Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    HEARTBREAKER
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    Florida,USA
    Postime
    9

    Nen dhimbjet e jetes!!!! ( Nese nuk keni kohe mos klikoni ..)

    Kete tregim e kam shkruar per nje njeri shume te shtrenjte ,kushuriren time....pasi ajo me kish treguar shume nga historia e saj ,mu duk sikur kisha perjetuar cdo gje vete, dhe vendosa te shkruaja keto rreshta duke ja perkushtuar asaj...


    Mbi xhamat e akullta filluan te rreshqisnin ca pika shiu.Te trembura perplaseshin me dhimbje ne strehen e drunjte,pastaj ato perpeliteshin me dhimbje mbi siperfaqen e lemuar te xhamave,derisa dergjeshin ne pellgun e vogel te krijuar ne dritare.
    Ajo mbeshteti buzet mbi xhamin e ftohteduke lene aty formen e tyre.Bulzat e ujit rreshqiten mbi to pa munduar ti demtonin.I pelqente te shetiste nen pikat e shiut edhe megjithese ai i ngjallte trishtim.Doli perjashta me celesat ne duar.Ju duk e arsyshme te bridhte me miken e saj te shtrenjte, makinen. Hipi e nxituar e njomur nga shiu, dhe trupi i dha lehtas nje dritherim.Mbas disa minutash u gjet ne parkun e saj te shtrenjte.Filloi ta shijonte ate pamje madheshtore pertej xhamave te makines,edhe pse fshireset e saje besdisnin paksa.Shiu vazhdonte te binte tani edhe me shume.Vendosi te dilte nga makina .U ul ne stolin e saj te shtrenjte, atje ku qe ulur per here te pare me mikun e saj.Atje vinte ajo perhere , edhe megjithese ai nuk e dinte.Gjithmone kur ajo ndihej e trishtuar,kur ndodhej bosh brenda shpirtit saj te madh.Shiu binte pa pushim, pa pyetur se ajo po lagej e po tkurrej nen gjemimete tij.Lotet tashme qen bere nje me shiun.Ajo vetem imagjinonte perseri skenat e kaluara.Ju afrua bordures prane detit.Ai qe bere blu ,i erret, kishte marre nje pamje te frikshme.Ajo afrohej akoma e me teper, duke iu lutur atij me nje ze te cjerre:" me merr me vete ne thellesine te nde te pafunde". Filluan t'i kujtoheshin bisedat qe kishte bere me mikun e saj dhe tek tuk dukej ndonje buzeqeshje e thare ne buzet e mavijosura.Pastaj papritur filloi te vraponte dhe duke qeshur kthente koken prapa duke imagjinuar mikun e saj, si dikur ta ndiqte nga pas .Por ai ishte me i shpejt se ajo. E rroku ate nga mesi e ngriti ne ajer duke e puthur ne faqe.Te dy qeshnin si femij nen gjurmet tek makina .
    Ndenjti e shtrire me dite ne krevat, e keputur nga semundja.
    Nje zile telefoni e zgjoi nga gjumi ne mengjesin e trete.Ishte miku isaj.Si cdo mengjes ai kerkonte ti thonte i pari"mirmengjes" , dhe ajo si gjithmon e ngacomente me fjalet e saj provokuse " tani eshte dreke , nuk eshte mengjes"..pastaj degjoheshin zenkat gazmore deri tek qeshjet.Ajo i kerkoi te dilte me te , diku .. ne nje vend qe ajo enderronte.U vesh me veshjet e saj provokuse, si gjithmone. Nga larg u degjua zhurma e nje ,motorri , dhe me pas ai u ndodh pran kembeve te sj.Mbas nje kercimi ajo u gjend ne shpinen e tij.Shtrengoi krahet e saj te vogla rreth trupit e tij te gjere.Ai vuri doren lehtas mbi kemben e saj duke i dhene gaz motorrit.Rruga ishte e gjate e lodhshme.Here pas here ndalonin neper semafor.Ajo filloi ta ngacmonte lehtas mbi gjoks.Ai vepreonte me duar per te ndaluar ngacmimet e saj.Ajo filloi perser, dhe kesaj here me ashper.Ai qeshi.Shkeputi te dyja duart nga motorri ,kapi duart e saj dhe i mbeshtolli rreth trupit te tij..Ajo e frikesuar filloi te cirrej ne veshin e tij. Ai qeshte dhe uluriste si i marre"I Love You , I love you".Per minuta te tera ai po e ngiste motorrin pa duar.Njerzit nga dritaret e makinave po prisnin si te shastisur castin e renies .gje qe s'mund te ndodhte kurre , pasi fundi i dashurise tyre nuk ishte aty.Ai qeshi , dhe duke i vene duart ne timon , i dha gaz motorrit dhe u zhduken ne autostraden pafund.Mbas disa minutash ai u kthye ne nje rrugice qe i nxorri ne nje pyll ose park te mrekullushem.Ajo veshtrimin e mbante vetem lart sikur donte te gjente fundin e pemeve te larta.Me pas , te kapur perdore zbriten nga nje koder e vogel qe i nxorri buze nje bordure prane detit.Ajo u afrua duke zgjatur doren drejt thellesise se ujit.Ai iu afrua dhe e shtrengoi nga mesi duke dashur ta trembte.Ajo e frikesuar u hodhe ne krahet e tij.Te dy filluan te qeshnin duke shtrenguar njeri tjetrin.Te lodhur nga lodrat e shumta , te dy u ulen ne nje nga kolovajset e parkut.Ajo vendosi koken mbi gjoksin e tij dhe filloi te tregontegjerat e cuditshme qe krijonte truri i saj.....
    Ajo i thonte qe donte te rrinte vetem ne nje shtepize pre xhami , ne bregune detit.
    - Si ka mundesi -pyeti ai- ti te rish vetem, ti sikur me do?
    -Te dua - shtoi ajo-por jam e lodhur nga fjalet, pytjet , njerzit jeta , muzika , nga cdo gje njerzore.Dua te dergjem atje e vetme me detin dhe cicerimat e zogjve- vazhdoi ajo , duke kerkuar ndiese me sy.Ai filloi ta perkedhelte ne faqe duke i thene
    - Ti kurre nuk do te shkosh larg meje.
    Ajo buzeqeshi vrazhde duke thene:-
    -Po duro edhe disa dite kur une do te shkoje shume larg teje..Ai shtangu.Ajo nxorri nga xhepi biletat e avionit duke i shpjeguar qe i duhej te ikte ne vendin e saj, pasi do te takonte krijesen esaj te cmuar.Lotet e saj tregonin padurimin e ardhjes se momentit kur krahet e saj do te rroknin vogelushin e saj tashme te rritur.Ai e shtrengoi pas gjoksit te tij duke i belbezuar me zerin pothuajse te mekur.:
    -Po mua do t'me harrosh ?
    Ajo u kthye nga ai , e shikoi ne sy , pastaj e puthi fort, shume fort ne buze duke shtuar:
    Deri ne momentin e fundit qe shpirti do te me dale , Jo, me pas do te kthehem ne zog qe kengen time te degjosh.
    - Ela mjfat me keto budalliqe - e nderpreu ai . Ajo gjithmone i thoshte se i dukej se do te vdiste e re....Ai gjithmone e ndrepriste...
    - Ndoshta nuk do te kthehem me kurre.- vazhdoi ajo- e shoh qe casti po afrohet, - vazhdonte ajo e perlotur pa pyetur qe i shkaktonte dhimbje edhe atij.AI u hodh i nevrikosur nga stoli duke iu drejtuar asaj.Ti duhet te kthehesh, ti e di qe nuk kam dashur askend sa ty,
    -Mund te me duash me pas- shtoi ajo duke e cmendur me keq ate.
    -Ti duhet te mendosh e dhe per femijet e tu - shtoi ai duke dashur te ndalonte mendimet idiote te vajzes.- mendo per ato , ato kane me shume se kushdo tjeter nevoj per ty.Mendo per vajzen, ajo do te rritet dhe do te kete nevoj per...
    -Taniiii - ulurit ajo - ala nuk e kupton qe une kam qene e keqe.??
    S'eshte e vertete - mohoi ai , duke kapur grushtet qe goditnin gjoksin e tij.Ajo shpertheu ne te qara...ai e shtrengoi fort duke i pershperitur ne vesh:
    -Jo Ela , ky eshte vetem mendimi yt , ne te gjithe te duam e te vleresojme....
    * * * *
    Perpara se te hipnin ne motorr , ai e pushtoi ne krahet e tij te fuqishem duke i thene:
    _ Te dua shume , shume , me tper se cdo gje ne kete bote- pastaj e puthi duke i vene kokoren qe ajo e urrente aq shume.
    Kaluan dite dhe casti i tmershme erdhi.Ajo u duk tek puna e tij me nje pako ne dore.
    - ketu ke dhuraten e Krishtlindjeve , - tha ajo duke i zgjatur atij pakon dhe nje trendafil .Ai filloiu te shikonte i cuditur trendafiln .
    - Eshte nje gonxhe qe me perfaqeson mua- tha ajo - dhe bulzat e ujit lotet e mij vazhdoi ajo duke e puthur ate lehtas ne faqe.Ai qendronte i heshtur.Syte i kishin marre vertet ngjyrene atij detit te frikshem .Ajo u nis ftohtas per tek makina. Ai kthehu koken me shpejtesi per te kapur veshtrimin e saj.Pastaj shtrengoi syte forte, sikur donte te ndalonte lotet. Eles iu prene kembet, kthehu koken dhe pa Tanin me syte e perlotur.Vrapoi me shpejtesi drejt tij.Ai hapi krahet duke e ngritur lart.
    Pastaj e shtrengoi Elen ne gji duke dashur ti fshihte lotet qe rreshqiten ne kurrizin e saj te zhveshur.
    - Cdo gje do kaloi mire - tha ai per te zbutur situaten..Ajo u largua tek makina e saj. AI futi koken ne xhamin e hapur, e rroku ate per qafe, mbylli syte , dhe filloi ta puthte.Kishte frike ti hapte syte.I dukej se kurre s 'do ti' puthte me ato buze, i dukej se do i humbiste pergjithmone.Ajo e shtyu lehtas duke i fshire lotin qe i kishte rreshqitur atij pa e vene re.
    - Te dua shume - tha ajo duke u larguar.Ai i drejtoi gishtin tregues, qe ishte simboli i shenjes se tyre.Ajo simbolonte gishtin qe putheshin nga buzet e njerit dhe drejtoheshin ne buzet e tjetrit.Ajo ishte puthja e tyre nga larg.Ajo nxorri gishtin gjithashtu dhe u largua duke i dhene gaz makines.
    Kaluan me shume se dy jave, kur Tanit i erdhi nje zarf i trash qe mbante emrin e saj.I cuditur shqeu zarfin .Ne toke rane nje tufe letrash.I mblodhi ato dhe per pak minuta u gjend ne parkun e tyre. U ul ne kolovajsen e vjeter ku kehe me pare kishin qene bashke...
    Ajo i shkruante cdo gje me imtesi.I tregonte per castin e shumpreitur kur ajo kishte pare lepurushin e saj.Ai lexonte letrat duke buzeqeshur lehtas.Ajo i tegonte per rruget , shoqet,shtepine ku ishte rritur...cdo gje,.
    Shtrengoi grushtet kur ajo i kishte kushtuar disa vargje atij.I thonte se e kishte marre mailli shume, i mungonte gjoksi i tij, ku ajo vendoste koken sa here qe ndihej keq,..Ai shtrengonte syte duke dashur te ndalonte lotet.Nuk kaloi shume dhe ai shtangu.Nuk pa me daten e dites tjeter.Kishte kaluar me shume se 4 dite kur nje dore tjeter kishte shkruar ne ditarin e saj.Syte iu erren.U ngrit ne kembe duke u munduar te qetesonte veten.Personi i drejtohej atij ne emer.Nga rreshtat e meposhtme kuptoi qe ajo ishte nje shoqe e saj. Fletet i rane ne toke.Filloi te uluriste...
    - Joooooooo , jooooo, s'eshte e vertet,keto jane vetem fantazite e saj- cirrej ai si i cmendur.Lotet filluan te lagnin letrat e zhubravitura.Vajza i shpjegonte se Ela kishte pesuar aksident me makine, dhe nuk kishte mundur te mbijetonte me shume se 12 ore Gjate kesaj kohe ajo i kishte shpjeguar per te.I ishte lutur ti dergonte atij ditarin e saj te shtrenjte, duke i thene atij qe ajo e kishte dashur deri ne momentin e fundit kur shpirti i saj kish shkuar lart ne qiell.
    -Do te doja qe ai te ishte ketu dhe une te vendosja koken mbi gjoksin e tij , si gjithmone kur ndihesha keq.. -kishin qene fjalet e saj te fundit...
    ****
    E kaluara eshte si nje foshnje ,qaramane qe edhe na merzit edhe na dhimbset......

    Qe femij enderrova per ty,dhe te desha si e rritur.Tani te dashuroj si femije dhe harroj te rritem..

    Eshte e kote te vuash nga mendimi qe ke humbur dike..pasi ai ndoshta kurre s'ka qene yti
    ...
    _E_always.... never will change..

    :^engjello :^paqe :^engjell1

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Sa kam qare, me preku shume. E tmerrshme, kur fillove te tregosh fillimin per nje cast kujtova se mos ishe kusheriri ime duke treguar per mua, por kjo qenka vertete dicka tragjike. Me vjen shume keq per kusheriren tende dhe per te bijen dhe ate djale qe e paska dashur.

  3. #3
    HEARTBREAKER
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    Florida,USA
    Postime
    9
    Mona tregimi im eshte shume me i gjate, dhe po te shkruaja te gjitha hollesirat , se sa shume e ka dashur ajo te dashurin e saj , apo vuajtjet qe i kam pershkruar shume bukur ne tregimin tim rrezik do kishe plasur nga te qaret lal.Por thashe mos zgjatesha me teper se kaq...
    Megjithate jeta eshte shume e dhimbshme , Ne do te ndeshemi me shume hidherime, gezime deri ne fundin e moshes sone por njeriu duhet te jete shume , shume i forte,dhe duke pare se ka edhe shume me keq se vuajtjet tona duhet te ngushellohemi...
    ****
    E kaluara eshte si nje foshnje ,qaramane qe edhe na merzit edhe na dhimbset......

    Qe femij enderrova per ty,dhe te desha si e rritur.Tani te dashuroj si femije dhe harroj te rritem..

    Eshte e kote te vuash nga mendimi qe ke humbur dike..pasi ai ndoshta kurre s'ka qene yti
    ...
    _E_always.... never will change..

    :^engjello :^paqe :^engjell1

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Ashtu eshte MMSA . Sikur kam thene dhe here te tjera cdo njeri ka historine e tij dhe shumica e vuajne ate. Te gjithe gati, kane humbur ne dashuri por jane disa kohe qe vertete nuk durohen dot. Nganjehre te duket sikur jeton kot.

  5. #5
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    Skam fjale
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

  6. #6
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    e tmerrshme....
    Te dua se s'te urrej dot......

  7. #7
    rrotull asgjekundi
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    61
    komiteti i ndenjave te shperdoruara..........

  8. #8
    Jeta eshte Lufte. Maska e Shakaxhesha_399
    Anėtarėsuar
    02-01-2003
    Vendndodhja
    Ne nje bote plot dashuri!
    Postime
    61
    Nuk munda ta lexoja fundin e kesaj historie ishte vertet nje tmerr per ate qe e deshte aq shume edhe me keq per kete djalin qe e paska dashur megjithe shpirt, kam qar te them te drejten eshte nje histori vertet e dhimbshme.
    Pa ty nuk mund tė rri..!!
    Pa ty jeta mė behet hi.
    Pa ty varri nuk mė parnon..
    Se zemra vetėm ty tė don..!!!

    --------------------------------------------------------------------------------

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e i shkatheti
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    te vorri bomit
    Postime
    3
    ah dashuria
    UN JAM AI QE STA BEJE TE GJET TE KODRE PRIFTIT.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Edmond83
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    China Town
    Postime
    125
    me zor e majta veten

    boj be qe nuk i lexoj ma kto lloj shkrimesh
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Edmond83 : 04-11-2003 mė 08:42
    RRaK LLdAk FaK

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    37
    Nuk kam fjale shume e dhimbshme
    Unė dua mė shumė se
    Sa mundem e e di qė
    Mundem mė shumė se qė dua.

Tema tė Ngjashme

  1. Dhimbjet e qafes
    Nga Luti nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2010, 14:58
  2. Dhimbjet e mia nuk kane emer ....
    Nga AuGuSt_ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 30-04-2008, 15:40
  3. Dhimbjet e mesit
    Nga shkodrane82 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-08-2006, 16:51
  4. Dhimbjet e barkut
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-05-2006, 11:09
  5. Si te evitoni dhimbjet e qafes!
    Nga ChuChu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 00:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •