GURI


Guri tėrhjekė randė n'at jetė. Bindja e nderimi i shqyptarėve ndaj gurit janė tė pėrhapuna nėpėr tė katėr anėt e Shqypnis, por sidomos nder Malėsi.

... nė ēdo pleqni e gjygj kryet e vendit e xen guri.

Ja merrma gurin, ja m'a lėsho!" thone nder pleqni.

- "Merre gurin e banem Bé"

- "Merre gurin e fole e 'daje pleqnin e gjygjin".

Kur dikush dėshironte me kalue ujėt e lumit tė Matės, merrte nji gur, e vinte nė sup dhe hynte n'ujė, sepse besonte qė ai do t'a pshtonte nga mbytja dhe se do t'ia lehtsonte mundimin e ēamjes s'ujit. Veē ksaj, nāna qė nuk i rrnonin fmijėt, merrte nji gur me peshė tė pėrafėrt me at' tė fmijės, tue besue se kshtu ai fmijė do tė rrnonte. «Bčja nė gur» ishte nji nga mā tė rāndat. Kjo «Bč» njihej edhe nga Kanuni si bč e ligjshme dhe fort e rāndė. Nji bč e kėtillė bahej vetėm nė raste tejet tė veēanta, kur shqiptarėt druheshin nga ndonji rrezik i madh. Nė keso rasash, pėr me mbajtė larg rrezikun, ata lidhnin bé ne gur. «Mbas fjalės sė Plakut, ēohet ndokush prej djelmėsh e shkon me gjet nji paperdhok (gur tė vogėl, tė rrumbullakėt e tė fort. Tė pruemit gurin, ēohen mbė kambė tė gjith edhe rreshtohen rreth e rrokull si nė valle, ashtu qi mjedisi i vendit tė jet pa njeri. Atbotė Plaku i katundit hin nė mjedis me at gur nė dorė, edhe ja nep atij qi rrin ma i mrami kah djathta, qi ti xaan fill bčn e katundit. - kjo bč bahet me kėt mendyer. Aj qi e man gurin e ven mbė shuplakė tė dorės sė shmajtė e tuj e prekun me tė djathten betohet tuj thanė.

"Pėr kėt tė mirė tė Perendis e si bafsha mė ndihmoftė! Se as unė e as kush i shpis s'eme pėr t'i dalė beset katundit nuk kena!" Si tė betohen tė gjith, ma sė mramit e merr gurin Plaku i katundit, e betohet edhe ky si gjith tė tjerėt; porse nė mbarim tė bčs ky kto fjalė i shton: "Aj qi e theftė kėt bč, theftė qafen si unė qi e lėshoj kėt gur!" Edhe e lėshon gurin nė toke nė mjedis e ndźr sy tė t'anve. Tė gjithė pėrgjigjen: "Ashtu kjoftė". Paskėtaj, gurin mbi tė cilin asht ba beja, Plaku i katundit e merr dhe, ose e hedh nė hatullat e shpisė, ose e fut nė dhč. Flakja e ktij guri do konsiderohej nji faj i rāndė. Ndersa hedh gurin midis krerėve tė fisit, malcori thotė: "Pėr gur e pėr kyt kryq", pra pėrmend fillimisht gurin.

Rron edhe ne toponimķ, si "Guri i Bčsė"

«Beja e Malevet tė' Shqypnis asht dy mndyrėsh: beja mbė "gur" me Kanu; beja mbė kryq a mb' Ungjill. Beja mbė "gur " kah kanuja asht ndėr ma tė randat e ma tė mndershmet be, qi njef Shqyptari i Malevet. Kanu asht qi, po desht me u dlirė prej njij zhgarkimi mohuesi, do tė bajė be a mbė "gur", a mbė kryq e Ungjill... Betė mbė "gur" bahen: per me u dlirė prej njij zhgarkimi; per me u lidhė me besė kundra hjeksive e tradhtive tė vendit; per me u ndejė gadi me u ba ball kercnimeve e rreziqeve tė perbashkta... Beja "nėgur" ka mbetė qysh motit. Per "gur" kėtu mirret vesht njaj gur trekindsh me tri bira, qi mbate nji terezi, me tė cillen peshojshin dyllin e qirive, qi kishin menden me ēue te Kisha.» Beja me gur ėshtė solemne. Kush betohet mbi gur, do tė ngurtėsohet nėse e shkel betimin e tij (zanat e kanė fuqinė e vėshtrimit qė ngurtėson). Gjenden murana aty ku dikush ka qenė vrarė pėr gjakmarrje. Dhe hidhen gurė pėr tė lehtėsuar lodhjen – (me lanė pritesėn).

Guri mbi tė cilin bėhej beja ndoshta nė fillim ka qenė njė gur varri nėn tė cilin do tė varrosej njeriu qė bėnte benė. At Kur dikush donte t'i kėrkonte borxhin dikujt qė kishte vdekur, ai shkonte te varri i tė vdekurit, i hiqte njė gur, e vinte mbi krahun e tij tė djathtė dhe i binte rrotull varrit tri herė, duke thėnė: "Kėrkoj shumėn [...] nga ky i vdekur. Nė gėnjej, rėndofshin mbi mua gjithė dheu dhe gurėt qė rėndo-jnė mbi tė dhe gjithė dheu e gurėt qė ai ka shkelur." Atėhere kėrkesa i plotėsohej. Po tė gėnjente, ai do tė kthehej pas vdekjes nė lugat (shih) ose dhampir (shih). Gurėt janė pėrdorur edhe si shenja nė rrugėn ndėrm-jet varrezave dhe fshatit, pėr tė ndihmuar tė vdekurin qė tė gjente udhėn pėr nė shtėpi, sidomos gjatė festės sė Shėnkollit (shih) mė 6 dhjetor. Nė mjaft raste, gurė tė mėdhenj dhe shkėmbinj nė male quheshin tė shenjtė. Nė malin e Ēipinit nė Labėri, fshatarėt i shpinin dhent e dhitė tė kalonin nėpėr njė tė ēarė shkėmbi, me mendimin se kėshtu ato do tė ishin tė mbrojtura nga sėmundjet nė kullotat verore. Njė vend tjetėr i shenjtė ishte Guri i Biruar nė Kaēanik tė Kosovės. Mendohej se kush arrinte tė shihte rrezen e diellit, kur depėrtonte nėpėr atė vrimė nė shkėmb, bėhej i fortė si shkėmbi dhe nuk e zinin sėmundjet. Fuqi magjike i visheshin edhe Gurit tė Sokolecit, afėr Kalishtit (Gostivar) nė Maqedoninė perėn-dimore. Pelegrinazhet te ky gur, sidomos tė Enjteve (shih) nė pranverė, sillnin fat, pjellori dhe shėndet tė' mirė, etj. Fuqi tė tilla i visheshin edhe Gurit tė shpuem, afer Leshnicės sė Epėrme (Tetovė), Gjurit tė shpuet, afer Merovės (Tetovė), si dhe Gurit tė grave, afer Simnicės (Gostivar).

Me kultin e gurit lidhen njė sėrė ritesh popullore siē janė: betė, faljet nė vendet e shenjta; gjithashtu ruhet edhe besimi pėr gurin e pragut tė derės etj. Beja mbi gur ėshtė shprehur edhe nė kanunin e Lek Dukagjinit.38 Nė shumė raste njerėzit betohen: “Pėr atė gur!”, “Pėr gurin e pragut!”, “Mos e kapėrcefsh gurin e pragut!” etj. Kulti i gurit haset edhe nė formėn e besimit. Kėshtu, besohet nė Labėri, nė Gostivar, Tetovė, Kosovė etj.39guri ėshtė pėrdorur gjerėsisht edhe nė folklorin shqiptar nė gjithė hapėsirėn etnike. Nė vargjet e kėngėve popullore dėgjohen shpesh: “Kam themelin tek ky gur/ besa jam shqiptare e se ul flamur”.


"Trashigime Thrako-Ilirjane", f. 36-37

Codice di Lek Dukagjini ossia diritto consuetudinario delle montagne d’Albania (pėrk. P. DODAJ) Romė 1941. 533-537

Pipa nė diksionerin francez/ Mitologjia shqiptare me zana e djaj, por pa zota. - Pėrktheu nga origjinali (nė frėngjisht): Nedret Kalakulla (Gjeēovi, "Kanuni" 534; ĒABEJ, EQREM, “Albanische Volkskunde “ te Südost-Forschungen XXV (1996): 333-87 (pėrmban njė listė pothuajse tė plotė tė hyjnive dhe tė monstrave).

Shyqri Hysi - Kulte tradicionale shqiptare (Maximilian Lambertz-it (1882-1963); Gjeēovi)