Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Permeti kujton Sami Frasherin.



    Nė kuadėr tė 164-vjetorit tė lindjes dhe 110-vjetorit tė vdekjes sė Sami Frashėrit, data qė bien tė dyja brenda muajit Qershor, Bashkia Pėrmet ka shfaqur nė qendėr tė kėtij qyteti dokumentarin e realizuar nė Top Channel, nga gazetari Marin Mema, me titull “Sami Frashėri, historia e panjohur e dijetarit shqiptar”.

    Nė dokumentarin e pėrqendruar nė Stamboll tė Turqisė, ku Samiu jetoi qė nė rini e deri nė vdekjen e tij, trajtohet e plotė figura e patriotit dhe rilindasit, kontributi i jashtėzakonshėm nė fusha tė ndryshme, ashtu siē zbulohet edhe figura e djalit tė tij, themelues i klubit mė tė madh tė futbollit nė kėtė vend, Galatasaray-t.

    Nė tė njėjtėn kohė, dokumentari ka sjellė edhe dėshmitė e pasardhėsve, qė ende jetojnė nė Stamboll.

    Me kėtė rast ėshtė organizuar edhe njė takim me nxėnėsit mė tė dalluar tė gjimnazit “Sami Frashėri” nė Pėrmet, ku ėshtė diskutuar pėr figurėn dhe veprėn e tij.

    “Sigurisht, nė ēdo 25 Maj, qė pėrkon me ditėlindjen e Naimit, ne shkojmė nė pelegrinazh nė Frashėr. Pavarėsisht se jam njė administrator lokal, unė i pėrkas edhe grupit tė politikės, e megjithatė duhet t’i shikojmė gjėrat nga aspekti i administrimit, ne shkojmė e pėrpiqemi ndoshta pa sukses, t’i imponojmė si shoqėri politikės se ēfarė duhet bėrė pėr vėllezėrit Frashėri”.

    “Mendoj se ka ardhur koha tė kėrkohet sjellja e eshtrave tė Sami Frashėrit dhe familjes sė tij, qė prehen nė varrezat e Stambollit. Tė sillen siē u bė me eshtrat e dy vėllezėrve tė tij, Naimit mė 2 Qershor 1937, dhe Abdylit mė 19 Mars 1978”, tha kreu i Bashkisė sė Pėrmetit.

    “Ajo qė mua mė vjen keq, ėshtė raporti qė ne ngremė me identitetin tonė kombėtar, raporti qė ne mbajmė me figurat tona kombėtare. Ndėrkohė qė ato duhet tė jenė lidhėza jonė, jo thjesht me tė shkuarėn, por edhe me tė ardhmen. Ne nuk mund tė pretendojmė tė ngrejmė njė tė ardhme, pa pasur mė parė dhe pa ruajtur lidhjen me tė shkuarėn”, u shpreh gazetari Marin Mema.

    Kryetari i Bashkisė Pėrmet ka theksuar, gjatė fjalės sė tij, se do tė nisė kontaktet pėr tė risjellė nė Pėrmet e nė Frashėr pasardhėsit e sotėm tė frashėrllinjėve, ashtu siē do tė kėrkohet njė binjakėzim mes gjimnazit “Sami Frashėri” nė Pėrmet dhe atij nė Stamboll.

    / Top Channel
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-06-2014 mė 00:37
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Permeti kujton Sami Frasherin.

    Vertet, cili ishte njeriu i mire, i zoti, nga tre vellezerit sepse nuk mund te enderrojme qe ishin qiellore, te shenjte apo evlija, ky vend nuk ka patur me duket.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •