Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8

Tema: Lazėr Stani

  1. #1

    Lazėr Stani

    LAZĖR STANI
    Emri:  Lazer+Stani.jpg

Shikime: 2359

Madhėsia:  25.1 KB

    Shkrimtari Lazėr Stani ka lindur me 17.01. 1959 nė Pult, Shkodėr. Nė vitin 1985 u diplomua nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės nė Tiranė, nė degėn Biologji-Kimi. Prej asaj kohe ėshtė marrė me letėrsi dhe gazetari, eseistikė dhe kritikė letrare. Tregimet e para i botoi nė fillim tė viteve nėntėdhjetė nė gazetat e kohės „Drita“, gazetė kulturore e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve dhe „Zėri i rinisė“, gazetė qė nė ato vite botonte edhe krijime tė avanguardės. Kritika letrare e ka vlerėsuar atė si njė ndėr prozatorėt mė tė veēantė ne letrat e sotme shqipe.

    Deri tani shkrimtari Lazėr Stani ka botuar kėta libra:
    1993, „Misteri i hijeve“, vėllim me tregime, botim i Shtėpisė Botuese tė LSHA-sė
    1995, “Shplakja e Santa Marisė”, vėllim me tregime, botim i Shtėpisė Botuese “Eurorilindja”
    1995, “Me dzmbėdhjetė ēelėsa”, libėr me pėrralla dhe legjenda tė Veriut, botim i Shtėpisė botuese tė LSHA-sė
    1998, “Nė Bregenc shkohet pėr tė vdekur”, vėllim me tregime, botim i shtėpisė Botuese “Albinform”
    1999, “Feniksi i kuq”, vėllim me tregime, botim i Shtėpisė Botuese, “Buzuku”, Prishtinė
    2005. “Dėnesje nė dru”, botim i shtėpisė botuese “Ideart”, Tiranė

    Gjithashu Lazėr Stani ėshtė nderuar me ēime tė ndryshme letrare. Ndėr ēmimet mė tė rėndėsihme janė:
    Ēmim kombėtar pėr librin e parė mė tė mirė mė tregime botuar nė vitin 1993. Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve
    Ēmimin e vitit pėr librin mė tė mirė tė botuar nga Shtėpia botuese “Eurorilindja”, 1995.
    Ēmim kombėtar pėr librin mė tė mirė tė botuar me tregime nė vitin 1996, Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
    Tregimet e zgjedhura pėr kėtė faqe janė marrė nga libri i fundit “Dėnesje nė dru”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Do Not Tread On : 03-08-2014 mė 13:02

  2. #2

    Lazėr Stani / Njė histori dhe njė emėr gruaje (tregim)

    Lazėr Stani - Njė histori dhe njė emėr gruaje (tregim)

    Tashmė gjendem nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, i rrethuar nga njė kornizė e shtrenjtė, i ngujuar nė njė bodrum, qė shėrben edhe si arkiv,me shpresė se do tė ekspozohem mė sė fundi kėtė tetor. Edhe pse humorin e kam tė keq (u bė njė vit qė nuk ndihem mirė) lajmi i ekspozimit tim nė sallėn e ftohtė tė Galerisė Kombėtare tė shtunėn e parė tė tetorit mė solli njė farė ngazėllimi,duke mė shkundur nga plogėshtia qė me ka zėnė prej shumė muajsh. Historitė e sė shkuarės m’u shfaqen si nė njė ekran tė mjegullt: hije qė kėrkonin tė bėheshintė gjalla, histori qė vetėrrefeheshin, emocione tė fosilizuara, qė dhimbnin si kocka tė gjymtuara nga reumatizma. Ky kam qenė unė dikur, mendova pikėllueshėm,duke patur parasysh burrin nė pikturėn e Marta K. (nuk mė pėlqente mbiemri i saj Kasneci, ndaj gjithmonė e thėrrisja Marta K.) tė cilėn ajo ia dhuroi Galerisė sė Arteve, pak para se tė ikte nga kjo botė.

    Nuk e pata takuar nė vitet e fundit tė jetės sė saj. “Nuk dua tė mė shikosh tė rrėnuar, tė plakur”, mė pati thėnė, ndonėse unė e kundėrshtova, i bindur se sėmundja e saj do tė kalonte dhe se do tė shėrohej. Por ajo kėmbėnguli qė unė tė mos e takoja mė. Para pesėmbėdhjetė vjetėsh lajmi pėr vdekjen e saj u transmetua nė televizion dhe ato ditė u fol gjatė pėr pikturėn qė ajo i pati dhuruar Galerisė Kombėtare tė Arteve. E dija se bėhej fjalė pėr pikturėn time,po kėtė sekret nuk ia thashė askujt. Parase tė ndahesha herėn e fundit me Martėn i pata premtuar se kurdo qė unė tė ekspozohesha do tė shkoja tė shihja veten time, nėse do tė isha ende gjallė. “Dhe do tė shikosh njė tė panjohur, tha, sepse ti asnjėherė nuk e ke njohur vetėn tėnde.” M’u lidh gjuha e nuk munda t’i them asnjė fjalė. Vetėm bėra atė premtim tė turbullt, qė tani mė duhet ta mbaj. Disa premtime janė si amanetet, nuk i tret asdheu.
    Edhe atė ditė, kur u ndava me Marta K. pėr tė mos u takuar mė kurrė, por edhe tani mė mundon e njėjta enigmė: Pėrse Marta K e mbajti gjithmonė tė fshehtė prej meje pikturėn time? Nuk kam gjetur kurrė njė shpjegim bindės. Ajombeti gjithonė pėr mua njė grua e pakuptuar, siē janė nė pėrgjithėsi gratė.
    Unė e pata njohur Marta K. kur isha student dhe ndiqja leksionet e detyruara tė Anatomisė. Gjatė orės sė parė tė leksionit vajza qė rrinte pranė meje, Antoneta, mė tėrhoqi vėmendjen:“Profesoresha nuk t’i ndan sytė”, mė tha. Po dashurohet me ty”.

    Ngrita kokėn nga blloku ku po shkarravisja pėrhumbshėm, pa e patur mendjen te shpjegimet e saj pėr muskujt e fytyrės dhe atėherė nė njė ēast tė vetėm vėshtrimet tona u kryqėzuan. U befasova pak se ajo vėrtetė po mė kqyrte,edhe pse, sapo veshtrimet tona gjetėn njėri-tjetrin, ajo nxitoi ta hidhte vėshtrimin jashtė, mbi kurorėn e njė pishe tė tharė, qė dergjej e lodhur nėn diellin e pafuqishem tė tetorit, matanė parvazit tė dritares. Antoneta mė goditi me gju poshtė bankės dhe mė pėrshpėriti nė vesh: “A tė thashė!”. Vura buzėn nė gaz, po nuk fola. E dija se ku rje i lodhur dhe i bezdisur nga njė punė qė bėn prej vitesh, duke pėrsėritur tė njėjtat gjėra qė i ke thėnė vjet, parvjet e dhjetė vite mė parė, mund ta humbasėsh vemendjen pas diēkaje tė rastėsishme, ndėrsa mekanikisht bėn tė njėjtėn punė,shpjegon tė njėjtėt muskuj qė i ke shpjeguar me dhjetra e dhjetra herė. Po pėrpiqesh ata largoja mendjen nga profesoresha, leksioni, vėshtrimi i saj pakmėparshėm, po kur ngrita kokėn pas disa minutash u gjenda nė tė njėjtėn situatė: ajo po mė kqyrte e hutuar dhe vėshtrimet tona u kryqėzuan sėrish. Pastaj dėgjova Antonetėn qė mė pėshpėriste tėveshi: “Gjithmonė dashurohesh me femra mė tė mėdha se vetja?”

    Mė erdhi t’i ulėras “Idiote” nė mes tė sallės sė leksioneve, por u pėrmbajta. Ndjeva nxehtėsinė e kofshės sė saj qė e kishte ngjeshur pas times dhe mblodha kėmbėt si njė vazjė e turpshme. Mbėshteta kokėn mbi dorėn e djathtė dhe i ngula sytė mbi boshin e dėrrasės sė zezė, qė orvatej tė gėlltiste njė kafkė njeriu tė vizatuar shpejt e shpejtme shkumės.
    Ishte e vėrtetė. Pėr herė tė parė pata shkuar me njė vajzė disa vjet mė tė madhe se vetja, kur nuk isha mė shumė se trembėdhjetė vjeē. Nė fillim ishte lojė tė rriturish, ku unė imitoja burrin, ndėrsa ajo gruan. Nė skenėn e parafundit, atė tė paragjumit,luajtėm atė skenė qė luajnė zakonisht ēiftėt e martuar: bėmė dashuri. Sa zgjati kjo skenė nuk e mbaj mend. Por di qė ishte diēka magjike dhe dramatike njėkohėsisht. Kur po dilnim nga pylli vajza tha: “Do tė luajmė prapė nesėr”. Qeshte dhe ecte duke kėrcyer nė shtegun qė zbriste nga pylli. Njė tufė thėllėzash u ngritėn fluturim me rrapėllimė para kėmbėve tona. Vajza tha se nuk kishte frikė tė bėnte dashuri me mua. Kur u ktheva nė shtėpi dridhesha. E ndjeja se isha zhytur keq nė botėn e mėkatit dhe se nė botėn tjetėr mė priste ndėshkimi i tmerrshėm. I fsheha sytė tė mos m’i shihnin nėna me babanė. (E dija se gjithė tė fshehtat e njeriut lexohen aty, nė sy.) U ngjita shpejt e shpejt nė dhomėn time, nė katin e tretė, kyēa derėn nga brenda dhe ushtriva mbi shtrat. Doja ta largoja mendjen nga loja nė pyll, pėrpiqesha tė mendoj pėr lumin, peshqit, gaforret, pėr hėnėn, muzgjet, yjet, po prapė loja nėpyll mė terhiqte pamėshirshėm nė vorbullėn e saj mbytėse. Ngado qė ktheja sytė shihja vetėm fundin e barkut tė saj tė errėt, tė mbuluar me qime tė trasha, tė spėrdredhura dhe dora mė zgjatej vetvetiu mbi dyshek, sikur pėrpiqej ta gjente e ta prekte shtatin e saj. Atė natė bėra njė gjumė tė ankthshėm dhe me ėndrra tė frikshme. Njė nga ėndrrat qė mė tmerroi ngjante krejt me rrėfimet qė kisha dėgjua rpėr shtrigat, qė endėn natėn nė errėsirė si shkėndija tė ndezura, futėn nga kanatet e hapura tė dritareve, ose nga vrimat e ēelėsave, shqyejnė gjokset e njerėzve dhe u hanė zemrat. Nė ėndrrėn time skenari kishte vetėm njė ndryshim:shtriga nuk ishte njė plakė e shėmtuar, po njė vajzė, shoqja ime e klasės, Maria. Kur hapa sytė i tmerruar nga ėndrra, pashė njė shkėndijė qė u largua nga dritarja, duke humbur tutje nė qiellin e natės. Atė ēast mendova se do te vdisja nė pranverė, po kur zbardhi dita e dielli shkelqeu nga tė gjitha anėt, e harrova ėndrrėn dhe mbasdite, prapė vazhdova lojėn me vajzėn disa vjet mė tė madhe.

    “A ka gra pedofile?” mė pėshpėriti nė vesh Antoneta. Dhe kur nuk mori asnjė pėrgjigje prej meje, tha: “Kjo profesoresha mė duket si pedofile.”.Gjithmonė mė kishte argėtuar rivaliteti i femrave pėr tė fituar njė mashkull,ndaj fjalėt e Antonetės, nė vend qė tė mė zemronin, mė bėnė tė buzėqesh. Ndjehesha i ngazėllyer qė Antoneta shpiku njė rivale e po shfrynte kundėr saj, por nga ana tjetėr, vėshtrimet e profesoreshės mė digjinin si prush nė shpinė,diku midis shpatullave. Ngrita sytė dhe pashė profesoreshėn nė fytyrė, pastaj,kafkėn e vizatuar nė derrasė tė zezė, pastaj dyshemenė e pluhrosur, ku ende dallohej katrahura e gjurmeve tona tė nxitura.

    Kam kujtesė tė keqe pamore. Nga ajo ditė mbaj mend vetėm se profesoresha i kishte sytė e gjelbėr, tė thellė dhe flokėt gėshtenjė, tė kapur me njė karficė tė errėt nė anėn e djathtė. Pashė edhe se bulėn e veshit tė djathtė e kishte tė shpuar, po nuk mbante veth. Asgjė tjetėr nuk mbaj mend nga ajo orė leksioni, qė mund tė quhet edhe dita kur unė u njoha me Marta K., ndonėse nuk shkėmbyem asnjė fjalė as gjatė orės sė leksionit dhe as gjatė gjithė atij viti mėsimor. Duhej tė vinte dita e provimit qė unė tė ulėsha nė tryeze pėrballė saj dhe dy profesorėve tė tjerė tė shkuar nė moshė, qė unė t’u pėrgjigjesha me gojė pyetjeve tė tezės sė provimitt ė Anatomisė. Gjatė pėrgjigjeve tė mia,dukej sikur e kishte mendjen tjetėrkund dhe vetėm njė rast shprehu habi ngaqė unė i shqiptoja saktė termat nė latinisht. “Kam studiuar katėr vjet latnisht”, i thashė. Ajo mė pyeti pėr emrin e profesorit tim tė latinishtes. Pastaj mori librezen time dhe shėnoi notėn pa i pyetur dy anėtarėt e tjerė tė komisionit, qė mė dukeshin tė bezdisur nga puna qė bėnin.

    E falenderova dhe dola nga salla e provimit. Prapa derės po mė priste Antoneta qė ma kapi librezen nga duart dhe shikoi notėn: “S’ėshtė keq kur tė ka nė qejf profesoresha”, tha dhe mė puthi e gėzuar nė faqe. Tani, kur e risjell nė mendje kėtė skenė, them se Antoneta nuk u gėzua gjithaq pėr notėn time, po pėr faktin se profesoreshė Marta nuk do tė na jepte mė kurrė leksione dhe unė nuk do tė tundohesha mė nga veshtrimet e saj tė pacipa prej putane plakė, siē i quante Antoneta, ndonėse Marta K ishte dikund rreth tė dyzetave nė atėkohė.
    Herėn tjetėr e takova Marta K. nė verė, gjatė pushimeve nė plazh. Pasi pata notuar pėr mė shumė se njė orė, krejt i vetėm, shumė nė thellėsi,siē bėja zakonisht, sapo dola nė breg, u gjenda ballė pėr ballė me Marta K. qė po me kqyrte e pėrhumbur dhe e trembur, sikur po shihte njė kafshė tė rrallė. Kulloja i tėri ujė dhe sytė po me digjnin nga kripa. Edhe pse ndjehesha nė gjendje qesharake, (brekėt e lagura mė ishin ngjitur pas trupit pėr faqe tė zezė) e pėrshėndeta profesoreshėn, duke i zgjatur me ndrojtje dorėn. Mė tėrhoqi pranė vetės dhe mė pėrqafoi ashtu tė lagur, siē pėrqafohet njė mik i vjetėr, pastaj, tha se nuk duhej tė lahesha mė vetėm dhe sidomos nuk duhej tė notoja aq larg. Siē duket mė kishte pėrgjuar pėr njė kohė tė gjatė nga bregu. Ajo mbante veshur njė bluzė tė hollė pambuku mbi gjoksin e se cilės shkruhej nė anglisht “Mė fal”, dhe njė palė pantallona tė shkurtėr, qė i zbulonin kofshėt e gjata e tė drejta, tashmė tė nxira nga dielli. Njė njollė uji e kripur i qe krijuar mbi fjalėn “Mė fal” nė bluzė nga pėrqafimi me mua.

    Zgjati dorėn dhe mė rregulloi flokėt e pshtjelluar nga uji,mė tregoi se kishte mė shumė se njė muaj qė pat ardhur kėtu, se rrinte nė shtėpinė e motrės, e cila prej vitesh jetonte si emigrante nė Itali me tė shoqin, se paraditėve punonte nė shtėpi dhe tashmė vetėm mbasditeve bėnte ndonje shtetitje nė plazh, ose edhe lahej, megjithse nuk ndjehej mirė nė ujė kur ishte vetėm: “Mė pushton paniku, tha, dhe paniku ėshtė gjėja me e keqe qė mund tė tė ndodh kur je nė ujė”. Mė tha se ndonjė pasdite mund tė laheshim bashkė, por sigurisht nuk do tė shkonim aq larg, se fundja deti njėlloj ėshtė dhe nuk ke pse tė matesh me pafundėsinė e tij. Ndėrsa ajo fliste zumė tė ecnim ngadalė bregut tė detit. Atėkohė dielli po perėndonte, po mbytej i perflakur nė tulin e errėt tė ujėrave. Pas njė farė kohe u kujtua tė mė pyeste se mė kė kisha ardhur nė plazh, me ndonjė vajzė apo me shokėt. I thashėse kam ardhur me babain dhe nėnėn.

    “Ēun mamaje, tha, ende i bėn pushimet me prindėrit?”. Iu pėrgjigjashkurt “Po”, duke u skuqur. Pastaj njė copė herė ecėm nė heshtje nėpėr brezin e lagur tė rėrės, pothuajse nėpėr vijėn qė ndante terėn nga uji. Herė pas here ndondjė dallgė tekanjoze na lagte kėmbėt.
    “E di, mė tha pas njė farė kohe si tė ishte zgjuar nga njė ėndėrr, unė pikturoj. Nėse ke dėshirė mund tė shikosh disa nga punimet e mia qė i kam kėtu”.
    “Patjetėr, thashė unė pa u menduar, edhe pse ato kohė nuk merrja vesh nga piktura, madje, kur hapeshin ekspozita nė kryeqytet, edhe pse disa studentėt e kursit tim i vizitonin, unė nuk pata parė kurrė njė ekspozitė pikture. E kisha ndarė mendjen tė studioja biologjinė detare dhe gjithēka tjetėr mė dukej e parėndėsishme dhe jo interesante.
    Kur u ndamė e lamė qė tė takoheshim tė nesėrmen pasdite nė plazh, pasi edhe ajo donte tė notonte. U ktheva tė ēadra ku po mė prisnin babai me nėnėn.
    “Kush ishte ajo gruaja?, mė pyeti babai.
    “Profesoresha ime e Anatomisė”, i ktheva.
    “Ah, tha babai, po pse nuk e ftove tė pinim njė kafe bashkė. Mund ta ftosh kur tė duash pėr drekė, ose darkė”.
    Nuk i ktheva pėrgjigje edhe pse e dija se babai ishte zemėrgjerė e pėrpiqej t’i nderonte sa mundej miqtė e mi, qofshin keta studentė, mėsues,apo profesorė universiteti.

    Atė natė pėr herė tė parė mendova pėr pikturėn, u orvata tėnxirrja nga humnerat e kujtesės ndonjė pikturė qė kisha parė nė tė shkuarėn nėpėr libra, po pėrveē portretėve tė gjyshėrve qė vareshin nė mur, tė punuara nga njė piktor amator, nuk gjeta gjė prej gjeje. I dėshpėruar mė padijen time, vonė pasmesnate mė mundi gjumi. Pastaj nė ėndėrr shėtita nėpėr njė korridor qė nuk mbaronte, nė muret e tė cilit ishin varur piktura tė ndryshme: gra lakuriq qė zgjasnin kryet nga pikturat dhe me pėrqeshin, portrete burrash tė ashpėr me sy tė verdhė e tė ligj, njė vesh qė kėrcente nganjėra anė e tablos nė tjetrėn nė njė sfond livadhi tė kositur a fushe gruri tė korrur, njė kuadėr tjetėr me disa kuaj tė zinj qė mbanin demonė tė xhindosur mė fytyra tė egėrsuara, njė kėshtjellė nga frengjitė e sė cilės derdhej llavė e zjarrtė, me tutje njė kafkė, qė lėkundej si lavjerrės e varur nė njė zinxhir qensh, me zgavrat boshe tė syve qė tė tmerronin. Nė murin tjetėr tė koridorit dukej tabloja e njė liqeni mbi sipėrfaqene tė cilit llokoēiteshin shpend tė ngordhur, drunj tė shkulur, kufoma lopėsh,derrash, dhensh dhe dhishė, si nė ditėn e kiametit.

    Kėtė e mbaj mend mirė se tė nesėrmen nė mbrėmje, kur shkova nė shtėpinė e Marta K. i fola diēka pėr imazhet qė mė kishin torturuar nė gjumė. Marta K. tha se edhe ajo shihte piktura tė ndryshme nė ėndrra, por jo kaq tė ēmendura sigurisht. Dhe as kaq tė frikshme. Qe ulur pėrballė meje nė njė kolltuk tė ulėt e tė butė ngjyrė kafeje dhe mė duket se shtati i saj i bėshėm fėrgėllonte nėn kėmishėne hollė gjysmė tė tejdukshme. Rrinte kėmbė mbi kėmbė, e lirshme si nė shtėpinė e saj, dhe unė ia dalloja linjėn e kofshės sė majtė deri ku ndėrpritej nga tuni i mbathjeve.
    “Do tė shikosh disa nga pikturat e mia?” me pyeti Marta K. dhe pa pritur pergjigjen time, u ngritn ga kolltuku. U ngrita dhe unė pas saj. Koridori ishte pothuajse i errėt. Nė gjysmerrėsirė shqova disa dyer qė dukeshin si tablo tė mbėshtetura pas murit.Ajo hapi njėrėn prej tyre dhe ne u gjendem nė njė dhomė tė ndritshme tė mbushur me piktura, mbajtese, njė tryezė plot me bojėra tė ndryshme, tubeta, tasa tė njollosur, penelė tė futur nėpėr vazo, disa albume tė hedhur kėndej andej, njė karrike me shpinore tė njollosur, njė portret gruaje i varur nė mur, qė Marta K. tha se ishte nėna e saj, njė riporodhim i imazhit tė rinisė.

    Marta K. mė tregoi njė pėr njė punimet e saj, qė mua mė dukeshin abstrakte dhe tė pakuptueshme, duke ma shpjeguar secilėn me nga njėkoment tė shkurtėr. “Si mendon, me pyeti, kur mbaroi sė rrėfyeri pėr pikturat,tė dukem e ēmendur? Ndoshta edhe jam”, tha.

    Jashtė filloi tė frynte erė dhe nga dritarja e hapur dhoma u mbush me ajėr tė lagėsht deti. Nė qiellin e largėt te perendimit njė re e zezė po ngrihej mbi det, e hidhtė dhe kėrcėnuese. Marta K. mbylli dritarėn dhe uli grilat. Gjeti ēelėsin nė gjysmerrėsirėn e krijuar dhe ndezi dritėn. Atėherėpashė se studioja e saj ndriēohej nga tė gjitha anėt, pėrmbytej nė dritė tė verdhė artificale, qė ndoshta dėpėrtonte nė orėt e vona tė natės nė pikturat e Marta K. Dukej se ajo punonte nė orėt e vona tė natės. Nė pikturat e saj ndjehej prania e kėsaj drite dhe sytė nėpėr piktura shpesh ngujoheshin nga rrathė tė errėt pagjumėsie. Atėkohė mendova sesi do’tia kish bėrė Marta K. pa pikturat e saj, pa punėdorėn e saj. Ndoshta dotė kishte qendisur kėllefė jastekėsh, mbulesa tryezash, kėmisha fėmijėsh, ēorape, fustane, bluza. Ime mė gjithmonė thurte me shtiza, ēorape,triko, shoje, jelekė. Ulej nė njė stol tė vjetėr nė oborr e thurte papushim, duke i lėvuizur gishtėrinjtė me shkathtėsi edhe pse punėdoret e saj nuk i vishte mė askush. Punėdorėt i bėnte pėr vete, siē bėnte Marta K. pikturat e saj.

    “Kam pikturuar gjithmonė, qėkur isha katėr vjeē, mė tha Marta K. mė zėrin e pėrdėllyer tė njė gruaje qė e ka tė domosdoshme tė rrėfehet. E di, sa herė mė ka ndėshkuar babai se shkarravisja librat e fletoret mevizatimet e mia? Sa herė me dilte pėrpara njė cope letre e bardhė, diēka pikturoja me lapės, njė lule, njė pemė, njė peshk, njė fytyre plaku, njė kordele flokėsh, njė trup gruaje. Babai u tėrbua njėherė kur gjeti tė vizatuar nė njė fletore njė djalė lakuriq. Kjo vajzė do na marrė fytyrėn, i ulėriti mamasė duke i zgjatur viziatimin tim. Turp tė kesh, klithi dhe mamaja. Kėto gjėra mėson nė shkollė ti?” E mblodhi shuk vizatimin tim dhe e grisi. Mė vonė diēka i tha babait dhe tė dy qeshėn me njėri-tjetrin, po mua ma ndaluan tė vizatoj. Ndoshta u gajasėn me navitetin tim. Edhe pse nė atė kohė isha pesėmbėdhjetė vjeēe, djalin lakuriq e kisha vizatuar me njė penis fėmije gjashtėvjeēar. Atėherė vėrtetė ashtu i pėrfyturoja burrat, me njė organ tė vogėl dhe tė pafajshėm prej fėmije. Ku ta dija unė si ishin burrat.

    Nė lagjen ku banoja unė banonte dhe njė piktor, mė tha, nė njė shtėpi tė vjetėr, gjysmė tė rrėnuar. Shtėpia rrethohej nja njė kopsht qė ngjante mė shumė me njė pyllishte se kurrkush nuk kujdesej pėr tė. Studion e tij e kishte nė njė dhomė pėrdhese me dritare nga kopėshti. Dritarja e studios sė nėndheshme vinte rrafsh me tokėn e mbuluar nga barishtet e egra. Unė futesha fshehurazi nė kopėsht, duke u fshehur pėrmes barishteve i afrohesha dritares dhe, e shtrirė barkas, pėrgjoja brenda. Piktori pikturonte me shpinė nga dritarja. Njė pasdite kishte sjellė nė studio njė modele, ndoshta ndonjė nga tė dashurat e tij. Unė shtanga kur pashė gruan e zhveshur lakuriq, ndėrsa piktori vinte vėrdallė me penel nė dorė. Diēka i thoshte gruas, se ajo levizte, herė nxirrte mė nė pah gjoksin, herė hapte kėmbėt, njėrėn e shtrinte drejt, kurse gjurin e tjetrės e mbėshteste lart tė shpinorja e divanit. Piktori prapė nuk kenaqej, se shkoi vetė dhe po i a zhvendoste gjymtyrėt dhe kokėn nė pozicionet qė donte ai. Mua po mė zihej fryma. Ishte hera e parė qė shikoja njė trup tė zhveshur gruaje. Piktori tha diēka, se gruaja ia shkrepi te qeshurit. Ai i shko idorėn mbi leshin e errėt tė pubisit, sikur ia lėmoi. Pastaj ndreqi telajon dhe zuri tė pikturonte nė kanavacė. Unė, e magjepsur siē isha, u zvarrita ngadalė mbrapsht nėpėr bar dhe sapo dola nga kopėshti ia mbatha vrapit. Atė mbrėmje isha tmerrėsisht e dashuruar me piktorin. Gjatė dy muajve tė asaj vere u pėrpoqa t’i bija nė sy, sa herė e shikoja nė rruguicat e lagjes, po ai as qė me vinte re. Duhet tė ketė qenė pak i trashė. Them se isha njė modele, shumė mė e mirė se modelet qė pikturtonte ai. Kur ai nuk m’i hodhi qė nuk mi hodhi sytė, vendosa tė bėhem modele pėr veten time. Mbyllesha nė dhomė, zhvishesha para pasqyrės dhe vizatoja veten time siē e shihja nė paqsyrė, ose edhe me imagjinatė. Por ama kėto vizatime i fshihja dhe mamaja me babanė, nuk m’i panė kurrė. Ende edhe sot i ruaj kėto vizatime tė hershme. Ndonjė ditė do tė t’i tregoj”.

    Marta K. heshti njėgrimė, pastaj tha me njė farė mėdyshjeje: “Do tė tregoj njė pikturė qe e mbaj nė dhomėn e gjumit. Nuk ia kam treguar, askujt, kurrė. Eshtė sekreti im”. Mė zur ipėr krahu si njė e dashur dhe mė tėrhoqi nė dhomėn e saj tė gjumit. Dhoma dergjej nė errėsirė tė plotė dhe unė pėrplasa kėrcirin pas shtratit. Pastaj u pėrplasa te njė karrike. Marta K mė tėrhoqi pas vetės dhe unė ndjeva ngrohtėsinė e lagėsht tė trupit tė saj. Atėkohė zgjati dorėn dhe ndezi dritėn. Para meje u shfaq megjithė madhėshtinė e saj piktura qė varej nė mur. Mbeta i shtangur si i goditur nga rryma elektrike. “Kėtu, jam unė tha Marta K. unė dhjetė vjet mė parė, jo kjo plaka qė ke tani nė krah. Atėherė isha e re”, pshėretiu.

    Unė vėshtroja gruan lakuriqe nė pikturė, krejtėsisht i hutuar, pa mundur tė lidh asnjė mendim timin. Ideja e parė ishte se po shikoja Marta K. tė shtrirė lakuriq para meje, se gjoksi, barku, kofshet, pubisi i gruas nė pikturė ishin gjoksi, barku, kofshet dhe pubisi i Marta K, qė qendronte nė kėmbė pranė meje, pothuajse ngjithur aq sa unė ndjeja ngrohtėsinė e trupit tė saj, degjoja frymėmarrjen e saj, tė rrahurat e shpeshtuara tė zemrės. Pata njė dėshirė pėrvėluese ta pėrqafoj Marta K., ta shtrėngoj fort pas vetes, ta puth pambarimisht nė buzė, nė qafė, nė gjoks, nė bark, po aty pėr aty u ndėrmenda se Marta K. ėshtė profesoresha ime dhe leqet e kėmbėve m’u ligėshtuan, m’u dridhėn.Ndjeva se isha mbuluar me djersė tė ftohta se njė e ngjethur e akullt mė pėrshkoi kurrizin dhe lėkura m’u mbulua mė korriza tė imta. Marta K. diēka kuptoi se me tėrhoqi pas vetes dhe tė dy u ulėm ndenjur nė anėn e shtratit. Me kqyri ngulmueshem nė sy. “As unė nuk di si ta shpjegoj kėtė pikturė, mė tha. Po fundja kushdi ta shpjegojė vetėn. Njėherė mendova se ka diēka nga L'Origine du monde e Gustave Courbet-it, por shpejt u binda se ėshtė diēka krejt tjetėr, se ajo pikturė jam unė dhe askush tjetėr. Dhe mbi tė gjitha nė atė pikturė ėshtė krejt jeta ime”. Nuk e kisha dėgjuar kurrė emrin e Gustave Courbet dhe as dija gjė pėr Origjinėne tij tė botės. I dėshpėruar e krahasova vetėn me njė larvė qė zvarriset nėn njė gjethe tė madhe panje, e pazonja tė mbrohet nga sytė e grabitqareve.
    “Njė ditė do ta dhuroj ty kėtė pikturė, tha Marta K., ndoshta nė takimin tonė tė fundit. Nuk dua qė kėtė pikturė ta shikojnė sy tė tjerė”.
    Pas kėtij premtimi u kthye nga unė, zgjati krahėt dhe me pėrqafoi dhe buzet tona gjetėn njėra tjetrėn, nė fillim tė ndrojtura, pastaj vrullshėm, me zjarr, tė papėrmbajtura. Atė natė bėmė dashuri pėr herė tė parė.

    Tetori i atij viti erdhi te unė si njė lajm i keq: Antoneta na paskėsh qenė fejuar gjatė pushimeve verore. Thanė se qe fejuar me njė jurist tė ri, qė punonte nė bashkinė e qytetit tė saj tė vogėl – familje e mirė dhe djalė me tė ardhme. Kur e pyeten se si mė kishte braktisur ashtu pa pritur e pakujtuar dhe ishte fejuar me njė tjetėr, Antoneta u paskėsh thėnė: “Dashnor i mrekullueshem, por burrė pa tė ardhme”. Kėto fjalė mė dogjėn dhe mė inatosėn njėkohėsisht. Sillnin veē humbjes sė tė dashurės dhe njė kumt tė keq. U pėrpoqa ta harroja, t’ir rija sa mė larg Antonetės, sikur nuk e pata njohur kurrė. Po gojėt e liga mė sillnin herė pas here lajme prej saj. Njėherė paskesh thėnė vajzave: “Mirė thotė im atė, gruaja ėshtė si pjergulla. Ngjitet lart po u mbėshtet nė pemė tė lartė,po u mbėshtet nė shkurre, thahet e stėrkeqet, merr fund”.

    Mė erdhi plasja. Doli se isha dhe shkurre. Unė u mbylla nė vete, ndiqja leksionet, u pėrqendrova edhe mė shumė nė studimin e biologjisė detare, e mbusha kokėn me peshq, molusqe, oktapodė, sepie, iriqė, kandilė, gaforre ,karkalecė, kėrminj, ngjala dhe pėrbindėsha imagjinar deti, tė lexuar nė rrėfimete detarėve tė lashtė. Mė nė fund arrita nė pėrfundimin se Antoneta luftėn nuk e bėnte me mua po me veten. Fjalėt e saj mė bindnin se ajo po pėrpiqej tė mėnxirrte nga jeta e saj, tė mė harronte, kundėr asaj ēka ėndrrat i kumtonin nė gjumė.

    Tė shtunave pasdite shkoja rregullisht nė shtėpinė e Marta K. qendronim gjatė nė verandė duke biseduar pėr pikturat e saj, por edhe artin nė pėrgjithėsi, dėgjonim muzikė, flisnim pėr letėrsinė, pėr librat e fundit qė kishin dalė dhe pėr poetėt, e ndonjėherė mė fliste edhe pėr idetė e punimeve tė saj tė ardhshme. Ajo mė kishte tėrhequr pa u kuptuar nė botėn e saj dhe unė tashmė pata filluar tė lexoj libra pėr pikturėn dhe pėr jetėt e piktorėve. Nė njė nga kėto tė shtuna, nuk e mbaj mend saktėsisht ditėn, Marta K. me tha se do tė mė bėnte njė portret. “Portret, nuk ėshtė fjala e saktė, tha, por do tė bėj njė pikturė ku ti je i gjithi brenda saj”.

    Aty pėr aty e mendova vetėn duke pozuar pėr Marta K, i shtrirė neshtrat, ose nė kėmbė, (hu gradhi), nė ecje e sipėr, ose tė ulur mbi njė shkėmb, mė kryet tė rrasur mes duarve si mendimtar. Qe diēka e pamundur pėr mua edhe ta imagjinoja. Edhe nė fotografi nuk dilja dot normal: shtrembėrohesha, tendosesha, hutohesha, shpėrqendrohesha, shndėrrohesha, aq sa nė momentin e shkrepjes sė aparatit nuk isha mė unė po dikush tjetėr: fotot e mia mė ngjanin tė huaja, i urreja dhe veē fotove tė detyrueshme tė dokumenteve zyrtarė, nuk mbaja foto tė tjera.
    “Nuk mund tė bėhem modeli yt, i thashė Marta K. me vėshtrim tė ulur te shputat e kėmbėve tė saj. Nuk mund tė pozoj”.
    “Ajo pikturė m’u faneps ditėn qė tė pashė pėr herė tė parė nė sallėn e leksioneve, pėrse duhet tė pozosh”, tha Marta K. Mori dorėn time mes duarve tėsaj tė djersitura dhe shtoi: “Pothuajse e kam mbaruar”.

    Marta K. ktheu kokėn nga mali qė kishim pėrballė verandės dhe treti vėshtrimin larg, nė skaj tė horizontit, sikur atje tė fshiheshin sekretet e pikturave tėsaj, sekreti i pikurės time. “Atė ditė kur tė pashė pėr herė tė parė shtanga,tha Marta K. Pata njė zgjim hormonesh, njė zgjim qė nuk e pata provuar kurrė”. Papritmas heshti, sikur u pendua pėr ato qė tha.
    Nuk po kuptoja asgjė nga ato qė thoshte. Si mund ta kuptosh se ēfarė e bėn njė mashkull tė veēantė e tė papėrsėritshėm nė sytė e njė femre?! Nuk dija asnjė pėrgjigje. Dija vetėm se Marta K. pėrsėriste shpesh: “Hormonet nuk gėnjejnė”.

    Pas asaj mbrėmjeje nė verandė mendoja shpesh se si mund tė isha unė nė pikturė: kur shihesha nė pasqyrė, ndėrsa rruhesha, nė dush, ndėrsa fėrkoja trupin me sapun (nė pasqyrėn e ngjitur pas derės sė dushit, shikoja trupin timnėn bashkat e shkumės) i shtrirė nė shtrat nė dhomėn time tė gjumit, gjithnjė imagjinojapikturėn time, ēdo herė nė njė variant tė ndryshėm dhe nė fund tė fundit asnjėri nuk ma mbushte mendjen dhe as avitej kund, me pikturėn qė Marta K, as kur u sėmur dhe e mori vesh se do tė vdiste, nuk ma tregoi.
    Unė dhe piktura ime mbetėm tė ndarė, ajo nė bodrumin e Galerisė sėArteve, unė gjithmonė dikund tjetėr, ajo nė jetėn e saj, unė nė timen. Gjithsesi me dukej sikur piktura ime dinte gjithcka per mua, ndėrsa unė nuk dija asgjė pėrtė. Kur zbulova thinjėn e parė nė flokė, e pėrfyturova dhimbjen qė u shfaq nės ytė e piktures. Pastaj thinjat e shtuan si njė bar i keq nė kopėsht, fytyra u plasarit si tokė e zhuritur nga zhegu, qafa u anua pėrpara, kurrizi filloi tė tkurrej e tė kėrrusej, gjunjtė nuk ishin mė aq tė sigurtė e dridheshin herė pashere nėn peshėn e trupit qė ēdo vit bėhej mė i rėndė. Piktura dhe unė ecnim nė kahe tė kundėrt, aq sa kurdo qė tė shiheshim me siguri nuk do ta njihnim njėri-tjetrin dhe me e keqja, burri i pikturės do tė zhgenjehej prej meje, ose edhe mund tė mė mohonte. Nė njė farė mėnyre e konsiderova fat, qė piktura u mbajt e paekspozuar pėr shumė vite, pėr arsye tė panjohura pėr mua, po edhe pėr disa kritikė arti qė herė pas here shkruanin pėr tė. Kur mė nė fund u dha lajmi se piktura e Marta K. do tė ekpozohej kėtė tetor, u pushtova nga paniku, edhe pse askush i gjallė nuk do tė krijonte njė lidhje midis meje dhe pikturės. Si do tė ishte vallė takimi ynė i parė pas kaq vitesh?, e pyeta vetėn. U ndjeva keq, i humbur. Ah,Marta K, thashė me vete, nė paqe tė pushoftė shpirti, ta dish se nė ē’telasheme ke futur? Pyetje tė shumta mėmundonin. Si do tė ndjehet ai tjetri nė pikturė pėrballė meje? Jemi apo nuk jemi i njėjti burrė? Cilin deshi mė shumė Marta K, mua, apo burrin nė pikturė?

    U ktheva dhe kqyra pikturėn qė mė pati dhuruar Marta K. si pėr t’i kėrkuar ndihmė. Nė pikturė Marta K. e kishte fshehur fytyrėn, por trupi i saj i gjallė, i shtrirė nė atė shtrat me ēarēafė tė rrudhosur, si pas njė nate tė gjatė dashurie, fekste njė dritė tė trendafiltė dhe njė kundėrmim lulesh tė egra mbushi mushkėritė e mia, madje pandeha se dėgjova njė klithmė, njė zė tė largėt e misterioz, qė diē u mundua tė mė thoshte. Diku tutje nė thellėsi tė pikturės m’u duk se dallova hijen time tė dikurshme, hijen e fytyrės time tė humbur.
    Atėherė, i lehtėsuar, shkova tė rafti, nxorra kostumin mė tė mirė, kėmishėn e bardhė, zgjodha njė kravatė tė kuqe dhe i vura mbi karrike, sikur pas pak dotė nisesha pėr udhė. Ndjeshesha i ngazėllyer, pothuajse tridhjetė vjet mė i ri, krejt si ai burri i pikturės. E di se kur tė shihemi nė Galerinė Kombėtare, burrit nė pikturė do t’i ngjaj me njė zotėri province, qesharak nė elegancėn dhe pėrkujdesjet e tij, por, tekefundit, ne s’mund ta shmagim njėri-tjetrin. Njė histori dhe njė emėr gruaje na kanė lidhur pėrjetėsisht
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Do Not Tread On : 03-08-2014 mė 12:50

  3. #3

    Lazėr Stani / Vila e gjarpėrinjve

    Lazėr Stani - "Vila e gjarpėrinjve" (tregim)


    E verdhė dyllė, Loreta Gjonpali ngjiti shkallėt e drunjta qė tė nxirrnin nė katin e tretė, aty ku ishte dhoma e saj, e strukur nėn ēati. Kur po ngjiste shkallėt, nuk e ktheu kryet as majtas, as djathtas, nuk kqyri nė kuzhinė, ku e ėma, Tringa, po kruante fundin e njė tenxhereje dhe as dalloi nė sallonin e ndjenjjes gjyshin Gjon qė po lexonte njė gazetė tė vjetėr. U lėshua nė shtratin e saj tė parregulluar dhe ngjeshi fytyrėn pas jastėkut, qė iu duk i lagėsht dhe i athėt, sikur kundėrmonte aromėn e njė djerse tė huaj, tė panjohur pėr tė. Nuk i shqitej nga mendja gjarpri qė pa kur po ngjiste shkallėt e vilės sė vjetėr katėrkatėshe, tė cilėn pushteti e ri e kishte shndėrruar nė zyra tė aministratės sė qytetit. Gjarpri po zbriste ngadalė shkallėt, duke u lakuar me mundim e duke e mbajtur kokėn trekėndėshe lart, nė pėrgjim. Vėshtrimin e kishte tė lig, tė poshtėr dhe mjaft tė egėr. Tė paktėn kėtė mendoi Loreta Gjonpali, duke rikujtuar atė vėshtrim qė i futi tė dridhurat. Ajo qe vonuar duke shqyrtuar njė dosje me llogari taksash qė nuk i pėrputheshin shifrat. Kishte thyer kokėn nė atė dosje, por nuk po e gjente gabimin, edhe pse i kaloi me dhjetėra herė nėpėr duar ato fletė tė zverdhura, tė mbushura me numra tė shkruar me kujdes, nga njė dorė e zellshme nėpunėsi. Shefi i pati thėnė se nė kėtė dosje gjendeshin disa llogari tė fallsifikuara tridhjetė vjet mė parė nga njė kompani matrapaze peshkimi, qė pėr shumė vjet kishte mashtruar shtetin, duke mos paguar tatimin mbi fitimin.

    “Ne duhet tė zbulojmė mashtrimin e kėsaj kompanie dhe tė ēojmė nė gjyq trashėgimtarėt e saj. Ajo kompani ka mashtruar shtetin pėr njėzet vjet dhe ne duhet tė vendosim nderin e shtetit ne vend, duhet tė hakmerremi”, tha shefi, duke ia pėrplasur nė tavolinė turrėn e madhe tė dosjeve.

    Loreta si nėpunėse e re e administratės, duhej ta zgjidhte me sukses kėtė ēėshtje, ose pėrndryshe, karriera e saj nė administratė vihej nė dyshim. Dhe njė dėshtim nė muajin e parė tė punės, nuk do tė mund tė ndreqej kurrė. Dosja e dėshtimit do ta ndiqte pas si njė mallkim, nga njė zyrė nė tjetrėn, nga njė shef personeli te tjeri. Askush nuk do ta qaste mė nė administratė, aq mė tepėr qė edhe gjyshi i saj Gjoni, mbahej mend pėr skandalin e bujshėm nė Ministrinė e Mbrojtjes. Me dekret tė presidentit, i qe hequr titulli i gjeneralit. Gjenerali i ēgraduar nuk e pranoi kurrė shpėrdorimin e postit, ose “abuzimin seksual me gratė e vartėsve”, siē qe shkruar asokohe nė shtyp, por presidenti me dekretin e tij e shndėrroi nė kopshtar tė rėndomtė, aq sa njerėzia gojėligė e thėrret edhe sot e kėsaj dite “Gjenerali i luleve”. E vėrtetė ėshtė se ai, pas hapjes sė kufirit me Greqinė, hapi njė magazinė tė madhe lulesh dhe shiste lule greke. Lulet hollandeze nuk i qaste nė magazinėn e tij. “Nuk i meritojnė lulet e Europės kėta derra”, thoshte, pa e pėrcaktuar se kush ishin derrat tė cilėve ai u shiste lule. Po gjindja, qė ia njihte huqet gjeneralit, e dinte se kur ai fliste pėr derrat, e kishte fjalėn pėr burrat e shtetit.

    Loreta u rrotullua nė shtrat, u tkurr duke e ndrydhur barkun, sikur ai gjapri i lig qė po zbriste shkallėt nė atė orė tė vonė tė pasdites, ta kishte kafshuar nė kurriz. Ajo e kyēi derėn e zyrės, disa orė pas pėrfundimit tė orarit zyrtar, pothuajse nė perėndim tė diellit, kur nė vilė, pėrveē portierit, me siguri nuk duhej tė kishte frymė njeriu. Kjo duhet tė ketė qenė edhe ora e pėrshtatshme qė gjarpri tė dalė nga strofka e tij. Loreta mbante mend sytė e tij tė ligj, kundėrmimin e rėndė qė lėshonte nė ajėr dhe atė vėshtrimin e tij djallėzor qė tė bėnte tė ndjeheshe e pambrojtur. Kur vėshtrimi i vajzės u kryqėzua me vėshtrimin e gjarprit (kėtė Loreta e mbante mend mirė), ai tėrhoqi kokėn mėnjanė, po vėshtrimi i tij nuk iu shqit, deri sa kapėrceu portėn e jashtme, ku portieri i pėrgjumur dremiste me kryet e lėshuar mbi tavolinė.

    Njė rrėshqitje nėpėr hatulla, njė rrėshqitje e ngadaltė qė vinte e shurdhėt nėpėrmjet tavanit e trembi pėr vdekje. Kėrceu nga shtrati dhe zbriti me vrap shkallėt, e llahtarisur nga frika.

    “Nė ēati ėshtė njė gjarpėr”, tha e lemerisur dhe u ngjesh pas sė ėmės, qė ende po merrej me larjen e enėve nė lavaman.

    E ėma i holloi krahun nė qafė, e ngjeshi pas vetes, po nuk i besoi asnjė fjalė nga ato qė e bija po i thoshte me ngut, duke iu mbajtur fryma.

    “Nė kėtė shtėpi askush nuk ka parė kurrė njė gjarpėr”, tha e ėma, Tringa, qė po fshinte duart me njė pecetė tė zhugatur. Po kur Loreta kėmbėnguli se ajo e dėgjoi zvarritjen e tij nė hatulla, qė ishte e njėjtė me zvarritjen e gjarprit qė ajo pa po atė pasdite duke zbritur nė shkallėt e vilės ku punonte, Tringa hapi sytė e tmerruar, kqyri rreth e rrotull si pėr tė kėrkuar ndihmė, po kur pa se nė kuzhinė pėrveē atyre tė dyjave nuk gjendej kush, e mblodhi veten dhe tha: “A tė tė bėj njė ēaj kamomili?”

    Loretės i erdhi t’i thoshte “ēajin e sat ėme!”, po e mbajti veten. E mori tė ėmėn pėr dore, e tėrhoqi pas vetes nė dhomėn e pritjes, aty ku gjysh Gjoni vazhdonte tė lexonte gazetėn e vjetėr me lajme tė vdekura, si pėr tė sjellė me forcė nė kujtesė tė shkuarėn.

    “Pra, ti thua se nė shkallėt e vilės u ndeshe me njė gjarpėr”, tha Tringa duke e theksuar fjalėn “gjarpėr” qė t’i tėrhiqte mendjen tė vjehrrit. Po Gjenerali i luleve vazhdonte tė lexonte gazetėn, pa e vrarė mendjen se ēfarė pėrrallisnin dy femrat. Kėrkonte midis faqeve tė zverdhura dėshmitė e tri grave tė botuara nė shtyp, dėshmi skandaloze, qė i shkatėrruan karrierėn ushtarake. Kur gazetarėt i patėn zėnė pritė te dera e Ministrisė, pyetjeve tė tyre tė shumta, u pati dhėnė njė pėrgjigje tė vetme: “Nuk merrem me dėshmi kurvash!”. Kjo fjali e vetme qe bėrė titulli kryesor i gjithė gazetave tė nesėrme. Skandali mori pėrmasa kombėtare, organizatat e grave protestuan te presidenti, tė kryeministri dhe kryetari i Kuvendit tė Popullit. Njė organizatė feministe qė drejtohej nga njė psikologe shtypi, doli me dhjetėra postera me fotografinė e gjeneralit, tė cilat gratė i shkelėn mė kėmbė nė mėnyrė demonstrative nė festėn e 8 Marsit. Gjenerali papritmas ia krisi tė qeshurit dhe ngriti kryet nga gazeta.

    Dy gratė rrinin tė ngjeshura pranė njėra-tjetrės, tė mbėrthyera nga ankthi. Gjenerali vazhdoi tė shkoklitej sė qeshuri. I kishte hipur njė gaz i madh, i papėrmbajtshėm, njė tallje e pandreqshme me atė mendimin e tij tė atėhershėm pėr tė vrarė veten. “Tė vrasėsh veten pėr dokrra kurvash, ama gjeneral qė ishe!” mėrmėriti me vete, duke u shkundur nga ajo dalldi qė e kishte pushtuar.

    “Mė bėni njė kafe tė fortė”, tha gjenerali duke u drejtuar nga dy femrat. Nėnė e bijė nuk luajtėn vendit. Tė kruspullosura nga ankthi ato qėndronin si tė ngrira. Gjenerali ktheu kryet nga ato, kruajti qepallat nėn syze qė tė qartėsonte shikimin dhe mbeti shtangur nga fytyrat e tyre tė zbehta prej fantazmash.

    “Ēfarė ka ndodhur?” tha dhe u ngrit nė kėmbė e eci drejt tyre. Atėkohė, Loreta u shkėput nga trupi i sė ėmės, ngriti syti nga gjyshi dhe i tha se atė pasdite nė shkallėt e vilės ishte ndeshur me njė gjarpėr tė tmerrshėm. I gjatė dy metra, xhepa-xhepa, me kokė shpatuke, me njė gjuhė tė zezė qė e lėpinte pas buzėve tė verdha dhe mė sytė e tmerrshėm, qė asaj i ishin dukur tė njohur, sepse ajo mund tė betohej, edhe diku tjetėr e kishte hasur atė vėshtrim tė lig. Dhe, sikur tė mos mjaftonte takimi me gjarprin nė shkallėt e vilės, ajo dėgjoi nga dhoma e saj zhurmėn e shurdhėt tė rrėshqitjes sė njė gjarpri nėpėr hatullat e ēatisė, kur shkoi lart tė ēlodhej e tė merrte veten. Gjenerali i dėgjoi i pėrqendruar rrėfimet e mbesės, shkoi te tryeza e madhe, mori njė cigare dhe e ndezi, diēka tha pėr njė ftohje tė vjetėr nė shpatull qė po i acarohej sėrish, kujtoi tė birin qė vdiq para tetė vjetėsh nė njė aksident ajror gjatė njė stėrvitjeje ushtarake, tha se gjithmonė, gjarpėrinjtė kishin jetuar kulaē nė shtėpitė dhe gjokset e njerėzve. Loreta nuk e mori vesh se ku e kishte fjalėn gjenerali, po ajo tha se ishte e tmerruar, kishte frikė tė shkonte tė nesėrmen nė zyrė, madje nuk ia mbante tė ngjitej nė katin e tretė nė dhomėn e saj, se gjarpri, ajo qe e bindur, ishte aty, i fshehur nė ēati dhe natėn mund tė zbriste e tė futej ne dhomėn e saj.

    “O zot, tha Tringa duke u ngritur, gjarpėrinjtė e shtėpisė janė tė bekuar, po tė ka keq shtati kur i shikon”. Ajo doli nė kuzhinė qė t’i pėrgatiste kafenė e hidhur gjeneralit. Ndėrsa pėrziente kafenė nė xhezve, Tringa kujtoi me dhjetėra histori me gjarpėrinjtė e shtėpive, qė nėpėr mote, sipas pleqve, kishin bėrė punėn e rojtarit. Askush nė anėt e tyre nuk i vriste gjarpėrinjtė e shtėpisė. Madje gjyshi i saj Ndoka, bujk i vjetėr, qė e njihte tokėn si trupin e vet, thoshte se ėshtė gjynah tė vrasėsh njė gjarpėr, se ata, gjarpėrinjtė, e pastronin tokėn, shfarosnin minjtė dhe dėmtarėt e tjerė tė bimėve. Nga njėra anė, ajo i besonte gjyshit tė saj tė urtė, po nga ana tjetėr, nuk e dinte origjinėn e asaj shprehjes qė grumbullonte tė gjithė urrejtjen e tmerrshme: “T’ia shtypėsh kokėn si gjarprit”. I vu pėrpara kafenė gjeneralit dhe qėndroi nė kėmbė, me duar tė kryqėzuara mbi bark.

    “E ke nga lodhja”, tha gjenerali, duke iu drejtuar Loretės. “E ke nga lodhja. Kur je e dėrrmuar tė shtihen figura tė frikshme. Ty tė ėshtė shfaqur gjarpri, po e ke thjesht nga lodhja”. E pėrkėdheli mbesėn duke ia rrėshqitur gishtėrinjtė mbi flokėt e saj tė dendur dhe rrufiti kafenė, sikur po kthente njė gotė me fund, ashtu shpejt e shpejt, nė kėmbė, nė banakun e lokalit.

    Pas kėtyre fjalėve, askush nuk i zuri mė nė gojė historitė me gjarpėrinj. Loreta megjithatė nuk guxoi tė flinte nė dhomėn e saj, nė katin e tretė, po fjeti me tė ėmėn, nė dhomėn e dikurshme tė prindėrve tė saj, ku fotografia e tė atit, e varur nė mur prej shumė vjetėsh, dukej se do ta mbronte nga e keqja.

    Tė nesėrmen Loreta shkoi nė zyrė si zakonisht, u pėrshėndet me portierin qė po shėnonte diēka nė njė bllok tė zhubravitur, ngjiti shkallėt, duke zgjedhur vendin ku shkelte, sikur gjithandej tė gjendeshin gjarpėrinj duke u zvarritur dhe u ngjit nė zyrėn e saj, ku kolegia e saj kishte hapur dritaren krah mė krah. Kur Loreta hyri nė zyrė, shoqja e zyrės, njė grua rreth tė dyzetave, e pamartuar dhe tekanjoze, tha se zyra kundėrmonte njė duhmė tė rėndė kafshėsh dhe pati hapur dritaren qė tė ajrosej.

    “Ka dhjetė vjet qė punoj nė kėtė zyrė dhe kurrė nuk kam ndjerė njė duhmė tė tillė tė keqe”, tha ajo, duke kqyrur me dyshim kolegen e re. Loreta nuk i ktheu pėrgjigje, ndezi kompjuterin e saj, hapi raftin dhe nxori togun e dosjeve tė vjetra dhe u bė gati tė fillonte punėn. Me bisht tė syrit ndiqte lėvizjet e nervozuara tė koleges qė shprehnin hapur pakėnaqėsi dhe nervozizėm. Loreta u pėrpoq tė gjente fillin e llogarive tė ngatėrruara dhe tė pėrpunonte tė dhėnat nė kompjuter. Po pėr dreq, nuk mbante mend se ku e kishte lėnė punėn njė ditė mė parė; tė gjitha dosjet i dukeshin njėherė tė shqyrtuara dhe prapė i dukeshin tė panjohura, aq sa ajo nuk po e gjente fillin. I shtyu dosjet grumbull nė tryezė dhe ngriti kokėn. Edhe kolegia po qėndronte e shpėrqenduar para kompjuterit, me fytyrėn tė rrasur midis pėllėmbėve, pa zėnė punė me dorė.

    “A zbresim tė pijmė nga njė kafe”, i tha Loreta koleges sė saj, duke e ftuar pėr herė tė parė pas shumė muajve pune tė pėrbashkėt, nė tė njėjtėn zyrė. Kur e patėn caktuar nė atė zyrė, atė e pati trembur fytyra e pakėnaqur e koleges, qė nuk e fshehu pėrbuzjen qė nė orėn e parė tė punės. “Pėrpiqu ta bėsh vetė punėn tėnde”, e pati paralajmėruar. “Nuk kam kohė t’u mėsoj zanatin ēupkave, qė pastaj bėjnė karrierė nėpėr ministrira”.

    Nėpunėsja pėrballė, me emrin bimor “Florė”, zgurdulloi sytė nėn xhamin e hollė tė gjyslykėve dhe tha se edhe asaj nuk i punohej dhe se njė parandjenjė e keqe po e gėrryente nė fund tė barkut. “Zot, nuk kam ndonjė nga ato sėmundjet e kėqija tė grave!”, tha dhe u ngrit, duke marrė pallton qė e varte nė njė komo tė thjeshtė dėrrase tė kapur pas murit. Zbritėn tė dyja bashkė nė kafenenė e Vilės qė gjendej nė bodrum. Kafeneja ishte e mbushur plot me nėpunės tė rangjeve tė ndryshme, tė rinj dhe tė vjetėr, qė pinin kafe dhe cigare, pothuajse nė heshtje tė plotė. Fytyrat e nėpunėsve ishin tė pakuptueshme si dosjet qė shqyrtonin, si urdhrat e shefit tė madh, qė shpėrndaheshin me shpejtėsi nga njė zyrė nė tjetrėn, nga njė kat nė tjetrin, duke u bėrė gjithnjė e mė tė pakuptueshme dhe tė frikshme deri sa pushtonin vilėn e stėrmadhe qosh mė qosh, duke tkurrur dhe bėrė tė pazėshėm nėpunėsit. Kushedi sa herė, ata nėpunės i kishin mallkuar tregtarėt e mėdhenj tė qytetit qė e ndėrtuan kėtė vilė pėr motrėn e bukur tė mbretit nė vitet tridhjetė, ditėn e celebrimit tė saj me njė princ bukurosh.

    Flora, si nėpunėse e vjetėr e me pėrvojė, gjeti nė tryezė tė vogėl nė gjysmėerrėsirė, ndėrsa Loreta u afrua te banaku dhe porositi dy kafe me qumėsht. Banakierja, njė esmere qė krihej vazhdimisht me gishta, i buzėqeshi ėmbėl, i shkeli syrin djallėzisht dhe i bėri gati porosinė. Matanė, nė errėsirė, njė burrė kollitej vazhdimisht, sikur donte tė nxirrte nga fyti njė lėngatė tė vjetėr. “Ky dreq ta shpif!”, tha Flora. “Ka njėzet vjet qė kollitet kėshtu e nuk vizitohet kurrė te doktorėt”.

    Pinin kafe nė heshtje, duke iu bashkuar turmės tjetėr tė nėpunėsve, qė gjithashtu thithnin cigaret dhe hurbatnin kafet, duke shkėmbyer ndonjė fjalė nė tė rrallė, sa pėr tė thėnė. Loreta e kuptoi se diēka nuk shkonte, se vila ishte gdhirė e paralizuar, se nėpunėsve nuk u punohej, se diēka ose kishte ndodhur, ose pritej tė ndodhte.

    “Ajo duhmė nė zyrė?! Kurrė nuk e pata gjetur zyrėn tė mbushur me duhmė sperme”, tha me pėrēmim Flora, duke kqyrur diku nė errėsirė, sikur diku nė qoshet e errėta gjendej fajtori.

    “Po ia kėput kot”, ia ktheu Loreta e nxehur. “Dhe mos guxo mė kurrė tė flasėsh kėshtu me mua!”.

    Flora rrufiti e qetė kafenė e saj dhe i kėrkoi njė cigare njė kolegu tė njė kati mė lart. Ai i zgjati paketėn, duke i bėrė shenjė qė t`i merrte edhe Loretės njė cigare.

    “Askujt nuk iu punoka sot”, tha nėpunėsi i katit tė tretė pa iu drejtuar askujt. Loreta ndezi cigaren, e thithi me forcė, si pėr tė shuar me atė tym nervat qė po i pėlcisnin nga inati. Nuk e duronte kolegen e saj dhe sa mė shumė qė kalonte koha, bindej se ajo ishte njė femėr shpirtligė, aq shpirtligė sa nuk e honepsnin as burrat. Thuhej se kurrė nuk pati njė tė dashur nė kėtė institucion. Madje qarkullonin fjalė se ajo na paskėsh thėnė se mė mirė e linte t’i thahej mes kėmbėve, se t’ua jepte kėtyre horrave.

    Loreta fiku cigaren nė tavull dhe i bėri shenjė koleges tė ktheheshin nė zyrė. Kur po ngjitnin shkallėt, Flora i tha koleges me njė intimitet tė pabesueshėm se ishte e shqetėsuar. Tha se shefit tė madh ia kishin bėrė gropėn ca maskarenj tė regjur qė punonin njė kat sipėr tyre dhe se shefit tė ri nuk i dihej. Me siguri qė do tė nxirrte nga puna disa prej nėpunėsve tė vjetėr, qė tashmė i quanin si jashtė kohe. Dhe atė do ta flaknin me siguri, se fundja kush do tė merrte pėrsipėr ta mbronte. Nuk kishte asnjė mik. Kur u futėn nė zyrė, Flora shpėrtheu nė tė qara, dridhej dhe dėneste kujshėm, aq sa tė kėpuste shpirtin.

    Loreta ndjehej e zhgėnjyer nga vetvetja. Ja, kishin punuar bashkė nė njė zyrė dhe as qė kishte marrė mundimin ta njihte. Madje e pati urryer nė heshtje, nuk e duronte dot, po ē’tė bėnte. I duhej tė priste rastin kur atė mund ta ngrinin nė pėrgjegjėsi, duke e caktuar nė njė zyrė tjetėr, ose tė paktėn do ta zbrisnin nė pėrgjegjėsi, po prapė do ta dėrgonin nė njė zyrė tjetėr. I erdhi tė hante veten. I shkoi pranė koleges, i hodhi duart nė qafė dhe u pėrpoq ta qetėsonte, duke i thėnė fjalė shpresėdhėnėse, fjalė tė ngrohta sigurie, po Flora, tashmė e fishkur, nuk donte t’ia dinte. Dėneste papushim dhe brinjėt e saj lėshonin njė kėrcėllimė metalike, tė trishtuar. Pjesėn tjetėr tė ditės e kaluan nė heshtje. Flora shfletonte papushim njė dosje, duke u kthyer prapė nė fillim, pastaj hapte internetin, kontrollonte postėn elektronike, mallkonte njė shoqe nė Paris qė as sot nuk i kishte kthyer pėrgjigje, ndėrsa Loreta pėrpiqej pa sukses tė gjente shkeljet nė regjistrat e vjetėr tė llogarive. Kur mbaroi orari zyrtar, Flora mblodhi plaēkat e saj, u pa nė pasqyrė, u ngjiti buzėve njė tė kuq tė lehtė trendafilash tė egėr dhe doli, duke i kujtuar koleges se tashmė dita e punės kishte mbaruar. Por, Loreta e pėrqendruar nė regjistrat me llogari mashtruese, llogariste nė kompjuter shkeljet qė nuk i dilnin dhe ia niste sėrish punės nga e para. Tha me vete tė punonte edhe nja dy orė, se pėrndryshe nuk do t’ia dilte tė evidentonte shkeljet dhe pastaj ēfarė do t’i raportonte shefit nė fundjavė, se dosjet janė nė rregull?! Me siguri qė do ta pėrzinte duke ulėritur nga zyra dhe do ta shpallte njė nėpunėse tė dėshtuar tė vilės. U pėrqendrua prapė mbi formularėt e njė dosjeje tė vjetėr dhe kėrkoi t’i verifikonte shifrat nga e para. Vonė, kur muzgu u ngjesh pas dritares, ajo u pėrmend se duhej ta ndėrpriste punėn dhe tė kthehej nė shtėpi. Mblodhi shpejt e shpejt rraqet e saj, u futi njė shkriftim flokėve me gishta, mori ēantėn e vogėl dhe doli nga zyra duke e pėrplasur derėn me forcė pas vetes. Por nuk kishte bėrė as dhjetė hapa, kur nga shkallėt e katit tė tretė dėgjoi rrėshqitjen e frikshme dhe njė si fishkėllimė paralajmėruese. Ktheu kokėn dhe mbeti e shtangur pėr disa ēaste. Nga shkallėt e katit tė tretė po zbriste njė gjarpėr vigan, me xhepa tė verdhė nė nėnbarkėse dhe me xhepa tė zinj nė kurriz, me kokėn shpatuke dhe tė gjerė sa njė shuplakė dore. Nuk ishte ai i djeshmi. Pėr kėtė qe e sigurtė. Gjarpri nxirrte herė pas here jashtė gjuhėn e kuqe flakė dhe sikur fishkėllente pėrmes dhėmbėve. Njė bri i kthyer mbi kokė e bėnte edhe mė tė tmerrshėm. Vajza ia dha vrapit teposhtė shkallėve e bindur se pėrbindėshi po e ndiqte. Doli fluturimthi nga porta e jashtme, duke pėrplasur portėn metalike qė lėshoi njė rropamė tė tmerrshme aq sa e trembi pėr vdekje portierin qė gjithnjė dremiste mbasditeve. Kur mbėrrit nė shtėpi, u pėrplas me tė ėmėn nė sallon dhe e lėshuan kėmbėt.

    “Qyqja, zemėr, ē’ke ?!!” i tha e ėma e tmerruar kur pa fytyrėn e ēartur tė sė bijės. “Gjarpri!” tha ajo dhe u lėshua pa frymė nė dysheme. E ėma e ngriti shpejt e shpejt, i lagu ballin me ujė, e shkundi nga krahėt qė tė pėrmendej. Kur Loreta erdhi nė vete, kqyri rreth e rrotull e frikėsuar, shtrėngoi fort dorėn e sė ėmės dhe mbėshteti kryet e drobitur nė prehėrin e gjysh Gjonit.

    Ndėrsa e ėma pėrziente njė qetėsues nė njė gotė, Loreta hapi sytė sėrish dhe tha pa iu drejtuar askujt: “Nuk shkel mė nė vilė, nuk shkel mė aty, ta di se vdes pėr bukė!”. Gjysh Gjoni dhe Tringa pėrpiqeshin ta qetėsonin, i thoshnin se ato fanitje i kishte nga lodhja. “Nga stresi”, shtonin duke huazuar fjalė nga emisionet televizive.

    E shtrirė nė divan, e kalamendur, me sy gjysmė tė mbyllur, Loreta vazhdonte tė ndiqte fragmente bisedash qė bėheshin ndėrmjet gjyshit tė saj, gjeneralit dhe nėnės, qė shpėrthente nėpėrmjet lotėve: “Do tė kemi probleme me kėtė vajzė! Nuk di tė ndajė realitetin nga fantazia” dhe gjeneralin qė shtonte: “Punė e madhe; do t’u shesim bashkė lule greke kėtyre horrave, do t’u shesim sa t“i dendim!”.

  4. #4

    Lazėr Stani / "Shtrati i dytė i lumit" (tregim)

    Lazėr Stani - "Shtrati i dytė i lumit" (tregim)

    Ka do kohė qė nuk dua ta ngrej mė receptorin e telefonit. Mamaja erdhi mbrėmė shumė e shqetėsuar tek unė, mė kėqyri me sytė e saj tė vuajtur njė copė herė, u mat tė mė kėrkonte diēka qė unė nuk e mora vesh, po sa herė bėhej gati tė mė fliste, fjalėt e ngushtonin nė fyt, gėlltitej, kryqėzonte duart mbi barkun e saj tė shterrur dhe shqiptonte diēka krejt tjetėr, ankohej se prizat e kuzhinės janė djegur ose thoshte se duhet tė thėrrasim hidraulikun se na ėshtė ēarė njė tub nė banjo.
    “Pashė njė pllangė lagėshtire nė murin e sallonit”, mė tha. Asnjėherė nuk u bėmė mbarė nė kėtė shtėpi. Mamaja ēdo ditė do tė shpikė diēka tė re: ose prishet dera e frigoriferit, ose digjen pllakat e sobės elektrike, ose ēahet tubi i dushit, ose njė virus ilegal futet nė kompjuter nėpėrmjet internetit, ose televizorit i ikėn kujtesa e stacioneve dhe ne na ngatėrrohen kanalet dhe figurat dyfishohen, trefishohen dhe ne shikojmė sekuencat e tre filmave njėkohėsisht, njė ēift qė puthet, burrin qė prek me gishtrinjtė e zgjatur tė dorės sė djathtė seksin e femrės qė pėrqafon, me hijen tjetėr me kokė tė lidhur, qė qėllon me mitraloz dhe diēka tjetėr tė paqartė qė mua mė kujton filmin “Io ballo da sola”. Po mamaja kėtė mbrėmje, nuk pati ardhur nė studion time as pėr televizorin as pėr boljerin, as pėr shpinoren e divanit qė ishte shtrembėruar, sikur ta kishte kapur njė ngėrē nė kurriz.
    Mamaja u kthye nga dritarja, po sytė i mbante tė ulur, nuk po vėshtronte jashtė, ku diku nė largėsi feksnin dritat e autostradės.
    “Sikur tė blesh njė telefon tė ri”, tha mamaja.
    Dera e studios qe hapur dhe unė pashė time shoqe, qė kaloi nėpėr sallon me hapa tė shpejtė, sikur ngutej tė hiqte tenxheren e gjellės nga soba. U shtriqa mbi shpinoren e karrikes rrotulluese, u ktheva nga mamaja dhe e kėqyra drejt e nė sy. Dy muaj mė parė pata blerė nė Vjenė aparatin e ri telefonik dhe nuk po kuptoja se pėrse mamasė i qe mbushur mendja tė merrnim njė tjetėr, kur ai funksiononte pėr bukuri. “Ai telefon ndjell zi, tha mamaja, vetėm lajme tė kėqia na ka sjellė qė kur e fute nė shtėpi”. Kryqėzoi duart mbi gjoks, sikur e fshihte prej meje shterrjen e saj tė pashmangshme, ngriti sytė nga tavani dhe tha njė lutje pėr Zotin, i lėshoi sytė prapė poshtė dhe pėshpėriti me njė zė tė shuar: “Ka vdekur Mark Bigzeza. I shuemi, tha mamaja, vdiq e mbaroi”. Prapė ngriti sytė nga tavani dhe kėrkoi mėshirė pėr tė vdekurin. Iu lut Zotit ta ndjente pėr mėkatet, tha “I qoftė i lehtė dheu”. Fėrkoi sytė sikur donte tė zgjohej nga ankthi i asaj vdekjeje. Matanė, nė dhomėn e ndenjes njėra nga vajzat ia kishte ngritur zėrin televizorit nė kupė tė qiellit. Kėndonte Emminemi “Lose Yourself”-in e tij dhe ime bijė me siguri vallėzonte, duke ndjekur ritmin e shfrenuar tė tingujve, qė mua po mė ēirrnin veshėt. “Ule atė dreq televizori se na ēmendėt”, i tha ime shoqe vajzės tonė tė vogėl pesėvjeēare.
    Mamaja u lėshua nė kolltuk, e kėrrusur nga njė dhimbje qė unė nuk po e merrja vesh se nga vinte. Po nė tė njėjtėn kohė mė shfaqej para sysh fytyra e tė vdekurit, ashtu siē e pata njohur unė qėkur isha fėmijė. Sytė e mėdhenj tė vendosur larg njėri–tjetrit, tė krijonin pėrshtypjen se Mark Bigzeza mund ta rrokte tė gjithė botėn me njė vėshtrim tė vetėm. Gjithmonė mė merrte nė shpinė tė kalit, kur stėrkatej si i krisur livadheve dhe unė kisha shumė frikė se do tė na pėrmbyste tė dyve e do tė na thyente qafėn. Kapesha me duart e mia tė vogla pas krifės, ndėrsa Marku me njėrėn dorė mbante frerin e lėshuar, kurse tjetrėn ma lidhte mua rreth barkut qė tė mos i rrėshqisja nga prehėri. Dhe e tėrhuzte kalin, qė tė fluturonte pėrmes livadheve aq sa tė kthenin sytė e ta kundronin prej larg tė gjitha gratė e katundit. “I shkreti Mark”, thashė me zė, pa iu drejtuar askujt.
    “Ti e kishe mik, tha mamaja, tė donte shumė. Ai gjithmonė thoshte se ti do tė bėheshe i madh dhe se njė ditė do ta bėje katundin tonė tė njohur nė tė gjithė botėn”.
    Mamaja mė tregoi edhe njėherė ėndrrėn qė pati parė Marku kėtu e shumė vjet tė shkuara kur unė isha shtatė vjeē. Mė kishte parė duke zbritur nga kodra hipur mbi njė gjog tė bardhė arab, tė veshur si mbret, me njė pėrkrenare prej ari nė kokė. Edhe rrobat i kisha tė stolisura nė ar, edhe pendėt qė kisha mbi pėrkrenare ishin prej ari. “Kjo ėndėrr sjell fat”, thoshte Mark Bigzeza i shtruar pėr shtatė palė qejfe nė mejhanen e vetme tė katudit, me krye tė rėnduar nga pija. Askush nė anėt tona nuk ėshtė shfaqur ashtu, i ngrirė nė ar”.
    Mamaja e tregoi edhe njėherė ėndrrėn, kurse unė ndjeja fuqinė e zisė qė po mė pushtonte. Mark Bigzeza gjithēka e kishte patur me shumicė; edhe zinė e kishte tė bigėzuar nė mbiemrin e tij, si njė lumė dyshtratėsh.
    “Ti me siguri do tė shkosh nė varrimin e tij, tha mamaja. E kishe mik, nuk ke si tė mos shkosh”. U ngrit nga kolltuku e doli nga studioja ime, duke tėrhequr njė hije tė errėt pas vetes.
    Unė ndėrkaq nuk gjendesha mė nė studion time. Po pėrpiqesha tė vrapoja nė rrugicat e fshatit si dikur, duke ngritur pluhur me shputat e kėmbėve tė zbathura. Kėrcinjtė e kėmbėve dhe gishtėrinjtė e duarve i kisha gjithė vraga plagėsh dhe gėrvishtjesh, madje edhe lėkurėn e barkut e kisha tė ējerrė, duke iu ngjitur pas trungjeve tė pemėve qė nė fshatin tonė kėrkojnė tė shkojnė sa mė lart, sikur duan t’i mbajnė frutat e tyre larg njerėzve, ose ku ta dish, i lidhin ata vetėm pėr zotat. Isha i vetmi qė ngjitesha edhe nė pemėt mė tė vėshtira qė e kishin trungun tė gjatė e tė lėmuar si shtyllat e betonit tė linjave elektrike. Babai mė ndukte ēdo mbrėmje flokėt nė tėmtha, duke mė kėrcėnuar se do tė mė zhdepte nė dru, po tė merrte vesh se jam ngjitur herė tjetėr nėpėr pemė. Po ndėrsa babai mė kėrcėnonte dhe ishte nga ata burra qė e mbanin fjalėn, si pėr mirė ashtu edhe pėr keq, mua mendja me rrinte tek qershia e Tomit, nė kodėr, mė e larta dhe mė e vėshtira. Frutet e saj i hanin vetėm zogjtė dhe ne, kalamajve na mbetej vetėm ndonjė kokėrr qė u shpėtonte atyre nga sqepi. Atė paradite e kisha soditur me lakmi njė copė herė, shikoja degėt qė kuqėlonin prej qershive tė pjekura. Nuk dija qershi ta kishte kokrrėn aq tė madhe sa ajo. Tomi shtriqej nė barin e butė poshtė saj, mė tregonte histori pėr tė shkuarėn e tij tė largėt, thoshte se dikur kishte patur njė mikneshė nja dy katunde mė larg, qė lėngėzonte kur e shtije nė dorė, si ato qershi, qė “unė plak dhe ti fėmijė, mė thoshte, nuk i mbėrrijmė dot”. E kisha vendosur qė tė ngjitesha nė atė qershi tė nesėrmen, edhe pse e dija se po ta merrte vesh babai, kėsaj radhe do ta pėsoja keq. Kėtė premtim ia pata bėrė edhe Tomit, po ai mė tha se gratė e bukura dhe pemėt e larta tė thyejnė qafėn, se ato nuk janė krijuar pėr njeriun, po pėr shejtanin. “Ruaje veten, tha, mos u zgjo zilinė njerėzve se do tė ta nxijnė jetėn”.
    Si nė njė film, mė shfaqet vetja si njė babuin duke u kacavjerrė nėpėr degėt e kurorės sė lartė tė qershisė, kapja kokrrat e mėdha e tė lėngshme dhe i lėshoja njė nga njė poshtė nė bar qė t’i mblidhte Tomi.
    “Thyeja degėt, mė thoshte, thyeja dhe hidhi poshtė. Mos u lodh t’i mbledhėsh njė nga njė. Askush pėrveē zogjve nuk ka pėr t’u ngjitur mė nė atė qershi”.
    Lėkura e barkut mė digjte. Njė gėrvishtje e gjatė mė fillonte poshtė sqetullės sė majtė e pėrfundonte rrėzė kofshės sė djathtė, rrėzat e kofshėve me digjnin nga fėrkimi pas lėkurės sė qershisė. Po degėt nuk mė shkonte mendja t’i thyeja, edhe pse e dija se aty nuk do tė ngjitesha mė kurrė.
    E mbaj mend ditėn kur vdiq Tomi. Dha shpirt mbasdite i rrethuar nga djemtė, e shoqja dhe shumė fshatarė tė tjerė, qė e lutnin pa pushim tė fuste diēka nė gojė. Siē mė kanė treguar mė vonė, ia prunė shpirtin nė majė tė hundės, duke e lutur tė merrte diēka nga tė gjitha ato pako me ushqime tė zgjedhura qė kishin gatuar amvisat e fshatit, pėr ditėn e tij tė fundit. “Po fut diēka nė gojė, burr i dheut, njė lugė mjaltė, i grimė peshk. Troftat i zuri pėr ty djali i Martinit, a e mban mend, Mateon?”
    Tomi e kishte ngulur shikimin nė tra dhe nuk pėrgjigjej. Kėqyrte gjindjen e me siguri mė kėrkonte me sy midis asaj turme tė bezdisshme tė gjindjes, qė s’po e linte rehat, po unė atė kohė, po zgjidhja nė dėrrasė tė zezė njė ushtrim algjebre qė mėsuesi ma kishte dhėnė pėr dėnim.
    “Po s’i nuk po fut asgjė nė gojė, Tom, a don ndonjė gjė tjetėr?”
    Atėherė Tomi, zėmėrplasur nga prania e gjindjes qė i lutej tė fuste diēka nė gojė, tha atė qė donte e qė i la pa frymė dhe i ēakėrdisi fshatarėt:
    “Dua ****”, tha dhe e lėshoi zemra, sikur nė atė fjalė mėkatare tė na paskėsh qenė pėrqėndruar tėrė kuptimi dhe vuajtja e jetės sė tij.
    Fshatarėt u tėrhoqėn tė turpėruar, disa dolėn kokėulur nga dhoma e tij e vdekjes, kurse djemtė dhe e shoqja, tė tmerruar qėndronin tė shtangur, duke mallkuar nė heshtje tė vdekurin: “Edhe ditėn e mbrame na e more fytyrėn. Shkofsh nė Ferr!”, mallkuan.
    Kur po kthehesha nga shkolla pashė tymin e zi qė ngjitej nga oxhaku i lartė i shtėpisė sė Tomit. Gjithmonė ai oxhak mbi kulmin e shtėpisė, mė ishte dukur si njė njeri i zi, qė rrinte nė kėmbė, duke pėrgjuar me vrimat e tij tė zeza rretherrotull gjindjen qė kalonte nėpėr urėn qė lidhte dy lagjet e fshatit. Dhe nxirrte tym, herė tė dobėt dhe tė tejdukshėm, qė humbiste duke bėrė disa laradashe tė pakuptimta nė qiell, e herė tė zi dhe tė errėt, qė e ndante hisen e qiellit tė fshatit nė dy gjysma tė barabarta. Atė pasdite tokės i kishte rėnė njė hije e keqe, e zymtė dhe zindjellėse, aq sa mua mu futėn tė ngjethura nė trup. Oxhaku mbi shtėpinė e Tomės lėshonte shtėllunga tymi tė errėt, qė krijonin ca figura tė frikshme, ndėrsa zhvendoseshin me ngadalė nė qiellin e fshatit. Matanė kodrave, dielli ndriste pafuqishėm, duke i rrėshqitur rrezet me mundim shpateve, sikur po jepte shpirt nė njė humbėtirė tė tejbotshme. I shpejtova hapat qė tė mbėrrija sa mė parė nė shtėpi, i pėrndjekur nga njė frikė e pashpjegueshme. Kur iu afrova portės sė oborrit, pashė se nė kopshtin ku ne mbanim kosheret e bletėve qe shtrirė Tomi, i veshur me njė xhaketė tė re ushtarake. Pėr koke mbante lidhur njė shami tė kuqe. Njė bletė i qe ngjitur nė kurriz dhe po ēlodhej para se tė ngrihej edhe njėherė e tė gjente zgjoin e saj.
    Hapa portėn dhe u futa nė shtėpi. Mamaja mė pėrkėdheli kokėn, mė pyeti se si kisha dalė nė shkollė, kėrkoi diēka nė njė sirtar, u kthye prapė nga unė e mė pyeti nėse doja diēka pėr tė ngrėnė. Tha me vete, sikur unė tė mos isha fare aty: “Vdiq i marruar faqeziu”.
    “Kush?”, pyeta unė.
    “Tomi, kush tjetėr,” tha mamaja e nxehur, sikur unė tė kisha bėrė ndonjė faj.
    “Tomi ia ka kėputur gjumit nė kopshtin tonė tė bletėve i thashė. Sapo e pashė.”
    “Lėri dėnglat, tha mamaja. Nuk bėn tė tallesh me tė vdekurit.”
    “Unė e pashė, kėmbėngula. Kishte veshur njė xhaketė tė re ushtarake dhe njė bletė i qe ulur nė kurriz.”
    “Ēfarė Tomi, tha mamaja. Tomi ka dy orė qė ka vdekur. Dhe vdiq pėr faqe tė zezė.”
    U bėra gati tė dilja e tė shikoja Tomin qė po flinte nė kopshtin tonė tė bletėve, por s’ma mbajti. Mamaja mė tmerroi me zėrin e saj tė ashpėr.
    Po Tomin unė e pashė, pėr kėtė jam i sigurtė, tė shtrirė nė kopshtin e bletėve, tė veshur me xhaketė ushtarake, zbathur, qė tė mos i djersinin shputat e kėmbėve (mbaj mend se kėpucėt i kishte lėnė njėra mbi tjetrėn te deriēka e kopshtit) dhe bletėn qė prehej nė kurriz tė tij, duke marrė rrezet e fundit tė diellit tė asaj dite… .
    Kur pashė trupin e tė ndjerit, tė veshur me kostum tė zi, shtrirė mbi njė tabut tė freskėt, u binda se vdekja nuk ishte e vėrtetė. E krahasova trupin e tė ndjerit me lėkurėn e vjetėr qė gjarpėrinjtė lėnė nė pranverė tė kacavjerrė nė degėt e shkurreve. Tomi me siguri, pasi ka lėnė kėtu kėtė lėkurė tė vjetėr, mbi tė cilėn askush nuk qan, tallet me ne duke na vėshtruar nga njė qoshe e fshehtė.
    Edhe Tomi, pas shumė rropatjeve nė kėtė jetė, mė sė fundmi e kishte ēkyēur atė portė misterioze qė i ndan tė vdekurit prej tė gjallėve. Po nė tė vėrtetė, ēfarė qėndronte pas asaj porte? Ata qė arrinin ta ēkyēnin kėtė portė dhe futeshin nė botėn tjetėr, ishin aq zemėrkėqinj, sa asnjėherė nuk vinin tė na tregonin se ēfarė misteri fshihej pas asaj porte, po na linin tė vuanim e tė vrisnim mendjen duke bėrė njėmijė hamendje, pa e gjetur kund fillin. Vetėm mendoja se nė atė botė tė gjithė vishnin rroba tė reja.
    Papritmas e mblodha veten, kėrkova nė tryezė paketėn e cigareve, po nuk po gjeja kund shkrepsen. Vdekja e Mark Bigzezės mė pati tronditur thellė, mė thellė nga tė gjithė pleqtė qė kishin vdekur gjatė gjithė kėtyre viteve qė unė jetoja larg fshatit. Tomi, Vuksani, Nikolla, Martini, Gjergji, Pjetri, Pali, Kola, Hila, Zefi, Deda, Prela, o Zot, sa shumė kishin vdekur dhe unė i kisha pėrcjellė njė nga njė, duke lėshuar nga njė grusht dheu tė zi mbi dėrrasėn e freskėt tė arkivolit. Mark Bigzeza ishte plaku i fundit i katundit, i fundit qė unė mbaja mend nga ata pleq tė fshatit, qė mė pėrcollėn deri te stacioni i autobusit, kur u largova pėrgjithmonė nga fshati nė moshėn trembėdhjetė vjeēare.
    “Kam mbetur pa vendlindje”, thashė i pikėlluar me vete, duke kėrkuar i hutuar nė grumbullin e librave dhe shkresave tė lėna rrėmujė nė tryezė, sikur aty tė gjendej ndonjė udhėrrėfyes, qė do tė mė shpinte nė kohėt e dikurshme.
    Me njė ngutje tė padurueshme qenė ndarė nga kjo botė tė gjithė ata burra tė hershėm qė e patėn mbushur fėmijėrinė time plot me histori dhe mė patėn mėsuar se sa barrė e vėshtirė ėshtė nė kėtė jetė tė lindėsh burrė i njėmendėt, ashtu siē pandehnin ata se kisha lindur unė, qė ia kisha kėputur kokėn gjyshit tim tė njohur.
    Kur po ngjitesha nė autobus, ata mė porositėn qė tė jetoja edhe pėr ta. “Jeto edhe pėr ne”, mė thanė, se ky katundi ynė ėshtė i nėmur qysh prej krijimit. Mark Bigzeza, mu afrua ngadalė, ma shtrėngoi kryet pas gjoksit, aq sa mua mu futėn nė gojė qimet e ashpra dhe tė thinjura tė gjoksit tė tij dhe pa mė pyetur mė futi nė xhepin e pantallonave njė shuk parash.
    “Udhė tė mbarė, mė tha, mė kėqyri edhe njėherė sikur po pėrcillte pėr larg birin e tij, ktheu kryet mėnjanė qė tė fshihte lotėt prej meje dhe shtoi: Na e ke borxh nga njė grusht dhč, na e ke borxh se tė kemi dashur shumė”.
    Unė atėherė as qė mendoja pėr botėn e pėrtejme dhe habitesha se si burrat nė fshatin tonė mendonin aq shumė pėr vdekjen, flisnin pėr tė si pėr njė mikeshė tė vjetėr, me dhembshuri dhe ndruajtje, sikur trembeshin se mos e lėndonin.
    Autobusi u nis me uturimė, duke vėnė me mundim nė lėvizje pistonat e vjetėr tė dieselit tė tij. Unė ndjehesha krejt bosh dhe i trembur pėr vdekje. Aty, nė fshat, ndjehesha i sigurt, kurse atje ku do tė shkoja nuk e dija se ēfarė mė priste, nuk e dija a do t’ia dilja mbanė tė mbaroja shkollėn, tė bėhesha i rėndėsishėm, si ata burrat qė shikoja mbrėmjeve nė televizion gjatė rubrikės televizive tė lajmeve.
    “Vdiq e mbaroi”, shqiptova instinktivisht fjalėt e mamasė, duke sjellė ndėrmend edhe njėherė Mark Bigzezėn. U ngrita nga karrikja rrotulluese dhe iu afrova dritares. Atje nė thellėsi dėgjoheshin tė qeshura, nga Pub-i “Pantera e Zezė” vinin tinguj tė ēakorduar, ritme tė shthurura tė pėrziera me tė qeshura, klithma, zėra tė dehur njerėzorė. U pėrpoqa tė shikoj kėndet e errėt, malin e fundosur nė terr atje pėrballė. Prisja tė mė shfaqej nga ajo errėsirė fytyra eshtake e Mark Bigzezės, prisja tė dėgjoja tė qeshurėn e tij shkundėse, sikur shkulte vendit themelet dhe rrėnjėt e pemėve, u mundova tė shquaj zėrin e tij midis atyre zėrave tė pėrēartė, po ai tashmė ishte i humbur pėrgjithnjė dhe priste vetėm njė grusht tė ftohtė dhču mbi dėrrasėn e freskėt tė arkivolit, i vetmi mesazh besnikėrie qė unė mund t’i dėrgoja nė kėtė gjendje.
    Aty pėr aty mė erdhi nė mendje Lena, e shoqja e Markut. Tani me siguri rrinte te kryet e tė ndjerit, me fytyrėn tė mbuluar me njė shami tė zezė, tė madhe si ferexhetė qė mbajnė gratė arabe ose zonjat e vjetra tė qytetit nė lagjen muslimane. Qante tė shoqin ose ku ta dish, lutej qė i Lumnueshmi t’i falte mėkatet e shumta, ngaqė Mark Bigeza nuk qe rrėfyer kurrė nė kishė. Gratė e tjera tė fshatit hyjnė e dalin nga dhoma e tė vdekurit. Shara, nėse ėshtė ende gjallė, thotė ndonjė histori me tė vdekurit qė ngrihen nga varri e enden rrugėve shtatė ditė e shtatė netė, duke i shkelur pėr sė vdekuri tė gjitha ato rrugė e vende qė i patėn shkelur pėr sė gjalli. “Ditėn e shtatė, thotė Shara, tė vdekurin e marrin engjėjt, nėse e ka rrugėn tė ēelur pėr nė Parajsė ose djajtė, nėse nė kėtė jetėn tonė tė rrejshme, nuk i ka lėnė dy gurė bashkė”.
    Mamaja u fut prapė nė dhomėn time, tha diēka pėr jetėn e pėrtejme dhe mė pyeti nėse do tė nisesha tė nesėrmen nė mėngjes herėt me makinė apo do tė prisja tė merrja linjėn e trenit tė shpejtė. “Do tė nisem tashti”, i thashė. Desha tė shtoj se nata ėshtė mė e pėrshtatshme pėr njė udhėtim zije, por nuk munda.
    “Nuk po shkon pėr shėtitje”, tha mamaja e pakėnaqur. Ngriti nga dyshemeja njė kėmishė timen qė e kisha hedhur pa e vrarė mendjen lėmsh nė mes tė dhomės, tha se kėpucėt mi kishte lustruar, kostumin e zisė ma kishte pastruar dhe fshirė dhe se e kisha gati nė garderobė.
    Dy orė mė vonė gjendesha nė mesin e autostradės sė shkretė nė atė pasmesnatė tė shurdhėt. Rrėzė kodrave atje tej ndriēonin dritat e qytezave dhe fshatrave tė ngjeshur pas njėri-tjetrit, kurse rruga drejt veriut ngjante e errėt dhe e braktisur, sikur pas vdekjes sė Mark Bigzezės, tė mos kishte mbetur mė frymė njeriu nė ato anė. E dija se do tė arrija atje nė mėngjes, se njerėzia do ta zgjatnin kokėn pėr tė parė se kush na paska ardhur nė fshat kaq herėt, se te mejhania e fshatit, qė tashmė ėshtė shndėrruar nė restorant dhe bar modern ndonjė nga djemtė haramė, qė se mban shtėpia brenda do tė mė ftojė pėr kafe, edhe pse unė pėr tė do tė jem thjeshtė njė i panjohur qė vjen nga larg. Fshati ka ndryshuar shumė gjatė gjithė kėtyre viteve, sa unė pothuajse nuk e njoh mė, po vetėm kureshtja pėr tė huajin ka mbetur po ajo e dikurshmja.
    E shtova shpejtėsinė nė autostradėn e zbrazėt, i trembur nga ngutja e akrepave tė orės dhe prapė mė doli para syve Lena, e veshur krejt me tė zeza me sy tė enjtur nga lotėt e derdhur pėr tė shoqin.
    Marku thoshte gjithmonė se nuk ka grua si Lena Bigzeza. Njė natė tė flesh me tė e ta heq mallin e gruas pėr shtatė vjet. Unė skuqesha deri te veshėt kur Marku mė fliste pėr punėt e grave, ulja kokėn dhe gjuha mė lidhej nė fyt. “U bėre burrė, mė thoshte Marku, kur ende nuk i kisha mbushur trembėdhjetė vjeēėt. Zoti e krijoi gruan pėr tė kėnaqur burrin, djalli e zhveshi gruan dhe shpiku martesėn qė t’i hakmerrej burrit. Satanai nuk e duronte vetminė e tij dhe ēmendej nga zilia kur e shihte burrin tė shoqėruar nga gruaja e tij. Ai e shpiku martesėn, ai djalli koqelėshuar, qė i tėrheq hallatet zhag kur endet rrugėve tė fshatit”.
    Unė ktheja kokėn nė anėn tjetėr, pėrpiqesha qė tė mos e dėgjoja, po ai e ngrinte zėrin, kėmbėngulte tė mė bėnte burrė.
    “Po pate turp me femrat more fund, thoshte. Gratė i duan burrat e pacipė, i tallin ata qė u skuqet faqja kur duan t’u thonė njė fjalė”. Fliste i sigurtė nė vete, sikur kėto tė vėrteta vetėm ai i dinte, fėrkonte qafėn e trashė, duke i ngulur bulat e gishtėrinjve nė mish, zgurdullonte sytė dhe aty pėr aty mė kthehej, gati me inat: “Gratė veē te zdėrveku i burrit e kanė mendjen”.
    Unė isha mbledhur sa njė grusht, dridhesha dhe mė vinte pėr tė vjellė nga fjalėt e ndyra, qė Marku i pėrdorte me shumicė, pa iu dridhur qėrpiku. Njėherė kisha parė njė grua tė zhveshur, tė gurėt e zinj, njė verė mė pėrpara. Po lahej nė piskun e vapės, kur gjindja ishin mbyllur nėpėr shtėpi e po bėnin pushimin e drekės. Pellgu, qė pėrroi krijonte midis tre gurėve tė mėdhenj qė mbėshtetin kokėn te njėri - tjetri, ishte i errėt dhe i fshehur. Aty gjatė verės mblidheshin peshqit mė tė mėdhenj tė lumit dhe unė shkoja shpesh pėr tė peshkuar ose thjeshtė pėr tė soditur peshqit nė kullosėn e tyre. Fshihesha mbrapa gurit, zgjasja kokėn dhe sodisja pėr orė tė tėra pellgun, duke ndjekur me sy lėvizjet e peshqve, ndjekjen e gaforreve fatkeqe, kapjen nė befasi tė fluturave tė ujit ose luftėn e troftave me njėra - tjetrėn nė kėrkim tė gjahut.
    Atė drekė, pata ikur fshehurazi nga shtėpia dhe shkova si zakonisht te gurėt e zinj qė tė sodisja pellgun. Kur u afrova dėgjova llokoēitje nė ujė. Zgjata kokėn dhe pashė gruan cullak. Fytyrėn nuk ia shikoja, po gjoksin e varur dhe atė gjėnė e errėt midis kėmbėve ia dalloja qartė. Nė dorėn e djathtė ajo mbante njė makinė rroje si tė babait, kurse me tė majtėn, po e fėrkonte me sapun leshin e errėt aq sa e mbuloi krejt me shkumė tė bardhė. Po rruante qimet e gjata dhe tė errėta, duke zbuluar njė bardhėsi marramendėse. Shtėllungat e vogla tė leshit notonin mbi ujin e pellgut. Valėzimi i ngadaltė i ujit i shtynte ato drejt meje.
    U tmerrova dhe ia dhashė vrapit, duke shkaktuar pas vetes njė zhurmė tė llahtarshme.
    Askujt nuk ia tregova atė qė kisha parė te gurėt e zinj, po pas disa ditėsh pashė njė ėndėrr tė tmerrshme: disa burra tė veshur krejt me tė zeza mė kishin lidhur kėmbėsh e duarsh pas trungut tė blirit nė oborr tė shkollės dhe beqaresha e fshatit, Kaēuta, po mė zbėrthente kopsat e pantallonave. Donin tė mė turpėronin nė sy tė tė gjithė shkollės. Vajzat nxirrnin gjuhėn, kurse djemtė zgėrdhiheshin nė mėnyrė tė paturpshme. Kur mė doli gjumi e kisha trupin tė mbuluar me djersė. Atė natė e gdhiva pa gjumė, duke menduar se mėkati mė i rėndė nė kėtė jetė ėshtė tė pėrgjosh njė grua tė zhveshur.
    Nga ky ankth mė shkundi po atė ditė Mark Bigzeza. Mė mori mes krahėve mė ngriti pėrpjetė drejt qiellit, mė hodhi lart e mė priti me duart e tij tė fuqishme, tha se kur tė rritesha do tė bėhesha njė burrė tėrheqės qė do t`i ēmendja gratė e katundeve rreth e rrotull. Papritmas ai mė uli nė tokė, nxori njė paketė cigaresh nga xhepi, ndezi njė cigare dhe u tret nė mendime. “Kush i lakmon kėsaj jete, s’din gja”, tha, duke e ngulur vėshtrimin mbi duart e tij tė mėdha. Dhe sikur tė fliste me veten shtoi: “Po unė as asaj jetės tjetėr nuk i lakmoj”.
    Papritmas u kthye nga unė, mė kėqyri drejt e nė sy. “A tė pėlqejnė vajzat?”
    Unė u skuqa dhe nuk i ktheva pėrgjigje. “Nuk ėshtė turp tė tė pėlqejnė vajzat”, iu pėrgjigj po vetė pyetjes sė tij. “Nė kėtė jetė duhet t’i shpenzosh tė gjitha fuqitė, trupin, zemrėn, shpirtin, mendjen, tė gjitha. Tė thonė si tė donė, po Mark Bigzeza nuk i ka lėnė gjė mangut kėsaj jete. Dhe gratė ma kanė mbajtur gjallė kėtė shpirt…”.
    Kisha dėgjuar si nėpėr mjegull se Mark Bigzeza e tradhtonte gruan, se madje kėtė e dinte edhe e shoqja Lena, po ajo nuk e jepte veten. “Nderin gjithkush e ka pėr vete”, u pati thėnė ajo grave tė fshatit, duke ua prerė fjalėn shkurt, sikur tė mos bėhej fjalė pėr tė shoqin, po pėr njė tė panjohur tė largėt.
    “Kush nuk i do gratė ka shpirt tė keq”, tha Mark Bigzeza, duke flakur tutje bishtin e cigares. U ngrit dhe iku me vrull, sikur tė ishte vonuar pėr njė takim dashurie, kurse mua mė la nė udhėkryq, pa ditur se nga duhej t’ia mbaja.
    Sapo kishte zbardhur dita e re, kur mbėrrita nė hyrje tė fshatit. Frenova makinėn mbi urė, zbrita dhe, duke u mbėshtetur pėr parmak, ia ngula sytė lumit. Njė erė e lehtė frynte nga jugu, duke mė prekur pandjeshėm nė fytyrė dhe nė flokė. Matanė lumit qenė ndėrtuar shumė shtėpi tė reja, tė larta, qė ngjanin me njė bllok vilash tė fshehura nė mes tė gjelbėrimit. Matanė, nė vend tė mejhanes sė vjetėr, ngrihej njė motel trekatėsh i ndėrtuar me njė arkitekturė tipike alpine, i ngjashėm me motelet luksozė qė jemi mėsuar tė shikojmė nė Alpet e Zvicrės apo tė Austrisė. Njė grua e re po endej midis tryezave qė ishin shpėrndarė nė oborrin e motelit tė mbushur me lule shumėngjyrėshe. Tė pi njė kafe njėherė pas kėtij udhėtimi tė gjatė, thashė me vete, pastaj shkoj nga shtėpia e tė ndjerit.
    U futa pas pak nė lokalin e zbrazėt qė gruaja e re sapo e kishte pastruar. Zura njė tavolinė nė qoshe dhe prita tė vinte ndonjė kamarier qė tė mė shėrbente. Pas njė farė kohe doli prapė gruaja e re, mė pėrshėndeti plot mirėsjellje nė dialektin vendas, qė unė po e dėgjoja me aq mallėngjim mbas kaq vitesh dhe mė ftoi tė futesha brenda, se jashtė tha ajo bėn shumė fresk mėngjeseve e mund tė marrėsh ndonjė tė ftohur pa e kuptuar.
    Iu binda zėrit urdhėrues tė saj, e ndoqa mbrapa, u futa nė njė bar tė vogėl, ku ishin vendosur disa kolltuqe tė shtrenjtė dhe disa tavolina tė vogla, si ato qė zakonisht mbajmė nė dhomat e pritjes. Gruaja, pasi mė pyeti se ēfarė dėshiroja, tha se i shoqi ende nuk ishte zgjuar, se lodhej e kėputej gjatė gjithė ditės dhe se nė kėtė vend tė mallkuar ende nuk i kishin nxjerrė lekėt qė kishin shpenzuar pėr ndėrtimin e kėtij moteli, pasi kėtu vizitorėt janė tė rrallė, kurse vendasit pijnė vetėm kafe dhe pije tė lira.
    Ajo bėri shpejt e shpejt dy kafe, solli njė shishe me ujė sipas porosisė time, dhe mori njė shishe me uiski e mbushi dy gota, njė pėr mua dhe njė pėr vete. I bėra shenjė se nuk doja tė pija kaq herėt po ajo kundėrshtoi:
    “Nė anėt tona, tha, kafja nuk pihet thatė.”
    U rehatua nė kolltuk pėrballė meje, tha se po tė doja unė ajo mund tė zgjonte tė shoqin qė flinte ende, dhe si pėr tė shtyrė bisedėn, qė papritmas u gjend nė fundin e saj, mė pyeti se ē`e mirė mė kishte sjellė nė kėto anė.
    I thashė se jam nga kėto anė dhe se kam ardhur tė marr pjesė nė varrimin e Mark Bigzezės. Gruaja e re zgurdulloi sytė e tmerruar, u tėrhoq mbrapa nė kolltukun e saj, mė kėqyri e ēakėrdisur dhe tha:
    “Mark Bigzeza ka shtatė vjet qė ka vdekur?!”
    Unė shtanga. Gruaja e re po mė kėqyrte me vėmendje, papritmas u ēel nė fytyrė, tha se unė duhej tė isha Antoni, ai fėmija i prapė qė e braktisi fshatin trembėdhjetė vjeē dhe qė thonė se ėshtė bėrė i madh e merret me qeveritė e botės. Gruaja aty pėr aty ia krisi tė qeshurit. “Ah more Anton, tha, sa u pėpoqėm tė tė merrnim nė telefon atėherė, se Mark Bigzeza e la me amanet tė tė njoftonim. Gjithė fshati u pėrpoq, po linjat atė ditė nuk punonin…”.
    Gruaja mori njė cigare nga paketa ime dhe e ndezi. Dukej se e ndizte shumė rrallė se thithja e cigares i shtrembėroi fytyrėn dhe i shkaktoi njė tė kollitur tė lėngshme. “O Zot, tha, shtatė vjet qenka endur nėpėr botė ajo telefonatė qė tė mbėrrijė tek ti.”
    “Po e shoqja pyeta unė, Lena, a ėshtė gjallė?”
    “Edhe ajo ka vdekur, tha gruaja e re. U bėnė dhjetė vjetė a mė shumė.”
    Mora shishen e uiskit, mbusha njė got plot dhe e ktheva me fund qė tė merrja veten. Gruaja e re tha se nė fshat tashmė tė gjithė ishin tė rinj e se, pas vdekjes sė Mark Bigzezės, gjindja nė kėtė fshat nuk plakeshin mė. Gruaja u ngrit, e afroi kolltukun e saj afėr meje dhe duke u ulur mė pėrshpėriti nė vesh: “Po tė rrish me ne, brenda javės do tė bėhesh dhjetė vjet mė i ri”.
    Dikush u fut nė barin e vogėl dhe qėndroi nė anėn tjetėr kundruall nesh. Gruaja e re i bėri shenjė tė priste.
    “Do tė shkojmė bashkė nė varreza, qė tė vendosėsh njė tufė lule tė freskėta nė varrin e Mark Bigėzezės”, tha gruaja e re.
    “Dhe njė grusht dhč tė zi” shtova unė, krejtėsisht i humbur, pa mundur ta marr dot veten pas atij udhėtimi tė gjatė, rraskapitės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Do Not Tread On : 03-08-2014 mė 13:11

  5. #5

    Lazėr Stani - Gruaja me tė zeza

    Lazėr Stani - "Gruaja me tė zeza" (tregim)

    Imgjysh po mė tregonte, ndoshta pėr tė njėqindtėn herė, se si erdhi i pari ynė nė kėtė fshat para dyqind vjetėsh e qė tash mban emrin e tij, kur te porta e madhe e oborrit u shfaq fqinja jonė Dilana, qė mua mu duk se po vazhdonte tė fliste me vete.
    “Ah, kjo dreq, sa shumė fjalė ka”, u ankua gjyshi dhe shkoi gishtėrinjtė e tij tė gjatė nėpėr flokėt e thinjur, duke zbuluar ballin e lartė dhe tėrheqės, edhe pse i kish kaluar tė gjashtėdhjetat.
    Dielli i pasdites qe ulur mbi kodėr dhe njė rreze qė rrėshqiste pjerrtas nėpėrmjet gjetheve tė drurėve tė mėdhenj qė rrethonin shtėpinė tonė ra mbi fytyrėn e gjyshit, duke e ndriēuar atė si ajo rrezja e vetmuar qė vjen nėpėr errėsirėn e kinemasė dhe ndriēon figurat nė bezen e bardhė. Gjyshi u ngrit, mblodhi gazetat dhe librat qė mbanim nė tryezėn qė gjendej nė oborr e ku kalonim mbasditet duke biseduar ose lexuar, sa herė koha ishte e mirė dhe e ngrohtė, pra deri nga fundi i tetorit. Kur u fut nė oborr, Dilana i bėri shenjė gjyshit qė tė mos luante, tha diēka pėr kohėn qė pritej tė prishej dhe diēka tjetėr qė unė nuk e mora vesh. Para se gjyshi tė thoshte njė fjalė, ajo shtoi se i pėlqente tė rrinim kėtu jashtė se brenda i zihej fryma. Ajo tha se kjo verė e zgjatur deri nė tetor, nuk po ia bėnte qejfin se kushedi pastaj se ēfarė rrebeshesh do tė vinin nga Podgorica, se kur po vinte te ne, kishte vėrejtur qiellin dhe i qe dukur i shpėlarė e disi i ēartur, jo si dikur.
    “Qielli nuk ėshtė mė si tridhjetė vjet mė parė, Koko”, tha Dilana, mė mori mua mes krahėve dhe mė pėrqafoi, mė puthi fort nė faqe, duke mi ngjitur buzėt pas lėkurės e qė mua mė shkaktuan njė ndjesi jo si herėt e tjera: mu dukėn mė tė ngrohta dhe mė tė lagėshta. Me gishtėrinjtė e dorės sė djathtė kėrkoi tė mė prekte seksin e strukur nėn pantallona, po unė ia shtyva dorėn me forcė, pothuajse i trembur nga ky zakon i saj i keq.
    “I doli lezeti dreqit, tha. U rrit.”
    Unė tėrhoqa ēantėn time tė librave nga tryeza e drunjtė dhe u bėra gati tė largohesha. Nuk e duroja Dilanėn edhe pse ishte e pastėr e vishej mirė, krihej e ēkrihej e mbėrthehej me kopsa se fliste shumė fjalė tė pista qė bėnin tė mė skuqeshin veshėt, kurse gjyshi, edhe pse nuk pėrdorte kurrė fjalė tė tilla, argėtohej me fjalėt e saj, shkrihej sė qeshuri, i shkėlqenin ata sytė e mėdhenj e tė zinj, kurse nė buzė i varej njė tallje e lehtė, e patėkeq, qė unė nuk e kuptoja se me kė e kishte: me Dilanėn qė llapaēiste mbarė e prapė apo me mua, qė skuqesha e turpėrohesha prej marrėzive tė saj qė nuk kishin tė sosur. Mė dukej se te kjo krijesė e vjetėruar qenė mbledhur gjithė tė zezat. Fjalėt e ndyra, ėndrrat e kėqia, historitė e shumta dhe tė pakuptimta qė tė linin nė kllapi, sidomos kur zbulonin tė fshehtat e grave.
    Ajo shfaqej te porta e madhe, atėherė kur nuk e prisje, ndalej njė ēast te pragu, shkundej e ngrinte kryet lart, sikur gėlltiste diēka qė mbllaēiste nė gojė dhe kėpuste ndonjė fjalė qė mua mė linte pa mend e mė frikėsonte, mė bėnte tė mbyllesha nė vete.
    Tjetėrkujt nė katund nuk ia shkelte derėn. Gjithmonė thoshte: “Ēfarė burrash janė kėta, i lag shiu kot!” Qėkur dy djemtė e saj gjetėn punė nė qytet dhe ajo mbeti vetėm me tė shoqin nė fshat, hynte e dilte nga tre-katėr herė nė ditė nė shtėpinė tonė, gjithnjė i thoshte nėnės qė tė mos pėshtjellohej e tė merrej me punėt dhe shtrohej nė bisedė me gjyshin, sikur tė mos ishin parė prej kushedi sa vitesh. Fliste shumė e papushim, gjithmonė sillte njė lajm tė ri, tė mirė a tė keq, tregonte ndonjė ngjarje tė sapondodhur dhe e peshonte me gjyshin, sikur ata dy tė vendosnin pėr secilėn ngjarje fundin e pėrcaktuar.
    Dilana merrte e jepte me duar, zgjaste kokėn pėrpara e mprehte sytė shkėndijues, i thoshte gjyshit se Marlekėt na qenkėshin njė racė robi e mbaruar se edhe me ndrikullat e veta na paskėshin pasė punė. Ose ndodhte qė i lėshonte krahėt poshtė, ngrinte sytė lart, lėshonte njė psherėtimė tė thellė, aq sa mė dukej se i kėputej fryma, shqiptonte diēka tė turbullt pėr tė ritė e saj dhe fliste si me vete: “Kush i lakmon kėsaj jete ėshtė shtazė”.
    “Po edhe asaj jetės tjetėr s“po ia gjejmė fillin”, i thoshte gjyshi pėrhumbshėm e dyshues, edhe pse mbante kryq nė qafė e lutej tė kremteve.
    Imgjysh fliste shtruar, rrjedhshėm, po fjalėt e tij mė rėndonin e mė ngjallnin trishtim. Po mė shpėtonte gjithnjė Dilana qė ia priste gjyshit fjalėn nė mes, i kujtohej ndonjė histori e shkuar ose i kėrcente nė mendje ndonjė dalldi, kukurisej e llapaēiste pėr dy fyēkat e saj, nuset e djemve qė s“merrnin erė nga kjo jetė. Kur merrte zjarr, goja nuk dinte t“i ndalej, i pėrfliste tė gjitha tė fshehtat e fshatit derė pėr derė, dinte huqet dhe tekat e grave nė shtrat, madje njėherė po i thoshte gjyshit se nusja e Shados na paskėsh ardhur me atė leshin tė parruar, pėr faqe tė zezė.
    Imgjysh e dėgjonte me njė tė qeshur tė ngujuar nė sy, qė unė nuk e kuptoja.
    “Veē ti ke mbetė nė kėtė anė o Kokė, tjerėt janė mo’Zo ma keq. Shkuan nė atė anė”, thoshte dhe ia ngulte sytė paturpėsisht gjyshit.
    Nuk e dija se kush e pati thirrur pėr herė tė parė gjyshin tim me emrin Kokė, ndoshta ndonjė stėrgjysh qė nuk rronte mė, po atė nė fshat tė gjithė e thėrrisnin Kokė dhe rrallėkush ia shqiptonte emrin e vėrtetė Andrea.
    Gjyshi bėhej nė qejf kur vinte Dilana, i thėrriste nėnės qė t’u bėnte nga njė kafe dhe ndonjėherė, kur ishte shumė nė qejf mbushte edhe gotat me verė. E dija se atėherė biseda do tė zgjaste, shihja sytė e gjyshit qė shkėlqenin, lėvizjet qė i gjallėroheshin, duart qė nuk i zinin vend dhe bėhesha gati tė shkoja nė dhomėn time e tė merresha me mėsimet. Nė pėrgjithėsi imgjysh me Dilanėn nuk ruheshin prej meje, flisnin ē’t’iu vinte pėr mbarė sikur unė tė mos isha aty, po edhe kur largohesha nuk e ndjenin mungesėn time, edhe pse gjyshi, sapo Dilana kthehej nė shtėpi tė saj mė pėrsėriste: “Sa shumė fjalė ka kjo grua”.
    Dilana po mė dukej ndryshe nga herėt e tjera, sikur nuk po e mbante vendi, merrte e jepte me gjyshin, kur papritmas ia kėputi:
    “Mė ka tradhtuar burri!”
    Imgjysh qeshi mė zė tė lartė, siē nuk e kisha dėgjuar kurrė mė parė. Qeshi shumė, e pastaj e zuri njė kollė e zgjatur, po prapė, kur iu qetėsua kolla, vazhdoi me tė qeshurėn e tij tashmė tė shtruar dhe tė ėmbėl, e cila tė mbetej nė vesh pėr njė kohė tė gjatė. Unė pashė se edhe Dilana po qeshte, madje mu duk se ndjehej e lumtur nga kjo tradhti. Nuk po kuptoja se ēfarė po ndodhte midis atyre tė dyve, pse po qeshnin aq shumė kur tė paktėn Dilana duhej t’ia plaste tė qarit. Mė erdhi keq pėr fqinjin tonė, Lucėn, edhe pse nuk e doja se mė ndiqte me njė zdap kur ngjitesha nė kumbullat e tij qė ishin mė tė mirat nė fshat, mė kėrcėnonte se do tė mė lėshonte qenin e zi veshcuran, qė do tė mė shqyente katėrqind copash. Imgjysh me Dilanėn mu duk se po e tallnin, kurse unė e dija, nuk e kishte zemrėn e keqe.
    “Hė o Kokė, ē’i thonė kėsaj tė tradhtojė burri pas katėrdhjetė vjetėsh martesė? Kėsaj ē’i thonė?”, vazhdonte me tė sajat Dilana. Sytė i shkėlqenin fort, kurse gjyshi, kur u qetėsua, i tha se po dėrdėlliste kot se nuk i besonte, se Luca tėrė jetėn e tij mė shumė ka shikuar lopėt se sa gratė.
    E mora inat tim gjysh dhe u bėra gati tė shkoja nė dhomėn time e tė merresha me mėsimet. Po Dilana mė tha tė lija ēantėn aty e t’i sillja njė gotė ujė tė ftohtė se po i thahej fyti. “Dhe i thuaj nėnės tė na bėjė dy kafe”, tha gjyshi qė e thėrriste time ‘mė njėsoj si unė “Nėnė”.
    Kur u ktheva me gotėn e ujit, Dilana po tregonte historinė e tė shoqit. Ajo po thoshte se ia tregoi vetė, sapo hyri nė shtėpi. “Ishte bėrė si gjynah, qyqari”, vazhdonte Dilana gjithė afsh. Piu deri nė gjysmė gotėn e ujit qė i solla unė, vendosi gotėn me kujdes nė tryezėn e vjetėr, duke u kujdesur qė tė mos i rrėzohej nė plasat e zgjeruara tė dėrrasave, dhe tregoi historinė, pa i shtuar e pa i hequr asgjė, ashtu siē i ishte rrėfyer asaj nga i shoqi.
    Imgjysh e dėgjonte moskokėēarės, duke thithur llullėn e tij, ndėrsa mua ēdo fjalė e saj mė ngulitej nė tru, aq e jashtėzakonshme dhe tėrheqėse mė dukej e gjithė historia. E ndjeva se isha skuqur. Zemra mė rrihte fort, trupi mė dridhej si i pushtuar nga ethet.
    Ky Luca na paskėsh shkuar atė paradite nė shtėpinė e Dragės se i pihej njė kafe, po burrat e shtėpisė nuk na qenkėshin gjendur aty. Ata na paskėshin pasė shkuar tė thurnin njė megjė nė anėn tjetėr tė lumit, ndėrsa Draga, na e paskėsh pritur me gjithė tė mirat, me kafe e me pije e madje, na i paskėsh afruar edhe njė tryezė tė vogėl pėrpara ku kishin lėnė gotat e pijeve dhe kafet. Dhe i qe ulur ngjitur nė minder dhe po pinin kafe si njerėz, kur ajo na paskėsh hapur kėmbėt dhe e kishte tėrhequr Lucėn mbi vete.
    “As brekė nuk kishte veshur, kuēka”, i kishte treguar mė vonė sė shoqes, Luca.
    “Zoti mė mori mendjen dhe u ndyva”, i kishte thėnė ai sė shoqes dhe njė kokėrr loti i kishte zbritur faqeve, aq shumė ishte penduar. Zemėrplastė qe lėshuar nė karrike e me zė tė mbytur, i ishte lutur tė shoqes qė t’i bėnte gati dushin. Donte tė pastrohej prej aromės sė saj tė shpifur, tė fshinte mbetjet e puthjeve dhe lėngjeve tė saj nga trupi.
    “Burrat nuk qajnė kurrė”, ia kishte pritur Dilana duke i dhėnė zemėr. Gjuha e Dilanės ėshtė djegėse, helmuese, si gjuha e nėpėrkės. “Mbaje tė dashur e mos ēaj kryet. Kur tė shkoj nė pazar do tė tė blej dhurata pėr tė dashurėn tėnde. Edhe brekė tė reja pėr tė do tė tė sjell nga qyteti. Mbaje dhe gėzoje se njė e dashur nė kėtė moshė qė ke, tė gjallnon, tė bėn burrė”. Luca i qe betuar sė shoqes se nuk do t’ia shkelte mė kurrė pragun e derės asaj bishtpėrdredhure dhe kurrė mė nuk do t’ia shihte sytė. Dhe ashtu bėri nė ata gjashtė muaj aq sa jetoi, se pas asaj dite u lig e mbaroi, sikur ajo grua e ēthurur tė na i paskėsh ngjitur ndonjė dergjė tė pashėrueshme.
    Imgjysh qė e dėgjoi historinė njėsoj si unė, ndjehej i kėnaqur dhe fliste me tė qeshur.
    “Epo u bė burrė edhe Luca!”, thoshte, po sikur fliste me vete e jo me Dilanėn.
    Kur Dilana u ngrit e shkoi, gjyshi shqiptoi frazėn e tij tė zakonshme: “O Zot sa e marrė ėshtė kjo grua. Tė lodh kryet”. Unė dyshoja nė fjalėt e gjyshit, e dija se ai nuk thoshte tė vėrtetėn se njėherė pata dėgjuar Nikun, mikun e vjetėr tė tij, qė i thoshte me tė qeshur: “Nuk hoqe dorė nga gratė edhe tash qė po bėhesh gati tė shkosh me tė shumtėt”. Dhe tim gjysh qė i pėrgjigjej: “Tė mbeti ***** nė gojė!”.
    U ngjita nė dhomėn time, po nuk mund tė lexoja mėsimet e lėna pėrgjysmė. Mendjen e kisha te historia e Lucės me Dragėn, e shikoja ngjarjen si nė film, i ndihmuar edhe nga imagjinata ime e papėrmbajtshme. Prisja qė tė nesėrmen fjala tė merrte dhenė, po as kur shkova nė shkollė, dhe as kur u ktheva nė shtėpi, kurrkush nuk e pėrmendi mė kėtė histori. Unė mora librin e leximit tė klasė sė shtatė, dola nga shtėpia, se mė duhej tė mėsoja pėrmendėsh njė vjershė pėr flamurin. Gjyshi, si zakonisht ishte ulur nė njė karrike, pranė tryezės sė vjetėr nė oborr dhe po lexonte gazetėn qė sapo e kishte sjellė postieri.
    Te ne nė fshat, gazetat e ditės, vinin zakonisht pasdite dhe gjithmonė imgjysh nė mbasditet e vona lexonte gazetat, qė i fillonte nga faqet e fundit, andej nga botoheshin lajmet e botės. Kur mė pa qė po dilja, mė pyeti se ku po shkoja. I thashė se po dilja nga lumi tė mėsoja pėrmendėsh njė vjershė pėr flamurin. Atje mund tė pėrpėlitesha, tė lexoja me zė e tė recitoja sa tė doja, se zakonisht pasditeve nuk kish frymė njeriu rrotull. Sapo kalova portėn pashė Dilanėn qė po vinte te shtėpia jonė dhe iu shmanga qė tė mos e takoja. Doja ta hiqja nga mendja historinė e Lucės me atė gruan e pėrdalė, po mendja mė rrinte po aty. U betova me vete se kur tė rritesha e tė martohesha, kurrė nuk do ta tradhtoja gruan time dhe vazhdova rrugėn qė tė mėsoja vjershėn pėr flamurin. Sapo iu afrova bregut tė lumit, dėgjova zėrin e dikujt qė fliste. Pashė se nėn arrėn e vjetėr buzė ujit, ishte Luca me tre lopėt e tij, Murrėn, Larukėn dhe Shegėn qė po kullosnin duke pėrfshirė me gjuhėn e gjatė e tė lagėsht barin e paktė tė mbirė midis zallishtes. Tė gjithė nė fshat e dinin se Luca fliste me lopėt e tij, njėsoj siē flitet me njerėzit. I ledhatonte me fjalė, i mburrte, i nxiste qė ta pėlqenin kullosėn e njomė se po avitej dimri e nuk do tė kishin mė ku ta gjenin, u fliste pėr hallet e tij, u kėndonte kėngė tė vjetra nga ato qė diheshin nė fshat. Njėra nga lopėt, Laruka e Madhe, kishte ngritur kokėn dhe po e vėshtronte Lucėn me sytė e saj tė mėdhenj e tė pikėlluar, sikur e ndjente vuajtjen e tij. Dy lopėt e tjera kullosnin afėr njė grumbulli shkurresh duke shkrofėtirė, si t'i kishte zėnė rrufa e duke trembur me bisht mizat qė nuk i linin tė qeta.
    “Po si nuk iu dridh syri kur i thashė, si nuk u shkreh nė vaj, si nuk mė zu me grushta e shqelma, si nuk mė gjuajti me fshesė a stol kokės?” po i fliste lopės sė tij qė e vėshtronte me sy tė pikėlluar dhe tė pastėr, sikur ia kuptonte dhimbjen. “Po mė tha edhe qė ta mbaja, pa le, mė tha se do tė mė blente edhe dhurata nė pazar pėr tė, mė tha, oh, ē’nuk mė tha, me tha se do tė gjallnohesha...”. Ishte ulur mbi njė trung tė prerė, shtrėngonte kokėn midis pėllėmbėve dhe vazhdonte t’i fliste lopės sė tij, Larukės: “A e merr vesh ti kėtė punė? Kėtu diēka ka, diēka ka qė unė nuk e paskam ditur prej katėrdhjetė vjetėsh”. Lopa nxori gjuhėn, pastroi hundėt duke i lėpirė, ndėrsa Luca vazhdonte t’i bėnte asaj pyetje tė ēuditshme, sikur kafsha tė na qenkėsh e vetmja mike besnike, e aftė ta kuptojė vuajtjen e tij. U largova fshehtas kur filloi tė dėneste.
    Kur Luca vdiq pas gjashtė muajsh nga sėmundja e pashėrueshme qė iu shfaq nė stomak, unė u pėrpoqa shumė tė kuptoj se cila ishte e fshehta qė ai ndante me lopėn e tij, Larukėn e Madhe. Ndalesha shpesh dhe e vėshtroja lopėn e madhe nė kullosė, pėpiqesha ta kuptoj nga sytė e saj tė fshehtėn, po qe e pamundur. Ata sy tė mėdhenj e tė bukur, tė thellė e tė kthjellėt ishin si puse tė brengosur, qė kėrkonin mė kot livadheve tė zonė e humbur.
    Unė vazhdova prapė shkollėn, edhe pse pata njė rėnie tė dukshme nė mėsime atė vit, aq sa drejtori zemėrgur paralajmėroi babain se nėse edhe nė klasė tė tetė do tė vazhdoja ashtu, duhej tė mė bėnte gati njė kazmė e njė lopatė qė tė punoja tokėn se pėr shkollė nuk do tė isha. Po parashikimet e drejtorit zemėrlig nuk dolėn, se klasėn e tetė e mbarova shkėlqyeshėm dhe po atė vit, pa i mbushur ende katėrmbėdhjetė vjetėt, u largova nga fshati, ku u ktheva vetėm verėrave ose gjatė pushimeve dimėrore dhe tė kremteve.
    Dilana, edhe pse i vdiq i shoqi nuk e braktisi fshatin, jetoi aty edhe shumė vjet tė tjera dhe siē mė kanė treguar ēdo ditė vinte nga tre-katėr herė nė shtėpinė tonė, ashtu siē bėnte edhe kur unė jetoja atje. Gjyshi im vdiq atė vit qė unė rashė nė dashuri me Nevilėn, gruan time tė parė, po ai nuk arriti ta njihte edhe pse shumė herė mė pati kėrkuar tė fejohesha se po u afrohesha tė tridhjetave dhe sipas tij burri i sojmė nuk duhet ta shkojė dėm kohėn me mendjen te gratė e botės.
    Vdekja e tij qe shumė e rėndė pėr mua, mė ligėshtoi e mė vetmoi se ai qe njeriu mė i dashur nė kėtė botė dhe mė i miri nga tė gjithė burrat qė njoha e do tė njihja nė tė ardhmen. Kur hyra nė shtėpi dhe pashė trupin e tij tė madh, tė veshur me kostum tė ri, shtrirė mbi tabutin e mbuluar me cohė tė bardhė, mė lėshuan kėmbėt dhe mu ndal fryma. Burrat qė gjendeshin aty mė bėrtitėn, mė shkundėn pėrkrahėsh, kurse ime ‘mė lėshoi njė klithmė lutėse: “Ndihmojeni se mbaroi”. Ashtu i pėrhumbur nga dhimbja dėgjova nėpėr mjegull zėrin e Dilanės qė po thoshte: “S’ka faj djali, nuk la shoq mbi kėtė dhč!”.
    Edhe sot e kėsaj dite sa herė shkoj nė qytetin e vogėl ku banojnė prindėrit e mi, tashmė tė lodhur e tė drobitur nga pleqėria, i pyes edhe pėr Dilanėn, nė rron a s’rron mė dhe a mbahet. Dhe gjithmonė, im atė ma pret me inat: “Ende nuk e ka marrė dreqi hisen e vet. Karafilja nuk i hoqi kurrė rrobat e zisė qyshkur vdiq ai, gjyshi yt i bukur”. Dhe flet me urrejtje, sikur imgjysh tė mos ishte babai i tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Do Not Tread On : 03-08-2014 mė 13:15

  6. #6

    Lazėr Stani - "Pėrgjigjmu nesėr"

    Lazėr Stani - "Pėrgjigjmu nesėr"


    “Oggi sono io che ti scrivo“
    Salvatore Quasimodo


    Shtatori i sillte gjithmonė pagjumėsi, ėndrra tė kėqija dhe parandjenjėn se kjo vjeshtė e parakohėshme, (edhe moti qe prishur prej dy javėsh e shiu nuk prante as ditė as natė) mund tė shkatėrronte atė qė kishte pritur prej tridhjetė vjetėsh. U ngrit pėrgjysmė nė shtrat, duke u mbėshtetur nė krahun e majtė qė i dhimbte, u zgjat e kėqyri pėrtej dritarės nė kopėsht, ku lulet qenė shtruar dhe kalbur, kurse atje tej tojėt e pjergullave dhe gjethet e errėta tė manjolės kullonin ende ujė, edhe pse shiu tashmė kishte pushuar. U mat tė ngrihej, tė bėnte njė kafe pėr vetėn e tė pėrgatiste diēka pėr mengjes, siē e kishte zakon qysh prej fėmijėrisė. Po kryet nuk po i ēlirohej nga ėndrra qė sapo kishte parė: i qenė shfaqur nė ėndėrr njė tufė e madhe trėndafilash tė bardhė, me brumbuj tė zinj tė fshehur midis petaleve. Qe tmėrruar dhe i pati flakur trėndafilat pėrtokė, duke lėshuar njė klithmė frike. Brumbujt e zinj qenė shpėrndarė nėpėr dysheme, vraponin kendėjandej tė alarmuar, duke kėrkuar ndonjė tė ēarė nė fundėt e e divaneve tė rėndė ose ndonjė plasė muri ku tė fshiheshin. Aty ajo pati zbuluar se muri qe ēarė vėrtetė dhe brumbujt e zinj kaluan nėpėr atė plasė tė errėt, tė shtrėmbėr, qė lakohej nėpėr mur si gjarpėr. E dinte se trėndafilat nė ėndėrr, nė moshėn e saj, nuk parathonin as dashuri dhe as ndonjė ndenjė tjetėr tė gėzueshme.

    U kujtua se prej vitesh nuk pati shkuar nė varrėza, ashtu siē i pati premtuar nėnės sė saj. “Mė sill ēdo vit trėndafilin e parė qė do tė ēelė nė kopėsht”, i pati thėnė ajo, pak para se tė vdiste. Matilda, i pati premtuar tė ndjerės, nėnės sė saj, se do do rriste nė kopėsht trendafilat mė tė bukur nė botė dhe se varri i saj do tė kundėrmonte nga trėndafillat nė dymbėdhjetė muajt e vitit. Disa vjet e mbajti fjalėn, po kur trendafilat filluan tė thahėshin nga njė kėrpurdhė e panjohur qė u kalbte rrėnjėt, ajo hoqi dorė nga premtimi, duke iu nėnshtruar njė urdhėri tė panjohur, qė e kėshillonte t“u qendronte larg varreve dhe t“i linte tė vdekurit tė preheshin tė qetė.

    U ndėrmend se edhe kur pati njohur Levikun, i qenė shfaqur nė ėndėrr trendafila tė mėdhėnj tė kuq, qė mbulonin gjithė kopėshtin me petalet e tyre tė stėrmėdha, si gjethe pajne. Lehėzat e vogla tė kopėshtit, rrugicat e sitemuara me kujdes, stoli ku ndonjėherė bisedonte me mamanė, tė gjitha qenė mbuluar me petale tė kuqe, tė cilat papritmash u nxinė dhe u shndėrruan nė copėra shpretkash dhe melēishė. Atėherė qe zgjuar e tmerruar, pa mundur tė gjente asnjė kuptim nga ėndrra edhe pse e vrau mendjen disa ditė rreth saj.

    U kujtua se atė ditė bėhej plot pesėdhjetė e pesė vjeē dhe se ėndrrėn e kishte parė plot tridhjetė vjet mė parė, nė dalėdritėn e asaj dite, kur mbushte njėzetė e pesė vjeē. Sikur atė ditė, tė mos ishte njohur rastėsisht me Levikun, edhe kėtė ėndėrr do ta kishte harruar si shumė tė tjera, po ajo qė pėrpjekur ta lidhte ėndrrėn me trendafilė petalemėdhenj si gjethe panje me Levikun, njeriun e vetėm qė ajo nuk arriti kurrė ta harronte, edhe pse qe betuar shumė herė se do ta pėrzinte nga vetja, se e urrente, se nuk e pati dashur kurrė, se historia e tyre qe njė keqkuptim, se ajo, po vetė ajo, nuk e pati dashur kurrė edhe pse gojėt e liga i patėn marrė nėpėr gojė, i patėn pėrfolur si dy dashnorė qė ēoroditėn shtetin dhe paralajmėruan katastrofėn e luftės civile.

    Ktheu kryet nga kalendari i varur nė mur dhe kėrkoi me sy datėn edhe pse e dinte se ishte njėzetenjė shtator.

    “Ku shtator muti ndjell keq”, – tha me vete dhe provoi tė ngrihej nga shtrati. Nuk e kuptoi se pse i ishte marrė drita e syve dhe objektet e dhomės sė gjumit i dukeshin tė mjegullta, edhe pse dielli tashmė qe ngritur dy pash nė qiell.

    Njė dhimbtė e vjetėr, qė i kapte herė pas here syrin dhe pjesėn e shmajtė tė kafkės, duke u mbledhur sidomos nė tėmth, bėri qė t“i merreshin mendtė. Duhet tė pi njė kafe me shumė qumėsht, medoi me vete, dhe tė ha mengjesin. Nė moshėn time tė gjitha pjesėt e trupit i ke kundėr: lėkurėn, kyēet, eshtrat e kėmbėve, dhėmbėt, gjendrrat, sytė, flokėt, veshėt, zorrėn e trashė, mėlēinė e njė dreq e di se ēfarė tjetėr.

    U ngrit dhe kur kaloi nėpėr sallon, nėpėrmjet derės sė studios, tė harruar hapur, pa fotografinė e saj qė qendronte prej shumė vjetėsh nė tryezėn e vjetėr tė punės. Ishte fotografi e bėrė nė prag tė mbarimit tė studimeve nė universitet. E hijshme, provokuese, me njė sfidė tė fiksuar nė fytyrė kundėr s“di se kujt, e lirė, plot me ėndrra, njė fotografi qė sillte fėmijėn e rritur me njė vėshtrim tė djallėzuar e krenar tė ngulur nė largėsi, sikur ta kishte pėrnmbysur qiellin nė kėmbėt e saj. Atėherė pati menduar se asgjė nuk ėshtė e pamundur. Syfortė, e gjallė, me duart qė i hanin pėr punė, me shtatin qė dukej sikur kėrcente tė dilte nga rrobat, Matilda qe fotografuar para ndertesės sė universitetit, tė ndertuar me tulla tė kuqe, nga njė arkitekt holandez nė vitet tridhjetė.

    Frėkoi sytė qė ta shikonte mė mirė fotografinė e saj, po u kujtua se nuk kishte venė ende gjyslykėt. Dhe as mbante mend se ku i kishte lėnė para se tė flinte. Humbja e gjyslykėve i krijonte njė pshtjellim tė madh se ku gjendeshin gjyslykėt pa vėnė gjyslykė. U end njė coherė nė dhomėn e gjumit, kėrkoi nėn jastek dhe nė parvazin e dritarės, kqyri nė sirtarin e vogėl tė komodinės buzė shtratit, po gjyslykėt nuk gjendeshin kund. „Ndoshta i kam harruar nė banjė, kur u lava mbrėmė“, – tha mė vete dhe mori tė zbriste shkallėt qė e shpinin njė kat mė poshtė, ku ishte banja, kuzhina dhe njė sallon i madh priteje, ku pėrveē Vaclavit tė rrjedhur, rrallėherė vinte kush. Po as nė banjė gjyslykėt nuk ishin.

    “Edhe kjo mė duhej“, – tha me zė tė lartė. Klithma e saj qarkulloi si flutur e sėmurė nėpėr dhomė dhe humbi nė vrimėn e zeze tė banjės, duke lėnė njė shkumė dėshpėruese pas vetes. O zot, ajo sot priste letrėn e Levikut, letėr qė tashmė mund tė ishte nė “inbox“-in e saj, ose nė kutinė postare. Prej njėzet vjetėsh ajo lexonte me gjyslykė, qė i zmballonin shkronjat tė paktėn dy herė. “Do tė marrin nė qafė syzet shpotitej kushėrira e saj Dorina, kur ajo vuri pėr herė tė parė gjyslykė, pas keqėsimit tė papritur tė vėshtrimit.

    “I shikon burrat tė zhveshur dhe tė duken seksi, po kur tė heqesh gjyslyket e tė shtrihesh nė shtrat me ta as do t’ua gjesh veglėn“. Si ishte Dorina, gazejetė, po gjuhėn e kishte brisk dhe fjalėt e mbrapshta i dilnin gjithmonė tė vėrteta, edhe kur i thoshte me shaka.

    Matilda doli nga banja, kėrkoi nė bibliotekė, nė sallonin e pritejs, po gjyslukėt ishin zhdukur. Pati njė dėshirė tė tmerrshme tė rilexonte letrat e Levikut, letra tė shkruara gjatė tridhjetė vjetėve, qė ajo i ruante nė njė senduk tė gdhendur, dhuratė e njė libanezi tė krishterė, qė e pati njohur kur punonte nė Bankėn Kombėtare. Po kėta dreq gjyslykėsh nuk po gjendeshin dhe ajo vetėm nuk mund tė lexonte letrat e dikurshme, po as letrėn e sotme tė Levikut, qė me siguri, tashmė kishte mbėrritur te ajo.

    „Sesi mua mė vajti filli kėshtu nuk jam nė gjendje ta shpjegoj“, – foli me vete me zė aq tė dhimbshėm sa fjalėt e veta e prekėn dhe e tronditėn.

    Gjithė kėtė javė, Matilda pati pritur ditėlindjen e saj, me shpresė se edhe kėtė herė do tė merrte letrėn e Levikut, sikur kjo letėr, pikėrisht kėtė vit, do tė ndryshonte jetėn e saj.

    Ajo e mori me mend tekstin e shkurtėr tė letrės, me siguri mė tė shkurtėr se vitin qė shkoi, po letra gjithsesi do tė vinte, qoftė edhe me fjalėt e thjeshta: “Gėzuar ditėlindjen Matildė!“

    U pėrpoq ta sillte nė mendje fytyrėn e Levikut, tashmė tė ndryshuar disi, sytė e gjallė dhe disi tė pacipė, qė sikur tė shihnin pėrtej rrobave qė mbaje veshur dhe duart e veēanta me gishtėrinj tė hollė, qė nuk i preheshin kurrė nė njė vend.

    “Me ato duar tani po shkruan letrėn pėr mua“, – mendoi Matilda e kėnaqur dhe u vu nė kėrkim tė syzeve.

    Zilja e derės kishte kohė qė kumbonte. Matilda e hutuar nuk po kujtohej tė hapte derėn, as tė bėhej e gjallė. Njeriu pas derės, i shqetėsuar nga heshtja e zonjės sė shtėpisė, i binte edhe mė me tėrbim ziles, duke mos e shkėputur pėr asnjė ēast gishin nga butoni i vogėl, i zi.

    “Matilda, Matilda!“, – thėrrsite njeriu pas portės, po zėrin e tij nuk e dėgjonte kush. Burri u tremb, pandehu se diēka e ligė duhej tė kishte ndodhur dhe bėri kryq qė tė largonte tė keqen. U mbėshtet pas murit, nxorri paketėn dhe ndezi njė cigare. Dhe vazhdoi tė shtypte me kėmbėngulje butonin e zi.

    Mė se fundi deri u hap rrėmbyeshėm dhe Matilda gati sa nuk ulėriti: “Ah, ti Vaclav qenke?!“. Nuk e pėrqafoi siē bėnte gjithnjė, po zgjati dorėn dhe mori buqetėn e madhe tė luleve tė freskėta, vuri hundėn mbi petale dhe e falenderoi me ca fjalė tė thata, tė pakuptimta. Matilda u kthye brenda dhe Vaclavi e ndoqi pas, i prekur nga ftohtėsia e saj.

    “Kam menduar ta festojmė ndryshe ditėlindjen tende kėtė vit“ , – tha Vaclavi.

    “Lere ditėlindjen, po shih ku kam lėnė syzet se nuk po i gjej“, – tha Matilda, duke u rrotulluar nėpėr dhomė si somnabul.

    Vaclavi lėshoi njė veshtrim tė shpejtė mbi kolltuk dhe dalloi gjyslykėt e harruar nė mes tė librit, si pėr tė ruajtur shenjėn se nė ē’ faqe e kishte ndėrprerė leximin. U ngrit, i mori me kujdes, ia vuri nė sy dhe e puthi lehtė nė flokė.

    “Gėzuar ditėlindjen Matilda“, – tha Vaclavi me solemnitet, sikur fliste nga njė tribunė elektorale.

    ”Nderit“, – ia ktheu Matilda shkurt dhe vuri xhevzen e kafesė. Me Vacllavin, polakun, ajo takohej rregullisht njėherė nė javė. Pėrjashtim bėnin ditėt e festave, kur ata mund tė kalonin sė bashku edhe tre ditė. Po ditėn e dytė, e shumta, Matilda, zinte e fliste papushim pėr Levikun dhe kjo e dėrrmonte tjetrin. Atėherė edhe Matilda nxehej, fliste edhe mė shumė pėr Levikun, qė ta tėrbonte edhe mė shumė, thinjoshin plak, qė veē tė tjerave i ishin thinjur edhe qimet e vetullave. “Derri polak, mė paska dashur tė virgjėr si shėn Marinė, pa njė histori timen“, – shfrynte Matilda me vete, po me Vaclavin ku e pėrdori kurrė njė shprehje tė kėtillė qė do ta shpartallonte krejt.

    Kur shprazi kafenė nė filxhanė, Matilda zgjodhi njė karrike pėrballė, Vaclavit, hurbi kafen e nxehtė, tha se kjo vjeshtė e parakohėshme po i bluante kockat, tkurri muskujt e fytyrės me dhėmbje dhe shtoi se Leviku ndoshta do t’ķ shkruante serish njė kartolinė pėr ditėlindje.

    “Me ka shkruar prej tridhjetė vjetėsh, tha, gjithmonė mė ka shkruar sa herė kam patur ditėlindjen edhe pse unė nuk i ktheva pėrgjigje kurrė. Ti e di se une, kur i jap fund njė historie, i jap fund dhe nuk ka zot tė mė kthejė mendjen“.

    Vacllavi ndezi njė cigare qė tė shoqėronte kafenė.

    “Vacllav, tė kam thėnė se nuk e duroj tymin e duhanit dreqin, do tė mė nxjerrėsh nga shtėpia ime, ashtu siē nxjerrin gjahtarėt kunadhet nga shpellat?

    Burri u tkurr nė karrike, po cigaren nuk e fiku. Kishte dhjetė vjet qė shkonte pas tekave tė kėsaj gruaje kryeneēe, shkonte kokėulur, pa e kundėrshtuar kurrė, madje as kur dėrdėlliste pėr Levikun e saj, qė vazhdonte ta idealizonte e ta pėrkryente nė mendje. E erdhi plasja qė prapė Matilda do tė kthehej nė historitė e saj me Levikun dhe u bė gati tė dilte.

    „Vacllav, darkėn do ta hamė bashkė“, – tha Matilda.

    “Patjetėr“, - tha burri, i gjallėruar, disi i pėrkdhelur nė sedėr. Tė paktėn Levikut nuk i kishte shkruar kurrė njė copė letėr si pėrgjigje prej tridhjetė vjetėsh, as kur interneti telefonat mobilė sollėn belanė nė familje. U shtriq i lehtėsuar nė shpinoren e butė tė karrikės dhe fiku cigaren pėrgjysmė tė pirė nė filxhanin e boshatisur tė kafesė. Papritmas ra zilja e telefonit dhe Matilda u ngrit, e bindur se ishte kushėrira e saj, Dorina, i vetmi njeri i familjes, qė ia kujtonte ditėlindjet pas vdekjes sė nėnės.

    “Po, Dorinė, tė falemnderit shumė, xhan, tė kam shpirt“, shprehej Matilda, duke marrė urimet e shumta e tė pakuptimta tė kushėrirės sė saj, qė tė shqepte me fjale, ngaqė fliste papushim si spiekere radioje qė ishte. Po nuk u mbushte njėherė mė frymė, moj xhane, qeshte Matilda me vete, kurse Dorina nga ana tjetėr e telefonit po i tregonte pėr kushėrinjtė, pėr farefisin, pėr fejesėn e turpshme tė mbesės sė tyre, Rubinės,me tė birin e njė tregėtari djathrash nga Gjirokastra, pėr vjehrrėn e saj qė tashmė ishte bėrė e padurueshme, qė edhe pse jetonin tė ndarė, po ia nxinte jetėn tė birit, domethėnė burrit tė saj qyqar, qė edhe sot e kėsaj dite, bente siē i thoshte e ėma, qė e komandonte si tė ishte njė bebe, pėr xhaxha Jakun, qė tashmė kishte mbetur ulok dhe fėmijėt e tij luteshin qė vdekja tė vinte e ta merrte, se gjoja nuk po e durokan vuajtjen e tij, pas atij insulti kardiak qė i mori tė dyja kėmbėt, pėr teta Marjetėn, qė zoti e kishte harruar nė kėtė anė vetėm e vetėm qė tė shihte ėndrra tė kėqija e t’ua nxinte jetėn grave tė tė gjithė lagjės me ndjelljet e saj tė zeza qė i shfaqeshin nė ėndėrr.

    Dukej se Dorina nuk kish ndėrmend tė pushonte, pa i marrė nėpėr gojė me tė parė e mė tė mbrapė, tė gjithė ata njėrėz qė kishin njohur tė dyja kur ishin tė reja.

    Papritmas, Dorina pėrmendi emrin e Levikut, tė cilin ajo e paskėsh takuar parmbrėmė, madje kishin pirė edhe kafe bashkė.

    “Po, shih moj, pa shih, ishte aq ne qejf sa gjithė kohėn mė foli pėr ty“, – tha Dorina e tubulluar, pa qėnė nė gjendje tė mblidhte veten.

    “Po moj po, nuk e dije ti, – vazhdonte Dorina nė anėn tjetėr tė botės. – Si nuk e ditke, nuk tė ka thėnė. Po ai ka dhjetė, qė vetėm pėr ty me flet. Dhe ti, ma, mos bėj sikur nuk e njeh, sikur nuk flet nė telefon me tė. E nga ti dinte ai tė gjithė ato gjėra pėr ty dhe Vaclavin“.

    “Moj, po mė ēmend, – e nderpreu Matilda e nxehur ku s’mbante mė. - Ē’punė ka Leviku me mua dhe Vaclavin.

    “Jo moj jo, asnjė punė, vetėm se me flet gjithmonė pėr ty, – vazhdoi Dorina. – Po ti hiē mos e vrit mendjen se thonė se tani shoqėrohet me gra tė ndryshme, qė zot na ruaj, janė shumė mė tė reja se ai nė moshė. Po fjalė janė, se unė nė tė vėrtetė, agjė nuk di dhe kot t’i biesh nė qafė burrit tė botės. Po Leviku gjithnjė kėshtu ka qėnė, i qepeshin femrat vetė“.

    Matilda priti qė kushėrira t’ķ thoshte, se “A nuk iu qepe edhe ti vetė?“, po nga ana tjetėr Dorina po i thoshte se e shoqja nuk i merrte kurrė seriozisht lidhjet e Levikut, se mė e shumta prej tyre zgjaste tremuaj dhe se Levikun, ose duhej ta duroje kėshtu siē ishte, duke e lėnė nga pak tė lirė, ose e humbisje fare, mbeteshe pa tė dhe po, thonė se e shoqja e dashuron si e marrė edhe sot e kėsaj dite.

    “Hė, moj, hė, u ndal papritmas Dorina, mos mė bėj mua tė paditurėn“.

    Matilda kishte ngrirė me mobilin e ngjeshur pas veshit tė djathtė, pa ditur se ēfarė tė thoshte, pa qėnė e zonja tė mbrohej nga fjalėt e shumta tė kushėrirės, qė vinin si breshėri nė veshėt e saj tė lodhur. Darina po thoshte se, “qė mos tė tė genjej Matildė, se tė kam motėr e shkuar motrės, edhe unė desh shkova njėherė nė shtrat me Levikun, po ai nuk deshi, ndoshta se ishe ti nė mes, se ti vėrtet ishe nė mes, se ai gjithė kohėn mė fliste vetėm pėr ty“.

    Matilda, e mori disi vetėn, tha se e falenderonte shumė pėr telefonatėn, se ndoshta kėtė vit, do t’ķ festonin krishtlindjet bashkė, mbylli telefonin dhe kėrkoi mė sy Vaclavin, qė ndėrkohė kishte dalė nga shtėpia pa u ndjerė.

    U mat tė kontrollonte email-in e saj, se mos Leviku i kishte shkruar, qoftė edhe shkurt, „Gėzuar ditėlindjen Matildė!“, po ndėrroi mendje. Mori xhevzen e kafesė dhe pėrgatiti njė kafe tjetėr pėr vetėn. Vaclavi i kishte harruar paketėn e cigareve dhe ēakmakun nė tavolinėn e saj. Ajo mori njė cigare dhe e ndezi, pėr herė tė parė mbas pesėmbėdhjetė vjetėsh, qė kur e zuri frika e plakjes. Iu kujtua se si shkoi Leviku atė ditė, tė blente njė ilaē kundėr gripit nė farmaci dhe nuk u kthye mė.

    Kur e pyeti nė telefon tė nesėrmen se pse iku ashtu atė ditė, duke e lėnė tė vetme nė shtėpi e tė sėmurė nė shtrat, ai iu pėrgjigj nė mėnyrė tė ēuditshme: “Nuk i gjeta barnat qė mė kėrkove“. Dhe si u mendua njė grimė, shtoi: “Burrat nuk ikin, shkojnė“.

    “Epo mirė, shko pra!“, – ia pati kthyer Matilda dhe sytė i qenė mbushur me lot.

    Kur u takuan sėrish pas disa muajsh, ai ishte me tė shoqen nė krah. Ecnin pothuajse tė pėrqafuar dhe merrej vesh prej sė largu qė ata duheshin shumė. Matildės i theri nė zemėr, po nuk e dha vetėn. Ai e prezantoi gruan e tij tė re pa u skuqur fare, tha madje se njė ditė mund tė pinin njė kafe tė tre sė bashku. Matilda i uroi me shpirt qė tė ishin tė lumtur dhe u nda prej tyre me ngut, duke shpikur njė arsye tė kotė. Pas dy javėsh u largua nga Shqipėria, pėr tė mos u kthyer kurrė mė aty, e vendosur qė tė fillonte njė jetė tė re, e trishtuar dhe e guximshme njėkohėsisht, me njė dhembje tė ngrirė nė shpirt qė nuk guxonte t’ķa pranonte as vetės. Po kur pa ngjiste shkallėt e avionit, qė do ta shpinin poėrtej oqeanit, qe e bindur se Levikun nuk do ta shihte mė kurrė. “Le tė kėrkojė ilaēe farmacive jetė e mot, po Matildė nuk ka mė“, mendoi e lehtėsuar, edhe pse aty pėr aty iu kujtua ai anglezi i pirė, qė thoshte “never no“, nė vend tė “never moore“.

    Po kur erdhi ditėlindja e saj e parė pas ndarjes pėrfundimtare, ajo mori njė letėr tė gjatė prej Levikut, nė adresėn e saj tė shtėpisė, ēka e habiti fort, se ajo as kishte komunikuar dhe as ia kishte dhėnė ndonjė tė afėrmi nė Shqipėri adresėn e saj. Njė zot e di se ku e kishte gjetur, ndoshta me hamendje. Por mė shumė u ēudit, kur lexoi letrėn qė Leviku ia shkruante nga Tirana. Shkruante se po e niste kėtė letėr nė njė adresė tė imagjnuar, por qė ndoshta mund tė ishte edhe adresa e saj e vėrtetė dhe kjo do ta gėzonte jashtė mase, se atė ditė ishte endur nėpėr duqane dhe kishte dashur t’ķ blente njė unazė mė njė gur tė madh, tė kaltėr, aq tė kaltėr dhe tė shndritshme sa nuk kishte parė kurrė njė tė tillė, madje i qe dukur sikur njė katrėsi tė tillė nuk e pati parė kurrė. Sa do tė kishte dashur, t’ķa dhurontė kėtė unazė pėr ditėlindje, qė t’i sillte fat, ngaqė, njė unazė tė tillė me gur tė kaltėr e mbante stėrgjyshja e tij dritė pastė e ndjera, po e mori me vete nė varr sipas amanetit qė kishte lėnė. Matilda po luante mendsh. Njė ditė mė parė, asaj i pati tėrhequr vemendjen nė njė vitrinė nė uanzė e tillė me gur tė kaltėr tė jashtėzakonshėm, dhe e bleu, duke ia bėrė vetės si dhuratė pėr ditėlindje. Ajo nuk ishte nė gjendje ta shpjegonte mesazhin e Levikut, lidhjen e pashpjegueshme me unazėn me gur tė kaltėr, tė kaltėr, qė u qe shfaqur tė dyve nė njė ditė tė vetme. E kuptoi se kjo lidhje po e tėrhiqte pas vetes dhe vendosi ta shporrte. Dhe kėshtu veproi plot tridhjetė vjet, duke mos u kthyer asnjėherė pėrgjigje letrave e mė vonė mesazheve tė tij, tė cilat ai i shkruante vetėm njėherė nė vit, pėr ditėlindjen e saj.

    U mat tė hapte sendukun e vjetėr ku ruante njėzetenėntė letrat e tij, po ndėrroi mendje. Ndezi kompiuterin dhe kontrolloi postėn. U shfaq para syve zeroja fatale, ajo zero e rrumbullakėt, boshe, e frikshme qė tregonte se nuk kishte asnjė mesazh tė ri.

    “O Zot, tha, a ėshtė mirė, o Zot im, vetėm tė jetė mirė“.

    E turubulluar si asnjėherė nė jetėn e saj, ajo i shkruajti nė mesazh tė shkurtėr Levikut.

    “Levik, shpirt, a tė kujtohen Ura e Engjejve nė Romė, a tė kujtohet ai ēasti mbi urė, kur ti po mė flisje pėr Qyasimodon, pėr poezinė e tij „Lettera allam madre“? A tė kujtohet vargu “Oggi sono io che ti scrivo“.

    Oh, unė tashmė nuk jam si dikur, nuk jam mė ajo qė njeh ti, sepse pas ligėshtisė qė mė kapi zemrėn, fillova tė ha vetveten. A ka mė zi se tė hashė vetveten. Po ti nu ke qenė si unė, dhe di tė mė kuptosh. Pse nuk tė shkrova tridhjet vjet? Kisha frikė prej teje Levik, kisha frikė nga vetja Levik. Ti me ngatėrroje dhe unė nuk doja tė isha e ngatėrruar, doja tė bėja jetėn time. A e bėra thua? Do tė flas edhe pėr kėtė kur tė shihemi, do tė flas njė ditė e njė natė, njė javė, ku di unė sa do tė flas. Po m’u pėrgjigj tė lutėm, pėrgjigjmu nesėr tė paktėn. Matildė“.

    Pėrcolli mesazhin, fiku kompiuterin dhe u ngrit tė ndezte edhe njė cigare tjetėr, duke ndjerė njė lehtėsim tė pakutueshėm nė shpirt. Zilja e derės po binte serish, me kėmbėngulje, trishtueshėm, si angullimė kafshe. Ishte Vaclavi qė po kthehej i penduar tek po ajo portė, qė kur doli, e mbylli me forcė pas vetes.

  7. #7

    Lazėr Stani: Njė mik u arratis me ‘Idiotin’ tim nė xhep (intervistė)

    Lazėr Stani: Njė mik u arratis me ‘Idiotin’ tim nė xhep (intervistė)

    Lazėr Stani: Njė mik u arratis me ‘Idiotin’ tim nė xhep


    Historia e librave qė kanė ardhur dhe ikur nė jetėn e shkrimtarit Lazėr Stani. Qė nga ‘Idioti’ i Dostojevskit me tė cilin u arratis miku i tij, dhe deri te libri i parė i blerė me kursime, njė fjalor rusisht-shqip. Huqe leximi dhe tekste tė preferuara, tituj dhe autorė ‘tė shenjtė’. Leximet e para dhe rileximet ose librat qė udhėtojnė pėrherė me tė.

    Cili ėshtė libri mė i vjetėr qė keni nė bibliotekėn tuaj?

    Botimet mė tė vjetra qė gjenden nė shtėpinė time janė njė koleksion i “Hyllit tė Dritės”, botime tė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar. Njė enciklopedi e tėrė etnokulturore, gjuhėsore filozofike, historike, sociologjike, religjioze. Unė nuk di botim tjetėr nė kulturėn shqiptare qė tė krahasohet me tė. Kam dhe disa botime tė viteve tridhjetė me krijime letrare. Do tė veēoja kėtu njė botim tė “Gjahut tė malėsorėve” tė Kostandin Kristoforidhit, siē e ka shkruar ai, libėr qė mė ka mahnitur me gjuhėn, frazeologjinė e pasur, leksikun e virgjėr shqip. Kurse librin e parė qė kam blerė ėshtė Fjalori Rusisht-Shqip, botim i viteve pesėdhjetė. Ia bleva njė mėsuesi tė vjetėr tė dalė nė pension, nė Shkodėr. Edhe sot e kėsaj dite e kam atė fjalor, ndonėse ėshtė dėmtuar shumė nga pėrdorimi dhe disa faqe i kanė humbur, ndėrsa kopjen qė mė dhuroi mė vonė mėsuesi im i gjuhės ruse, Ludovik Shllaku, e kam ende nė gjendje shumė tė mirė.

    Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?

    Nga zhanri, sigurisht, dhe brenda zhanrit i referohem autorit. Informacionin pėr librat dhe autorėt, tė paktėn prej kur kam filluar tė pėrdor internetin, e marr nga “The New Yorker”, qė e shfletoj njėherė nė javė. Por dhe nga “Corriere della Sera”, “The Guardian”, “Literaturnaya Gazeta” etj. Dhe pastaj porosis ata libra qė mė interesojnė.

    I keni lexuar tė gjithė librat qė keni nė bibliotekė?

    Kur isha nja nėntėmbėdhjetė vjeē, babai mė ndėrtoi njė raft pėr librat nė dhomėn time dhe unė sistemova nė atė raft me pesė kate rreth treqind libra tė ndryshėm qė kisha nė atė kohė. Erdhi njėherė njė miku i babait, dhe pasi babai i tregoi bibliotekėn time modeste, ai, ngaqė iu dukėn shumė libra, mė pyeti me dyshim: “Ti i ke lexuar tė gjithė kėta libra?” Iu pėrgjigja shkurt: “Po”. Por ai mė vėshtroi me dyshim dhe nuk e besoi. Nė tė vėrtetė unė i kisha lexuar tė gjithė, se atė kohė lexoja shumė, gjithēka qė gjeja, madje edhe njė gazetė qė dikush e flakte ndanė rrugės, e merrja dhe i hidhja njė sy. Tani ėshtė ndryshe; kam plot libra nė bibliotekė qė nuk i kam lexuar, libra qė i kam blerė vetė ose m’i kanė dhuruar. Nėse njė libėr nuk mė zgjon interes nuk e lexoj, pavarėsisht nga autori, qoftė ky edhe miku im.

    Libri i parė qė keni lexuar?

    Librin e parė nuk e kam lexuar, ma lexuan. Ishte njė botim shumė i vjetėr i Biblės, qė gjyshi e ruante nė njė kamare nė mur dhe ime mė ma lexonte qėkur isha katėr-pesė vjeē e deri sa mėsova vetė shkrim e kėndim. Nė vend qė tė mė tregonte pėrralla, uleshim mbrėmjeve pranė oxhakut dhe ajo me lexonte pjesė nga Testamenti i vjetėr dhe nga Ungjijtė. Ato rrėfime ishin fantastike, mbushnin imagjinatėn time, zhduknin kufijtė e botės. E kam thėnė dhe nė njė bisedė televizive se Bibla, edhe si tekst letrar, ėshtė hyjnor, i pakrahasueshėm me asnjė tekst tjetėr tė krijuar nga njerėzit. Dhe u ndjeva mirė kur pashė se njė intervistė tė para pak kohėve Claudio Magris thoshte tė njėjtėn gjė.

    Libri i parė qė keni kursyer pėr ta blerė?

    Fjalori Rusisht-Shqip dhe njė libėr pėr mėsimin e Gjuhės Italiane. Isha nxėnės nė vit tė dytė tė shkollės sė mesme dhe atėherė pata filluar t’i mėsoja tė dyja gjuhėt paralelisht.

    Me kė i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?

    Mė mikun tim doktor Ndoc Dedėn (Shtėpinė), njė nga njerėzit mė inteligjentė qė kam njohur nė jetė dhe njė lexues i jashtėzakonshėm, i cili sot jeton nė SHBA. Ai ka qenė armiku mė i madh i librave tė mi, gjithmonė m’i humbte. Nja njė javė para se tė arratisej, nė shtator tė vitit 1989, erdhi nė Tiranė tė mė takonte. Pa nė tryezėn time romanin «Idioti» tė Dostojevskit nė rusisht, libėr qė ia kisha marrė koleges time Laura Konda nga biblioteka personale e babait. Kėmbėnguli qė ta merrte me ēdo kusht. I thashė se ia kisha marrė Laurės nga biblioteka e babait qė ajo e kishte tė shenjtė dhe ansjėri pėrveē meje nuk i prekte librat e asaj biblioteke. Tha se do tė ma kthente pėr dy javė dhe pėrfundimisht, pas kėmbėnguljes, e mori. Pas njė jave u arratis. Mė shkruajti pas gjashtė muajsh dhe mė tha se librin tim e kishte me vete, se ishte arratisur bashkė mė tė. Shkruante se pat qenė i bindur se nėse do tė ishte vrarė nė kufi, unė do ta falja pėr librin. Kėshtu e mori librin me vete nė Amerikė dhe e ka nė shtėpinė e tij edhe sot e kėsaj dite, e ruan si diēka tė shenjtė, si diēka qė i ka shpėtuar jetėn. Unė kam shkruar njė prozė pėr kėtė me titullin «Idioti udhėton pėr Amerikė», qė do ta botoj nė librin tjetėr, por nuk ėshtė prozė dokumentare.

    A keni patur kartė anėtarėsimi nė Bibliotekėn e qytetit?

    Jo, pas nėntėdhjetės nuk jam anėtarėsuar mė nė bibliotekė. Tani librat qė mė duhen i blej.

    Sa shpesh shkonit nė Bibliotekė dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?

    Para nėntėdhjetės kohėn mė tė madhe e kaloja nė bibliotekė duke lexuar libra. Njė punonjėse e bibliotekės, gjithmonė ma ruante vendin pranė disa pleqve, pasi kėshtu, sipas saj, nuk mė tėrhiqej vėmendja nga vajzat dhe gratė qė lexonin apo studionin nė sallė. Atė kohė shfrytėzoja dhe fondin «rezervat» tė bibliotekės, duke pėrdorur njė autorizim qė kisha marrė si student pėr kėrkime shkencore, por nė fakt lexoja vetėm letėrsi ose gazetat dhe revistat letrare si Literaturnaya gazeta, apo Innostrannaya Literatura si dhe “Corriere della Sera” dhe ato pak botime qė vinin nė bibliotekė nė sallėn e revistave, por qė ishin tė ndaluara pėr publikun.

    I keni marrė ndonjėherė njė mikeje apo miku njė libėr dhe me ndėrgjegje nuk ia keni kthyer mė? Nėse po, cili ėshtė ai libėr dhe pėrse?

    Po i mora njė mikės time nė Holandė “Zorba The Greek” tė Nikos Kazantzakis, tė cilin mė pas e humba. Gjithsesi, pasi e kisha lexuar, ndonėse atė libėr do tė doja ta kisha gjithmonė me vete, ta lexoja herė pas here.

    Juve vetė keni humbur libra qė i keni pasur shumė tė dashur?

    Po kam humbur disa libra tė dashur, mes tė cilėve dhe romanin e Ernesto Sabatos “Mbi heronjtė dhe varrezat”, tė pėrkthyer nė shqip nga Ramiz Kelmendi, tė cilin ia dhashė njė miku pėr ta lexuar e nuk ma ktheu kurrė. Pas shumė vitesh e bleva sėrish kėtė libėr, por tashmė nė italisht se nė shqip nuk kisha ku ta gjeja.

    Lexonit asokohe libra tė ndaluar? Mund tė na pėrmendni disa tituj dhe si i siguronit?

    Dhjetė vjet, nga 1981 deri nė vitin 1991, pothuajse nuk kam lexuar asnjė libėr shqip. Nė Bibliotekėn Kombėtare gjendeshin shumė libra, botime kryesisht nė gjuhėn ruse, qė vazhdonin tė bliheshin me klering nė Bullgari, nė mos gaboj. Librat mallkoheshin me njė R tė kuqe tė futur nė rreth pėrsipėr dhe futeshin nė fondin rezervat. Unė, qė student, me njė dredhi tė thjeshtė ia dola tė marr tė drejtėn e shfrytėzimit tė kėtij fondi. Aty munda tė lexoj Dostojevskin, Kafkėn, Kamynė, Sartrin, Xhorxh Oruellin dhe shumė autorė tė tjerė tė letėrsisė moderne qė ishin tė ndaluar. Edhe Markesin e Kortazarin e pata lexuar para se tė pėrktheheshin shqip nė fund tė viteve tetėdhjetė. Njėherė madje qeshė magjepsur kur gjeta nė bibliotekė nė rusisht romanin e Markezit Sto let odinoēestvo (Njė qind vjet vetmi). E mora menjėherė dhe u ngjita nė kafen e katit tė katėrt tė Bibliotekės Kombėtare, ku mė priste njė shoqe. Ajo seē po mė fliste pėr ndjenjat e dashurinė e pėrjetshme, ndėrsa unė shikoja titullin e romanit tė Markezit dhe thosha me vete, duke vėnė lehtas buzėn nė gaz «Jepi, jepi, a nuk e shikon se kemi ‘Njėqind vjet vetmi’ nė mes.»

    Dhurimin e librave ėshtė njė rit qė e vlerėsoni apo jeni aq skrupuloz sa librat do tė donit t’i zgjidhnit vetė?

    Nė fakt, kur dikush kėmbėngul qė tė mė dhurojė libra, titujt i porosis vetė. Njė mikja ime qė mė ka dhuruar shumė libra, gjithmonė blen ato libra qė unė i porosis. Kėshtu qė mė kanė dhuruar libra shumė tė mirė, mes tyre veprat e Ernesto Sabatos, tregimet e Singerit, tregimet e Roberto Bolańo-s, romanin The brief wondrous Life of Oscar Wao tė Junot Diaz e shumė libra tė tjerė.

    Si lexoni?

    Nuk kam ndonjė rregull tė caktuar, ndonjė orė tė caktuar. Lexoj gjithmonė kur mundem, nė mėngjes, nė zyrė, pasditeve, darkave, nė avion, duke pritur nė aeroport.

    Nė ēfarė gjuhe tjetėr pėrveē shqipes lexoni?

    Nė rusisht, anglisht dhe italisht.

    Mbani shėnime kur lexoni?

    Jo, asnjėherė.

    Brenda sferės letrare zhanri qė ju tėrheq mź shumė ėshtė proza apo poezia? Kur shenjoni njė autor qė ju pėlqen, lexoni gjithēka tė tij apo vetėm librat mė pėrfaqėsues?

    Mė shumė lexoj poezi. Librat e disa poetėve si C. P. Cavafy, Jorge Luis Borges, Cesare Pavese, Salvatore Quasimodo, Yannis Ritsos, Wislawa Szymborska, Boris Pasternak, Joseph Brodsky, Mark Strand e Yehuda Amichai, janė gjithmonė nė tryezėn time tė punės. Por edhe prozė lexoj vazhdimisht, sidomos autorėt bashkėkohorė, si Amos Oz, John Updike, Philip Roth, Ernesto Sabato, Roberto Bolańo, Isak Bashevis Singer, Junot Diaz, etj. Ata autorė qė i kam pėr zemėr i lexoj nė gjithė krijimtarinė e tyre, si Ēehovin dhe Hemingway-n, apo Kafkėn, Roberto Bolańo-n dhe Isak Bashevis Singerin.

    Cilėt janė ata libra apo autorė qė ju rekomandoni se duhen lexuar me patjetėr?

    Nuk do tė isha njė kėshillues i mirė, sepse gjatė viteve nuk iu kam qėndruar shumė besnik autorėve. Dikur doja poetė tė tjerė, tani ata mė duken tė palexueshėm dhe lexoj poetė krejt tė tjerė. Ashtu ka ndodhur dhe mė prozatorėt. Aq mė tepėr ē’mund tė kėshillosh, kur librat qė kam mė pėrzemėr nuk i gjen nė tregun tonė, ose nė zgjedhjet qė bėjnė botuesit asnjėherė nuk janė librat e tyre mė tė bukur. Nėse i kthejmė sytė nga letėrsia shqipe atėherė po, do kėshilloja sidomos letėrsinė e traditės, me De Radėn, Naimin, Konicėn, Fishtėn, Mjedėn, Koliqin, Mitrush Kutelin dhe s’do mend, Anton Pashkun, qoftė edhe pėr shkak tė bukurisė sė fjalės shqipe qė tė mrekullon nė veprat e tyre.


    MAPO.al {02/08/2014}

  8. #8

    Pėr: Lazėr Stani

    Intervistė me Lazėr Stanin, shkrimtar dhe publicist

    Kombi shqiptar gjendet nė njė moment pozitiv dhe shpresėdhėnės

    1. Z. Lazėr Stani, ju njohim si shkrimtar, eseist dhe publicist. Si prozator i formuar e me shije tė hollė, por edhe si vrojtues i zhvillimeve shoqėrore, a mund tė na thoni, sipas jush, ku ėshtė kombi shqiptar sot?

    – Shqiptarėt sot, pavarėsisht frikėrave, pasigurisė, dilemave, paqartėsive, luhatjeve, dyshimeve, janė nė njė moment pozitiv tė historisė sė tyre. Si asnjėherė nė histori, shqiptarėt kanė krijuar dy shtete sovrane dhe shqiptarėt qė jetojnė jashtė kėtyre dy shteteve, nė Maqedoni, Mal tė Zi dhe vende tė tjera, gėzojnė mė shumė tė drejta, mė shumė liri politike, mė shumė liri ekonomike, kanė mė shumė hapėsirė pėr tė zhvilluar identitetin dhe kulturėn e tyre. Nga ky kėndvėshtrim, edhe kombi shqiptar gjendet nė njė moment pozitiv dhe shpresėdhėnės tė historisė, me njė projekt politik qartėsisht europian. Krijimi i kėtj realaiteti tė ri politik dhe projekti europian i kombit shqiptar ka ngjallur dhe reagime, frikėra, pasiguri, dashakeqėsi, ka nxitur dhe veprime tė kunderta, ku protagonistė janė edhe njė pjesė e vetė shqiptarėve. Ndoshta pėr tė kuptuar mė mirė mbrapshtitė qė ndodhin nė kombin tonė, duhet qartėsuar dhe koncepti se ēfarė kuptojmė mė komb shqiptar, qė unė, duke iu referuar Johann Gottfried Herderit, do ta quaja, Kulturnation. Sipas Herderit Kombi ėshtė njė bashkėsi e krijuar mbi kohesionin gjuhėsor, kulturėn dhe traditėn e pėrbashkėt. Herderi me tė drejtė thekson se nė jetėn e njė kombi uniteti kulturor dhe gjuhėsor ėshtė mė i rėndėsishėm se uniteti politik, shteti dhe Kushtetuta. Rasti i krijimit tė Kombit shqiptar nė Ballkan, ėshtė konfirmim i kėsaj teze tė Herderit. Ne nuk u formuam si komb nga Kushtetuta, pėr shkak tė shtetit tė fortė qė kishim dhe as pėr shkak tė njė uniteti politik. Ne u krijuam si komb pėr shkak tė unitetit tonė gjuhėsor, njehėsimit kulturor, traditės dhe historisė sė pėrbashkėt. Kjo ėshtė arsyeja qė ne jemi njė komb i qendrueshėm dhe i pamort, pavarėsisht rrethanave historike dhe mbrapshtive politike, pushtimeve tė gjata dhe presioneve asgjėsuese, gjendur nė kufijt e pėrplasjes se perandorive dhe qytetrimeve. E kam thėnė dhe herė tjetėr se kombi shqiptar ėshtė njė komb i krijuar nga shkrimtarėt. Pa shkrimtaret e vjetėr tė gjuhės shqipe, pa Rilindjen Kombėtare qė ėshtė vepėr mahnitėse e inteligjencies krijuese, qė formėsoi vetėdijen kombėtare nė mesin e errėsirės otomane, pa vazhdimin e kėsaj tradite iluminuese edhe gjatė kėtyre 101 vjetėve tė ekzistences sė shtetit shqiptar nga inteligjenca krijuese, vėshtirė se do tė kishim kombin shqiptar. Jo rastėsisht edhe sot njė prej emblemave tė kombit shqiptar nė botė, ėshtė njė shkrimtar, siē janė emblema edhe njė humaniste si Nėnė Tereza, apo njė shkencėtar i nderuar mė ēmimin Nobel.
    Energjia jone politike nė tė shumtėn e herėve ėshtė investuar mbrapsht, herė si karrierė nė shėrbim tė fuqisė pushtuese e herė si investim nė kundėrshtim mė interesat e kombit tonė. Prandaj e kam thėnė dhe e pėrsėris, se nė formimin e Kombit shqiptar dhe nė historinė e tij, nuk kanė asnjė vlerė politikanėt qė kanė shėrbyer nė shkallėt mė tė larta tė hierarkisė sė pėrandorisė osmane apo tė fuqive tė tjera dhe janė realizuar politikisht, jo duke u shėrbyer shqiptarėve, por pushtuesve tė tyre.

    2. Ka njė kohė tė gjatė, qė debatet pėr identitetin shqiptar nuk pushojnė. Cili ėshtė opinioni juaj, kanė shqiptarėt identitet unik? Pėr mė tepėr, a mund tė flitet pėr njė kulturė homogjene brenda kombit shqiptar?

    Njė njė prej shkrimet tė tij tė hershme At Gjergj Fishta ka dhėnė njė kumt dramatik: “Tash qi asht ba Shqipnia duhen pėrba shqiptarėt”. Nė kohėn e tij Fishta reflektoi pėr krizen e identitetit shqiptar, pas mėvetėsisė sė Shqipėrisė, zbimit tė Pėrandorisė Osmane nga trojet shqiptare. Sė pari, shekujt e gjatė tė pushimit e kishin bėrė gjėmen e tyre, duke goditur, dėmtuar e dėformuar inde tė qenėsishme tė identitetit shqiptar. Sė dyti, ishte frika ekzistenciale nė njė botė tė rrethuar nga fqinjė agresivė. Sė treti, ishte identifikimi i gabuar i qenėsisė nacionale me pėrkatėsinė fetare, religjonin. Shumė shqiptarė, nuk e kuptonin ndryshimin historik qė kishte ndodhur me pėrzėnien e Perandorisė Osmane nga trojet shqiptare. Ata ndjeheshin tė trembur, tė pasigurtė dhe shpresėhumbur nė rrugėn e kthimit tė tyre historik nė Europė. Ata nuk e kuptonin se kombi shqiptar nuk ishte krijuar si njė unitet fetar, por si njė unitet gjuhėsor, kulturor dhe historik, falė edhe urtėsisė dhe largpamėsisė sė rilindasve tanė. Gjithnjė mė ka revoltuar fakti qė shpesh nė kancelaritė perendimore, pėr interesa politikė tė ditės, na kanė quajtur komb musliman. Europa ka komb Italian, Gjerman, Francez, Anglez, po nė termat politikė dhe as shkencor asnjėherė nuk pėrdorėt termi Kombi katolik Italian, apo kombet protestante Angleze dhe Gjermane. As nė shqiptarėt nuk mund tė pranojmė njė standard tjetėr: Ne jemi Kombi shqiptar dhe jo Kombi Musliman Shqiptar. Dhe kjo ėshtė ēėshtje e rendėsishme, thelbėsore pėr t’u ditur dhe pėr t’u mbrojtur. Identiteti fetar ėshtė njė element i identitetit individual dhe jo element pėrcaktues nė identitetin kombėtar. Pėr fat tė keq, liria u ka sjellė dilema ekzistenciale shqiptarėve. Njė ndėr kėto ėshtė dilema e identitetit tė tyre, dilema e tė qenit lindor apo perendimor, europian, apo aziatik. Grupime, individė, madje edhe intelektualė, qė kanė bėrė emėr ndėr shqiptarė, kanė agresuar identitetin europian tė shqiptarėve. Shkaqet mund tė jenė ēfarėdo, por vetėm shkencore dhe shqiptare nuk janė. Ndotjet e otomanizmit as kanė qenė dhe as mund tė jenė tipar pėrcaktues i identitetit tė shqiptarėve. Shqiptarėt, pasardhės tė Ilirėve, fqinjė me grekėtdhe romakėt, janė nė amėn e krijimit tė identitetit Euorpian. Nė mesjetėn paraosmane shqiprtarėt ishin po aq europianė sa ē’ishin edhe napolitanėt e venecianėt, kishin tė njejtin besim dhe kulturė, traditė qartėsisht europiane. Jam habitur kur Ismail Kadare shkroi esenė “Identiteti Europian i Shqiptarėve”. Njė libėr i shkruar pėr njė tė vėrtetė tė ditur!, pata menduar mė vetė atėherė. Mėgjithatė, zhvillimet e mė vonėshme treguan se shqetėsimi i shkrimtarit ishte i drejtė.

    3. Meqė jemi tek identiteti. Vitin e kaluar, kudo hapėsirave shqiptare, u festua 100 vjetori i Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ndėrkaq, nė anėn tjetėr, kemi njė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr afrim me Turqinė. Nė kėtė aspekt, ndodhe qė qeveritė shqiptare tė shfaqin njė “vėllazėri” me politikanė turq. Si i vlerėsoni ju kėto marrėdhėnie dhe si shpjegoni marrėdhėniet e turko-shqiptare tė viteve tė fundit?

    Bashkėpunimi me Turqinė dhe marrėdhėniet miqėsore nė interes tė tė dy popujve janė normale. Natyrisht, “vėllazėritė”, “gjaku i pėrbashkėt” apo “partneriteti strategjik” janė marrėzi tė politikės. Eshtė njė treminologji primitive, fisnore, shumė larg koncepteve dhe termave tė politikės moderne. Unė nuk di ndonjė prej politikanėve tė sotėm anglez tė pėrdorė terma tė tillė nga leksiku fisnor, edhe pse SHB-ja ėshtė, nė fund tė fundit, njė bijė e suksesshme e Anglisė. Ne si komb gjithnjė kemi paguar koston e ēmedurive tė politikanėve. E di se dhe vetė politikanėt nuk besojnė nė pallavra tė tilla, por ndėrkaq kjo tregon mungesėn e principeve dhe tė moralit tė politikanėve tanė. Sa herė ata bėhen tė papranueshėm pėr Perendimin me sjelljet e tyre ataviste, kėrkojnė strehim nė Lindje, herė nė Moskė, herė nė Pekin e tash sė fundmi edhe nė Ankara, mjafton qė kjo tė zgjasė dhe tė lehtėsojė disi sundimin e tyre.

    4. Po tendencėn pėr ndryshimin e historisė, qė vjen nga presioni i shtetit turk, sidomos i pjesėve ku bėhet fjalė pėr pushtimin e perandorisė osmane nė tokat shqiptare?

    Turqia e sotme e z. Erdogan ka probleme serioze me vetėn e saj, me qytetarėt e saj. Shteti i qeverisur nga Partia Islamike e z. Erdogan ēdo ditė e mė shumė i shmanget projektit politik, tė themeluesit tė Turqisė Moderne, Ataturkut. Inteligjenca turke me pėrfaqėsuesin e saj mė nė zė, shkrimtarin nobelist Orhan Pamuk, ka kohė qė kundėrshton me forcė degradimin e shtetit laik nė shtet islamik. Mjafton tė lexosh intėrvistat apo librin me ese “Other Colors” tė kėtij shkrimtari pėr tė kuptuar se ēfarė ngjet nė Turqinė e sotme. Turqia vetė nuk e ka fshehur ambicjen e saj pėr t’u shndėrruar nė njė supėrfuqi rajonale, duke shtrirė ndikimin e vet nė kufijtė e Perandorisė Osmane, duke shfrytėzuar pėr kėtė edhe religjionin, besimin islam, edhe pse pėrdorimi i fesė pėr politikė mė duket njė nga mėkatet mė tė pafalshme para Krijuesit dhe njė nga rreziqet mė serioze tė kohės tonė. Pėprpjekja e Turqisė pėr ndryshimin e historisė sė shqiptarėve nėn pushtimin otoman, ėshtė pėrpjekje pėr tė lehtėsuar realizimin e kėtij projekti politik qė nuk ka lidhje me interesat e shqiptarėve dhe ėshtė nė dėm tė sė ardhmes sė tyre europiane.

    5. Ēfarė do tė thotė sot tė jesh shqiptar dhe a ėshtė pėrgjigjja nė kėtė pyetje homogjene pėr gjithė shqiptarėt?

    Nuk ėshtė zgjedhje, thjesht kam lindur shqiptar. Fat apo fatalitet unė nuk mund ta zhbėj kėtė identitet timin dhe as ta vė nė dyshim qoftė edhe pėr njė ēast tė vetėm. Pėrkundrazi gjithēka tė shenjtė qė kam, gjithēka tė mirė qė kam krijuar, lidhet me kėtė identitet. Historia ime ėshtė shqiptare prej kohėsh qė nuk mbahen mend. Pėr shkak tė punėve qė kam kryer, mė ka takuar tė udhėtoj shumė, kam takuar shumė njerėz tė kombėve dhe racave tė ndryshme, pėrsonalitete tė shquar, presidentė, ministra, diplomatė, shkrimtarė tė shquar, poetė, mendimtarė dhe gjithmonė e kam patur me vete qenien time shqiptare. Dhe jam ndjerė mirė pikėrisht prej saj.
    Natyrisht, si ēdo komb, edhe kombi shqiptar ka mohuesit e tij. Por Shqipėria nuk ėshtė e mohsave, ėshtė e shqiptarėve.
    Nga ana tjetėr shqiptarėt janė njė etni homogjene me diferenca jo thelbėsore. Njė shqiptar i Dukagjinit nuk dallon pothuajse aspak pėrveē nuancave dialektore me njė shqiptar tė Labėrisė, apo njė shqiptar tė Stubllės. Dihet se komunitetet e izoluara krijojnė subkulturat e tyre, dhe shqiptarėt pėr shekuj kanė jetuar nė komunitete tė izoluara, por kėto subkultura nuk kanė formuar aq theksim, sa tė cėnojnė homogjenitetin e racės dhe tė identitetit shqiptar.

    6. Meqė kjo intervistė iu dedikohet mė shumė lexuesve nga Kosova, si e shihni ju rrugėtimin e Kosovės nė kėto vite, nga liria, pavarėsia deri tek pėrpjekjet pėr integrim nė BE dhe NATO?

    E shikoj si njė rrugėtim tė suksesshėm dhe pa kthim mbrapa. Edhe pse problemet e shtetit tė ri tė Kosovės janė tė prekshme, prapė progresi ėshtė i ndjeshėm dhe tashmė ditė pėr ditė po kristalizohet projekti i Kosovės Europiane, si njė proces i patjetėrsueshem, i pakthyeshėm. Unė e kam tė qartė morinė e problemeve, qė sjellin deshpėrim dhe zhgenjim te shumė qytetarė tė Kosovės, sepse njeriu njė jetė ka dhe do ta jetojė atė nė mirėqenie dhe paqe. Por ne shqiptarėt e shtetit tė vjetėr kemi 101 vjet mėvetėsi dhe prapė kemi probleme serioze me varfėrinė, institucionet, funksionimin e demokracisė dhe tė shtetit ligjor. Por unė besoj se rruga e Kosovės pėr te shteti normal, pėr tek mirėqenia dhe zhvillimi ekonomik, kulturor e politik do tė jetė shumė mė e shkurtėr, sepse edhe realitetet historike janė tė tjera.

    7. Si i vlerėsoni marrėdhėniet ndėrfetare ndėr shqiptarė?

    Ne deklarojmė vazhdimisht se bashkjetesa fetare ndėr shqiptarė ėshtė njė model pozitiv pėr njerėzimin. Dhe me tė vėrtetė, kemi arritur tė krijojmė njė model bashkėjetese qė ėshtė garanci pėr tė ardhmen e kombit, nėse do tė arrijmė ta ruajmė dhe konsolidojmė edhe mė tej kėtė bashkėjetesė. Eshtė rast unik nė histori, ndoshta, kur njė popull me shumicė muslimane zgjedh pėr kryeministėr njė prift ortodoks, siē ishte zgjedhja e Fan Nolit. Por vetė fakti qė e theksojmė kėtė akt, tregon se marrėdhėniet ndėrfetare nuk janė tė arta. Pas shpalljes sė Shqipėrisė shtet ateist dhe ndalimit tė fesė pėr njezet e tre vjet, shqiptarėt, rifituan mė nė fund lirinė e besimit nė nė fundvjeshtėn e vitit 1990. Por ėshtė e qartė se ndalesat esktreme krijojnė dhe ndjeshmėri ekstreme, nxisin ekstremizmat. Ndėrkaq vetė pėrplasja e qytetrimeve nė kėtė shekull dhe keqinterpretimi i luftės sė fuqive Perendimore ndaj terrorizmit si luftė ndaj Islamit, nuk ka kaluar pa krijuar njolla edhe nė marrėdhėniet ndėrfetare nė Shqipėri. Kundėrshtimi qė shpesh herė ėshtė hasur nė vendosjen e monumenteve tė shqiptares mė tė madhe tė historisė, Nėnė Terezės, nė sheshet e qyteteve shqiptare, ėshtė njė dėshmi shqetėsuese pėr ndjeshmėrinė dhe brishtėsinė e kėtyre marrėdhėnieve. Ka dhe fakte tė tjera shqetėsuese: nė Korēė pėr shembull, pėr shkak tė pėrberjes fetare tė popullisė, tė dy forcat kryesore politike PD dhe PS, gjatė gjithė kėtyre viteve kanė konkuruar nė zgjedhjet bashkiake me kandidatė tė besimit ortodoks. Pra nė Korēė, pavarėsisht aftėsive tė tua intelektuale, politike, profesionale, administrative, menaxhuese, nuk mund tė konkurosh, nėse je i besimit musliman. Kjo pėr mua ėshtė e papranueshme, e rrezikshme. Tė mos harrojmė se Shkodra dhe Korēa janė dy qytetet emblematike tė qytetrimit shqiptar, qytete qė paraprinė Rilindjen dhe krijimin e ndėrgjegjes kombėtare shqiptare. Nė qytetet e tjera dasitė fetare mund tė jenė edhe mė tė ndjeshme. Dhe pėr fat tė keq, kėto janė theksuar dekadėn e fundit edhe pėr shkak tė ndikimit tė sekteve tė ndryshme ekstremiste, duke abuzuar me traumėn e shkaktuar nga komunizmi nė Shqipėri dhe pushtimi serb nė Kosovė.
    Kėto marrėdhėnie tė brishta ndėrfetare nė jo pak raste i kanė rrezikuar edhe politikanėt e papjekur, qė pėr pėrfitime tė ditės, pėr njė grusht votash me orientim fetar, minojnė themelet e kėsaj bashkėjetese.
    Nė kushtetutat e shteteve tona, pra tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, duhej sanksionuar me nen tė veēantė se “Pėrdorimi i fesė pėr politikė pėrbėn krim ndaj shtetit dhe ndėshkohet me ligj”. Ne duhet ta ndajmė mendjen dhe tė jemi tė qartė njeherė e pėrgjithmonė: besimi ėshtė njė marrėdhėnie individuale e sėcilit prej nesh me Krijuesin, ndėrsa tė qenurit shqiptar ėshtė lidhja jonė e pandashme me kėtė tokė qė na ka dhuruar Zoti dhe me njėri-tjetrin nė njė fat, ose fatkob tė pėrbashkėt.


    Intėrvistoi: Ndue Ukaj
    Botuar nė revisten “Drita”, Prishtinė, dhjetor 2013

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •