Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 155
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Takim madhështor në Detroit, Michigan me parrullën: Të njohim historinë e vërtetë të Shqipërisë - Çështja Çame - Çështje e ditës.



    Gazeta kombëtare BOTA SOT, në SHBA-s, mësoi se bashkësia shqiptare e Miçiganit ka organizuar një takim mbar kombëtar informativ mbi çështjen Çame, me parrullën: Të njohim historinë e vërtetë të Shqipërisë - Çështja Çame - Çështje e ditës. Për të na informuar më gjërësishtë reth këtij takimi, zoti Sali Bollati, veprimtar i dalluar i çështjes çame dhe njëri prej drejtuesve kryesor të bashkësisë Çamë në SHBA-s, pjesmarrës në këtë takim i tha gazëtës Bota Sot, se: Ne, shqiptarët nga Krahina e Çamërisë, mblidhemi rregullisht në Nju Jork, Filadelfia e Boston për të përkujtuar genocidin grek, që u ushtrua nga autoritetet greke ndaj shqiptarëve etnikë më 1944-1945 e më vonë.

    Por, tha ai kur më telefonoi Z. Gjok Martini, se po pregatitej një Takim Kulturor-Informativ në Miçigan, për Krahinën Shqiptare të Çamerisë, mbeta jo vetëm shumë i kënaqur, por me thënë të drejtën i befasuar. Duke e diskutuar me njerëzit e shtëpisë dhe me vëllezërit Çame, nisem të ndjejmë edhe një krenari se këtu në Amerikë nuk jemi vetëm.

    SHQIPTARIZMA NUK NJEH KUFINJ

    Sipas zotit Bollati, në zyrat e z. Gjok Martini, Kryetar i Komitetit Organizues dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, u mahnitëm nga materialet e grumbulluara si foto, libra, shkrime gazetash e materiale të tjera referuese për Çamërinë Martire. Aty u njohëm edhe me z. Gjeto Ivezaj, Kryetar i Shoqatës MALËSIA si edhe me anëtarë të tjerë të Komitetit organizues. Njoftime të veçanta ishin bërë edhe në gazetat amerikane, si në gazetën: Detroit News, etj. Për këtë takim të rëndësishëm, në një sallë të madhe të ndërtesës Troy Community Center në Miçigan, të zbukuruar me flamujt shqiptar e të SHBA, janë ekspozuar shumë materiale e foto mbi Çamërinë. Nën tingujt e melodive shqiptare të ekzekutuara nga Grupi Muzikor ADRIATIKU, ishin grumbulluar shumë shqiptarë nga të dy anët e Malësisë së Madhe, nga Plava e Gucia, nga Kosova, nga Tropoja e Shkodra, nga Gjirokastra e nga Dibra, nga Saranda, Paramithia, Filati, Arpica, Picari , Filati e Mazreku. Me një fjalë nga gjithë Shqipëria e Vërtetë nga Tivari në Prevezë. Në një parrullë ishte shkruar me gërma të mëdha: TË NJOHIM HISTORINË E VËRTETË TË SHQIPËRISË - ÇËSHTJA ÇAME - ÇËSHTJE E DITËS.

    Bollati tha se z. Gergj Xhaçka, drejtues i programit, në fjalën e hapjes thotë se Komitet Organizues e ka nisur këtë takim për ta bere me te ndjeshem opinionin shqiptaro-amerikan, dhe sidomos atë zyrtar Amerikan për këtë problem shqiptar, që kërkon zgjidhje në përputhje me të gjitha legjislacionet ndërkombëtare në fuqi.

    NUK ËSHTË VETËM KTHIMI I MBI 200.000 VËLLEZËRVE TANË QË BANOJNË SI REFUGJATË NË SHQIPËRI PREJ AFRO 60 VJETËSH...........!

    Më pasë tij e mori fjalën, z. Gjok Martini, Kryetar i Komitetit Organizues, i cili në fjalën e tij theksoi se Komuniteti Shqiptar i Miçiganit, vazhdimisht ka organizuar takime, për Probleme të Çështjes Kombëtare Shqiptare. Ka ndihmuar në zgjidhjen e Problemit të Kosovës, të Shqiptarëve të Maqedhonisë, e të shqiptarëve të Malit të Zi. Sot ka ardhur rradha që edhe vëllezërit tanë të Krahinës Shqiptare të Çamërisë të gëzojnë të drejtat që u mohohen padrejtesisht nga e ashtuquajtura administrata ‘demokratike’ greke. Problemi Çam, nuk është vetëm kthimi i mbi 200.000 vëllezërve tanë që banojnë si refugjatë në Shqipëri prej afro 60 vjetësh, në vatrat e tyre amtare prej nga janë shpërngulur me dhunë, e të gëzojnë shtëpitë e pronat e tyre të çfrytëzuara padrejtësisht nga pronarë të paligjëshëm. Por, njëkohësisht për shqiptarët e tjerë të Çamërisë, që megjithese jetojnë në tokat e tyre, u mohohet gjuha amtare shqipe dhe të gjitha të drejtat e tjera si minoritet shqiptar, në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtarë në fuqi që edhe vetë qeveria greke i ka nënshkrua. E që me paturpësin më të madhe, kërkon të zbatohen për atë pakicë endacakesh greke që banojnë në Shqipëri. Prandaj sot jemi mbledhur këtu për të thënë fjalën tonë për zgjidhjen sa më parë të këtij problemi. Ky është vetëm takimi fillestar, por jo i vetem për këtë Problem, aqë të ndjeshëm kombëtar. Neve, si vëllezër të vërtetë shqiptarë, duhet të mobilizohemi mirë, t'a ngrejmë këtë problem në Administratën Amerikane dhe në forumet ndërkombëtare, për të gjetur sa më parë rrugën e zgjidhjes, mendon zoti Gjok Martini.

    Ndërsa, z. Gjeto Ivezaj, në emër të Shoqatës Malësia, përshëndeti dhe shprehu gadishmërinë për të dhënë gjithë kontributin, e nevojshëm për zgjidhjen sa më parë të këtij problemi mbarëkombëtar. Prof. Teodor Kareco, foli se padrejtësisht qeveritarët dhe disa deputet grekë, ngrejnë zërin edhe në forumet ndërkombetare, se në Shqipëri, minoritarët grekë, nuk gëzojnë të drejtat e tyre. Kujdesi për minoritarët dhe respektimi i te drejtave të tyre është në shkallën më të lartë, gjë e vërtetojnë edhe emisarët BE, në vizitat e tyre në Shqipëri.. Por mohimi i plotë i minoritetit shqiptar në Greqi, që përpiqet të paraqesi qeveria greke, është në kundërshtim të hapur me të gjitha legjislacionet ndërkombëtare. Pra zgjidhja e Problemit të shqiptarëve të Çamërisë, duhet të bëhet si nga qeveria greke ashtu edhe nga ngritja e këtij problemi shumë të drejtë pranë Administratës Amerikane.

    PROBLEMI KOMBËTAR ËSHTË ÇËSHTJE E TË GJITHË SHQIPTARËVE TË VËRTETË, PAVARËSISHT SE NGA CILA KRAHINË SHQIPTARE JANË.

    Zoti Sali Bollati tha se në këtë takim diskutoi dhe z. Skënder Doçi, i cili tha se ky problem jo i thjesht mbarëkombëtar, kërkon njohje dhe mobilizim të gjitha forcave shqiptare këtu në diasporë për të dhënë kontributin e nevojshem që ky problem të marri rrugën e zgjidhjes. Unë, në fjalën time, thotë zoti Sali Bollati në fillim, falenderova në mënyrë të veçantë gjithë Komunitetin Shqiptar të Michiganit, e në mënyrë të veçantë nismëtarin e këtij Takimi Atdhetar, z. Gjok Martini. I cili me aqë pasion e devotshmëri i kushtohen Çështjes Kombëtarë Shqiptarë dhe Çështjes Çame në veçanti. Kjo tregon edhe një herë qartë se Problemi Kombëtar është Çështje e të gjithë shqiptarëve të vërtetë, pavarësisht se nga cila krahinë shqiptare janë. Fakti që sot, jetojmë në këtë vend të madh, e të fuqishëm, vend i respektimit të plotë të të drejtave të njeriut; vendit që shpëtoi vëllezërit tonë kosovarë nga i njejti genocid antinjerezor që ushtroi Millosheviçi, vëlla i ortodoksizmës së Zerves dhe bashkëpuntorëve të tij grekë.

    Bollati thotë se: "asakrat dhe shpërngulja me dhunë e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike në Çamëri, nuk është e rastësishme. Ai genocid i egër antinjërezor është vazhdim i politikës bizantine, të Megalides, për të ashtuquajtur ‘vorioepir’ që me aq bujë e trumbetojnë sot shovinistat grekë, si edhe ndonjë grek i pa-amerikanizuar, si N. Gaxojani (Nikola Gejxh). Sot, në mes të Tiranës, në prani të qeveritarëve të Tiranës, uzurpatori i Kishës Ortodokse Shqiptare Janullatos predikon në gjuhën greke, kur 133 vjet me parë, më 1870 dhespoti i Çamërisë detyrohet të përkthejë në gjuhën shqipe pjesë të dhjatës, sepse besimtarët ortodokse çamë nuk kuptonin asnjë fjalë greqisht!?

    Mos pranimi i asnjë emri shqip si Skënder, Arben, Gjok ose Ndre, për emigrantët shqiptarë në Greqi, është një aresye e ‘vërtetë’ për pretendimin absurd të ‘vorioepirit’, për shifra abstrakte që paraqet z. Gaxojanis (Gejxh) dhe ndonjë i ashtuquajtur eurodeputet grek në Parlamentin Europian. Shqiptarët nga Çamëria që sot ndodhen në USA krenohen me origjinën e tyre dhe duke ndjerë dorën e ngrohtë të mbështetjes nga vëllezërit e tjere shqiptarë do t'i shumë fishojnë përpjekjet që të organizohen denjesisht, për t'a bërë sa më të njohur të drejtën e tyre të pamohueshme në forumet ndërkombëtare, e veçanërisht nga administrata Amerikane, ka përfunduar zoti Bollati.

    PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË

    Lidhur me takimin ai tha se kështu, ky Takim informativo-Kulturor i organizuar në Miçigan, është jo vetëm kuptimplotë duke na dhënë forca neve që kemi lindur në Çamëri, se në përpjekjet për të fituar të drejtat tona, të mohuara nga qeveria greke, me heshtje përulese nga qeveritarët e sotëm të Shqipërisë, nuk jemi vetëm. Me ne janë të gjithë atdhetarët e vërtetë shqiptarë, me ne është e drejta ndërkombëtarë, me ne është e drejta e Zotit, që është një për të gjithë njërëzit.

    Në takim ka folur edhe shkrimtari Lulash Paluskaj, gazetari Zef Përgega, të cilët sollën në fjalën e tyre, përngjasime dhe ndihmë reciproke që kanë dhënë trimat e Malëcisë në luftën e Pesë Puseve kundër pushtimit grek të Çamërisë më 1913. Në fund të këtij takimi duke recituar vjersha si Balladë Çame e B. Xhaferit nga Ded Shkurti, e të tjerë, me valle e këngë Çame e nga Krahina të tjera shqiptare, përfundoi ky Takim Madhështor në Miçigan me parrullën PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË.


    Kortezi e Bota Sot
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Kam nje pyetje qe e kam shtruar disa here ketu ne forum.Dua te dij gjendjen aktuale ne Cameri rrespektivisht a di kush se cka ka atje,sa cam jetojne a flasin shqip,si ndihen, sa jane, ku jane si eshte raporti i tyre me greket,cfare hapesire popullojne camet tani.A ka qene dikush nga ju ne keto vende.

  3. #123
    jam une ketu ne greqi ,e skam lene vend pa shkuar.ne tokat qe dikur jetonin camet ,tani jetojne greket,kurse camet i kane transferuar ne peloponez pjesen me te madhe,kurse pjesa tjeter ndodhet ne halkidhe,dhe atiki. flasin shqip,por rinia po e harron se jeton ne qytete te medha ku patjeter greket jane me shume ,por kane dhe ata frike te thone qe jane shqiptar ,se i shofin me sy tjeter .i them kto se kam punuar me cam te greqise qe e fliste shqipen shume mire ,biles me tha dhe nje vjershe qe e kendojne nga fshati i tij ku thuhet;
    Per shqiperi ,zemra po me keputet
    por shqiperia nuk po duket,etj etj
    po me shume ata jane te maskuar si arvanit,arvanitet jane shqipetare te lashte qe jane ne greqi qe ne shekullin e 6-shte dhe e flasin shqipen akoma,por me zor i kupton se e flasin me dialektin e vjeter dhe duhet me e pasur shume mendje qe te kuptosh se cfare thone ,ata jetojne ne fshatrat rreth athines qe jane 100% arvaniter dhe ne peloponez dhe ne avlona,thiva ,evia etj qe jane zona qe banohen nga keta ,por qe nuk mund te quhen se jane shqipetare se sa vjen e po e harrojne shqipen,e vrasin me shume mendje per te bere para se per komb etj.kto kisha per te thene ,po deshe te me pyesesh gje tjeter ,ktu jemi
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Bani i nderuar nuk e di se çfarë informate të rëndësishme na ke dhënë.

    I nderuar ti mund të ndihmosh edhe mhumë se ç'mendon.

    Pikësëpari. A do të kishe mundur të na vëje ndonjërin prej nesh në kontakt me ndonjë çam? Natyrisht sa për fillim t'u ndihmosh të inkuadrohen në faqet e këtij Forumi ku po diskutojmë që të zgjerojmë "rrjetën" e veprimit me njerëz dhe punë atje.

    Edhe njëherë të falemnderit shumë.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  5. #125
    Leke ,nuk ma merr mendja se do mundem per nje gje te tille ,se camet e flasin shqipen ,por nuk e shkruajne,mund te kete nga ata qe e shkruajne ,po hajde e gjei .megjithate per nje gje te jesh i sigurte se rralle kush nga ata mendon ashtu si mendojme ne<shqiptart e tjere>, vetem gjate luftes ne kosove pati ca reagime nga ana e disa arvaniteve<me origjine shqiptare> ,qe i kam pare dhe ne emisione ne televizion,qe perpiqeshin te argumentojne se shqiptaret ishin te pafajshem,por dhe kete e benin duke mos zbuluar origjinen e tyre ,per arsye qe dihen. por kur e pyeti i habitur drejtuesi i emisionit se nga ishte dhe ai i tha nga nje fshat i korinthit ,ateher drejtuesi i emisionit i tha se ti qenke shqiptar,ai u mbrojt duke thene se arvanitet ishin ata qe cliruan greqine nga pushtimi turk,biles e mbaj mend qe e kishte mbiemrin kola<ky arvaniti>,por qendrimi i greqise dhe si qeveri dhe si popull ishte me serbine per arsye se serbet jane ortodoks si greket dhe ato jane shume fanatik ne kte gje. po mor leke hajde merre vesh se kush eshte arvanits dhe kush cam se keto te fundit ,e thashe dhe me lart jane maskuar si arvanitsa,sepse arvanitsat nuk kane problem,biles jane dhe kane qene ministra si theodhoros pngalos,janis kranidhiotis<qe vdiq> etj,por prap i kam degjuar greket duke thene se;keto jane shqiptar.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  6. #126
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    mos e ke fjalen per aristidh kolen ti?
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Te falemnderit.Sikur qe e pershkrove camet(ato qe kane mbetur) jane plotesisht te shkeputur nga trojet e vjetra dhe jane te dislokuar brenda Greqise me qellim te paster te asimilimit.Nje veprim fashist i papare do te kisha thene.Edhe nje informate nese e ke.Keto te transferuar ne Peloponez dhe ne Halkidiki sa jane ne numer a popullojne vende te tera apo jane te perzier me greke dhe jane pakice absolute aty ku jetojne.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ceshtjen came po e zgjidh tos nano..

    ai ka bere ca cam hajdut biznesmena e drejtora taksash..

    nano psh merr miliona nga gaz demi te cilin e ka perkrahur ne trafiqet e tije dhe ja ka fal hotel turizmin e sarandes.

    kurse kte hajdutin..shpetim idrizin e ka vene taksidar dhe i merr kuptohet per vete milionat qe nxjerr shpetimi si drejtor i tatik taksave dhe bredh neper mesdhe me jaht..

    kjo eshte zgjidhje...

  9. #129
    shkupi,greku i deboi camet ne disa faza,dhe faza me e fundit me duket se ka ndodhur aty nga 1957-ta,por ajo qe ndodhi ishte se ata debuan<ose i detyruan te ikin>,camet e fese myslimane,kurse me ata te fese ortodokse u sollen pak me ndryshe,mesa di une. per arsye ekonomike fshati ne greqi eshte shume pak i populluar,bile ka fshatra qe skane fare banore gjate dimrit,prandaj dhe ka ndodhur dhe nje fare asimilimi
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Camet duhet te jene me kembengules ne kerkesat e tyre per kthim ne trojet e tyre apo per kthimin e pasurise.E di se ne Greqi akoma ka ligje te cilat e pamundesojne kete por sido qe te jete Greqia eshte anetare e BE e cila i ka pranuar standardet e bashkesise dhe ketu eshte avantazhi i cameve.Ata jane qytetare te shtetit grek te debuar na pushteti dhe me vet faktin se greku akoma nuk eshte ne gjendje ta pranoje kete kjo e diskrediton shume para Brukselit.Shqiperia nuk mund te bej gje sepse ajo e ka edhe gojen e mbullur edhe syte e mbyllur dhe varet na Greqia.Fati i shqiptarit por edhe budalleqet tona na kane sjellur tek kjo situate 7 milion e ca shqiptar pothuajse te ndrydhur ekonomikisht e politikisht.

  11. #131
    i/e regjistruar Maska e bucibuci
    Anëtarësuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    36
    bani.
    Mendoni ju se atje ku flitet shqip ne greqi mund te hapen shkolla shqipe.Do ishte nje ndihme e madhe per çeshtjen neqoftese ju ata qe do kontaktonit do i inkurajonit per kete.
    RESPEKT SHQIPTAREVE

  12. #132
    e pamundur kjo qe thoni ju bucibuci,sepse greket i kane grekezuar shqiptaret dhe feja luan nje rol te rendesishem ketu ne greqi ,imagjinoje se qe te miratohet nje qeveri pagezohet me pare nga prifterinjte. dhe per faktin se greket me dinakeri mbajten ne greqi vetem camet e fese ortodokse,kjo i veshtirson me shume gjerat,sepse une kam degjuar qe te thone vete arvanitasit, qe shqiptaret jane turq sepse jane mysliman,pra politika e shume viteve qe ka zhvilluar greqia gjate gjithe ketyre viteve ,ka bere qe shume shqiptare te humbin shqiptarizmin e tyre,imagjinoje qe shkruhet dhe feja ne pasaporte
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 05-10-2003 më 08:46
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  13. #133
    i/e regjistruar Maska e bucibuci
    Anëtarësuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    36
    Bani e di qe eshte shume e veshtire por forma te mesimit te gjuhes shqipe privatisht jane aplikuar.Kete e kam degjuar ne nje interviste te kryetarit te shoqates Marko Boçari.Besoj se qenia e greqise ne Europe do ndikoj qe kisha te ndahet nga shteti dhe shteti te behet me demokratik.Nejse Kjo eshte detyre e grekeve Shqiptaret e greqise kane dhe nje detyre me shume te zgjojne shpirtin e Shqiptarit
    RESPEKT SHQIPTAREVE

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Greqia është shteti me mendësinë absolutisht më primitive në Evropë; ata janë talibanë vërtet! Po ku ka vend në BE, pos Greqisë, ku pyetja e parë është: ç'ar feje ke? (Për inat u thoshja: mysliman ortodoks. Pa t'u shifje sytë, hehe...)

    Zgjidhja e çështjes çame s'bëhet dot prej shtetit shqiptar; ai nuk grindet dot me Greqinë, se kjo ta vë thikën në fyt. Zgjidhja bëhet kshu: pasardhësit e çamëve duhet të organizohen, ta nxënë një avokat të mirë në Perëndim, e të ushtrojnë padi kolektive te Gjykata Evropiane. Pale t'u dëgjosh p*rdhat grekëve ahere!

    Meqë ra fjala, edhe shqiptarët ortodoksë që banojnë denbabaden në Greqi (ata që grekët i quajnë "arvanitis") mund ta bëjnë të njëjtën gjë, po deshën ta mësojnë gjuhën ndër shkolla. Po s'deshën, udhë e mbarë!

  15. #135
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    te dashur forumiste,
    gjeta ca material mbi Çamërine, dhe po i postoj

    Sami Frasheri mbi Çamerine
    Sami Frasheri mbi Camerine dhe disa nga qytetet e saj kryesore,marre nga vepra e tij "Fjalor i pergjithshem i historise dhe i gjeografise" (Konstandinopoje 1889).Vepra 2 e Sami Frasherit,botim i Akademise se Shkencave,1988.

    Tesprotia (Cameria)

    Adjonati (Paramithi)
    Janina
    Konica
    Margellici
    Parga
    Preveza
    Suli


    Tesprotia (Cameria)

    Eshte nje nga krahinat qe perbenin Epirin e lashte.Krahina e lartpermendur zgjatej nga Ambrakija,pjesa jugore e bregditit d.m.th. nga gjiri i Nartes deri ne lumin Thijamis d.m.th Kalama.Me nje fjale Tesprotia ishte emri i vjeter i pjeses jugore te Shqiperise te quajtur Cameri.
    Kufizohet nga veriu me Mollosine qe perbehet nga sanxhaku i Janines dhe me krahinen e Kaonise qe perbehet nga sanzhaku u Gjirokastres
    d.m.th nga krahina e Laberise,nga jugu me Ambrakine d.m.th. me gjirin e Nartes,nga perndimi me detin Jon.Kjo krahine laget nga lumenjte
    Akeron dhe Kogjin,qe bashkohen para derdhjes se tyre ne det.Keta konsiderohen nga greket e lashte si lumenjte e sketerres.Ndersa lumi Haradros d.m.th. Loros e ndante kete krahine nga Mollosia.Qytetet dhe qytezat kryesore jane Pandosja,Kasupa,Allaka,Haradra,Himrion,Efina,
    Vruka e te tjera.Keto perfshihen midis 80 qyteteve qe kryekomandanti romak Pal Emili rrafshoi ne Epir.Megjithekete ekzistoje germadhat e disave prej tyre.Flitet dhe besohet se tempulli i famshem i Dodones ndodhej ne kete krahine.Pas kesaj romaket themeluan ne skajin jugor te kesaj krahine nje qytet te madh me emrin Nikopolis,gjermadhat e te cilit ekzistojne ne nje istme te ngushte nje ore larg ne veri te Prevezes.
    Tesprotianet e vjeter i perkasin thjesht popullit pellazg.Ishin te nje gjaku dhe kishin te njejten gjuhe me popullin e Kaonise dhe te Mollosise.Per
    shume kohe u qeverisen nga kreret e tyre dhe pastaj per nje periudhe u qeverisen ne formen e nje republike.Pas kesaj u pushtuan nga sundimtari i Moloseve,Pirrua dhe me vone iu aneksuan shtetit maqedonas.Se bashku me Maqedonine kaluan ne duart e romakeve dhe se fundi pas shkaterrimit te shtetit te Bizantit,ashtu si ne viset e tjera te Shqiperise,edhe ne keto ane u formuan principata te vogla te cilat u pushtuan ne kohen e sundimit te sulltan Mehmetit II dhe te Bajazitit II dhe iu aneksuan tokave osmane.

    Ajdonat (Paramithi)

    Eshte nje qyteze,qender kazaje ne krahinen e Camerise,e cila formon pjesen juglindore te Shqiperise,varet nga vilajeti dhe sanxhaku i Janines.
    Ajdonati ndodhet afersisht 40 km ne jugperendim te Janines dhe 18 ne lindje te limanit te Myrtos,rreze nje mali,ne anen e majte te lumit Vuvo d.m.th ne lindje te tij.Pozicioni i tij eshte i larte,me ajer shume te mire dhe i rrethuar me vreshta e kopshte.Popullsia e tija arrin ne 2500 njerez,
    thuajse te gjithe myslimane dhe shqiptare.Keshtjella quhet Ajos Dhonatos dhe emri Ajdonat qe perdohet ne gjuhen zyrtare per qytezen,e cila njihet nga vendesit me emrin Paramithi,eshte marre nga emri i sipermendur.Perreth gjenden rrenimet e qytetit te vjeter Uria.Eshte nje qyteze ku
    zhvillohet mjaf tregeti dhe cdo vit me dhjete shtator behet nje panair i madh qe vazhdon pese dite.Burnot i cilesise se larte,i njohur me emrin burnoti i Janines,prodhohet nga duhani,qe rritet ne kete qyteze dhe ne disa vende te kesaj kazaje.Qyteza bashke me kazane ka 64 fshatra,40 nga keto jane ne veri te qendres se kazase dhe 24 ne jug te saj.Ne juglindje te kesaj kazaje ndodhet nahija e Sulit,popullsia e se ciles eshte e njohur per qendresen e guximshme kunder Ali pashe Tepelenes.Toka e saj eshte malore,por ka edhe disa lugina e pllaja te bukura.Toka e saj eshte pjellore,prodhon drithera te ndryshme dhe duhan.Ka nje popullsi afersisht prej16.000 njerezish shumica e te cileve jane shqiptare e afro gjysma myslimane.Brenda kazase ka 22 xhami e mesxhide,1 shkolle plotore,nje medrese,4 shkolla fillore kuranike,3 punishte per regjien lekureve,13 ura.Rrethi i kazase mund te pershkohet per 23 ore.
    Faqet 262-263

    Janine

    Eshte nje qytet,qender e vilajetit me te njejtin emer.Ndodhet ne jug te vilajetit te Shkodres 700 km ne jugperendim te Stambollit e 210 km ne jugperendim te Selanikut,ne bregun perendimor te liqenit me te njejtin emer.Ka 35.000 banore,30 xhami,6 kisha,2 sinagoge,3 teqe,disa medrese,
    nje biblioteke,nje gjimnaz,nje shkolle fillore e disa shkolla fillore kuranike (mektep),nje gjimnaz me emrin Zosimea,disa shkolla fillore dhe nje shkolle per vajza vetem per greket,nje shkolle plotore per vllehet,nje azil grek per jetim e te varfer si dhe nje spital,nje spital tjeter te ndertuar kohet e fundit nga bashkia,treg te bukur,hane e hamame te shumta,nje keshtjelle te mbetur nga Ali pashe Tepelena,qe ndodhet mbi gadishullin qe
    futet brenda ne liqen,te rrethuar me hendek;perreth ka disa pende dheu.Ne rrethet e qytetit ka vreshta e toka pjellore,punishte lekuresh;prodhohen sende prej argjendi dhe prej lekure dhe zhvillohet nje tregti mjaft e rendesishme.Janina eshte ndertuar nga i quajturi Jani,nje nga princat e vendit ne kohen e renies se perandorise bizantine.Ajo i eshte dorezuar paqesisht sulltan Bajezit Jellderemit,pastaj u kishte dale dore (osmaneve) dhe ne vitin 1431 ne kohen e sulltan Muratit II u pushtua perfundimisht.Me vone ne kohen kur sundoi i pavarur Ali pashe Tepelena,(qyteti) u zhvillua dhe u zbukurua teper prej tij dhe kishte me shume popullsi.
    Kazaja e Janines,ndodhet ne mes te sanxhakut e te vilajetit qe mban te njejtin emer.Se bashku me dy nahijet e quajtura Zagor dhe Korondos,
    perfshin 233 fshatra me 87.256 banore.Toka eshte e ndryshme,ka fusha pjellore,kullota dhe disa pyje.Shumica e popullsise se fshatrave eshte
    e krishtere dhe perbehet nga greke dhe vllehe.
    Sanxhaku i Janines.Eshte sanxhaku qendror i vilajetit qe mban te njejtin emer.Kufizohet nga juglindja me kufirin e Greqise,nga verilindja me vilajetin e Manastirit,nga veriperendimi me sanxhakun e Gjirokastres,nga perendimi me detin Jon,nga jugu me sanxhakun e Prevezes.Sanxhaku perbehet prej 6 kazave dhe dy nahijeve me 439 fshatra dhe 166.691 banore si me poshte:

    Sanxhaku Kazate Nahijet Fshatra

    Janine Zagore 233
    Korondos 49
    Leskovik 34
    Janine Konice 3
    Mecove 62
    Ajdonat 68
    Filat

    Vetem popullsia e Janines me fshatrat e Mecoves dhe te Konices eshte e perbere nga myslimane,vllehe e greke,kurse popullsia e tri kazave te tjera eshte krejesisht shqiptare dhe shumica myslimane.Te krishteret shqiptare deshirojne te mesojne ne gjuhen e tyre shqipe dhe nuk e mbajne
    veten te kombesise greke.
    Faqet 365-368 (me shkurtime dhe ndryshime)

    Konice

    Eshte nje qyteze,qender kazaje qe ndodhet ne sanxhakun e vilajetin e Janines,45 km ne veri te Janines,ne anet e lumit te Vjoses,ne rrezat e maleve qe ndodhen ne skajet e nje fushe;ka 5500 banore,neper rrethe ka shume kullota,ku mbahen shume dhen me qumeshtin e te cilave behet djathe i famshem shqiptar.Popullsia eshte shume e zgjuar.
    Kazaja e Konices,rrethohet nga jugu me kazane e Janines,nga perndimi me sanxhakun e Gjirokastres,nga veriu me kazane e Leskovikut,nga lindja me vilajetin e Manastirit.Perbehet nga 34 fshatra me popullsi afersisht 35.000 banore,prej te cileve gjysma jane myslimane shqiptare dhe te tjeret jane te krishtere shqiptare dhe vllehe.
    Toka eshte malore,me pak vende te pershtatshme per bujqesi.Kullota ka shume,prandaj mbahen sasira te medha dhensh dhe bageti te tjera.Ne fushen e Konices dhe ne luginen e Vjoses ka shume drure arre dhe nxirret nje sasi mendafshi.
    Grate ne fshatra prodhojne corape,fanella,velenxe e te tjera sende prej leshi.Lumi i Vjoses pershkon kazane duke marre me vete perrenjte Vidomati dhe Sarandoporo.Ne kete kaza ka nje llixhe squfuri me nxehtesi te madhe,dobia e se ciles eshte provuar.Nje here ne vit organizohet nje panair me emrin Pazaropolo,ku tregtohen shume kafshe dhe prodhime leshi.
    Faqja 347

    Margellic

    Eshte nje qyteze,qender kazaje ne sanxhakun e Prevezes te vilajetit te Janines,ndodhet 50 km ne veriperendim te Prevezes,ne nje distance 10 km prej bregut te detit.Ka 3000 banore,te gjithe jane myslimane shqiptare.
    Kazaja e Margellicit se bashku me nahijet e Parges e te Fanarit ka 71 fshatra me afersisht 25.000 banore.E gjithe popullsia eshte shqiptare,pjesa me e madhe myslimane.Jane te njohur per guxim e trimeri.
    Toka e saj eshte pjellore,prodhohen drithera,oriz,ullinj e te tjera.Ne vendet afer bregut te detit klima eshte e bute gjate dimrit,prandaj andej ka kullota te mira dimerore.Pervec Parges,ka edhe disa skela te vogla,ne te cilat mund te hyhet me barka te vogla.
    Faqja 353

    Parge

    Eshte nje qyteze,qender nahijeje ne kazane e Margellicit te sanxhakut te Prevezes te vilajetit te Janines,ne pjesen jugore te bregdetit shqiptar.
    Ndodhet 45 km ne veriperendim te Prevezes dhe 55 km ne jugperendim te Janines.Ka 5000 banore,nje xhami,nje keshtjelle te vjeter te ndertuar mbi nje shkemb te futur ne det;perreth ka kopshte me portokalle e limone dhe ullishta te bukura.Ka shume nerenxa qe jane teper te kerkuara dhe qe pelqehen nga cifutet.Nga ky prodhim,popullsia ka nxjerre shume te ardhura.eksportimet e tjera kryesore jane portokallet,limonat e vaji i ullirit;
    ne qyteze prodhohet nje lloj sapuni ne ngjyre geshtenje;e ka ajrin te kendshem e te mire,qe u sjell mjaft dobi atyre qe vuajne nga semundje te mushkerive.Ka edhe banja deti shume te dobishme.Megjithese anijet nuk ndalin aty,ajo eshte skele per krahinen e Camerise,pasi aty vijne e shkojne barka me vela dhe zhvillojne tregti me Korfuzin dhe Triesten.Kjo qyteze per shume kohe ka qene ne dore te anglezeve,por Ali pashe Tepelena e bleu qytezen nga shteti i lartpermendur,dhe me kete rast popullsia u shperngul dhe kaloi ne ishujt.Qyteza dhe toka e saj u be ciflig i Ali pashes dhe pas ekzekutimit te tij,i kaloi thesarit te shtetit.Ne ate kohe u ble prej Rifat pashes qe ishte minister i financave dhe sot gjendet ne dore
    te trashegimtareve te tij.Nga popullsia e saj,ata qe jane myslimane dhe nje pjese e te krishtereve jane shqiptare,te tjeret jane greke.
    Nahija e Parges varet nga kazaja e Margellicit,qe formohet nga pjesa qendrore e krahines se Camerise,se bashku me qytezen perfshin edhe tre cope fshatrash perreth.Me perpara se bashku me nje numer fshatrash formonte nje kaza me vete.
    Faqja 299

    Preveze

    Eshte nje qyteze ne skajin jugor te Shqiperise,ne fund te nje gadishulli qe mbyll anen perendimore te gjiut te Artes,ne bregun verior te grykes qe mban te njejtin emer.Eshte qendra e sanxhakut me te njejtin emer,te perfshire ne vilajetin e Janines si dhe e krahines se Camerise.Ndodhet 92 km ne jugperendim te Janines.Pozicioni i saj shume i bukur te kujton ate te Stambollit.Ka 8000 banore dhe shume kopshte me portokalle e limone si dhe ullishte.Ne anen nga toka eshte e mbrojtur nga nje kanal,nga deti me dy fortifikata dhe 4 kala,te ndertuara prej Ali pashe Tepelenes. Ne qytet ka dy xhami,njera e ndertuar prej Ali pashe Tepelenes dhe tjetra prej Ahmet aga Dinos.Ka gjithashtu dy teqe,disa tyrbe,nje shkolle plotore e disa shkolla fillore,dy shkolla fillore greke,nje per vajza e nje per djem,nje mulli me avull,nje punishte per regjjen e lekures,disa fabrika sapuni e vaji.Prodhohet nje lloj pelhure shume e preferuar,pambuku e mendafshi e punuar shume holle,corape e te tjera prodhime.Ka nje liman mjaft te frekuentuar,qe ben shume tregti me skelat e Triestes,Korfuzit,te Greqise dhe te Italise.Ne veri dhe brenda gjiut ka edhe nje liman me te madh te quajtur Vati ose me emrin Drin,i cili ka qene liman i qytetit te lashte te Nikopolisit.Emri Preveze rrjesh nga emri i qytetit te lashte te ndertuar prej te famshmit Pirro,i cili ka marre emrin e se vjehrres se tij,Berenika,e shoqja e Ptolome Lagosit dhe ishte quajtur Berenikia.Ky qytet ndodhej ose ne vendin e Prevezes se sotme ose ne ate te qytetit te Nikopolit.nikopoli,i ndertuar prej Oktavianit dhe germadhat e te cilit duken edhe sot nje ore larg ne veri te Prevezes,u shkaterrua nga sulmet e bullgareve dhe te serbeve,kurse Preveza e tanishme u ndertua prej venedikasve;ajo qendroi per shume kohe ne dore te francezeve bashke me ishujt e Dodekanezit.Ne vitin 1798,Ali pashe Tepelena e mori qytezen nga francezet me lufte dhe qysh prej asaj kohe ajo ben pjese ne territorin otoman.Preveza per rendesine ushtarake dhe tregtare i ka te gjitha mundesite te perparoje.
    Sanxhaku i Prevezes.eshte me i vogli nder kater sanxhaket qe formojne vilajetin e Janines.Ndodhet ne skajin jugor te Shqiperise dhe perbehet nga gjysma jugore e krahines se Camerise.Kufizohet nga veriu me sanxhakun e Janines,nga lindja me kufrin grek,nga jugu me gjirin e Nartes dhe me gryken e Prevezes,nga perendimi dhe jugperendimi me detin Jon.Pjesa me e madhe e tokes perbehet nga kodra te uleta,me kullota te bukura,te veshura me portokalle e limona.Megjithese token e ka shume pjellore,per shkak te helmimit te ajrit nga kenetat dhe te mungeses se popullsise,tokat kane mbetur djerr dhe perdoren vetem si kullota dimerore.Lumi i Nartes rrjedh ne lindje te sanxhakut dhe ndan kufirin me Greqine.Ne tokat e sanxhakut ka edhe dy lumenj te tjere,njeri eshte Lorosi qe mbledh ujerat qe zbresin prej maleve te Olickes,te cilat ndodhen ne sanxhakun e Janines dhe qe derdhet ne gjirin e Nartes.Ky lume e kthen ne nje kenete fushen qe ndodhet midis Nartes dhe Prevezes.Tjetri eshte lumi Ferari qe rrjedh neper kazane e Margellicit,buron prej maleve te Sulit pastaj drejtohet nga veriu e duke marre me vete lumin Vovo,derdhet ne detin Jon.ky eshte lumi Akeron qe mitologjia greke e quante sketerre.Popullsia e tij arrin ne 55.000 banore,shumica jane myslimane e te tjeret te krishtere e nje numer i pakte cifutesh.E gjithe popullsia myslimane dhe shumica e te krishtereve jane shqiptare,pervec te krishtereve te vete qytezes se Prevezes dhe te vendeve kufitare me Greqine,te cilet jane greke.Kazaja perfshin 179 fshatra,48 xhami e mesxhide,dy medrese,30 shkolla (fillore kuranike),220 kisha e manastire,450 dyqane,50 mullinj e te tjera.Prodhohen drithera te ndryshme dhe me shumice ullinj,portokalle,
    limone,vaj ulliri e peme te tjera;si sasi e madhe vaj ulliri eksportohet.Ka shume bageti,dhente e shumta qe kullosin veres nder malet e sanxhakut te Janines dimrit zbresin nder kullotat e Prevezes.Klima eshte e bute dhe e kendshme,rrale bie bore.Sanxhaku ndahet ne 3 kaza e dy nahije si me poshte:

    Kaza nahije fshatra

    Preveze ------ 38
    Loros Xhemernik 68
    Margellic Parge 73

    Kazaja e Prevezes ndodhet ne skajin jugor te sanxhakut dhe kufizohet nga verilindja me kazane e Lorosit dhe nga veriu me kazane e Margellicit.
    Megjithese kazaja ka toka te gjera me pak banore,ka vetem 38 fshatra me nje popullsi deri ne 13.000 banore.Shumica e atyre qe banoje ne fshatra jane shqiptare te krishtere.Ne kete kaza gjenden shumica e kullotave dhe e ullishteve te sanxhakut.
    Faqet 307-309

    Suli

    Eshte nje qyteze e vogel ne krahinen e Camerise ne Shqiperi,45 km ne jugperendim te Janines,ne nje vend malor dhe te fortifikuar prej natyre;
    banoret prej shqiptare te krishtere.Keta se bashku me popullsine e fshatrave perreth kane ruajtur te drejten e mbajtjes se armeve,duke marre persiper ne rast lufte,detyren per te luftuar ne radhet e ushtrise osmane.Jane njerez shume trima dhe te zotet per te ruajtur te drejtat e tyre personale.Ali pashe Tepelena,me qellim qe te shperngulte suliotet nga vendi,dergoi ne vitin 1790 forca ushtarake kundra tyre por pesoi humbje.
    Edhe ne vitin 1792 suliotet qendruan burrerisht,por ne vitet 1800 e 1803 u derguan perseri forca te tjera kunder tyre dhe me ne fund popullsia e Sulit nuk mundi t'u beje balle dhe u shperngul ne Parge,e cila ne ate kohe gjendej ne dore te Anglise.Qe ne ate kohe Suli u shkretua.Edhe sot nuk
    ka tjeter vecse nje kala te ndertuar prej Ali pashe Tepelenes,e cila eshte e shkaterruar.Kur Ali pasha bleu Pargen,suliotet iken se andejmi ne Korfuz dhe me vone u shperndane andej ketej.Ne revolucionin e fundit grek,kryetaret me trima jane suliotet.Njehere kur Ali pasha rrethoi Sulin,ne te gjendeshin vetem grate,te cilat per nje kohe benin qendrese,por duke kuptuar se do te detyroheshin te dorezoheshin,te kercenuara nga Tepelenasi,me guxim te madh pranuan te veteflijoheshin.Duke vallezuar ne nje shesh qe gjendej mbi nje shkemb te larte,te kapura dore me dore,
    u hodhen se bashku ne humnere dhe vdiqen.
    Faqet 329-330

    Fjalorth

    Kaza: Njesi administrative ku shtrihej pushteti i kajmekamit ne kohen e sundimit osman;qendra e kesaj njesie.
    Nahije: Nenndarje administrative me e vogel se sanxhaku;komune
    Sanxhak: Njesi administrative me e madhe se kazaja,me shtrirje tokesore te ndryshme sipas periudhave historike dhe me nje sanxhakbej a me nje mytesarif ne krye.
    Vilajet: Ndarje e madhe administrative qe kishte ne krye nje vali.

    marre nga: http://www.geocities.com/big_albania...i_cameria.html
    te gjitha te drejtat e autorit Big Albania
    MtrX ubicumque felix

  16. #136
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Të nderuar miq,

    kohë më parë në Televizionin e Kosovës nisionin "Zëri ynë" ishte mysafir kryetari i shoqatës së arvanitasve "Marko Boçri".

    Si mund të kem më shumë informacione për këtë shoqatë që vepron në Athinë?

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    DESHMORET E QAMERIS

    Major Skender Cami



    Major Jorgo Kameno,i thirrur ndryshe Skender Cami lindi ne Mallum te Filatit ne vitin 1900.U arsimua ne Shqiperi dhe mbaroi shkollen e Oficereve,ku u shqua per aftesi luftarake.Pak para mbarimit te shkolles gradohet me nje grade me teper sesa shoket e tij.Ne fillim sherbeu si qarkkomandant i Shkodres dhe i Tiranes.Me vone u tranferua ne zonat problematike te Gjirokstres dhe me vone ne Kosove (Kukes) dhe ne fund ne Korce.Sic shihet qarte ai u transferua ne zonat kufitare,ku punoi me profesionalizem duke shfarosur grupet diversioniste qe greket i hidhnin ne Shqiperi per te shkaktuar trazira.
    Gjate luftes Italo-Greke se bashku me Aziz Camin,Spiro Calleken dhe Nuredin Dinon shfrytezojne rastin dhe udheheqin levizjen e armatosur Came.
    Duke sherbyer si Komandant i Xhandarmerise Shqiptare ne Korce,vritet ne 4 mars te vitit 1943 nga varmihsit e kombit shqiptar,pra nga forcat e Enver Hoxhes.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Duajeni njëri tjetrin.

  18. #138
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Damin Zote Buli



    Lindi ne fshatin Varfanj te Gumenices-Cameri .Ne vitin 1911del ne mal dhe lufton kunder ushtrise Turke,por nje vit me vone kapet nga turqit dhe burgoset ne kalane e Janines.Lirohet ne vitin 1913,kur greket pushtuan Janinen.Ne vitin 1914 rekrutohet ushatr nga forcat Greke dhe dergohet ne Selanik,por atje dezerton nga ushtria dhe kthehet ne Cameri ku qendron ne arati gjersa ushtria Italiane ne vitin 1916-1918 pushton Camerine,Pas largimit te Italise ai detyrohet te kaloje ne Shqiperi.Edhe ne Shqiperi detyrohet te qendroje i fshehur pasi agjentet greke e kishin nen vezhgim pasi qeveria greke e kishte denuar me vdekje ne mungese.
    Qeveria e Ahmet Zogut i jep Damin Bulit nenshtetesine Shqiptare dhe nuk ja dorezon qeverise greke.
    Gjete Luftes se Dyte boterore ai zgjidhet anetar i Keshillit N.Cl. por shume shpejt largohet nga komunistet kur shikon planet dhe lidhet e ngushta qe komunistet kishin me jugosllavet dhe E.A.M.-in grek.
    Me vone i pergjigjet thirrjes se Ballit Kombetar dhe formon ceten e tij ne zonen e Delvines.Me vone ju dha komanda e Batalionit "Cameria",por per nje periudhe te shkurter,pasi kete batalion e mori nen komande Haki Rushiti.
    Damini caktohet si Komandant i Batalionit "Skenderbeg" te Delvines,batalion qe ai e udhehoqi deri ne okupimin e Shqiperise nga komunistet.Ne Shkoder ai e shperndan Batalionin duke u thene ushtareve te ktheheshin ne vatrat e tyre,pasi nuk donte te derdhte gjak Shqiptari.
    Denohet me vdekje nga Komunistet Shqiptare ne mungese, detyrohet te largohet nga Shqiperia,por arrestohet ne Mal te Zi nga partizanet Shqiptare.I premtohet se do ti falej jeta nese luftonte kunder forcave Gjermane per te "cliruar miqte Jugosllave".
    Ne nje nate te erret ne repartin ku ai bente pjese u degjua nje breshri automatiku.
    Ne mengjes u mor vesh se plumbat ishin derdjur mbi trupin e Damin Bulit kur ai po flinte.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Duajeni njëri tjetrin.

  19. #139
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Nuk e di nese keni gje nga ky material,po un prepseprap e postova.(nese egziston lus administratoret qe ta e fshin).Bela.


    IDEALI I CAMEVE: “ KU KESHEM DJEPET DUAM DHE VARRET ”

    Ceshtja Came lindi me vendimin e Konferences se Londres me 1913 e cila shkeputi treven shqiptare te Camerine dhe ia aneksoi ate Greqise. Shteti grek qe ne fillim ndoqi nje politike sistematike per ckombetarizimin treves se Camerise. Ajo ndoqi politiken e asimilimit per camet orthodoks dhe politiken e pastrimit etnik per popullsine shqiptare muslimane te Camerise. Per realizimin e kesaj politike u perdoren te gjitha mjetet dhe menyrat si: tatimet e renda, grabitjet e tokes, ndalimi i dhunshem i arsimimit gjuhen shqipe, vrasjet, burgimet deri ne masakren e pergjakshme c’njerezore te debimit me dhune te popullsise muslimane came nga trojet etnike ne vitin 1944-1945.

    Ne vitin 1913 bandat e Deli Janaqit te organizuara dhe te perkrahura nga qeveria greke masakruan dhe vrane te Prroi i Selanit ne Paramithi 72 burra nga kreret e kesaj krahine. Ky ka qene fillimi i shfarosjes se shqiptareve musliman te Camerise. Ne perfundim te Luftes te Pare Boterore ne vitin 1918 u aplikua vetem ne krahinen e Camerise ligji i ashtuquajtur Reforme Agrare i cili u mori shqiptareve musliman te Camerise me mijera hektar toke bujqesore, kullota , mijera rrenje ullinj , siperfaqe te medha me agrume dhe vreshta, te cilat padrejtesisht u bene prone e grekeve .U vendosen sanksione ekonomike shume te renda per te realizuar braktisjen e popullesise shqiptare muslimane te Camerise nga trojet e saj etnike duke imponuar me force dhe dhune c’njerezore emigrimin e jashte vullnetshem te kesaj popullsie ne Turqi , Shqiperi , Amerike etj.

    Ne vitet 1914-1921 nen pretekstin e carmatimit te popullsise shqiptare te Camerise , nga qeveritaret grek u kryen ndjekje, persekutime, tortura dhe grabitje ndaj kesaj popullsie.

    Ne 30 Janar te vitit 1923 u nenshkrua ne Lozan konventa Turko – Greke mbi shkembimin e popullsise , e cila perjashtonte c’do shkembim te popullsise shqiptare te Camerise dhe ndryshe nga konventa, qeveria greke deboi ne Turqi rreth 20.000 came musliman, duke i cilesuar si turq , ne kembim te grekeve te ardhur nga Azia e Vogel.

    Ne fjalimin qe kryeministri grek Pangallos mbajti ne Lidhjen e Kombeve ne Gjeneve me 8 Mars te vitit 1926 midis te tjerave tha :``Republika Greke njeh minoritetin shqiptar qe jeton ne territorin e saj dhe nuk i konsideron me shqipetaret si Turq ``.Teza qe eshte mbrojtur deri me sot nga ne se orthodokset shqiptare jane greke eshte e gabuar dhe e shkelmuar nga te gjithe .( ``The Times `` 09/03/1926 )

    Kryeministri grek Pangallos arriti deri aty sa shperndan edhe te gjitha organizatat ``Vorio-Epiriote``qe vepronin ne Greqi.
    Ne kete kohe behet hapja e shkollave shqipe ne Cameri pas presionit te ushtruar nga Ahmet Zogu, fillimisht kryeminister dhe me pas Mbret i Shqipetareve. Ne vitin 1926 u be marreveshja midis Shqiperise dhe Greqise ku u mundesua hapja e shkollave per pakicat ne te dy anet e kufirit . Mirepo shkelja e njeaneshme e kesaj marreveshje nga Greqia beri qe edhe Shqiperia ti mbylle per reciprocitet shkollat greke ne Shqiperi ne vitin 1927.

    Veprimi i Kryeministrit grek Pangallos qe njohu qenien e pakices shqiptare ne Greqi, ngeli nje rast i vecante ne politiken greke .
    Ne gusht te vitit 1936 Joan Metaksai vendosi diktaturen fashiste ne Greqi . Greqia u be nje nder shtetet e para ne Ballkan ku triumfoi fashizmi . Viktima e pare e fashizmit ne Greqi ishte popullata shqiptare came e besimit musliman. Fashistet Greke filluan goditjet sistematike per persekutimin e realizimin e detyrave te programuara per largimin dhe zhdukjen e cameve ne nje kohe sa me te pershtatshme per ta. Qeveria e Metaksait ndaloi me force perdorimin e e gjuhes shqipe , perdori te gjitha mjetet dhe format qe te percante popullsine came duke u perpjekur te kunder veje te krishteret ndaj muslimaneve , duke shfrytezuar faktin qe popullesia e kesaj treve ishte lene qellimisht e pa arsimuar. Kjo beri qe ndaj popullates muslimane shqiptare te Camerise te kryhen veprime te papara te dhunes dhe grabitje teresore te pasurive te cameve. Shkrimtari grek I.Sarras ne vepren e tij e pasqyron situaten ne kete moment me keto fjale:`` .....te krishteret ishin versulur mbi fshatrat muslimane dhe grabisnin c’fare u dilte perpara ne shtepi dhe ne pronat e muslimaneve`` Ne kete kohe ligjin e benin kriminelet , kusaret , banditet qe ushtruan nje vale egersie te pashembullt duke mos u mjaftuar vetem me grabitjet dhe vjedhjet e gjithe pasurive te cameve , por ajo qe ishte me e renda dhe me mizorja njerezore masakruan dhe perdhunuan gra, vajza, pleq dhe femije te pambrojtur duke bere hasha ,shkelur besen , miqesine , buken , kohen e bashkejeteses teper normale te dy komuniteteve fetare. Keto nuk ndodhen rastesisht nga disa mendje te krisura. Veprimet c’njerezore dhe plackitjet beheshin ne mes te dites perpara syve te institucioneve dhe personaliteteve vendore ,por ishin te inskenuara dhe te ideuara prej tyre dhe ne pranine e tyre perdhunoheshin dhe thereshin grate , dhe vajzat came. Qeveria fashiste e Metaksait per te zhdukur c’do gje qe evidenton identitetin shqipetar te treves se Camerise ndryshoi emrat shqipetar te fshatrave si : Spatar , Galbaqi , Picari ,Varfanji , Arpica , me emrat grek respektivisht: Trikoforo , Ella , Aetos , Parapotamos , Perdhika, duke bere njekohesisht dhe kolonizimine tyre me greke te ardhur nga pjeset malore te rrethinave te Janines me vlleh etj duke punuar per te ndryshuar perberjen demografike te popullsise. Qeveria fashiste e Metaksait dy muaj perpara luftes Italo – Greke beri nje akt ndofta pa precedent ne historine boterore.Te gjithe meshkujt nga 15-70 vjec , mbi 5000 burra u burgosen dhe u derguan ne internim ne ishujt e larget te Egjeut. Vendimi u mor ne Gumenice nga Dhespoti i Janines Spiridoni , Zv. Prefekti i Gumenices Jorgo Vasiloko, Komandanti i korofillaqise dhe perfaqesuesi i grekeve me banim ne Cameri. Nga keta u masakruan 350 veta. Nga torturat dhe uria ne internim vdiqen 400 veta.

    ``Ne kete menyre – shkruan shkrimtari grek I.Sarras – qeveria e vendosi elementin shqipetar musliman haptazi ne kampin e armikut duke e paragjykuar popullesine came.``

    Rekrutet cam, si shtetas Grek te mobilizuar ne vitin 1939 dhe 1940, qe ne ate kohe ndodheshin ne sherbim ushtarak me urdher te Korparmates se Janines , u vune te thyejne gure dhe te mirembajne rruge ne formen e punes se detyrueshme.

    Ne takimin qe pati Komandanti i Divizionit VIII te Epirit, gjenerali Kacimitro me 2000 djem cam, u kerkonte mendim per rrezikun qe i kanosej vendit nga Italia Fashiste. Camerit u treguan te gatshem per te luftuar armikun e perbashket , por per cudi ne vend te armeve u dhane kazma dhe lopata per te punuar ne prapavije per ndertim rrugesh. Ky ishte nje qendrim mosbesimi i qeveritareve grek ndaj cameve dhe njekohesisht fyerje dhe poshterim per ta, duke i trajtuar jo si bashkeluftetar por si rober lufte.

    Ne veren e vitit 1941 camet u kthyen nga internimi. Shume prej tyre gjeten grate dhe vajzat te perdhunuara nga greket, gjeten shtepite te shkaterruara dhe te plackitura , me nje fjale gjeten muret e shtepive. Situata ishte shume e renduar, jashtezakonisht e renduar. Dhimbja dhe tronditja shpirterore e mendore ishte teper e madhe, e papershkrueshme, teper tronditese dhe veshtiresite ishin shume te medha per nje rikuperim mendor,moral dhe material.

    Me gjithe kete traume te rende dhe te papare qe pesuan camet, per cudine e te gjitheve dhe ne vecanti te autoreve dhe aktoreve te kesaj tragjedie duke shprehur mencurine e maturine dhe duke vleresuar me ndjenja te larta njerezore, camet musliman karshi grekeve, qe ne kete kohe ishin te pambrojtur nuk u hakmoren.

    ``Muslimanet me llogjike dhe mencuri nuk iu drejtuan kurre merise dhe hakmarrjes ndaj te krishtereve te pafuqishem,perkundrazi, fshataret musliman te fshatit Varfanj dhe Salice shkuan ne fshatin Kastrize te Gumenices per tu kerkuar te krishtereve ne menyre paqesore gjene dhe plackat qe u kishin grabitur te krishteret.``(Historian Grek N. Zhongo,Anglikos.....qe ethniqi antistasi, 1940-1945, Vell.I.)

    Popullata muslimane e Camerise e ruajti traditen e lashte me besnikeri duke mos bere hasha buken qe kishin ngrene te njeri –tjetri me te krishteret.

    Ne Maj te vitit 1943 paria e krishtere e fshatit Kastrize, duke u nisur nga fakti qe individ te vecante musliman sulmuan ne shenje hakmarrje ndaj te krishtereve qe kishin bere gjemen ne fshatrat musliman, kerkuan ndihmen e parise se fshatrave musliman te Varfanjit, Salices,Grikohorit,Graves etj.per te perballuar rrezikun qe e kercenonte fshatin dhe fshataret e krishtere. Ne pergjigje te kerkeses se Kastrizes u gjenden prane paria e fshatrave muslimane qe permendem me siper me ne krye (Mulla Adilin) hoxhen e fshatit te Varfanjit.(I.Sarros ”Historia tis periokis Ingoumenitis 1900-1950,Athine,1985,faq.648).

    Te krishteret e Kastrizes gjeten tek muslimanet e fshatrave qe permendem me siper dhe kudo ne Cameri mbrojtjen, besen dhe mikpritjen bujare. Camet u ngriten mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhen rrugen e bashkepunimit dhe te bashkejeteses per te perballuar bashkarisht gjendjen e renduar te krijuar nga pushtuesit e rinj Gjerman.

    Ne situaten e renduar nga pushtimi fashist i vendit, per administrimin e vendit dhe per te parandaluar mosmarreveshjet dhe per te siguruar bashkepunimin dhe bashkejetesen e dy komuniteteve muslimane dhe te krishtere,u organizuan dy mbledhje te gjera ne Koske dhe ne Spatar nga njerez me me ndikim ne krahine(nga paria e Camerise) si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Jasin Sadiku dhe shume te tjere. Ata punuan me perkushtim per te krijuar mirekuptim midis dy komuniteteve, greke dhe shqiptare per te treguar maturi dhe permbajtje, per t’u distancuar nga rruget qe sillnin krim dhe kaos.

    Shqipetaret myslimane te Camerise nuk mund te akuzohen si vrases, grabites dhe kriminele.Greket qe kane bashkejetuar me shqipetaret myslimane te Camerise nuk bejne dhe nuk pranojne akuza te tilla dhe kete e pasqyron me se miri historiani grek Zhongo i cili ne nje nga veprat e tij deklaron :”Sikur shqiptaret e Camerise te ishin vrases dhe kriminele do te ishin zhdukur te gjithe fshatrat te krishtere te Camerise qe ishin rreth fshatrave myslimane” (Zhongo,”Anglikos qe ethniqiantistosi... vell I-fq.146)
    Pavaresisht se popullsia shqipetare myslimane came gjate rregjimit te Metaksait kishte trajtim diskriminues dhe kishte vuajtur shume, dhe me gjithe perpjekjet e pushtuesit per t’i terhequr shqiptaret myslimane cam ne anen e tij ,ata jo vetem qe nuk mbeshteten pushtuesin fashist, por u inkuadruan ne formacionet qe luftuan fashizmin. Keshtu ne mars te vitit 1943 u krijua ceta e pare mikse. Biografet e Zerves si Mihal Miridhaqi nuk e mohojne kontributin dhe pjesemarrjen e cameve mysliman ne rradhet e rezistences antifashiste greke ne formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it qe jep te dhena se Camet nxorren mbi 1000 luftetare.
    Ne Shkurt te vitit 1943 u krijua ceta ”Cameria” dhe pak me vone Batalioni “Cameria” I cili zhvilloi ne shtator te vitit 1943 betejen e famshme te Konispolit kunder Gjermaneve.Ne Mars te vitit 1943 u krijua formacioni i pare miks Shqipetaro – Grek. Ai luftoi me trimeri kunder Gjermaneve dhe zervisteve ne Mallun , ne Revani , ne Theojefira , ne Pleshavice , ne malin Kacidhjare e gjetke. Ne pranvere te vitit 1944 ne Qeramice u formua Batalioni IV ”Ali Demi” me me shume se 500 djem cam. Ky batalion hyri ne perberje e regjimentit XV te Ushtrise Nacionale Greke (EAM). Misioni britanik qe kreu hetime ne Cameri nuk e ka mohuar pjesemarrjen e cameve ne rradhet e EAM-it. Popullsia came gjendej perball veprimtarise se ethshme anti-shqiptare EDES-it te Zerves. Zerva u perpoq te perdorte popullsine came si force kunder ELLAS-it. Kjo manover djallezore synonte se pari ta fuste popullsine shqiptare te Camerise ne kurthin e luftes midis forcave politike ne Greqi, se majtes ekstreme dhe se djathtes ekstreme me synimin qe cilido te ishte rezultati i konfrontimit politik ne Greqi, te krijohej preteksti dhe konjuktura e pershtatshme politike per shfarosjen dhe debimin e popullsise shqiptare myslimane te Camerise nga trojet e saj etnike. Se dyti : te shtonte forcat per te goditur EAM-in kundershtar , pra te perdorte popullsine shqipetare te camerise si mish per top. Ata menduan te shfrytezonin kete moment , qe sipas tyre ishte me i pershtatshmi per spastrimin etnik perfundimtar te Camerise. Popullesia shqiptare musliman e Camerise nuk pranoi te futet ne lufte midis forcave rivale ne greqi dhe si ndeshkim Napolon Zerva , gjenerali famekeq filloi ndaj popullates shqipetare muslimane te camerise sulmin e pergjithshem te 8 Korrikut 1944 , por perpara kesaj ne 27 Qershor 1944 u be masakra e madhe e papare dhe e padegjuar ndonjehere ne Paramithi duke realizuae spastrimin e plote etnik te camerise , duke debuar ne menyren me cnjerezore , masakruar gra , femije , pleq ,burra te paarmatosur , duke shkaterruar shtepi ,fshatra dhe qytete te tera , bagetine gjene e gjalle , prodhimet bujqesore dhe blegtorale me nje dem te perllogaritur deri ne 2.5 miliard U.S dollar, duke realizuar debimin nga trojet e veta etnike me dhune dhe masakra cnjerezore te 30000 shqipetareve te besimit musliman te camerise ne Shqiperi.

    Masakrat dhe debimin e dhunshem te popullsise shqipetare muslimane te camerise eshte mese e dokumentuar dhe e provuar qe e berigjenerali fame keq Napolon Zerva duke zbatuar detyrat e programuara nga qeveria Greke. Te gjitha qeverite greke , diplomacia greke dje dhe sot , edhe qeveria e Pasok-ut e kryeministrit Simitis kane mbrojtur dhe mbrojne tezen absurde se popullsia came (ne bllok) ishte bashkepunetor i nazisteve dhe fashisteve dhe u larguan me ta ne shqiperi ne fundin e Luftes se II Boterore. Dokumentat dhe faktet provojne plotesisht dhe ne menyre te pakontestueshme se bashkepunetore te nazisteve kane qene elemente dhe ushtarake greke te rangjve te ndryeshme duke filluar nga ato me te ulta deri ne ato me te larta (gjeneral). Kane qene ata greke qe krijuan batalionet e sigurimit dhe moren pjese se bashku me trupat naziste kunder rezistences anti-fashiste ne Kallartra, Distono, Feres te Greqise qe komandoheshin nga gjeneralet kuisling Bakos, Kacimitros, Llogothetopolos, Erali etj duke masakruar popullsine e pafajshme helene te atyre zonave.

    Dokumentat provojne bashkepunimin e Napolon Zerves me gjermanet dhe ketu mbetet absurd pretendimi se nje aleat i gjermaneve ka debuar nga trojet etnike nje popullsi te tere pse ishte bashkepuntor me aleatin e tij. Bashkepunimi i Zerves me gjermanet eshte i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi i kohes grek si dhe ai i pas luftes, i cili ka dhene dhjetra deshmi ne kete drejtim. Nga arshivat sekrete te Vermahtit gjerman per Greqine zbulohet nje marreveshje bashkepunimi midis Zerves dhe pushtuesve gjermane qe te godiste grekerit e tjere. Autori qe ka publikuar kete marreveshje shprehet se :”ekziston ne thellesi nje miqesi me ujkun”. Zerva i parashtroi Komandes se Korparmates XXII malore gjermane propozimin per bashkepunim ne luften kunder ELAS-it. Propozimi i Zerves iu parashtrua dhe te Plotefuqishmeve te Posacem te Rajhut per Europen Jug-lindore, ministrit Nojbaher.

    Ne vitin 1947 Departamenti i Shtetit Amerikan shfaqi hapur pakenaqsine e tij ndaj kanditatures se Zerves per Minister te Puneve Publike , duke e akuzuar ate hapur si bashkepunetor te gjermaneve . Ky qendrim parimor I Departamentit te shtetit ishte aq i vendosur saqe ai shkonte deri atje sa te kercenonte udheheqesit greke se ne rast te kundert do te terhiqte misionin ushtarak.
    Ambasadori amerikan ne Athine MaCveagh i deklaroi hapur N.Zerves sesi shtypi dhe politika ne SH.B.A ne shumice ka opinion se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste te cilat jane ne kundershtim me idealet e demokracise tone. Keshtu atij iu be e qarte se nuk merte besimin si antar i ndonje qeverie qe propozohej te bashkepunohej ngushte me SH.B.A . Ekzistonte nje opinion i forte publik kunder Zerves jo vetem ne SH.A, por edhe ne vendet e tjera si Franca dhe Anglia te cilat ishin mike te Greqise dhe se ai e ndiente se per kete arsye n.q.s Zerva do te behej Minister i Puneve Publike kjo do te ishte nje fatkeqesi e madhe per Greqine dhe mund te permbyste punen qe po ben misioni amerikan per te “Bashkepunimi i Zerves me gjermanet ishte deshmuar edhe ne Senatin amerikan nga oficeri i ushtrise amerikane me origjine greke Kouvaras ne 31 Mars 1947, duke e cilesuar ate si nje kolaboracionist i tipit te Mihalovicit te Jugosllavise , Kouvaras i paraqiti Senatit nje deklarate shume kompromentuese e cila provonte mareveshjen qe ekzistonte midis forcave te armatosura gjermane ne Epir dhe EDES-it te Zerves.Ky document ishte nje memorandum i Shtabit te pergjithshem te Korpusit te XXII te Ushtrise gjermane. Tezen greke e hedhin poshte edhe dokumenta diplomatike angleze te kohes, te cilat nuk mund te dyshohen per ndonje tendece anti-greke por perkundrazi per tolerace ndaj aleateve te tyre dhe ne radhe te pare ndaj forcave te se djathtes te cilat ishin pike mbeshtetese e tyre. Genocidin zervist per spastrimin etnik ne Cameri e konfirmonte edhe koloneli Monague , ish Kryetar I misionit anglez ne Greqi i cili thote se:”Zerva i ndoqi camet nga shtepite e tyre ne 1944. Debimi u be me gjakderdhje te medha. Qellimi ishte debimi I popullsise se padeshirueshme shqiptare nga vendi i vete .”. Mesiper evidentuam disa nga provat e shumta dokumentare te kohes dhe pas luftes se II Boterore qe jane te arshivuara ne Athine , Gjermani, Angli, France, Sh.B.A. materiale burimore te pergatitura nga historianem, ushtarake, politikane, shkrimtare dhe gazetare greke, ushtarake madhore te shtabeve te nazisteve gjermane dhe te forcave aleate te Sh.B.A , Angli , france , ambasadore dhe kryetare te misioneve ushtarake te tyre qe hedhin poshte tezen absurde greke se popullsia came (ne bllok) ishte bashkepunetor i nazisteve dhe fashisteve dhe u larguan me ta ne shqiperi ne fundin e Luftes se II-te Boterore. Camet nuk u larguan me deshiren e tyre nga Cameria dhe bashkerisht me gjermanet sic pretendojne greket me tezen e tyre absurde , por Camet u debuan me dhune te pergjakshme , gje qe konfirmohet me se miri nga dokumentacionet e mesiperme dhe ne menyre te vecante nga konfirmimi qe i beri koloneli Monague ish kryetari i i misionit Anglez ne Greqi sic eshte dhene me siper. Te gjitha keto veprime persekutimi te bera nga qeverite greke ne intervalin kohor 1912 – 1941 ndaj popullesise shqipetare muslimane te camerise , ne nje kohe qe Greqia nuk ka qene ne lufte dhe nuk eshte pushtuar nga ndonje ushtri e huaj fashiste , megjithate camet jane persekutuar ne menyre sistematike. Pra persekutimi i cameve nuk filloi dhe nuk ka lidhje me pushtimin e Greqise nga nazistat dhe fashistat gjerman dhe italian, por ata jane persekutuar duke filluar qe nga viti 1913 kohe ne te cilen Cameria iu aneksua Greqise ne baze te vendimit te Konferences te Londres. Te gjitha keto jane bere dhe behen per realizimin e programit shovinist me emrin ”Megalidea”. Kjo ka qene dhe mbetet platforma e qeverive shoviniste greke.
    Ne 10 Nentor te vitit 1940 u miratua nga Parlamenti Grek ligji Nr.2636/1940 ose ndryshe ”Ligji i Luftes” ndermjet Greqise dhe Shqiperise.

    Ne 10 Shkurt 1947 Greqia nenshkroi Traktatin e Paqes me Italine. Ne kete traktat , Italia angazhohej te respektonte pavarsine dhe sovranitetin e shtetit shqiptar si dhe te shpallte te pavlefshme te gjitha aktet e marrveshjet e rregulluara midis Italise dhe autoriteteve te saj te vendosura ne Shqiperi gjate viteve 1939-1943. ne 7 Qershor dhe 9 Korrik 1947 ne vijim te dekretit 2634/1940 kane dale dy dispozita Nr.14882/3574 ”Mbi perjashtimin e zbatimit te dispozitave te ligjit 2636/1940 mbisekuestrimin konservativ persa u perket atyre qe kane kombesi greke dhe shtetesi shqiptare”. Nga keto dispozita perfitojne nje numer i paperfillshem personashme origjine greke dhe shtetesi shqiptare si dhe ata me besim ortodoks qe nga grekerit konsiderohen me origjine greke kurse popullsia shqiptare e besimit mysliman te Camerise me kombesi shqiptare dhe shtetesi greke perjashtohet nga efekti veprues i ketyre dispozitave, pra nuk u njihet e drejta per pronat. Ne vitin 1948 eshte miratuar dekret-ligji nr.1138 i cili ka ndryshuar nenin 21 pika 2 te ligjit 2636/1940. Ne kete dekret ligji vendoset: ”Marrja fund e ketij ligji behet me vendim te perbashket te kryetarit te qeverise, si dhe ministrave te jashtem, te financave dhe te drejtesise”. Ne vitin 1965 eshte dekretuar ligji nr.4506/1965 i cili shprehet...”mbi ndalimin pa leje speciale te kryerjes se veprimeve juridike qe kane te bejne me pasurite ne Greqi te atyre personave me origjine greke me banim ne Shqiperi”. Ne 6 Maj 1971 u vendosen mardheniet diplomatike ne nivele ambasadoresh.

    Megjithate ligji i luftes midis Shqiperise dhe Greqise nuk u hoq por mbeti ne fuqi. Ne viti 1987 qeveria e Papandreut e heq ligjin e luftes. Qeveria e Papandreut ka mashtruar duke e quajtur te hequr ligjin e luftes edhe pasi parlamenti dhe presidenti grek nuk kane bere abrogimin e tij. Ne kete kohe Papandreu shprehet :”Eshte e papranueshme se abrogimi i gjendjes se luftes do te kete pasoja vepruese per camet myslimane dhe per te gjithe ata qe synojne rivendosje te mundeshme ne Greqi. Qeveria jone nuk ka aspak predispozicion te beje terheqjen me te vogel per kete ceshtje”. Papandreu jo vetem mashtron per heqjen e ligjit te luftes por ajo qe eshte me kryesorja pronon kurthin grek pra dhe me abrogimin e ligjit te luftes Greqia zyrtarisht pengon dhe do te pengoje kthimin e te drejtave legjitime, kthimin e cameve ne trojet e tyre etnike, kthimin e pronave dhe te demshperblimeve perkatese te shqiptareve. Ne mars te vitit 1996 ndermjet 2 vendeve nenshkruhet Traktati i mirekuptimit, i fqinjsise se mire, bashkepunimit dhe sigurise. Ne nenin 15 te tij thuhet : ”secila nga palet kontraktuese duhet te perballoje mundesine brenda kuadrit ligjor te heqjes se pengesave per gezimin e pasurive te shtetasve te njeres pale ne teritorin e pales tjeter”. Ne nje kohe qe ndermjet Shqiperise dhe Greqise eshte ne fuqi ligji i luftes nr.2636/1940 eshte absurditet berja e nje traktati te tille. Detyrimisht duhet te abrogohet ligji i luftes pastaj te mendohet dhe te punohet per te bere traktatin. Ne kete traktat nuk trajtohet problemi kombetar ne pergjithesi dhe ne vecanti zgjidhja e ceshtjes came si pjese perberese e kombit shqiptar. Ne e denoncojme kete traktat si nje traktat jo kombetar , jo real qe nuk i pergjigjet zgjidhjes se ceshtjes came, kthimit te cameve ne trojet e veta etnike ne Cameri, kthimin e pronave, kthimin e rentes per shfrytezimin 58 vjecar te pasurive te popullsise shqiptare myslimane te Camerise nga qeveria greke, per njohjen dhe denimin e genocidit grek te ushtruar ndaj kesaj popullsie. Neni 15 i ketij traktati qe ne formulim eshte praktikisht i pazbatueshem, me terminologji te tilla...” duhet te perballoje mundesine brenda kuadrit ligjor te heqjes se pengesave” ...

    Z.President, Z.Parlamentar dhe qeveritar nuk e dini ju qe eshte ne fuqi ligji i luftes nr.2636/1940?

    Nuk e dini ju qe ligji i luftes perjashton cdo mundesi reale per zgjidhjen e ceshtjes kombetare , ceshtjes came dhe problemin e kthimit te te pronave te shqiptareve qe kane 58 vjet qe shfrytezohen nga Greqia? Me siguri e dini shume mire qe ligji luftes nuk eshte hequr, i dini shume mire pasojat e qenies te ketij ligji, e dini shume mire qe pa heqjen e ketij ligji teluftes nuk mund te kete Traktat Miqesie dhe bashkepunimi Shqiptaro-Grek, nuk mund te kete mardhenie bilaterale ” te shkelqyera” nuk mund te flitet per mardhenie te mira dhe reciprokisht te respektuara nga te dy palet, por mund te thuhet se te gjitha keto behen nen diktatin e qeverise greke.
    Ne vitin 1998 Greqia botoi ligjin mbi rregjistrimin e pasurive te patundshme sipas te cilit deri ne date 15 Tetor 1999duhej bere rregjistrimi i te gjitha pasurive te paluajtshme.Ato prona qe nuk do te regjistrohen brenda ketij afati do te konsiderohen prona publike dhe pronaret pretendues duhet qe brenda 5 vjetesh tu drejtohen gjykatave per t’u njohur e drejta e pronave.Viti 2003 eshte viti i skadimit te tij. Perzgjedhjen e regjistrimit te pasurive te patundshme prone e shqipetareve ne greqi qeveria shqipetare,ministria e puneve te jashtme, ambasada shqipetare ne Athine nuk kane marre asnje veprim konkret (te pakten deri tani nuk eshte dhene asnje informacion )afatet po kalojne dhe perseri nuk ka veprime konkrete per zgjidhjen e ketij problemi . Qeveria shqipetare e ka per detyre te merret seriozisht dhe me pergjegjesi per zgjidhjen e problemit te rregjistrimit te pronave te pronareve shqipetare ne greqine nje kohe sa me te shpejte pasi eshte shume e vonuar.Ambasada shqipetare ne Athine me 28 Qershor te vitit 1999 merr nje prononcim zyrtar lidhur me nje kerkese nr.(237/269) drejtuar Ministrise se jashtme te Greqise per Ligjin e Luftes .

    Kjo ministri njoftonte se ”ligjet greke nr.2636/1940 dhe 4506/1965 jane ende ne fuqi.” Pra Shqiperia mbetet vend armik. Megjithese ka kaluar nje kohe shume e gjate qe nga viti 1940 deri me sot ne 2003 greqia vazhdon te mbaje Ligjin e Luftes nr. 2636/1940 te mbaje te njejtin qendrim ku asnje shtetas shqipetar me kombesi shqipetare , ne vecanti cam nuk mund te marre pronat e tij ne greqi edhe tani prej 63 vjetesh te miratimit te ligjit te luftes. Qeverise greke i duhet mbajtja e ligjit te luftes 2639/1940 per te justifikuar per te mos njohur ceshtjen came , per te mos u kthyer pronat shqipetareve muslimane te camerise dhe shqipetareve qe kane prona ne Greqi, per mos riatdhesimin e cameve ne trojet e veta etnike, per te mbuluar dhe harruar genocidin ndaj cameve. Me 10 Janar te vitit 2002 Kryetari i Keshillit Kombetar Shqipetaro – Amerikan Ricard Lukaj , bankieri i ri shqipetar me origjine nga Muriqani i Shkodres , i kishte derguar Presidentit Bush nje leter per te terhequr vemendjen mbi faktin paradoksal te mbajtjes ne fuqi nga Greqia te ligjit mbi gjendjen e luftes midis Greqise dhe Shqiperise edhe 57 vjet pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore. Ne kete leter behej edhe per mosnjohjen nga Greqia te minoriteteve etnike qe jetojne ne teritorin e saj , per terrorizmin ne Greqi etj. Z. Lukaj i njohur me se miri me kete ceshtje shtron problemin : Si ka mundesi qe midis nje vendi antare e NATO-s dhe nje vendi tjeter fqinj , miq te SH.B.A-se , egziston gjendja e luftes.

    Ne pergjigje te letres nga presidenti Bush ne Shkurt te vitit 2002 midis te tjerave theksohet se :”...me Simitisin eshte diskutuar per mundesine e tolerances se metejshme ne rajonin e Mesdheut Lindor dhe se SH.B.A. do te inkurajoje Greqine te permiresoje maredheniet me gjithe fqinjet.”

    Ne komisionin e Senatit Amerikan per te Drejtat e Njeriut u debatua per ”Ceshtjen Came”. Ne Senatin Amerikan kishte shkuar Kryetari i Komisionit Grek te Helsinkit , Panajot Dimitras per te dhene sqarime lidhur me shqetesimet e senatoreve amerikane per shkeljen e te drejtave te popullsise came te debuar me dhune nga vatrat e saj ne cameri (Greqi)ne mbarim te Luftes se Dyte Boterore(1944-1945).

    Ai theksoi se Greqia e mbante ne fuqi Ligjin e Luftes 2636/1940me Shqiperine qe te pengonte kete per te ngritur ceshtjen came. Pra , vete greket deshmuan ne Senatin Amerikan se Ligji i Luftes nuk ishte relike historike. Vete greket hodhen poshte mendimet e Kryeministrit shqipetar Z.Fatos Nano te paraqitura ne programin e qeverise se tij te re ne parlamentin shqipetar ne vitin 2002 ku :”Ligjin e Luftes 2636/1940 midis Greqise dhe Shqiperise e vleresoi si nje gje te vdekur, qe ka mbetur nga e kaluara dhe qe nuk paska te beje fare me atmosferen e tanishme te hershme e miqesore ne maredheniet Shqipetaro – Greke”. Qeveria shqipetare jo vetem qe nuk ka marre mundimin per te trajtuar ne menyre diplomatike ceshtjen came qe ka te beje direkt me zgjidhjen e problemit kombetar shqipetar, por ajo qe eshte me e keqja edhe kur prononcohet ne menyre te imponuar japin pergjigje dhe formulime qe i sherbejne vetem politikes Greke . Si mund te shpjegohet fakti qe qeveria dhe diplomacia shqipetare nuk e ka trajtuar zyrtarisht, nuk i eshte drejtuar Kongresit Amerikan , B.E , Gjykates se Strasburgut , Gjykates se Hages dhe institucioneve te tjera nderkombetare si dhe Qeverise dhe Parlamentit Grek per te zgjidhur problemet si : abrogimin e ligjit te luftes 2636/1940, ceshtjen came, kthimin e cameve ne trojet e veta etnike ne Cameri (Greqi), kthimin e pronave.Si ka mundesi qe problemi per zgjidhjen e ceshtjes came kalohet ne Senatin Amerikan dhe nuk diskutohet dhe trajtohet ceshtja came ne Parlamentin Shqipetar?
    Kryetari i Komisionit grek te Helsinkit , Panajot Dimitras genjeu kur tha se jane qeveritaret shqiptare qe e ngaterojne kete pune. Ai eshte treguar genjeshtar para Senatit Amerikan ,sepse ai e di me se miri se qeveritaret shqiptare nuk kane guxuar ta permendin jo vetem problemin e zgjidhjes se ceshtjes came por e kane patur dhe e kane shume te veshtire per te zene ne goje emrin Cameri dhe cam. Ka patur politikan dhe ministra sic eshte rasti i ish ministrit te jashtem Z.Paskal Milo ne qeverine e 1997-2002 qe ka bere tere kohen lojen e Greqise per ceshtjen came duke mashtruar shqiptaret se per kete ceshtje nuk te degjon kush ne bote. Por fakti eshte ndryshe ne Senatin Amerikan u trajtua ceshtja came qe eshte nje nje veprim i madh drejtesie.Panajot Dimitras genjen perpara Senatoreve amerikan edhe kur pretendoi se se ceshtja came nuk ishte paraqitur asnjehere nga ndonje organizate joqeveritare.
    Komiteti antifashist cam i krijuar nga camet e ardhur me force si refugjate ne shqiperi ishte organizimi kryesor ne vitet 1944-1947, qe zhvilloi nje aktivitette gjere diplomatik duke u derguar disa memorandume dhe protesta Fuqive te Medha, QeveriseGreke dhe Shtabit te Pergjithshem te Mesdheut dhe Guvernatorit te Epirit.Ne te gjitha keto protesta dhe memorandume mbi te gjitha kerkohej kthimi i popullesise muslimane te Camerise ne trojet e veta etnike Cameri (Greqi), keto jane te dokumentuara dhe gjenden ne arshivat ne Shqiperi, Greqi etj.
    Ne kohen kur qeveria komuniste e Tiranes per 50 vjet e kishte mbyllur ne kasafrte ceshtjen came per te mos e nxjerre asnjehere per zgjidhje, ne SH.B.A. ishte krijuar dhe punonte per te ngjallur interesimin dhe terhequr vemendjen e bashkeatdhetareve dhe te botes drejt Camerise ”Lidhja Came ”.
    Ne Cikago (SH.B.A.) ne vitin 1974 Bilal Xhaferi, publicist dhe politikan, desident dhe demokrat themeloi revisten ”Krahu i Shqiponjes”organ i ”Lidhjes Came”.
    Me 10 Janar te vitit 1991 ne Shqiperi eshte krijuar Shoqeria Politike Atdhetare Cameria qe ka zhvilluar nje veprimtari te madhe brenda shqiperise dhe ne arenen nderkombetare. Kjo i ka bere kerkesa qeverise Greke, Bashkimit Europian, Kongresit Amerikan, Qeverise shqipetare dhe shume institucioneve nderkombetare per te zgjidhur ceshtjn came dhe mbi te gjitha kthimin e cameve ne trojet e tyre etnike ne Cameri.
    Funksionon ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, dega e SH.P.A.Cameria, e cila ka patur nje aktivitet te gjere dhe ka dhene kontributin e saj per njohjen dhe zgjidhjen e ceshtjes came, ka bere takime me kongresmenin amerikan Ben Gilman dhe ish Sekretarin e Shtetit per Punet e Jashteme Dr.Henry Kissinger.I eshte drejtuar ne vitin 2000 thirrja e Konferences se Shqipetaro – Amerikaneve Came Presidentit te SH.B.A Z. Bill Klinton, Sekretarit te pergjithshem te OKB-se Kofi Anan, Parlamentit Shqipetar, Parlamentit Grek dhe shume institucioneve te tjera nderkombetare.

    Pra eshte bere nje pune e vazhdueshme dhe e konsiderueshme per te informuar, sensibilizuar dhe jane bere kerkesa per te ndihmuar per zgjedhjet e ceshtjes came nga forumet dhe institucionet nderkombetare.
    Kerkesat e cameve dhe shkelja e te drejtave themelore te njeriut nga Greqia eshte evidente, gje qe shume shtete e dine, eshte kuptimplote fakti se kjo gje eshte theksuar edhe nga Departamenti i Shtetit te SH.B.A, ku ne raportin e vet te vitit 1994 faqe.904 theksohet:”Camet , Shqipetaret etnik qe u debuan nga Greqia Veriore....kane kerkuar rikthimin e shtetesise greke dhe te pasurive te tyre.....”
    Ne debatin mbi “Ceshtjen Came” ne Komisionin e Senatit Amerikan per te drejtat e njeriut Greket deklaruan se e mbanin ne fuqi Ligjin eLuftes per te penguar c’do veprim te mundshem te Shqiperise per te shtruar ne rruge diplomatike per diskutim kete ceshtje.Lidji i Luftes eshte dekretuar ne vitin 1940. Ky eshte bere per te trajtuar shtetasit Shqiptare si shtetas te nje shteti armik. Camet ne kete kohe ishin ne Greqi si shtetas grek dhe mbajtja e shtetesise greke nga camet ka vazhduar deri ne vitin 1953, ku qeveria moniste e hoqi ne menyre arbitrare dhe ne kundershtim me te gjitha ligjet dhe te drejtat e njeriut. Pra Ligji i Luftes nuk kishte te bente fare me camet. Qeveria greke nuk ka asnje te drejte te lidhi Ligjin e Luftes me ”Ceshtjen Came”dhe ti japi nje kuptimte ri thellesisht politik.
    Politika dhe diplomacia shqipetare ne vend qe ta hedhi poshte dhe te mos ta pranoje kete,ajo nen presionin grek arrin te detyrohet te pranoje lidhjen e Ligjit te Luftes, me ”Ceshtjen Came”ranon ate qe i intereson Greqise.
    Ne interpelancen ne Parlamentin shqiptar, bere ne muajin dhjetor 2002 nga Zv/Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashteme Z. Ilir Meta pranoi se mbajtja ose heqja e Ligjit te Luftes nga Greqia ka te beje me ”Ceshtjen Came”. Pra pranoi ate qe i interesonte Greqise.
    U mendua qe interpelanca ne Parlamentin Shqipetar bere nga Z.Ilir Meta do te sherbente per te mbrojtur interesat e shqipetareve, Shqiperise dhe dhe popullesise muslimane shqipetare te Camerise si pjese perberese e kombit Shqipetar, por realisht u zhgenjyem, me teper pame nje ankese ne forme lutje me ze te mbytur, qe per hir te maredhenieve te ”shkelqyera” Greko – Shqipetare , Greqia te mund te heqi Ligji i Luftes.
    Ne prag te vitit te ri 2003 ne Shqiperi beri nje vizite zyrtare Zv.Ministri i Mbrojtjes se Greqise.Ai nenshkroi bashke me Zv.Ministrin e Mbrojtjes te Shqiperise Z.Parli Zeri, nje marreveshje per te vene ne dispozicion te Greqise bazen detare ushtarake ne Bisht-Palle, ne Durres. Zv.Ministri i Mbrojtjes i Greqise ne intervisten e dhene ne konferencen e shtypit deklaroi se : Ligji i Luftes do te mbetet keshtu sic eshte dhe shqiptaret nuk duhet ta ngrene ceshtjen e heqjes se tij. Greku u dha detyra teper te percaktuara qe gjate shkembimit te vizitave dhe takimeve bilaterale te qeveritareve te cdo rangu qofte Shqipetaro – Grek, nga pala shqipetare te mos zihet ne goje problemi i heqjes se Ligjit te Luftes dhe Ceshtja Came.
    Absurditet me te madh ne marredheniet Shqiptaro – Greke nuk ka, Shqiperia I jep Greqise bazen detare ushtarake te Bisht-Palles, ne Durres. Greqia mban ne fuqi prej 62 vjetesh Ligjin e Luftes, ne Shqiperi qendrojne kompani te trupave ushtarake greke, ne nje kohe kur Ligji i Luftes mbahet ne fuqi ne Greqi, Qeveria shqiptare nenshkruan marreveshje per Bazen Ushtarake te Bisht-Palles pa kerkuar dhe vendosur kushte qeverise greke per heqjen e Ligjit te Luftes. Kjo tregon me se miri se qeveritaret ne mes te dites bejne leshime politike ne kundershtim me interesat kombetare shqiptare. Greqia ne kete menyre jo vetem pershpejton realizimin e platformes politike te megal-idese, helenizimin e Shqiperise se jugut deri ne Shkumbin por edhe avancon edhe me tej ne Durres, Tirane dhe krejt Shqiperine, oreksi vjen duke ngrene. Per marreveshjen qe i jepet Greqise baza detare e Bisht-Palles ne Durres per nje afat shume vjecar duhet qe Presidenti dhe Parlamenti shqiptar te shfrytezojne me pergjegjesi te gjitha kopetencat qe u jep kushtetuta, te parandalojne veprimet e papergjegjeshme dhe me pasoja te rrezikshme per kombin shqiptar dhe per Shqiperine. Ne cilin vend te Europes dhe akoma me tej antare te B.E.-se dhe NATO-s sic eshte Greqia mban ne fuqi me fqinjin e saj per nje kohe prej 62 vjetesh ”Ligjin e Luftes” dhe qeveria shqiptare firmos nje kontrate duke i leshuar bazen detare te Bisht-Palles duke e justifikuar me rikonstruksionin dhe modernizimin e saj.Greqise i duhet thene me force: hiq Ligjin e Luftes Nr. 2636/1940, njih problemin cam si dhe kthimin e popullesise shqipetare muslimane came debuar me force dhe dhune ne vitin 1944, kthimin e pronave te cameve dhe gjithe shqipetareve qe kane ne Greqi, kthimin e rentes per shfrytezimin 58 vjecar, te heqi dore nga racizmi qe tregon ndaj refugjateve shqipetare qe punojne dhe jetojne ne Greqi, ne kushte shume te veshtira dhe trajtim jonjerezor, pa asnje te drejte dhe mbrojtje ligjore,te heqi dore nga helenizimi i Shqiperise se Jugut, te heqi dore nga pretendimi i te ashtuquajturit Vorio – Epir, ti vihen kushte Greqise duke respektuar ne menyre te barabarte sovranitetin dhe identitetin kombetar te seciles pale. Shqiperia eshte shtet sovran dhe nuk mund ti lejohet Greqise per ta kthyer ne nje protektorat te saj.

    Mbasi te heqi ligjin e luftes dhe te plotesoje kushtet qe kerkojne respektimin ne menyre reciproke ne mardheniet nderkombetare dhe te fqinjesise atehere mund te ulen qeveritaret per te diskutuar dhe nenshkruar marreveshje qe kane interesa te perbashketa.

    Eshte kompetence e Parlamentit, Presidentit, Qeverise per te percaktuar prioritetet, por prioritete jane marreveshjet per nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike, kriza energjetike punesimi duke percaktuar dhe strategjine kombetare per punesimin e gjithe shqiptareve te afte per pune duke futur ketu edhe shqiptaret qe jane ne emigracion ne Greqi, Itali dhe ne vendet e tjera , se nje dite do te kthehen ne Shqiperi dhe do zoti kjo dite nuk do te jete e larget. Edhe marreveshjet ushtarake duhen bere po keshtu dhe plotesimi I kerkesave te NATO-s por duhet gjetur partneri I duhur qe nuk ka pretendim per ndryshim kufijsh nuk ka pretendim per Vorio-Epirin dhe nuk mban ne fuqi ligj lufte si e ka Greqia me Shqiperine. Duhet gjetur edhe koha me e pershtashme, sot prioritare per zgjidhje eshte ekonomia, punesimi, rendi, krimi i organizuar, iku koha e bunkereve dhe e armiqve imagjinare ne sapo kemi firmosur marreveshjen e asocijimit me Bashkimin Europian. Per Ligjin e Luftes hesht dhe Europa , dhe B.E qe nje antar i tij mban ne fuqi nje ligj te tille, paradokse politike dhe diplomatike. Por mbi te gjitha papergjegjeshmeria me e madhe qendron tek ata pushtetare dhe diplomat shqiptare qe e kane detyren e tyre funksionale, qe marrin paga te majme nga taksapaguesit shqiptare dhe nuk bejne asgje per te kerkuar me force nga BE dhe intitucionet e tjera europiane ku Greqia eshte antare per ti imponuar Greqise heqjen e Ligjit te Luftes.
    Mbi firmosjen e kontrates anti-shqiptare per dhenien e bazes ushtarake detare te Bisht-Palles ne Durres per nje afat shume vjecar dhe per futjen e trupave greke ne Shqiperi, per keto ngjarje mjaft te rendesishme dhe te vecanta per Shqiperine dhe per kombin shqiptare partite politike dhe ne vecanti opozita po fle gjume, ende nuk eshte zgjuar dhe nuk ka gjetur kohe (duke qene shume e vonuar) jo thjesht per tu prononcuar por edhe per te dhene qendrimin e saj te pergjegjeshem, te qarte dhe te prere pa ekuivoke per zgjidhjen e ketij problemi, apo ndodh ajo qe po verehet per kete problem kohet e fundit ne shtypin e ”pavarur” dhe partiak me perjashtim te rasteve shume te vecanta, dhe median vizive qe e kane mbyllur gojen plotesisht dhe per kete problem kaq te madh heshtin dhe me siguri qe kjo heshtje duhet te jete e imponuar dhe e detyruar nga klane dhe grupime politikanesh qe jane te interesuar per realizimin e politikave shoviniste greke sipas platformes se Megal – Ides.

    Te gjitha keto veprime shpjegohen me faktin qe Greqia eshte shtruar kembekryq ne Shqiperi sikur te jete ne trojet e saj. Ne muajin Dhjetor 2002 ne kanalet televizive private shqipetare dhe ne mediat e shkruara u transmetuan emisione dhe u bene shkrime si asnjehere tjeter per ardhjen dhe takimet e bera nga rangjet me te uleta deri ne ato me te larta shteterore dhe partiake te Kryetarit te Lobit Grek ne Amerike Nikolas Geixh.

    Ai nuk erdhi si nje shkrimtar i njohur dhe si nje publicist i talentuar sic u munduan shume personalitete shtetrore,politike dhe shoqerore per ta pasqyruar ne takimet e shumta te rezervuara per ate duke harxhuar nje kohe te konsiderueshme vizites private te tij, por erdhi per te rivendosur kontaktet e duhura per realizimin e helenizimit te shqiperise se Jugut, per realizimin e platformes politike te Megali – Ides.

    Nikolas Geixh ne rast se do te vinte si shkrimtar i njohur dhe si nje publicist i talentuar do te rezervontr kohen kryesore per takimet me personalitetet e kultures dhe te artit, me Lidhjen e Shkrimtareve te Shqiperise, me shkrimtare, me perfaqesues te Ministrise se Kultures Arteve dhe Sporteve, me Akademine e Shkencave etj, por praktikisht nepermjet ekraneve televizivedhe medjave te shkruara qe me zellin dhe predispozicionin me te madh te treguar ndonjehere pasqyruan ne menyre teper te detajuar viziten e bere nga ky zoteri sikur ky vinte per te ndihmuar dhe shpetuar Shqiperine nga problemet madhore qe kemi ne sot si: Krizen ekonomike, papunesine, varferine,mungesen e energjise elektrike, korrupsionin galopant, krimin e organizuar.
    Ai erdhi per te na thene se politika greke ne Shqiperi, per helenizimin e shqiperise se Jugut dhe me tej, eshte ne momentin e finalizimit duke u mbeshtetur ne disa politikane ,qeveritare , partiak apo kryetar partish qe u shkojne pas avazit te tij duke menduar se do te realizonin platformen e helenizimit te shqiperise duke bere veprime jonormale dhe me shkelje te kushtetutes Shqiptare, per regjistrimin e popullesise ne Shqiperi, qytetareve shqiptar tu imponohet me detyrim te shprehin besimin e tyre fetar dhe perkatesine e tyre etnike.

    Mendoni qe 500 000 refugjate shqipetare , qe per nevoja te perkoheshme ekonomike punojne dhe banojne ne Greqi dhe nje pjese e tyre te imponuar, me detyrim nga qeveria greke dhe nga problemet ekonomike te momentit qe kane patur, kane ndryshuar emrin dhe fene ne te krishtere (gje per te cilen Z.Geixh ben te paditurin), nuk mund te tjetersohen te behen me kombesi greke, ata jane dhe do te mbeten shqiptare, cfaredo makinacioni qe kerkon te behet per rregjistrimin e popullsise, pakica greke nuk i kalon shifrat e 60 000 vete.

    Nikolas Geixh si nje anti-shqiptare i terbuar, i vendosur per te dhene kontributin e tij per helenizimin e Shqiperise se jugut mashtron kur thote se ne Shqiperi jetojne 400 000-600 000 minoritare greke. Ne radhe te pare ky anti-shqiptare jo se nuk e di, niveli i tij arsimor, kulturor dhe si politikan e di mese miri se ne Shqiperi ne radhe te pare dhe mbi gjithcka nuk kemi minoritet grek por kemi te bejme me nje pakice greke.

    Greket ne Shqiperi nuk jane minoritet sepse nuk jane etnik, autoktone, s’kane prona te tyre te trasheguara, cifcinjte greke kane ardhur per te punuar ne tokat e pronareve gjirokastrite ne fundin e shekullit XVII dhe fillimin e shekullit XVIII. Per kete kryetari i P.B.D.Nj. Z.Vangjel Dule pyetjes se drejtueses se emisionit ”Shqip” ne Top-Chanel dt 06,12,2002 per problemin e vendosjes se minoriteteve ne Shqiperi nuk pranoi te prononcohej dhe drejtuesja e emisionit e zene ngushte e quajti terheqjen e Z.Dule ne menyre te paparashikuar. Qendrimi i Z.Dule sqaroi ne menyre te heshtur jo vetem drejtuesen e emisioni Znj.Xhunga qe nuk e njeh apo nuk do ta njohi realitetin, por edhe gjithe teleshikuesit e Top-Chanel qe ne Shqiperi nuk kemi minoritet grek, por kemi te bejme me nje pakice greke, me argate, me bujqer qe kane punuar ne tokat prone te shqiptareve ne hapsiren e Vurgut dhe te Dropullit.
    Ne vitin 1946 Reforma agrare pakices greke I dha toke ne perdorim si gjithe shqiptareve duke u mbeshtetur ne parimin komunist “toka i takon atij qe e punon”, ne fakt pas reformes asnje shqiptare dhe asnje greke nuk ishte pronar, toka as nuk shitej as nuk blihej.
    Shteti shqiptare u dhuroi toke ne pronesi pakicave greke, cifqinjeve greke, argateve greke me Ligjin Nr.7501 dt 31,07,1991 ”Per token” dhe Ligjin Nr.8053 dt. 21,03,1995 ”Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore”. Per here te pare pakica greke behet pronare e tokes ne vitin 1991 dhe 1995 duke mos qene per asnje kohe pronare, ky ishte nje leshim dhe nje gabim i madh i bere nga Qeveria shqiptare, qe pasojat e veprimit te ketyre ligjeve jane vepruese tani dhe deri sa te zgjidhet perfundimisht problemi i pronesise.

    Per pakicat kombetare te veprohet sipas normave nderkombetare duke pare te drejtat qe i takojne dhe duke i respektuar detyrimet ne menyre reciproke midis dy vendeve.

    Nikolas Geixh pretendon se mbron te drejtat e minoritetit, mbron te dobtin, ben paralelizma me te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni, paralelizem i cili behet ne vazhden e kerkesave te bera nga ish-kryeministri grek Micotaqis qe ne 14 korrik 1993 i cili me ”ultimatumin” e tij te kesaj date drejtuar qeverise shqiptare i kerkonte nder te tjera kesaj te fundit barazimin e ceshtjes se Kosove me ate te minoritetit grek ne Shqiperi. Ministri i mbrojtjes greke Xohaxopullos, cituar (jo pa qellim) nga ”Llajko Vima” e dt.2 prill 1997:
    ”Ne kerkojme te drejtat e njeriut per minoritetin grek sic i kerkon Shqiperia per Kosoven. Duhet te kete autonomi per Vorio-Epirin sepse vetem keshtu ka qetesi ai popull”.

    Tani qe Kosova eshte e lire nga pushtuesit serbe, per greket ka ridale ne skene perseri teoria e ”ceshtjeve paralele”. Ne kete pike ajo qe ia vlen te theksohet eshte vetem fakti se nuk mund te kete paralelizem midis ceshtjes se nje populli qe jeton me mijera vjet ne trojet e veta etnike dhe nje elementi te dobet popullsie greqisht foles e ardhur si argat ne tokat e pronareve shqiptare jo shume vjet me pare. Pra nuk nuk mund dhe ka paralelizem midis shqiptareve te Maqedonise qe jane ne trojet e veta etnike dhe pakices greke qe ka ardhur ne Shqiperi ne shekullin XVIII.

    Geixh, ish keshilltar I kryeministrit Micotaqis, vazhdon te kete te njejtin qendrim si politikanet dhe qeveritaret shovinist grek ne lidhje me pakicat greke ne Shqiperi jo vetem mbeshtet politiken greke por punon ne menyre intensive per realizimin e saj.
    Pakicat greke ne Shqiperi jane trajtuar duke respektuar te gjitha kerkesat e konventave nderkombetare dhe mundesive reale qe ka Shqiperia duke patur parasysh qe eshte vendi me i varfer ne Europe. Nga institucionet dhe shoqatat nderkombetare deri tani nuk eshte dhene asnje studim ose material ku te jepet se ne Shqiperi keqtrajtohen pakicat greke. Greku-Amerikani Nikolas Geixh ne konferencat e shtypit deklaron se :”nuk ka ceshtje came , komuniteti cam ka bashkepunuar me fashizmin, prandaj e quan te ligjshem persekutimin dhe spastrimin etnik te popullsise myslimane shqiptare te Camerise ne vitin 1944-1945”. Vazhdon dhe me akuza te tjera si :”camet u perzune nga Greqia pas luftes se dyte boterore, per bashkepunim me nazistet. Disa nga keta njerez erdhen dhe dogjen bashke me nazistet edhe fshatin tone”. Ne deklaraten e bere akuzun shqiptaret myslimane te Camerise si : bashkepunetore te nazismit, kriminele, zjarrvenes, vrases dhe grabites. Keto i ben jo nga mungesa e informacionit, por me vetdije te plote ben shtremberimin e fakteve, mashtron se per kete qellim eshte vene ne levizje dhe kete detyre i ka vene vetes, te justifikoje genocidin e ushtruar ndaj cameve dhe mbi te gjitha per te realizuar platformen e qeverise shoviniste greke te Megal-idese. Te gjitha keto jane trillime dhe mashtime jane te pambeshtetura nga asnje burim historic te paanshem. Ekzistojne materiale nga burime te paanshme te bera para dhe pas luftes se dyte boterore nga historiane, shkrimtare, ushtarake, dhe politikane qe argumentojne me te dhena dhe fakte konkrete ne materialet e tyre si ato qe kemi dhene ne fillim te ketij shkrimi ku hedhin poshte akuzat absurde greke.

    Qeveria greke si nje vend antar i NATO-s dhe nje shtet qe ka nenshkruar marreveshjet nderkombetare lidhur me mbrojtjen e te drejtave te njeriut vazhdon te perdori praktika te shtrengimit te refugjateve shqiptare duke i vene nen presion per te kembyer identitetin e tyre etnik dhe kulturor me mireqenien ekonomike. Greqia e ka perdorur dhe perdor problemin e refugjateve per te fituar kapital politik, per te bere presion qeverise shqiptare per realizimin e politikes se saj ne Shqiperi. Greqia po punon ne menyre te hapur dhe intesivisht per te helenizuar Shqiperine e jugut duke futur gjuhen greke ne mase te gjere te popullates, nderimin e detyrueshem te emrave dhe fese te refugjateve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi, ngritjen e kishave dhe institucioneve te tjera helenike edhe ne fshatrat qe nuk ka banore ortodoks. Qeveria greke u shperndan ne menyre ilegale rroga dhe pensione banoreve te Shqiperise se jugut, jo vetem pakicave greke, por pjeserisht edhe shqiptareve etnik. Te gjitha keto behen me qellim per helenizimin e Shqiperise se jugut, qe eshte pjese e politikes greke, per sigurimin e pozitave sunduese ne Ballkan, per realizimin e programit politik shovinist me emrin “Megal-idea”. Kjo ka qene dhe mbetet politika e qeverive shoviniste greke qe nga viti 1844 (kohe kur kryeministri i Greqise Koletis hartoi programin shovinist ”Megal-idea”)

    Nikolas Geixh ne intervisten e dhene ne Tv-Klan ne dt.05,12,2002 midis te tjerave deklaron se:”ceshtja came duhet te trajtohet si problem Europian”. Ne reagimin e Sh.P.A.Cameria, botuar me autor anonim ne Gazeten Ballkan dt.06,12,2002, midis te tjerave deklarohet se :”... Ne mbetemi ne bindjet tona se ne proceset aktuale te integrimit rajonal, nderajonal dhe kontinental Ceshtja Came do te zgjidhet duke ruajtur dhe respektuar identitetin etno-kulturor regjional”. Kryeministri Nano, ne pergjigje te pyetjeve per ceshtjen came dt.29.07.2002 pas paraqitjes te programit te qeverise Nano ne Parlament ,theksoi se:”... filozofia baze qe orienton edhe programin e qeverise, eshte ajo e integrimit, permes se ciles do te gjejne zgjidhje edhe konflikte tashme te krijuara nga historia e Ballkanit”.

    Miranda Vickers, eksperte e ballkanit, Qendra Kerkimore e Shqyrtimit te Konflikteve , Londer ne shkrimin”Zgjidhja e Ceshtjes Came brenda vitit 2004” ne gazeten Koha Jone dt.13 shtator 2002 shkruan midis te tjerave se:”... Camet jane te pergatitur te presin deri sa Shqiperia te behet antare me te drejta te plota e B.E-se, kur besojne se automatikisht do te jene ne gjendje te kalojne lirisht ne Greqi dhe, ose te pushtojne shtepite e mepareshme , ose te ujdisen me autoritetet greke per demshperblim permes kanaleve normale ligjore”. Ne esence po ti studiosh me kujdes dhe me pergjegjesi mendimet , deklarimet e bera me siper, pavarsisht nga formulimet, arrijme ne perfundim: Zgjidhja e ceshtjes came te futet ne kalandrat greke ose me mire duhet thene te mos kete zgjidhje , te mbetet brenda ”platformes se Megal-idese”, ose me qarte duhet thene qe Camerit te mos kthehen asnjehere ne trojet etnike ne Cameri.
    I demshem eshte qendrimi i papergjegjshem, dashakeqes i autorit anonim qe flet ne emer te Sh.P.A.Cameria duke dhene mendime qe jane ne kundershtim te plote me programin e Sh.P.A.Cameria, me strategjine e zgjidhjes se ceshtjes came percaktuar edhe nga Kuvendi i 7-te i Sh.P.A.Cameria mbajtur ne 28 shtator Tirane. Ne kete Kuvend u percaktua qarte strategjia bashkekohore per zgjidhjen e ceshtjes came. Ne rast se shkrimi eshte bere nga autor i paautorizuar dhe jo perfaqsues i Sh.P.A.Cameria (se shkrimi behet ne emer te Sh.P.A.Cameria), duhet gazeta Ballkan te japi shpjegime per botimin e ketij shkrimi. Nuk mund te mendojme dhe nuk mund te pranohet qe materiali eshte derguar ne gazeten Ballkan nga ana e kryesise te Sh.P.A.Cameria, ne rast se do te ndodhte nje veprim i tille, kjo kryesi duhet te japi shpjegimet e nevojshme dhe duhet te pergjigjet. Kjo bie ndesh me strategjine e zgjidhjes se ceshtjes came miratuar nga Kuvendi i 7-te dhe si e tille eshte e demshme dhe e papranueshme.

    I papranueshem eshte edhe qendrimi i qeverise dhe kryeministrit shqiptar per miratimin ne heshtje(pavarsisht se mund te pretendohet se secili nga palet nuk imponon mendimet e njeri-tjetrit, dhe nuk mund te quhen te pranueshme absurditete), mendimet e trajtuara dhe te diskutuara me anti-shqiptarin e terbuar Nikolas Geixh qe deklaron qe nuk ka ceshtje came dhe ben dhe paralelizmat midis pakicave greke ne Shqiperi dhe shqiptaret e Maqedonise. Nuk mund te kuptohet se si kaperdihen keto nga kryeministri shqiptar Nano dhe opozita. Si mund te pranohen shkelje, fyerje dhe ulje identiteti kombetar nga nje shkrimtar gazetar Greko-Amerikan duke i rezervuar atij pritje shteterore protokollare, duke harxhuar kohe dhe financa te dala nga taksapaguesit shqiptare kur ai ne mes te dites, ne institucionet qeveritare dhe politike ne Shqiperi ben politike anti-shqiptare dhe hedh balte mbi realitetin shqiptar.
    Nikolas Geixh erdhi ne Shqiperi per te kontribuar per realizimin e programit te qeverise shoviniste greke, per marrjen ne kontroll te plote dhe drejtimin prej tyre te degeve kryesore te ekonomise shqiptare.

    Politika shqiptare e ketyre viteve te fundit ka lejuar kompanite greke te privatizojne 2 telefonite celulare ne Shqiperi, kane marre monopolin e karburanteve, monopolin e cimentos, hekuri dhe produktet e tij blihen kryesisht nga kompanite greke, kane marre gjithashtu dhe shume objekte strategjike.

    Eshte kthyer tregu shqiptar ne pastrimin e magazinave greke nga produktet bujqesore, blegtorale ne prag te skadimit apo te skaduara duke e kthyer ekonomine shqiptare ne nje mase te konsiderueshme te kontrolluar, te varur dhe te drejtuar nga Greqia. Tani po bejne te gjitha perpjekjet per te marre edhe Alb-Telekomin dhe Banken e Kursimeve, pra ekonomia shqiptare po kthehet ne nje shtojce te ekonomise greke.

    Mbeshtetes i takimeve te Gejxh eshte dhe antishqiptari Frrok Cupi qe u angazhua teresisht me gjithe potencialin e tij ”intelektual” ne emisionin ne 6 Dhjetor 2002 ne Top-Channel dhe me poshtersine me te madhe volli vrer kunder dy shqiptaro-amerikaneve me te shquar te ketij lobi ne Amerike Z.Geri Kokalari dhe Z.Richard Lukaj qe kane punuar dhe punojne me perkushtimin me te madh per ceshtjen kombetare dhe kane dhene nje kontribut per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves , futjen ne diskutim ne Senatin Amerikan per njohjen, sensibilizimin dhe zgjidhjen e ceshtjes came. Frrok Cupi kur Senati Amerikan merr ne analize problemin e zgjidhjes se ceshtjes came ne saj te kontributit te dhene nga Z.Richard Lukaj ne emisionin ”Shqip” te Rudina Xhunga , me gjuhen shqipe villte vrerin grek duke u vene teresisht ne sherbim per te realizuar programin anti-shqiptar te greko-amerikanit Nikolas Gejxh.
    Nuk mund te pranohet heshtja e qeverise dhe parlamentit shqiptar ne nje kohe kur Senati Amerikan diskuton zgjidhjen e ceshtjes came, kur qeveria turke ne vitin 2001 ka kerkuar prane Kongresit Amerikan te nderhyje per t’u organizuar nje konference nderkombetare me pjesemarrjen e qeverise shqiptare, per rivendosjen e te drejtave te minoritetit shqiptare ne Greqi, per njohjen e genocidit ndaj cameve riatdhetesimin ne Cameri (Greqi) te popullsise shqiptare myslimane came, kthimin e pronave dhe demshperblimin per humbjet e rezultuara nga konfiskimi i pronave te cameve prej 58 vjetesh. Mbeshtetje dhe perkujdesje per zgjidhjen e problemit cam, kane treguar shume vende dhe organizma nderkombetare si: Asamleja ne Hage qe denoncoi shkeljet per te drejtat e njeriut dhe ne vecanti qendrimin absurd qe mban shteti grek ndaj popullit cam.

    - Letra qe kane derguar 25 kongresmen amerikan me ne krye kongresmenin Gilman
    - Letra e Kancelarit gjerman Gerhard Shreder i cili ka porositur komisionin e jashtem gjerman per kontakte me Sh.P.A.Cameria.
    - Leter pergjigje e kreut te Vatikanit, Papa Gjon Pali i II-te i cili i shkruan Sh.P.A.Cameria:”Une do te falem per vuajtjet e popullit cam”.
    - Leter kembimi i shqiptaro-amerikanit Z.Richard Lukaj me Presidentin Amerikan Bush dhe me nderhyrjen ne Senatin Amerikan per zgjidhjen e ceshtjes came.
    - Perpjekjet e Senatores te New York, ish Zonjes se pare amerikane Hillari Klinton, per shtrimin e ceshtjes came ne Senatin Amerikan.

    - Prononcimi i Z.Ema Bonino, personalitet i njohur i politikes italiane si dhe ish komosionere e B.E-se per te drejtat e njeriut ne Kongresin e Radikaleve, qe zhvilluan punimet ne Shqiperi ne 2 Nentor 2002 tha se ”ceshtja came” do te debatohet se shpejti ne Parlamentin Europian.Rezoluta e paraqitur ne Kongres eshte e firmosur edhe nga gjashte eurodeputete.Rzoluta ”Evropa te njohi pronat e cameve” ku midis te tjerave theksohet: ... ” Eshte nje e drejte humane, qe kjo popullesi e debuar me force, te kthehet ne teresine e saj, ku mes te tjerash t’i sigurohet e drejta e shperblimit per demin material qe i eshte shkaktuar. Nga ana tjeter as popullsia came ortodokse e mbetur ne Cameri (Greqi) nuk gezon te drejtat humane te njohura nga B.E. dhe vecanerisht te drejten elementare te minorances etnike, qe eshte ajo e arsimimit ne gjuhen shqipe, ne shkollat shqiptare te cilat ndalohen nga shteti grek. Nje tjeter e drejte e ketij komuniteti eshte edhe ajo e perdorimit te gjuhes shqipe ne dokumentat zyrtare pra ata duhet te gezojne te njejtat te drejta civile ne Greqi, sic ndodh me minoritetin grek ne Shqiperi.

    Vetem qeveria shqiptare nuk ka bere te pranishme asnje kerkese per zgjidhjen e ceshtjes came, prane Kongresit Amerikan dhe institucioneve te tjera nderkombetare, qeverise dhe parlamentit grek, nuk e ka trajtuar as ne parlamentin shqiptar per te percaktuar platformen e zgjidhjes se problemit cam ne vecanti dhe zgjidhjen e problemit kombetar ne teresi.
    Sh.P.A.Cameria ne situaten e re te krijuar , ne kushte mjaft te voliteshme per zgjidhjen e ceshtjes came, mbeshtetjen e organizmave dhe institucioneve nderkombetare duhet ta vleresoje, dhe ta shfrytezoje kete momentper te ngritur ne nivelin e kerkesave te kohes punen per zgjidhjen e ceshtjes came. Paresore te jete venia ne eficence te plote dhe te pergjegjeshme te strukturave, ne radhe te pare te organeve drejtuese te Sh.P.A.Cameria nga deget ne qender, perfaqsuesit legjitim, te zgjedhurit me votim te lire dhe demokratik sipas statutit, duke punuar me strategji dhe programe qe i sherbejne dhe garantojne zgjidhjen e ceshtjes came. Me shume rendesi duhet pare dhe organizimi i forumit te intelektualeve came neper dege dhe ne Kryesine e Pergjithshme te Sh.P.A.Cameria Tirane.

    Mendimi i kualifikuar dhe i pergjegjshem i intelektualeve te specializuar si ne : diplomaci, juridik, ekonomi dhe politike do te beje te mundur organizimin, evidentimin, grumbullimin, vleresimin dhe sistemimin e materialeve faktike, konkrete per krimet dhe genocidin e ushtruar nga shovinistet greke dhe te bejne denoncimin ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg dhe ne Gjykaten Nderkombetare ne Hage. Angazhimi i intelektualeve te perqendrohet ne pergatitjen e materialeve denoncuese dhe kerkesave te institucioneve nderkombetare si: Kongresit amerikan, B.E.-se, OKB-se, OSBE-se per te dhene ndihmesen e tyre ligjore per zgjidhjen e ceshtjes came. Ky te jete nje nga objektet kryesore te punes te Sh.P.A.Cameria.

    Te organizohen dhe te funksionojne me eficence te plote struktura si: forumi i afaristeve dhe tregtareve cam, forumi i rinise, forumi i gruas came, komisioni juridik, komosioni i kultures, komosioni i historise etj. ne te gjitha deget neper rrethe dhe ne qender, te angazhohen ne keto forume intelektuale, politikane, te moshuarit qe kane perjetuar genocidin grek dhe qe kane mundesi te ndihmojne ne zgjidhjen e ceshtjes came, si dhe te gjithe ata qe kane idera ,platforma dhe mendime.

    Per realizimin e kesaj kerkohet mbi te gjitha qe gjithe popullata came prej 200 000 vete me banim te perkoheshem ne shtetin ame , ne Shqiperi te jete bashkuar duke vene mbi gjithcka problemin madhor dhe te perbashket qe kemi, per ne camet ideali yne ka qene dhe mbetet:”Ku keshem djepet duam dhe varret” per ne camet mesazhi juridik dhe politik eshte:”Mbi te gjitha Cameria”. Sh.P.A.Cameria ti drejtohet dhe ti kerkoje Presidentit, Parlamentit, Qeverise dhe organeve kopetente ligjore shqiptare per shkeljen e te drejtave te popullsise myslimane shqiptare came qe me dekretin e Kuvendit Popullor Nr.2656 dt.19,04,1953 u hiqet cameve ne menyre arbitrare, te dhuneshme, ne rruge kriminale dhe u jepet shtetesia shqitareduke shkelur deklaraten uneiversale te te drejatve te njeriut ku ne kete deklarate thuhet:”Cdo njeri ka te drejten qe ti njihet personaliteti ne cdo vend dhe ne cdo rast”. Pra cdo njeri ne menyre individuale kerkon nenshtetesine ne nje vend ku ai te doje. Shtetesia as nuk hiqet dhe as nuk jepet pa kerkesen e individit. Neni 15 i Deklarates universale thote “askush nuk mund te privohet arbritarisht nga shtetesia e tij”. Per kete te ndiqen rruget ligjore duke iu drejtuar te gjithe intitucioneve nderkombetare, ne vecanti Sh.B.A.-se qe eshte shteti me demokratik ne bote.

    Sh.P.A.Cameria te ndjeki rezoluten e “Per respektimin e te drejtave te populates came” firmosur nga deputete te pozites dhe opozites, iniciuar nga deputete te P.B.K per te kaluar sa me pare ne Parlament. Kjo ka rendesi te vecante jo vetem per faktin se mund te jete dokumenti i pare zyrtar i Parlamentit Shqiptar qe do ti drejtohet Parlamentit Grek, B.E-se, Kongresit Amerikan dhe institucioneve te tjera nderkombetare, por ajo qe ka rendesi te vecante eshte dhe fakti qe momenti eshte shume i pershtatshem per trajtimin e zgjidhjes se ceshtjes came. Kalimi ne Parlament i kesaj resolute duhet te jete nje detyrim dhe nje obligim qe kane partite politike parlamentare per zgjidhjen e ceshtjes came si pjese perberese e ceshtjes kombetare, gjithashtu kjo do te jete nje e dhene tjeter plotesuese per vleresimin e politikes shqiptare. Parlamenti shqiptar duhet te realizoje sa me pare te jete e mundur( mbasi eshte shume i vonuar) mbajtjen e nje seance te parlamentit per te percaktuar nje platforme te vecante per zgjidhjen dhe rruget e zgjidhjes se ceshtjes came, gje e cila ka patur mbeshtetje te gjitheanshme te deputeteve pozite-opozite te Komisionit te Politikes se Jashteme te Parlamentit Shqiptar ne takimin e dt.24,07,2000 me kryesine e Sh.P.A.Cameria. megjithese kane kaluar afersisht 3 vjet dhe nuk eshte marre asnje veprim konkret per realizimin e angazhimeve dhe detyrimeve ligjore per zgjidhjen e ceshtjes came, momenti dhe rrethanat kerkojne qe te hiqet dore nga papergjegjshmeria dhe heshtja e deritanishme, te angazhohet Parlamentime veprime konkrete ligjore per zgjidhjen e ceshtjes came.

    Ceshtja came nuk eshte dicka qe ka te beje me nje krahine dhe popullsine e saj, por para se gjithash eshte dhe mbetet nje ceshtje qe i perket mbare popullit shqiptar. Nisur nga sa me siper insistojme se faktori vendimtar, qe do te kontribuoje ne shtrimin dhe zgjidhjen e drejte te ceshtje came eshte dhe do te mbetet Parlamenti dhe qeveria Shqiptare. Prandaj eshte e natyrshme qe ne shqiptaret myslimane te Camerise te kerkojme nje angazhim serioz, te pergjegjshem dhe te vazhdueshem te Parlamentit dhe Qeverise per ta mare persiper dhe per ta kryer deri ne fund detyrimin ligjor qe i takon, duke parandaluar te gjitha tentativat e qeverise greke qe ben dhe do te beje cmos qe ti imponoje Qeverise Shqiptareqe ti ktheje shpinen ceshtjes came. Popullsia myslimane shqiptare came me banim te perkohshem ne Shqiperi duke qene nje popullsi paqedashese, atdhetare, trime, e zgjuar, tolerante dhe me vitalitet ka ditur te ruaje, te zhvilloje dhe tu transmetoje brezave te rinj deshiren per lirine, per vendlindjen e te pareve te tyre, per trojet e tyre etnike Camerine, per mos njohjen e disfates, por te betejave te humbura perkohesisht dhe bindjen dhe vendosmerine e plote dhe te shpejte ne fitoren e ardheshme ne rikthimin ne Cameri.

    Fati dhe rrethanat punojne per ne.
    Ne jemi te vendosur per rikthimin ne Cameri ne trojet e tona etnike. ”Eshte e jona Cameria”

    JANAR 2003
    AGUSH.A.VELIU
    Duajeni njëri tjetrin.

  20. #140
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Ja dhe nje hero Qame(arvanit.)


    Marko Boçari

    HEROI I SHQETËSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE (MARKO BOÇARI 1790-1823)

    Hartuesi i fjalorit të parë dy gjuhësh Greqisht-Shqip

    Ngrehu Marko trimëria
    ngrehu të thërret Greqia
    të vijë Marko Shqipëria!

    Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të 1821, Noti Boçari.
    Marko Boçari përveç bëmave të tij trimërore dhe burrërore dhe bukurisë, na la trashëgim edhe një vepër. Është fjala për të famshim “Fjalori dy gjuhësh greko-shqip”.
    Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tre herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lena, Maria, Anastasin dhe Markon.
    Kiço Gj. Boçari u vra më 1813, në Artë nga Gjoko Bakola. Në vitet e kryengritjes së 1821, Marko Boçari i dha duart dhe u përqafua për të mirën e përbashkët me Gjoko Bakola duke i falur gjakun e babait.
    Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut.
    Mbas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeg, rreth 200 luftëtarë arvanitë(shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavelasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqëve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare.
    Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptar ortodoksë çamër, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, që krijuan fshatra të rinjë me emra shqiptar. Që suliotët janë çamër këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik ‘’Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.
    Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan- ‘’Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”.
    Një pjesë e popullatës së Sulit pasi u nënshtruan Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth.
    Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës së Sulit për ti shpëtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morrën drejtimin për në malin e Shenjtë të Tomorrit duke u vendosur afër qytetit të sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardhzezë, Sulki, Dushkë, Kushov, Janç, Tunjë etj.
    Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rrëndësishëm të revolucionit grek të 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin.
    Markoja bashkë me Odise Andruçon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisë.
    Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenën në rrethimin e Janinës prej turqëve të Sulltanit dhe mandej, pas rënies së Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qendër Mesollogjin.
    Ëndrra e Markos ishte që të edukonte suliotët shqiptar që të dilnin nga gjëndja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pandërprerë, pa një ardhëme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. Markoja ndërkohë shqetësohej se mos edukimi mësimor çon në humbjen e disa tipareve të njohura cilësore që e bënin arvanitasin suliot një figurë popullore të veçantë, që edhe brenda mos shkollimit, varfërisë dhe kushteve më të vështira të jetesës, ngjallte adhurim.
    ‘’Dua të shkollohesh, i shkruante në letër, djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”.
    Në atë perjudhë të ndryshimeve të shënuara në Ballkan dhe në Europë, dukej qartë se virtyti liridashës dhe shpata arvanite nuk ishin të mjaftueshme që të arrihej një jetë më e mirë, një shoqëri më e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevojë kishte krijuar ankth tek arvanitasit e pasrevolucionit të 1821, që parapëlqenin të shisnin çdo lloj pasurie, me qëllim ‘’të mësojë fëmija i tyre”.
    Dhe sigurisht, në atë perjudhë kur thoshim ‘’shkrim e këndim” kuptonim ‘’gjuhën e re greke” që flitej kryesisht në qytetet e Greqis së sotme.
    Por është fakt, se arvanitët përbuznin mënyrën e jetesës të shoqërive të tjera, plogështinë, pabesinë, fjalët e shumta, frymën e nënshtrimit, paftyrsinë etj.
    Karakteri i arvanitas është që ai të jetë kudo i pari, të tregojë përpara të gjithëve krylartësinë, trimërinë dhe mosnënshtrimin.
    Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Kësaj ia kishte frikën dhe këtë i theksonte djalit të vet Marko Boçari.

    Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famëshmin ‘’Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe arvanites së thjesht’’ 1809 që e shkruajti Markoja vetë me ndihmën e babait të tij Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjerrit të tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza.
    Ky fjalor ishte përfundimi i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vet, përpjekje të mësojnë suljotët shqiptar greqishtë dhe të merren vesh me grekërit.
    Si do që të jetë puna, faktë është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore që krijoi një vepër kulturore dhe, si rrjedhim me të drejtë Marko Boçari mundë të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip.
    Fjalori Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas lënjeve të armëve arvanitët duhet ti përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë.
    Fjalori ka rrëndësi të veçantë se shpreh shumë elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekërit.
    Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se, tregëtia në zona të gjera të ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dy gjuhësh me qëllim që arvanitët, pra shqiptarët në një farë mënyre ju detyruar që të mësonin greqisht që po fitonte terren si gjuhë e tregëtisë në ballkan.
    Pasi gjuha shqipe si pasojë e ndjekëjeve të shqiptarëve nga pushtuesit e ndryshëm, u duhej që të jetonin të fshehur me shekuj të tërë në male dhe ishuj të vetmuar largë lidhjeve me popujtë e tjerë.
    Kështu gjuha shqipe ngeli një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano turk.
    Dhe heroi Marko Boçari me një vullnet dhe guxim, në moshën 19 vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull orgjinal ‘’Fjalori dy gjuhësh Romaiko-Arbërishtja e thjeshtë” që përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes, dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili.
    Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë Pukëvili duke studjuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frengjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.
    Përpara betejës së madhe në Mesollogji, Markoja mendoi të dërgonte familjen e tij në Ankona të Italisë. Të gjithë suljotët me lotë në sy u ndanë me gratë e tyre pa folur, Markoja në ato çaste prekëse i tha gruas ‘’Në orën e lirisë dua të jemi bashkë, por në orën e betejës dua të jem vetëm” u ndanë me lotë në sy, ishte takimi i fundit.
    Markoja ishte komandant i ushtrisë së Greqisë perrëndimore, kur Qeveria i dërgoi diplomën e komandantit të Përgjithshëm, lindën xhelozitë e kapedanëve të tjerë. Por Markoja këtyre xhelozive i përgjigjej me fisnikëri dhe tolerancë duke u thënë-‘’Kush është i zoti, merr nesër diplomë në betejë” Markoja ishte njeri i dashur dhe fjalë pakët.

    Kjo gjuha arbërishte
    është gjuhë trimërie
    e fliti Admiral Miauli
    Boçari dhe gjithë Suli

    Më 9 gusht 1823, Marko Boçari u vra duke luftuar kundra ushtrisë së Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrës.
    Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Europën, ai i kishte shkruajtur një
    letër Bajronit kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur, dhe mbajti një fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombëta shqiptar ose arvanitas..
    Pas pak kohësh turko-egjiptianët u përpoqën ta poshtrojnë varrin e Marko Boçarit, por arvanitët(shqiptarët) myslimanë u sulën kundër tyre dhe i penguan të poshtërojnë varrin e heroit. Ata e morrën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, me një cermoni të thjeshtë.

    Labëria kur dëgjoi
    Se u vra Marko fajkoi
    Ra në zi e ra në goj
    Kënga i mbeti në goj

    Në vitin 1832, me urdhër të qeverisë së atëherëshme greke, Mamurasi dhe Papakosta bllokuan dhe dogjën shtëpinë e Noti Gj. Boçari dhe të gjitha dokumentat historike të prejardhëjes të fisit të Boçarëve.



    Marko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë

    Shumë historianë grekë na e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronjë të tjerë shqiptar të revolucionit të 1821, si grekë dhe jo shqiptar, duke patur parasysh që Markoja dhe të tjerë heronjë të 1821, i përkisnin fesë ortothokse. Është fatkeqësi për atë komb, kur historianët e atij kombi ngatarojnë fenë me racën.
    Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte kontributin shqiptar në revolucionin e 1821 dhe origjiniën shqiptare të Marko Boçari.
    ‘’Komentet e mia të me poshtëme kanë të bëjnë me një letër të publikuartë një ministri grek,që ka deklaruarse nuk paska shqiptar në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqika më shumë se një milion shqiptar ortodoks. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua,por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre shqiptare dhe fisin e tyrë shqiptar.’’



    Vërej; Me fjalën Arvanitas kuptojmë Shqiptarë para krijimit të shteteve Ballkanike. Shkrimtarët Bizantik shqiptarët e sotëm i quanin Arvanitë, shkrimtarët Latinë shqiptarët e sotëm i quanin Albanë, kurse shkrimtarët osmanë dhe arabë shqiptarët i quanin Arnaut.
    Pra arvanit, alban dhe arnaut është emërtimi i kombit të sotëm shqiptar.
    Në Fjalorin e gjuhës greke fjala arvanit shpjegohe me origjin albanian.
    Janë shfrytëzuar biblioteka e ‘’Lidhja Arvanitase e Greqis’’ dhe libri i studiuesit grek Titos Johalas ‘’Fjalori dy gjuhës greqisht-shqip i Marko Boçarit’’
    Duajeni njëri tjetrin.

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çështja shqiptare në polemikat e studiuesve anglezë
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Çështja e kombit nga vështrimi Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •