I shëmtuari në pelikulën e famshme të Sergio Leone, “The good, the bad and the ugly”,(I miri, i keqi dhe i shëmtuari), nuk jeton më.
Eli Wallach, aktori i njohur amerikan u nda nga jeta në moshën 98- vjeçare. I cilësuar si një nga karakteret më interesant, Wallach ishte pjesë e Hollivudit prej 60 vitesh.
Roli i parë në film ju besua në vitin 1949 kur ishte 34- vjeç. Ai interpretoi krah emrave të mëdhenj të kinematografisë si Clint Eastwood, Merlin Monroe, Steve McQueen e Al Pacino.
Në karrieren e tij numërohen me dhjetra role, por ai më spektakolari është ai i banditit Tuco, në filmin “The good, the bad and the ugly”.
Në gjithë karrierën e tij artistike, Eli Wallach nuk pati asnjë nominim për çmimet Oscar, në kategorinë e aktorit më të mirë protagonist dhe jo.
Në vitin 2010, atij iu dorëzua statuja e karrierës që do ta shoqëronte me një përshëndetje pikante: “Si aktor kam interpretuar një mori role banditësh, hajdutësh dhe personazhe të tjerë negativë. “
http://www.hollywoodreporter.com/new...ood-bad-714794
Krijoni Kontakt