INTERVISTA/ Flet sopranoja Dorela Ēela

- Shoqėria shqiptare, ėshtė shoqėri maskiliste

- Euridice tek opera “Orfeo e Euridice”, ėshtė roli i parė nė TKOB

- Nė Shqipėri mungon rregulli dhe disiplina nė punė

- Pashė njė Konferencė shtypi tė thatė, pa shumė vlerėsim

- Nė art duhet disiplinė, punė korrektėsi, ndryshe dėshton

- Pa artin njė popull ėshtė i destinuar tė asimilohet


Albert ZHOLI

Ajo ėshtė larguar katėr vjeē nga Shqipėria dhe gjatė gjithė kohės ėshtė marrė me kėngė lirike (operistike). Ėshtė futur qė nė moshėn 7 vjeē nė korin e teatrit “La Skala” nė Milano dhe qė prej asaj kohe dhe nė vazhdim i ėshtė pėrkushtuar kėsaj gjinie tė tė kėnduarit. Ka kėnduar nė skenat mė tė mėdha europiane dhe opera “Orfeo e Euridice”, nė rolin e Euridice, ėshtė roli i saj i parė nė TKOB, dhe ndihet e vlerėsuar ndaj ka dhe emocione.

Dorela, roli i Euridice, ēfarė pėrbėn pėr ju?

Ky rol ėshtė shumė interesant sepse tregon pėr njė njeri me karakter tė fortė, me shumė, energji. Euridice nė fillim mu duk paksa utopik, por me vazhdimin e leximit tė rolit pashė qė nuk ishte njė personazh i lodhur, ku ėshtė dhe muzika qė tė ndihmon tė realizosh rolin e saj, pasi ėshtė njė muzikė qė i pėrshtatet personazhit, i cili nga momenti nė moment tregon se ka njė karakter shumė tė fortė. Ajo ka njė botė shpirtėrore shumė tė madhe qė e kupton realitetin drejt e nė sy. Ėshtė njė rol disi i veēantė pėr mua, duke pasur parasysh se ėshtė njė rol me tjetėr karakter nga tė mėparshmit.

Ku jeni larguar pėr nė Itali?

Nė Itali kam shkuar kur kam qenė katėr vjeē, pra aty jam rritur. Gjithė shkollimi im i ėshtė kushtuar muzikės operistike dhe ndihem e plotėsuar nė drejtim tė studimeve nė kėtė gjini arti specifik.

Ky rol i sajti ėshtė premierė nė gjithė aktivitetin tuaj?

Kam luajtur shumė role thuajse tė gjitha veprat kryesore tė qeras botėrore dhe mendoj se kam njė repertor jo tė vogėl pėr moshėn qė kam. Kam luajtur thuajse nė tė gjitha operat italiane, por dhe nė ato Europiane.

Do jeni soprano tek opera “Orfeo e Euridice”, sa role keni luajtur nė skenėn e TKOB nė Tiranė?

Ėshtė roli i parė qė luaj nė kėtė teatėr. Kisha dėshirė tė isha prezente tek Opera e vendit tim dhe ja falė ftesės sė Drejtores Artistike tė TKOB, unė tashmė jam nė Tiranė pėr kėtė rol. Tashmė kam shumė eksperiencė nė skenė dhe them se diēka do realizoj nė perfeksion.

Kur e ke filluar ėndrrėn pėr t’u bėrė kėngėtare lirike?

Unė kam filluar nė kėtė rrugė qysh e re. Kur isha 7 vjeē fillova tė kėndoj tek teatri La Skala nė Milano, qė ėshtė teatri mė i mirė. Kėshtu vazhdova deri nė moshėn 17 vjeē, ku unė kėndoja dhe mėsoja njėkohėsisht. Ndėrkohė, kam studiuar nė Conservatorio di Musica "G.Verdi" di Milano, njė shkollė shumė profesionale ndėr mė tė mirat nė botė.

Cili ka qenė roli juaj i parė nė skenė si profesioniste?

Roli im i parė ka qenė nė moshėn 21 -vjeēare nė teatrin “Jezi”. Mė pas kam luajtur shumė role nė gjithė Italinė.

Ke ndjerė shenja racizmi nė Itali?

Unė jam njė njeri qė jam rritur me edukatė, nga prindėr artistė. Kam mėsuar dhe jam treguar korrekte kudo. Asnjėherė nuk kam treguar shenja mendjemadhėsie apo nėnvleftėsimi. Nė kėto raporte nuk kam ndjerė shenja racizmi. Jam sjellė dhe janė sjell korrekt me mua. Aty respektohet puna dhe njeriu punėtor.

Vjen rrallė nė Shqipėri, a po ndryshon Shqipėria?

Nuk shoh ndonjė ndryshim tė madh. Mė duken gjėra tė vogla. Por mbi tė gjitha nuk shikoj rregull, si ai rregull qė ka nė Itali. Unė kėrkoj mė shumė ndryshime tek vendi ynė, pėrse tė mos jetė si tė gjitha vendet e zhvilluara europiane?

Pėrveē Italisė cilat janė vendet e tjera ku keni luajtur mė shumė nė opera?

Luksemburgu ėshtė stacioni im i dytė mė i gjatė dhe mė i preferuar. Por kam shkuar edhe nė Gjermani, Danimarkė, Francė etj...

Cilat janė elementėt kryesorė tė punės suaj si soprano?

Disiplina dhe rregulli. Pa disiplinė dhe rregull nuk bėhet asnjė punė. Kam orare tė caktuara, shkoj nė kohė kur duhet tė jem dhe bėj prova tė vazhdueshme sipas tė gjitha kėrkesave tė kohės. Arti ėshtė shumė abstrakt. Nė art arin rezultate me punė. Ti mund tė kesh shumė gjėra nė mendje, por n.q.s ato nuk i konkretizon, atėherė s’ke bėrė art, por diēka si utopi. Arti ėshtė njė punė qė do shumė punė si mendore, por edhe fizike. Njė vepėr arti i shėrben shumė njė populli. Njė popull pa art, pa kėngė ėshtė i destinuar tė zhduket.

Kjo do tė thotė qė jeni e respektuar nė Itali?

Po. Aty merr sa punon dhe ke hapėsira sa kėrkon puna dhe ideja jote. Pėrderisa unė nuk jam kthyer dhe vij rrallė nė Shqipėri dhe pse mė merr malli do tė thotė se mė respektojnė, mė krijojnė hapėsira dhe mė vlerėsojnė.

Po shoqėria shqiptare a ėshtė shoqėri maskiliste?

Me sa kam dėgjuar, me sa lexoj mund tė them se po. Unė s’kam jetuar direkt, por me ato qė mė flasin, shoh nė televizion, lexoj apo mė thonė tė afrimit, them se ėshtė.

Cili ėshtė mendimi juaj pėr femrat shqiptare, a kanė zėnė vendin e duhur nė jetė?

Besoj se jo. Femra shqiptare duhet tė punojė dhe shumė vetė tė zėjė vendin e duhur nė jetė. Jo ēdo gjė ta dhurojnė duhet dhe luftė dhe kėmbėngulje. Femra shqiptare ėshtė inteligjente, e pashme, kėrkuese, familjare.

Pėr pushime vini shpesh nė Shqipėri?

Vij sa herė vjen babai, por rrimė pak. Babi im ka njerėzit e tij dhe unė e shoqėroj. Por pėr pushime mė shumė i bėj nė Itali, por dhe nė vende tė tjera. Mė pėlqen shumė tė udhėtoj. P.sh nė shtator do shkoj tė kėndoj nė Japoni.

Cila ėshtė veshja juaj e pėrditshme?

Duke pasur parasysh se unė jam gjithmonė nė shfaqje, kam tė preferuar veshjen klasike.

Kur keni kohė tė lirė, me se merreni?

E para ėshtė muzika. Dėgjoj muzikė tė ndryshme, por lexoj dhe letėrsi artistike.

Kėtė radhė ēfarė tė bėri pėrshtypje nė Shqipėri?

Ajo qė mė ka bėrė gjithmonė. Nuk ka rregull, nuk ka sistem. Ka ende gjėra tė pa sistemuara edhe nė Tiranė. Ende nuk ėshtė bėrė qytet i kompletuar.

Po nė kėtė Konferencė pėr shtyp, ēfarė mangėsish vutė re?

E para, pashė njė interesim tė pakėt. Pak kamera dhe pak fotografė. Mu duk shumė e thatė, pa tharm. Mu duk njė konferencė rutinė, pėr njė vepėr premierė.