Tendenca e atletëve meshkuj në SHBA; qumësht gjiri për më shumë energji
29 Maj 2014 | : Kuriozitete | Autor: Gazeta Shqip
Një numër gjithnjë e më i madh atletësh në SHBA janë duke iu kthyer qumështit të gjirit si një alternativë natyrale për të shtuar energjitë që u nevojiten aq shumë gjatë aktivitetit të tyre.
Anthony, një atlet 30 vjeçar nga Queens, New York, ka treguar për ‘NYMAg.com’ se ai njeh shume djem të tjerë (atletë) të cilët konsumojnë qumësht gjiri.
Ai ka rrëfyer se zakonisht e blen lëngun kremoz dhe të pasur me vitamina përmes sajteve online dhe pohon se konsumimi i tij ja shton energjitë në mënyrë të pabesueshme.
Duke iu referuar njerëzve të cilëve mund t’u duke i çuditshëm veprimi i tij, 30 vjeçari vijon: “Nuk kam besim tek steroidet apo suplementet energjetike. Parapëlqej gjënë më natyrale që Zoti ka dhënë, dhe nëse për nënat që e japin këtë qumësht nuk ka ndonjë problem, edhe për mua është e njëjta gjë”.
29 maj 2014 (gazeta-Shqip.com)
Krijoni Kontakt