filozofi. Pėr mė tepėr, tė dyja kėto kanė udhėhequr e pėrcaktuar shpesh herė ekzistencėn e njėra tjetrės nė fushėn aplikative nė shoqėri nė kohė tė ndryshme, gjė qė na sugjeron atė qė raportet ndėrmjet tyre meritojnė tė ekzaminohen nė fushėn e ideve, gjithashtu. Gjatė shekullit 19, shumė vende adoptuan gjėrėsisht elementė tė liberalizmit ekonomik megjithėse kishin forma tė ndryshme politike qė nuk ishin aspak liberale, apo qė nuk derivonin nė sisteme politike liberale. Rusia dhe Japonia janė ndoshta shembujt mė tipikė dhe tė qartė lidhur me kėtė. Ndėrkohė qė vende tė tjera, gjatė shekullit 20, ndonėse kishin ndėrtuar elementė konkrete me programe politike liberale, ishin zhvendosur nga liberalizmi drejt politikave ekonomike kolektiviste. Britania e Madhe ėshtė shembulli mė tipik i kėtij fenomeni, ku gjatė gjithė gjysmės sė shekullit 20, kur i gjithė mendimi politik ekonomik Britanik dhe zbatimi i tij ishin zhvendosur nga liberalizmi drejt njė centralizimi dhe intervenimi tė drejtpėrdrejtė tė shtetit nė politikat ekonomike nė vend. Konstatime tė tilla vazhdojnė tė jenė reale akoma atje. Po kėshtu, edhe shtetet tė tjera si Norvegjia dhe Suedia, pėrfshirė kėtu pėr disa dekada edhe SHBA, treguesit e matjes tregojnė tė njėjtėn tendencė.

    Ashtu siē e kemi pėrshkruar mė lart, mendimi liberal dhe ai i shkruar nė shekullin 19 e ka parė reformimin politik si njė formė kryesore tė arritjes sė reformave ekonomike liberale. Format e hershme politike pėrqendronin fuqinė politike nė duart e grupeve ku interesat speciale tė tyre kundėrshtonin masat ekonomiko-liberale tė tregut tė lirė. Nė kėtė kohė, James Mill argumentonte qė duhet tė lihen njerėzit tė votojnė tė lirė me qėllim qė tė shmangen grupet me interesa speciale. Si i tillė, kur interesi i pėrgjithshėm ishte thjesht interesi i gjithė individėve qė pėrbėnin shoqėrine, kjo do tė bėnte tė mundur avancimin efektivisht tė mendimit liberal ekonomik, ku demokracia do tė sillte largim tė duarve tė shtetit duke dhėnė njė shtrirje maksimale interesave personale tė individėve.

    Nė shekullin 20, njė grup i mendimtarėve liberalė si Henry Simons, Ludėig von Mises dhe Friedrich von Hayek, patėn theksuar se ky raport do tė ketė efekt tė dyfishtė nė atė se liberalizmi ekonomik ėshtė gjithashtu njė mjet pėr arritjen e lirisė politike. I vetėm, Liberalizmi ekonomik, nuk mund tė garantoje ardhjen e lirisė politike, i referohemi kėtu shembullit tė Rusisė dhe Japonisė tė cituar mė lart. Por, Liberalizmi ekonomik ėshtė njė parakusht i domosdoshėm pėr lirinė politike.

    Historikisht, nuk ka vende qė gėzojnė nė njė masė substanciale tė lirive politike tė cilėt nuk kanė gjeneruar nė njė masė substanciale liberalizmin ekonomik. Analitikisht, ruajtja e lirive politike kėrkon njė mbrojtje tė sigurt kundėr pėrqendrimit tė fuqisė, ajo kėrkon ekzistencėn e njė shpėrndarjeje sa mė tė gjerė dhe proporcionale tė fuqive. Fuqia politike, pėr vetė natyrėn e saj, ka njė tendencė pėr t’u koncentruar; ndėrkohė qė fuqia ekonomike mund tė shpėrndahet lehtėsisht e gjerėsisht nėse ajo organizohet sipas principit tė njė tregu tė lirė. Kjo dikton atė qė fuqia ekonomike e ēarmatos fuqinė e koncentruar politike duke u bėrė vetė njėkohėsisht e pavarur nga ajo. Nėse lejohen qė kėto dy forca tė jenė pėrqendruar nė duar tė njėjta, fati dhe mbrojtja e vetme e lirisė politike do tė jenė nė duart e atyre, gjė qė sjell vetėm njė argument tė brishtė dhe njė shteg shumė tė ngushtė pėr ata individė tė pakėt tė talentuar pėr njė mbijetesė pėr tė pėrfituar nga korruptimi i fuqisė sė pushtetit.

    Disa shembuj tė tjerė mund tė qartėsonin pohimin e njė raporti tė fortė ndėrmjet lirisė politike me atė ekonomike, por do tė ishte e vėshtirė tė demostronim lidhjen direkte ndėrmjet tyre. Njė nga karkateristikat e njė shoqėrie politikisht tė lirė ėshtė edhe njė nga ato qė ithtarėt e reformava radikale nė strukturėn sociale janė tė lejuar tė shprehin pikėpamjet e tyre dhe tė bindin ndjekėsit besnikė tė tyre. Fakti qė nė SHBA, gazetat me ide komuniste dhe socialiste lejohen tė botohen e tė shpėrndahen, tregon njė shoqėri tė lirė politikisht. Supozoni njė ndryshim nė njė vend me ekonomi kolektiviste ku shteti kontrollon shumicėn e aktivitetit ekonomik. Si do tė mundin ithtarėt e njė kthimi nė kapitalizėm, tė siguronin burime me anė tė cilave do tė publikonin gazeta me pikpamjet e tyre? Mos do bėhej kjo nėpėrmjet fondeve pėr disidentėt? Apo do bėhej nga kontributi me shuma tė vogla i miliona njerėzve tė punėsuar nga qeveria? Nėse ata do tė kishin burime fondesh, ēfarė garancie do tė kishin qė shteti do t’u shiste letėr me tė njėjtat kushte e ēmime siē u jepte tė tjereve? Nė njė shoqėri me ekonomi liberale ėshtė gjithnjė e mundur pėr tė gjetur burime tė pėrgjithėshme pėr tė pėrhapur pikpamje tė ndryshme, ose nėpėrmjet subvencioneve, nga njė numėr i vogėl individėsh ose nėpėrmjet shitjes sė gazetes, ose tė publikimit te shumė persona tė tjerė. Dhe, nėse ka njė shans tė mundshėm qė njė grup i mjaftueshėm njerėzish do tė donin tė blinin gazeta qė shprehin mendime tė njė pakice duke u sjellė atyre fitime, bile edhe njerėz qė kanė pikpamje tė kundėrta fondamentale, pėr hir tė interesit tė tyre personal, do tė siguronin burime pėr t’a bėrė kėtė sipėrmarrje tė mundėshme dhe funksionale. Nė fakt, ekzistojnė mijėra apo miliona grupe indipendente me fuqi tė mjaftueshme pėr tė provuar nėse kjo apo ajo sipėrmarrje a ide, ėshtė fitimprurese apo jo, ndėrkohė qė pak tė tille gjenden nė struktura politike me vullnet pėr t’a bėrė kėtė. Pra, nė kushtet e ekzistencės sė shumė burimeve, atje nuk mbetet mė asnjė pengesė sepse nėpėrmjet njė tregu tė lirė, shitėsi i letrės pėr shtyp nuk e di nėse letra po shkon pėr gazetėn Daily Ėorker apo pėr fondacionin pėr Edukimin nė Shkencat Ekonomike. Ndoshta diēka tė tillė tė pėrgjithėshme por efektive, si garante tė lirisė pėr tė nxitur pikėpamje kundėrshtuese, mund tė trillohen me siguri nė shoqėri kolektiviste. Por, njė gjė e dimė me siguri, se asnjė nga ithtarėt pėr shoqėri tė tilla, akoma nuk na ka sugjeruar apo tė paktėn t’a ketė prekur ndonjėhere kėtė problem.

    Njė shembull tjeter; konsideroni ata individė tė cilėt kanė humbur punėn ose kanė dhėnė dorėheqje nga puna nė qeveri nė Amerikė vitet e fundit, sepse ata ishin akuzuar si komunistė. Punėsimi nė shtet nė shoqėrinė tonė nuk ėshtė njė nga tė drejtat e pėrcaktuara me ligj. Si e tillė ėshtė krejtėsisht e drejtė qė disa pozicione nė shtet nuk duhet tė zihen nga idividė me bindje komuniste, apo qė dyshohen tė jenė tė tillė. Ndėrkohė qė shihet qartė se sa e fortė ėshtė ndjenja e opinionit publik qė tė mbyllet dera pėr punėsim nė shtet pėr tė gjithė personat me bindje komuniste. Nga ana tjetėr, funksionimi i lirisė politike kėrkon me siguri qė njerėzit jo vetėm tė jenė tė lirė nė atė qė besojnė, por edhe tė mbrojnė e propagandojnė idetė komuniste. Kėta njerėz qė kanė neveri ndaj komunizmit e lejojnė kėtė pikėrisht pėr tė argumentuar tė drejtėn e tyre pėr tė shprehur idetė e kundėrta pėr tė. Mbrojtja mė e mirė e jona ndaj komunizmit ėshtė bindja e njerėzve pėr idete djallėzore qė ai fsheh, por jo duke opresuar mbrojtjen qė i bėhet atij. Por, nė rastin kur punėsimi bėhet vetėm nga shteti, liria nominale pėr tė shprehur pikėpamjet ekstreme do tė ishte thjesht njė fasadė e gėnjeshtėrt. Nė kėtė rast ushtrimi i kėsaj lirie do tė kishte njė ēmim tė papėrballueshėm, ndoshta humbjen e mjetit tė vetėm tė jetesės. E kundėrta ndodh nė ato shoqėri ku ushtrimi i kėsaj lire nuk tė sjell pasoja. Shumė individė qė kanė humbur punėt nė shtet, apo janė larguar vetė nga puna, kanė patur me siguri shumė mundėsira tė tjera tė mėdha. Mėnyra se si ekonomitė e tregut tė lirė privat krijojnė e mbrojnė kėto mundėsira, shprehet mjaft qartė nė rastin e njė individi qė shkon e hap njė fermė private me prodhim grurin. Blerėsit e grurit nuk nuk do t’ja dinė nėse kėtė grurė e ka prodhuar njė komunist, apo fashist, apo njeri me ngjyrė. Blerėsi nuk e ēon nė mend se kush ėshtė prodhuesi, dhe as nuk harxhon kohė pėr kėtė. Nė kėtė mėnyrė bėhet e qartė ajo se tregu konkurues ndan aktivitetin ekonomik nga ai intelektual apo politik, ku, sa mė shumė rritet kompeticioni nė market, aq mė tepėr thellohet kjo ndarje. Ėshtė paradoksal fakti qė minoritetet, qė kanė mundėsi tė jenė pėrfituesit mė tė mundshėm nė njė shoqėri kompetitive, kanė kontribuar padrejtėsisht duke u pozicionuar nė njė numėr tė madh rastesh kundėr.

    Shumė autorė tė cilėt kanė trajtuar e theksuar rėndėsinė e liberalizmit ekonomik si njė parakusht pėr liri politike, kanė interpretuar tendencat drejt kolektivizmit gjatė dekadave tė fundit, si paradoks tė njė trendi drejt njė politike “bujkrobėrie”. Ndoshta ata kanė tė drejtė. Sidoqoftė, raporti qė ata trajtojnė ėshtė manifestuar nė vetvete nė disa mėnyra tė ndryshme: pėr shembull, tendencat kolektiviste janė verifikuar tė jenė tė pėrziera dhe interferuara me liritė politike dhe ato civile. Kur konflikti ėshtė qartėsuar plotėsisht, nė shumicėn e rasteve politika kolektiviste ėshtė flakur tutje. Ndoshta shembulli mė i qartė ėshtė ai i eksperiencės Britanike me zhvendosjen e detyrueshme tė vendeve tė punės. Mendimi socialist ekonomik i pas luftės II-tė, bėnte thirrje pėr alokim tė detyrueshėm tė fronteve tė punės me qėllim tė arriheshin “prioritetet sociale”, ndonėse disa akte ligjore ishin detyruese, ato asnjėherė nuk u zbatuan gjerėsisht. Kėshtu qė kjo fuqi detyruese u vetėshemb pa pėrpjekje pėr t’a mbajtur e zbatuar, pasi nė thelb i gjithė karakteri i kėsaj politike ekonomike tė alokimit tė detyrueshėm tė fronteve tė punės binte ndesh dhe eleminonte themelin e tė drejtave civile tė punonjėsve.



    Pėrktheu: Luan Kola
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 09-08-2014 mė 10:17
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •