Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhihad?

    Emri:  largea_dr-hoxha-nehat-hyseni1403902672.jpg

Shikime: 2026

Madhësia:  32.5 KB
    Nehat Hyseni

    Bota Sot | 27.06.2014



    Hyseni thekson se, imamët të papenguar, si nga Dr. Shefqet Krasniqi në Xhaminë e Madhe, si dhe në xhamitë tjera, mbajnë ligjërata ekstremiste dhe bëjnë thirrje për Xhihad, d.m.th. për Luftën e shenjtë islamike në Siri.

    Radikalizmi islamik në Kosovë dhe në viset e tjera të Europës Juglindore të banuara me muslimanë dhe shqiptarë, është duke marrë hov të madh, thotë për gazetën "Bota sot", analisti politik, Nehat Hyseni.

    Sipas tij, ky ekspansion i radikalizimit të fesë Islame, e cila kultivohet dhe praktikohet gjatë kohë në trevat shqiptare në Ballkan, mbi pesë shekuj, pas Luftës së vitit 1999, në Kosovë u "importua" nga Lindja e Afërt dhe ajo e Mesme, së bashku me ndihmat për rimëkëmbjen e Kosovës.

    “Në fakt, Kosova pas vitit 1999 u bë vend "kolonial", ku depërtuan rryma të ndryshme të religjioneve dhe grupeve ekstremiste fetare, të cilat krahas ndihmës materiale, impononin edhe ideologjitë e tyre fetare. Në këtë ekspansion dhe garë të paskrupulltë të imponimit të ideologjive fetare, garonin fe të ndryshme, e sidomos sekte të ndryshme të Krishterizmit, si p.sh. protestantizmi dhe sekte të tjera, të cilat themeluan zyrat e tyre anekënd Kosovës, e sidomos u koncentruan në Prishtinë, ku numri i tyre është jashtëzakonisht i madh”, thekson ai.

    Ai thotë se, nuk ngelën mbrapa as misionet e ndryshme islamike në këtë drejtim. Aktiviteti i dendur i tyre propagandues kishte mbërthyer çdo cep të Kosovës, duke u imponuar gjithandej Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, etj.

    “Si pasojë e këtij ekspansioni dhe okupimi të paskrupulltë fetarë të Kosovës, filloi ndërtimi i objekteve fetare të përmasave gjigante, madje monumentale, në pikat qendrore të qyteteve të Kosovës. Madje, u rrënuan edhe shkollat, për t'ia lëshuar vendin objekteve fetare, siç ishte rasti me rrënimin e ndërtesës shkollore të Gjimnazit "Xhevdet Doda", për ndërtimin e Kishës Katolike "Nëna Terezë" dhe objekteve të saj administrative, në qendër të Prishtinës”, vlerëson Hyseni.

    Ai pohon se, përmasat e kësaj Kishe janë megalomane dhe sikur nxisin frikën tek popullata vendëse e Kosovës dhe Prishtinës, e cila është mbi 95% muslimane, se konvertimi në krishterizëm u imponohet sërish, ashtu si bënte dikur Kisha Otodokse Serbe, gjatë historisë së shumëvuajtur të shqiptarve.

    “Këtë ndjenjë të frikës e shton edhe ndërtimi i imponuar i Kishës Ortodokse Serbe në kompleksin universitar të Prishtinës. Sigurisht se koncentrimi i objekteve gjigante kishtare në qendër të Prishtinës krijon përshtypje të gabuar tek vizitorët dhe turistët, tek të cilët krijohet përshtypja se në Prishtinë jeton shumica absolute e krishtere dhe se muslimanët janë pakicë! Ky frystrim rritet edhe më tepër nga fakti se xhamiat aktuale në Prishtinë nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për t'i ofruar besimtarëve muslimanë hapsirë të domosdoshme për t'i kryer obligimet e lutjeve fetare në kushte të dinjitetëshme dhe as minimale, meqë pjesa dërmuese, madje mbi 2/3 e tyre falen jashtë, në diellin përcëllues, në shi, borë e acarrin dimëror, sidomos gjatë të premteve dhe festave fetare, meqë nuk kanë vend brenda xhamive”, thotë ai.

    Hyseni pohon se, fitohet përshtypja se tek klasa politike shqiptare e Kosovës është krijuar bindja se me "europianizmin", të cilin të gjithë e synojmë, nënkuptohet krishterizmi.

    “Në këtë drejtim, prinë shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili pandërprerë përpiqet ta bindë opinionin shqiptarë për "europianizmin" e tij, madje shpeshë pa e bërë dallimin e qartë dhe eksplicit midis "europianizmit" dhe krishterizmit! Qasja e këtillë e gabuar dhe e dëmshme ndaj kësaj problematike sjellë pasoja të rrezikëshme dhe frustrime që eskalojnë në ekstremizëm islamik në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në Ballkan”, shton më tutje ai, duke theksuar se, garën e ndikimit ideologjik e fetarë në Kosovë nuk e kishin ushqyer vetëm organizatat e ndryshme të krishtera.

    “Përkundrazi, organizatat islamike nga Lindja e Afërt dhe e Mesme, krahas ndihmave materiale dhe financiare, ato kujdeseshin edhe për imponimin e mënyrës së tyre të praktikimit të islamit. Kështu, filluan të ndërtohen xhamia me një arkitekturë dhe pamje të re, me të cilat nuk na ishte mësuar syri deri më tani. Minaret e xhamive me formë të çuditëshme, në formë rakete (në Sllatinë), si dhe me formë shumë të përafërtë të minareve me këmbanaret e kishave (në Gjilan etj), pastaj pamja e xhamisë në Skenderaj, etj. Pra, arkitektura e ndërtimit të objekteve fetare islame pas vitit 1999 pësoi ndryshime radikale, duke e thyer dhe zëvendësuar arkitekturën tradicionale islamike, e cila ishte osmane (turke) në trevat tona”, thotë Hyseni.

    Ai thekson se, nuk u imponua vetëm ndryshimi i arkitekturës tradicionale islamike nga ajo turke, që ishte me shekuj tek ne, me atë arabe, me të cilën u ballafaquam pas vitit 1999 tek ne.

    “Ndikimi i tillë filloi të shfaqej edhe në mënyrën e faljes në xhamia, ku xhemati filloi të diferencohej, meqë filluan të aplikohen forma dhe praktika të ndryshme të faljes. Në vend të faljes tradicionale sunite të shkollës hanefi, filluan të praktikohen mënyra të faljes arabe, me këmbë të hapura, me lidhje specifike të duarve në namaz, me tekbir gjatë rukus, si dhe me mosfaljen e synetëve, por vetëm të farzëve, etj. Kjo dukuri filloi të përjetohej rëndë nga besimtarët tradicionalë. Madje, edhe pamja e tyre ishte e ndryshme: me mjekërra të gjata, pantollona të shkurtuara, me veshje tradicionale arabe, etj.”, shton ai.

    Hyseni pohon se, befasisht, filluan të paraqiten femra të mbuluara me ferexhe që nuk ishim mësuar më parë. Ndërkaq, ligjëratat nëpër xhamia filluan të marrin ngjyrë ekstremiste, duke proklamuar gaptas ideologjinë vehabiste në trojet tona.

    “Pra, ektremizmi islam në Kosovë, e sidomos në Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës filloi të merr terren dhe ta imponoj ideologjinë militante, i papenguar nga askush. Madje, në Serbi ai po ndihmohet nga Qeveria serbe, duke i përkrahur ata materialisht e financiarisht, si dhe duke u mundësuar programe në radio falas. Kuptohet, të financuara nga pushteti serb. Kështu, aktualisht është duke ndodhur një situatë tejet e rrezikëshme e imponimit të Islamit politik dhe të ekstremizmit islamik, që po zhvillohet i papenguar gjithandej në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, ku imamët, të papenguar, në qendër të Prishtinës në Xhaminë e Madhe nga Dr. Shefqet Krasniqi, si dhe në xhamitë tjera, mbajnë ligjërata ekstremiste dhe bëjnë thirrje për Xhihad, d.m.th. për Luftën e shenjtë islamike në Siri, etj. dhe askush nuk i thërret në përgjegjësi”, thotë Hyseni.

    Ai potencon se, kështu, është duke ndodhur një absurd i papresedencë aktualisht tek ne. Derisa Kuvendi i Kosovës sivjet miratoi Ligjin mbi ndalimin dhe dënimin e rreptë të luftëtarëve kosovarë që shkojnë për të luftuar në Siri, kurse për idelogët dhe nxitësit e tyre nuk është paraparë kurrëfarë denimi!

    “Gjithësesi, shoqëria jonë dhe legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës duhet urgjentisht ta plotësoj këtë mangësi në Ligjin e përmendur dhe ta luftoj me efikasitet ektremizmin islamik tek ne, si dukuri të rrezikëshme dhe të patolerueshme shoqërore, e cila i sjellë dëme të mëdha dhe të paimagjinueshme Kosovës dhe të ardhmes së shqiptarve, kudo që janë. Këtë rrezik na e dëshmon edhe paraqitja e lajmeve të këqia të elementeve ekstremiste e terroriste islamije të shqiptarve në mediat qendrore botërore, madhe edhe tek miqtë tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Hyseni./Nehat SHAQIRI
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhiha

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    imamët, të papenguar, në qendër të Prishtinës në Xhaminë e Madhe nga Dr. Shefqet Krasniqi, si dhe në xhamitë tjera, mbajnë ligjërata ekstremiste dhe bëjnë thirrje për Xhihad, d.m.th. për Luftën e shenjtë islamike në Siri, etj. dhe askush nuk i thërret në përgjegjësi”, thotë Hyseni.
    Te shkruajne shqiptaret nga shqiperia shkrime te tilla edhe i kuptoj sepse 50 vjet komunizem ka bere te veten. Te shkruajne kosovaret me kaq mllef ndaj islamit eshte thjeshte shume e ulet. Behet akoma dhe me e ulet kur genjejne e mashtrojne sic shkruhet me siper. Hoxhe Shefqeti ka plot video ne youtube ku eshte shprehur kundra vajtjes ne Siri per lufte. Turp tju vij qe kerkojne te manipulojne masen me mashtrime , turp dhe 100 here turp.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhiha

    Ke te drejte ti. Hoxhalalret jane intelektualet me te medhej te kombit.Intelegjencia e re e kombit.

    Predikimet e hoxhallarëve që zakonisht shoqërohen me ndonjë citat në gjuhën arabe nganjëherë dinë të jenë fortë të çuditshme.


    Kështu një hoxhë, ‘xhematit’ të tij I thotë se në ‘xhehnet’ do të ketë edhe vetura.

    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhiha

    http://www.gazetaexpress.com/lajme/r...rasniqit-6019/

    Rrëfimi i familjes së kamikazit nga Kosova që vrau 50 persona në Bagdad: E mashtruan, ndiqte ligjëratat e Shefqet Krasniqit


    Familja e kamikazit kosovar, Blerim Heta, i cili javës që shkoi vrau, në një sulm vetëvrasës në Bagdad, mbi 50 persona, thonë që atë e mashtruan. Ata thonë se atij ia shpërlanë trurin me ligjërata. Blerimi, konfirmojnë ata, ishte dëgjues i rregullt i ligjëratave të Shefqet Krasniqit, por edhe i ligjëratave të Bekir Halimit e Omer Bajramit nga Maqedonia. Express sjell edhe letrën e fundit që kishte shkruar për të ëmën e tij Blerim Heta

    Më 24 mars familja Heta nga Varoshi i Ferizajt mori një telefonatë nga djali i tyre, Blerim Heta, për të cilin e dinin se po mësonte për fe në Siri. “Nesër do të takohem me All-llahun”, ishte lajmi që ai ua kumtoi atyre.

    Të nesërmen, më 25 mars, kosovari Blerim Heta kreu një sulm vetëvrasës në Bagdad të Irakut, ku la mbi 50 të vrarë. Forumet e xhihadit në internet e shpallën menjëherë shehid (dëshmor).

    Familja e Blerim Hetës thonë se djalin e humbën për asgjë. “Pas kësaj që më ndodhi më s’dua të dëgjoj për fe , për selam e këso sende. Djalin ma mashtruan. Ne jemi familje evropiane, lidhje nuk kemi me kësi ekstremizma, por djalin ma mashtruan”, thotë për Express babai i tij, Remzi Heta.

    Ai nuk flet gjatë, pos thotë se ka një mesazh për të gjithë ata prindër që i shohin fëmijët e tyre se po bëhen ekstremistë.

    “Ndalini sa nuk është vonë”, shprehet Heta.

    Arjeta Heta-Reqica, motra e Blerim Hetës, thotë se vëllai i tyre është dukur krejt normal, deri kah prilli i vitit 2012 , kur thotë se filloi të shoqërohej me njerëz që aplikonin një islam tjetër- më radikal.

    “Vëllai ka filluar me fe kah prilli i vitit 2012 dhe tek pas një viti ia ka nisur që të na flas edhe neve në shtëpi për fe. Pas një viti, duke u shoqëruar me një shoqëri që ne nuk i dinim saktë se kush ishin, por e shihnim që ishin më ekstremistë se sa njerëzit që kishim parë kohë më parë duke shkuar në xhami, ai ndryshoi komplet, sa që u izolua. Nuk ia jepte dorën as çikave të axhës dhe as nuk na bashkohej nëpër festa familjare”, thotë Arjeta.

    Por, Arjetës më së shumti i dyshimet në nxitje të Blerim Hetës për në islamin radikal i shkojnë te ligjëratat.

    “Ai ka qenë pothuajse e i rregullt në ligjëratat e Shefqet Krasniqit. Ka shkuar edhe në Maqedoni. Në fillim e kem ditur se po shkon me shoqëri për qejf, por më vonë e kemi marrë vesh se ai ka qenë në ligjërata të atyre hoxhallarëve si Bekri Halimi ose Bajrami e të tjerë që folin për xhihad. Edhe në internet i ka dëgjuar shumë ligjëratat e tyre”, thotë Arjeta për Express.

    Në bisedë të pranishëm ishin edhe vëllai i Blerim Hetës, Bekimi dhe e ëma e tij, Minirja. Askush nga ta nuk pranon që të fotografohet, derisa të gjithë e kujtojnë Blerimn, tash i njohur si kamikazi kosovar që vrau mbi 50 vetë në Bagdad, si një djalë që kurrë nuk ka gënjyer.

    Nëna tij, thotë që nuk ka shumë çka të flasë. Ajo vazhdon ta ruajë letrën e fundit të Blerimit që ia kishte shkruar në gushtin e viti 2013, kur edhe ishte nisur tinëz për në Siri.

    Express e sjell të plotë letrën, ku Blerim Heta i shkruan së ëmës që nëse nuk takohemi në këtë botë, do të takohemi në Xhennet (parajsa sipas besimit islam).

    Emri:  foto-kushtrim-ternava-blerim-heta_7679.jpg

Shikime: 794

Madhësia:  131.5 KB


    Makina e kuqe që e mori për në Siri


    Një dëshmitar i kishte thënë familjes se ditën e 7 gushtit, kur Blerim Heta iku nga shtëpia në Varosh të Ferizajt për të shkuar në Siri, e kishte marrë një makinë e kuqe, e cila për pasagjerë kishte edhe tre burra në moshë e me mjekra të gjata.

    Familja thotë se kurrë nuk e zbuloi se kush e mori djalin e tyre. Ai atë ditë ishte vetëm në shtëpi, pasi që prindërit dhe vëllezërit kishin qenë në Gjermani, derisa motra e tij, Arjeta Heta-Reqica, tash e martuar, kishte qenë te shtëpia e burrit të saj.

    Kjo familje ishte kthyer në Kosovë në vitin 2000, derisa të gjithë fëmijët saj kishin lindur e rritur në Gjermani. Blerim Heta e kishte kryer shkollën e mesme në Ferizaj, derisa kishte provuar disa herë të vazhdonte studimet dhe ishte regjistruar herë në Universitetin Publik e herë nëpër universitet e private. Ai provoi të studionte psikologji, gjuhë angleze e gjuhë gjermane, por asnjëherë nuk e përfundoi asnjërin nga këto fakultete.

    Për më shumë se nj vit e gjysmë ai kishte punuar edhe në kampin amerikan të KFOR’it në Kosovë, “Bonsteel”.

    Megjithëse familja e njohin si njeri që nuk ka gënjyer kurrë, ai kur u bashkua me grupet e xhihadit në Siri, filloi edhe këtë. Sipas motrës së tij, Arjeta Heta-Reqica, Blerimi vazhdimisht u kishte thënë atyre që nuk është pjesë e grupeve të xhihadit, por që po mësonte për fenë dhe gjuhën arabe në Siri dhe kur të kthehej në Kosovë do t’ua mësonte edhe atyre fenë.

    Këtë praktikë e kishte vazhduar deri në dhjetorin e vitit 2013, kur në një telefonatë i tregoi motrës së tij që tashmë ishte pjesë e xhihadit.

    “Këtë ia kam mbajtur fshehur nënës, i kam thënë edhe Blerimit mos i kallo se nëna vaun edhe prej sëmundjes së sheqerit. As baba nuk e ka ditur”, thotë ajo.

    Financat nga Shteti Islam

    Familaj thonë se me Blerim Hetën kanë komunikuar përmes “Skype-it” dhe përmes numrit të tij personal të “Z-Mobile” që e kishte marrë me vete.

    “Telefonin ia kemi mbushur me para ne. E kemi pyetur shpesh se a ke nevojë për para, por na ka thënë se nuk i duhen se paratë i merr nga xhamia. I merr nga Shteti Islam”, thotë vëllai i tij, Bekimi.

    Ai thotë se është interesuar që vazhdimisht të dijë se kah po financohen, dhe i ka bërë ofertë që t’i dërgojë para nga Gjermania, për më shumë, sipas tij, për të rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me të, por ai nuk ka pranuar.

    E ëma dhe motra e Blerim Hetës thonë që e kanë lutur që edhe të takohen duku në Stamboll, por ai nuk kishte pranuar.

    “Na thoshte se duhet me i pyetur kta ktu, pa treguar saktë se kë, por në fund nuk prano të takohemi dhe pse kurrë nuk na tha jo përfundimisht”, thotë Arjeta.

    Ajo thotë edhe se tashmë është e bindur që dikush e kishte mashtruar keq.

    “Nganjëherë duke folur me ne në “Skype” largohej, Ai fliste dhe me dikë. Dikush po e mësonte për keq”, thotë Arjeta për Express.

    Blerim Heta arsyetonte vrasjen e pabesimtarëve




    Arjeta mendon që vëllai i saj është pre e karakterit të tij të mirë dhe naiviteti që ka treguar herë pas here.

    “Ai sa ka qenë në Kosovë e ka pasur mërzi edhe një pulë me e pre. Kur i kam thënë, në bisedat në “Skype” a telefon, se qysh ta merr mendja me e vra dikand, ai më ka thënë që të pa fetë bënë të vriten dhe menjëherë më fliste për vrasjet e fëmijëve sirian nga Asadi”.

    Ajo thotë se video të tilla me masakra ndaj fëmijeve sirianë ka shikuar edhe në Kosovë, para se të nisej për Siri.

    Familja habiten se si Blerimi ndryshoi drastikisht kur shkoi në Siri.

    “Këtu ka folur kundër Asadit. Edhe në fillim kur ka shkuar në Siri ka thënë fjalë të këqija për të, por ka fundi i viti 2013 ai filloi të fliste keq edhe për amerikanët. Thoshte se ata janë pabesimtarë dhe meritojnë të vriten”, thotë për Express Arjeta.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhiha

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Emri:  largea_dr-hoxha-nehat-hyseni1403902672.jpg

Shikime: 2026

Madhësia:  32.5 KB
    Nehat Hyseni

    Bota Sot | 27.06.2014



    Hyseni thekson se, imamët të papenguar, si nga Dr. Shefqet Krasniqi në Xhaminë e Madhe, si dhe në xhamitë tjera, mbajnë ligjërata ekstremiste dhe bëjnë thirrje për Xhihad, d.m.th. për Luftën e shenjtë islamike në Siri.

    Radikalizmi islamik në Kosovë dhe në viset e tjera të Europës Juglindore të banuara me muslimanë dhe shqiptarë, është duke marrë hov të madh, thotë për gazetën "Bota sot", analisti politik, Nehat Hyseni.

    Sipas tij, ky ekspansion i radikalizimit të fesë Islame, e cila kultivohet dhe praktikohet gjatë kohë në trevat shqiptare në Ballkan, mbi pesë shekuj, pas Luftës së vitit 1999, në Kosovë u "importua" nga Lindja e Afërt dhe ajo e Mesme, së bashku me ndihmat për rimëkëmbjen e Kosovës.

    “Në fakt, Kosova pas vitit 1999 u bë vend "kolonial", ku depërtuan rryma të ndryshme të religjioneve dhe grupeve ekstremiste fetare, të cilat krahas ndihmës materiale, impononin edhe ideologjitë e tyre fetare. Në këtë ekspansion dhe garë të paskrupulltë të imponimit të ideologjive fetare, garonin fe të ndryshme, e sidomos sekte të ndryshme të Krishterizmit, si p.sh. protestantizmi dhe sekte të tjera, të cilat themeluan zyrat e tyre anekënd Kosovës, e sidomos u koncentruan në Prishtinë, ku numri i tyre është jashtëzakonisht i madh”, thekson ai.



    Ai thotë se, nuk ngelën mbrapa as misionet e ndryshme islamike në këtë drejtim. Aktiviteti i dendur i tyre propagandues kishte mbërthyer çdo cep të Kosovës, duke u imponuar gjithandej Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, etj.

    “Si pasojë e këtij ekspansioni dhe okupimi të paskrupulltë fetarë të Kosovës, filloi ndërtimi i objekteve fetare të përmasave gjigante, madje monumentale, në pikat qendrore të qyteteve të Kosovës. Madje, u rrënuan edhe shkollat, për t'ia lëshuar vendin objekteve fetare, siç ishte rasti me rrënimin e ndërtesës shkollore të Gjimnazit "Xhevdet Doda", për ndërtimin e Kishës Katolike "Nëna Terezë" dhe objekteve të saj administrative, në qendër të Prishtinës”, vlerëson Hyseni.

    Ai pohon se, përmasat e kësaj Kishe janë megalomane dhe sikur nxisin frikën tek popullata vendëse e Kosovës dhe Prishtinës, e cila është mbi 95% muslimane, se konvertimi në krishterizëm u imponohet sërish, ashtu si bënte dikur Kisha Otodokse Serbe, gjatë historisë së shumëvuajtur të shqiptarve.

    “Këtë ndjenjë të frikës e shton edhe ndërtimi i imponuar i Kishës Ortodokse Serbe në kompleksin universitar të Prishtinës. Sigurisht se koncentrimi i objekteve gjigante kishtare në qendër të Prishtinës krijon përshtypje të gabuar tek vizitorët dhe turistët, tek të cilët krijohet përshtypja se në Prishtinë jeton shumica absolute e krishtere dhe se muslimanët janë pakicë! Ky frystrim rritet edhe më tepër nga fakti se xhamiat aktuale në Prishtinë nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për t'i ofruar besimtarëve muslimanë hapsirë të domosdoshme për t'i kryer obligimet e lutjeve fetare në kushte të dinjitetëshme dhe as minimale, meqë pjesa dërmuese, madje mbi 2/3 e tyre falen jashtë, në diellin përcëllues, në shi, borë e acarrin dimëror, sidomos gjatë të premteve dhe festave fetare, meqë nuk kanë vend brenda xhamive”, thotë ai.
    Zoteri Nehat Hyseni juve ju ka verbuar urrejtja qe keni per besimin e te pareve tuaj qe nga iliret, per kete ateiste si ju ndjellni vrer pasi jeni trushperlare nga nje sistem ateist e komunist.
    Cfare ka te beje perhapja e radikalizmit islamik ne trojet tona me katedralen katolike Nene Tereza apo me protestantet. Apo te punojme me mentalitetin 'per inati te gomarit te i mshojme samarit'. Kaq besimin e madh e paskan ky 95% ku nje kishe po ua rrezikojka besimin e tyre te forte ne islam. Oh mjere per ju qe nuk dini as cfare jeni e as cfare besoni. Kisha Ortodokse e ndertuar ne kohen e Milloshevicit nuk ka te beje asgje me te krishteret shqiptare, ju e dini kete, kjo kishe edhe 1000 vite po te qendroje aty kurre ska konvertuar nje mysliman ne ortodoks e as qe do te mund te konvertoje ne te ardhmen, andaj perse e fut kete ne kete mes.
    Myslimanit nuk i hihet ne qef me lajka sic beni ju, shqiptarit mysliman iu tregohet realiteti ashtu sic eshte, e jo me dredhina e me politike.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhiha

    Tuta tuta ha dardha t'buta
    Musliman ,shihne pashe allahun si justifikohen hoxhallaret 'trima' para amerikaneve :

    http://www.gazetaexpress.com/lajme/a...aelitet-32697/
    http://www.gazetaexpress.com/lajme/s...nteksti-32696/
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhiha

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Tuta tuta ha dardha t'buta
    Musliman ,shihne pashe allahun si justifikohen hoxhallaret 'trima' para amerikaneve :

    http://www.gazetaexpress.com/lajme/a...aelitet-32697/
    http://www.gazetaexpress.com/lajme/s...nteksti-32696/
    Dardha t`buta eshte duke henger edhe Qeveria e Kosoves.Po te mos tutej do te arrestonte menjehere imamin e Prishtines Shefqet Krasniqin dhe mbasandej te gjithe ata hoxhallare qe mbajne fjalime urrejtese dhe perhapin percarje ... ja,ISIS ka caktuar nje 24 vjecar hoxhe nga Gjilani si pergjegjes i Kalifatit per Kosoven - ku eshte shteti i Kosoves qe nuk ben ze ?!

    Te parin ne biruce Shefqet Krasniqin , ... mirepo kjo nuk do behet sepse shteti i Kosoves eshte i paqene.Keta fanatik na kane hypur mbi koke,edhe pak kohe dhe do te jete vone !
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  8. #8
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    583

    Për: A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhiha

    Shikoni si aktron ky aktor i deshtuar dhe i paguar nga shkiet e shkinave…


    Nothing comes from nothing

  9. #9
    IT Professionals Maska e Sirius
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    Geneve
    Postime
    583

    Për: A po mban Shefqet Krasniqi ligjerata ekstremiste, dhe a po bën thirrje për Xhiha

    Shperlarja e trurit...



    Ky bir kurve duhet te denohet me burgim te perjetshem, perdor friken (baza e islamit) per t’ju vendose nje shtrese dezinformimi ne ndergjegjen atyre qe kane te ndjeshme dhe jostabile.
    Imagjinoni sikur HDD kur formatojme gjilperat vendosin nje shtres elektromagnetike te informacionit te ri mbi shtresen e meparshme elektromagnetike, sipas kesaj gjithqka qe ka qene me pare mbetet prap aty por nen shtresen e informacionit te sapovendosur dhe per ta kthy ate duhet ti kerkojme HDD permes programeve specifike qe te lexoj bit-at nen shtresen elektromagnetike te sapovendosur dhe kjo quhet RECOVERY) tash imagjinata me thote se duhet te egzistoj nje metod cila do qofte qe tu behet truri RECOVERY dhe tu kthehet ndergjegjia e meparshme te gjithe atyre qe kane rene pre e ketyre dezinformimeve tmerrsisht te frikshme.

    Kunderargument: po sikur ti djegim te gjithe trupat e te vdekurve ku leshin po mbetet varri i Shefqet *****, nuk ka terr ne varr o injoranta, ose ka evolim te shpirit ne dimenzione me te evoluara ose thjesht nuk ka asgje, imagjinoni kur jeni te lodhur dhe flini si qen dhe kur te zgjoheni ju duket se keni fjetur nje sekond, pra kjo i ngjan asgjese e barabart me hiq asgje, a qenka e frikshme asgjeja, per mua jo hiq aspak.
    Nothing comes from nothing

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •