TIRANE - Ish-kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij festojnë sot 43-vjetorin e martesës dhe ditëlindjen e zonjës Liri Berisha.
Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish- kryeministri publikon një fotografi me zonjën e tij ku shkruan: “Sot ne kemi festë! Të dashur miq, sot ne si familje kemi një festë të veçantë, ditëlindjen e Lilit dhe 43-vjetorin e martesës tone! I pari që e urova Lilin isha unë. Urimi im ishte mbi të gjitha një ndjenjë mirënjohje e pakufishme për dashurinë, mbështetjen, përkushtimin e saj tejet të çmuar këto 43 vite së bashku, pa te cilat unë nuk do mund të isha ky që jam sot. Por dhe një mirënjohje e veçantë për përkushtimin e saj për më shumë se katër dekada ndaj fëmijëve të sëmurë dhe në nevojë të këtij vendi”.
“Pas meje, Lilin e uruan me radhë mbesat dhe nipërit: Sara, Dalila, Amla, Medina, Lajdoni, Arti dhe e gjithë familja. Urime të panumërta erdhën dhe nga miq tanë të shumtë. Por pas rrethit familjar, buqetën e parë të luleve e sollën Danjela dhe Flori, dy te rinj romë, si mirënjohje për kujdesin e Lilit ndaj tyre. Shumë urime Lili! Gëzuar për shumë mot!!”- përfundon Berisha.
(er.nu/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt