Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 86
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    a dote pajtohet pdk dhe aleatet e ti qe te rrin ne opozit me vite tash kur edhe shpresa e fundit ju ka shu kur vetem partia e rada trajkoviqit i ka mbet dhe gabelet
    me kend dote bej kalicion kur dihet se akr nuk mundi te kaloj pragun e shpis ka lloj lloj propozime te flladiten ne parkun e turpit te pishat e nand gjuriqit te ura e ibrit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e luleshtrydhe1
    Anëtarësuar
    19-06-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    89

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Me vjen shume keq qe degjoj kaq shume percarje andej vetem per vetem ambicie per te qeverisur Kosoven. Nuk e kuptoj kur Hashimi pati me shume vota se te tjeret si mund te qeverisin te tjeret?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    a dote pajtohet pdk dhe aleatet e ti qe te rrin ne opozit me vite tash kur edhe shpresa e fundit ju ka shu kur vetem partia e rada trajkoviqit i ka mbet dhe gabelet
    me kend dote bej kalicion kur dihet se akr nuk mundi te kaloj pragun e shpis ka lloj lloj propozime te flladiten ne parkun e turpit te pishat e nand gjuriqit te ura e ibrit
    PDK alet a ka popullin
    qe ja dha besimin dhe e qiti partin e pare ne Kosove
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga luleshtrydheCOM Lexo Postimin
    Me vjen shume keq qe degjoj kaq shume percarje andej vetem per vetem ambicie per te qeverisur Kosoven. Nuk e kuptoj kur Hashimi pati me shume vota se te tjeret si mund te qeverisin te tjeret?
    Sepse ne zgjedhje nuk votohen as qeveria dhe as kryesministri i ardhshem, por vetem deputetet e Parlamentit te ardhshem...
    Keta pastaj duhet te formojne koalicion te perbashket ne Parlament, nese nje parti (apo koalicion) se ka shumicen e nevojshme te deputeteve (ne Kosove minimalisht 61) per ta formuar qeverine dhe per ta zgjedhur Kryeministrin.
    Perndryshe, Kryeministri mund te mos jete fare anetare i Kuvendit apo i njeres nga partite qe kane marre pjese ne zgjedhje.

    I vetmi vend me sistem parlamentar te ngjashem me ate te Kosoves, i cili per disa vite pat ndryshur ligjin zgjedhor ne menyre qe Kryeministri dhe me kete edhe se paku nje parti qeverisese te zgjedhen direkt nga populli, ishte Izraeli. Kjo praktike u tregua e demshme (sidomos per partite e medha) dhe pas 9 vitesh, nga viti 2001 perseri u kthyen ne praktiken e rendomte te sistemeve parlamentare, ku Kryeminister zgjedhet ai qe i ka votat ne Parlament. A eshte i partise qe eshte votuar me se shumti apo jo s'ka rendesi, perderisa partia me e votuar nuk eshte e afte ti siguroje 61 vota ne Parlament, ndersa nje parti tjeter apo koalicion parlamentar po.

  5. #5
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga luleshtrydheCOM Lexo Postimin
    Me vjen shume keq qe degjoj kaq shume percarje andej vetem per vetem ambicie per te qeverisur Kosoven. Nuk e kuptoj kur Hashimi pati me shume vota se te tjeret si mund te qeverisin te tjeret?
    ......hashimin e votuan kriminelet dhe analfabetet qe mendojn se gjithe kosova eshte kunder drenices, si dhe blerjet e votave per nje cobe buke (10 vota 20€). Asnje njeri normal qe ja do te miren vendit nuk e ka votuar dhe nuk e voton nje kriminel dhe nje qeveri si kjo e hashim thaqit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin

    Sipas jush te gjithe ata qe votuan PDK jan kriminela , analfabet ? Kjo I bie qe 90 % e Drenices jan kriminela ,45 % e Mitrovices , mbi 30 % e Prizrenit , Vushtrrise , Podujeves ....ju jo qe jeni kunder Drenices po ju keni urrejtje ndaj Drenices siq kishte serbia me zagart e saje te cilet sot jan ne vFERR !

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Kimete Berisha

    Qe, në dorë të kujt ka ra Ramush Haradinaj...

    Presidentja Jahjaga e autorizoi Gjykatën Kushtetuese të Enver Hasanit që ta 'mandatojë' qeverinë e re, meqenëse Presidentja ende nuk i ka të qarta kompetencat e saj, të shkruara shqip në Kushtetutë.
    Fatlume siç është, Presidenten me automatizëm e përkrahu Ambasadorja Amerikane që ta largojë nga vetja përgjegjësinë, e t'ia lë fajin mëkatarit Enver Hasani.

    Po Enver Hasani nuk është në gjendje ta gjykojë objektivisht këtë situatë, meqenëse është në pyetje 'armiku' i tij Ramush Haradinaj, normal që aty vijnë në shprehje emocionet, e s'mund të ketë vendim të drejtë.

    Pra, Enver Hasani ka konflikt interesi kur bëhet fjalë për Ramush Haradinajn, të cilin e ka apostrofuar gjatë përpilimit të disa mesazheve përdhunuese, sadiste dhe perverse, dedikuar profesor Shemsi Reçicës, i cili më 25.12.2008 këtë ditë të kobshme për të guxoi dhe e botoi një shkrim kundër Enver Hasanit me titull “Rraskapitja e Universitetit Publik’.

    Enveri, i nervozuar që Reçica e përdori cilësorin “ i rraskapitur” për UP-në që e sundonte vet, ndërmori një ofenzivë të fuqishme telefonike dhe e sulmoi Shemsiun me dhjetëra sms, duke ia lejuar vetes që të përdor e keqpërdor edhe emrin e Ramush Haradinajt, tash i nominuar për Kryeministër nga blloku opozitar.

    'Shemsi lopa, si je me disponim…Kallxoj babës si *** i madh që je kur don me doktorrue. Nashta po ma kupton GUHEN shqipe se nuk po muj me fol gjith si intelektualët e qiftit tan (gati kesh kah tham me të q…ty, po nuk jam si ti peder se ma kishe dasht me te q…Qi nuk merr vesh, thuej Ramush Haradinit e na pushit at senin dyve përnjëherë që mos me u lodh ti. Qi nuk don Ramushi, i thojna Blerim Shals me na nimue”.

    Me t’i marrë këto sms, profesori Shemsi Reçica i lemeritur e lajmëron rastin në polici, ngre padi private ndaj Enverit, po Enveri ishte mësuar me padi. Gjykata komunale e Prishtinës kish vendosur kundër tij në rastin “Paca”, ndërsa Gjykata e Qarkut kish vendosur kundër tij në “rastin Aliu”. Enver Hasani ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

    Pasi që e kupton se Reçica ka ngre padi private kundër tij (5.Mars 2009), Enveri tërbohet në ekstrem, dhe ndërmerr sms-ofensivën përfundimtare kundër tij.

    Edhe në ofensivën e dytë Enver Hasani asnjëherë nuk e heq jashtëqitjen nga goja!
    I shkruan:
    “Lopë, a paske ba padi a? Qyqan i ***** je. I tille kije me qene tan jeten. Ama kije me hup gjyqin e masandej kije me vazhdu me pushit k… tem, te Ramushit dhe te Blerim Shales. Kije me marr vesh sa i fort asht Baba ne kete shoqni. Kam me ti pi dhambet.
    Ti nuk ke pas kundershtar ma te fort. Je mesue me pishpirika more ***, kam me ta q* nanen more ***. I vogel je ti per Baben. Ne anderr ke me me pa po ta jap besen more injorant muti” .

    P.S. Enver Hasani e ka Gjykatën Kushtetuese si OJQ të veten, dhe Ramushit do t'i tregojë edhe njëherë se kush është 'baba' në këtë vend!

    P.S nuk besoj qe edhe rrugaci me i zakonshem te kete fjalor me te "pasur" me banalitete se shoku i Hashimit ,kryetari i Gjykates Kushtetuese Enver Hasani
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Gjermania shuan shpresat e opozitës

    Njëri prej njerëzve kryesor të kancelares gjermane, Angela Merkelit, Andreas Schockenhoff, është takuar sot me liderët e partive politike, ku ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend. Ai i ka kërkuar prerazi Isa Mustafës dhe Ramush Haradinaj se dialogu me Serbinë duhet të vazhdoi dhe po ashtu duhet të implementohen dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura deri më tani me Serbinë.

    “Ne kërkojmëqë të vazhdojë dialogu, implementimi dhe zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë”, ka thënë i dërguari i Merkelit, Schockenhoff.

    Me këtë deklarim të gjermanit, bie poshtë ambicia e Lëvizjet Vetëvendosje që t’i bashkohet qeverisë, nëse liderët e partive tjera heqin dorë nga dialogu me Serbinë.

    LDK-AAK-NISMA kanë shpresuar se prapa do të kenë Lëvizjen Vetëvendosje, por si duket gjerat nuk do të shkojnë sipas parashikimeve të tyre.

    Po jo vetëm kaq, opozita tani bëri të ditur se prapa saj nuk qëndrojnë as partitë minoritare, pasi që liderët në takim kërkuan nga Gjermania ndihmë për t’i bindur pakicat për t’u bërë pjesë e koalicionit për formimin e Qeverisë.

    Me këtë konstatohet se blloku opozitar nuk e ka prapa as Lëvizjen Vetëvendosje e as minoritetet, pa të cilat nuk mund të formohet as qeveria e re.

    I deleguari i Merkelit sot ka pasur takim edhe me kryeministrin e vendit Hashim Thaçi me të cilin ka biseduar për të ardhmen e Kosovës.

    Burimet e publiku.net brenda takimit kanë thënë se gjermanët kanë kërkuar nga kryeministri një Qeveri me stabilitet të lartë e cila do të ishte përgjegjëse në vendimmarrje dhe ku pakicat do të ndiheshin rehat.

    Me vizitën e Andreas Schockenhoff në Kosovë është fuqizuar raporti ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Kjo e fundit para pak ditë i ka dërguar ftesë kryeministrit Hashim Thaçi që ta vizitojë Berlinin për një takim të nivelit të lartë që do të mbahet në muajin gusht.

    Duket hapur që gjermanët e duan qeverinë e ardhshme me mbështeteje të gjerë të vendimarrjes kur kihet parasush se viti që po vjen është viti që nuk mund t’I përmbush detyrimet dhe përgjegjësit institucionale kushtutuese pa një konsensues të gjerë. Ndonëse nuk u tha hapur, Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka marrë ‘këshillën’ për të mos hyrë në avantura të njerëzve që ende jetojnë dhe veprojnë me standarde të rrethanave të njerëzve ‘të mbyllur’ dhe pa mbështetje demokratike për të dejtuar procese me peshë shtetërore të vendit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Sipas jush te gjithe ata qe votuan PDK jan kriminela , analfabet ? Kjo I bie qe 90 % e Drenices jan kriminela ,45 % e Mitrovices , mbi 30 % e Prizrenit , Vushtrrise , Podujeves ....ju jo qe jeni kunder Drenices po ju keni urrejtje ndaj Drenices siq kishte serbia me zagart e saje te cilet sot jan ne vFERR !
    .....te gjithe shqiptaret e duan drenicen e Adem Jasharit, dhe jo ate te hashim pash toptanit, nuk keni turp te perkrahni nje grup kriminelesh dhe te ia ktheni shpinen familjes Jashari.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    .....te gjithe shqiptaret e duan drenicen e Adem Jasharit, dhe jo ate te hashim pash toptanit, nuk keni turp te perkrahni nje grup kriminelesh dhe te ia ktheni shpinen familjes Jashari.
    Drenica eshte e atyre qe jetoin aty ,90% e Drenices e perkrahin Hashim Thacin e me pak se 5 % jan me ata qe e perkrahin nismen........keto familjet Jashari , Rugova , Haradinaj jan shenderru ne ..... ¿¡

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Drenica eshte e atyre qe jetoin aty ,90% e Drenices e perkrahin Hashim Thacin e me pak se 5 % jan me ata qe e perkrahin nismen........keto familjet Jashari , Rugova , Haradinaj jan shenderru ne ..... ¿¡
    90% e votuesve drenicas nuk votojne vete...
    Ne te gjitha pjeset e Kosoves votimi familjar, klanor dhe provincial eshte mjaft i shprehur, por ne Drenice ne menyre teper ekstreme, e ngjashme me ate te diktaturave komuniste. Pse eshte keshtu, eshte ceshtje pak e komplikuar, por jo e pashpjegueshme.

  12. #12
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Drenica eshte e atyre qe jetoin aty ,90% e Drenices e perkrahin Hashim Thacin e me pak se 5 % jan me ata qe e perkrahin nismen........keto familjet Jashari , Rugova , Haradinaj jan shenderru ne ..... ¿¡
    ......nuk arrihet askund me politike lokaliste, ju me vetedije te plote e mbroni hashimin vetem se eshte nga drenica pa marre parasyshe a bene gabime a jo,. Jam shume i sigurt qe po ti bente dikush tjeter tradhetite dhe demet qe i beri kosoves hashimi, kosova moti ishte djegur nga ju.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    90% e votuesve drenicas nuk votojne vete...
    Ne te gjitha pjeset e Kosoves votimi familjar, klanor dhe provincial eshte mjaft i shprehur, por ne Drenice ne menyre teper ekstreme, e ngjashme me ate te diktaturave komuniste. Pse eshte keshtu, eshte ceshtje pak e komplikuar, por jo e pashpjegueshme.
    Kishte familje , klane , fise edhe te partive tjera po nuk ju dhezi ne Drenice , pyeti jakup krasniqin , rexhep selimin me shoke sa vota I moren ?

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    ......nuk arrihet askund me politike lokaliste, ju me vetedije te plote e mbroni hashimin vetem se eshte nga drenica pa marre parasyshe a bene gabime a jo,. Jam shume i sigurt qe po ti bente dikush tjeter tradhetite dhe demet qe i beri kosoves hashimi, kosova moti ishte djegur nga ju.
    Nuk ke asnje fakt per vote lokaliste ne Drenice , nuk ka asnje zone tjeter ku kandidat nga komuna tjera marrin vota me shume se ne Drenice. Po te ishin lokalista Drenica do ti votonin edhe jakupin e rexhepin .....
    Ju nuk doni mi pranu qe partit tjera nuk kan asnje oferte perveq : anti hashim , anti pdk , anti Drenice .....

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Doris Pack: Kosovës i duhet koalicion i madh PDK - LDK
    21:09 / E premte, 20 Qershor 2014

    Mendoj se në situatën në të cilën ndodhet tani Kosova, koalicioni LDK - PDK do të ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën. Kështu tha në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën eurodeputetja gjermane dhe mikja e madhe e Kosovës Doris Pack. Ajo është shprehur shumë e brengosur për hyrjen e LDK-së në koalicion me zotin Haradinaj dhe Albin Kurtin..

    Radio Kosova: Zonja Pack si e vlerësoni procesin zgjedhor të 8 qershorit?

    Doris Pack. Të gjitha informacionet që kam marrë janë tejet pozitive për zgjedhjet e 8 qershorit. Ato kaluan të rregullta. Kësaj radhe nuk ka as një vërejte dhe siç e dini askush nuk ka thënë as qoftë edhe një fjalë të keqe për zgjedhjet. Pra, mendimi im është se ato u zhvilluan dhe u mbajtën në mënyrë shumë korrekte.

    Radio Kosova: Partia e kryeministrit Hashim Thaçi doli fituese e zgjedhjeve, por ai nuk e ka shumicën e votave për të formuar qeverinë. Në anën tjetër, katër parti janë bërë bashkë për ti pamundësuar formimin qeverisë zotit Thaçi. LDK e drejtuar nga Isa Mustafa, AAK nga zoti Haradinaj, Vetëvendosje nga Albin Kurti dhe Nisma nga zoti Fatmir Limaj kanë propozuar për mandatar zotin Ramush Haradinaj. Cili është komenti juaj?

    Doris Pack: Nuk më ka gëzuar kjo gjë, sepse zoti Haradinaj nuk i ka fituar këto zgjedhje. Nuk është as fituesi i dytë. Mendoj se ka zgjidhje më të mirë. Është e natyrshme që një parti, e cila fiton zgjedhjet, por nuk ka shumicën, të kërkojë një partner koalicioni dhe ta farkojë atë. Kështu ishte e detyruar edhe Angala Merkel. Më të njëjtin problem tani po ballafaqohet edhe Kosova dhe kjo është e natyrshme në të gjitha demokracitë. Prandaj, është legjitime nëse disa parti mblidhen rreth një koalicioni për të themeluar një qeveri të re. Unë nuk kam as dyshimin më të vogël të legjitimiteti që ka një iniciativë e tillë. Por, pyetja shtrohet: a është zoti Haradinaj ai që duhet të nominohej për kryeministër?! Pyetja tjetër është: nëse partia ime si motër Lidhja Demokratike e Kosovës, po lidh koalicion me parti që duan kthimin e Kosovës prapa. Këtë e them kur kujtoj programin e Vetëvendosjes dhe Albin Kuritit, i cili nuk dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe përparimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë. Të paktën kështu e ka thënë vetë disa herë zoti Kurti. Përveç kësaj VV është një parti që kërkon krijimin e Shqipërisë së Madhe. Prandaj, mendoj se partia e Ibrahim Rugovës nuk do të duhej të ishte në një koalicion me një parti të tillë dhe nuk mund ta marr me mend se mund të mbështesë diçka të tillë. Për më tepër, jam e brengosur se një lidhja e tillë midis këtyre partive dhe as personi i nominuar për kryeministër nuk janë ato që tani i duhen Kosovës.

    Radio Kosova: A është kjo arsyeja që ju e paralajmëruat sot zotin Mustafa përmes një postimi në llogarinë tuaj në Tweeter?

    Doris Pack: Unë nuk kam paralajmëruar askënd, unë kam shprehur brengen time. Unë brengosem për Kosovën. Ne duam njerëz në qeveri që punojnë për të ardhmen e Kosovës. E konsideroj shumë të drejtë synimin e zotit Mustafa që me këto parti të rrëzojë zotin Thaci dhe partinë e tij PDK, por në një rast të tillë do të duhej LDK të nominonte kryeministrin, pasi ajo është partia e dytë. Në një rast të tillë do të kisha mirëkuptim dhe nuk do kisha asgjë kundër. Brenga ime është se LDK lidh koalicion me parti që kanë qëllime të cilat nuk do të duhej ti kishin.

    Radio Kosova: Mund të paramendoni një koalicion të madh midis LDK-së dhe PDK-së ashtu siç është në Gjermani midis dy parive më të mëdha?

    Doris Pack: Mendoj se në situatën në të cilën tani ndodhet Kosova kjo do të ishte zgjidhja më e mirë. Ky është vetëm mindimi im dhe nuk i jap vetit të drejtë të jap këshilla nga Gjermania. Ky koalicion i LDK-së tani me parti që dëshiron krejt diçka tjetër në kundërshtim me qëndrimin e Bashkimit Evropian, mendoj se nuk do ta bëjë Kosovën të lumtur.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    PDK alet a ka popullin
    qe ja dha besimin dhe e qiti partin e pare ne Kosove
    mir un pajtohem se po pulli e votoj por edhe opozita ajan te popullit at her nje pjes e popullit esht bashku qe esht shumic a poj bjen keshtu nse bashkohen kto vota pdk del e dyta edhe diqka nse hashimi ka mundesi me formu qeverin lete formon po numrat si ka njejt edhe hashimi kishte kaulicion me 10 parti apo esht normale tash opozita esht bashku

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Nuk ke asnje fakt per vote lokaliste ne Drenice , nuk ka asnje zone tjeter ku kandidat nga komuna tjera marrin vota me shume se ne Drenice. Po te ishin lokalista Drenica do ti votonin edhe jakupin e rexhepin .....
    Ju nuk doni mi pranu qe partit tjera nuk kan asnje oferte perveq : anti hashim , anti pdk , anti Drenice .....
    per me marr vot ne drenic duhet me kan i shikut ose militant i hashimit ne drenica esht ras sugineris ata qe thoj se partit tjera jan anti drenic esht nje prapagand e kulluar ket e ben veq hashim thaqi ne tubime tuke ju then se krejt jan anti drenic turp

  18. #18
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Nuk ke asnje fakt per vote lokaliste ne Drenice , nuk ka asnje zone tjeter ku kandidat nga komuna tjera marrin vota me shume se ne Drenice. Po te ishin lokalista Drenica do ti votonin edhe jakupin e rexhepin .....
    Ju nuk doni mi pranu qe partit tjera nuk kan asnje oferte perveq : anti hashim , anti pdk , anti Drenice .....
    .....e vetmja gje qe ne jemi anti, eshte krimi dhe se kjo qeveri e ka deshmuar qe eshte kryekput mega krim mega tradheti dhe pro serbi, OK?

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    .....e vetmja gje qe ne jemi anti, eshte krimi dhe se kjo qeveri e ka deshmuar qe eshte kryekput mega krim mega tradheti dhe pro serbi, OK?

    Mjer Kosova kush po e luan rolin e patriotve albini , ilir deda , yll hoxha , veton surroi , halil matoshi -------------- !

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776

    Për: Shuhet edhe shpresa e fundit e Partisë Demokratike të Kosovës

    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Sipas jush te gjithe ata qe votuan PDK jan kriminela ,
    analfabet ? Kjo I bie qe 90 % e Drenices jan kriminela ,45 % e Mitrovices , mbi 30 % e Prizrenit , Vushtrrise , Podujeves ....ju jo qe jeni kunder Drenices po ju keni urrejtje ndaj Drenices siq kishte serbia me zagart e saje te cilet sot jan ne vFERR !
    Po de. Ne Drenice, dhe jo vetem ne Drenice po te gjithe votuesit e PDK-se ose jane kriminela ose jane analfabete. Kete e kane thene joanalfabetet ama.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •