Kur e keni njohur Kryepeshkopin aktual te Kishes Ortodokse autoqefale te Shqiperise, Anastas Janullatosin?
Jam njohur me hiresine e tij per here te pare ne Athine. Ishte viti 1991, kur shume ish te burgosur edhe te perndjekur politik shkuan si refugjate ne Greqi. Ne kete kohe, ambasada greke ne Tirane i kerkoi Forumit per te drejtat e njeriut (une isha anetar i forumit) t'u bente nje vizite refugjateve ne Janine, Kostur, Konice, etj. Ne formuam nje ekip te perbere nga une, siperfaqesues i Forumit, nga prof. Spiro Qirko, kosta Makariadhi (deputet i minoritetit grek), Niko Bello (arsimtar ne Korce), Tahir Novi (jurist ne Gjirokaster).
Axhenda e vizites parashikonte edhe takime me personalitete shteterore ne Athine edhe me Peshkopin Janullatos. Duke mos patur asnje informacion per problemet e Kishes Ortodokse te Shqiperise, mendova te konsultohesha me ndonje qe i njeh mire keto pune.
Per fat, ato dite kishte ardhur nga Bostoni At Artur Liolin, te cilin e takova duke meshuar ne Kishen Ortodokse, ne ate kohe gjysem te rrenuar. I shpjegova se per cfare behej fjale edhe vendosem te takoheshim te nesermen ne Hotel Dajti, ku ai kishte zene vend.
At Liolini me tha se ai nuk e njihte personalisht Peshkopin, por dinte se ai eshte personalitet i njohur i Kishes greke, ka botuar disa studime te rendesishme edhe se ka punuar disa vjet ne Afrike.
At Liolini beri dy sugjerime: e para, te mos vihej ne diskutim Autoqefalia e Kishes Ortodokse Shqiptare, edhe e dyta, te respektohet kontributi i Fan Nolit ne ndertimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
C'pershtypje patet nga takimi me Krypeshkopin?
Ne Athine beme shume takime edhe me ne fund na cuan ne banesen e Peshkopit. Ai sa hapi deren, hapi krahet edhe shume i gezuar tha: Lavdi Zotit, ju erdhet me kembe te mbare, pak minuta me pare, ne emisionin e lajmeve degjova se ne takimin e dy ministrave te jashtem ne Korfuz, u vendos qe une te bej nje vizite ne Tirane.
Ai banonte vetem ne nje apartament te vogel, ku njeren dhome e kishte rregulluar qe te sherbente si kapele e vogel, per te bere lutjet e perditeshme. Gjate bisedes qe qe e ngrohte edhe e hapur, ne trajtuam edhe ceshtjen e Autoqefalise se Kishes Ortodokse Shqiptare edhe Figuren e Fan Nolit.
Per Autoqefaline ishte i te njetit mendim me ne, ndersa per Fan Nolin tha se e vleresonte kontributin e tij, jo vetem ne ceshtjet e Kishes, por edhe ne ato letrare edhe studimore.
Kur do te largoheshim, ai me drejtohet edhe me thote: Kur te vij ne Tirane, meqe nuk njoh njeri atje, po pata nevoje per ndonje gje, a mund t'ju telefonoj?
Une shpreha gatishmerine time per ta ndihmuar ne rast nevoje.
Mbas disa ditesh Peshkopi erdhi ne Tirane edhe ne u takuam ne Kishe. Ne nje mbledhje te zgjeruar te besimtareve u bene propozime nga te pranishmit per anetare te Keshillit te Kishes, por dikush nga besimtaret beri verejje, duke thene se doktori nuk ka dhene ndonje kontribut per problemet e Kishes. Peshkopi insistoi se ne Keshill duhet edhe nje njeri qe merret me problemet e shendetit. Une per veten time sugjerova qe te mos jem anetar i Keshillit, edhe per shkak te ngarkeses sime profesionale, por shpreha gatishmerine per te ndhmuar ne problemet shendetesore sa here qe te paraqitet rasti. Ne fakt, une bashke me dr. Qirkon, kemi shkuar disa here per vizita mjeksore ne plazhin e Durresit, ku pergatiteshin prifterinjte e ardhshem.
Flitet se ju keni qene nje nga mbeshtetesit e mendimit qe Janullatos te vije ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale shqiptare edhe se keni ndikuar fuqimisht prane presidentit te atehershem Berisha per te pranuar emerimin e Janullatos...
E verteta eshte se konfirmimi i Kryepeshkopit ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare u shoqerua me shume kontestime edhe me nderhyrje te pamatura nga disa njerez qe nuk duheshin perzier fare ne kete pune...
[b]Tashme kane kaluar afro 10 vjet qe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise drejtohet nga Kryepeshkopi Janullatos, i cili e ringjalli ate nga pluhuri i rrenojave ku e kishte katandisur diktatura komuniste. Eshte merite e Kryepeshkopit Janullatos, qe duke rimekembur Kishen Ortodokse, ai kontribuoi shume ne rivendosjen e ekuilibrit edhe te harmonise midis besimeve fetare ne vendin tone. Nje gje e tille na intereson te gjitheve edhe me siguri do ti pelqente edhe Imzot Fan Nolit, themeluesit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Une nuk dua te zgjatem shume ne kete pike, por jam plotesisht i te njetit mendim me karakterizimin qe ben At Artur Liolini ne nje shkrim ne gazeten "Koha Jone", disa jave me pare.
Persa i perket ndikimit tim ne emertimin e tij ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare jane thene shume gjera absurde, naive apo sensacionale.
P.sh. sapo u ktheva nga Greqia me grupin e Helsinkit, ketu qarkullonte informacioni se une kisha qene ne Korfuz edhe sebashku me Ramiz Aline kisha firmosur nje dokument qe lejonte Janullatosin te vinte ne Shqiperi edhe te merrte drejtimin e Kishes.
Eshte kurioz fakti se shpjegimet e mia mbi te verteten e lajmit ndiqeshin me dyshim, edhe pse une ngulja kembe se s'kisha qene ndonjehere ne Korfuz! Ne gazeten e Ballit Kombetar u botua nje lajm sikur une edhe dr. Qirko kemi marre pjese ne shkarkimin e nje makine te ardhur me ndihma nga Greqia. Mbasi sqarova z. Uran Butka se kjo nuk ishte e vertete, u botua nje pergenjeshtrim.
Ne te njeten kohe ka patur edhe ngjarje te tjera te vogla edhe artikuj ne gazeta nga te cilat kuptohej lehte se dikujt i interesonte, qe une te isha agjent i grekeve ose poliagjent!
Ju kujtohen keto episode nga ato dite?
Eshte e vertete qe nga bisedat tona me Berishen, kur ai ishte president i vendit, e kemi rrahur edhe problemin e Kishes edhe te Peshkopit Janullatos. Por une po ju pyes kaq: Kaq naive e dini ju Berishen sa ai te pranoje nje zgjidhje, edhe kur vete ai eshte kunder saj?
Sipas mendimit tim, Berisha ne kete rast veproi drejt (edhe koha e tregoi kete gje). Ai kshte informacion me te madh se cdo njeri tjeter, edhe vendimi i tij, sic duket, i kalonte caqet e Kishes Ortodokse Autoqefale.
marre nga revista Klan ne interviste me Ylli Popen, Kryetari i Akademise se Shkencave te Shqiperise
Krijoni Kontakt