Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Propaganda komuniste - Ismet Toto

    Propaganda komuniste - Ismet Toto
    Propaganda komuniste
    nga Ismet Toto

    Nė ēdo vėnd tė botės mund tė ketė njė farė llogjike dhe njė farė arsye qėnieje lėvizja komuniste dhe propaganda relative e saj. Pėrveēse nė Shqipėri. Dhe nė realitet, nė Shqipėri nuk ka njė lėvizje ose propagandė komuniste nė ndonjė kuptim serioz. Po ka disa njėrės, sadopak, tė vjetėr e tė rij, qė, tė dehur nga letteratura ose si i thonė ata vetė, nga “dialektika materialiste”, nuk lėnė rast pa thėnė ndonjė fjalė ose pa zhvilluar ndonjė princip nga ata qė supozojnė ērregullime, anarki dhe pėrmbysjen e sistemit shoqėror.

    Dhe kėtė punė nuk e bėjnė aspak ata intelektualė tė zhvilluar mirė dhe qė i dinė mirė punėt, e qė kanė tendenca tė mėngjėra, po e bėjnė gjysmakėt qė nuk njohin siē duhet as filosofinė marksiste, as atė kapitalisten, as edhe problemet, gjėndjen dhe hallet e vėndit tonė. E bėjnė ata pak vetė qė i kanė fare tė trubullta ato pak mendime, qė kanė nė krye dhe duke mos ditur as ata vetė se ē’duan dhe ē’ėshtė e arsyeshme dhe e mundur tė duan, janė zhytur nė letraturėn socialiste dhe ėndėrrojnė, nėpėr atė, njė botė tė lumtur, e cila nuk mund tė realizohet kurrė.

    Kėta njerėz njihen, sepse nė Shqipėri i njohim dhėmbėt njėri-tjetrit. Ndoshta ka dhe asish qė njihen fort pak. Sidoqoftė na do tė flasim pakėz qartė sot dhe tė gjithėve. Do t’u themi sinqerisht atė qė mendojmė, si njerėz dhe si shqiptarė.

    Do t’u themi se ajo qė nuk ka vėnd nė Shqipėri, ėshtė propaganda komuniste. Dhe kėtė u a themi jo doemos nė bazė tė ndonjė parimi antimarksist, por kryekėput nė pajtim me dialektikėn e tyre. Sepse marksizma supozon tė ekzistojė njė klasė e madhe puntorėsh tė organizuar. Dhe kjo klasė puntorėsh tė ketė dhe atė, qė quhet ndėrgjegje klase dhe tė ketė vullnet dhe mundėsi pėrpjekjeje pėr tė ardhur nė fuqi.

    Dhe nė Shqipėri, pra, qė s’kemi as industrira, as klas punėtore tė organizuara etj., nuk ka aspak vėnd teoria marksiste, veēse tė qėndrojė nė disa tru tė sėmura, si njė dokument i gjallė epilepsie mendore pėr kėta tė pafat.

    Nėqoftė, pra, siē thonė komunistėt dhe principet e tyre, se bota e gjithė njė ditė do tė bėhet komuniste, (punė qė edhe mė optimistėt e tyre e parashohin pas njė shekulli) na themi se vėndi ynė, do tė jetė njė nga mė tė mbramit, qė do mundė tė pėsojė pėrmbysjen komuniste. Kjo ėshtė kaq e thjeshtė, sa s’do asnjė shkoqitje.

    Shtojmė se pa u bėrė gjithė Europa komuniste, ne shqiptarėt, edhe sikur tė bėhemi qė tė gjithė njė milionė Leninėr, prapė se prapė Shqipėrinė s’e bėjmė dot bollshevike dhe i vetmi rezultat i ēdo tentative do tė ishte, qė tė hamė disa grushte solemne, qė tė na vijė mėndja rotull.

    Edhe kjo ėshtė fare e thjeshtė dhe e kuptueshme, sa s’do asnjė shkoqitje.

    Atėhere si justifikohen ata njerėz qė bėjnė propagandė komuniste nė Shqipėri? Dhe cili do tė ishte rezultati llogjik i aktiviteteve tė tyre?

    Ata nuk justifikohen veēse kėshtu: janė kalamaj nga trutė, s’dinė ē’bėjnė, ku rrojnė, s’njohin thellė as teorinė marksiste, as gjendjen e botės jo marksiste; janė kalamaj qė dehen me ėndėrra qė s’kanė asnjė posibilitet realizimi.

    – Konsekuencat?

    Ato i dimė. Aktiviteti i tyre njė ditė nga ditėt do tė mėrzitė shoqėrinė, nacionalistėt dhe qeveritarėt e vėndit. Kjo shoqėri, kėta nacionalistė dhe kėta qeveritarė do tė shtrėngohen tė kundėrveprojnė. Dhe besoj se nuk ka njeri qė do tė dyshojė se ai qė do tė hajė dru nė kėtė mes, janė bash ata kalamajt komunistė, qė duke mos ditur se ē’bėjnė, i sjellin dėm qetėsisė sė vėndit dhe shumė mė tepėr dėm vetes sė tyre.

    * * *

    Thamė se do tė flasim qartė dhe sinqerisht. Ashtu bėmė. Tashti na duhet tė themi edhe nja dy fjalė, para se ta mbyllim kėtė bisedė, e destinuar vetė prej natyrės sė saj tė jetė e shkurtėr: detyra e ēdo njeriu qė lindi e u rrit shqiptar dhe flet gjuhėn e kėtij vėndi, ėshtė tė bėjė ē’ėshtė e mundur pas fuqive tė tij, dhe me njė kuptim tė thellė tė konditave dhe tė realitetit tė sotėm, pėr tė ndihmuar kėtė popull, pėr tė forcuar idealet e shenjta tė atdhedashurisė dhe tė vėllazėrisė kombėtare.

    Ata qė me aktivitetin e tyre venė kundėr kėtyre dy qėllimeve, bėjnė, ndėrgjegjėsisht ose jo, tradhti nė kuptimin mė tė plotė qė ka fjala. Tradhti nuk ėshtė vetėm tė ikėsh nga balli i luftės. Tradhti ėshtė edhe kur mbjell farėra, qė janė kundėr interesave tė kombit dhe gjallėrisė kolektive tė popullit. Kėshtu duke qėndruar punėt, ne nuk do tė ēuditemi aspak, kur njė ditė, si ē’tha dhe vetė z. Kryeministri, tė funksionojė ligja pėr faje politike kundėr atdheut, mbi ata njerėz qė venė kundėr interesave tė vėndit.

    Njė klimė e fortė nacionaliste, njė riorganizim shoqėror, njė disiplinė dhe rregullim i tė gjitha klasave tė popullit dhe interesave tė tyre, njė veprimtari e fuqishme drejt oksidentalizmit, kjo ėshtė Shqipėria ideale.


    Ismet Toto, Arbėnia, 1936.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Do Not Tread On pėr postimin:

    Pinxhuku (13-08-2014)

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •