Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Feja, morali...

    A ka te drejte Sam Harris?
    Video interesante...

    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Feja, morali...

    Zonjusha Iliria e para kjo eshte propagande e milloshit, ateistet ne njeren ane nuk pranojne historicitetin e Bibles dhe thone se 'Bibla eshte nje liber imagjinar', pastaj fajesojne Zotin kur dicka u ndodhe keq ne jeterat e tyre. Te pyesesh ateistet dhe myslimanet per Biblen eshte sikur ta pyesesh Milloshin per masakren e Recakut. A i besohet Milloshit per masakren e Prekazit, jo, ashtu nuk u besohet ateisteve dhe islamisteve per Biblen pasi kane nje urrejtje te madhe per te. Keta duan ta bejne njeriun pa ndjenja, pa etike, pa moral, te ia vrasin ndergjegjen, shiko shtetet ku ka pasur ndikim ateizmi, paganizmi, islami dhe shiqo shtetet qe punojne me etike krishtere. Ti jeton ne Suedi, perse ne shkollat suedeze mesohet per etike krishtere, perse nuk thone se shkenca na meson etiken dhe na jep moralin, sepse e nderuar shkenca nuk mund te jape pergjigje te kesaj natyre. Jo zonje apo zonjushe e nderuar ti sipas ateisteve si Sam Harris je vetem nje majmuneshe, andaj per moralin ateist qe na flisni ju ai moral eshte imagjinar, ne se paku themi se Perendia na dha urdheresa por ju skeni ku kapeni, jeni si ne nje ishull qe fundoset nga te kater anet e skeni asku mbeshtetje.

    Kjo eshte hipokrizi te pranosh historicitetin e vetem disa pjeseve ne Bibel qe mund te keq interpretohen. P.sh. pranohet (po e zeme) skllaveria e cifuteve ne kohen e Faraoneve por nuk pranohet se Jezusi ka egzistuar. Pranohen ngjarje qe kane ndodhur para 4000 viteve por nuk pranohen ngjarje qe kane ndodhur para 2000 viteve. Andaj me kesi njerez qe jetojne ne nje bote te endrrave eshte veshtire te debatohet, pasi marrin qendrime ekstreme pa kurrfare baze ne logjiken e shendoshe. Normal se keta bejne kesi keqperdorime sepse pastaj kush do na beje majmunet njerez (kete as njeri normal e me mendje te shendoshe nuk mund ta pranoje sepse nuk ndodhe ne realitet), dhe keta jane te bindur se ne kemi ardhur ne egzistence nga insekte parazitore (p.sh. nga krimbat). Ateistet dhe myslimanet bejne propagande me filma pa kurrfare baze ne historicititetin e atyre ngjarjeve pastaj ua servojne njerezve si fakt. Te gjitha ceshtjet qe preken ne kete video kane pergjigje te sinqerte nga dijetaret e krishtere dhe nga Bibla, por ju nuk lexoni, jeni te dehur te besoni ate cfare doni te besoni sepse keshtu ju shkon per shtati. Une nuk mund te lexoj per ju, lexoni e analizoni.


    Pyetja e rradhes qe kam per juve evolucionisteve eshte se perse disa majmune nuk mund te behen njerez e disa po?! Krejt besimi juaj eshte injorance asgje me shume. Kur ti si ateiste me thua se majmuni behet njeri une te konsideroj njeri jo logjik sikur nje mysliman qe me thote se Allahu do na martoje me 72 gra ne xhenet. Nuk ke as edhe nje fakt qe majmuni shndrrohet ne njeri por une nese nuk e besoj kete me quan fanatik fetar. Kjo krejt eshte logjike absurde. Besimi nuk behet fakt pernjehere sic mendoni ju, ti mund te besosh cfare te duash por fakt veshtire se do ta beni vetem per shkak se ju mendoni ashtu.

    Fshini postimet sikur me pare sepse nuk ju shkojme per shtati, dhe as qe do ju shkoj kurre perderisa mendoj se jeni gabim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesia4ever : 09-06-2014 mė 20:08

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Pėr: Feja, morali...

    I kam pare videot e ketij personi, te gjitha ato vuajn nga informacioni ose interpretimi i gabuar.

    Besoj se te gjithve na ka ndodhur ne jete (sikur dhe nje here) qe te kapim veten ne nje situate nen te cilen ne besojme se kemi te drejte 100%, besojm se njohim 100% te verteten, besojme se interpretimi tone eshte 100% i sakt, i nisur nga ky besim se mendja tone madheshtore njeh te vertetn ngrejm gishtin ndaj tjetrit duke kritikuar ose ushtrojme dhe dhune mbase. Por pastaj per shkak te nje informacioni te vogel (qe nuk konsideruam), ose per shkak te zbutjes te zemres, vjen nje cast nen te cilin te gjitha rrezohen, dhe ndjen aq shume turp sa qe do te hapet dheu dhe dhe te futesh brenda. Dhe pyet veten gjith habi, si ka mundesi, un mendoja se kisha te drejte, mendoja se e verteta ishte ajo qe thoshte mendja time.

    Pra kete mendoj dhe per punen e ketij Sam Harris, besoj se atij i mungon ai informacioni (ose menyra e shikimit) qe kthen permbys gjithcka. Kjo lloj menyre shikimi vjen nga Zemra dhe jo nga mendja/filozofia.

    Ky person perdor kaq shume mendjen, dhe e perdor mir me sa duket, por fushen e zemres hic, me tej interpretimi i tij eshte i gabuar dhe informacionet (lidhur me Zotin) jane te shtremberuara. Kur thyet zemra a njeriut sikur edhe pak, dhe fillon te zbutet, atehere do vetem ta mbyllesh gojen e jo te kerkosh llogari (nga Zoti ne kete rast).

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Feja, morali...

    Me thauj se a ka ndonje te pavertete ne ate qe flet ky? Cila eshte ajo?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Pėr: Feja, morali...

    Faktet qe ai sjell, pra varferia, vdekjet e te pa fajshmeve etj nuk mund te diskutohen fare sepse ashtu jane sic paraqiten.

    Problemi eshte kur ai meret me vendimet, planet ose ekzistencen e perendise, aty duket qarte* se ai ben interpretime te gabuar por ka edhe informacion/dituri te mangta e te shtrembta (mendimi tim personal). Dallohet aty, se ai si shumica e njerzve, kan mesuar 5 gjera te shtrembta per Zotin, e bazohen aty.

    Diturite qe na kane dhene ne shekujt e kaluar ata njerez** qe perkushtuan jeten tek Krishti, duket qart se nuk njihen fare ose nuk konsiderohen nga ky person.
    -------------------------------------------------------------------------------------------------

    * = Eshte besimi tim subjektiv se ai ben interpretim te gabuar, pra eshte nje opinion personal, vetem kaq.
    ** = Ditura qe na lan keta njerez si p.sh Aba Isaak Siros etj (njerez qe jetuan neper shkretetira, duke perkushtuar jeten tek Trinia e Shenjte) eshte nje thesar i vertet, i cili nuk njihet nga njerzit e sotem. Edhe ky prap eshte opinioni tim personal, me nje fjal nuk pretendoj qe kushdo te jet dakort me mua.
    -------------------------------------------------------------------------------------------------

    Nje tjeter gje qe shikoj eshte se ai di te thurri akuza shume te bukura per Zotin, kur ne te njejten kohe, nuk e shoh te ngrej gishtin fare drejt njerzve, per gjithcka e ka fajin Zoti (bile nje Zot imagjinar, pasi konkluzioni i tij eshte se nuk ka Zot). Me kujton ata njerez qe akuzojn prinderit per gjitcka, duke haruar se njeriu si qenie e lire pervec te drejtave ka dhe detyrime, qenie e lirie=detyrime&pergjegjesi jo vetem qejf e liberta!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga user010 : 11-06-2014 mė 05:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •