Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    koklakra

    Ja c'thote koha jone.

    -------
    RREZIKU CEKA
    Shikojme kete pamje ne televizion: Ish- Ministri i Rendit Publik dhe Kryetar aktual i Komisionit Parlamentar te Rendit dhe SHSH-it, i cili tani ndodhet edhe si kryetar nderi i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, del tek dera e salles ku behej mbledhja e Asamblese, i ben me shenje nje njeriu me mustaqe dhe ky hyn dhe dhunon Sekretarin Organizativ te PAD, Ritvan Peshkepia.

    Kameramanet e fiksuan kete moment edhe si nje deshmi se Neritan Ceka solli police civile ne mbledhjen e Partise Aleanca Demokratike. Mirepo kjo nuk kishte qene edhe aq e nevojshme. Vetem pak kohe me vone Drejtori i Pergjitheshem i Policise se Shtetit, Mema, konfirmoi se: "Ceka kerkoi police per ne mbledhjen e Partise". Keta ushtruan terrorin ne emer te Cekes ne PAD.

    Fenomeni Ceka ka nje histori te gjate ne jeten politike te vendit tone. Ky fenomen eshte percmuar dhe prozvaldur nga anetaresia e Partise AD, dhe nga qytetaret; mirepo Ceka vazhdon te qendroje per-forca ne politike. Disa nga militantet me perparimtare te Partise Aleanca Demokratike, duke veshtruar fenomenin e rrezikshem Ceka, u perpoqen ta eleminojne rrezikun e tij, duke i dhene dhuraten simbolike te kryetarit te nderit. Mirepo pasi rrethuesit e tij te korrupruar kuptuan se mbeten pa copen e majme "Ceka", e nxiten "heroin" e tyre drejt veprimeve te paprecedente si akti i djeshem ne mbledhjen e PAD, ku policia e Cekes shkaktoi terror ne Parti.

    Metamorfoza e fenomenit Ceka ne politike ka ardhur ne nje kreshendo keqesie. Ne vitin 1990 ai nuk u bashkua menjehere me Levizjen Demokratike, duke thene se ishte drejtor i larte i emeruar nga Partia e Punes. Kur kuptoi se dobia ishte ne anen e Partise Demokratike, ai u shkeput nga Partia e Punes dhe hyri ne Partine Demokratike. mirepo jo pa keqesi. Ne shkurt te vitit 1991, kur ne Tirane ra monumenti i Enver Hoxhes, Ceka i dha alarmin Partise demokratike se "ne Shkollen e Bashkuar plasi grushti i shtetit". Alarmi nxiti "Besniket e Enverit" qe te vershonin nga te gjitha anet e vendit drejt Tiranes. Megjithese brenda PD dihej se alarmi i rreme u leshua nga Ceka, askush nuk qendroi te analizoje qellimin e tij te keq. Vetem kur kryetari i PD, Sali Berisha u ndodh i tradhetuar nga nenkryetari Ceka perballe Presidentit komunist Alia, atehere u be nje lidhje ne veprimet e Cekes mes Shkolles se Bashkuar Ushtarake dhe Presidences. Ne Presidence, tok me Ramiz Aline, Ceka po thurte plane kunder Partise Demokratike qe ishte flamurtare e antikomunizmit dhe pluralizmit politik. Renia e Qeverise se Stabilitetit erdhi si rezultat i nje frike per ngjizje mes Cekes si nenkryetar i PD dhe trashegimise komuniste te pushtetit.

    Ne periudhen e qendrimit ne opozite, Ceka levizi sa ne porten e Opozites aq edhe te keqperdorimit te opozites. Shpesh here u ankua se "e dhunuan ne kafe", e "dhunuan ne shtepi me telefonata", sikurse beri edhe dje kur thirri policine e Bilbil Memes. Te gjitha veprimet e Cekes kane rene ere tension dhe shkak per turbullira ne vend. Ne vitin 1996, Ceka u ankua se "doni ta vrisnin" duke derguar drejt rrezikimit te lirise nje njeri qe ndodhej ne demonstratat popullore per renien e kompanive piramidale. Njerezit e ndershem menduan sinqerisht se "demokrati Ceka po rrezikohej". Ata nuk po kuptonin se vete fenomeni Ceka ishte nje rrezik me vete.

    Ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 1997, Ceka fitoi si deputet ne Elbasan, duke qene krejtesisht i kontestuar per shkak te "mbeshtetjes qe i dhane kapo te krimit" ne Elbasan, sikurse akuzoi me evidenca vete opozita. Pas vitit 1997, Ceka arriti majen qe kerkonte: Minister i Rendit Publik. Ministria e Rendit Publik ne ate kohe ka qene nen kritika te renda te bashkepunimit me krimin dhe trafiqet. Shpesh here, ne shtyp dhe tribuna politike, eshte thene se Ceka mblodhi rreth vetes njerez te dyshuar per bashkepunimin me krimin. Ne qoftese akuza eshte e vertete, atehere njerezit me mustaqe dhe pa mustaqe qe dhunuan Partine Aleanca demokratike ne emer te Cekes, duhet te jene ata qe mblodhi Ceka kur ishte Minister. Ceka minister rrethoi me police ne Milot deputetin Azem Hajdari dhe djalin e tij te vogel. Kjo ndodhi vetem pak kohe me pare se deputeti Hajdari te vritej. Makina e deputetit Hajdari u dhunua, dhe vete z. Hajdari e akuzoi Ceken si nje agresor shteteror kunder tij. Megjithate, deri me sot as Prokuroria e as Gjykata nuk e kane thirrur Ceken ne gjyqin e Hajdarit. Pas aktit te tij si minister kunder deputetit Hajdari, fijet e hetimit te ngjarjes se rende ndaj liderit te Dhjetorit duhej te kishin perfshire edhe ish- ministrin Ceka.

    Kur do te lirohet drejtesia per te shkuar drejt se vertetes? Sa here fenomeni Ceka eshte vene nen kritika te hapeta per rrezikun qe sjell, vete Neritan Ceka e ka akuzuar shtypin dhe themeluesit e shtypit te lire si "fshatare". "Qytetari" Ceka neper kete rruge "qytetarie" erdhi deri ne terrorin e shfaqur ne mbledhjen e Partise AD. Rreziku eshte i madh: I pari eshte rreziku politik. Ceka, duke penetruar me pamje demokratike neper disa parti, me ne fund arriti te shkaterroje edhe vizionin e Partise liberaldemokrate, per te cilen kishte nevoje vendi. I dyti eshte rreziku shteteror. Ceka, sikurse u duk ne aktin e fundit, keqperdori poziten e tij shteterore, duke thirrur police per te shkaktuar dhune fizike ne PAD dhe dhune psikologjike tek shikuesit e Televizionit. Fenomeni i rrezikshem Ceka, me ne fund ka vene para proves disa elemente: Prova e Qeverise eshte se do te kerkoje kjo doreheqjen e Ministrit te Rendit ipa, per ta distancuar qeverine nga involvimet policore ne formacionet politike te vendit? Prova e Parlamentit eshte se valle menjehere do ta shkarkoje Ceken nga detyra e Kryetarit te Komisionit Parlamentar te Rebdit dhe SHISH. Po te mos behet kjo, atehere keto struktura nuk mund te kene te drejten morale te thone se jane te paimplikuara. Prova e Drejtorit te Policise Bilbil Mema eshte se valle ky do te jape doreheqjen menjehere apo do te vonohet. Mema, i quajtur nga Ceka si "eshte yni", nje zanatci i rendomte dhe me vone polic, ka arritur te ndertoje vile prane Qytetit te Studenteve, ndersa betohet se "nuk ka lidhje" me asgje te keqe. Prova e fundit eshte prova e ligjit. Do te ndertohet nje ligj qe ne zgjedhjet e ardhshme te mos lejojne te vijne ne Parlament te tille si rreziku Ceka qe levizin neper politike duke shkaktuar deme te medha, dhe megjithate perseri. Gjithe Bota e perparuar ketyre rreziqeve iu mbyll deren me nje menyre te thjeshte, me ligj.

  2. #2
    Koha jone e ka shkruar kete artikull?

    Po kjo gazete deri dje i ka mbajtur ison Cekes me gjithe kompanine anarkiste qe drejtonte. Nuk ka lene lavde pa i bere dhe tani po i nxjerr ne pah te vertetat, apo meritat qe ai njeri ka ne ardhjen dhe konsolidimin e demokracise ne Shqiperi.

    Neritan Ceka nuk ka qene gje tjeter pervec se nje i futur i Ramiz Alise per te minuar dhe sabotuar procesin demokratik te iniciuar nga studentet dhe intelektualet shqiptare ne 1990.

    Ceka u fut tamam i programuar ne ate kohe dhe kush i mban mend ngjarjet mund te kujtohet se ai njeri fitoi kredo kur hipi mbi tankun e Gardes se bashku me te birin dhe me magafon i drejtohej njerezve qe te qetesoheshin.
    Ne ate kohe studentet shqiptare ishin ne greve urie, Tirana dhe Shqiperia ziente, duhej te filloheshin reformat ne cdo fushe dhe qeveria komuniste nuk pranonte te ndryshonte.

    Pas zgjedhjeve te para ne mars 91, Ceka zgjidhet kryetar i grupit parlamentar te PD-se, ndersa 1 vit me vone ashtu sic eshte permendur edhe ne artikullin e mesiperm, Ceka i kundervihet Berishes pikerisht ne momentin me deciziv dhe pikerisht perpara Ramiz Alise, President i Republikes ne ate kohe. Behet fjale per pak dite para zgjedhjeve te 22 Marsit.

    Ne ate kohe qarkullonin zera se ne rast se PD-ja fiton zgjedhjet, Berisha do te kandidonte per postin e Presidentit te Republikes. Kjo gje Cekes nuk i pelqeu per shkak se enderronte qe te behej ai vete President.
    Ai i dha nje goditje te forte PD-se ne ate kohe. Shumekush mund ta kujtoje incidentin qe pati ai me Berishen ne zyren e Ramiz Alise, ku Ceka kerkoi te lexonte nje deklarate te cilen nuk e pati diskutuar me pare me kryesine e PD-se. Berisha le sallen dhe qe atehere ata u ndane.

    Me vone si Ceka u larguan nga PD-ja te gjithe ata qe enderronin poste dhe qe nuk i paten, duke filluan nga Pashko, Imami, Peshkepia etj me rradhe. PD-ja nuk u tregua e zgjuar si PS-ja ne 1997 qe te krijonte nja 30 ministri dhe nja 50 digastere kot me kot sa per ti kenaqur te gjithe.

    Tani te rikthehemi tek 92-shi. Pikerisht kur Ceka, Imami etj u larguar nga PD-ja, ka qene gazeta Koha Jone e cila u ka mbajtu ison per nje kohe te gjate. Kane qene vete Frrok Cupi, Aleksander Frangaj dhe Nikolle Lesi qe u bene zedhenesit e Cekes & Co.
    Perse??? Sepse do te zbatonin strategjine e filluar nga Ramiz Alia.

    Nuk lane gje pa thene dhe sulm pa bere ndaj shtetit te pare demokratik shqiptar. Dashje pa dashje ata u kthyen ne nje grup anarkistesh qellimi i te cileve ishte shkaterrimi i shtetit. Qellimi i tyre perkonte edhe me qellimin e pasardhesve te komunisteve, qe me demek ishin reformuar ne socialiste.


    Jo vetem kaq, por gjete gjithe kohes madje edhe tani gjithmone nga kjo gazete apo edhe shtypi, media dhe opinioni i pergjithshem ne pergjithesi largimi i ketyre tipave eshte pare si nje dobesi e lidershipit demokrat dhe e PD-se ne pergjithesi.
    Rralle here e kami pare qe te thuhej qe shyqyr qe keta plehra iken nga PD-ja se e pastruan ate, por akuzohej Berisha si nje autokrat perbrenda partise demokratike.

    Koha e vertetoi te veten. Pra Berisha ka patur te drejte dhe opinioni i kundert me veprimet e tij ka qene i gabuar.
    Eshte ky nje fakt tejet i forte qe deshmon papjekurine politike te shqiptareve, mungesen e principeve, kultures demokratike etj, deshmine se ne udhehiqemi nga indokrrinimi, pasionet, provincializmi dhe llogjika e ceket.

    Perse Koha Jone nuk i shkruante keto shkrime gjate 97-es kur bandat e Cekes benin kerdine dhe kujtohet tani pasi nje qaflesh paska goditur Ridvan Peshkepine.
    C'mendon Frrok Cupi tani qe eshte shef i ATSH-se ne lidhje me personin e Cekes, Imamit, Pashkos etj, pasi iu be zedhenesi i tyre i pare tek Koha Jone kur braktisi RD-se.

    Perse Nikolle Lesi i kundervihet tani krahut socialist dhe perkrahesve te tyre, pikerisht pasi ka vene duart mbi Partine Demokristiane dhe po nuhat ndryshimin e situates politike ne Shqiperi.

    Ne lidhje me Ridvan Peshkepine mund te them kete; rreth vitit 96 apo 97 ne mos gaboj shtypi italian shkruajti disa artikuj rreth arrestimin qe i ishte bere Peshkepise si nje nga bosat e trafikut te droges ne Adriatik dhe ne Itali. Publikoi emrin e tij dhe te bashkepunetoreve te vete. Gazetat qe shkruajten kane ato me seriozet, por ajo qe me ka pas rene ne sy ka qene fakti qe shpesh here ne ato shkrime permendeshin lidhjet e kaluara te Peshkepise me Berishen, fakti qe ai ka qene deputet i PD-se, anetar i keshillit drejtues etj dhe nuk permendej fakti qe Peshkepia kishte vite qe nuk kishte me ato pozita dhe jo vetem kaq, por nuk ishte me as anetar i PD-se.

    Kete e them per te kuptuar me thjeshte dhe qarte se ne cfare situatash dhe presionesh jo vetem nga shtypi i brendshem por edhe ai i jashtem ka perballuar shteti demokratik shqiptar.

    Ndersa pas 97-en me ardhjen e komunisteve revolucionare ne pushtet asnje nga keto fakte nuk permenden me.

    koha Jone ka qene dhe do te mbetet nje pacavure e piset e shtypit shqiptar. Gazete me te cilet njolloset shtypi dhe media shqiptare, pavaresisht se cfare shkrimesh botohen atje, por apo kundra socialiste apo pro apo kundra demokrate.

    Pa marre paresysh asgje nga ato qe thashe me siper, shkrimet kundra ceshtjes kombetare, kundra shteti shqiptar apo gomarlleqet qe nuk pushon se shkruari Frrok Cupi, mjafton per te krijuar idene mbi ate pseudogazete.

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Politikane fotomodele dhe Boksier...

    Eh e kame thene me kohe: Mjere shqiperia per politikane qe ka.

    Politikanet i kemi nr1 ne te gjitha drejtimet por ama per politike aha
    Politikanet shiptare po marin ne qafe vendin, po na prishin te ardhmen. Do vije dita qe do me nxjerri Greku nga shpia, se pallatin do ja kene shitur politikanet, po shesin nderin, po shesin gjithcka.

    Reagimi i studenteve jashte shtetit nje peticion!
    Mendoni qe ne te vertete ai peticion do shkoje ne parlament ?!
    Pergjigjeja ime do ishte: do perfundoje ne ndonje sirtar.

    Isha nga te paret qe ngrija zerin qe te kthehemi ne shqiperi per ta rindertuar, tani vete kam rene ne meditime per rikthimin ne shqiperi.

    Politika shqiptare eshte: vidh sa te mundesh, nese nuk e ben perfundon me perkufizim budalla qe nuk mbush xhepat.

    Shqiperia do vuaje deri sa studentet do ulin zerin, apo nuk do kthehen fare ne shqiperi.

    ciao
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    A mund te me thoni ....

    ...se kush eshte kjo PAD,qe harxhon paret e taksapaguesit shqiptar,kohen e 'vlefshme" te harxhuar nga media,e kohen tone?!

    bursa33.

    PS.Shume gjera duhen ndryshuar ne Shqiperi,nje nder to ligji elektoral,i cili pervec halleve te panumerta qe vendi ka,na shton dhe derdellisjet e nje minipartie-pa te cilet bejme shume mire.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Iken spiuni

    KJ

    --------
    Peshkepia "arratiset" per ne Amerike
    Tirane - Sekretari Organizativ i Partise Aleanca Demokratike, Ridvan Peshkepia, deklaroi dje per "Koha Jone" se do te largohet nga Shqiperia. Destinacioni i tij ne ditet e ardhshme, jo shume larg, do te jene Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Me tej Peshkepia lidhur me incidentin e disa diteve me pare u shpreh se, "nuk terheq denoncimin tim qe kam bere ne komisariatin 1 te kryeqytetit ndaj tre punonjesve te policise per ushtrim dhune". "Ajo qe mund te them,- ka vijuar me tej ai,- eshte qe une do te largohem nga Shqiperia per ne Amerike, pasi me ka dale nje burse studimi". Nderkohe, ai ka hedhur poshte cdo problem qe ka patur para tre vitesh, kur i falsifikuan pasaporten ne emer te tij. Kete Peshkepia e ka arritur me ane te sqarimit ne organet kompetente, pas problemit qe pati me drejtesine italiane. Sekretari Organizativ i Partise Aleanca Demokratike Ridvan Peshkepia, pati nje incident me tre punojes te policise se shtetit, ku dhe eshte dhunuar fizikisht. Para tre ditesh mbledhja e PAD-se kaloi ne nje debat te ashper ndermjet Presidentit te saj, Ceka dhe Peshkepise. Pas replikave te ndersjellta me njeri-tjetrin Ceka ka urdheruar tre punojesit e policise te nderhynin per te nxjerre me force nga mblehja Ridvan Peshkepine. Sipas Peshkepise, ndaj tij gjate largimit nga ambientet e mbledhjes eshte ushtruar dhune. Menjehere ai eshte shoqeruar ne komisariatin nr. 1 te kryeqytetit dhe ka bere denoncim ndaj tre policeve qe ishin urdheruar nga Dretjtori i Policise se Shtetit Bilbil Mema per te ruajtur Ceken. Ceka i kishte kerkuar Memes marrjen nen ruajtje fizike, pasi ishte kercenuar nga disa persona me eleminim. Presidentit te AD-se i jane caktuar tre police roje, te cilet gjate momentit kulminant kane nderhyre dhe e kane nxjerre jashte Peshkepine me kerkese te vete Cekes. Nderkohe qe dosja ka mberritur ne Prokurorine e Rrethit Tirane, Ridvan Peshkepia deklaroi per "Koha Jone" se nuk e terheq padine qe ka bere dhe se shume shpejt do te largohet drejt Amerikes per te shfrytezuar te drejten qe i eshte dhene per studime, te cilen e ka fituar kohe me pare.

    S.Alla

    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    -------------------
    komenti im..
    Mafia PS-PAD ja nxjerr shpejt "bursen" agjentit te vjeter te sigurimit por me moshe te re, Ridvan Peshkopise per Amerike.
    Le te qetsohet atje... do kene menduar Shoket se me kto nerva ai shejtan mund te dekonspiroje "nen Rrogozet" e 96-97-es.

    I urojme Ridvanit, spiunit te Iljaz Makbule Cecos qe nga 1988-ta udhetim te mbare.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    PAD i bie legenit

    shekulli...
    ------------
    Ministri i Rendit Ēipa, nė interpelancė nga Zogaj e Imami pėr incidentin nė Asamblenė e PAD-sė


    Grushtet nė PAD, Majko kundėr Ēipės


    Kryeministri: Policia tejkaloi kompetencat. Ēipa: Policia zbatoi vetėm ligjin

    TIRANE - Kryeministri Pandeli Majko i kėrkoi dje ndjesė nė emėr tė qeverisė, forumeve tė partisė "Aleanca Demokratike" pėr futjen e policisė nė mbledhjen e asamblesė sė kėsaj partie dhe dhunėn e ushtruar. Majko duke kundėrshtuar ministrin e tij tė Rendit, Stefan Ēipa, i cili nė pėrgjigje tė interpelancės me deputetėt Zogaj e Imami po justifikonte ligjėrisht ndėrhyrjen e veprimeve tė policisė, tha se "Ne kėtė rast kemi tė bėjmė me njė tejkalim tė hapur tė kompetencave tė policisė sė shtetit. I kėrkoj ndjesė forumeve tė PAD-sė pėr atė qė ndodhi". Majko u shpreh kėshtu duke bėrė njė tėrheqje nga qėndrimi i deritanishėm qeveritar pėr incidentin e ndodhur para pak ditėsh nė asamblenė e PAD-sė, dje nė interpelancėn e kėrkuar nga Zogaj e Imami me ministrin e Rendit Stefan Ēipa. Para ndėrhyrjes sė Majkos qė erdhi si pasojė e ngacmimit tė Imamit ministri i Rendit, ishte pėrgatitur qė tė fliste, por pasi kryeministri kėrkoi ndjesė ai u tėrhoq dhe u shpreh se nuk kishte gjė pėr tė shtuar. Pėrplasja mes kryeministrit Majko dhe ministrit tė Rendit Ēipa erdhi pasi ministri nė pėrgjigjen e tij, argumentoi se policia nė tėrė veprimet e saj nė incidentin e PAD-sė kishte zbatuar vetėm ligjin. Por Majko e kundėrshtoi duke thėnė se "Policia kaloi kompetencat".

    Ēipa
    Nė fjalėn e vet ministri tha se "Kryetari i komisionit tė rendit dhe SHISH-it i kishte kėrkuar drejtorit tė pėrgjithshėm tė policisė qė tė mbrohej, pasi kishte marrė telefonata kėrcėnuese anonime. Drejtori i policisė duke u bazuar nė ligjin "Pėr Statusin e Deputetit" caktoi dy punonjės tė forcave tė "Briskut" nė rojė tė Cekės". Sipas tij dy punonjėsit ishin Sokrat Dema dhe Bashkim Kuka, ndėrsa majori Vasillaq Sota u caktua nė mbikėqyrje tė grupit. Ministri i Rendit u shpreh dje nė Kuvend se dy policėt kanė qėndruar jashtė sallės ku u zhvillua takimi politik, dhe janė afruar vetėm kur kanė dėgjuar zhurma brenda saj. Sipas tij ka qenė Neritan Ceka ai qė ka kėrkuar qė Ridvan Peshkėpia tė nxirrej nga salla. "Por siē e keni parė dhe vetė, ky i fundit ka bėrė rezistencė nė shoqėrimin e tij pėr ta nxjerrė jashtė salle",-tha ai. Ēipa njoftoi se ndėrkaq nga Ministria e Rendit po hetohet ēėshtja nė fjalė, ndėrsa deponimi i Peshkėpisė i bėrė atė ditė nė komisariat, i ėshtė kaluar prokurorisė. "Ne,-tha Ēipa jemi nė pritje tė pėrfundimit tė dy hetimeve".
    Imami&Zogaj
    "Ku e gjeni ju zoti ministėr justifikimin ligjor pėr pėrdorimin e dhunės nga policia nė mbledhje tė partive politike. Kjo do tė thotė qė po pėrdoren badigardėt pėr tė dhunuar kundėrshtarėt politikė",-tha Imami. Sipas tij incidenti i ndodhur nė asamblenė e PAD-sė ėshtė dhunim i hapur i tė drejtės sė mbledhjes, lirisė politike e fjalės sė lirė. Ai u shpreh se "Kjo ėshtė nė kundėrshtim me parimet e njė shteti demokratik". Duke u kthyer me fytyrė nga kryeministri Majko ai tha se "Duhet tė vendosni rregull nė polici zoti Majko". Sipas ish-ministrit tė Drejtėsisė, drejtori i pėrgjithshėm i policisė Mema, e ka fshehur faktin se atė ditė nė mbledhje kanė qenė tre policė. Imami tha se Mema nė konferencėn pėr shtyp kishte deklaruar vetėm dy. Gjithashtu, ai u shpreh se "Nuk ėshtė e vėrtetė qė Ceka ka pasur kėrcėnime pėr jetėn". Ndėrkaq aleancisti tjetėr Zogaj, tha se "nė mbledhjen e asamblesė sė PAD-sė u futėn tre policė qė ushtruan dhunė duke shkelur tė drejtat e njeriut dhe liritė politike".

    -------------------------




    Dallkauket e PAD-it i bertasin CIPES. Policet i thirri Presidenti i PAD-it, CEKA , e jo Stefani i Cipajve.

    Thyersi i Bankes, Gjenerali Taleban me uniform Asfalie, Tankisti Arben Mafioz-Imami flet per te drejta e liri te njeriut. Gjejn Majkon e urte e i bertasin e Ustait te tyre Cekes qe eshte autori sherrit dhe Ridvanit, spiunit nuk i thone gje. Nuk kruhen me njeri tjetrin se i bashkojn poshtersite e "revolucionit te vonuar" .
    Aty qendron Uniteti Mejdani-Gjinushi-Meta-Godo-Ceka-Imami-Nano-e sorrollop..
    PAD-Parti shushunjash..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-05-2002 mė 17:31

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Shqipėria anėtarėsohet nė Asamblenė Parlamentare tė Mesdheut
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 00:04
  4. Jozefina Topalli shkarkon Aleksandėr Biberaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 05:44
  5. Procesi I Privatizimit Masiv Dhe Tregu I Kapitaleve
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 03:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •