Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Emri:  haxhi__zeneli-250x150.jpg

Shikime: 924

Madhësia:  8.3 KB

    Shkruen Haxhi Zeneli

    Pjesa më e madhe e njerzimit ,që të gjejnë ngushëllimin dhe qetësin në besimet shpirtërore dhe filozofike,dhe deri sa këto besime kanë një balans në qenjën njerëzore nuk ka asnjë të keqe nga kjo.Kjo mund të ndihmojë deri sa nuk na helmon shpirtin tonë me urrejtje dhe mbjellëjet fanatike për ate çka neve kemi ngulitur në mendjen tonë.

    Besimet apo ideologjit tona nëse kalojnë në përmasa të tjera,të cilat mund të kenë edhe pasoja ata duhët të rishikohën me kujdes.Nëse kjo ndodhë,atëherë këtu kemi të bëjmë me çregullime neurologjike më shumë se sa me një besim të përkushtuar të shkrimeve të shenjëta,pra kështu thuhët në shkencën e neurologjis,që shkenctarët kanë gjetur në këto zbulime, (Oxford University).

    Besimi fetarë duhët të na shërbej për të medituar dhe për të ndihmuar mirëqenjën e trupit në përgjithsi,që të jemi në harmoni dhe në lidhëshmëri me ndërgjegjën tonë.

    Në asnjë mënyrë nuk guxojmë të reflektojm keq tekë të tjerët dhe ti shofim si të huaj ata të cilët nuk kanë besime apo mendime të njëjta,dhe ti përbuzim apo urrejmë ata që nuk ndjekin rrugën që ne kemi zgjedhur.

    Pra të gjithë njerëzit janë të barabartë para krijuesit të tyre dhe kështu duhët të trajtohën.
    Një pjesë e madhe të shkimeve bejnë polemika nga këto tema,sidomos në rrafshin e besimeve fetare.Ata pohojnë për këto besime,se kush ka të drejtë e kush nuk ka të drejtë,të cilët mbushin faqët e shtypit,dhe nganjëherë edhe duke mos i rrespektuar këto tema të ndieshme tek disa njerëz që e kanë mbështetur mendëjen dhe zemrën tek besimet e tyre pa të keqën e dikuj tjetër.

    Por a e pyesim vehtën ndonjë herë!përse ngulim këmbë për këto ide që kanë okupuar trurin ton?dhe disa njerëz pretendojmë që ky apo ai,është një besim i vërtetë,duke mosnjohur të drejtën e të tjerëve.Kurse disa të tjerë me plotë fuqin marrin të drejtën,dhe pohojnë se Zoti i ka urdhëruar dhe janë të dërguarit e ti këtu në tokë për të qëruar hesapet me ata që nuk i përfillin apo kanë dëvijuar këtë rrugë.

    Por e vërteta mund të jenë ndryshe!se këto njerëz me këto smundje,kanë humbur kontrollin,dhe nuk janë në gjendëje të mendojnë drejtë.Ata këto thirrëje i bëjnë në emër të atyre grupeve që ata përfaqësojnë.
    Si mund ta besoj dikush këte!ku pa të drejtë i marrim jetën atyre të cilët kanë një ADN të krijuar nga i njëjti krijues,të cilin e çnjërzon,torturon dhe më në fund i presin edhe kokën dhe e gjitha kjo ndodhë në emrin e Zotit(Allahut).Si ka mundësi që këto grupe "njerëzish"kanë bindur vetëvetën se dikush do zgjedhi këtë ideologji me ato krime shokuese që këto grupe bëjnë.

    Nëse kjo gjendëje do të vazhdojë kështu,atëherë kjo epidemi do të përhapët,dhe lirisht mund të themi se njeriu vetë do të zhduk qenjën e ti njerzore,dhe kjo mund të ndodhë,nëse nuk do të ndërmirrët diçka për ta parandaluar këtë të keqe.

    A janë këto sinjale për njerzimin të mendojë se ndoshta ka ardhur koha të ndryshojë diçka në filozofin e ndarëjes së njerëzimit që kemi krijuar,i cili nuk është treguar produktivë?

    Para Krishtit njerëzit besuan shumë zotra,dhe erdhën në përfundim që të besonin një Zot.Por përsëri njeriu nuk u ndal aty!ai u nda në shumë besime të ndryshme,dhe secili besim kishte profetin e vetë,së bashku me librat e shenjëta.Por qënja njerëzore nga natyra është egoiste dhe korruptuese nëse i lëjohët fushë për manipulim ajo edhe vepron.

    Pra me kalimin e kohës filloj të përdori këto besime për interesa individuale që të nënshtrojë njerzimin duke mos e lënë të lirë ashtu siç e kishte paraparë Krijuesi vetë.

    Njeriu filloj të manipuloj me besimet fetare,kjo po ndodhë edhe sot,që këto besime nuk patën sukses të parandalonin luftëtrat e dominimit dhe okupimit ndaj njëri tjetërit ose më mirë të themi ndaj më të vegjëlve,dhe mbeti pësëri në konflikte "qenja njerzore".

    Njeriu gjatë rrugës historike të ti ai bëri shpikje të mëdha prej më të ndryshmëve në këtë planet,siç janë ato: Teknologjike,farmaceutike,ekonomike,astrologjike,k vantofizike etj,por ende deri më tani nuk e trajtuan këtë problem seriozisht të këtyre fenomeneve,për ta edukuar njerzimin dhe për ti treguar atyre të vërtetën e këtyre ideologjive të shekujëve të kaluar,që disa po mundohën ta rikthejn këtë në veprim ,të cilët refuzojnë të pranoj të tjerët.

    Deri sa kjo gjendëje të vazhdojë,qenja njerzore nuk do ketë paqë dhe harmoni që të koegsistojë.
    Njerzimi duhët të mendojë nëse nuk mund të ndali këtë gjendje që vazhdimisht është në konflikt duke shkatrruar dhe zhdukur qenjën e ti,atëherë ai duhët seriozisht të mendoj që të hulumtoj këto filozofi drejtë një filozofie të re që do ishte e pranuartë për tërë njerzimin që do shërbejë për qetsin dhe harmonin e të gjithë njerëzimit,për ta shpëtuar vetëvehtën nga çmenduria e një kataklizëme të përmasave të pa imagjinuara.

    Besimet fetare kanë filluar të tejkalojnë përmasat e një zhvillimi normal,dhe nuk përfillën shkrimet e shenjëta të tyre,sepse interesat personale janë rritur në nivele shumë të larta.Dhe sipas këtyre interesave njeriu qofshin ato individuale apo kolektive po manipulojnë masën,por në anën tjetër veprimet e tyre të djallit,na tërheqin vëmendëjen me skenat rënqethëse,ku më së shumti e pësojn të pa fajshëmit.

    Eshtë vështirë ti përballosh të gjitha këto,kurse qenja njerzore rrin dhe bënë seri.
    A nuk janë këto besimet tona që predikojmë çdo ditë për një harmoni,paqë dhe jetë më të mirë?e cila po del jashtë kontrollit.

    Për të gjitha këto vepra monstrome që bëhën në emrin e Zotit,marrim përgjigjën e këtyre nga besimtarët duke na thënë se:"Kështu nuk na mëson feja,ato janë disa njerëz,dhe se nuk duhët të bazohemi në këto raste".Topi i borës kurë fillon të rrokollisët ai fillon shumë i vogël,por duke hecur ai fillon e bëhet i madhë deri sa bëhet ortek dhe mandej shëmbë çdo gjë që gjenë para,
    prandaj gjërat duhët të parandalohën deri sa nuk janë bërë "ortek"

    Përkundrazi kjo pakicë siç mendoni ju,mundohët ta kthej mbapa rrotën e historis,që të jetojë si njeri primitiv i pa barabartë dhe i pa dobishëm për shoqërin,që nuk njef demokraci dhe tolerancë,ku me forcë mundohët të ndryshojë jetën që kanë zgjedhur të tjerët.

    Kurse të tjerët që mendojnë ndryshe ata i kundërvihën për ti ndryshuar ata,por ai refuzon të ndryshoj.Krejt kjo luftë bëhët për të ndryshuar njëri tjetërin,ku secili mendon se ka të drejtë.
    Siç dukët kjo s'ka të ndalur.

    Korrik/6/2014

    http://ulqini-online.com/index.php?o...sti1&Itemid=74
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 06-08-2014 më 15:16
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Pse flet per fete ky ne pergjithesi, kur te vetmen gje qe ben eshte te flase mbi islamin. Islami duhet te ndalohet me ligj!
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Ti ke lexuar titullin dhe jo permbajtjen.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Para Krishtit njerëzit besuan shumë zotra,dhe erdhën në përfundim që të besonin një Zot.Por përsëri njeriu nuk u ndal aty
    Ja çfarë shkruan ky Haxhi Zeneli, autori i artikullit më lart. Domethënë për atë besimi në një zot paska ardhur vetëm pasi erdhi Krishti. Ky sikur se ka lexuar fare Dhiatën e vjetër në të cilën koncepti i zotit një është në bazë të gjithçkaje.

    Çdokush ka të drejtë të flasë e të shkruaj por disa e teprojnë. Ske ça të mësosh nga ky shkrim. Dikush i cili shpreh qartazi injorancën e tij.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    cfare thote per krishterimin? pjesa e fundit flet vetem per monstrat islame indirekt
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #6
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Pse flet per fete ky ne pergjithesi, kur te vetmen gje qe ben eshte te flase mbi islamin. Islami duhet te ndalohet me ligj!
    Islami eshte pikerisht perfundimi i llogjikshem i gjith analizes qe ben autori. Vetem islami ka referenca pozitive te koekzistences te njerezve me qendrime individuale, koheve te fundit, rrespektivisht nga lufta e dyte e kendej kjo shihet edhe ne boten perendimore. Pra, zgjidhja eshte pa dyshim nje synergji mes ketyre dyve...

    Tung
    albanish by nature

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Nje m.ut jane te dyja. Mos u zini se vec tregoni hipokrizine tuaj. Sidomos ti korcaro.

  8. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Islami eshte pikerisht perfundimi i llogjikshem i gjith analizes qe ben autori. Vetem islami ka referenca pozitive te koekzistences te njerezve me qendrime individuale, koheve te fundit, rrespektivisht nga lufta e dyte e kendej kjo shihet edhe ne boten perendimore. Pra, zgjidhja eshte pa dyshim nje synergji mes ketyre dyve...

    Tung
    Dhe kjo verehet ne shume vende te botes islame. Pikerisht dhe ti per kete arsye jeton ne nej vend "musliman".
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Pse flet per fete ky ne pergjithesi, kur te vetmen gje qe ben eshte te flase mbi islamin. Islami duhet te ndalohet me ligj!

    Allahu te falte ty per fjalet qe thua.........

    Kaq di me te thene
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    cfare thote per krishterimin? pjesa e fundit flet vetem per monstrat islame indirekt
    mos i ngaterro injorantet me Islamin
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  11. #11
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Dhe kjo verehet ne shume vende te botes islame. Pikerisht dhe ti per kete arsye jeton ne nej vend "musliman".
    Bota islame, perpos koherave te fundit (rrespektivisht nga kolonializimi e kendej) cdohere ka qene ne lulezim. Miru pakez edhe me histori, jo vetem me filmat tom&jerry.....faktikisht edhe sot e kesaj dite bota islame vetem ne pake pjese eshte ne trazira ku kerkohet konsolidim politik. Faktikisht jo me larte se 10000 metra mbi kryt e ushtareve fluturojne njerezit me aeroplane per ne dubai e doha per pushime, ne vende islame.....vendet islame akoma per perendimoret e kane flairin e karakterin e perallave nga 1001 nata dhe jane destinacione te preferuara per inspirim kulturore....PROBLEMI nuk eshte bota islame, por eshte kryeja jote e infektuar....

    tungi

    PS:

    pyetja nuk eshte se UNE JETOJ NE PERENDIM, por PSE nuk kame jetuar qe me heret, por vetem qe tash ???
    albanish by nature

  12. #12
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Ja se ku eshte nisur bota islame...

    Keta duan te shpetojne boten. Degjoni mire se cfare flasin arabo-shqiptaret.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Islami eshte pikerisht perfundimi i llogjikshem i gjith analizes qe ben autori. Vetem islami ka referenca pozitive te koekzistences te njerezve me qendrime individuale, koheve te fundit, rrespektivisht nga lufta e dyte e kendej kjo shihet edhe ne boten perendimore. Pra, zgjidhja eshte pa dyshim nje synergji mes ketyre dyve...

    Tung
    Wtf you on about,,,,, ju jeni ne krize totale, dhe kjo duket qarte ne lindje te mesme e ju perralosni ketu referenca pozitive,, koekzistence te njerezve me qendrime individuale,,, si perkthehet kjo grupe ekstremiste te sekteve te ndryshme qe urrejne njeri tjeter dhe perendimin,,,,
    mateo

  14. #14
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ja se ku eshte nisur bota islame...

    Keta duan te shpetojne boten. Degjoni mire se cfare flasin arabo-shqiptaret.
    Allahu eshte aq i plot fuqishem saqe i duhen injorante dhe njerez te eger. Keshtu eshte ligji i Allahut ku nuk dihet se kush kend do ta vrasi e kush kend do ta masakroje?! Ky eshte sheriati qe doni te ia bini shqiptarit. Jo sna nevojitet ai sheriat, jemi popull i civilizuar dhe nuk duam te vrasim njeri tjetrin per shkak te pikepamjes personale.

    http://botasot.info/bota/319132/afga...nje-familjeje/

    Afganistan: Talibanët i kanë vrarë katër anëtarë të një familjeje

    Zyrtarët në Afganistan thonë se militantët nga ky vend kanë depërtuar në shtëpinë e liderit antitaliban, Nazim Khan, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, duke e vrarë atë dhe tre anëtarë të tjerë të familjes së tij.

    Ngjarja ndodhi mbrëmë vonë në një vendbanim, 250 kilometra në veri të qytetit pakistanez, Peshavar.

    Nga sulmi janë plagosur edhe dy pjesëtarë të familjes, përfshirë një grua, që është në gjendje kritike shëndetësore.

    Pakistani e ka filluar një ofencisë ushtarake në pjesën veriperëndimore, pas një sulmi të talibanbëve në aeroportin e qytetit Karaçi, që është më i ngarkuari në Pakistan, me ç’rast janë vrarë dhjetëra njerëz.

    Më se 500 militantë dhe 27 ushtarë janë vrarë gjatë ofensivës deri tash, sipas ushtrisë pakistaneze.

    Nurmi i militantëve të vrarë nuk mund të vërtetohet në mënyrë të pavarur.

  15. #15
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Citim Postuar më parë nga mateo Lexo Postimin
    Wtf you on about,,,,, ju jeni ne krize totale, dhe kjo duket qarte ne lindje te mesme e ju perralosni ketu referenca pozitive,, koekzistence te njerezve me qendrime individuale,,, si perkthehet kjo grupe ekstremiste te sekteve te ndryshme qe urrejne njeri tjeter dhe perendimin,,,,
    ???

    Se di une cfare nuk kuptove me larte. Islami ka rreferenca te gjata 1400 vjecare, dhe me mundesite e reja teknike mund ato referenca brenda 24 oreve te hulumtohen dhe te fitosh keshtu nje pasqyre te kapshme per ate qe foli. Popujt musliman jane te VETMIT popuj me "inhomogjenitet" fetare dhe racore qe kane kaq histori te gjate te perzerjes.....kjo "perzerje leshnash" qe nga lufta e dyte boterore ndodh edhe ne te ashtuquajturen bote "perendimore"....kurse mjafton te hulumtohet historia e perendimoreve per me i pa shkaqet e lufterave te tyre, qe kane qene pikerisht te bazuara ne problemin e pluralizmit fetaro/racore...........qe nga ai moment, kur vendosen ti "perzijne leshnat", heureka, perendimi LULEZON....ndoshta nuk e ke hetuar, aman presidenti i amerikes eshte i races se zeze.....i asaj race, qe deri ne vitet e 1960-a nuk guxonte te ulet ne uleset e para te autobusit publik, ose te shfrytezoje toaleten e te "bardheve" (USA 1964, R. Afr.Jug. 1990)....ISIS eshte nje gruppacion jorelevant ne kete kontekst.....nese mendon se ISIS ose lufta ne siri jane "reference" legjitime per te vleresuar islamin, atehere mund vetem te te keshilloj te dalish ne dyqan dhe te blejshe nje cokollade "cipiripi" (nese nuk e din se cka eshte cipiripi, shkruaj hoxhe irfan saliut nga prizreni, ai te tregon se cka eshte)....


    tung
    albanish by nature

  16. #16
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ja se ku eshte nisur bota islame...

    Keta duan te shpetojne boten. Degjoni mire se cfare flasin arabo-shqiptaret.
    A ke mor ti edhe nje jete private ???
    albanish by nature

  17. #17
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    A ke mor ti edhe nje jete private ???
    Jo Tunxh, ka "mor" vetem "jete publike"!!!.....ahaaha..ju ka lene Allahu analfabete si Muhamedin, ju dudumave...!!
    Jarigas

  18. #18
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Për: Besimet fetare duhet të rishikohën me kujdes

    Ja çfarë shkruan ky Haxhi Zeneli, autori i artikullit më lart. Domethënë për atë besimi në një zot paska ardhur vetëm pasi erdhi Krishti. Ky sikur se ka lexuar fare Dhiatën e vjetër në të cilën koncepti i zotit një është në bazë të gjithçkaje.
    E çka ka rëndësi besimi në një zot?

    A ve; pse ësht' pjesë e fesë t'juaj??

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •