Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 69
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Thumbs up Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Dialogu Politik

    Parimet e Përgjithme të dialogut politik vendosin kushtet kryesore që përbëjnë bazën e
    politikave të brendshme dhe të jashtme të palëve, si respekti për parimet demokratike dhe ato
    të të drejtave të njeriut, respektimi i parimeve ligjore ndërkombtare dhe i shtetit të së drejtës, si
    dhe për parimet e ekonomisë së tregut. Në këto parime përfshihen edhe angazhimet që pala
    shqiptare duhet të marrë përsipër në kuadër të përmirësimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe
    marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e tjera të rajonit në të gjitha fushat, atë të
    lëvizjes së lirë të personave, mallrave, kapitalit, shërbimeve, si dhe në luftën ndaj krimit të
    organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, migrimit të parregullt etj.

    Drejtësia dhe çështjet e brendshme

    Shqipëria dhe Komuniteti Europian i kushtojnë rëndësi të veçantë forcimit të shtetit të së
    drejtës dhe institucioneve, si dhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, pastrimit të
    parave dhe veprimtarisë kriminale. Negociatat mbi këtë fushë mbështeten në dy shtylla.
    Shtylla e parë ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e lëvizjes së personave dhe parashikon
    dispozita lidhur me vizat, azilin, migrimin dhe politika të tjera që kanë të bëjnë me lëvizjen e
    lirë të njerëzve. Në këtë fushë Shqipëria ka arritur përparime të konsiderueshme, sidomos
    përsa i përket përmirësimit të legjislacionit. Sidoqoftë, mangësi ekzistojnë në menaxhimin e
    kufijve, regjimin e vizave, etj.

    Shtylla e dytë ka të bëjë me bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, pastrimit të parave
    dhe drogave të paligjshme dhe parashikon dispozita mbi bashkëpunimin policor dhe gjyqësor
    në çështjet penale. Në këtë fushë arritjet janë më modeste: në përgjithësi nuk është arritur të
    neutralizohet fenomeni i pastrimit të parave dhe ndërsa janë hedhur disa hapa me adoptimin e
    legjislacionit mbi luftën ndaj prodhimit lokal të drogës dhe penalizimit të shkelësve të ligjit,
    shumë pak është bërë për të parandaluar trafikimin e drogave të rënda.

    Dialogu teknik: Lëvizja e lirë e mallrave

    Në përputhje me Marrëveshjen, Shqipëria dhe Komuniteti Europian duhet të vendosin
    gradualisht një zonë të tregtisë së lirë gjatë një periudhe kohore prej 10 vjetësh që nga hyrja në
    fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit që pritet të ndodhë gjatë vitit 2004. Me fjalë të
    tjera, zona e tregtisë së lirë midis Shqipërisë dhe Komunitetit synon të hapë tregun shqiptar për
    eksportet e Komunitetit gjatë periudhës tranzitore, duke patur si qëllim konsolidimin e
    ekonomisë shqiptare, mbrojtjen e konsumatorit dhe nxitjen e biznesit. Kjo marrëveshje është
    asimetrike në favor të Shqipërisë, pra lehtësitë e siguruara prej saj do të përfitohen së pari nga 2—13
    Shqipëria e më vonë nga BE. Në këtë kuadër bisedime janë zhvilluar për mallrat industriale,
    artikujt bujqësorë, etj.

    Dialogu teknik: E drejta e vendosjes, lëvizja e lirë e punonjësve

    Në këtë kapitull synohet trajtimi i barabartë i punonjësve shqiptarë dhe atyre komunitarë, të
    punësuar legalisht, me qëllim shmangien nga çdo lloj diskriminimi bazuar në kombësinë,
    përsa i përket kushteve të punës, shpërblimit apo pushimit nga puna. Gjithsesi, kjo nuk do të
    sjellë në të ardhmen e afërt mundësira më të mëdha aksesi të tregut komunitar, por vetëm
    lehtësira për punonjësit e punësuar ligjërisht, familjet e tyre, si edhe lehtësirat e sistemeve të
    sigurimeve shoqërore e më tej. E drejta e vendosjes ka të bëjë me përcaktimin e një kuadri
    ligjor në lidhje me vendosjen e kompanive shqiptare dhe komunitare me të drejta reciproke
    dhe lehtësirat që do t'u jepen këtyre kompanive për të vepruar në tregjet përkatëse, me qëllim
    mënjanimin e çdo lloj diskriminimi. Gjithashtu në këtë kapitull përfshihen edhe çështje që
    kanë të bëjnë me mundësinë e njohjes së kualifikimeve profesionale reciproke dhe ushtrimit të
    aktiviteteve reciproke në fusha të caktuara.

    Përfitimet nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit

    Përfitimet më të rëndësishme, të drejtpërdrejta nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit janë në
    fushën e tregtisë dhe një hyrje më të lirë të prodhimeve vendase në tregun e përbashkët
    europian. Me përmirësimin e kushteve të eksportit lindin mundësi të shumta për zhvillimin e
    kompanive lokale dhe të ekonomisë kombëtare në përgjithësi.

    Nga ana tjetër, Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit mundëson një hyrje më të lehtë të mallrave
    europiane për blerësit dhe konsumatorët vendas, përmes procedurave administrative më të
    shkurtra, më efikase dhe me çmime më të ulta.

    Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit gjithashtu krijon mundësinë e marrjes së
    burimeve financiare prej fondeve të ndryshme strukturore, po ashtu ndihmë për ndërtimin e
    kapaciteteve institucionale, zhvillimin rajonal dhe pjesëmarrjen në mjaft projekte të BE-së, si
    p.sh. programet e shkëmbimit për profesorët dhe studentët, ose bashkëpunim midis qendrave
    të kërkimit në vend me ato të BE-së.


    Mbështetja e BE-së për Shqipërinë

    Për realizimin e objektivave të Procesit të Stabilizim-Asocimit dhe të Marrëveshjes së
    Stabilizim-Asocimit, BE-ja ofron mbështetje financiare nëpërmjet programit CARDS (Ndihma
    Komunitare për Zhvillim, Rindërtim dhe Stabilizim), i cili zëvendësoi programet e mëparshme
    të ndihmës PHARE dhe OBNOVA. Në periudhën 2001-2004, ndihma e BE-së për Shqipërinë
    në kuadrin e Programit CARDS arrin në rreth € 180.000.000. Këto fonde, të destinuara për
    rindërtimin dhe infrastrukturën, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror dhe nxitjen e
    bashkëpunimit rajonal, përqendrohen në disa fusha prioritare, si psh:

    Forcimi i administratës publike dhe gjyqësorit

    Ky program synon të ndihmojë Shqipërinë për krijimin e një sistemi gjyqësor modern, të
    krahasueshëm me standardet europiane, nëpërmjet rishikimit të kuadrit ligjor, programeve të
    trainimeve, rehabilitimin e burgjeve, etj. Po ashtu, përpjeke bëhen për të rritur
    profesionalizmin e shërbimit civil, me qëllim që administrata publike të jetë efikase dhe t'u
    përgjigjet standardeve të Bashkimit Europian.

    Policia e rendi publik

    Në këtë fushë policisë shqiptare i janë ofruar këshilla strategjike, trainime e pajisje. Forcat
    policore kanë rol themelor në forcimin e shtetit ligjor, sigurisë së brendshme dhe luftës kundër
    krimit.

    Doganat

    Misioni i Ndihmës për Doganat, i cili vepron në Shqipëri, ka arritur rezultate të vlefshme përsa
    i përket vjeljes së të ardhurave, parandalimit të kontrabandës e korrupsionit e përmirësimit të
    manaxhimit e procedurave të doganave.

    Zhvillimi i infrastrukturës

    Përmirësimi i rrjeteve të energjisë, transportit dhe ujit janë thelbësore për rritjen ekonomike në
    Shqipëri. Bashkimi Europian financon zhvillimin e disa projekteve për zhvillimin e
    infrastrukturës.

    Demokracia dhe të drejtat e njeriut

    Bashkimi Europian ofron asistencë për organizatat që veprojnë në fushën e demokracisë dhe të
    drejtave të njeriut. Projektet mund të përfshijnë ndërgjegjësimin për rolin e të drejtave të
    njeriut në ndërtimin e shoqërisë civile, mbështetjen e programeve të mediave që promovojnë
    mirëkuptimin dhe tolerancën, riintegrimin e viktimave të trafikimit, etj.

    Arsimi

    Në nivelin universitar, Shqipëria merr pjesë në programet e shkëmbimit TEMPUS.
    Universitetet shqiptare bashkëpunojnë me homologet europiane në projekte të përbashkëta.
    Gjithashtu, janë bërë plane edhe për mbështetjen e arsimimit profesional.

    ‰ Zhvillimi i komuniteteve lokale

    ‰ Bujqësia

    ‰ Bashkëpunimi ndërkufitar

    ‰ Mjedisi

    Krahas ndihmave të konsiderueshme që vendi ynë përfiton nga programet e ndihmës
    ekonomike, ai gëzon edhe preferenca tregtare në lidhje me BE-në. Një pjesë e mirë e
    prodhimeve vendase mund të hyjnë pa kufizime e dogana në tregjet europiane.
    Sekreti i suksesit, sidoqoftë, qëndron në angazhimin e qenësishëm të vetë vendit. Procesi i
    Stabilizim Asocimit ka për qëllim të përkrahë e mbështesë proceset e brendshme të reformave
    që ka nisur vendi ynë, nëpërmjet ndihmës, preferencave tregtare, dialogut, konsulencës teknike
    dhe, së fundi, me anë të marrëveshjeve kontraktuale.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. 4 antarët më poshtë falenderuan Wordless për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),JuliusB (17-06-2014),luleshtrydhe1 (19-06-2014),Shaboni (17-06-2014)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Po ndonje thes me miell apo me patate perfiton Shqiperia se barku me fjale nuk ngopet dot?

    Sa te mire jane keta evropianet. Na pranojne ne shqiptaret ne BE e na japin gjithe keto te mira, falas e pa interes fare.

    Po jemi edhe te mire ne si popull, te gjithe na duan!

    Nje xhaxho ne Tirane, ngriti doren ne nje mbledhje me deputetin e zones e beri nje pyetje qe nuk mori pergjigje:

    Po mire ne qe paskemi gjithe keto te mira nga hyrja ne BE, por kjo BE-ja cfare perfiton valle nga pranimi i Shqiperise?

    Pret pergjigje xhaxhoja ne Tirane.

    Albo

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Albush cfare po thua??
    Keto qe shkruan ti, populli fisnik skiptar i quan thjesht: PERRALLA ME MBRET ose PIRTH SE LEROHESH.




    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po ndonje thes me miell apo me patate perfiton Shqiperia se barku me fjale nuk ngopet dot?

    Sa te mire jane keta evropianet. Na pranojne ne shqiptaret ne BE e na japin gjithe keto te mira, falas e pa interes fare.

    Po jemi edhe te mire ne si popull, te gjithe na duan!

    Nje xhaxho ne Tirane, ngriti doren ne nje mbledhje me deputetin e zones e beri nje pyetje qe nuk mori pergjigje:

    Po mire ne qe paskemi gjithe keto te mira nga hyrja ne BE, por kjo BE-ja cfare perfiton valle nga pranimi i Shqiperise?

    Pret pergjigje xhaxhoja ne Tirane.

    Albo
    Cdo gje eshte relative...

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar smokkie për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po ndonje thes me miell apo me patate perfiton Shqiperia se barku me fjale nuk ngopet dot?
    Nuk janë fjalë jo... pyet edhe Saliun po deshe, se ai e mbajti qeverinë 8 vjet me moton e antarsimit të Shqipërisë në BE lol

    Sa te mire jane keta evropianet. Na pranojne ne shqiptaret ne BE e na japin gjithe keto te mira, falas e pa interes fare.
    Interesi është reciprok, më jep të jap. Asocimi ka të mirën që mardhënjet ndërkombtare bëhen pa asnjë lloj pengese dhe me çmime të kordinuara.

    Po jemi edhe te mire ne si popull, te gjithe na duan!

    Nje xhaxho ne Tirane, ngriti doren ne nje mbledhje me deputetin e zones e beri nje pyetje qe nuk mori pergjigje:

    Po mire ne qe paskemi gjithe keto te mira nga hyrja ne BE, por kjo BE-ja cfare perfiton valle nga pranimi i Shqiperise?

    Pret pergjigje xhaxhoja ne Tirane.

    Albo
    Përfiton psh shoku Albo se nuk do ketë më Lazarat që eksporton drogë në UE dhe qindra e mijra gjëra të tjera që ti i di shumë mirë ndaj mos më harxho kohë kot me pyetje qesharake Berishjane
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po ndonje thes me miell apo me patate perfiton Shqiperia se barku me fjale nuk ngopet dot?

    Sa te mire jane keta evropianet. Na pranojne ne shqiptaret ne BE e na japin gjithe keto te mira, falas e pa interes fare.

    Po jemi edhe te mire ne si popull, te gjithe na duan!

    Nje xhaxho ne Tirane, ngriti doren ne nje mbledhje me deputetin e zones e beri nje pyetje qe nuk mori pergjigje:

    Po mire ne qe paskemi gjithe keto te mira nga hyrja ne BE, por kjo BE-ja cfare perfiton valle nga pranimi i Shqiperise?

    Pret pergjigje xhaxhoja ne Tirane.

    Albo

    Po ne qe jemi ne Shqiperi nga BE i kemi syte ... ja kemi interesin e shpresojme qe dhe BE te na e kete sadopak interesin... marredheniet jane reciproke ... do bejme ne per ta e do bejne dhe ata per ne ... eshte 2014 dhe Shqiperia sado me hapa te vegjel,por po ecen para ... nuk sheh me mileti si shprese te emigroje ne Amerike e ti dale shpirti ne pune ...ngadale ngadale do integrohemi ne Evrope ... shume vete ishin skeptike edhe per heqjen e vizave ... sidomos shume shqiptare nga diaspora ... por erdhi dita vizat u hoqen ... procesi i futjes se Shqiperise ne BE ka filluar dhe do perfundoje me integrimin e plote ... pavaresisht kohes qe mund te kerkoje !!!
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar KNFC për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Ok jam dakort me ty per keto qe ti po thua
    Po neja pyetje vet vetes njihere
    a jane gati shqiptaret te hyjne ne europe ???
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Vinjol për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #7
    i/e regjistruar Maska e luleshtrydhe1
    Anëtarësuar
    19-06-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    89

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga ASSAS|NS Lexo Postimin
    Ok jam dakort me ty per keto qe ti po thua
    Po neja pyetje vet vetes njihere
    a jane gati shqiptaret te hyjne ne europe ???
    Duhet te ecim perpara Shqiptaret jane gjtihmone gati per sfida. Shqiperia besoj se eshte gati per ate status

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar luleshtrydhe1 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Te hysh ne BE si vend anetar, do te thote te kompromentosh sovranitetin e vendit tend:

    1. Shqiperia nuk do te jete me shtet i pavarur, por do te jete shtet i varur nga Brukseli.

    2. Kuvendi i Shqiperise nuk do te jete me institucioni me i rendesishem i vendit, Keshilli i Evropes do te jete i tille. E duke qene se shqiptaret jane populli me i vogel ne Evrope, do te jene edhe populli me pak i perfaqesuar ne Keshillin e Evropes. Cfare vendosin deputetet e Keshillit te Evropes, do te zbatojne qytetaret e Shqiperise, packa se cdo 4 vjet zgjedhin nje deputet te tyre qe nuk eshte ne gjendje te zgjidhi me asgje.

    3. Kushtetuta e Shqiperise nuk eshte me dokumenti themeltar i Republikes se Shqiperise, pasi do t'ia lere vendin Kushtetutes Evropiane.

    4. Shqiperia do te heqi dore nga printimi i monedhes se saj, lekut qe duhet ta zevendesoje me euron. Banka Kombetare e Shqiperise nuk do te printoje me leke e as euro, por do te qarkulloje vetem parane qe pret Brukseli. Ministri i financave te Shqiperise apo Guvernatori i Bankes Kombetare nuk kane me nje instrument monetar, printimi i parase, per t'iu pergjigur krizave ekonomike te vendit. Keto politika i vendos e dikton Brukseli.

    5. Shqiperia do te heqi dore nga politika e saj e jashtme. Po doni te mesoni politiken e jashtme te Shqiperise, shkoni e pyesni ministrin e jashtem gjerman apo francez ne Bruksel.

    6. Mallrat e vendeve anetare te BE, do te hyjne ne tregun shqiptar pa dogane, qe do te perbeje nje goditje te forte per ekonomine shqiptare: a) bizneseve shqiptare apo fermereve shqiptare, u duhet te konkurrojne ne cmim e cilesi me mallrat e vendeve te zhvilluara qe kane me shume kapital e eksperience se ta. b) arka e shtetit shqiptar do te zbrazet nga tarifat qe mblidhte nga mallrat e importit neper dogana c) tregu shqiptar do te permbytet nga mallrat evropiane: Motoja: Gjermania, Franca e Italia prodhon, Shqiperia konsumon!

    7. Ne kembim te gjithe kesaj varesie politike, monetare dhe ekonomike te Shqiperise ndaj BE, gjermanet e francezet do bejne me shqiptaret ate qe bene me greket: tani qe jeni anetare te BE, mund te merrni para me kredi nga ne me interes te ulet. Dhe politikanet tone marrin kredi nga BE dhe me ato para ndertojne "shtetin social" ne Shqiperi duke ecur te sigurt ne hapat e Greqise. Me ato leket e kredive blejne edhe voten e qytetareve jeta e te cileve gjithmone e me shume do te jete e varuar nga shteti. Dhe vjen nje dite kur kredite duhen paguar, dhe borxhi i shtetit ka arritur ne stratosfere dhe arka e shtetit eshte bosh, e pastaj bankieri gjerman e francez thote: nuk keni para te paguani? Po ja ju keni nje reliev te bukur. Do ua marrim ne gjithe Rivieren per 50 vjet e do ta shfrytezojme per turizem, qe te shlyeni borxhet tuaja.

    8. Kur te marrim ne telefon Washingtonin per ndihme, duhet ta marrim fshehurazi se mos na u ngelet qejfi gjermaneve e francezeve po ta marrin vesh. Por edhe kur te na e ngrejne amerikanet do thone: "ju nuk jeni me problemi yne, jeni problem i BE." Ne Kine nuk shkojme dot qe ti ftojme kinezet te investojne ne Shqiperi pa marre lejen e Brukselit.

    9. Shqiptaret nuk zgjedhin me te jetojne jetet e tyre sipas moralit e tradites se tyre por duhet te ndjekin pike per pike diktatin e "moralit evropian". Bebet ne Gjermani lindin pa gjini. Homoseksualet martohen me njeri-tjetrin. Zotin e kemi hequr si fjale nga fjalori i perditshem. Deshe te hyje ne BE? Duhet te mendosh, te jetosh, e te sillesh ja keshtu si ne, si minj laboratori.

    ...
    ...
    ...

    Dhe pasi te gjitha keto te kene ndodhur, te njejtet njerez te entuziazmuar ne lidhje me anetaresimin e Shqiperise ne BE do te vijne ne forumin shqiptar, ne kete teme e do te shkruajne: "po ne hyme ne Evrope se menduam se keta evropianet do te na qeverisnin me mire se sa keta tanet, por keta na lane me gisht ne goje me keq se c'ishim! E me e keqja eshte se tani nuk dalim dot as nga gropa ku jemi futur vete!"

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-06-2014 më 01:08

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #9
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga ASSAS|NS Lexo Postimin
    Ok jam dakort me ty per keto qe ti po thua
    Po neja pyetje vet vetes njihere
    a jane gati shqiptaret te hyjne ne europe ???
    Do jemi gati ... deri sa te kryhet anetaresimi i plote pjesa derrmuese do jete gati ... edhe shoqerita e vendeve te tjera evropiane nuk i kane te gjithe njerezit te nje niveli e standarti ... fshatari grek apo italian jugor nuk ka shume ndryshim nga fshatari shqiptar ... edhe ne USA qe flitet nje gjuhe ka shume disnivel mes shteteve !!!
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar KNFC për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #10
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Nuk jam kundra antarsimit ne BE, po mben te dyshoj qe vende me te mdhaja si ne si Italia Spanja apo Greqia duan te dalin nga BE per shkak se kjo i futi ne krize. I vetmi shtet qe perfitoka qenka Gjermania qe snjifka krize asnjeher.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar [PaRTiZoNi] për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #11
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    o Albo, po rri praaaa se edhe Greqia me Saliun janë pro dhënies së statusit Shqipërisë lol
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  22. #12
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Nuk e kuptoj pse i gezohemi kaq shume BE. Greqia ne BE eshte dhe po falimenton si shtet. Po ashtu dhe vende te tjera jane krize ekonomike dhe pse jane ne BE. "I zoti e nxjerr gomarin nga balta."
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 20-06-2014 më 08:55
    Feelings change - memories don't.

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  24. #13
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga [PaRTiZoNi] Lexo Postimin
    Nuk jam kundra antarsimit ne BE, po mben te dyshoj qe vende me te mdhaja si ne si Italia Spanja apo Greqia duan te dalin nga BE per shkak se kjo i futi ne krize. I vetmi shtet qe perfitoka qenka Gjermania qe snjifka krize asnjeher.
    Keto shtete qe permend ti kane politikanet me te korruptuar qe ekzistojne,ata shqiptare para ketyre jane ''engjej'',kjo eshte fara e keqe qe i futi ne krize keto shtete dhe jo BE e cila po i mban me lek.
    MOS I NDY TEMAT no name

  25. Anetarët më poshtë kanë falenderuar freeopen për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  26. #14
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Ndoshta dhe kjo qendron freeopen, por euroskeptiket ne europe po shtohen.

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Keto shtete qe permend ti kane politikanet me te korruptuar qe ekzistojne,ata shqiptare para ketyre jane ''engjej'',kjo eshte fara e keqe qe i futi ne krize keto shtete dhe jo BE e cila po i mban me lek.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  27. Anetarët më poshtë kanë falenderuar [PaRTiZoNi] për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  28. #15
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj pse i gezohemi kaq shume BE. Greqia ne BE eshte dhe po falimenton si shtet. Po ashtu dhe vende te tjera jane krize ekonomike dhe pse jane ne BE. "I zoti e nxjerr gomarin nga balta."
    Po si mendon se do jete me mire ... te qendrojme vetem e te izoluar ??? BE nuk ka cfare ti marre Shqiperise ... te pakten ne momentin qe jemi ne tani vetem perfitime mund te kemi ...
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  29. Anetarët më poshtë kanë falenderuar KNFC për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  30. #16
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga KNFC Lexo Postimin
    Po si mendon se do jete me mire ... te qendrojme vetem e te izoluar ??? BE nuk ka cfare ti marre Shqiperise ... te pakten ne momentin qe jemi ne tani vetem perfitime mund te kemi ...
    Jo mo s'kam asgje kundra. Thjesht te mos presim shume nga BE. Dua qe Shqiperia te eci para qe te behemi me mire per veten tone, jo thjesht sa per t'u futur ne BE.
    Feelings change - memories don't.

  31. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  32. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    2/3 e ligjeve te shqiperise do behen ne bruksel nga teknokrate qe nuk e kane idene fare se ca ndodh ne realitetin shqiptar

    monedha euro (nese hyn shqiperia me vone ne euro) nuk do vendoset me nga banka qendrore e shqiperise por nga banka qendrore e europiane e cila eshte totalisht ne duart e privateve

    italia jep 15 miliard euro kontribute ne EU cdo vit dhe merr nga EU vetem 9 miliard

    nuk duhet nxituar duke hyre ne BE qorrazi por duke informuar popullin shqiptar me informacion korrekt dhe pastaj duke marre vendime me demokraci direkte me ane te referendumeve sic ben edhe zvicra

  33. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ATMAN për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  34. #18
    i/e regjistruar Maska e luleshtrydhe1
    Anëtarësuar
    19-06-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    89

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Cdo e mire e ka dhe te keqen e saj qysh e paraqiti Albo po kjo sdo te thote qe nuk eshte mire qe te futemi ne BE.

    Opo jo nuk duhet nxituar , se dhe te duam ne nuk futemi dot jo .. Te kishin interes nga Shqiperia ata e kishin futur qe neser

  35. Anetarët më poshtë kanë falenderuar luleshtrydhe1 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  36. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    qe te kuptosh paradokset e teknokrateve dhe paraziteve te brukselit ,po te tregoj nje ligj (europian) qe ka dale para disa vjetesh

    pasagjeret qe udhetojne me autobus duhet te vene rripat e sigurimit kur ulen ne sedilen e pasagjerit , asnje here nuk e kam pare te zbatohet ne itali ky ligj i brukselit

    pregatituni te dashur skllever , njehere u shtrytezuat nga bllokmenet e vjeter dhe keta te rinj, ndersa kur te hyni ne europe do te jeni ne hyqmin e skllaverise se brukselit nje skllaveri me e sofistikuar por jo me pak e rrezikshme se ajo e bllokut
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 23-06-2014 më 20:29

  37. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ATMAN për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  38. #20
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    qe te kuptosh paradokset e teknokrateve dhe paraziteve te brukselit ,po te tregoj nje ligj (europian) qe ka dale para disa vjetesh

    pasagjeret qe udhetojne me autobus duhet te vene rripat e sigurimit kur ulen ne sedilen e pasagjerit , asnje here nuk e kam pare te zbatohet ne itali ky ligj i brukselit

    pregatituni te dashur skllever , njehere u shtrytezuat nga bllokmenet e vjeter dhe keta te rinj, ndersa kur te hyni ne europe do te jeni ne hyqmin e skllaverise se brukselit nje skllaveri me e sofistikuar por jo me pak e rrezikshme se ajo e bllokut
    Skllavëri sepse Brukseli kërkon që ti të vësh rripin e sigurimit e të ruash kokën

    Ju jeni mësuar me anarki mër shoku , jeni mësuar 40 veta në një Furgon Nëse skllavëri quhet shëmbulli që ti solle.. atëhere unë dua të jem skllavi i parë i Brukselit.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  39. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •