Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit



    Kjo është një temë disi e rrahur në shtypin shqiptar në formën e një kërshërie, kurioziteti shkencor, por asnjëherë nuk është marrë me seriozitet nga autoritetet tona shkencore, megjithëse kemi të bëjmë me një rast unik të ekzistencës të paraardhësve tanë, ilirëve, në një cep tjetër të botës, me mijëra e mijëra kilometra larg, që mund të hedh dritë mbi historinë e tyre, por edhe mund të pasurojë historiografinë tonë. Ngaqë, ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.



    kzistencën e Ilirëve në rajonin e madh gjeografik të Indokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), një vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani, dhe pikërisht në atë zonë ku para disa kohësh u vra Bin Ladeni, fillimisht e ka zbuluar shkrimtari amerikan James Hilton, me veprën e titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizon). Më pas, në maj 1983, në gazetën “Lidhja” të Antonio Belushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë ka bërë në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili dëshmon kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.

    Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë. Ata ngelën andej, për shkak të largësisë nuk mund të ktheheshin në atdhe, por u vendosën në atë rajon ku u detyruan të martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre quhet burrashka, gjuha e burrave, ndërsa gratë flisnin gjuhën tjetër. Tani kjo gjuhë përsëri quhet burrashka, por është e përzier dhe nuk shkruhet.

    Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve: ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pinë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajonin ku jetojnë. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vërtete kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Mali përballë quhet Torabora (Tu ra borë). Një mal tjetër ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës. Ky mal quhet Rakaposhi (Ra kah poshtë).




    Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastravecë, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj., që nuk i kultivojnë vendësit. Banorët janë bujq (arë-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor tarracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë tarracat me ujë quhen Kulluse. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri-tjetrit. Kryetari i Hundzës e ka titullin Mir (Më i miri). Festa më e madhe është Viti i Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët), quhet Naurosh (Na uro) dhe bie më 21 mars.

    Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy të kaltër, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq.

    Lart në male është një fis i madh që quhet Kalash dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhie (edhe Skënderbeu dy brirë dhie kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë Bisha. Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë Shalëvare (shalë të varura), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë Kamishë (që vishet në misht). Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura Kamarbunde.

    Banorët e Hundëzës dhe Baltëzës e dinë origjinën e tyre të lashtë që kanë qenë ushtarë të Aleksandrit të Madh. Ata e lidhin origjinën e tyre me Greqinë, e cila ka patur më shumë kontakt me ta dhe nuk kanë shumë dijeni për Shqipërinë, gjuhën e së cilës flasin, pasi atje nuk ka shkelur asnjë këmbë shqiptari, pavarësisht se ka njëmijë e një arsye për të shkelur e për t’u ngulur mirë.

    Dijetari Dr. J. M. Hoffman ka vizituar dy herë Hundëzën dhe ka nxjerrë këto konkluzione:
    Vendbanimi i ilirëve është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit. Lugina ku ata jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël). Kjo fushë mbyllet me një hundëz, rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Një vend moçalor aty quhet Balta. Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit. Vendi ku banonin ilirët më pas u quajt Kafiristan (të pafetë, qafirët), sot e quajnë Nuristan.

    Ata pinë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre. Jetojnë shumë vjet, pinë shumë ujë që rrjedh nga akullnajat, pinë çaj me rrëshirë shkëmbi (që e quajnë shëlli-rë). Nuk pinë kafe ndërsa janë shumica vegjetarianë.

    Gjuha e vendit illirian Makedhonia ishte Skipja - Shqipja e Lekës së Madh, e të atit të tij, Filipit të Makedhonisë. Ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin autorët antikë, të cilët nga mëria ekspansioniste e quanin shqipen e vjetër edhe gjuhë barbare (“Aleksandri i Madh fliste një gjuhë barbare, që nuk ishte as greke dhe as latine”). Ishte ajo shqipja e Lekës së Madh, e përcjellë gjatë pushtimeve të tij në Aleksandri, Hindi, po ashtu deri tej illerit gjërman, në rrafshin trekontinental afriko-azio-evropian. Leka i Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe kulturalisht antikitetin botëror të kohës. /Zylyftar Hoxha/Tetova News/Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/magazina/hi...t-18-1389.html

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit


  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    Shko ore mbushu .. Pacolli me Ramën e sollën këtë palaçollik nga Kazakistani
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

    Kreksi (26-05-2014)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    ja cfare gjeta ne Vikipedia:


    History

    Until the 1890s, the region was known as Kafiristan (Persian for "Land of the non-believers") because of its inhabitants: the Nuristani, an ethnically distinctive people (numbering about 60,000) who practiced animism, polytheism and shamanism.[2]


    British Missionaries wrote:

    “ The Kafirs were largely independent until the late nineteenth century, when the region was attacked by the forces of Abdur Rahman and the population was more forcibly converted to Islam .[3] ”


    The region was renamed Nuristan, meaning Land of the Enlightened, a reflection of the "enlightening" of the pagan Nuristani by the "light-giving" of Islam.

    Nuristan was once thought to have been a region through which Alexander the Great passed with a detachment of his army; thus the folk legend that the Nuristani people are direct descendants of Alexander (or "his generals").

    http://en.wikipedia.org/wiki/Nuristan_Province
    po ketyre qyqareve i paskan dhene emer te bukur, qafira ......
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 26-05-2014 më 15:55
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    kontrollova ne internet dhe pashe qe pjesa me e madhe e fotove te postuara ne web per popullsine e Nuristanit kishin syte bojeqiell dhe shume prej tyre floke te kuqe ..... tiparet e popullit shqiptar .... shume interesante kjo histori ....

    kam nje propozim, po sikur keta te nuristanit te bejne nje referendum per bashkim me popullin shqiptar ...??!! ata vetem perfitim do kene .... shkollim, dhe mireqenie shume here me te mire se aty ku jane ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesuesi_1 për postimin:

    fegi II (26-05-2014)

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    622

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    kontrollova ne internet dhe pashe qe pjesa me e madhe e fotove te postuara ne web per popullsine e Nuristanit kishin syte bojeqiell dhe shume prej tyre floke te kuqe ..... tiparet e popullit shqiptar .... shume interesante kjo histori ....

    kam nje propozim, po sikur keta te nuristanit te bejne nje referendum per bashkim me popullin shqiptar ...??!! ata vetem perfitim do kene .... shkollim, dhe mireqenie shume here me te mire se aty ku jane ....
    munden me fitu keta qafir mu bashku me shqiptaret
    Liberalizimi i vizave për Kosovën do të bëhet deri në vjeshtë

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    =Dijetari Dr. J. M. Hoffman ka vizituar dy herë Hundëzën dhe ka nxjerrë këto konkluzione:
    Vendbanimi i ilirëve është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit. Lugina ku ata jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël). Kjo fushë mbyllet me një hundëz, rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Një vend moçalor aty quhet Balta. Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit. Vendi ku banonin ilirët më pas u quajt Kafiristan (të pafetë, qafirët), sot e quajnë Nuristan.

    Ata pinë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre. Jetojnë shumë vjet, pinë shumë ujë që rrjedh nga akullnajat, pinë çaj me rrëshirë shkëmbi (që e quajnë shëlli-rë). Nuk pinë kafe ndërsa janë shumica vegjetarianë.=

    ..qe pra se si i mbeshtetni edhe ju tezat e shkieve, si nuk iu vjen turp qe ti nxirrni iliret te paret tane nga ky qafiristani...? ..bravo...vetem keshtu ju i ndihmoni kombit me propaganda te mbrapshta...qe lidhje nuk kemi patur kurre me keta popuj skit te ardhur nga Kirgizistani e turkmenistani ..turp !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    kontrollova ne internet dhe pashe qe pjesa me e madhe e fotove te postuara ne web per popullsine e Nuristanit kishin syte bojeqiell dhe shume prej tyre floke te kuqe ..... tiparet e popullit shqiptar .... shume interesante kjo histori ....
    98% e tyre jane race jevgesh, edhe keta me sy boje qiell qe ekzistojne...duken shume larg e te qenurit evropian...kjo race e bardhe qe gjendet ne mes te kalasheve me shume ngjasojne me minioritet e bardhe qe gjenden edhe ne Iran, Uzbekistan, Tajakistan, Kazakistan e deri ne kaukazin lundore.

    Perndryshe nga ana gjenetike keta 0% jane evropian dhe 0% kane ngjashmeri me shqiptaret ose me ndonje popull ballkanas.
    Jo vetem nga ana gjenetike por edhe linguistike, antropologjike, etnologjike....0% kane te bejne ngjashmeri me shqiptaret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fishtani1 : 26-05-2014 më 21:00

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Fishtani1 për postimin:

    Kreksi (27-05-2014)

  12. #9
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit



    Pershendetje ;si e shpjegon këtë enigmë ky Inxhinier?????!!!!!!!!!!!!!!

  13. 2 antarët më poshtë falenderuan K.i EPERM për mendimin e shprehur në këtë postim:

    fegi II (27-05-2014),Kreksi (08-06-2014)

  14. #10
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    Pjesa e Dytë flitet për Hunzakët e Kafiristanit=Nuristani i sotem

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar K.i EPERM për postimin:

    fegi II (27-05-2014)

  16. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    The Hunza or Burusho legend claims that they descend from three European soldiers left behind when the armies of Alexander the Great began their retreat from the region. Each of these soldiers founded a viIlage—Ba]tir. Ganesh, and Altit- and all Burushos claim to descend from the peoples of one of these villages. However, genetic evidence supports only a very small, 2% Greek genetic component and that also among the Pashtun ethnic group of Pakistan and Afghanistan, not the Burusho. Burushos live in heavily fortified villages constructed 9,000 or 10,000 feet in altitude and hundreds of feet above the Hunza River gorge.

    In 2008 the Macedonian Institute for Strategic Researches "16.9" organized a visit by Hunza Prince Ghazanfar Ali Khan and Princess Rani Atiqa as descendants of the Alexandran army. The Hunza delegation was welcomed at the Skopje Airport by the country's prime minister Nikola Gruevski, the head of the Macedonian Orthodox Church Archbishop Stephen and the then-mayor of Skopje Trifun Kostovski. Academics dismiss the idea as pseudoscience and doubts exist that party leaders actually believe the claims either. Moreover DNA research group Hunza people and Sinte Romani (Gypsies) in the same group

    http://biblelife.org/hunza.htm
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  17. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit



    Ja "ilirja" jone
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  18. #13

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    Une se kuptoj kete manine tone per te kerkuar gjilperen ne kashte. Per nje moment ta marrim si te qene faktin qe burrashasket dhe banoret e Hundzes jane pasardhes te ilireve ne ushtrine e Aleksandrit. Po pastaj? Kujt ju be vone se pasardhesit e kujt jane? Fakti eshte qe nuk kane asnje gje te perbashket me shqiptaret e sotem, as gjuhe, as veshje (madje per mua as pamje) e megjithate ne humbasim kohe ti nxjerrim me zor si ilire. Skam degjuar ndonje te flase per komunitetin relativisht te madh shqiptar ne Ukraine qe eshte dhe shume me i vonet ne kohe po ama kemi per borxh te merremi me budallalliqet deri ne Afganistan perpara 2 mije vjeteve. Ca dreq shqiptaresh jane ata? Ata duken tamam si evgjitet e bregut te lumit. Kam lexuar disa teori qe gypsies jane greke te martuar me vendase gjate fushates se Aleksandrit dhe te vendosur ne pjesen veri lindore te Indise po skam degjuar ndonje studies grek ta marri kete teori seriozisht e te publikoje lajme pa fund per te.

  19. 3 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    ane (27-05-2014),Foleja_ (28-05-2014),Kreksi (27-05-2014)

  20. #14
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    Darius, mendoj se keto tema te ketij llojit duhet te fshihen ose mbyllen, me duket se e kemi teprua, mos harro se edhe forumet mbajne pergjegjesin sadopak...se deri ku kemi arritur, tragjike; "gjuha jone hyjnoore" "pellazhget shqiptar hyjnore" "dodona hyjnore"
    ne shkuam deri ne Indi dhe pushtuam atje kete vende, e ka thene Arrieni..."para Aleksandrit ishte nje tjeter Makedon qe pustoi Indin"..mirepo keto jane RRENA tonat, sepse, NE kurre nuk shkuam atje as ne egjipt e askundi;Por Ishte nje faraon egjptian qe shkoi 3000 VITE para Aleksandrit te madh nga Egjipti e JO nga Ballkani kurrë, imagjinojeni, ne ua paskemi mesuar Sanskrishten hindusve ?

    Absurde !...fajet i kemi ne qe do i paguajmi shtrenjte keto marrina ne te ardhmen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 28-05-2014 më 18:20
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  21. #15
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    98% e tyre jane race jevgesh, edhe keta me sy boje qiell qe ekzistojne...duken shume larg e te qenurit evropian...kjo race e bardhe qe gjendet ne mes te kalasheve me shume ngjasojne me minioritet e bardhe qe gjenden edhe ne Iran, Uzbekistan, Tajakistan, Kazakistan e deri ne kaukazin lundore.

    Perndryshe nga ana gjenetike keta 0% jane evropian dhe 0% kane ngjashmeri me shqiptaret ose me ndonje popull ballkanas.
    Jo vetem nga ana gjenetike por edhe linguistike, antropologjike, etnologjike....0% kane te bejne ngjashmeri me shqiptaret.

    oooo Fishtan !!!! gabel apo jevgj sic i quan ti nuku kane floke te kuq .... gabelet apo jevgjit nuku kane tiparet e kesaj minoriteti prej perafersisht 35mije personash te cilet pjesa me e madhe e fotove te postuara ne world wide web jane tjeter gje ....

    pastaj ne shume materiale thuhet qe jane trashegimtaret e ushtareve te Aleksanderit te Madh te cilet shoqeroheshin me familjet e tyre gjate lufterave te gjata .... pastaj eshte per tu pare se nga cila zone ishin keta ushtare se jo te gjithe ishin "shqipo" apo jo ...
    "They will not control us, We will be victorious"

  22. #16
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    hundzaket e burrushet si dhe Jasinet jane kirgizë te familjes skite...me sy te kalter si qielli lara lara...ata shkuan rreth e rreth botes shkuan edhe në kinë, tek i shofim ujgurët, shkuan edhe në Tarim në Takllamakan...kurse Aleksandri shkoj vetem se deri ne Karakurum...lol! ....dhe me veti kishte VETEM SE 1000 ilirë...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  23. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    .... te merremi me budallalliqet deri ne Afganistan perpara 2 mije vjeteve.
    Darius,nuk thon kot se "budallalleku snjeh kufi"!

  24. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin


    Ja "ilirja" jone
    teze Ilirjana
    Ndryshuar për herë të fundit nga MARGUS : 06-06-2014 më 11:12

  25. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    oooo Fishtan !!!! gabel apo jevgj sic i quan ti nuku kane floke te kuq .... gabelet apo jevgjit nuku kane tiparet e kesaj minoriteti prej perafersisht 35mije personash te cilet pjesa me e madhe e fotove te postuara ne world wide web jane tjeter gje ....

    pastaj ne shume materiale thuhet qe jane trashegimtaret e ushtareve te Aleksanderit te Madh te cilet shoqeroheshin me familjet e tyre gjate lufterave te gjata .... pastaj eshte per tu pare se nga cila zone ishin keta ushtare se jo te gjithe ishin "shqipo" apo jo ...
    Po lere bre mesues e mos flit pallavra ..po cfare shqiptare jane keta kur ADN e tyre me tonen eshte ZERO ,pastaj edhe sikur te ishte e vertete legjenda per ata ushtaret ilire ,ata ushtare nuk jane ciftezuar me njeri-tjetrin por me femra lokale por edhe sikur ti kishin marr ne ato stepa grate ilire ,2000 e kusur vite eshte kohe shume e gjate ,pike gjaku shqiptar s'ju ka mbet tashme .

    Ky fare muhabeti neper gazeta e portale eshte "kur s'ki cka ben ,luje deren "
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  26. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ane për postimin:

    Kreksi (06-06-2014)

  27. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    teze Ilirjana
    Krenare me kete tezen tone
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •