Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Islami nen Svastiken, Bosnia (po Berisha...)?

    Kryemuftiu edhe protektorati nazist, 1941-1945

    Haxh Amin el Huseini mberriti ne Europe ne 1941, pas nje puci pro-nazist te pasuskseshem te organizuar ne Irak. Ai u takua me ministrin gjerman te puneve te jashteme, joachim von Ribbentrop edhe u prit zyrtarisht edhe nga Adolf Hitler ne 28 Nentor 1941 ne Berlin. Gjermania naziste i krijoi Kryemuftiut nje zyre ne Jerusalem prej ku ai do te organizonte keto: 1) Propagande me ane te radios ne emer te Gjermanise naziste; 2) Spiunazhi me aktivitetet e kolones se peste ne zonat muslimane te Europes edhe Lindjes se Mesme; 3) Formimin e Waffen SS me muslimane edhe njesite e Wehrmachtit ne Bosnie-Hercegovine edhe Kosove, Maqedonine perendimore, Afrike veriore, edhe zonat e pushtuara nga nazistet ne Bashkimin Sovietik; 4) Formimin e shkollave per trajnimin e Imameve muslimane edhe mullaheve qe do te shoqeronin nazistat muslimane edhe njesite e Wehrmachtit.

    Sa po mberriti ne Europe, ai krijoi lidhjet me drejtuesat muslimane ne bosnje edhe Kosove. Keshtu ai do ta kalonte kohen qe i mbeti ne organizmin e raprezaljeve muslimane ne mbeshtetje te Gjermanise naziste.


    Haxh Muhamed Efendi Amin el Huseini lindi ne 1893 ne Jerusalem, atehere Kryeqyteti i Palestines, qe ishte pjese e perandorise Turke. I gjyshi i tij, Mustafai edhe gjyse-vellai i tij Qemali, kane qene muftij te Jerusalemit ne 1890. Huseini ndoqi universitetin e Al Ahzarit ne Kairo, ku studioi filozofi islamike, por nuk i perfundoi dot studimet edhe keshtu u largua pas nje viti. Ne 1914 ai morri graden e oficerit te artilerise prej ushtrise turko-otomane, te vendosur ne Smirna.

    Ne 2 Nentor 1917, Sekretari i puneve te jashteme te Britanise, Arthur James Balfour deklaroi se Britania kishte marre vendimin per krijimin e atdheut Hebre ne Palestine, ne te ashtequajturen Deklarata e Balfourit te 1917.

    Muftiu e kundershtoi kete politike edhe krijoi shoqerine e te rinjve palestineze. Ne 4 Prill 1920 ai u akuzua per perdorim dhune nder Judenje, edhe u gjykua nga nje trupe ushtarake per iniciatim dhune. Si perfundim, meqe u largua, u denua ne mungese me 10 vjete burgim.

    Huseini per ate kohe, do te mund te krahasohej me Ajatollah Khomeinin, sheikun egjiptian Abdel Rahmanin, kryesori i atentatit te vitit 1993 ne World Trade Center. Huseini me te drejte do te shihet si vizionari i zjarrit islamik edhe nje nga krijuesat e rezistences kundra forcave brito-franceze, e me vone te USA, ne politiken e tyre te quajtur kolonialiste e imperialiste ndaj botes arabe.


    Ne librin e tij "Deklarata islame" te vitit 1970, Alija Izetbegovic do te refuzonte konceptin laik te nje shteti islamik, i dhene prej Qemal Ata Turkut. Izetbegovici kerkonte te krijonte nje shtet te bazuar ne Sheria, nje shtet ku religjioni do te ish i pandare nga shteti, dmth nje shtet autokratik islamik.

    Izetbegovici krijoi lidhje te aferta me Osama Bin Laden edhe Al-Kaeden, duke ftuar Muxhahedinet qe te luftonin ne Bosnje, edhe me vone ai do ta paiste Bin Ladenin me nje pasaporte false Bosnjake, ndersa luftetaret muxhahedine do tu jepeshin nenshtetesi edhe pasaporta.


    vazhdon....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 08-04-2003 mė 07:35

  2. #2
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    do te nderhij pak para se ta vazhdosh!

    Per njerez qe sja kan haberin mbi islamin dhe strukturat sociale, eshte natyrishte pakupimte, qe nje president i nje shteti europjan, sic eshte izetbegovici, te kerkoj nje qeveri bazuar ne sheriat.

    Jo qe nuk ja keni haberin, por edhe mendoni se jeni ne te drejten e zotit sot e njemije vjet, qe tregon nje verbesi FANATIKE.

    Shoku klod, se pari, sherijati eshte drejtesia islame, nese dikush kekron nje shtet sipas normave te sheriatit, ai me kete nenkupton nje KUSHTETUTE islame. Se ti, si mosnjohes i ceshtjes, me sheriat asocion dora te preme, gra te mbuluara si mullare, vrasje publike me gure, nuk ta ka fajin kush, por se keto jane klishee klasik qe qarkullojn ne kokat e europjaneve naiv (sa i perket islamit) poashtu nuk ja u ka fajin askush, por se kjo sjellje u ben dem vetem juve, e askujt tjeter, po edhe per kete nuk ju ka faj askush.

    Nje pyetje te thjeshte shoku klod, PSE NUK PUNON DITEN E DIELL???, muslimani don poashtu diten e XHUMA mos te punoj, cfare problemi ke me kete?

    Shoqerite muslimane te shekujve te kaluar kane gjetun kompromis mes feve te ndryshme qe kane bashkjetuar ne nje shoqeri, kurse njeriu modern i sodit kembengul ne nje sistem qe vetem nepermjet te nje dhune fizike dhe psihike mund tja imponoj tjetrit. Mendjemadhesi e mprehtesi e pakufijshme???, kjo eshte stupiditet i shkalles me te larte, pasiqe rezulltati i ketij IMPONIMI eshte cdohere LUFTA, akcioni dhe reakcioni. Kurse njeriu ne nytren e vet e ka se pari miresine, sepse perndryshe nuk do ti nevojiteshi truri, e tek se diti, cdohere si reakcion, luften.

    Pra, shoku klod, muxhahedinet e bosnjes dhe te kosoves, kane qene INDIVIDA qe kane dhene jeten e tyre, per te mbrojtur nje vend muslimanesh te shtypun, e jo me preteksin per te instaluar shtete si afganistani i talibaneve. Per ta bere nje gje te tille, duhet te gjejsh nje popull te shkaterum ne cdo aspekt, sic e bene komunistet, natyrisht ne nje drejtim tjeter, por rezulltati ish i njejti, popuj me liri te kufizuara.

    Flm

    PS: sa i perket nacizmit musliman, ai eshte thjesht i kalkuluar dhe jo i natyrshem, CIONISTET, do te trajtohen si armiq deri ate dite, kur do te lirojn palestinen dhe te pranojn bashkjetese me palestinenzet si popull i barabarte. Ne nje gjendje te tille kane qene edhe shqiptaret. Kjo eshte thjesht nje teme jointeresante dhe vlen vetem per polemika. Shoku klod, deshiron te polemizosh ketu???, Palestinenzet i UREJN cifutet sepse kane ARSYE, asociimi me punen e hitlerit eshte nje lidhje platonike e ftohte.
    albanish by nature

  3. #3
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Klod,
    Roli i kryemyftiut ne krijimin e Waffen SS me myslimane eshte fare i dobet. Vendimi per krijimin e divizioneve te Waffen SS ne Jugosllavi u mor nga Himleri, asokohe Shefi i SS ( ReichsFuhrer der SS) ne mesin e vitit 1943 dhe jo nga kryemyftiu. Arsyeja qe u be ky tolerim nuk ishte vetem nje por disa:
    1) Waffen SS - (SS e armatosur) kishin boshlleqe ne personel dhe Hitleri si dhe ushtaraket e tjere gjermane nuk deshironin ti mbushnin rradhet e Waffen SS por te Wehrmachtit ( qe si njesi ushtarake ishin te ndara dhe ne gare me njeri tjetrin)
    2) Kroatet dhe boshnjaket nuk konsideroheshin nga gjermanet si sub-race ( sllave) , por me origjine ariane te sllavizuar.
    3) Antisemitizmi i myslimaneve boshnjake nuk rridhte si rrjedhoje e politikes se kryemyftiut, por si pasoje e lavazhit te trurit te bere nga oficeret naziste qe trajnuan dhe sterviten divizionet e Waffen SS ( Handzar).

    Shqiptaret e Kosoves moren pjese ne divizionin e 13-te te Waffen SS Handzar- ose te ashtuquajturin divizionin e pare kroato-mysliman me nje batalion ( Batalioni i 128 i regjimentit te 50 te waffen SS). Me vone ne prill te 1944 ky batalion u transferuan ne Prishtine, per tu bere berthama per formimin e divizionit te 21-te te Waffen SS "Skanderbeg"-( der 1-ste albanische). Ne kete divizion moren pjese si shqiptare myslimane ( shumica) ashtu dhe katolike. Divizionit shqiptar SS "Skanderbeg" i eshte ngarkuar krimi i luftes se mbledhjes,dorezimit dhe ngarkimit ne vagonat e trenit te stacionit te trenit te Prishtines te 289 cifuteve te Kosoves, duke u bere te vetmit perfaqesues te popullit shqiptar qe moren pjese aktive ne Holokaustin. Krime te tjera lufte akuzohet nga serbet se ka bere ndaj popullsise serbe ne Kosove per nje periudhe kohore shume te shkurter- si hakmarrje per krimet qe bene cetniket serbe ndaj popullsise shqiptare. Krime te tilla lufte bene te gjitha kombet ne Jugosllavine e 1941-1945. Ne krahasim me kombet e tjera, shqiptaret kryen sasine me te vogel te krimeve dhe paten numrin me te vogel te Waffen SS ( 6500 vete), nderkohe qe kroatet numeronin 2 divizione SS -20 mije vete, boshnjaket numeronin 13 000 vete te aktivizuar ne waffen SS, ndersa serbet 15000(!!!!) ne rradhet e waffen SS. Ndersa persa i perket viktimave, shqiptaret paten nje numer me te madh viktimash se sa kombet e tjera relativisht, pasi u goditen dhe nga cetniket serbe dhe nga partizanet e Titos dhe nga partizanet e Enverit.

    Nuk arrij te kuptoj lidhjen qe kerkon ti japesh postimit tend ( Islamin-Svastiken-Bosnjen) me "Historine e Shqiperise". Pjesmarrja e shqiptareve myslimane ne rradhet e Waffen SS nuk ishte si pasoje e antisemitizmit te tyre ( qofte dhe ky i ushqyer apo jo nga kryemyftiu i Sarajeves) por si mirenjohje ndaj Gjermanise per krijimin e Shqiperise se Madhe. Deportimi i 289 cifuteve te Kosoves nga "Skanderbeg" eshte nje krim mjaft i parendesishem, duke e krahasuar gjithnje me numrin e deportimeve qe kryen kroatet, serbet, boshnjaket dhe hungarezet e Jugosllavise. Nderkohe qe njekohesisht njihet boterisht se shqiptaret myslimane dhe keta te Jugut te Shqiperise, nuk i dorezuan 2000 cifutet e Vlores, Sarandes dhe Delvines, perkundrazi i fshehen dhe i ruajten.

    Me mirekuptim Toro.

    P.S.
    Per tu bindur per vertetesine e te dhenave te mia, mund te kerkosh ne web per faqen e Urdhrit te Betejes se Waffen SS-faqja zyrtare, ku jepen te dhena te hollesishme per cdo divizion si dhe historikun , arsyet, kushtet e krijimit te tyre si dhe krimet e akuzuara te luftes per cdo njesi.
    Adresa e faqes ne mos gabohem eshte www.obwaffenss.com ( dicka e tille)
    "Who is John Galt?"

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Toro,

    une nuk kam patur kohe te merrem me kete shkrim, se fundmi, gjithsesi ideja eshte natyrisht mbi ekstremizmin islamik ne zonat ku banojn shqiptare edhe ideja e vjeter e nje konfederate islamike ballkanike!

    per se shpejti!

    ps se per pak harova. Arsyeja se u hap ne forumin e historise se shqiperise, ishte sse diten kur kam bere postimin e pare, nuk ka patur firume te tjera historie.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 16-04-2003 mė 19:22

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    perSHENDETje
    Klod nuk gjej shkakun pse deshe kete teme t'a parashtrosh si teme historike, se vetem historike qe nuk eshte.
    Dhe neqoftese e di kaq mire historine atehere duhet t'a dish kush ishte shkaku qe Kosovaret (dhe Boshnjaket sipas teje) paskan bashkpunuar me Nazistet. Mund te luftonin keta ne te njejtin krah me Serbet??????????
    Pres pergjigjen tende ......
    falemiNDERit

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Toro shpjegimi yt eshte shume i qarte por sikunder ta tha edhe vete personi me te cilin debaton nuk kane rendesi faktet por qellimi ..... hahahaha

  7. #7
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Po mire e pastaj c'ka ketu? Kjo edhe nje here tregon se per te arritur interesat kombetare apo fetare njerez, personalitete, kombe bejne aleanca.
    Krejt normale!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  4. Skandali i ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  5. Islami NdĖrmjet Lindjes E PerĖndimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •