Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rënia në peshë, ja oraret më të mira për të ngrënë

    Rënia në peshë, ja oraret më të mira për të ngrënë


    TIRANE - Tashmë, është vërtetuar se ngrënia me orar ndihmon shumë në rënien në peshë. Por cila është arsyeja?

    Sipas “kronobiologjisë”, e cila është dega e shkencës së dietologjisë që studion ritmet biologjike të organizmit, studimet kanë evidentuar faktin se nëse njerëzit ushqehen në kohë rreptësisht të përcaktuara, organizmi reagon sipas “orës biologjike”, d.m.th. në këto kohë organizmi përgatit procesin duke rritur metabolizmin, prodhohet sasia e duhur e lëngjeve në stomak, niveli hormonal ndryshon, etj. Kjo pasi në organizëm ekziston gjithmonë një kohë e duhur për të bërë diçka, në mënyrë që efikasiteti i saj të jetë maksimal.

    Nga një studim i kryer në Angli me 1000 persona, u vu re që ngrënia sistematike në oraret e përcaktuara bëri që këta persona të bien në peshë pas një periudhe relativisht të shkurtër.

    Oraret më të mira të ngrënies nuk përjashtojnë vaktet e ndërmjetme, por edhe ato duhet që të konsumohen në kohë plotësisht të përcaktuara. Gjithashtu është e këshillueshme që të mos lihet asnjë vakt pa ngrënë, sidomos mëngjesi, madje mungesa e ngrënies së mëngjesit i çon shumë njerëz drejt mbipeshës. Por si duhet të jenë oraret e ngrënies dhe marrja e kalorive sipas vakteve?

    Mëngjesi:
    Orari: 7:00 – 7:30
    Shpërndarja e kalorive:
    35% të kalorive ditore. Kjo sepse e kemi ditën përpara, kështu që na nevojiten kaloritë e domosdoshme për aktivitetet jetësore. Në mëngjes rekomandohen ushqime të pasura me karbohidrate (por jo sheqerna sintetikë), kryesisht të marra nëpërmjet drithërave. Karbohidratet janë jetike për funksionimin e aktivitetit të muskujve dhe të trurit.

    Dreka:
    Orari: 12:30 – 13:00
    Shpërndarja e kalorive:
    40-50% të kalorive ditore. Gjatë drekës, duhet të konsumohen ushqime me karbohidrate dhe proteina, pasi dreka përbën vaktin kryesor të ditës, për shkak të aktiviteteve të përditshme që kryhen përpara dhe pas kësaj.

    Darka:
    Orari: 18:00 – 19:00
    Shpërndarja e kalorive:
    Jo më shumë se 25% të kalorive ditore. Darka duhet të jetë e orientuar kryesisht me ushqime të pasura me proteina bimore dhe shtazore (perime, fileto pule, peshk, vezë, nënproduktet e qumështit, etj.).

    Përveç rënies në peshë, edhe studime të tjera të bëra në këtë fushë kanë treguar se ngrënia në orare fikse përmirëson shumë performancën e organizmit, duke siguruar nivele të kontrolluara të sheqerit në gjak, aktivitet normal të zemrës, parametra normalë të tensionit të gjakut, nivel të duhur të prodhimit të hormoneve, energji e shtuar fizike dhe mendore, etj.

    (er.nu/shendeti/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/teknologji/...ne-203527.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Rënia në peshë, ja oraret më të mira për të ngrënë

    Bukur. Jam vone vetem me mengjesin dreken e darken I hame me kohe sipas ketij studimi. Dhe e prishim orarin shume shume rralle. Kjo do te jete arsyeja pse nuk trashem me gjithe sasine qe ha
    AUTOCHTHONOUS

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Rënia në peshë, ja oraret më të mira për të ngrënë

    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    Bukur. Jam vone vetem me mengjesin dreken e darken I hame me kohe sipas ketij studimi. Dhe e prishim orarin shume shume rralle. Kjo do te jete arsyeja pse nuk trashem me gjithe sasine qe ha
    me kete qe ke thone,

    ke nderu veten, lagjen dhe tan berlinin....lol

    p.s

    se mos rresh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Rënia në peshë, ja oraret më të mira për të ngrënë

    oj grari...evitoni gjerat qe ju shendoshin si:
    -pasqyra
    -peshorja
    -fotografite
    e do te me kujtoni edhe pas vdekjes ....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Rënia në peshë, ja oraret më të mira për të ngrënë

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    me kete qe ke thone,

    ke nderu veten, lagjen dhe tan berlinin....lol

    p.s

    se mos rresh
    Betohem qe po them te verteten dhe vetem te verteten. Gjithsesi kjo do te vleje vetem deri kah fundi i gushtit. E kemi ujdise orarin sipas qejfit se kishim kohe mjaft. Tani e tutje shohim e bejme.
    Ndersa ajo me sasine nuk me ben dhe aq nder. Nje grua qe ha shume s' eshte dhe aq per tu nderu apo jo?! Rrnofte metabolizmi perndryshe vaj halli.
    AUTOCHTHONOUS

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Rënia në peshë, ja oraret më të mira për të ngrënë

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    oj grari...evitoni gjerat qe ju shendoshin si:
    -pasqyra
    -peshorja
    -fotografite
    e do te me kujtoni edhe pas vdekjes ....
    Pa keto tria edhe ben. Mire qe s' ke thene evitoni cola-n. Pa te s' bej dot
    AUTOCHTHONOUS

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •