Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Milton Friedman - Si e fitoi kapitalizmi ‘Luftën e Ftohtë; me socializmin

    Si e fitoi kapitalizmi ‘Luftën e Ftohtë; me socializmin

    Si e fitoi kapitalizmi ‘Luftën e Ftohtë; me socializmin
    Nga MILTON FRIEDMAN

    Në parathënien time të edicionit të vitit 1982, pata dokumentuar një ndërrim dramatik në klimën e opinionit, duke manifestuar diferencimet dhe ndryshimet e ndodhuramilton-friedman-300x202 gjatë kohës që nga viti 1962 të botimit të parë të librit dhe në mënyrën sesi ai kishte qenë kuptuar e konceptuar. Po kështu në këtë parathënie, kisha pasqyruar të njëjtën filozofi të trajtuar nga unë dhe gruaja ime Lisa Friedman, në librin pasues “Free to Choose”, të botuar në vitin 1980.

    Ky ndryshim në klimën e opinionit publik ishte zhvilluar pjesërisht edhe krahas shpërthimit të aksioneve të shtetit nën influencën e pikëpamjeve Keinesiane të shtetit të përkrahjes sociale. Në vitin 1956, kur unë dhashë këtë leksion, të cilin më vonë gruaja ime më ndihmoi për ta futur në këtë libër, shpenzimet federale në SHBA, bashkë me ato të shteteve përbënin 26% të të ardhurave kombëtare. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve shkonte për mbrojtjen. Grupi i shpenzimeve jo-për mbrojtjen ishte në masën 12% të të ardhurave kombëtare. Afro 25 vite më vonë, në vitin 1982 kur u ribotua parathënia e këtij libri, shpenzimet totale ishin rritur në masën 39% të të ardhurave kombëtare. Ndërsa shpenzimet jo-për mbrojtjen ishin pothuaj dyfishuar duke arritur në masën 31% të të ardhurave kombëtare.

    Ndryshimi në klimën e opinionit kishte filluar të jepte efektet e tij. Kjo kishte shtruar rrugën për zgjedhjen e Margaret Thatcher-it në Britani dhe të Ronald Regan-it në SHBA. Ata kishin mundur të përkulin Leviathan-in (figure mitologjike e përbindëshit të ujit, sipas kulturave hebraiko-arabe), por pa mundur ta shkatërronin atë. Pas kësaj, shpenzimet totale federale kishin filluar një kurbë rënie të lehtë, nga 39% në vitin 1982, në 36% në vitin 2000, por edhe kjo ishte bërë e mundur vetëm falë zvogëlimit të buxhetit për mbrojtjen. Ndërkohë që shpenzimet federale ishin luhatur pothuaj pa ndonjë ndryshim në masën 31%.

    Klima e opinionit publik kishte marrë një forcim të dukshëm në të njëjtin drejtim, sidomos pas rënies së murit të Berlinit dhe kolapsit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1992. Kjo kishte shënuar një fund dramatik të një eksperimenti gati 70 vjeçar ndërmjet dy alternativave të organizimit të një sistemi ekonomik; të atij nga Lart-Poshtë dhe atij nga Poshtë-Lart; Planifikimin Qendror dhe atij të kontrollit të Tregjeve të Lira dhe private. Ose e thënë me terma popullore, ndërmjet Socializmit dhe Kapitalizmit. Rezultatet e këtij eksperimenti kanë qenë të paralajmëruara nga një numër eksperimentesh të ngjashme të një shkalle më të vogël . Si për shembull Hong Kongu dhe Tajvani kundrejt tokës mëmë Kinës; Gjermania Perëndimore kundrejt asaj Lindore; Koreja e Jugut kundrejt asaj të Veriut. Por ishte rënia dramatike e Murit të Berlinit dhe kolapsi i Bashkimit Sovjetik ai që i dha kuptimin dhe shpjegimin e thellë të ashtuquajturit Planifikimi i centralizuar, i përshkruar në mënyre brilante nga Friedrich A. Hayek në veprën e tij të quajtur The Road to Serfdom, të vitit 1944.

    Ajo çfarë është e vërtetë për SHBA dhe Britaninë e Madhe, është po aq e vërtetë edhe për vendet e tjera të zhvilluara perëndimore. Në vendet e tjera, gjatë dekadave të para të pasluftës, nga një vend në tjetrin, filluan të eksplodojnë idetë socialiste, të ndjekura shumë shpejt nga një zvarritje dhe stanjacion i modelit ekonomik socialist të zgjedhur. Tashmë sot, në të gjitha këto vende ka filluar një prirje e fuqishme për t’i dhënë më shumë hapësira tregjeve të lira dhe gjithnjë e më pak rol shtetit. Unë mund ta interpretoj këtë situatë si një refleksion të izolimit të gjatë ndërmjet praktikës dhe opinionit. Instalimi i shpejtë i sistemit Socialist në dekadat e fillimit të post-Luftës së Dytë Botërore, ka reflektuar vazhdimin e shiftimit të paraluftës të opinionit publik drejt kolektivizmit. Ndërsa zvarritja dhe stanjacioni i socializmit, i theksuar ky pas dekadave të fillimit, reflekton efektet e hershme të ndryshimit të opinionit të post-luftës. Kështu, de-socializimi i ardhshëm do të reflektojë efektet tashmë të pjekura të ndryshimit të opinionit, të vërtetuara plotësisht me kolapsin e BS.

    Ndryshimi në opinionin publik ka patur efekte më të qarta dhe dramatike në vendet e pa zhvilluara të botës. Kjo ka qenë e vërtetë edhe për rastin e Kinës, si shteti më i madh komunist i mbetur si i tillë edhe sot. Fillimet reformuese të tregut në fund të viteve ‘70 në Kinë të ndërmarra nga Ten Hsiaoping, si ato të privatizimit në bujqësi, rritën në mënyrë dramatike jo vetëm të ardhurat e produkteve nga kjo fushë por mbi të gjitha ato futën një element shtesë në tregun e lirë brenda sistemit social komunist me komandim qendror të shtetit. Megjithëse e limituar, kjo rritje e lirisë ekonomike e ka ndryshuar faqen e Kinës, duke konfirmuar vërtetësinë dhe fuqinë e besimit tonë në tregjet e lira. Sigurisht që Kina është akoma larg së qenit një shoqëri e lirë, por nuk ka asnjë dyshim që njerëzit atje ndihen më të lirë dhe në standarde të jetës shumë më mirë se në kohën e Mao Ce Dunit. Pra, ata ndihen më të lirë në çdo dimension përveç atij politik. Në Kinë po shihen shenja edhe të lirive politike më të mëdha, lidhur kjo me zgjedhjet me votim të disa zyrtarëve në zonat rurale. Kinës i duhet një rrugë e gjatë për të bërë por e rëndësishme është fakti që zhvillimet po bëhen në drejtimin e duhur.

    Në periudhën e menjëhershme të pas Luftës II Botërore, doktrina standarde e përqafuar nga vendet e Botës së Tretë ishte ai i planifikimit të centralizuar ekonomik plus ndihma masive nga jashtë vendit. Dështimi i kësaj formule, siç është shprehur nga Peter Bauer dhe të tjerë, dhe nga ana tjetër e sukseseve dramatike të tregjeve të lira të bëra nga Tigrat e Azisë Lindore, si Hong Kong, Singapor, Tajvan dhe Koreja e Jugut, kanë konfirmuar suksesin e një doktrine të ndryshme të zhvillimit. Tanimë, shumë vende të Amerikës Latine dhe Azisë, bile edhe disa vende të Afrikës, kanë adoptuar një qasje të orientimit drejt tregjeve të lira dhe zvogëlimit të ndërhyrjes së shtetit. Shumë nga vendet satelite të ish sistemit socialist, kanë bërë të njëjtën gjë. Në të gjitha këto raste, në përputhje me çështjet që shtrohen në këtë libër, rritja e lirive ekonomike ka shkuar dorë për dore me rritjen e lirive politike dhe civile, duke sjellë një rritje e lulëzim ekonomik. Konkurrenca kapitaliste dhe liria kanë qenë të pandara.

    Së fundi, një shënim personal: Është një privilegj për mua, si një autor i këtij libri, për të bërë vlerësimin e punës së tij dyzet vjet pas botimit. E vlerësoj shumë mundësinë për të bërë një gjë të tillë. Ndjehem thellësisht mirënjohës për atë që ky libër i ka rezistuar kohës dhe që akoma vazhdon të jetë një model për zgjidhje të problemeve ekonomike të kohës në mbarë botën. Nëse do të bëja ndonjë ndryshim lidhur me këtë, do të ishte ai i komplementimit të dualitetit të lirisë politike dhe lirisë ekonomike me trialitetin, ku përveç lirisë ekonomike dhe asaj politike të shtohej dhe liria civile. Pasi unë kisha shkruar librin, dhe kur ndërkohë Hong Kongu nuk i ishte bashkuar akoma Kinës, kjo më nxiti të kuptoj dhe të konkludoj se: ndërsa lira ekonomike është një kusht i domosdoshëm për zhvillimin e lirisë politike dhe asaj civile, nga ana tjetër, lira politike, sado e dëshirueshme që të jetë, nuk është e domosdoshme dhe nuk i kushtëzon liritë ekonomike dhe ato civile. Midis këtyre linjave të trajtuara në libër, i vetmi defekt i tij, mendoj se është mostrajtimi i plotë dhe i duhur i rolit të lirive politike, të cilat nën veprimin e disa rrethanave promovojnë liri ekonomike dhe liri civile. Dhe që nën efektin e disa rrethanave të tjera të pa favorshme, frenojnë liritë ekonomike dhe ato civile.

    *Eseja është shkruar me rastin e 14-vjetorit të botimit të librit ‘Capitalism and freedom’. Përktheu: Luan Kola
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 09-08-2014 më 10:18
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  2. 3 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Pinxhuku (13-08-2014),Wonder Woman (11-08-2014)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •