Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Kryeprokurori: "Po hetojmë çështje që do të ndryshojnë të ardhmen e vendit"

    Deklarata "bombë" e kryeprokurorit: Po hetojmë çështje që do të ndryshojnë të ardhmen e vendit

    Emri:  ad.jpg

Shikime: 1647

Madhësia:  9.2 KB
    Përfundimi i hetimeve për disa çështje dhe dosje, mund të ndryshoj të ardhmen e vendit. Deklarata është bërë sot nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, gjatë takimit me drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe Drejtorëve të Policisë së Qarqeve, ku ishte i pranishëm dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
    Llalla nuk ka përmendur emra konkrete, apo dosjet të cilave u referohej, por ka lënë të kuptohet se nëse parashikimet e Prokurorisë dalin, këto hetime do të ndryshojnë të ardhmen e vendit.
    “Kemi shumë çështje nën hetim, disa prej tyre të një shkallë të tillë që, nëse do të rezultojnë sipas parashikimeve, mund të ndikojnë në të ardhmen e vendit”,- tha Llalla.
    Gjatë takimit me drejtuesit e policisë, Lalla ka vlerësuar bashkëpunimin mes institucioneve, por nga ana tjetër nuk ka mohuar ekzistencën e problematikave të ndryshme.
    “Së bashku kemi arritur të realizojmë operacione të shumta, ndër të cilat ka pasur edhe goditje të rëndësishme të grupeve dhe strukturave kriminale.
    Nga ana tjetër, duhet pranuar që ka edhe problematikë, të cilën bashkërisht punojmë dita-ditës ta zbusim, ta eliminojmë. Dhe diçka e tillë arrihet vetëm nëpërmjet zbatimit rigoroz të kërkesave ligjore”,- tha Llalla.
    Nga ana tjetër, Prokurori i Përgjithshëm ka folur për rritjen e bashkëpunimit mes drejtuesve të policisë dhe drejtuesve të prokurorisë në rrethe.
    “Në bazë të pozicionit kushtetues dhe ligjor të institucionit, drejtuesit e prokurorive janë orientuar që të zhvillojnë analiza periodike me drejtuesit e policisë për të tejkaluar sfidat e hetimit. Këto takime janë shumë më të rëndësishme se sa evidentimi i problematikës së njëri-tjetrit. Kjo është fryma që iu është përcjellë drejtuesve të Prokurorisë në të gjithë strukturën dhe që ka gjetur të njëjtin qëndrim edhe nga ana e zyrtarëve të Policisë së Shtetit”,- u shpreh Llalla.

    Koha Jone

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Kryeprokurori: "Po hetojmë çështje që do të ndryshojnë të ardhmen e vendit"

    Kryeprokurori ben nje deklarate te atille??!!

    Une kam dyshime ne vertetsine e lajmit.

    Sidoqofte, shpresoj qe ta shkunde pak ket sistem "drejtsie" qe vetem drejtesi nuk ben...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •