Duke pasur parasysh që nuk ka fluturim direkt nga Shqipëria për USA, do na duhej të bënim një lidhje mes Shqipërisë dhe destinacioneve Europiane për të udhëtuar drejt USA-s. Do doja të dija nga ata që kanë fluturuar me kompanit që operojnë nga Shqipëria për në Europë, cilën kompani do të zgjidhnit për të bërë lidhjen pastaj drejt Amerikës ?
Unë kam udhëtuar dy herë me Lufthansa dhe e kam zgjedhur për shkak se është ndër të paktat kompani që nuk ka pësuar aksidente ajrore tragjike.
Së fundmi mora vesh që Lufthansa do fillojë linjë nga Kosova.. nga Shqipëria nuk ka pasur dhe nuk e di a ka apo jo tani, se u bëra nja një vit pa fluturuar.
dmth psh: Tiranë - Munich - Atalanta
Ju si do e bënit zgjidhjen tuaj ?
Krijoni Kontakt