Pershendetje te gjitheve. Uroj te jeni mire me shendet, pune dhe dokumenta . Do te me duhet nje ndihme nga ju pasi nje pjese e mire e juaja jeton ne Gjermani dhe e njihni aktualitetin ne vend. Duke filluar nga java tjeter do me duhet te vij ne Gjermani te pakten nje here ne muaj pasi jam perfaqesues shitjesh i nje shoqerie e cila merret me prodhim/shitje te materialeve te ndertimit (me sakte:ngjites pllakash, mbushes per fuga, llacra, rifinitura, autonivelante, hidroisolues, astare, etj etj) besoj nje pjese e mire juaja i njehe si produkte duke qene se e njohin fushen e ndertimit. Kompania ime eshte nje bashkepunim shqiptaro-gjerman teknologjia gjermane dmth, Cilesia dhe cmimi i produkteve eshte shume i mire dhe kjo eshte arsyeja pse po mundohemi te cajme ne tregun Europian. Fillimisht deshiroj ta nis bashkepunimin me Shqiptare te Shqiperise dhe Shqiptare te Kosoves pasi mendoj se ka ardhur koha te jemi me te lidhur me njeri tjetrin. Mua me duhet te di se si mund te gjej kete kategori biznesesh ne gjermani, ne Zvicer ishte me e lehte sepse http://www.albabiz.ch/ dhe nxirrte shume informacion. Po provoj te kerkoj dhe per ne Gjermani por nuk e njoh as gjuhen, ne anglisht nuk po mundem me gjet ndonje gje.
A di ndonjeri nga ju se si te me orientoje?
Ju falenderoj paraprakisht.