Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 69 prej 69
  1. #61
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin

    Shqiperia per sa kohe te qe eshte nje shtet i vogel do ishte me mire te ndiqte politika largpamese ne interes te popullit shqiptar duke qendruar te pakten neutrale dhe duke pare me shume ne interes te qytetareve te vet
    Që dmth !?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Që dmth !?
    dmth qe duhet te informohesh dhe te lexosh me shume nga masmedia e pavarur me qellim te kuptosh se ca fshihet mbas ketyre axhendave te dyshimta dhe keqdashese ku organizma sipernacionale te pa zgjedhura nga askush keqmenaxhojne direkt ose terthorazi jetet tona individuale dhe kolektive

  3. #63
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Po po ashtu them edhe unë ! Keqdashës, sipërnacionalë, Keqmenaxhim, tërthorazi , individuale, kolektive ehuhaaa sa ka zanati !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #64
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    nuk eshte vetem çeshtje, se sa fiton Shqiperia ne rrafshin financiar dhe material, por ketu qendron edhe thelbesorja, sepse statusi i kandidatit, don te thote qe eshte ne listen e verifikimit te ligjeve, funksionimit te tyre, pastaj pershtatja e shume e shume normave, ligjeve, standardeve dhe qe i bie se ne radhe te pare perfitojne shqiptaret dhe vete shteti duke i vendosur ne binare, shume e shume çeshtje qe nuk ka mundur asnjehere me pare.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Fatos Lubonja

    Pyetja "ç'mendim ke për statusin, a duhej dhënë apo jo?" vazhdon të bëhet si nga të huajt dhe nga shqiptarët. Po shkruaj edhe unë mendimin tim.

    Pse u dha statusi

    Gjykoj se statusi u dha kryesisht për disa arsye që nuk kanë të bëjnë thjesht e vetëm me gjendjen e Shqipërisë.
    Në nivel kontinenti një arsye, sipas meje, ishte nevoja e vazhdimit të projektin evropian në këtë periudhë krize për idenë e Evropës së Bashkuar. Brukseli pra sikur donte të jepte edhe një mesazh vetinkurajimi. Dhe, gjithë në këtë kontekst, në nivel rajonal Shqipëria nuk mund të mbetej jashtë e vetme. Kjo krijonte një anomali.
    Duke e parë pastaj, nga jashtë brenda situatën në Shqipëri sipas meje evropianët nga një vështrim pragmatist kanë menduar se dhënia e statusit ishte e keqja më e vogël në raport me mosdhënien. Ata kanë menduar se një mosdhënie e statusit do ta bënte opozitën tejet agresive dhe destruktive, kurse në këtë moment që u dha statusi opozita mund të pretendojë se ka edhe ajo meritat e veta e, duke parë mbështetjen që ka qeveria, të bëhet disi më e urtë e më bashkëpunuese. Po ashtu, një mosdhënie e statusit do të dekurajonte edhe elementë brenda maxhorancës që, gjithsesi, e kanë një motivim për të bërë diçka. Kurse, duke mos dhënë statusin, evropianët do të binin në një mendje me shumë shqiptarë të dekurajuar që të thonë: "Ky vend nuk bëhet."
    Pra statusi duhej për të mbajtur gjallë, si për evropianët edhe për shqiptarët, utopinë e Evropës e cila (utopia), siç thuhet, shërben për të ecur ose më saktë për të pasur një drejtim për nga ecën.

    A e meritojmë statusin

    Përtej këtyre argumenteve të "po'-së pyetja që shtohet është: a e meritojmë objektivisht statusin? Kjo pyetje lidhet me përgjigjen që duhet t'i japim pyetjes: a ka bërë progres apo ka bërë regres Shqipëria gjatë këtyre viteve. A ndjehen shqiptarët sot më mirë, le të themi, se dhjetë vjet më parë?
    Kjo është një pyetje të cilës, sipas meje, duhet t'i qasemi duke vënë në dyshim mitin e progresit, idenë se gjithsesi ecet vetëm përpara ndonëse diku më shpejt dhe diku më ngadalë. Historia na ka treguar se ka edhe projekte të gabuara që kanë përcaktuar drejtime të gabuara ecjeje për një kohë të gjatë e që kanë sjellë, madje, edhe katastrofa. Po ashtu duhet vënë në dyshim edhe ideja se ka vende që njohin vetëm progres me të cilët ne identifikojmë demokracitë perëndimore pasi edhe në këta vende sot vëmë re kriza të rënda. Për ilustrim të çka thashë më sipër mjaft të kesh parasysh se ç'po ndodh në Irak apo faktin se në vende si Italia, Greqia, por edhe Franca apo Spanja e Portugalia mbizotëron ndjenja e një regresi të fortë.
    Duke pasur parasysh këto dhe realitetin shqiptar unë gjykoj se është e vështirë të thuash se Shqipëria ka bërë progres gjatë këtyre viteve.
    Por, le t'i marrim me radhë disa tregues kryesorë me të cilët mund të matet progresi.
    Së pari, ekonomia. A ka ndryshuar për më mirë ajo gjatë këtyre viteve? Duke mos mohuar disa zhvillime pozitive, veçanërisht në bujqësi dhe turizëm aty këtu, si dhe në ndërtimin e rrugëve, personalisht fakti që Shqipëria gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një territor ku tentohet të mbillet kanabis është shenjë e dukshme falimentimi ekonomik. Është i panumërt numri i atyre që të thonë sot se me zhdukjen e ekonomisë së drogës niveli i papunësisë në vend, edhe kështu në rritje, do të njohë rritje të jashtëzakonshme. Mjafton kjo për të venë në dyshim progresin ekonomik. I duhet shtuar kësaj note pesimiste edhe faktin se e ashtuquajtura rritje e GDB (që sot nuk njihet më si tregues mirëqenieje) është kryer gjatë këtyre vjetëve mbi bazën e një shfrytëzimi të egër dhe të paskrupullt të territorit për përfitimet e një grupi të vogël njerëzish në kurriz të gjithë të tjerëve dhe duke mos hedhur kurrsesi themelet e një ekonomie të qëndrueshme.
    Së dyti, çfarë mund të thuhet lidhur sistemin politik të përfaqësimit prej nga del edhe klasa politike? A ka ardhur duke u përmirësuar klasa jonë politike dhe a është ajo gjithnjë e më shumë përfaqësuese e interesave të sa më shumë shqiptarëve apo ka ndodhur e kundërta? Sipas meje kemi një klasë politike gjithnjë e më të kriminalizuar në krahasim dhe dhjetë vjet më parë dhe këtë e provon edhe niveli i Parlamentit që kemi sot. Po ashtu kemi një klasë politike gjithnjë e më shumë përfaqësuese të një pakice oligarkësh, deri edhe të krimit të organizuar
    Së treti, mund të merret në analizë se a kemi më shumë apo kemi më pak besim tek institucionet e rëndësishme shtetërore si drejtësia psh. Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje po mjaftohem të sjell deklaratën e Kryeministri Rama se drejtësia është Lazarati i vërtetë i Shqipërisë.
    Së katërti, a mund të thuhet se kanë bërë përpara mediet shqiptare? Sipas meje jo. Mund të flitet për përparime teknologjike, por niveli i medieve, përsa i përket informimit dhe formimit të publikut, ka përjetuar një degradim. Zor të dëgjosh sot njeri - ndoshta përveç atyre që kanë interesa të lidhura me mediet - që të të thotë se respekti për mediet, për personalitetin dhe profesionalizmin e gazetarëve është më i lartë se para dhjetë vjetësh.
    Së pesti, mund të shtrohet pyetja nëse ka bërë përpara sistemi arsimor, niveli i edukimit të njerëzve. Edhe këtu, jo vetëm përsa i përket nivelit të arsimit të lartë, që këta vitet e fundit, me universitetet private ka njohur deri edhe fenomenin e paparë të shitblerjes së diplomave pa ndjekje mësimi, por duke filluar që nga arsimi i ulët e i mesëm vështirë të gjesh sot njerëz që mund të të flasin për progres, që mund të të thotë se edukimi dhe figura e pedagogut kanë njohur ngritje dhe jo degradim në këtë vendin tonë. Madje puna ka arritur deri atje sa shumica e shqiptarëve mendojnë se arsimimi, në shumë aspekte, hiq atë të ideologjizimit, është shumë më keq se në kohën e diktaturës.
    Mund të merrja në analizë edhe tregues të tjerë si psh a kemi një rritje apo rënie të korrupsionit, të krimit, të papunësisë, por nuk po zgjatem.
    Personalisht nga sa kam mundur të hulumtoj duke venë edhe në dyshim pesimizmin personal, më rezulton se po të pyesësh shqiptarët se si ndjehen në tërësi - më mirë apo më keq, më të kënaqur apo më të pakënaqur, më të lumtur apo më të palumtur, më me shpresë apo më me pak shpresë sesa dhjetë vjet më parë të përgjigjen se ndjehen më keq.
    Kjo sipas meje vjen pasi drejtimi për nga kemi ecur, edhe pse duke pasur një vështrim drejt Evropës, nuk është drejtimi i Evropës. Shqiptarët pra i ngjasojnë atij që, gjithë duke parë Evropën, ecën në një drejtim tjetër, edhe mbrapsh në shumë aspekte. Dhe kjo e ka një arsye. Elitës politike ekonomike që është edhe instrumenti kryesor që ve në lëvizje vendin e me të cilin manipulojnë edhe evropianët me politikën e shkopit dhe karotës, thellë thellë nuk i intereson hyrja në Evropë. Sepse tek e fundit kjo do të thotë instalim i shtetit të së drejtës që më konkretisht do të thotë që pushteti nga duart e tyre të shkojë në "duart" e së drejtës, ligjit. E në këtë mënyrë ata kanë tërhequr zvarrë një popull të tërë në drejtimin e kundërt nga Evropa. Vrasja fill pas dhënies së statusit, mu në mes të ditës, njëqind metra larg selisë së Kryeministrisë dhe pesëdhjetë metra larg Zyrave të Kuvendit e bankierit, biznesmenit dhe pronarit të medieve Artan Santo ishte një ngjarje që, po ta rrëmosh, flet shumë për këtë ecje mbrapsht.
    Dhe këtu, sipas meje, vjen pika e dobët e dhënies së statusit, "por"-i madh. A duhej dhënë statusi po të kesh parasysh se në një farë mënyre ai e legjitimoi këtë elitë politike ekonomike ndërkohë që ajo meriton të ndëshkohet? Po të kesh parasysh këtë aspekt sigurisht që jo.
    Pra, nëse do të tentojmë të bëjmë një sintezë midis argumenteve të "po"-së dhe atyre të "jo"-së si përfundim, do të thoja këtë gjë: Nëse dhënia e statusit për perëndimorët mund të konsiderohet karota e radhës që tani duhet t'i lerë vendin përdorimit me mençuri të shkopit të radhës, ne këtu brenda, nuk duhet thjeshtë të hamë e reklamojmë karotën duke vazhduar të bëjmë hapa prapa. Përgjigja që duhet të jepet sipas meje lidhur me statusin është një "po", të cilës i duhet shtuar një "por" i madh nga prapa mbi të cilin gjithkush duhet të reflektojë sipas vendit që ka ne punë e shoqëri.

    (Panorama, 30 qershor 2014)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 03-07-2014 më 07:10

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Po po ashtu them edhe unë ! Keqdashës, sipërnacionalë, Keqmenaxhim, tërthorazi , individuale, kolektive ehuhaaa sa ka zanati !!
    Ti me kujton ata politikanet e sistemit monist te cilet cdo gje qe vinte nga lindja e shikonin si tabu te pamundur per tu shtruar per diskutim

    kur hyri euro ne fuqi une mbaj mend qe cdo artikull ushqimor ishte me 20 cent ,si vaji,sheqeri.orizi,mielli,etj

    tani i ke te trefishuara apo edhe katerfishuara keto artikuj te perdorimit te perditshem,pa llogaritur ketu taksat, ndersa rrogat jane po ato, pa llogaritur ketu krizen dhe mungesen e punesimit

    kryesisht njerzit kuptojne rendesine e nje gabimi vetem kur i bie ne kurriz per ta vuajtur vete direkt ,ne te kundert flasin kuturu sa per te kaluar rradhen

    euro ka qene vetem ne dobi te kombit gjerman ,kjo eshte verteta

    per te ndihmuar francen nga kriza e metejshme ne qarkullim u hodh nje prerje e re kartemonedhe 5 euro, e cila qarkullon bashke me ate te vjetren , kjo u be ne menyre abuzive nga banka qendrore europiane per te ndaluar artificialisht francen per te mos shkare ne nivelin e spanjes dhe italise

    vende me monedhe te fuqishme si britania jo vetem qe nuk hyjne ne euro por edhe kane marre masa per te mos rene ne kurthin e utopise ne britani eshte hequr nga qarkullimi prerja e kartemonedhes prej 500 euro sepse veten 20 % e saj qe hynte ne britani perdorej realisht pjesa tjeter perdorej per pastrim

    po ashtu vende si bullgaria kane braktisur projektin e euros duke shprehur qarte se nuk kane asnje perfitim nga ky projekt

    ne vende ku u zhvidhua referendumi per euron fitoi JO si suedia psh

    ndersa vende si italia kane hyre qorrazi ne euro pa bere me pare referendum ,pra pa pyetur popullin ndersa njerzit vuajne krizen sepse kasta polikanesh pa parime jetojne ne realitete shume larg popullit te cilit i ka zgjedhur


    puno ne menyre lokale dhe mendo ne menyre universale qe do te thote se ekonomia duhej te jete mbi baza lokale ndersa politika duhet te jete mbi baza dhe parime mondiale (universale)

    keshtu duhet te funksionoje europa e bashkuar ,duhet nje europe per njerzit dhe popujt dhe jo nje europe per euron monopolet dhe bankat


    Nuk diskutohet per te mundur te tjeret dhe per te patur te drejte, por
    diskutohet per te kuptuar shkakun e shkaqeve apo thelbin e gjerave dhe subjekteve
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 03-07-2014 më 07:19

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-11-2009
    Postime
    39

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Dikur me thoshte njeri '' Ah sa te miratohet kushtetuta po do rregullohet Shqiperia ''. U miratua kushtetuta e Shqiperia edhe me keq u be. Po i njejti njeri me thoshte '' Ah sa te behemi anetare te NATO-s pa do rregullohet Shqiperia ''. U beme edhe anetare te NATO-s e kurgje hiq per Shqiperine. Prap me thoshte ky njeri '' Ah sa ta marrim statusin kandidat pa do shohim tjeter Shqiperi ''.Ja e morem edhe statusin kandidat por prap Shqiperia keq e me keq..

    Keshtu eshte kur edhe me sy hapur shohim enderra me Europen. Shqiperia me nder '' nje m.ut '' ka me perfituar nga statusi i kandidatit . Ajo do perfitoje vetem nese ata qe e drejtojne dhe ata qe drejtohen te punojne ndershmerisht per Shqiperine.Kur te arrihet kjo nuk do kemi nevoje as per kushtetute , as per NATO e as per status kandidati. Ndryshe ?? nje m.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar lusen_uk për postimin:


  9. #68
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Pse sbehet SHQIPERIA ,sepse servilizmi dhe mashtruesat kan harritur kulmin, uniteti apo nacionalilzmi per nje popull shqiptar te bashkuar pothuajse nk ekziston sepse partite dhe interesi ka palluar mendjet ndjenjat dhe karrakterin tyre plus disa fls greqisht per te trg qe jan gjysem greke , disa italisht per te treguar qe kane qene ne itali ose qe din ita (per pordhe dmth ) ,disa anglisht se ua do puna , disa shikojne telenovela turke qe na kane pushtuar 500 vjet dhe e pelqejne , dhe tn qe eshte kampionati boteror shikoj qe shum jane tifoza te gjermanise etj gje qe eshte normale pooooor kur bejne si te cmendur duke dale ne rruget e kombit shqiptar me flamunj german italian apo brazilian etj kjo eshte absurde ......dhe sh sh sh gjera te tjera (sepse ka sh per te thene) qe dita dites po e bjen kete shtet te ndihet jetim dhe pa te ardhme sepse nje shtet e ben vtm populli i thjesht , ai i cili eshte shumica!
    Dhe ju kerkoni anataresim ne BE!

  10. #69
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    isha prift isha i pasur
    isha kardinal po harxhoja parate
    u bera pape u varferova
    keshtu edhe puna e jone...po hyme ne BE e hongrem sallatorin....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •