Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 69
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Im bir mbaron gjimnazin dhe nuk mundem ta shkolloj jashte ne nje shkolle te mire sepse smund te perfitoj nga bursat qe BE jep per qytetaret e saj(dhe te cilat jane me shume interes).
    Une gjej pune ne tregun europian, por nuk kam mundesi punesimi sepse s'jam qytetar europian.
    Me duhet te iki ne SHBA per nevoje apo per qef, por shanset i kam me pikatore sepse s'jam qytetar europian.
    etj
    etj
    etj
    Ju duket disave se po humbim lirine. Por cilen Liri?.. Ate qe na mungon???
    Do te humbasim vendimarrjen thote Albo.
    I nderuar Albo; kemi 24 vjet qe marrim vendime te keqia per veten tone dhe kjo po na le si qytetare te dores se trete ne pragun e Europes, me ne fund vendimet do te jene progresiste dhe zbatimi i tyre as qe do diskutohet.
    Ka plot gjera qe do i humbim, por do te fitojme Lirine. Ate Liri per te cilen permbysem rregjimin 24 vite me pare. Ate Liri qe na mungon qe nga 1938 kur ndonese ishim shume me pak te zhvilluar ekonomikisht, jetonim shume here me mire, madje tregetia ne ato vite behej me monedha ari ne Shqiperi.
    Liria eshte ne themel te zhvillimit te nje vendi dhe ne do te dijme ta shfrytezojme ate.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    o Albo, po rri praaaa se edhe Greqia me Saliun janë pro dhënies së statusit Shqipërisë lol
    Po u bone i bzdiseshem dke permende ne shenje provokuese Saliun. Nga menyra e te shkruarit duket se je i arsimuar, por prse je i pa edukuar, kete mund te na e shpjegosh? ka je etike ne mardhenie me te tjeret qofte dhe virtuale, nuk lakohet i njeti emer me tendence fyese. Shum mire shkrimi po e lexoj me kenaqesi , te mesojme dhe se cfare do te na ndodhe dhe te gjejme vend per te bere ndonje pyetje. Salite dhe ajo ushtri politikanesh shqiptare ndonese te dnyre jane pjesa jone dhe ne duhet te mesohemi te respektojme pasi jo vetem i kemi votuar, por diten qe perfundon fushata elektorle qeveria eshte e gjithe shqiptareve. Dukesh nje militant i thekur si se majtes, qe djegin goma dhe shtyjne njerez te vriten kur jane ne opozite dhe kur jane ne pushte, te ulin dhe breket per te perfituar shpreblimin prej militanti llogoreje armiqesore. E qelbet rende kete vend me urrejtje!
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Nga hyrja ne UE do kete vetem perfitime.

    Uroj me gjithe shpirt qe te futet shqiperia, per shyme arsye
    ne rradhe te pare per te ndryshuar mentalitetin, kulturen ne kuptimin e mire te fjales, te shkembejne eksperiencat , te kete lirine a qarkullimit dhe kush eshte i zoti edhe te punesimit dhe te arsimimit uniformizimi i dipllomave.
    Niveli i jeteses per ata qe jane ne shqiperi besoj se do vete ne permiresim duke patur parasysh qe cmimet nderkoh jane gati evropiane ne shqiperi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 24-06-2014 më 06:51
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Marya për postimin:

    ane (24-06-2014)

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    [QUOTE=Albo;3744160]Te hysh ne BE si vend anetar, do te thote te kompromentosh sovranitetin e vendit tend:

    1. Shqiperia nuk do te jete me shtet i pavarur, por do te jete shtet i varur nga Brukseli.
    Po shum mire i varur nga Brukseli, se sa te varur nga turqia dhe pas saj Rusia. Shqiperia do te mbeshtetet nga nje fuqi e madhe politike,ekonomike e luftarake.

    2. Kuvendi i Shqiperise nuk do te jete me institucioni me i rendesishem i vendit, Keshilli i Evropes do te jete i tille. E duke qene se shqiptaret jane populli me i vogel ne Evrope, do te jene edhe populli me pak i perfaqesuar ne Keshillin e Evropes. Cfare vendosin deputetet e Keshillit te Evropes, do te zbatojne qytetaret e Shqiperise, packa se cdo 4 vjet zgjedhin nje deputet te tyre qe nuk eshte ne gjendje te zgjidhi me asgje
    .

    Boll te jete qofte dhe nje person i vetem qe te shpreh hallet e problemet tona me vertetesi. te tjerat i dine ato se si do te na ndihmojne.

    3. Kushtetuta e Shqiperise nuk eshte me dokumenti themeltar i Republikes se Shqiperise, pasi do t'ia lere vendin Kushtetutes Evropiane.
    Po kjo eshte nga me te mirat gjera , pasi kushtetuta jone ka mangesi.

    4. Shqiperia do te heqi dore nga printimi i monedhes se saj, lekut qe duhet ta zevendesoje me euron. Banka Kombetare e Shqiperise nuk do te printoje me leke e as euro, por do te qarkulloje vetem parane qe pret Brukseli. Ministri i financave te Shqiperise apo Guvernatori i Bankes Kombetare nuk kane me nje instrument monetar, printimi i parase, per t'iu pergjigur krizave ekonomike te vendit. Keto politika i vendos e dikton Brukseli.
    Po normal dhe ne te mesohemi me kete monedhe dhe jo te na emetojne bileta sa here te duan. Brukseli nuk na pranon ne me krize te thelle ekonomike, por do te na ndihmoje te ringrihemi dhe me pas do te beje bashkimin. Ti perse e shikon i prirur nga e keqia dhe jo nga e mira? Cfare interesi ka BE te shkaterroje shqiptaret? Ne jemi nen zero dhe me keq se kaq nuk ka , pra vetem keq nuk mund te na bej kush.

    5. Shqiperia do te heqi dore nga politika e saj e jashtme. Po doni te mesoni politiken e jashtme te Shqiperise, shkoni e pyesni ministrin e jashtem gjerman apo francez ne Bruksel.
    Po shum mire te heq dore nga keto lidhje islamike dhe sjellje anti kombetare.

    6. Mallrat e vendeve anetare te BE, do te hyjne ne tregun shqiptar pa dogane, qe do te perbeje nje goditje te forte per ekonomine shqiptare: a) bizneseve shqiptare apo fermereve shqiptare, u duhet te konkurrojne ne cmim e cilesi me mallrat e vendeve te zhvilluara qe kane me shume kapital e eksperience se ta. b) arka e shtetit shqiptar do te zbrazet nga tarifat qe mblidhte nga mallrat e importit neper dogana c) tregu shqiptar do te permbytet nga mallrat evropiane: Motoja: Gjermania, Franca e Italia prodhon, Shqiperia konsumon!
    Asgje te keqe s'ka ketu, shqiptaret do te konsumojne produktet e BE-se me parate e Be-se. Ne do te punesohemi si njerez dhe jo si skllever duke fjete rrugave dhe urave. Duke u perzier dhe duke u integruar ne kulturen e tyre , do te harrojme dhe tradita e zakone qe te trembin dhe pas 500 viteve.

    7. Ne kembim te gjithe kesaj varesie politike, monetare dhe ekonomike te Shqiperise ndaj BE, gjermanet e francezet do bejne me shqiptaret ate qe bene me greket: tani qe jeni anetare te BE, mund te merrni para me kredi nga ne me interes te ulet. Dhe politikanet tone marrin kredi nga BE dhe me ato para ndertojne "shtetin social" ne Shqiperi duke ecur te sigurt ne hapat e Greqise. Me ato leket e kredive blejne edhe voten e qytetareve jeta e te cileve gjithmone e me shume do te jete e varuar nga shteti. Dhe vjen nje dite kur kredite duhen paguar, dhe borxhi i shtetit ka arritur ne stratosfere dhe arka e shtetit eshte bosh, e pastaj bankieri gjerman e francez thote: nuk keni para te paguani? Po ja ju keni nje reliev te bukur. Do ua marrim ne gjithe Rivieren per 50 vjet e do ta shfrytezojme per turizem, qe te shlyeni borxhet tuaja.
    Ishalla te marrin kete rivieren tone se me te mire nga camet dhe mafiozet shqiptare do te jene. . Sot mafia shqiptare na imponon gjithe jeten tone , duke na zgjedhur politikanin, kryebashkiakun, kryeadministratiorin, kryepolicin dhe te gjitha dyert ku do te mund te zgjidhet halli.

    8. Kur te marrim ne telefon Washingtonin per ndihme, duhet ta marrim fshehurazi se mos na u ngelet qejfi gjermaneve e francezeve po ta marrin vesh. Por edhe kur te na e ngrejne amerikanet do thone: "ju nuk jeni me problemi yne, jeni problem i BE." Ne Kine nuk shkojme dot qe ti ftojme kinezet te investojne ne Shqiperi pa marre lejen e Brukselit.
    Ndoshta nuk do te jete nevoja per kinez me, ndersa persa i perket SHBA-se, keto jane e njejta platfome e ndare ne dy. Fundja shqiptaret nuk kane nevoje te bejne politiken e madhe , nje grusht popull jemi dhe kaq te veshtire. Politika e madhe i perket te medhenjeve. dashke ti te flasesh dhe te besh dirtekt pazare me SHBA-ne, me Rusine, me Kinen, te flase per problemet gjeopolitike dhe te jape mendime per konfliket dhe politikat boterore. po kush jemi ne? Cfare kontributesh kemi ne ne kete bote qe tu imponohemi?

    9. Shqiptaret nuk zgjedhin me te jetojne jetet e tyre sipas moralit e tradites se tyre por duhet te ndjekin pike per pike diktatin e "moralit evropian". Bebet ne Gjermani lindin pa gjini. Homoseksualet martohen me njeri-tjetrin. Zotin e kemi hequr si fjale nga fjalori i perditshem. Deshe te hyje ne BE? Duhet te mendosh, te jetosh, e te sillesh ja keshtu si ne, si minj laboratori.
    Muhabet kot, ne ketu nuk kemi ligje qe i ndalojne keto mardhenie.

    Dhe pasi te gjitha keto te kene ndodhur, te njejtet njerez te entuziazmuar ne lidhje me anetaresimin e Shqiperise ne BE do te vijne ne forumin shqiptar, ne kete teme e do te shkruajne: "po ne hyme ne Evrope se menduam se keta evropianet do te na qeverisnin me mire se sa keta tanet, por keta na lane me gisht ne goje me keq se c'ishim! E me e keqja eshte se tani nuk dalim dot as nga gropa ku jemi futur vete!"
    Po ceshtja eshte se ne nuk duhet te presim te na i zgjidhin punet te tjeret , por ti bejme vete punet e mira. ne jemi mesuar te na zgjiodhe shteti dhe punet ne krevat, jemi mesuar te jemi asistencialiste, te hame buk e me letra, por nje dite do te na duhet te shtrengojme byythen dhe te punojme per te qitur buken dhe jo te mashtrojme e dhunojme te tjeret per te perfituar permes luftes se llogoreve politike dhe jo punes se ndershme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 24-06-2014 më 06:54
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  6. #25
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Sipas Albos Shqiperia duhet te behet republike e Greqise ose e Serbise. Nuk e di se cfare mendimit ka Sala?
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar iliria e para për postimin:

  8. #26
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Te hysh ne BE si vend anetar, do te thote te kompromentosh sovranitetin e vendit tend:

    1. Shqiperia nuk do te jete me shtet i pavarur, por do te jete shtet i varur nga Brukseli.

    2. Kuvendi i Shqiperise nuk do te jete me institucioni me i rendesishem i vendit, Keshilli i Evropes do te jete i tille. E duke qene se shqiptaret jane populli me i vogel ne Evrope, do te jene edhe populli me pak i perfaqesuar ne Keshillin e Evropes. Cfare vendosin deputetet e Keshillit te Evropes, do te zbatojne qytetaret e Shqiperise, packa se cdo 4 vjet zgjedhin nje deputet te tyre qe nuk eshte ne gjendje te zgjidhi me asgje.

    3. Kushtetuta e Shqiperise nuk eshte me dokumenti themeltar i Republikes se Shqiperise, pasi do t'ia lere vendin Kushtetutes Evropiane.

    4. Shqiperia do te heqi dore nga printimi i monedhes se saj, lekut qe duhet ta zevendesoje me euron. Banka Kombetare e Shqiperise nuk do te printoje me leke e as euro, por do te qarkulloje vetem parane qe pret Brukseli. Ministri i financave te Shqiperise apo Guvernatori i Bankes Kombetare nuk kane me nje instrument monetar, printimi i parase, per t'iu pergjigur krizave ekonomike te vendit. Keto politika i vendos e dikton Brukseli.

    5. Shqiperia do te heqi dore nga politika e saj e jashtme. Po doni te mesoni politiken e jashtme te Shqiperise, shkoni e pyesni ministrin e jashtem gjerman apo francez ne Bruksel.

    6. Mallrat e vendeve anetare te BE, do te hyjne ne tregun shqiptar pa dogane, qe do te perbeje nje goditje te forte per ekonomine shqiptare: a) bizneseve shqiptare apo fermereve shqiptare, u duhet te konkurrojne ne cmim e cilesi me mallrat e vendeve te zhvilluara qe kane me shume kapital e eksperience se ta. b) arka e shtetit shqiptar do te zbrazet nga tarifat qe mblidhte nga mallrat e importit neper dogana c) tregu shqiptar do te permbytet nga mallrat evropiane: Motoja: Gjermania, Franca e Italia prodhon, Shqiperia konsumon!

    7. Ne kembim te gjithe kesaj varesie politike, monetare dhe ekonomike te Shqiperise ndaj BE, gjermanet e francezet do bejne me shqiptaret ate qe bene me greket: tani qe jeni anetare te BE, mund te merrni para me kredi nga ne me interes te ulet. Dhe politikanet tone marrin kredi nga BE dhe me ato para ndertojne "shtetin social" ne Shqiperi duke ecur te sigurt ne hapat e Greqise. Me ato leket e kredive blejne edhe voten e qytetareve jeta e te cileve gjithmone e me shume do te jete e varuar nga shteti. Dhe vjen nje dite kur kredite duhen paguar, dhe borxhi i shtetit ka arritur ne stratosfere dhe arka e shtetit eshte bosh, e pastaj bankieri gjerman e francez thote: nuk keni para te paguani? Po ja ju keni nje reliev te bukur. Do ua marrim ne gjithe Rivieren per 50 vjet e do ta shfrytezojme per turizem, qe te shlyeni borxhet tuaja.

    8. Kur te marrim ne telefon Washingtonin per ndihme, duhet ta marrim fshehurazi se mos na u ngelet qejfi gjermaneve e francezeve po ta marrin vesh. Por edhe kur te na e ngrejne amerikanet do thone: "ju nuk jeni me problemi yne, jeni problem i BE." Ne Kine nuk shkojme dot qe ti ftojme kinezet te investojne ne Shqiperi pa marre lejen e Brukselit.

    9. Shqiptaret nuk zgjedhin me te jetojne jetet e tyre sipas moralit e tradites se tyre por duhet te ndjekin pike per pike diktatin e "moralit evropian". Bebet ne Gjermani lindin pa gjini. Homoseksualet martohen me njeri-tjetrin. Zotin e kemi hequr si fjale nga fjalori i perditshem. Deshe te hyje ne BE? Duhet te mendosh, te jetosh, e te sillesh ja keshtu si ne, si minj laboratori.

    ...
    ...
    ...

    Dhe pasi te gjitha keto te kene ndodhur, te njejtet njerez te entuziazmuar ne lidhje me anetaresimin e Shqiperise ne BE do te vijne ne forumin shqiptar, ne kete teme e do te shkruajne: "po ne hyme ne Evrope se menduam se keta evropianet do te na qeverisnin me mire se sa keta tanet, por keta na lane me gisht ne goje me keq se c'ishim! E me e keqja eshte se tani nuk dalim dot as nga gropa ku jemi futur vete!"

    Albo
    Shum e vertete.......
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  9. #27
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Sipas Albos Shqiperia duhet te behet republike e Greqise ose e Serbise. Nuk e di se cfare mendimit ka Sala?
    Të njëjtë me Albon

    p.s Anesti_55

    Nuk mund të flasësh me etikë , me njerëz që nuk dinë gjë tjetër veç se të shfryjnë mllef ndaj vëndim-marrjeve të maxhorancës. Maxhorancë e mirë apo e keqe është e zgjedhur nga populli dhe jo nga Opozita dhe z Albo. Më thuaj ti një rast kur PëDëja dhe përkrahësi i sajë z Albo i kanë thënë "punë e mbarë" qeverisë në ç'do vëndim-marrje ?! Duhet ta dish që qeveria e sotme por edhe ajo e djeshmja nuk i mer të gjitha vëndimet nga koka e vet .Për sa i përket akuzës ndaj meje që gjoja qënkam i majtë, e ke gabim ! Unë jam opozitar i ç'do qeverie qoftë ajo e djathtë apo e majtë. Por me sa duket t'i thuash Shtetit të lumtë se po arreston kriminelë dhe po ecën përpapra për të zhvilluar vëndin u dashka të jesh i majtë lol
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

  11. #28
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Pershendetje Wordless!
    Por me sa duket t'i thuash Shtetit të lumtë se po arreston kriminelë dhe po ecën përpapra për të zhvilluar vëndin u dashka të jesh i majtë lol[/QUOTE]
    Kriminelet nuk kapen me kriminele. 210 miljon euro nuk i hanin dot lazaratasit, por nje sistem i tere, ku fillon nga polici deri tek kryeministri. Kjo nderhyrje u be me detyrim per statusin dhe natyrishte ato qe e shikojne jeten politike me naivitet , genjehen me te tilla nderhyrje. Kush eshte me i rrezikshem, kultivuesi i hashashit dhe shitesi qe e tregeton jashte vendit, apo kryemafioze si Meta, Rama e kompani, apo mafia dinasti e Durresit, e cila komandon te gjithe politiken shqiptare. Natyrishte qe hashashi kishte vite qe kultivohej, pasi Lazarati eshte ne nje pozicion qe per qeverine ai milet do te kishte ngordhe.Te gjitha resurset jetike jane grumbulluar ne Tirane dhe te gjithe te tjeret mundohen te mbijetojne. Berisha ndaloi skafet, ndersa rilindja liroi jo vetem skafet , por dhe aeroportet te cilet trafikuan dhe drogat e renda si heroina. Me duket se Rama po kerkonte ta legalizonte dhe vente per te fole papagallin A. Zheji per kete problem. Nejse dua te them se ky proces i Lazaratit ka filluar , por nuk ka mbaruar. Nese ti mendon se lazarati mund te jetoje duke mbjelle domate eshte tjeter pune. Ka shume vende ne bote qe jane keshtu problematike, pasi kane probleme me investime per te zhvilluar nje jete normale ne vend, si Kolumbia, por SHBA ja blen drogen dhe e asgjeson. Pra dhe ne duhet ti vinim kushte BE-se, qe te ndrhyme me ushtri, pot e bejme dhe nje pakte zhvillimi per investime aty e kudo ne vend dhe keshtu dhe droga nderpritet dhe vendi zhvillohet. Kesaj i thone te besh politike. Sot i kemi te rinjte rrugave, te pa afte per tu punesuar dhe i pa afti dhe i keq edukuari nxirrte ndonje kacidhe nga trafiku i droges, tashme ku do ti gjeje kjo lloj specie parate per te pier raki nga mjesi ne darke? E natyrishte kriminaliteti do te rritet por viktimat do te jene qytetare te ndershem. Ky do te jete cmimi per ate qe po ndodh sot. Nje qeveri e zgjuar ven trurin ne pune dhe perfiton nga situatat. Ky eshte kercenimi qe mund ti benim ne perendimit per ta detyruar te na shohe me nje tjeter vemendje. Ne jemi i vetmi shtet i braktisur qe u integruam permes dhunes dhe jo formave demokratike. Polonia , Cekia, Romania dhe Sllovakia , kane nje status te privilegjit, per te cilet rekomandohen te punesohen nga vendet perndimore deri ne Australi, ku priten me asistence si proces integrimi. Natuyrishte ne kemi shume te meta si popull, jemi orientale dhe te pagdhendur, por gjithsesi jo vetem per fajin tone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 24-06-2014 më 15:08
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  12. #29
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Jam shumë dakord se si e ke analizuar situatën. Por nuk ka faj qeveria që shfarosi drogën, faji është i kultivuesve të cilët dolën haptasi sikur të kishin plantacione me kastraveca lol. Pastaj mos ja ki hallin se nëse u shfaros hashashi në lazarat, do të lulëzojë në fshatra të tjera dhe mbjellsit do të jenë më të kujdeshëm. Tjetra.. mos harro se është marë masë vetëm ndaj hashashit Demokrat, sponsori kryesorë i fushatave Saliste
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  13. #30
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Ja sa te thjeshta jane strukturat e bashekpunimit nderkombetar te organizatave te ndryshme me BE-ne...

    Ose

  14. #31
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    per mos me thene, por nga pozita ekonomike dhe konkurruese ne te cilen gjindet, mund te perfitoj vetem lesherat e rruara te Marise Megjitha pritjet e medha nga fetishizmi i termit te qenit anetare e BE, perseri nuk do sjelle ate qe jane duke shpresuar qytetaret shqiptare; shiko shembullin e Bullgarise, Rumanise, merr edhe te Sllovenise dhe Kroacise.

    Thelbesore dhe vendimtare mbeten kapacitete e veta, ato qe garantojne nje zhvillim ekonomik.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  15. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Skllavëri sepse Brukseli kërkon që ti të vësh rripin e sigurimit e të ruash kokën

    Ju jeni mësuar me anarki mër shoku , jeni mësuar 40 veta në një Furgon Nëse skllavëri quhet shëmbulli që ti solle.. atëhere unë dua të jem skllavi i parë i Brukselit.

    skllaveri eshte euro dhe taksat e shumta qe te marrin frymen , alienizimi njerzve ,etj, etj, ai ligj qe solla si shembull eshte deshmi e qarte qe njerzit e thjeshte dhe ata teknokratet e brukselit jane shume larg njeri tjetrit,njerzit asnje here nuk e kane zbatuar se eshte nje tallje qe i ben njeriut te thjeshte nje burrokrat qe nuk e ka idene e realitetit , si mund te vihet rripi sigurimit kur nje autobus urban dhe extra urban ecen jo me shume se 50 - 70 km ne ore
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 24-06-2014 më 18:51

  16. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    u mor vesh ardhja e fyles ne tirane para 2 javesh:

    po vjedhin dhe ndajne mbi 94 milione euro (87 milione + 7 milione interesa). na e shpallen sot si fitore kur eshte nje vjedhje e paster dhe rryshfet qe ndahet mes qelbesirave qe na qelberisin dhe fyleve qe dine me cfare gjuhe flitet me qelbesirat.

  17. #34
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin

    Thuaja Mias kete gje,..

    Une sa e lexova sot lajmin e 95 milione Euro per CEZ, e thash, kjo eshte gjoba per kandidat partie.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Per te marre Statusin paguam bileta 33 Euro per cdo person se aq kerkoi Fyle per CEZ (97 milione euro). Por mos kerkoni pije falas te perfshira ne bilete se vetem per 400 vete kam porositur qe i kam ftuar ne koktejl...

  19. #36
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    Per te marre Statusin paguam bileta 33 Euro per cdo person se aq kerkoi Fyle per CEZ (97 milione euro). Por mos kerkoni pije falas te perfshira ne bilete se vetem per 400 vete kam porositur qe i kam ftuar ne koktejl...
    Jo per zotin se I ke bo llogarite gabim.

    50% nuk paguajne asgje, se sjane legalizu akoma.

    Nga 50% qe Kane mbet 50% e tyre Jane jashte shqipnie.

    Kshu qe ato 33 Eurot behen 132 euro per ne qe pagujme...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Palacot po mbyllin transaksionin e vjedhjes dhe ndarjes se pareve me te madhin ndonjehere ne historine shqiptare. Po thone qe po mbyllin nje marrveshje miqesore me CEZ por nuk tregojne se cfare kuptohet me MIQESORE dhe sa do vjedhin!!! Keta palaco duhej te shkonin ne arbitrazh ose gjykate nderkombetare dhe t'i kerkonin demshperblim CEZ-it per vjedhje. dem dhe mospermbushje te detyrimeve kontraktuale. Prandaj erdhi edhe fyleja para 3 javesh, per te mbyllur pazarin. QELBESIRAT qe u bashkuan kunder saliut po na QELBERISIN!

  21. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Armir Shkurti:

    "Bravo çuna! Edhe në Europë me korrupsionin e blerjes së votës po futemi. Katunarit ia blejmë me një thes miell, Çekut me ÇEZ-in!"

  22. #39
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Jam krejt dakord me albon qe tregon dyshim ndaj BE-se, por cili do ishte vall reagimi i albos ne qofte se kjo (statusi) do kishte ndodhur nen qeverisjen e berishes?!

  23. #40
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Ja çfarë përfiton Shqipëria nga marja e statusit kantidat !

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Te hysh ne BE si vend anetar, do te thote te kompromentosh sovranitetin e vendit tend:

    1. Shqiperia nuk do te jete me shtet i pavarur, por do te jete shtet i varur nga Brukseli.
    Asgje me ndryshe se cdo shtet tjeter i ngjashem qe eshte kandidat apo anetare i BE-se...
    Nese per gati te gjithe tjeret eshte e pranueshme heqja dore nga nje pjese e sovranitetit, pse jo edhe per Shqiperine.
    Me cdo anetaresim ne nje organizate nderkombetare shtetet heqin dore nga nje pjese e caktuar e sovranitetit. P.sh. me anetaresimin ne OKB, ne NATO...

    2. Kuvendi i Shqiperise nuk do te jete me institucioni me i rendesishem i vendit, Keshilli i Evropes do te jete i tille.
    E njejta vlene edhe per te gjitha vendet tjera, te vogla dhe te medha...

    E duke qene se shqiptaret jane populli me i vogel ne Evrope, do te jene edhe populli me pak i perfaqesuar ne Keshillin e Evropes. Cfare vendosin deputetet e Keshillit te Evropes, do te zbatojne qytetaret e Shqiperise, packa se cdo 4 vjet zgjedhin nje deputet te tyre qe nuk eshte ne gjendje te zgjidhi me asgje.
    Ka vende me te vogla se Shqiperia...p.sh. Sllovenia, Qipro, Malta, Letonia, Litaunia, Estonia dhe Luksemburgi...
    Dhe Shqiperia qe nga viti 1995 eshte anetare e Keshillit te Evropes!

    3. Kushtetuta e Shqiperise nuk eshte me dokumenti themeltar i Republikes se Shqiperise, pasi do t'ia lere vendin Kushtetutes Evropiane.
    Si cdo vend tjeter kandidat apo anetare i BE-se...
    Pse Shqiperia duhet te mos pajtohet me kushtet qe jane te pranueshme (me ose pa deshire) per gati te gjithe ne Evrope, me perjashtim te dy apo tre shteteve te pasura ("neutrale")!?

    4. Shqiperia do te heqi dore nga printimi i monedhes se saj, lekut qe duhet ta zevendesoje me euron.
    Ky do te ishte nder hapat e fundit ne procesin e anetaresimit dhe integrimit te plote ne BE. Por edhe ketu vlene, si cdo shtet tjeter...

    Banka Kombetare e Shqiperise nuk do te printoje me leke e as euro, por do te qarkulloje vetem parane qe pret Brukseli. Ministri i financave te Shqiperise apo Guvernatori i Bankes Kombetare nuk kane me nje instrument monetar, printimi i parase, per t'iu pergjigur krizave ekonomike te vendit. Keto politika i vendos e dikton Brukseli.
    Si per cdo shtet tjeter...

    5. Shqiperia do te heqi dore nga politika e saj e jashtme. Po doni te mesoni politiken e jashtme te Shqiperise, shkoni e pyesni ministrin e jashtem gjerman apo francez ne Bruksel.
    Si per cdo shtet tjeter kandidat apo anetare...
    Edhe keshtu Shqiperine se ka pyetur dhe s'do e pyeste kush per tema te rendesishme rajonale dhe nderkombetare.

    6. Mallrat e vendeve anetare te BE, do te hyjne ne tregun shqiptar pa dogane, qe do te perbeje nje goditje te forte per ekonomine shqiptare: a) bizneseve shqiptare apo fermereve shqiptare, u duhet te konkurrojne ne cmim e cilesi me mallrat e vendeve te zhvilluara qe kane me shume kapital e eksperience se ta. b) arka e shtetit shqiptar do te zbrazet nga tarifat qe mblidhte nga mallrat e importit neper dogana c) tregu shqiptar do te permbytet nga mallrat evropiane: Motoja: Gjermania, Franca e Italia prodhon, Shqiperia konsumon!
    Mallrat ne Shqiperi edhe tani importohen ose me dogane te ulur ne kornizen e SAA me BE-ne apo krejtesisht pa dogane ne kornizen e CEFTA-se...
    Pavaresish kesaj, perseri si per cdo shtet tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 24-06-2014 më 20:42

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •