Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Çifti Berisha feston 43-vjetorin e martesës

    TIRANE - Ish-kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij festojnë sot 43-vjetorin e martesës dhe ditëlindjen e zonjës Liri Berisha.

    Emri:  90221_1.jpg

Shikime: 6664

Madhësia:  94.1 KB

    Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish- kryeministri publikon një fotografi me zonjën e tij ku shkruan: “Sot ne kemi festë! Të dashur miq, sot ne si familje kemi një festë të veçantë, ditëlindjen e Lilit dhe 43-vjetorin e martesës tone! I pari që e urova Lilin isha unë. Urimi im ishte mbi të gjitha një ndjenjë mirënjohje e pakufishme për dashurinë, mbështetjen, përkushtimin e saj tejet të çmuar këto 43 vite së bashku, pa te cilat unë nuk do mund të isha ky që jam sot. Por dhe një mirënjohje e veçantë për përkushtimin e saj për më shumë se katër dekada ndaj fëmijëve të sëmurë dhe në nevojë të këtij vendi”.

    “Pas meje, Lilin e uruan me radhë mbesat dhe nipërit: Sara, Dalila, Amla, Medina, Lajdoni, Arti dhe e gjithë familja. Urime të panumërta erdhën dhe nga miq tanë të shumtë. Por pas rrethit familjar, buqetën e parë të luleve e sollën Danjela dhe Flori, dy te rinj romë, si mirënjohje për kujdesin e Lilit ndaj tyre. Shumë urime Lili! Gëzuar për shumë mot!!”- përfundon Berisha.

    (er.nu/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Çifti Berisha feston 43-vjetorin e martesës

    Kishte të ftuar në këtë "eveniment"? Serbë, Grekë, Malazez, Maqedonas kishte !? Ç'pyet thuaj.. vetëm të tillë kishte, pasi janë edhe shkesërit e tyre

    Po Lulin e vocërr nuk e paskan vën në mes të fotos

    p.s

    Se harrova, po ty Albush të kishin ftuar mo ? E mertion se ke vite që t'u këputën gishtat në tastierë lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 07-07-2014 më 03:41
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

    goldian (07-07-2014)

  4. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Çifti Berisha feston 43-vjetorin e martesës

    Per ato qe njohin nga afer dr. Berishen, thone qe esht njeri teper korrekt me bashkpuntoret/vartesit, dhe kyefamiljar shembullor.

    Urimet e mia t'sinqerta per ditlindjen e zj. Liri Berisha!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Çifti Berisha feston 43-vjetorin e martesës

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Per ato qe njohin nga afer dr. Berishen, thone qe esht njeri teper korrekt me bashkpuntoret/vartesit, dhe kyefamiljar shembullor.
    Kush e tha këtë ato servilët e tipit Basha ? Apo Liria ? Berisha është një njeri që nuk ka menduar për popullin e tijë, një njeri që i ka sjellë veç vuajtje dhe lot popullit të tijë, një njeri që nuk ka lën gjë pa bërë në kurriz të popullit të tijë.. dmth me pak fjalë .. kujt i ha palla se a është i mirë apo i keq me familjen e tijë ?! Për popullin e këti vëndi do të kujtohet si një udhëheqës më i keq se lideri i tijë shpirtror Enver Hoxha !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-11-2009
    Postime
    39

    Për: Çifti Berisha feston 43-vjetorin e martesës

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Kishte të ftuar në këtë "eveniment"? Serbë, Grekë, Malazez, Maqedonas kishte !? Ç'pyet thuaj.. vetëm të tillë kishte, pasi janë edhe shkesërit e tyre

    Po Lulin e vocërr nuk e paskan vën në mes të fotos

    p.s

    Se harrova, po ty Albush të kishin ftuar mo ? E mertion se ke vite që t'u këputën gishtat në tastierë lol
    O Wordless . Po njerez bre a nuk jeni bere bajat me keto tezat e juaja nje e dy serb e greke e malukate. Sinqerisht me vjen habi se sa idiote jeni te besoni histori te tilla me serbe e greke e malazez. Dhe dhe ketu ne forum sapo te flasesh menjehere te etiketojne '' ja foli greku '' ja foli shkija '' ja foli agjenti i udb-se e rroma per toma te tilla sa te vjen per te vjelle. Nuk ka rendesi nese ti as ne enderr nuk ke arritur ti shohesh ndonjehere me greket apo shkijet apo udeb-ne .Automatikisht je nje i tille se keshtu te pelqen ty e idioteve te tjere ne forum..

    Mund te te them vetem dicka ty dhe te tjereve ketu qe nuk ju pushon goja duke dhjere budalliqe te tilla. As ne thember te Liri Berishes nuk mund te afrohesh ti dhe soji jot qe rrini tere dites duke dhjere nga goja. Shko ne lagjen ku jetoj dhe punoj Liri Berisha dhe te tregojne. Ne fakt ti dhe shoket e tu e dini dhe per kete terboheni sa qe vini ne forum dhe shfryni tere mllef.

  7. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Çifti Berisha feston 43-vjetorin e martesës

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Kush e tha këtë ato servilët e tipit Basha ? Apo Liria ? Berisha është një njeri që nuk ka menduar për popullin e tijë, një njeri që i ka sjellë veç vuajtje dhe lot popullit të tijë, një njeri që nuk ka lën gjë pa bërë në kurriz të popullit të tijë.. dmth me pak fjalë .. kujt i ha palla se a është i mirë apo i keq me familjen e tijë ?! Për popullin e këti vëndi do të kujtohet si një udhëheqës më i keq se lideri i tijë shpirtror Enver Hoxha !!

    Wordless,

    Nuk marr fjale nga kushdo...

    Burimi i fjaleve/vlersimeve vjen jo me larg se nga "armiqte" politik te dr. Berishes, por qe fatmirsisht kane aq burreri dhe nder te vlersojn kundershtarin politik.

    + nga biznesi privat qe kane punu ne zyrat dr. Berishes thone qe dr. Berisha u linte ne takim psh. ne oren 8.00 por vete mbrrinte gjithmone 5 minuta para. Ndersa kur kishte puntore ne banesen e saj, vete zj. Berisha pergatiste kafet.
    Ty te duken detaje t'parendsishme, por per mua flasin me teper sesa ato "pllanet 120%" qe kane rifilluar te na tregojne socialspecialistat e rilindur nga halete e krimit....


    Pjesa tjeter:
    Un mendoj se dr. Berisha nuk esht perfekt, ka gabime sa te dush, i ka pohu edhe ai vet.
    Por i dashur Wordless, mençuria e dr. Berishes ka minimizu dramen e tranzicionit.
    Merita e tij me e madhe esht qe çliroi shqiptaret nga "shqiptaret" por pa gjakderdhje.... Ju as qe nuk e imagjinoni çfare do kishte ndodh nese pushtetin do e kishin marre ekstremi i djathte...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2012
    Postime
    98

    Për: Çifti Berisha feston 43-vjetorin e martesës

    Urime ciftit Berisha !
    Saliu mun ket gabime plot por ku jan tjert ? apo vec per llafe ? apo burra qe s dun me ,, vdek,,?.... e cun me injorans a servilizem m rrug t gabume EH dhe dun t njejte gjo per SB

  9. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Çifti Berisha feston 43-vjetorin e martesës

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Wordless,

    Nuk marr fjale nga kushdo...

    Burimi i fjaleve/vlersimeve vjen jo me larg se nga "armiqte" politik te dr. Berishes, por qe fatmirsisht kane aq burreri dhe nder te vlersojn kundershtarin politik.

    + nga biznesi privat qe kane punu ne zyrat dr. Berishes thone qe dr. Berisha u linte ne takim psh. ne oren 8.00 por vete mbrrinte gjithmone 5 minuta para. Ndersa kur kishte puntore ne banesen e saj, vete zj. Berisha pergatiste kafet.
    Ty te duken detaje t'parendsishme, por per mua flasin me teper sesa ato "pllanet 120%" qe kane rifilluar te na tregojne socialspecialistat e rilindur nga halete e krimit....


    Pjesa tjeter:
    Un mendoj se dr. Berisha nuk esht perfekt, ka gabime sa te dush, i ka pohu edhe ai vet.
    Por i dashur Wordless, mençuria e dr. Berishes ka minimizu dramen e tranzicionit.
    Merita e tij me e madhe esht qe çliroi shqiptaret nga "shqiptaret" por pa gjakderdhje.... Ju as qe nuk e imagjinoni çfare do kishte ndodh nese pushtetin do e kishin marre ekstremi i djathte...
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Çifti Berisha feston 43-vjetorin e martesës

    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çifti Berisha feston 43-vjetorin e martesës

    Burri i mire nuk eshte Sali Berisha qe na rri martuar me gruan e tij per 43 vjet, burri i mire eshte Edi Rama qe eshte martuar 3 here dhe ka hedhur ne gjyq babane e vete per atesine e te birit te tij. Keta burra te mire na duhen ne ne Shqiperi dhe ketyre ua japim voten, se e ndriten duke qeverisur shtepine e familjen e tyre e tani do e ndrijne akoma me shume duke na qeverisur ne 3 milion shqiptaret.

    Edhe femijeve ne shkolla, ne keshtu u mesojme, te mos behen si familja e Sali Berishes, po si familja model e Edi Rames!

    Albo

    P.S Ti shoku me lart mos na sill video te kohes se Partise, se do na mallengjesh ne komunistat e do na prishesh mendjen qe te votojme per partine e Berishes ne zgjedhjet e ardhshme, se aq duam ne. Votuam per kete gjatavelin se e kemi nipin e shokut Byroist Spiro Kolekes.

  12. #11
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Çifti Berisha feston 43-vjetorin e martesës

    Për moral e ke fjalën ti shoku zëdhënës i selisë blu ?!


    Një gazetë e përditshme informoi dje se Shkëlzen Berisha është në një lidhje paralele me një vajzë 22-vjeçare të quajtur Armina Mevlani, e cila është e angazhuar në botën e spektakleve dhe aktualisht drejton një revistë. Vetë Mevlani pasi është kontaktuar nga gazetarja nuk ka dashur të komentojë mbi këtë temë, por kur është pyetur nëse “e mohonte një thashethem të tillë”, ajo ka thënë se “as e mohonte, as e pohonte, por nuk mund të komentonte më tej”. Ky është një zhvillim i ri sa i takon kësaj marrëdhënie të shumëpërfolur prej një viti mes Shkëlzen Berishës dhe 22-vjeçares Mevlani.

    Në Tiranë, sidomos në rrethet e gazetarëve, biznesmenëve dhe politikanëve kjo lidhje është komentuar gjatë në tavolina. Gazeta “DITA” në numrin e saj të datës 26 janar 2013 njoftoi mbi një problem me çiftin Berisha, por asokohe u hesht. Tani personazhet duket se kanë nisur të pranojnë të vërtetat ndonëse jo hapur, si larg e larg.

    Pas qëndrimit “pohues me lezet” të Armina Mevlanit sa i takon marrëdhënies së saj me djalin e kryeministrit, dje ka pasur interes nga gazetarët për të pyetur se në ç’raport ishte bashkëshortja e Shkëlzen Berishës me publikimet e fundit. Mësohet se ajo i ka dërguar vetëm një email të shkurtër, vetëm një fjali, medies që kishte publikuar dje lajmin duke shkruar: “Na nuk jena nda”. Vetëm kaq. Sadije Berisha është larguar nga Shqipëria disa muaj më parë dhe ka pasur të dhëna se “de facto” ajo nuk jeton më me Shkëlzen Berishën nën një çati dhe ky i fundit ka avancuar drejt një bashkëjetese me Armina Mevlanin. Sadije Berisha ka mbajtur gjithnje nje profil te tërhequr dhe aspak aktiv në medie dhe intervistat e saj për shtypin shqiptar kanë qenë kryesisht në revista te profilizuara per femrat dhe me tema te lehta, siç janë gatimi apo mobilimi modern i shtëpisë.

    Ligjërisht ajo dhe Shkëlzen Berisha vazhdojnë të jenë bashkëshortë, por realisht ata nuk jetojnë më së bashku. Disa ditë më parë u përfol një kthim i shkurtër i saj në Tiranë (për të parë ecurinë e një libri me receta që ka botuar në tiranë – u tha nga një gazetë afër qeverisë) – pas muajsh të gjatë mungese.



    mevlani arminaKush eshte Armina Mevlani?

    Armina Mevlani është sot 22-vjeçe dhe ka mbaruar studimet për filozofi në Tiranë. Është e bija e Arben Mevlanit, një spiker i njohur lajmesh. Në vitin 2009 ajo përfaqësoi Shqipërinë në spektaklin “Miss World 2009”, që u organizua më 12 dhjetor të këtij viti në Afrikën e Jugut. Më pas së bashku me Ardit Gjebrenë ka prezantuar dhe një edicion të “Këngës Magjike”. Aktualisht Mevlani është drejtoreshë në revistën “Harmony”, e cila është një revistë që i dedikohet kryesisht botës së spektaklit dhe personazheve “Vip”.





    Hipokrizia e familjes me divorcin

    Opinion nga Mero Baze

    Disa gazeta ditore kanë publikuar dje lajmin se Shkëlzen Berisha bashkëjeton me një të fejuar të re, dhe se divorci i tij me ish- gruan, është realitet. Ky nuk është ndonjë lajm që do t’ia vlente të botohej, pasi jeta private e Shkëlzenit është pronë e tij. Edhe pse babai i tij nuk ka lënë grua dhe burrë në këtë vend, që i ka pasur kundërshtarë, që nuk u ka bërë radiografinë deri poshtë çarçafëve, shoqëria shqiptare është përtej mentalitetit të Berishës dhe është neutrale ndaj jetës së djalit të tij. Ka qenë neutrale dhe për martesën e parë të tij, e cila (nëse do t’i shikojmë gjërat me syrin e Sali Berishës), ka pasur probleme paragjykimesh që nisin nga martesa brenda fisit deri tek diferenca në moshë. Askush nuk ia ka përmendur dhe ka bërë shumë mirë, pasi ajo ka qenë një martesë e lumtur, që e kanë shijuar të dy njësoj.

    As lidhja e re e Shkëlzenit nuk ka pse perflitet, pasi sic e dime dhe e shohim të gjithë përditë, është i lidhur me një vajzë të bukur, e njohur në rrethet e medies dhe e familjarizuar me këtë lidhje, së paku publikisht, prej një viti. E vetmja gjë që bën përshtypje në këtë histori dhe ngjall një lloj vëmendje të pazakontë, është fakti se përse i biri i kryeministrit kërkon ta fshehë me çdo kusht lidhjen deri më 23 qershor dhe pse mendon se kjo mund t’i prishë punë në zgjedhje babait të vet?

    Pikë së pari mendoj se shoqëria shqiptare është më e zhvilluar se frika dhe komplekset e Familjes Berisha. Kjo është një shoqëri që ia ka pranuar divorcin dhe martesën e re një kryeministri në moshën 50 vjeçare dhe jo më djalit 30 e ca vjeçar të një kryeministri në detyrë. Fatos Nano bile e ka përdorur për një ringjallje të re politike martesën e tij të re dhe askush në Shqipëri, as veteranët fanatikë dhe as konservatorët, nuk kanë hezituar ta mbështesin për këtë gjë. Shija e keqe që lë në këtë rast Familja është pikërisht diferenca që krijon mes trumbetimit të liberalizmit dhe fshehjes së një akti normal në jetën e tyre private. Diferenca mes mënyrës se si është sjellë Fatos Nano me historinë e tij dhe mënyra se sillet Sali Berisha duke i imponuar të birit të tij gjithë këtë sjellje hipokrite, është diferenca reale dhe regresi real që na qeveris edhe në raportin mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos dhe jo më me pasardhësit e rinj socialistë. Fatos Nano e përdori martesën e re si një revansh në politikë, kurse Berisha po përdor fshehjen e një lidhje të re normale të djalit të tij si shpresë për të qëndruar në pushtet.

    Së dyti, mendoj se ngjarja, e cila nuk duhet të përzihej me politikën, po merr peshë politike pikërisht se Familja po paraqitet si hipokrite ndaj shoqërisë. Ata as nuk e përgënjeshtrojnë dhe as e pranojnë një zhvillim që opinioni publik e njeh. Fakti që këtë gjë e bëjnë për arsye politike, është një minus i madh për ta dhe tregon profilin e tyre mashtrues para shoqërisë shqiptare. Shkëlzeni as po lidhet me ndonjë vajzë për të cilën mund të ndjehet keq dhe as po ndahet nga një grua që mund të ndihej keq. Ai është duke jetuar jetën e tij, ndoshta të vetmen pjesë të jetës ku nuk na vjedh ndonjë lek dhe nuk na rrezikon ndonjë jetë njeriu si në Gërdec, dhe nuk ka pse i fsheh këto gjëra sikur po bën ndonjë krim. Pikërisht kjo përpjekje i jep peshë politike kësaj ngjarjeje dhe tregon anën e errët të një Familjeje që bën hipokriten dhe me jetën private.

    Së fundmi është e paprecedent që një politikan si Sali Berisha, i cili është i detyruar të mbajë dy “nuse” djali në Tiranë, njërën në Linzë e tjetrën në Farkë, secilën në vila luksoze, të vazhdojë të marrë nëpër gojë jetën e kundërshtarit, “burrërinë” apo “rininë” e tij. Kjo e bën dhe më të vëmendshme shoqërinë ndaj këtij zhvillimi në jetën private të djalit të tij, i cili në çdo rrethanë tjetër nuk do përbënte lajm. Ajo që po e bën lajm këtë histori, është hipokrizia e Familjes ndaj shoqërisë, përpjekja e tyre për t’i mbajtur fshehur shoqërisë një zhvillim të natyrshëm brenda Familjes dhe për t’i lënë kohë Berishës të përbaltë të tjerët për jetën private deri më 23 qershor, duke bërë sikur nuk di çfarë ndodh në familjen e tij. E vetmja vlerë që ka mbajtja fshehur e këtij zhvillimi deri pas 23 qershorit, është se atëherë nuk do t’i hyjë në punë askujt se ç’po bën i biri i Sali Berishës. Për këtë ia vlente të prisnin. Por ja kaq shëmtuar, jo kaq të detyruar, dhe mbi të gjitha jo kaq hipokritë dhe me jetën e tyre.



    4Çfarë po ndodh me familjen Berisha?

    Ribotim i shkrimit te pare te publikuar ne mediat shqiptare ne lidhje me divorcin e perfolur te Shkelzen Berishes. Marre me shkurtime nga DITA ne numrin e dates 26 janar 2013

    Pyetjet e para lindën që pas postimit të një fotografie familjare për Vitin e Ri në profilin e kryeministrit Sali Berisha në Facebook. Në foto ndodheshin të gjithë pjesëtarët e familjes përveç Sadije Berishës, bashkëshortes së Shkëlzen Berishës. Me sa duket pyetja “pse” u bë bezdisëse sepse fotoja në fjalë u hoq nga profili pas pak kohe.

    A ndodhet në Shqipëri Sadije Berisha?

    Gazeta DITA ka bërë një verifikim në programin TIMS ku regjistrohen të gjithë hyrje-daljet në Shqipëri. Dhe rezulton se znj.Berisha është larguar bashkë me fëmijët me “Austrian Airlines” nga Rinasi në datën 1 dhjetor të vitit të kaluar. Megjithëse kanë kaluar tashmë 45 ditë, ajo nuk është rikthyer. Nuk ka qenë as në festimet e Vitit të Ri të familjes Berisha, gjë që shpjegon mungesën e saj në foto. Çfarë ka ndodhur?



    Dy versionet e përfolura

    Në qeveri dhe në korridoret e administratës lajmi ka nisur prej ditësh të përflitet në zë. Ka zëra të besueshëm se Sadije Berisha nusja e djalit të kryeministrit Berisha është larguar nga shtëpia dhe nga Shqipëria. Është në prag divorci me Shkëlzen Berishën? Kjo është hipoteza e parë që të vjen në mend, sidomos duke patur parasysh fjalët që qarkullojnë në Tiranë për një lidhje të djalit të kryeministrit me të bijën e një personazhi të njohur televiziv, lidhje e kuptuar tashmë, sipas këtyre zërave edhe nga znj.Berisha. Por largimi i saj dhe i fëmijëve është mbajtur i fshehur për shkak se një krisje e tillë në prag fushate elektorale dëmton imazhin e familjes tradicionale, që kreu i PD-së dhe kryeministër aktual i vendit, e ka shumë për zemër.

    Lidhja mes Shkëlzen dhe Sadije Berishës është ndoshta një nga martesat që ka intriguar më shumë opinionin publik shqiptar. Në tavolina informale prej vitesh përflitej se martesa e tyre nuk kishte patur asnjëherë miratimin e Sali Berishës, asokohe lider i opozitës. Gjithçka mori një formë më të qartë në vitin 2009 kur një e përditshme shqiptare botoi pasazhe nga një libër me kujtime të shtetasit shqiptaro-suedez Hasan Berisha. Hasan Berisha është i ati i Sadijes, nga Tropoja gjithashtu.



    Sadija dhe Shkëlzeni, një histori 15-vjeçare

    sadije-shkelzenNë 24 prill 2012, ish-presidenti Topi firmosi dekretin për dhënie shtetësie shqiptare për Sadije Berishën dhe nënën e saj Sadije Elezi. Kjo ndodhte 14 vite, pas vitit 1998, kur Sadija ishte njohur me djalin e ish-presidentit Sali Berisha, asokohe në opozitë, ndërsa në pushtetin ishte PS-ja. Shkëlzen Berisha, ishte vetëm 22 vjeç atëherë kur shkoi të jetonte në shtëpinë e Sadijes, një prej katër vajzave të Hasan Berishës. Bashkëshortja e ardhshme e Shkëlzenit ishte kthyer në Suedi, pas një lidhjeje të mëparshme në SHBA dhe më dy fëmijë Muratin (sot Micki) dhe Muradien (sot Moradi).sadije-berisha

    Sadija, njëra prej katër vajzave të Hasan Berishës, bashkë me të ëmën dhe një motër për disa vite jetuan në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo u martua me një shqiptar dhe nga martesa e parë pati dy fëmijë binjakë, Muratin dhe Muradien, sot 23-vjeçarë. Në vitin 1989 bashkë me të atin, nënën, motrën dhe dy fëmijët ajo rikthehet në Suedi, në Stokolm. Në kohën që Shkëlzeni shkoi te miqtë e të atit në Suedi, Sadija bashkëjetonte edhe me dy fëmijët e saj. Jeta nën një çati duket se ishte dhe shkëndija e dashurisë mes çiftit. Edhe pse në moshë të madhe, Sadija atëherë ishte 30 vjeçe, u lidh me 22-vjeçarin Berisha. Jeta e tyre vazhdoi të bëhej në Suedi. Si vajza e një biznesmeni në Stokoholm, Sadija punonte në bizneset e të atit.

    Ajo që dihet është se kur ish-lideri i opozitës Sali Berisha mësoi për këtë lidhje mbajti fillimisht një qëndrim të prerë dhe tërësisht kundërshtues. Janë shumë të paktë dëshmitarët okularë të kësaj marrëdhënie të tensionuar mes çiftit të ri dhe familjes së Shkëlzenit në Tiranë. Thuhet se në muajt e parë Sali Berisha ndërpreu të gjitha marrëdhëniet me të birin dhe e distancoi së tepërmi atë, por duket se Shkëlzeni kishte gjetur femrën që kërkonte dhe kishte vendosur të paguante çdo çmim për ta mbajtur. Në kulmin e këtij tensioni, Shkëlzeni dhe Sadija marrin vendimin për tu martuar me njëri tjetrin. Edhe pas martesës marrëdhëniet me familjen e Shkëlzenit në Tiranë mbeteshin të tensionuara. Sadija dhe Zeni u bënë me një vajzë që e quajtën Medina. Lindja e kësaj vajze duket se solli dhe “flladin e pajtimit” dhe pas lindjes së Medinës nisën dhe kontaktet e para të Shkëlzenit me të atin e tij, i cili duket se kishte vendosur më në fund të respektonte zgjedhjen e të birit. Martesa mes Shkëlzenit dhe Sadijes u pasua edhe me lindjen e një djali disa vite më vonë, djali i tyre quhet Lajdon.

    Që prej vitit 2005 Sadije Berisha dhe Shkëlzen Berisha kanë jetuar në Tiranë, ndërsa Sadija ka publikuar dhe një libër në Shqipëri të quajtur “Receta të Ëmbla”, libër me receta embëlsirash.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  13. #12
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Çifti Berisha feston 43-vjetorin e martesës

    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •