Lazėr Stani - Njė histori dhe njė emėr gruaje (tregim)
Tashmė gjendem nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, i rrethuar nga njė kornizė e shtrenjtė, i ngujuar nė njė bodrum, qė shėrben edhe si arkiv,me shpresė se do tė ekspozohem mė sė fundi kėtė tetor. Edhe pse humorin e kam tė keq (u bė njė vit qė nuk ndihem mirė) lajmi i ekspozimit tim nė sallėn e ftohtė tė Galerisė Kombėtare tė shtunėn e parė tė tetorit mė solli njė farė ngazėllimi,duke mė shkundur nga plogėshtia qė me ka zėnė prej shumė muajsh. Historitė e sė shkuarės mu shfaqen si nė njė ekran tė mjegullt: hije qė kėrkonin tė bėheshintė gjalla, histori qė vetėrrefeheshin, emocione tė fosilizuara, qė dhimbnin si kocka tė gjymtuara nga reumatizma. Ky kam qenė unė dikur, mendova pikėllueshėm,duke patur parasysh burrin nė pikturėn e Marta K. (nuk mė pėlqente mbiemri i saj Kasneci, ndaj gjithmonė e thėrrisja Marta K.) tė cilėn ajo ia dhuroi Galerisė sė Arteve, pak para se tė ikte nga kjo botė.
Nuk e pata takuar nė vitet e fundit tė jetės sė saj. Nuk dua tė mė shikosh tė rrėnuar, tė plakur, mė pati thėnė, ndonėse unė e kundėrshtova, i bindur se sėmundja e saj do tė kalonte dhe se do tė shėrohej. Por ajo kėmbėnguli qė unė tė mos e takoja mė. Para pesėmbėdhjetė vjetėsh lajmi pėr vdekjen e saj u transmetua nė televizion dhe ato ditė u fol gjatė pėr pikturėn qė ajo i pati dhuruar Galerisė Kombėtare tė Arteve. E dija se bėhej fjalė pėr pikturėn time,po kėtė sekret nuk ia thashė askujt. Parase tė ndahesha herėn e fundit me Martėn i pata premtuar se kurdo qė unė tė ekspozohesha do tė shkoja tė shihja veten time, nėse do tė isha ende gjallė. Dhe do tė shikosh njė tė panjohur, tha, sepse ti asnjėherė nuk e ke njohur vetėn tėnde. Mu lidh gjuha e nuk munda ti them asnjė fjalė. Vetėm bėra atė premtim tė turbullt, qė tani mė duhet ta mbaj. Disa premtime janė si amanetet, nuk i tret asdheu.
Edhe atė ditė, kur u ndava me Marta K. pėr tė mos u takuar mė kurrė, por edhe tani mė mundon e njėjta enigmė: Pėrse Marta K e mbajti gjithmonė tė fshehtė prej meje pikturėn time? Nuk kam gjetur kurrė njė shpjegim bindės. Ajombeti gjithonė pėr mua njė grua e pakuptuar, siē janė nė pėrgjithėsi gratė.
Unė e pata njohur Marta K. kur isha student dhe ndiqja leksionet e detyruara tė Anatomisė. Gjatė orės sė parė tė leksionit vajza qė rrinte pranė meje, Antoneta, mė tėrhoqi vėmendjen:Profesoresha nuk ti ndan sytė, mė tha. Po dashurohet me ty.
Ngrita kokėn nga blloku ku po shkarravisja pėrhumbshėm, pa e patur mendjen te shpjegimet e saj pėr muskujt e fytyrės dhe atėherė nė njė ēast tė vetėm vėshtrimet tona u kryqėzuan. U befasova pak se ajo vėrtetė po mė kqyrte,edhe pse, sapo veshtrimet tona gjetėn njėri-tjetrin, ajo nxitoi ta hidhte vėshtrimin jashtė, mbi kurorėn e njė pishe tė tharė, qė dergjej e lodhur nėn diellin e pafuqishem tė tetorit, matanė parvazit tė dritares. Antoneta mė goditi me gju poshtė bankės dhe mė pėrshpėriti nė vesh: A tė thashė!. Vura buzėn nė gaz, po nuk fola. E dija se ku rje i lodhur dhe i bezdisur nga njė punė qė bėn prej vitesh, duke pėrsėritur tė njėjtat gjėra qė i ke thėnė vjet, parvjet e dhjetė vite mė parė, mund ta humbasėsh vemendjen pas diēkaje tė rastėsishme, ndėrsa mekanikisht bėn tė njėjtėn punė,shpjegon tė njėjtėt muskuj qė i ke shpjeguar me dhjetra e dhjetra herė. Po pėrpiqesh ata largoja mendjen nga profesoresha, leksioni, vėshtrimi i saj pakmėparshėm, po kur ngrita kokėn pas disa minutash u gjenda nė tė njėjtėn situatė: ajo po mė kqyrte e hutuar dhe vėshtrimet tona u kryqėzuan sėrish. Pastaj dėgjova Antonetėn qė mė pėshpėriste tėveshi: Gjithmonė dashurohesh me femra mė tė mėdha se vetja?
Mė erdhi ti ulėras Idiote nė mes tė sallės sė leksioneve, por u pėrmbajta. Ndjeva nxehtėsinė e kofshės sė saj qė e kishte ngjeshur pas times dhe mblodha kėmbėt si njė vazjė e turpshme. Mbėshteta kokėn mbi dorėn e djathtė dhe i ngula sytė mbi boshin e dėrrasės sė zezė, qė orvatej tė gėlltiste njė kafkė njeriu tė vizatuar shpejt e shpejtme shkumės.
Ishte e vėrtetė. Pėr herė tė parė pata shkuar me njė vajzė disa vjet mė tė madhe se vetja, kur nuk isha mė shumė se trembėdhjetė vjeē. Nė fillim ishte lojė tė rriturish, ku unė imitoja burrin, ndėrsa ajo gruan. Nė skenėn e parafundit, atė tė paragjumit,luajtėm atė skenė qė luajnė zakonisht ēiftėt e martuar: bėmė dashuri. Sa zgjati kjo skenė nuk e mbaj mend. Por di qė ishte diēka magjike dhe dramatike njėkohėsisht. Kur po dilnim nga pylli vajza tha: Do tė luajmė prapė nesėr. Qeshte dhe ecte duke kėrcyer nė shtegun qė zbriste nga pylli. Njė tufė thėllėzash u ngritėn fluturim me rrapėllimė para kėmbėve tona. Vajza tha se nuk kishte frikė tė bėnte dashuri me mua. Kur u ktheva nė shtėpi dridhesha. E ndjeja se isha zhytur keq nė botėn e mėkatit dhe se nė botėn tjetėr mė priste ndėshkimi i tmerrshėm. I fsheha sytė tė mos mi shihnin nėna me babanė. (E dija se gjithė tė fshehtat e njeriut lexohen aty, nė sy.) U ngjita shpejt e shpejt nė dhomėn time, nė katin e tretė, kyēa derėn nga brenda dhe ushtriva mbi shtrat. Doja ta largoja mendjen nga loja nė pyll, pėrpiqesha tė mendoj pėr lumin, peshqit, gaforret, pėr hėnėn, muzgjet, yjet, po prapė loja nėpyll mė terhiqte pamėshirshėm nė vorbullėn e saj mbytėse. Ngado qė ktheja sytė shihja vetėm fundin e barkut tė saj tė errėt, tė mbuluar me qime tė trasha, tė spėrdredhura dhe dora mė zgjatej vetvetiu mbi dyshek, sikur pėrpiqej ta gjente e ta prekte shtatin e saj. Atė natė bėra njė gjumė tė ankthshėm dhe me ėndrra tė frikshme. Njė nga ėndrrat qė mė tmerroi ngjante krejt me rrėfimet qė kisha dėgjua rpėr shtrigat, qė endėn natėn nė errėsirė si shkėndija tė ndezura, futėn nga kanatet e hapura tė dritareve, ose nga vrimat e ēelėsave, shqyejnė gjokset e njerėzve dhe u hanė zemrat. Nė ėndrrėn time skenari kishte vetėm njė ndryshim:shtriga nuk ishte njė plakė e shėmtuar, po njė vajzė, shoqja ime e klasės, Maria. Kur hapa sytė i tmerruar nga ėndrra, pashė njė shkėndijė qė u largua nga dritarja, duke humbur tutje nė qiellin e natės. Atė ēast mendova se do te vdisja nė pranverė, po kur zbardhi dita e dielli shkelqeu nga tė gjitha anėt, e harrova ėndrrėn dhe mbasdite, prapė vazhdova lojėn me vajzėn disa vjet mė tė madhe.
A ka gra pedofile? mė pėshpėriti nė vesh Antoneta. Dhe kur nuk mori asnjė pėrgjigje prej meje, tha: Kjo profesoresha mė duket si pedofile..Gjithmonė mė kishte argėtuar rivaliteti i femrave pėr tė fituar njė mashkull,ndaj fjalėt e Antonetės, nė vend qė tė mė zemronin, mė bėnė tė buzėqesh. Ndjehesha i ngazėllyer qė Antoneta shpiku njė rivale e po shfrynte kundėr saj, por nga ana tjetėr, vėshtrimet e profesoreshės mė digjinin si prush nė shpinė,diku midis shpatullave. Ngrita sytė dhe pashė profesoreshėn nė fytyrė, pastaj,kafkėn e vizatuar nė derrasė tė zezė, pastaj dyshemenė e pluhrosur, ku ende dallohej katrahura e gjurmeve tona tė nxitura.
Kam kujtesė tė keqe pamore. Nga ajo ditė mbaj mend vetėm se profesoresha i kishte sytė e gjelbėr, tė thellė dhe flokėt gėshtenjė, tė kapur me njė karficė tė errėt nė anėn e djathtė. Pashė edhe se bulėn e veshit tė djathtė e kishte tė shpuar, po nuk mbante veth. Asgjė tjetėr nuk mbaj mend nga ajo orė leksioni, qė mund tė quhet edhe dita kur unė u njoha me Marta K., ndonėse nuk shkėmbyem asnjė fjalė as gjatė orės sė leksionit dhe as gjatė gjithė atij viti mėsimor. Duhej tė vinte dita e provimit qė unė tė ulėsha nė tryeze pėrballė saj dhe dy profesorėve tė tjerė tė shkuar nė moshė, qė unė tu pėrgjigjesha me gojė pyetjeve tė tezės sė provimitt ė Anatomisė. Gjatė pėrgjigjeve tė mia,dukej sikur e kishte mendjen tjetėrkund dhe vetėm njė rast shprehu habi ngaqė unė i shqiptoja saktė termat nė latinisht. Kam studiuar katėr vjet latnisht, i thashė. Ajo mė pyeti pėr emrin e profesorit tim tė latinishtes. Pastaj mori librezen time dhe shėnoi notėn pa i pyetur dy anėtarėt e tjerė tė komisionit, qė mė dukeshin tė bezdisur nga puna qė bėnin.
E falenderova dhe dola nga salla e provimit. Prapa derės po mė priste Antoneta qė ma kapi librezen nga duart dhe shikoi notėn: Sėshtė keq kur tė ka nė qejf profesoresha, tha dhe mė puthi e gėzuar nė faqe. Tani, kur e risjell nė mendje kėtė skenė, them se Antoneta nuk u gėzua gjithaq pėr notėn time, po pėr faktin se profesoreshė Marta nuk do tė na jepte mė kurrė leksione dhe unė nuk do tė tundohesha mė nga veshtrimet e saj tė pacipa prej putane plakė, siē i quante Antoneta, ndonėse Marta K ishte dikund rreth tė dyzetave nė atėkohė.
Herėn tjetėr e takova Marta K. nė verė, gjatė pushimeve nė plazh. Pasi pata notuar pėr mė shumė se njė orė, krejt i vetėm, shumė nė thellėsi,siē bėja zakonisht, sapo dola nė breg, u gjenda ballė pėr ballė me Marta K. qė po me kqyrte e pėrhumbur dhe e trembur, sikur po shihte njė kafshė tė rrallė. Kulloja i tėri ujė dhe sytė po me digjnin nga kripa. Edhe pse ndjehesha nė gjendje qesharake, (brekėt e lagura mė ishin ngjitur pas trupit pėr faqe tė zezė) e pėrshėndeta profesoreshėn, duke i zgjatur me ndrojtje dorėn. Mė tėrhoqi pranė vetės dhe mė pėrqafoi ashtu tė lagur, siē pėrqafohet njė mik i vjetėr, pastaj, tha se nuk duhej tė lahesha mė vetėm dhe sidomos nuk duhej tė notoja aq larg. Siē duket mė kishte pėrgjuar pėr njė kohė tė gjatė nga bregu. Ajo mbante veshur njė bluzė tė hollė pambuku mbi gjoksin e se cilės shkruhej nė anglisht Mė fal, dhe njė palė pantallona tė shkurtėr, qė i zbulonin kofshėt e gjata e tė drejta, tashmė tė nxira nga dielli. Njė njollė uji e kripur i qe krijuar mbi fjalėn Mė fal nė bluzė nga pėrqafimi me mua.
Zgjati dorėn dhe mė rregulloi flokėt e pshtjelluar nga uji,mė tregoi se kishte mė shumė se njė muaj qė pat ardhur kėtu, se rrinte nė shtėpinė e motrės, e cila prej vitesh jetonte si emigrante nė Itali me tė shoqin, se paraditėve punonte nė shtėpi dhe tashmė vetėm mbasditeve bėnte ndonje shtetitje nė plazh, ose edhe lahej, megjithse nuk ndjehej mirė nė ujė kur ishte vetėm: Mė pushton paniku, tha, dhe paniku ėshtė gjėja me e keqe qė mund tė tė ndodh kur je nė ujė. Mė tha se ndonjė pasdite mund tė laheshim bashkė, por sigurisht nuk do tė shkonim aq larg, se fundja deti njėlloj ėshtė dhe nuk ke pse tė matesh me pafundėsinė e tij. Ndėrsa ajo fliste zumė tė ecnim ngadalė bregut tė detit. Atėkohė dielli po perėndonte, po mbytej i perflakur nė tulin e errėt tė ujėrave. Pas njė farė kohe u kujtua tė mė pyeste se mė kė kisha ardhur nė plazh, me ndonjė vajzė apo me shokėt. I thashėse kam ardhur me babain dhe nėnėn.
Ēun mamaje, tha, ende i bėn pushimet me prindėrit?. Iu pėrgjigjashkurt Po, duke u skuqur. Pastaj njė copė herė ecėm nė heshtje nėpėr brezin e lagur tė rėrės, pothuajse nėpėr vijėn qė ndante terėn nga uji. Herė pas here ndondjė dallgė tekanjoze na lagte kėmbėt.
E di, mė tha pas njė farė kohe si tė ishte zgjuar nga njė ėndėrr, unė pikturoj. Nėse ke dėshirė mund tė shikosh disa nga punimet e mia qė i kam kėtu.
Patjetėr, thashė unė pa u menduar, edhe pse ato kohė nuk merrja vesh nga piktura, madje, kur hapeshin ekspozita nė kryeqytet, edhe pse disa studentėt e kursit tim i vizitonin, unė nuk pata parė kurrė njė ekspozitė pikture. E kisha ndarė mendjen tė studioja biologjinė detare dhe gjithēka tjetėr mė dukej e parėndėsishme dhe jo interesante.
Kur u ndamė e lamė qė tė takoheshim tė nesėrmen pasdite nė plazh, pasi edhe ajo donte tė notonte. U ktheva tė ēadra ku po mė prisnin babai me nėnėn.
Kush ishte ajo gruaja?, mė pyeti babai.
Profesoresha ime e Anatomisė, i ktheva.
Ah, tha babai, po pse nuk e ftove tė pinim njė kafe bashkė. Mund ta ftosh kur tė duash pėr drekė, ose darkė.
Nuk i ktheva pėrgjigje edhe pse e dija se babai ishte zemėrgjerė e pėrpiqej ti nderonte sa mundej miqtė e mi, qofshin keta studentė, mėsues,apo profesorė universiteti.
Atė natė pėr herė tė parė mendova pėr pikturėn, u orvata tėnxirrja nga humnerat e kujtesės ndonjė pikturė qė kisha parė nė tė shkuarėn nėpėr libra, po pėrveē portretėve tė gjyshėrve qė vareshin nė mur, tė punuara nga njė piktor amator, nuk gjeta gjė prej gjeje. I dėshpėruar mė padijen time, vonė pasmesnate mė mundi gjumi. Pastaj nė ėndėrr shėtita nėpėr njė korridor qė nuk mbaronte, nė muret e tė cilit ishin varur piktura tė ndryshme: gra lakuriq qė zgjasnin kryet nga pikturat dhe me pėrqeshin, portrete burrash tė ashpėr me sy tė verdhė e tė ligj, njė vesh qė kėrcente nganjėra anė e tablos nė tjetrėn nė njė sfond livadhi tė kositur a fushe gruri tė korrur, njė kuadėr tjetėr me disa kuaj tė zinj qė mbanin demonė tė xhindosur mė fytyra tė egėrsuara, njė kėshtjellė nga frengjitė e sė cilės derdhej llavė e zjarrtė, me tutje njė kafkė, qė lėkundej si lavjerrės e varur nė njė zinxhir qensh, me zgavrat boshe tė syve qė tė tmerronin. Nė murin tjetėr tė koridorit dukej tabloja e njė liqeni mbi sipėrfaqene tė cilit llokoēiteshin shpend tė ngordhur, drunj tė shkulur, kufoma lopėsh,derrash, dhensh dhe dhishė, si nė ditėn e kiametit.
Kėtė e mbaj mend mirė se tė nesėrmen nė mbrėmje, kur shkova nė shtėpinė e Marta K. i fola diēka pėr imazhet qė mė kishin torturuar nė gjumė. Marta K. tha se edhe ajo shihte piktura tė ndryshme nė ėndrra, por jo kaq tė ēmendura sigurisht. Dhe as kaq tė frikshme. Qe ulur pėrballė meje nė njė kolltuk tė ulėt e tė butė ngjyrė kafeje dhe mė duket se shtati i saj i bėshėm fėrgėllonte nėn kėmishėne hollė gjysmė tė tejdukshme. Rrinte kėmbė mbi kėmbė, e lirshme si nė shtėpinė e saj, dhe unė ia dalloja linjėn e kofshės sė majtė deri ku ndėrpritej nga tuni i mbathjeve.
Do tė shikosh disa nga pikturat e mia? me pyeti Marta K. dhe pa pritur pergjigjen time, u ngritn ga kolltuku. U ngrita dhe unė pas saj. Koridori ishte pothuajse i errėt. Nė gjysmerrėsirė shqova disa dyer qė dukeshin si tablo tė mbėshtetura pas murit.Ajo hapi njėrėn prej tyre dhe ne u gjendem nė njė dhomė tė ndritshme tė mbushur me piktura, mbajtese, njė tryezė plot me bojėra tė ndryshme, tubeta, tasa tė njollosur, penelė tė futur nėpėr vazo, disa albume tė hedhur kėndej andej, njė karrike me shpinore tė njollosur, njė portret gruaje i varur nė mur, qė Marta K. tha se ishte nėna e saj, njė riporodhim i imazhit tė rinisė.
Marta K. mė tregoi njė pėr njė punimet e saj, qė mua mė dukeshin abstrakte dhe tė pakuptueshme, duke ma shpjeguar secilėn me nga njėkoment tė shkurtėr. Si mendon, me pyeti, kur mbaroi sė rrėfyeri pėr pikturat,tė dukem e ēmendur? Ndoshta edhe jam, tha.
Jashtė filloi tė frynte erė dhe nga dritarja e hapur dhoma u mbush me ajėr tė lagėsht deti. Nė qiellin e largėt te perendimit njė re e zezė po ngrihej mbi det, e hidhtė dhe kėrcėnuese. Marta K. mbylli dritarėn dhe uli grilat. Gjeti ēelėsin nė gjysmerrėsirėn e krijuar dhe ndezi dritėn. Atėherėpashė se studioja e saj ndriēohej nga tė gjitha anėt, pėrmbytej nė dritė tė verdhė artificale, qė ndoshta dėpėrtonte nė orėt e vona tė natės nė pikturat e Marta K. Dukej se ajo punonte nė orėt e vona tė natės. Nė pikturat e saj ndjehej prania e kėsaj drite dhe sytė nėpėr piktura shpesh ngujoheshin nga rrathė tė errėt pagjumėsie. Atėkohė mendova sesi dotia kish bėrė Marta K. pa pikturat e saj, pa punėdorėn e saj. Ndoshta dotė kishte qendisur kėllefė jastekėsh, mbulesa tryezash, kėmisha fėmijėsh, ēorape, fustane, bluza. Ime mė gjithmonė thurte me shtiza, ēorape,triko, shoje, jelekė. Ulej nė njė stol tė vjetėr nė oborr e thurte papushim, duke i lėvuizur gishtėrinjtė me shkathtėsi edhe pse punėdoret e saj nuk i vishte mė askush. Punėdorėt i bėnte pėr vete, siē bėnte Marta K. pikturat e saj.
Kam pikturuar gjithmonė, qėkur isha katėr vjeē, mė tha Marta K. mė zėrin e pėrdėllyer tė njė gruaje qė e ka tė domosdoshme tė rrėfehet. E di, sa herė mė ka ndėshkuar babai se shkarravisja librat e fletoret mevizatimet e mia? Sa herė me dilte pėrpara njė cope letre e bardhė, diēka pikturoja me lapės, njė lule, njė pemė, njė peshk, njė fytyre plaku, njė kordele flokėsh, njė trup gruaje. Babai u tėrbua njėherė kur gjeti tė vizatuar nė njė fletore njė djalė lakuriq. Kjo vajzė do na marrė fytyrėn, i ulėriti mamasė duke i zgjatur viziatimin tim. Turp tė kesh, klithi dhe mamaja. Kėto gjėra mėson nė shkollė ti? E mblodhi shuk vizatimin tim dhe e grisi. Mė vonė diēka i tha babait dhe tė dy qeshėn me njėri-tjetrin, po mua ma ndaluan tė vizatoj. Ndoshta u gajasėn me navitetin tim. Edhe pse nė atė kohė isha pesėmbėdhjetė vjeēe, djalin lakuriq e kisha vizatuar me njė penis fėmije gjashtėvjeēar. Atėherė vėrtetė ashtu i pėrfyturoja burrat, me njė organ tė vogėl dhe tė pafajshėm prej fėmije. Ku ta dija unė si ishin burrat.
Nė lagjen ku banoja unė banonte dhe njė piktor, mė tha, nė njė shtėpi tė vjetėr, gjysmė tė rrėnuar. Shtėpia rrethohej nja njė kopsht qė ngjante mė shumė me njė pyllishte se kurrkush nuk kujdesej pėr tė. Studion e tij e kishte nė njė dhomė pėrdhese me dritare nga kopėshti. Dritarja e studios sė nėndheshme vinte rrafsh me tokėn e mbuluar nga barishtet e egra. Unė futesha fshehurazi nė kopėsht, duke u fshehur pėrmes barishteve i afrohesha dritares dhe, e shtrirė barkas, pėrgjoja brenda. Piktori pikturonte me shpinė nga dritarja. Njė pasdite kishte sjellė nė studio njė modele, ndoshta ndonjė nga tė dashurat e tij. Unė shtanga kur pashė gruan e zhveshur lakuriq, ndėrsa piktori vinte vėrdallė me penel nė dorė. Diēka i thoshte gruas, se ajo levizte, herė nxirrte mė nė pah gjoksin, herė hapte kėmbėt, njėrėn e shtrinte drejt, kurse gjurin e tjetrės e mbėshteste lart tė shpinorja e divanit. Piktori prapė nuk kenaqej, se shkoi vetė dhe po i a zhvendoste gjymtyrėt dhe kokėn nė pozicionet qė donte ai. Mua po mė zihej fryma. Ishte hera e parė qė shikoja njė trup tė zhveshur gruaje. Piktori tha diēka, se gruaja ia shkrepi te qeshurit. Ai i shko idorėn mbi leshin e errėt tė pubisit, sikur ia lėmoi. Pastaj ndreqi telajon dhe zuri tė pikturonte nė kanavacė. Unė, e magjepsur siē isha, u zvarrita ngadalė mbrapsht nėpėr bar dhe sapo dola nga kopėshti ia mbatha vrapit. Atė mbrėmje isha tmerrėsisht e dashuruar me piktorin. Gjatė dy muajve tė asaj vere u pėrpoqa ti bija nė sy, sa herė e shikoja nė rruguicat e lagjes, po ai as qė me vinte re. Duhet tė ketė qenė pak i trashė. Them se isha njė modele, shumė mė e mirė se modelet qė pikturtonte ai. Kur ai nuk mi hodhi qė nuk mi hodhi sytė, vendosa tė bėhem modele pėr veten time. Mbyllesha nė dhomė, zhvishesha para pasqyrės dhe vizatoja veten time siē e shihja nė paqsyrė, ose edhe me imagjinatė. Por ama kėto vizatime i fshihja dhe mamaja me babanė, nuk mi panė kurrė. Ende edhe sot i ruaj kėto vizatime tė hershme. Ndonjė ditė do tė ti tregoj.
Marta K. heshti njėgrimė, pastaj tha me njė farė mėdyshjeje: Do tė tregoj njė pikturė qe e mbaj nė dhomėn e gjumit. Nuk ia kam treguar, askujt, kurrė. Eshtė sekreti im. Mė zur ipėr krahu si njė e dashur dhe mė tėrhoqi nė dhomėn e saj tė gjumit. Dhoma dergjej nė errėsirė tė plotė dhe unė pėrplasa kėrcirin pas shtratit. Pastaj u pėrplasa te njė karrike. Marta K mė tėrhoqi pas vetės dhe unė ndjeva ngrohtėsinė e lagėsht tė trupit tė saj. Atėkohė zgjati dorėn dhe ndezi dritėn. Para meje u shfaq megjithė madhėshtinė e saj piktura qė varej nė mur. Mbeta i shtangur si i goditur nga rryma elektrike. Kėtu, jam unė tha Marta K. unė dhjetė vjet mė parė, jo kjo plaka qė ke tani nė krah. Atėherė isha e re, pshėretiu.
Unė vėshtroja gruan lakuriqe nė pikturė, krejtėsisht i hutuar, pa mundur tė lidh asnjė mendim timin. Ideja e parė ishte se po shikoja Marta K. tė shtrirė lakuriq para meje, se gjoksi, barku, kofshet, pubisi i gruas nė pikturė ishin gjoksi, barku, kofshet dhe pubisi i Marta K, qė qendronte nė kėmbė pranė meje, pothuajse ngjithur aq sa unė ndjeja ngrohtėsinė e trupit tė saj, degjoja frymėmarrjen e saj, tė rrahurat e shpeshtuara tė zemrės. Pata njė dėshirė pėrvėluese ta pėrqafoj Marta K., ta shtrėngoj fort pas vetes, ta puth pambarimisht nė buzė, nė qafė, nė gjoks, nė bark, po aty pėr aty u ndėrmenda se Marta K. ėshtė profesoresha ime dhe leqet e kėmbėve mu ligėshtuan, mu dridhėn.Ndjeva se isha mbuluar me djersė tė ftohta se njė e ngjethur e akullt mė pėrshkoi kurrizin dhe lėkura mu mbulua mė korriza tė imta. Marta K. diēka kuptoi se me tėrhoqi pas vetes dhe tė dy u ulėm ndenjur nė anėn e shtratit. Me kqyri ngulmueshem nė sy. As unė nuk di si ta shpjegoj kėtė pikturė, mė tha. Po fundja kushdi ta shpjegojė vetėn. Njėherė mendova se ka diēka nga L'Origine du monde e Gustave Courbet-it, por shpejt u binda se ėshtė diēka krejt tjetėr, se ajo pikturė jam unė dhe askush tjetėr. Dhe mbi tė gjitha nė atė pikturė ėshtė krejt jeta ime. Nuk e kisha dėgjuar kurrė emrin e Gustave Courbet dhe as dija gjė pėr Origjinėne tij tė botės. I dėshpėruar e krahasova vetėn me njė larvė qė zvarriset nėn njė gjethe tė madhe panje, e pazonja tė mbrohet nga sytė e grabitqareve.
Njė ditė do ta dhuroj ty kėtė pikturė, tha Marta K., ndoshta nė takimin tonė tė fundit. Nuk dua qė kėtė pikturė ta shikojnė sy tė tjerė.
Pas kėtij premtimi u kthye nga unė, zgjati krahėt dhe me pėrqafoi dhe buzet tona gjetėn njėra tjetrėn, nė fillim tė ndrojtura, pastaj vrullshėm, me zjarr, tė papėrmbajtura. Atė natė bėmė dashuri pėr herė tė parė.
Tetori i atij viti erdhi te unė si njė lajm i keq: Antoneta na paskėsh qenė fejuar gjatė pushimeve verore. Thanė se qe fejuar me njė jurist tė ri, qė punonte nė bashkinė e qytetit tė saj tė vogėl familje e mirė dhe djalė me tė ardhme. Kur e pyeten se si mė kishte braktisur ashtu pa pritur e pakujtuar dhe ishte fejuar me njė tjetėr, Antoneta u paskėsh thėnė: Dashnor i mrekullueshem, por burrė pa tė ardhme. Kėto fjalė mė dogjėn dhe mė inatosėn njėkohėsisht. Sillnin veē humbjes sė tė dashurės dhe njė kumt tė keq. U pėrpoqa ta harroja, tir rija sa mė larg Antonetės, sikur nuk e pata njohur kurrė. Po gojėt e liga mė sillnin herė pas here lajme prej saj. Njėherė paskesh thėnė vajzave: Mirė thotė im atė, gruaja ėshtė si pjergulla. Ngjitet lart po u mbėshtet nė pemė tė lartė,po u mbėshtet nė shkurre, thahet e stėrkeqet, merr fund.
Mė erdhi plasja. Doli se isha dhe shkurre. Unė u mbylla nė vete, ndiqja leksionet, u pėrqendrova edhe mė shumė nė studimin e biologjisė detare, e mbusha kokėn me peshq, molusqe, oktapodė, sepie, iriqė, kandilė, gaforre ,karkalecė, kėrminj, ngjala dhe pėrbindėsha imagjinar deti, tė lexuar nė rrėfimete detarėve tė lashtė. Mė nė fund arrita nė pėrfundimin se Antoneta luftėn nuk e bėnte me mua po me veten. Fjalėt e saj mė bindnin se ajo po pėrpiqej tė mėnxirrte nga jeta e saj, tė mė harronte, kundėr asaj ēka ėndrrat i kumtonin nė gjumė.
Tė shtunave pasdite shkoja rregullisht nė shtėpinė e Marta K. qendronim gjatė nė verandė duke biseduar pėr pikturat e saj, por edhe artin nė pėrgjithėsi, dėgjonim muzikė, flisnim pėr letėrsinė, pėr librat e fundit qė kishin dalė dhe pėr poetėt, e ndonjėherė mė fliste edhe pėr idetė e punimeve tė saj tė ardhshme. Ajo mė kishte tėrhequr pa u kuptuar nė botėn e saj dhe unė tashmė pata filluar tė lexoj libra pėr pikturėn dhe pėr jetėt e piktorėve. Nė njė nga kėto tė shtuna, nuk e mbaj mend saktėsisht ditėn, Marta K. me tha se do tė mė bėnte njė portret. Portret, nuk ėshtė fjala e saktė, tha, por do tė bėj njė pikturė ku ti je i gjithi brenda saj.
Aty pėr aty e mendova vetėn duke pozuar pėr Marta K, i shtrirė neshtrat, ose nė kėmbė, (hu gradhi), nė ecje e sipėr, ose tė ulur mbi njė shkėmb, mė kryet tė rrasur mes duarve si mendimtar. Qe diēka e pamundur pėr mua edhe ta imagjinoja. Edhe nė fotografi nuk dilja dot normal: shtrembėrohesha, tendosesha, hutohesha, shpėrqendrohesha, shndėrrohesha, aq sa nė momentin e shkrepjes sė aparatit nuk isha mė unė po dikush tjetėr: fotot e mia mė ngjanin tė huaja, i urreja dhe veē fotove tė detyrueshme tė dokumenteve zyrtarė, nuk mbaja foto tė tjera.
Nuk mund tė bėhem modeli yt, i thashė Marta K. me vėshtrim tė ulur te shputat e kėmbėve tė saj. Nuk mund tė pozoj.
Ajo pikturė mu faneps ditėn qė tė pashė pėr herė tė parė nė sallėn e leksioneve, pėrse duhet tė pozosh, tha Marta K. Mori dorėn time mes duarve tėsaj tė djersitura dhe shtoi: Pothuajse e kam mbaruar.
Marta K. ktheu kokėn nga mali qė kishim pėrballė verandės dhe treti vėshtrimin larg, nė skaj tė horizontit, sikur atje tė fshiheshin sekretet e pikturave tėsaj, sekreti i pikurės time. Atė ditė kur tė pashė pėr herė tė parė shtanga,tha Marta K. Pata njė zgjim hormonesh, njė zgjim qė nuk e pata provuar kurrė. Papritmas heshti, sikur u pendua pėr ato qė tha.
Nuk po kuptoja asgjė nga ato qė thoshte. Si mund ta kuptosh se ēfarė e bėn njė mashkull tė veēantė e tė papėrsėritshėm nė sytė e njė femre?! Nuk dija asnjė pėrgjigje. Dija vetėm se Marta K. pėrsėriste shpesh: Hormonet nuk gėnjejnė.
Pas asaj mbrėmjeje nė verandė mendoja shpesh se si mund tė isha unė nė pikturė: kur shihesha nė pasqyrė, ndėrsa rruhesha, nė dush, ndėrsa fėrkoja trupin me sapun (nė pasqyrėn e ngjitur pas derės sė dushit, shikoja trupin timnėn bashkat e shkumės) i shtrirė nė shtrat nė dhomėn time tė gjumit, gjithnjė imagjinojapikturėn time, ēdo herė nė njė variant tė ndryshėm dhe nė fund tė fundit asnjėri nuk ma mbushte mendjen dhe as avitej kund, me pikturėn qė Marta K, as kur u sėmur dhe e mori vesh se do tė vdiste, nuk ma tregoi.
Unė dhe piktura ime mbetėm tė ndarė, ajo nė bodrumin e Galerisė sėArteve, unė gjithmonė dikund tjetėr, ajo nė jetėn e saj, unė nė timen. Gjithsesi me dukej sikur piktura ime dinte gjithcka per mua, ndėrsa unė nuk dija asgjė pėrtė. Kur zbulova thinjėn e parė nė flokė, e pėrfyturova dhimbjen qė u shfaq nės ytė e piktures. Pastaj thinjat e shtuan si njė bar i keq nė kopėsht, fytyra u plasarit si tokė e zhuritur nga zhegu, qafa u anua pėrpara, kurrizi filloi tė tkurrej e tė kėrrusej, gjunjtė nuk ishin mė aq tė sigurtė e dridheshin herė pashere nėn peshėn e trupit qė ēdo vit bėhej mė i rėndė. Piktura dhe unė ecnim nė kahe tė kundėrt, aq sa kurdo qė tė shiheshim me siguri nuk do ta njihnim njėri-tjetrin dhe me e keqja, burri i pikturės do tė zhgenjehej prej meje, ose edhe mund tė mė mohonte. Nė njė farė mėnyre e konsiderova fat, qė piktura u mbajt e paekspozuar pėr shumė vite, pėr arsye tė panjohura pėr mua, po edhe pėr disa kritikė arti qė herė pas here shkruanin pėr tė. Kur mė nė fund u dha lajmi se piktura e Marta K. do tė ekpozohej kėtė tetor, u pushtova nga paniku, edhe pse askush i gjallė nuk do tė krijonte njė lidhje midis meje dhe pikturės. Si do tė ishte vallė takimi ynė i parė pas kaq vitesh?, e pyeta vetėn. U ndjeva keq, i humbur. Ah,Marta K, thashė me vete, nė paqe tė pushoftė shpirti, ta dish se nė ētelasheme ke futur? Pyetje tė shumta mėmundonin. Si do tė ndjehet ai tjetri nė pikturė pėrballė meje? Jemi apo nuk jemi i njėjti burrė? Cilin deshi mė shumė Marta K, mua, apo burrin nė pikturė?
U ktheva dhe kqyra pikturėn qė mė pati dhuruar Marta K. si pėr ti kėrkuar ndihmė. Nė pikturė Marta K. e kishte fshehur fytyrėn, por trupi i saj i gjallė, i shtrirė nė atė shtrat me ēarēafė tė rrudhosur, si pas njė nate tė gjatė dashurie, fekste njė dritė tė trendafiltė dhe njė kundėrmim lulesh tė egra mbushi mushkėritė e mia, madje pandeha se dėgjova njė klithmė, njė zė tė largėt e misterioz, qė diē u mundua tė mė thoshte. Diku tutje nė thellėsi tė pikturės mu duk se dallova hijen time tė dikurshme, hijen e fytyrės time tė humbur.
Atėherė, i lehtėsuar, shkova tė rafti, nxorra kostumin mė tė mirė, kėmishėn e bardhė, zgjodha njė kravatė tė kuqe dhe i vura mbi karrike, sikur pas pak dotė nisesha pėr udhė. Ndjeshesha i ngazėllyer, pothuajse tridhjetė vjet mė i ri, krejt si ai burri i pikturės. E di se kur tė shihemi nė Galerinė Kombėtare, burrit nė pikturė do ti ngjaj me njė zotėri province, qesharak nė elegancėn dhe pėrkujdesjet e tij, por, tekefundit, ne smund ta shmagim njėri-tjetrin. Njė histori dhe njė emėr gruaje na kanė lidhur pėrjetėsisht
Krijoni Kontakt