Close

Rezultati i Sondazhit: Cili është vlerësimi juaj për Qeverinë e Rilindjes pas 1 viti në pushtet?

Votues
19. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Pozitiv

    5 26.32%
  • Negativ

    13 68.42%
  • Në vend numero

    0 0%
  • Indiferent

    1 5.26%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #-19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    23 qershor 2013, shqiptaret votuan per ndryshimin e pushtetit dhe sjelljen ne pushtet te koalicionit te majte, PS + LSI.

    Nje vit ka kaluar nga kjo dite.

    Cili eshte vleresimi juaj per punen e Qeverise se Rilindjes pas ardhjes ne pushtet?

    Albo

  2. #-18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    E cfare mund te presesh nga nje qeveri qe udhehiqet nga nje piktor

  3. 3 antarët më poshtë falenderuan linda l për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Azbi Kataraku (16-07-2014),CRO (07-07-2014),Randal (15-07-2014)

  4. #-17
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Pozitiv. Po mundohet te forcoje shtetin dhe kjo s'eshte pak.
    Feelings change - memories don't.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    IllyrianPatriot (09-07-2014)

  6. #-16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Nje vit behet ne shtator 2014 apo me 11.09.2014...
    D.m.th. edhe 80 dite behet nje vit. Dhe 80 dite nuk jane pak.
    Deri atehere mund te merret p.sh. statusi i kandidatit te BE-se.

    23 qershori eshte njevjetori i dites se zgjedhjeve, jo i marrjes se pushtetit apo qeverisjes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 23-06-2014 më 18:16

  7. #-15
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Negativ, sepse:

    Si mund te jet ndryshe, kur nje qeveri e perbere nga ganstere dhe trafikante kane si reference sistemin e Hoxhes.
    Degjojini mire intervistat e ministrave, nuk rrine dot pa bere nje krahasim me kohen e Hoxhes.
    Vizion tjeter nuk kane....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    Azbi Kataraku (16-07-2014)

  9. #-14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    300 ditët e qeverisë, Bilanci politik i Ramës dhe dritëhijet e mandatit të tij

    Kryeministri kalon testin e stabilitetit me LSI-në dhe qejfmbetjes së senatorëve në PS, por lufta kundër krimit dhe ringjallja e ekonomisë ngrenë pikëpyetje mbi qeverinë e tij. Profili i ri diplomatik i kryeministrit dhe sfidat e së ardhmes

    Treqind ditë më parë, qeveria e re e Edi Ramës u shfaq para shqiptarëve me një paketë antikrizë. Kontrolli mbi financat publike, mbi qeveria-ramaterritorin dhe vendosja e rendit publik ishin tri zotimet e para të saj ndaj një populli të lodhur nga tranzicioni e të etur për ndryshim. 300 ditë më pas, kryeministri ka mbledhur të tijtë për bilanc. Njoftimi vjen përmes Facebook-ut të Ramës, shoqëruar me foton e dosjeve të trasha dhe karrigeve bosh, për shkak të pushimit të drekës. Kryeministri shkruan në pak rreshta, asgjë më pak se ç’pritej prej tij: të dhëna shumë inkurajuese të ekonomisë, e përgjithësisht të qeverisjes në 300 ditë. Sipas tij, ky sinjal vjen përmes sondazheve të përjavshme, “që e ngrenë qeverinë në lartësinë e besimit të qytetarëve”. Nga një kënd tjetër, analiza e 300 ditëve të para i përngjan një trajektoreje me ulje e ngritje, herë për shkak të qeverisë, e herë si pasojë e ngjarjeve të papritura, që Shqipëria i pati me bollëk, edhe në këto 300 ditë të para të qeverisë “Rama”. Nga testimi në realitet i “martesës” PS-LSI e deri tek marrja e statusit kandidat, cilat janë dritëhijet e Ramës kryeministër dhe sfidat e tij?

    Solidariteti PS-LSI. Deri kur?

    Eksperimenti i një qeverie me “beniaminët” rishtarë të Ramës dhe të përhershmit e Metës, u pa që në fillim si një bukë e ngjitur nga zori, i dy aleatëve me profile krejt të ndryshme politike. Nga ana tjetër, kjo aleancë ishte e dënuar me mosbesim, edhe për shkak të marrëdhënies së komplikuar në të shkuarën mes Ramës dhe Metës, apo divorcit të paqtë, që ky i fundit pati me Berishën. Por 300 ditë më pas, qeveria PS-LSI shfaqet si ekip solid, pa vagonë që dalin nga rreshti. Ndryshe nga qeverisja e Berishës, ku ministrat e LSI ishin një ishull më vete, në kabinetin “Rama” ata duken aktivë dhe në të njëjtën linjë me kolegët socialistë. Deri më tash, skeptikët kanë humbur bastin edhe për një çarje të shpejtë mes Ramës dhe Metës. Sprova e parë mes aleatëve ishte debati për armët kimike. Dy muaj pas ngjitjes në kryeministri, Ramës iu desh të përballej me një tërmet protestash, për shkak të negociatave të tij të fshehta me armët kimike. Paniku i bashkuar me mungesën e transparencës nxori në rrugë të rinj e pleq, ateistë e myslimanë, socialistë e demokratë, duke e futur në krizë qeverinë, ende pa futur mirë këmbët në qeverisje. Para atij fjalimi tërheqjeje e kur kuotat e Ramës ishin përtokë, shumë njerëz i kthyen sytë nga Meta. Por kryetari i Kuvendit nuk e lëshoi aleatin e tij në qeveri. Armiqtë e dikurshëm, sot bashkëkryetarë të mazhorancës, nuk kanë dhënë ndonjë sinjal të dukshëm për konflikte apo qejfmbetje serioze mes tyre. Fërkimet megjithatë nuk kanë munguar. Më seriozi ishte ai i pak ditëve më parë, hedhur në tregun mediatik nga deputeti “i importuar”, Gjovalin Kadeli, i cili tha se LSI do të kërkonte shkarkimin e një ministri të qeverisë. Se kush ishte ministri në “shënjestër”, e tha indirekt vetë Meta, kur hodhi poshtë pretendimin e Kadelit dhe mbështeti në publik Saimir Tahirin. Kjo lëvizje boshe tregoi megjithatë se paqja në qeverisje mes Ramës dhe Metës mund të mos jetë e përjetshme. E bashkë me të, edhe ekuilibri i qeverisë.

    Të pakënaqurit në PS

    Ndryshe nga LSI-istët në pushtet, socialistët e stofit të vjetër ndjehen të papërfaqësuar në qeveri. Që nga më të thjeshtët, e deri tek figurat e njohura, që u detyruan të ktheheshin në “senatorë” jo për shkak të moshës dhe aftësisë, por sepse u lanë në stol. Çudia e fillimit, kur politikanë si Ben Blushi, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Valentina Leskaj apo Arta Dade mbetën jashtë qeverisë është zbehur. E megjithatë, nuk mund të thuhet se ata janë paqtuar me këtë vendim të Ramës. Vetë kryeministri e di mirë se kundërshtarëve të përhershëm do të duhet t’u shtojë edhe ata brenda partisë. Qeverisja e mirë është për të një antidot ndaj kryengritjes së brendshme. “Nëse qeverisja jonë do të ketë sukses, nuk ka asnjë arsye për pakënaqësi në PS”-do të përgjigjej Rama në një intervistë televizive. Nga ana tjetër, ai duket i vetëdijshëm se kundërshtarët e tij në parti janë vetëm përkohësisht të heshtur, edhe pse duken të përçarë me njëri-tjetrin. Ben Blushi, një rival i hershëm i Ramës ka mbetur i vetëm në kritikat për shkeljen e statutit me zgjedhjet në parti. Të tjerët e përcjellin hatërmbetjen përmes daljeve të pakta publike apo indiferencës me përballjet e nxehta politike. “Rama duhet të nxitojë, senatorët nuk do ta presin gjatë”,-shkruante në fillim të mandatit, prestigjiozja “The Economist”. Dilema mbetet edhe sot e njëjtë: vetëm suksesi e mban larg një përplasje të kryeministrit me Partinë.

    Rendi dhe ekonomia

    Në programin e 300 ditëve, rivendosja e rendit ishte krye-premtimi i qeverisë “Rama”. Sot, e vetmja betejë e fituar është ajo e Lazaratit. Operacioni spektakolar, i nisur në vigjilje të vendimit për statusin ç’rrënjosi nga harta e drogës këtë fshat kryeneç, ku policia nuk hynte prej vitesh. Por euforinë e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm e shuan plumbat e derdhur në zemër të Bllokut, në trupin e bankierit të njohur, Artan Santo. Ky atentat tronditës, i ndodhur pas disa ekzekutimesh të tjera të bujshme dhe serisë së shpërthimeve me tritol tregon se krimi, ai i organizuari më së shumti, i ka shtrirë rrënjët thellë dhe degët fare lart në këtë vend. Ndaj edhe për ta fituar këtë luftë, qeveria duhet të parashikojë shumë beteja dhe të bindë përnjëmend se ka vullnet. Ringjallja e ekonomisë duket një sfidë po kaq e vështirë për vendin. Qeveria e ka nisur nga shlyerja e borxheve dhe shtrëngimi i rripit, por bilancet makro-ekonomike pak u hyjnë në sy shqiptarëve me xhepat zbrazur. Përkundër fushatës me hapjen e zyrave të punës, papunësia vazhdon të rritet në vend. Nga ana tjetër, marrëveshja me FMN, edhe pse jep garanci për mbajtjen e një stabiliteti në buxhet, parashikon rritje të mëtejshme të taksave. Shqipëria është ende në kërkim të një modeli të ri në ekonomi, që 300 ditët e para, nuk e gjetën dot.

    Diplomacia e re e Ramës

    Marrëdhëniet ndërkombëtare numëroheshin mes dobësive të Edi Ramës, para ngjitjes së tij në pushtet. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë 300 ditë më pas. Kryeministri i shqiptarëve ka arritur në një kohë të shkurtër të krijojë një profil të pëlqyeshëm në arenën ndërkombëtare, me takimet e rangut të lartë dhe një rol më aktiv të Shqipërisë në Ballkan. Takimi me kancelaren gjermane, Merkel, presidentin francez, Hollande dhe turet e tij në Holandë, Itali, Austri apo gjetkë sollën si rezultat të parë votën unanime të Brukselit për statusin kandidat të Shqipërisë. Vizita në Shqipëri e presidentit në ikje të Komisionit Europian, Manuel Barroso ishte një tjetër arritje, që bashkë me marrëdhënien “vëllazërore” me Stefan Fylen shtoi pikë në profilin e Ramës, si një lider i pëlqyer nga Perëndimi. Edhe marrëdhëniet në shtëpi me diplomacinë e huaj janë në ditët më të mira. Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu është një mbështetës “pa doreza” i Ramës kryeministër, e për këtë, merita nuk i takon vetëm atij. Marrëdhëniet e tensionuara me Berishën e viteve të fundit, që shpërtheu deri në akuza kundër tij, duket se kanë rolin e vet në këtë histori. Përtej suksesit ndërkombëtar, që është njëherazi edhe politikë, Rama e ka bërë të qartë se llogaritë më të vështira i ka me shqiptarët. Me ata që presin ende shumë prej qeverisë së tij, e që me bilancin e 300 ditëve, nuk kanë parë ende asgjë!

    Basha: 300 ditët e para të qeverisë kanë sjellë vetëm papunësi dhe pasiguri

    TIRANË Në këndvështrimin e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, 300 ditët e para të qeverisjes Rama kanë sjellë vetëm varfëri, papunësibasha dhe pasiguri. Sipas tij, qeveria jo vetëm ka dështuar në çdo premtim të bërë, por ka përkeqësuar ndjeshëm sipas tij jetën e qytetarëve krahasuar me një vit më parë. Kryetari i PD-së shtoi se papunësia është rritur, shëndetësia është përkeqësuar, ndërsa rendi dhe siguria janë në nivele alarmante. ”Një qeverisje e cila po zvarritet drejt 300-ditëshit të parë, por që shqiptarëve po u duket si 3 shekuj. Vende pune nuk kanë hapur, vende pune janë mbyllur. A është përmirësuar shëndetësia ?! A paguajnë më pak shqiptarët për shëndetësinë ?! A ndihen më të sigurt shqiptarët 300 ditë pas premtimit absurd për të rikthyer diçka që e gjetën, që ishte rendi publik ?! Ky premtim i marrë po i ndjek si hakmarrje në çdo fushë, duke filluar me statistikat e vrasjeve që janë më keq se para një viti, të grabitjeve, të daljes përsëri të maskave të vjedhjeve, kërcënimeve ndaj pronës ndaj personit”, – tha Basha. Pavarësisht kësaj situate, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar nga demokratët që mos ta konsiderojnë këtë si të mjaftueshme për ardhjen e tyre në pushtet. Çelësi i suksesit për të sotmen dhe të nesërmen e PD-së, sipas Bashës, është ngritja, ribashkimi dhe zgjedhja në poste drejtueseve e njerëzve më të mirë. “Ne nuk mund të flemë mbi dafina se kundërshtari po diskreditohet nga dita në ditë, se mund ta marrim këtë si shkallaren e ardhjes sonë në pushtet. Ne nuk mund të fërkojmë duart e të bëjmë llogaritë me dështimet e kundërshtarit, por duhet të bëhemi gati për ngritjen dhe ringritjen tonë. Përmes votës së lirë do të merrni përgjegjësinë tuaj si njerëz të lirë për të zgjedhur ekipin që ju mendoni se do t’ju udhëheqë drejt fitores, dhe do të keni drejtuesin që zgjidhni vetë”, – tha Basha. Qëndrimet sa më sipër Basha i mbajti gjatë pjesëmarrjes së tij në kuvendet zgjedhore për krerët e PD-së së Gjirokastrës dhe Delvinës. Në fund të votimit, kryetar i PD-së së Gjirokastrës zgjidhet Roland Bejko. Bejko vjen për herë të dytë në krye të PD-së. Ai ka qenë kryetar i kësaj partie në vitin 1997. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Bejko kandidoi në një tjetër logo, edhe pse sërish të djathtë, atë të Partisë Republikane. Dikur ai ka ushtruar gjithashtu edhe detyrën e Prefektit të Beratit. Ndërkohë, situatat e krijuara në disa prej degëve të Partisë Demokratike në rrethe ku nuk kanë munguar fyerjet apo përplasjet fizike, e kanë detyruar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha që të paralajmërojë tolerancë zero për cilindo që përçan apo tenton të përçajë këtë parti. Reagimi i Bashës vjen pas përplasjeve të ndodhura në degët e PD në Durrës, Shkodër, Pogradec, Lushnjë, Korçë, ku proceset zgjedhore janë shoqëruar me debate të ashpra.



    Analiza në Dajt, ja ministrat më të vlerësuar nga Rama

    Qeveria ka bërë dje analizën e 300 ditëve të para. Takimi i planifikuar për të premten e shkuar në Durrës është zhvilluar dje me dyer të Rama-ne-mbledhje-qeverie-ne-Dajtmbyllura në rezidencën qeveritare në malin e Dajtit. Takimi ka vijuar për rreth pesë orë, ndërkohë që ministrat kanë qenë tepër diskretë në bërjen publike të analizës. Burime nga qeveria kanë bërë të ditur se është marrë në analizë puna e detajuar e çdo dikasteri. Kjo jo vetëm për të bërë një përmbledhje të arritjeve apo punës së kryer për çdo sektor, por edhe për të krahasuar arritjet me matricën e angazhimeve që çdo ministër kishte paraqitur në fillim të marrjes së detyrës. Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se ministrat kanë raportuar për çdo pikë të kësaj matrice, duke dhënë dhe argumentet e tyre për realizimet dhe mosrealizimet e tyre. Siç bëhet ditur, një nga ministrat që ka marrë dhe vlerësimet më të mëdha për punën e kryer ka qenë Saimir Tahiri. Kjo sa i përket rezultateve të luftës kundër narkotrafikut dhe në mënyrë të veçantë për aksionin në Lazarat. Dy ministri të tjera që mësohet se kanë marrë nota pozitive nga Rama, kanë qenë Ministria e Integrimit dhe ajo e Jashtme. Lobimi që bënë për të bindur vendet skeptike për dhënien e statusit, por edhe puna koordinuese në plotësimin e prioriteteve të integrimit kanë qenë argumentet. Një tjetër sektor që mësohet se ka marrë vlerësime pozitive ka qenë edhe Ministria e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila drejtohet nga Erion Veliaj. Puna e kryer me rehabilitimin e disa familjeve të komunitetit rom, e cila ka ndikuar pozitivisht në vlerësimet e BE-së për të drejtat e minoriteteve dhe grupeve vulnerabël të shoqërisë dhe avancimi i kompensimit (plus reformimi i legjislacionit) që ka të bëjë me ish të përndjekurit politikë. Po ashtu është konsideruar si një fillimi i mbarë dhe reforma në sistemin e pensioneve. Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se një tjetër ministri që ka marrë notë pozitive ka qenë edhe Minsitria e Mbrojtjes. Kjo për disa aspekte, si në atë të realizimit të reformës ligjore në fushën e mbrojtjes (kujtojmë këtu miratimin e tri ligjeve nga Kuvendi për këtë fushë), ashtu edhe në aspektin e luftës kundër korrupsionit. Kjo ministri është vlerësuar si një nga ministritë që ka denoncuar më shumë afera të dyshimta korruptive në prokurori për ish-pushtetarët. Vlerësime pozitive mësohet se ka marrë edhe ministri i Financave dhe kjo sidomos në përballimin e situatës së krizës ekonomike dhe nënshkrimin e marrëveshjeve me FMN-në dhe Bankën Botërore për marrjen e huave. Këtë në fakt e ka konfirmuar dhe vetë kryeministri Edi Rama nëpërmjet disa postimeve të tij gjatë ditës së djeshme në Twitter. “Një seancë mbi të dhënat shumë inkurajuese të ekonomisë e përgjithësisht të qeverisjes në 300 ditë”, – shkruante Rama, ndërsa bënte të ditur gjithashtu se edhe nga analiza e sondazheve të përjavshme të 300 ditëve rezulton se qëndrimi i qeverisë është në lartësinë e besimit të qytetarëve. “Sot, ditë e gjatë pune e qeverisë për bilancin e 300 ditëve dhe përgatitjen e vitit të dytë qeverisës – Viti Antikorrupsion, shtator 2014-‘15”, – do të shkruante Rama.

    Fejzi Braushi

    MAPO

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Randal (15-07-2014)

  11. #-13
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Negativ.

    Vetem artistet e deshtuar si Rama, apo adhuruesit e Rames, qe mbahen me pune nga buxheti i shtetit, dhe qe kane nga nje nofke ketu ne forum, pra vetem keta do te votojne pozitiv.
    Nuk mund te pritet nga keta njerez qe te jene objektive...

  12. #-12
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Ca nga deshtimet e medha dhe skandalet qe me kujtohen, shpejte e shpejte...

    1. Bllofii me kazinote dhe lojrat e fatit (Per me teper cenimi i te drejtave themelore te individit, sepse Piktori Deshtak, pretendonte qe ligji per lojrat e fatit do t'i sherbente te mires se familjeve. Pra, donte ta bente Shtetin si nje Kishte te re qe te kujdesej per moralin e njeriut. Po njerezimi i ndau njehere Kishen nga Shteti... Tani dueht te ndaje budallenjte dhe psikopatet nga Shteti.)
    2. Armet kimike - qe duhet quajtur tradheti e larte kombetare, per te gjitha prapaskenat, makinacionet dhe genjeshtrat.
    3. Prishja e Ligjit te nenpunesit civil, nje akt Antikushtetues. Dmth nje rast flagrant i shkeljes se Kushtetutes dhe vendimeve te Gjykates Kushtetuese. (Jo Shtet qe nuk po ben Piktori Deshtak, por eshte nje anti-shtetar perfekt!)
    4. Hapja e sezonit te shperthim, shkaterrim, demontim - Dmth Tritole, Bomba te telekomanduara, goditje me kundratanke etj etj
    5. Vrasje, vrasje...
    6. Rritje taksash per njerezit e thjeshte, duke u reduktuar te ardhurat.
    7. Rritje taksash per biznesin, duke e shkaterruar ekonomine dhe duke e thelluar gjithnje e me shume papunesine.
    8. Hapja e sezonit te ekspozimit te hashashit, kokaines dhe krimit te organizuar neper Europe.
    9. Tregimi i barcaletave me Guricka dhe me Mushkonja gjigande...
    10. Futja e ligjeve te kota qe shtojne papunesine, si ai i furgonave apo ai qe u kerkonte taksa tregtareve te vegjel..
    11. Ehuuu, jane gjithe ato, saqe do te duhej nje forum i tere...

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar CRO për postimin:

    Azbi Kataraku (16-07-2014)

  14. #-11
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    Negativ.

    Vetem artistet e deshtuar si Rama, apo adhuruesit e Rames, qe mbahen me pune nga buxheti i shtetit, dhe qe kane nga nje nofke ketu ne forum, pra vetem keta do te votojne pozitiv.
    Nuk mund te pritet nga keta njerez qe te jene objektive...
    drejt ke mendimi objektiv pritet vetem prej militanteve te saliut qe u majten me pun nga buxheti i shtetin ne administraten e kalume.

    ato po qe menojn objektivisht dhe paanesisht me ne krye ty
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  15. #-10
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    drejt ke mendimi objektiv pritet vetem prej militanteve te saliut qe u majten me pun nga buxheti i shtetin ne administraten e kalume.
    ato po qe menojn objektivisht dhe paanesisht me ne krye ty
    Flm. flm. flm. (e shkruajta tre here se nr minimal i karaktereve eshte 10, jo per gje. )

  16. #-9
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Merite e pakundershtueshme e Piktorit Deshtak, jane edhe xhirot e pafunda neper Europe, lyerja dhe pispillosja e kryeministrise, sipas tekave te Sulltan RaMiut... te gjitha me parate e cmara te popullit. Populli vuan per buke, Sulltan RaMiu vishet dhe pispilloset... ben edhe saraje me fasade 50 metroshe*.



    *Ku e gjeti kete firmen ndertuese?, se me 3000 euro qe kishte ne konto korrente Sulltan RaMiu, oferte te mire paska gjetur... per te ndertuar Saraje te tilla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga CRO : 07-07-2014 më 15:32

  17. #-8

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Besoj se duhet pritur akoma per te pare rezultatet negative apo pozitive. Duhen pare dhe treguesit ekonomike se si kane ndryshuar, nese kane ndryshuar. Dhe prap eshte akoma veshtire per ti dhene merita apo faje te plota, se nuk mund ti ndash plotesisht nga puna e qeverise paraardhese.

  18. #-7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Pozitiv! Nga 0 dhe nje vend pa ligje dhe xhungel pak nga pak do shkoje aty ku meriton te qendroj!!!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  19. #-6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    nuk je objektiv ti qyfyre

    kto objektivet e paanshem ja bon analizen qysh 30 ditshin e par (ktu e ke temen) e spo ja bojn tash mas ni viti.

    kto qysh mujin e pare than kjo qeveri deshtoj e ska per te zgjat as tre muj lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  20. #-5
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Ja, ka nxjerre Piktori Deshtak, nje projekt ligj, apo ligj, sipas te cilit kur vete luan bixhoz duhet te regjistrohesh...

    Kuptohet juve deleve socialsite, apo edhe demokrate (po ta bente Berisha) nuk u ben pershtpje... delja, dhia, lopa, me kope jeni mesuar...qe nga koha e Dulles. U cojne nje etikete tek veshi, me nr e matrikulles dhe jeni ne rregull ju, "be be ba" ia beni. Nuk e keni problem edhe po t'ju regjistrojne.

    Neser kur te nxjerrin nej ligj per qe kerkon qe njerezit te regjistrohen edhe kur blejne buke, apo kur shkojne ne plazh, apo ne diskoteke, ju do jeni te paret qe do regjistroheni, vullnetarisht...

    Po pse duhet te vuajme edhe ne te tjeret tufezimit tuaj?? Ky eshte problemi...

  21. #-4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Basha: Rama-Meta 300 ditë, asnjë vend të ri pune

    MALESI E MADHE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të demokratëve në Malësi të Madhe. Basha është ndalur në fjalën e tij në këtë Kuvend në situatën ekonomike-sociale dhe të sigurisë që po kalon vendi. Premtimet e Rilindjes, tha Basha, janë shpuar si një tufë tullumbacesh dhe sot realiteti tregon një perspektivë të zymtë për çdo shqiptar.

    “Legalizime falas, e nënshkroi në mes të Kamzës ndërkohë në buxhet ka parashikuar 1.3 miliardë lekë të ardhura nga legalizimet. Shëndetësi falas e dëgjuan shqiptarët. Shëndetësia është në ditën e saj më të zezë. Rend dhe siguri brenda 300 ditëve, a thua se morën të qeverisin Libanin e viteve 80 dhe jo një vend që ishte bërë anëtar i NATO-s dhe kishte hequr vizat.

    Çfarë u thua kriminelëve kur thua do të rivendos rendin brenda 300 ditëve?! Ti u thua se s’do të ketë rend për 300 ditë dhe nuk ka patur rend për 300 ditë. Çfare ligji kanë sjellë një vit në Parlament që të hapin një vend të ri pune. Asnjë ligj, por kanë sjellë ligje që mbyllin vendet e punës. Kanë shpresën se me propaganda me boritë e propagandës do ta arrijnë prap t’ia shesin sapunin për djathë shqiptarëve”, tha Basha.

    Kryetari i PD-së ka kërkuar nga demokratët ta përdorin me përgjegjësi votën e tyre në procesin e zgjedhjes së drejtuesve të Partisë dhe vlerësimit të karrierës. Ndërsa maxhoranca po promovon çdo ditë në postet më të larta drejtuese në administratë antivlerat, demokratët do t’i japin alternativën që meritojnë shqiptarët.

    “Realiteti i hidhur me të cilin po përballet një popull i tërë i cili nuk votoi më 23 Qershor të shikonte ngritjen e vesit në piramidën e shtetit, që të shikonte kthimin dhe rikthimin e krimit dhe narkotrafikut në poste drejtuese, por votoi për një shpresë njerëzore, për mirëqënie dhe një të ardhme të sigurt.

    E pra, këtij projekti ogurzi ne duhet t’i përgjigjemi, po i përgjigjemi duke promovuar vlerat, njerëzit tanë më të përkushtuar, më të zotë, më të vendosur, njerëzit që kanë reputacionin dhe besimin e duhur brenda radhëve të partisë dhe jashtë radhëve të partisë për të rritur mbështetjen popullore ndaj PD-së dhe për ta drejtuar këtë forcë politike drejt fitores”, tha Basha.

    (a.n/BalkanWeb)

  22. #-3

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet


  23. #-2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Votova Negativ ama bloz fare

    Te Spitalet, Punsimi dhe Rrugët nuk është prekur asgjë. Ndërsa për sa i përket Tritolimeve dhe hapjeve të gërmadhave nëpër rrugë tani që filloj sezoni Turistik i lumtë Qeverisë .
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  24. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

    Azbi Kataraku (16-07-2014)

  25. #-1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Po prandaj kishim aq rezultate te dobeta ne provimet e matematikes, se injorantet nuk dine as sa dite ka nje vit

    Duke filluar qe nga Basha deri ke tellali i forumit Albo, nje vit qeverisje nuk dine ta llogarisin

    Ne kete periudhe qeverisje ka ndodhur forcimi i shtetit ligjor, cka eshte hallka me e rendesishme ne zinxhirin e premtimeve elektorale. Sundimi i ligjit do te jete garancia e vazhdimit drejt permbushjes se pretimeve.

    Mbetet shume me shume per tu bere por per sa kohe do te kemi nje opozite te tille mercenare koha dhe mandatet per ti arritur do te jene te pa limitueshme!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  26. #0
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: 23 qershor 2014: Qeveria e Rilindjes, një vit në pushtet

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    nuk je objektiv ti qyfyre

    kto objektivet e paanshem ja bon analizen qysh 30 ditshin e par (ktu e ke temen) e spo ja bojn tash mas ni viti.

    kto qysh mujin e pare than kjo qeveri deshtoj e ska per te zgjat as tre muj lol

    Oppssss! Pse s'tregon?
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •