Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 77
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Mallkimi i “Malaysia Airlines”, qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Mallkimi i “Malaysia Airlines”, qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekurUKRAINE – Një tjetër avion i kompanisë “Malaysia Airlines” është rrëzuar sot në Ukrainën Lindore. Avioni tip Boeing 777 ishte nisur nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit me 295 persona në bord, 280 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit.

    Avioni u zhduk nga radarët kur ishte në kuotën e 10 mijë metrave. Në të njëjtën kohë kompania “Malaysia Airlines” njoftoi se kishte humbur kontaktet me ekuipazhin e avionit. Pak minuta më vonë u konfirmua se Boeing 777 ishte rrëzuar në rajonin Shiaktiorsk, 40 km në lindje të Donetskut, zonë luftimesh në Ukrainën .

    Sipas të dhënave të para, avioni është goditur nga një raketë, ndërsa të gjithë pasagjerët kanë humbur jetën.

    Një këshilltar i Ministrisë së Brendshme ukrainase tha se avioni u godit nga një raketë tokë-ajër, tip Buk, të cilat fabrikohen në Rusi.

    Separatistët prorusë nuk e kanë marrë përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e avionit në Ukrainën lindore. Ata theksojnë se nuk kanë në dispozicion armë të tilla që të mund të qëllojnë avionë në lartësinë e 10 mijë metrave.

    Ky mund të konsiderohet si një vit tragjik për kompaninë “Malaysia Airlines”. Në muajin mars fluturimi MH370 u zhduk me 239 persona në bord, dhe ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.

    Kievi konfirmon: Kanë vdekur 295 personat që ishin në bord
    Autoritetet në Kiev kanë konfirmuar se të gjithë pasagjerët që udhëtonin me avionin Boeing 777 kanë humbur jetën.

    Poroshenko: Nuk përjashtohet mundësia që të jetë qëlluar
    Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se nuk përjashtohet mundësia që avioni i “Malaysia Airlines” të jetë qëlluar me raketa, por sipas tij, forcat ukrainase nuk lëshuar raketa në ajër.

    “Bëhet fjalë për rastin e tretë tragjik brenda pak ditësh, pas rrëzimit të avionëve An-26 dhe Su-25 të forcave ukrainase që janë sulmuar e më pas rrëzuar në territorin rus.”- deklaroi presidenti ukrainas.

    Separatistët prorusë: Nuk jemi ne përgjegjësit
    Separatistët prorusë nuk e kanë marrë përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e avionit në Ukrainën lindore. Ata theksojnë se nuk kanë në dispozicion armë të tilla që të mund të qëllojnë avionë në lartësinë e 10 mijë metrave.

    “Kemi vetëm kundërajrorë që janë në gjendje të godasin deri në 5 km.”- deklaroi Andrei Purghin, zv/kryeministër i republikës së vetëshpallur të Donetskut.

    Kievi: Avioni u qëllua gabimisht nga separatistët
    Ministria e Brendshme e Ukrainës deklaron se avioni mund të jetë qëlluar gabimisht nga separatistët prorusë, në tentativë për të goditur një avion transporti ukrainas, i cili ndodhej pak pas avionit të “Malaysia Airlines”.

    Ballkanweb

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation Ripërsëritet tragjedia, rrëzohet avioni i Malaysia Airlines

    Avioni i Malaysia Airlines rrëzohet në Ukrainë, 295 të vdekur. Moska: U godit, Kiev: Ishin pro-rusët





    Një avion i kompanisë Malaysia Airlines me 295 persona në bord është goditur në territorin e Ukrainës, afro 60 kilometra nga kufiri me Rusinë. Një këshilltar i ministrit të Brendshëm Anton Herashachenko, i cituar nga AP thotë se avioni është goditur nga një raketë në lartësinë 10 mijë metra. Avioni i tipit Boeing 777, I ngjashëm me avionin e zhdukur më 8 mars ku ishin 239 pasagjerë në bord, po fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur. Informohet se nuk ka asnjë të mbijetuar. Një burim informoi agjencinë Reuters se avioni ishte gjetur në flakë në lindje të Ukrainës.

    Mediat ruse publikonë fotot nga vendi ku u rrëzua avioni.


    Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes





    Ora 20:25 Obama: Një tragjedi e tmerrshme

    Një tragjedi e tmerrshme’ Presidentii i SHBA e ka cilësuar këtë ngjarje ‘një tragjedi e tmerrshme’ dhe shprehet gjithashtu se “jemi duke punuar për të konfirmuar numrin e saktë të pasagjerëve që ndodheshin në bordin e MH17”
    Ora 20:05 Rusia i kërkon Kievit të mos pengojë skuadrat e shpëtimit
    Rusia ka kërkuar nga Kivei që të mos pengoje skuadrat e shpëtimit dhe vijimin e hetimeve Shërbimet e urgjencës ruse I kanë kërkuar Kievit leje për të hyrë në tërritorin e ukrainës, për të ndihmuar shërbimet e urgjencës të angazhuar në vndin e tragjedisë ku ka rënë avioni.

    Ora 20:00 Svyatoslav Tsegolko: Akt terrorist

    Zëdhëndësi I presidentit të Ukrainës Svyatoslav Tsegolko, shprehet përmes një postimi në Tëitter “Kjo nuk është një aksident apo fatkeqësi por një akt terrorist”

    Ora 19:30 Rebelët bllokojnë skuadrat e shpëtimit

    Rebelët bllokojnë skuadrat e shpëtimit dhe hetuesit Trupat e viktimave të avionit malayzian Airlines, janë të shpqrndarë në një rreze prj 4 km nga vendi I rënies së avionit, sipas burimeve rajonale ukrainase. Zona është nën mbikqyrjen e trupave pro-ruse, të cilët nuk lejojnë as skuadrat e shpëtimit dhe as hetuesit t’I afrohen zonës, por kanë lejuar vetëm TV Lifeneës e cila po transmeton direkt pamje nga katastrofa me trupat e coptuar, rrenoja nga trupi I avionit, pasaporta të pasagjerëve, ku shumica ishte nga Hollanda dhe Malajzia.
    Ora 19:00 Sipas një postimi në Facebook “Malaysian Airlines” shkruan “Malaysian Airlines” konfirmon se ka marrë notifikimin nga kulla e kontrollit të Ukrainës që fluturimi MH17 ka humbur kontaktin më kullën në orën 14:15, sipas orës lokale, 30km nga Tamak afërsisht 50km larg kufirit Rusi-Ukrainë Fluturimi MH17, Boeing 777, është nisur nga Amsterdami në orën 12:15, sipas orës lokale, dhe ishte parashikuar të ulej në Kuala Lumpu në orën 06:10, sipas orës lokale malajziane. Në brod ndodheshin 280 pasagjerë plus 15 antarë të ekuipazhit.

    Ora 18:30 Menjëherë presidenti i Ukrainës Poroshenko, ka prejashtuar ushtrinë ukrainase të jetë opërfshirë në këtë tragjedi por ka kërkuar një hetim të mënjëhershëm dhe një shpegim edhe nga kryeministri malazez Najib Razak.
    Ora 18:00 Pas rrëzimit të avionit Malaysia Airlines me 295 persona në bord në Ukrainë , Vladimir Putin ka telefonuar Presidentin e SHBA, Barack Obama. Ky i fundit ka thënë se Shtëpia e Bardhë i ka dhënë direktiva stafit të tij për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me qeverinë e Ukrainës.

    Ora 18:00 Ministri suedez “nga Moska rraketa tokë-ajër për separatistët” “sipas disa informative, kohët e fundit Rusia ka furnizuar separatistët rus me rraketa tokë-ajër” Shkruan në Tëitter ministri i mbrojtjes suedez Carl Bilt, “Absolutisht e tmerrshme goditja në qiell të hapur e një avioni civil”

    Ora 17:58 Pro-rusët mohojnë përgjegjësinë Separatistët pro-rusë kanë mohuar çdo përgjegjësi për rrëzimin e avionit boeing 777 në Ukrainën lindore, duke pretenduar se nuk kanë mjete për të sulmuar një avion në 10.000 m lartësi.

    Ora 17:53 Kievi konfirmon vdekjen e të gjithë pasagjerëve në bord Kievi ka konfirmuar vdekjen e të gjithë pasagjerëve që ndodheshin ne avionin e Malaysian airlines rrëzuar në Ukrainë. Nëpërmjet një postimi në facebook Anton Ghranshenko, këshilltar I ministrit të jshtën ukrainas, konfirmon se në bord ndodheshin 280 pasagjerë dhe 15 antarë të ekujpazhit, të gjithë të vdekur.

    Kiev: E goditën pro-rusët, Moska e mohon

    Një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës i cituar nga agjencia Interfax thotë se avioni është goditur nga një raketë tokë ajër e prodhuar në Rusi duke akuzuar separatistët pro rusë si autorë të kësaj tragjedie.
    Ndërkohë Moska nëpërmjet ambasadorit të saj në OKB mohon përfshirjen në këtë ngjarje
    Bursa e Wall Street ka rënë vertikalisht duke rënë në nivelin e saj më të ulët. Kjo është raportuar sapo avioni u rrëzua në Ukrainë. Nuk dihet nëse ky është shkaku i kësaj rënie por investitorët janë friksuar.

    oranews/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 17-07-2014 më 14:53 Arsyeja: Jo foto te tilla ne teme
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    car behet keshtu mor aamani....po ikin njerzit per lesh kot se koti
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Një gjë nuk kuptoj unë , nëse avionin e ka goditur një raketë në 10 km lartësi, normalisht avioni ka shpërthyer dhe është bërë copë e çikë. Po si ka mundësi që në video jepet pamje kur " ajo që supozohet të jetë avioni në rënie " të godasë tokën dhe të shpërthejë !!?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Mbase nuk e ka kapur tamam raketa. I ka mbetur akoma nje motor dhe ka vazhduar.
    Gjynah! Kane pare tmerr me sy.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Duhet te jesh "hajvan" i nje shkalle jashtezakonisht te pa matshme, te kesh kurajon(qofte dhe aksidentalisht) te kryhesh hajvanlleqe te ketyre permasave!! Per mua, arabet dhe ruset(qofshin kta separatiste proruse) i kane te gjitha karakteristikat e nje Super Hajvani me kembore!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Citim Postuar më parë nga EXODUS Lexo Postimin
    Duhet te jesh "hajvan" i nje shkalle jashtezakonisht te pa matshme, te kesh kurajon(qofte dhe aksidentalisht) te kryhesh hajvanlleqe te ketyre permasave!! Per mua, arabet dhe ruset(qofshin kta separatiste proruse) i kane te gjitha karakteristikat e nje Super Hajvani me kembore!
    eh cben alkoli


    qenka vit i zi per malaysie airline

    kur e dine qe eshte zone e rrezikshme duhet ta evitonin kete zone ajrore, me sa degjova shume linja ajrore sidomos aameriknatet nuk qarkullonin ne kete zone
    300 veta u bene pluhur
    njerezit e shkrete
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 18-07-2014 më 02:24
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Nderkohe qe e gjithe bota e kish vemendjen tek konflikti Izrael-Palestine faap nje rakete nje avioni qe ska burre nene ta marr pergjegjsine dhe ja ku u harruan masakrat e cifuteve ne Palestine. Imagjinoni se ne c'bote rrojme dhe sa lire shitet jeta e qindrave njerezve te pafajshem.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #10
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Nderkohe qe e gjithe bota e kish vemendjen tek konflikti Izrael-Palestine faap nje rakete nje avioni qe ska burre nene ta marr pergjegjsine dhe ja ku u harruan masakrat e cifuteve ne Palestine. Imagjinoni se ne c'bote rrojme dhe sa lire shitet jeta e qindrave njerezve te pafajshem.
    wag the dog.......

    selam
    albanish by nature

  11. #11

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    100% e vertete kjo, qe eshte bere per te hequr vemendjen nga Palestina pasi eshte hera e pare ne histori qe ndodhin njeheresh dy ngjarje kaq te rendesishme.

  12. #12

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Sipas agjensise se sigurise se Ukraines, avioni i linjes civile eshte rrezuar nga rrebelet kozake qe mbeshteten nga Rusia. Sipas kesaj agjensie eshte rregjistruar nje bisede midis nje prej drejtuesave te rrebeleve dhe nje ushtaraku te larte rus. Akoma nuk dihet se si jane faktet reale por shihet nje tendence e pershpejtuar qe faji t'i vihet patjeter Rusise. Rusia zyrtare deri tani ka ruajtur qetesine dhe stoicizmin pa u bere pre e provokimeve te perendimit, qofshin ato mediatike apo edhe politike.



    SBU intercepts phone conversations of separatists admitting downing a civilian plane (FULL TRANSCRIPT; VIDEO)

    Igor Bezler: We have just shot down a plane. Group Minera. It fell down beyond Yenakievo (Donetsk Oblast).
    Vasili Geranin: Pilots. Where are the pilots? IB: Gone to search for and photograph the plane. Its smoking.
    VG: How many minutes ago?
    IB: About 30 minutes ago.

    SBU comment: After examining the site of the plane the terrorists come to the conclusion that they have shot down a civilian plane. The next part of the conversation took place about 40 minutes later.
    “Major”: These are Chernukhin folks who shot down the plane. From the Chernukhin check point. Those cossacks who are based in Chernukhino.

    “Grek”: Yes, Major.

    "Major": The plane fell apart in the air. In the area of Petropavlovskaya mine. The first “200” (code word for dead person). We have found the first “200”. A Civilian.

    “Greek”: Well, what do you have there?

    “Major”: In short, it was 100 percent a passenger (civilian) aircraft.

    “Greek”: Are many people there?

    “Major”: Holy sh__t! The debris fell right into the yards (of homes).

    “Greek”: What kind of aircraft?

    “Major”: I haven’t ascertained this. I haven’t been to the main sight. I am only surveying the scene where the first bodies fell. There are the remains of internal brackets, seats and bodies.

    “Greek”: Is there anything left of the weapon?

    “Major”: Absolutely nothing. Civilian items, medicinal stuff, towels, toilet paper.

    “Greek”: Are there documents?

    “Major”: Yes, of one Indonesian student. From a university in Thompson.

    Militant: Regarding the plane shot down in the area of Snizhne-Torez. It’s a civilian one. Fell down near Grabove. There are lots of corpses of women and children. The Cossacks are out there looking at all this. They say on TV it’s AN-26 transport plane, but they say it’s written Malaysia Airlines on the plane.

    What was it doing on Ukraine’s territory?

    Nikolay Kozitsin: That means they were carrying spies. They shouldn’t be f…cking flying. There is a war going on.
    Nga ana tjeter amerikanet nxitojne me vrap te fusin hundet ne ate qe ndodhi. Senatori J.McCain sapo deklaroi se do "paguhet sa dreqi" nese separatistet rus apo vete Rusia jane te perfshire ne rrezimin e aeroplanit. Ende nuk ka ndonje reagim nga Kremlini per kete deklarate kercenuese por duke ju referuar replikave te tilla me pare, Moska nuk para i gelltit lehte kercenimet, sidomos kur ato vijne nga amerikanet.

    Sen. John McCain said there would be "hell to pay" if Russia or Russian separatists were involved in the crash of a Malaysian airplane over eastern Ukraine.

    "It has the earmarks of a tragic mistake made by someone who had the capability to shoot down an aircraft," he said. "And we know at least from the last few couple of weeks that could be Russian or separatist Russian capability. If that is true, this is really, really something that commands our attention to bring this kind of thing to a halt."

    If Russia or Russian separatists were involved in the incident, McCain said, "I think there is going to be hell to pay and should be."


  13. #13
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Sa kohe merr per nje avion te tille te preke token pas goditjes nga ajo lartesi?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  14. #14

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Ukraina akuzon Rusine, Rusia akuzon Ukrainen.

    Ukrainasit thone se rrebelet kane pranuar se kane goditur avionin.
    Ministria e Mbrojtjes e Rusise thote se ukrainasit kane pasur aktiv nje radar rraketash gjate kohes kur u godit avioni.

    http://zeenews.india.com/news/world/live-pro-russian-rebels-admits-shooting-down-malaysia-airlines-plane-as-181-bodies-recovered-black-box-found_948245.html

  15. #15

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    harta e fluturimeve ne Europe pas incidentit


  16. #16

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Ukraina mendoi se ishte aeroplani i Putinit?

    http://rt.com/news/173672-malaysia-plane-crash-putin/

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    eh cben alkoli


    qenka vit i zi per malaysie airline

    kur e dine qe eshte zone e rrezikshme duhet ta evitonin kete zone ajrore, me sa degjova shume linja ajrore sidomos aameriknatet nuk qarkullonin ne kete zone
    300 veta u bene pluhur
    njerezit e shkrete
    S'ka si te jete vecse alkoli si faktor i supozuar. Kushdo qe ta kete kryer kete ka qene ne dijeni te plote te pasojave qe mund te sillte! Per mua cdo lloj justifikimi eshte i pavlere!! Te qellosh nje aeroplan civil?!
    Po, ajo hapesire ajrore duhet te ishte bere ban prej kohesh internationally, per cdo fluturim komercial. Malaysian Airlines eshte treguar komplet naive si kompani, kta fluturokan mbi cdo vater zjarri e tym baruti... e aq me teper kur nje prej aeroplaneve te tyre rezulton akoma i humbur prej kaq muajsh. E pakonceptueshme!

  18. #18
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Nuk e di askush sa zgjat renia e avionit pas goditjes?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Cudita me e madhe, eshte qe fill pas rinie's se avionit, Israeli filloj sulmin mbi gaza, pa asnji publicitet, se e kishte marre te gjithe rrezimi I avionit.

    Sipas tv italiane, ne bird qene 100 shkenctare per siden.

    Sipas nji gazetari, studimet per Siden pas ke saj humbjeje, tani kthehen 5-6 vjet pas
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Qëllohet me raketë një avion në Ukrainë, 295 të vdekur

    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Nuk e di askush sa zgjat renia e avionit pas goditjes?

    Varet se ku eshte goditur aeroplani.
    Por ne renie te lire nga 10.000 metra lartesi, me nje shpejtesi prej ~100 metra ne sekonde.
    Do kete zgjatur renia diku rreth 1,5 minuta, por pasazheret ne cfaredo konstelacioni nga ajo lartesi do kene humbur vetedijen per 10 sekonda.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •