Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Post Margaret Thatcher / Pastaj mbërriti Maggie dhe ndryshoi gjithçka…

    Nje shkrim teper interesant qe na rikujton mesimet qe i dha njerezimit zonja e hekurt Margaret Thatcher.

    Pastaj mbërriti Maggie dhe ndryshoi gjithçka…
    nga Giulio Meotti

    - Scruton shpjegon kulturën angleze para revolucionit thaçerian -

    “Kur hyra në bibliotekën e universitetit tim, në vitet ’70, konservatorizmi ishte fiksimi i vetëm ndonjë të çmenduri të izoluar. Gjeta libra të Marksit, Leninit, Maos, por asnjë të Leo Straussit, Eric Voegelinit, Friedrich von Hayekut, apo Milton Friedmanit. Kishte çdo lloj reviste socialiste, por asnjë që të ishte konservatore. Pastaj erdhi Margaret Thatcher dhe ndryshoi gjithçka.”
    Roger Scruton ka qenë themeluesi i Salisbury Review, revista më prestigjioze e konservatorizmit anglez dhe në 1980 ka shkruar “The Meaning of Conservatism”, mëpastaj e përkufizuar “Bibla e revolucionit thaçerian”. Scruton vjen edhe nga Peterhouse Right, lëvizja e famshme intelektuale e lidhur me ish-kryeministren angleze.

    “Përpara Thatcher-it në Angli ishte bindja se konservatorizmi ishte për aristokratët apo fëmijët e familjeve të favorizuara”, i thotë Foglio-s filozofi dhe eseisti anglez.
    “Të ishe konservator ishte si me pasë një pengesë gjuhësore. Margaret Thatcher ndryshoi politikën në Oksident, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Deri në ardhjen e saj në pushtet socializmi kishte akoma ndonjë shans iluzioni, të vërtetë apo të pretenduar. Thatcher-i e shkatërroi përgjithnjë.”

    Rasti i Zonjës së Hekurt është prej manuali për të kuptuar fyerjen në demokraci, thotë Scruton. “Kur athinasit dërguan Themistokliun në ekzil në 470-ën, harruan gjithçka kishte bërë për ta. Demokracitë kanë këtë tendencë natyrore për t’u kthyer kundër shpëtimtarëve të vet. I ndodhi Churchill-it, De Gaulle-it dhe Margaret Thatcher-it. Kur ajo mori pushtetin në 1979-ën, Britania e Madhe ishte në një gjendje terminale. Sindikatat, që kishin fuqinë të rrëzonin qeveritë e zgjedhura, ishin të zëna duke mbledhur privilegje. Mandarinë socialistë mbretëronin në shërbimin civil dhe gjysma e produktit të brendshëm bruto thithej nga shpenzimet publike. Industria ishte e paralizuar nga grevat dhe sektorë të tërë të ekonomisë ishin të mbrojtur nga kompeticioni dhe shkonin në falimentim. Mbi komunizmin, liderët tanë mbajtën një heshtje të turpshme. Shkurt, Anglia ishte dorëzuar, duke kapitulluar në një lloj ndjesie faji kolektive dhe varësie nga kultura e welfare-it. Thatcher-i ndryshoi të gjithë këtë. I detyroi britanikët të kuptonin se përgjegjësia individuale nuk mund t’i delegohet askujt tjetër. E liroi talentin nga dhjetëvjeçarë egalitarizmi. Shkatërroi sindikatën, duke treguar persona si Arthur Scargill-i për ç’ka ishin: stalinistë. Restauroi krenarinë nacionale, nga Falkland-ët tek mposhtja e eurokratëve.”

    Por sukseset e saj nuk mund të kalonin pa kundërsulme, dhe filloi një fushatë denigrimi ideologjik. “Mjaft të mendohet se Universiteti i Oxfordit dhe fakultete të tjera britanike i kanë dhënë titull nderi Bill Cinton-it, por jo laureates së vet më të famshme, Margaret Thatcher, apo Robert Mugabes dhe gruas së Ceausescu-t. ‘Chattering classes’ u revoltuan kundër Thatcher-it, duke pranuar në atë mënyrë se suksesi i saj ishte shkatërrimi i tyre. Së bashku me mediat, me shërbimet sociale, me nëpunësit publikë, kolegët e mi të universitetit krijuan mitin e Thatcher-it si një grua e akullt, e armatosur me vlera viktoriane dhe me një kuletë. Në të vërtetë, Thatcher-i kishte kërcënuar vetëm parazitët.”

    Sipas Scruton-it, ish kryeministrja ishte autorja e vërtetë e pax irlandese. “Thatcher bëri të mundur paqen në Irlandën e Veriut, u tregua e ashpër me terrorizmin e Ira-s, përdori forcën kundër forcës, dhe nëse sot ka qetësi në Ulster është vetëm falë saj, sepse çarmatosi terroristët.”

    Thatcher-i u akuzuar për “kulturë lakmie”. “Për armiqtë e saj e ardhmja e njerëzimit ishte e thjeshtë: rrëzimi i rendit ekzistues dhe lënia e lulëzimit të së ardhmes. Por siç e dimë, e ardhmja nuk do të shfaqet. Këto filozofitë e ‘botës së re’ janë gënjeshtra dhe iluzione, produkte të një sentimentalizmi që ka fshehur faktet e natyrës njerëzore. Thatcher-i ishte e kundërta e gjithë kësaj. Në fraza si ‘kriza e kapitalizmit’, ‘shfrytëzimi kapitalist’, ‘ideologjia kapitaliste’, termi shërbente si formulë magjike. Në teorinë ekonomike ishte i barasvlefshmi i frazës së bërtitur nga Hrushovi, nga tribuna e Kombeve të Bashkuara: ‘Do t’ju groposim!’.”

    Perktheu: Robert Haku

    Gazeta Mapo

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Do Not Tread On për postimin:

    CRO (14-07-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Margaret Thatcher / Pastaj mbërriti Maggie dhe ndryshoi gjithçka…

    There is no such thing as society, there are individuals and individualism,

    M thatcher
    mateo

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Margaret Thatcher / Pastaj mbërriti Maggie dhe ndryshoi gjithçka…

    Shkrim interesant. Me sa duket eshte nje raportim qe i behet mendimeve te filozofit te famshem Roger Scrutton.
    Flm Do Not Tread ON!

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Margaret Thatcher / Pastaj mbërriti Maggie dhe ndryshoi gjithçka…

    Citim Postuar më parë nga mateo Lexo Postimin
    There is no such thing as society, there are individuals and individualism,

    M thatcher
    Interesante. Ndonje perpiqet ta kundershtoje kete thenie, qe ka brenda shume filozofi, por veshtire se ia arrijne.
    Nje pjese e mire e atyre qe perpiqen ta kundershtojne Thatcherin me kete thenie tregojne se ne te vertet nuk e kane kuptuar.
    Ne te vertete ekzostojne individet. Ti, une, ai, ajo... qe ne varesi te interesave tona, shkembejme ide, mendime, mallra, sherbime duke dhene ne kembim nje dicka tjeter. Pra per ta thene ne nje logjike ekonomike, shkembejme vlere me vlere. Shoqeria, nuk eshte gje tjeter vecse nje koncept qe ilustron nderveprimin mes individeve. Shoqeria nuk eshte statike, ajo mund te zhduket njehere qe zhduken individet.

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Margaret Thatcher / Pastaj mbërriti Maggie dhe ndryshoi gjithçka…

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin

    Shoqeria nuk eshte business transaction, per thatcher ashtu ishte. Eshte ironike qe kur ajo vdiq, nje kenge me titullin "ding dong the witch is dead" u rendit ne vend te dyte in the uk charts.
    mateo

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Margaret Thatcher / Pastaj mbërriti Maggie dhe ndryshoi gjithçka…

    Citim Postuar më parë nga mateo Lexo Postimin
    Shoqeria nuk eshte business transaction, per thatcher ashtu ishte. Eshte ironike qe kur ajo vdiq, nje kenge me titullin "ding dong the witch is dead" u rendit ne vend te dyte in the uk charts.
    Nuk e ke lexuar akoma artikullin me siper... Thaceri e nxori Angline nga sketerra! Ndersa ti vjen dhe na ben propagande dy lekesh, pa piken e arsyes dhe te argumentit.

    Ta thash njehere nuk eksziston anje shoqeri. "Shoqeria" eshte vetem nje koncept, qe perbehet nga individe, dhe nese indidivet largohen, semuren, vdesin, vriten nga shteti etj, "shoqeria" nuk ekziston me.
    Nuk ekziston asnje "shoqeri" statike.
    Sikunder ne cdo gje tjeter, natyra, jeta, evolucioni, speciet, edhe individet levizin; nuk jane kukulla sic mund ta mendosh ti, qe i ka krijuar zoti dhe qe duhet te rrine sipas qejfit tend...
    Njerzit duhet te jene te lire te ndjekin aspiratat e tyre, jo skllever te shtetit sic do ti.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Për: Margaret Thatcher / Pastaj mbërriti Maggie dhe ndryshoi gjithçka…

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    Nuk e ke lexuar akoma artikullin me siper... Thaceri e nxori Angline nga sketerra! Ndersa ti vjen dhe na ben propagande dy lekesh, pa piken e arsyes dhe te argumentit.

    Ta thash njehere nuk eksziston anje shoqeri. "Shoqeria" eshte vetem nje koncept, qe perbehet nga individe, dhe nese indidivet largohen, semuren, vdesin, vriten nga shteti etj, "shoqeria" nuk ekziston me.
    Nuk ekziston asnje "shoqeri" statike.
    Sikunder ne cdo gje tjeter, natyra, jeta, evolucioni, speciet, edhe individet levizin; nuk jane kukulla sic mund ta mendosh ti, qe i ka krijuar zoti dhe qe duhet te rrine sipas qejfit tend...
    Njerzit duhet te jene te lire te ndjekin aspiratat e tyre, jo skllever te shtetit sic do ti.
    shoqeria nuk ekziston me, mos valle kjo perkthehet dhe bota nuk ekziston me sepse pa shoqeri dmth qenie njerzore bota njerzore zhduket,
    flisni qe njerzit duhet te jene te lire te ndjekin aspiratat e tyre, (per sa gjate qe jane right wing) qe mendojne se kane lindur per te qeverisur boten, dhe se shoqeria pra njerzit qe nuk kane miliardat duhet te jene skllever te tyre. Ju nuk besoj se ja keni idene se cfare jane aspiratat, provoje njehere dhe hajde e trokit ne deren e Uk, dhe te bindeni sesa te preokupuar jane keta te Thatcher per ti permbushur aspiratat tuaja. Thatcher ishte me te vertete nje politikane e 'guximshme, me conviction' qe besonte marrezisht ne nje shtet shume te vogel dhe ne tregjet te lira, por mundohu dhe shpjegojua veriut te anglise, skocise, irlandes se veriut, dhe pjeses me ne nevoje te popullates se cfare kontributi ajo solli. i demonizoi, i quajti armiku i brendshem etj etj. per te mos permendur keta Tori'es e sotshem qe nuk jane asgje tjeter vetem se NASTY, dhe qe mendojne se renia e murit te berlinet ishte nje gabim historik.
    mateo

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Margaret Thatcher / Pastaj mbërriti Maggie dhe ndryshoi gjithçka…

    Citim Postuar më parë nga mateo Lexo Postimin
    shoqeria nuk ekziston me, mos valle kjo perkthehet dhe bota nuk ekziston me sepse pa shoqeri dmth qenie njerzore bota njerzore zhduket
    Jo. Bota vazhdon te ekzistoje sepse ekzistojne individet.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •