Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Donatela Matija
    Anëtarësuar
    31-03-2014
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    19

    Exclamation A është ky nje brutalitet parlamentar?

    “Ç'është ky brutalitet parlamentar që ka pushtuar Shqipërinë dhe shqiptarët sot? Eshtë gjë e rendë të shohësh sesi llomotisin gënjeshtra dhe sharje për njeri-tjetrin pa menduar fare se cfarë duhet të sjellin për shqiptarët që po presin pa punë, pa jetë të garantuar, me varfëri ekstreme, me fëmijë të pasigurt për jeten, dhe, përfundimisht, pa shpresë. Parlamenti nuk është një vend ku shpërthen patologjia e disa personave që kanë dashur famë, dhe që e mendojnë pushtetin si një forcë për të poshtëruar të tjerët. Kjo është gjendja kur sheh një kryetar Kuvendi që i jep mundësinë sëmundjes Berisha të shfryje për të fyer shqiptarët, sepse kanë abuzuar të dy bashkë dikur me shtetin po kështu. Dhe një qeveri që nuk di ku është, që ka marrë përsipër një detyrë që s'e kryen dot, me një ministër të Brendshëm me të cilin tallet krimi; me një qeveri krejt e paaftë për të vendosur ligjin në vend me anë reformash drastike antiikorrupsion... dhe me të tjerë që iu kanë krijuar mendimin shqiptarëve se kanë dalë për të mos bërë asgjë për ta. Çfarë pushteti është ky? Asgjë, një pasthirrmë individuale e mbledhur për të bërë llogjë. Këta bezdisës të mëdhenj që ka mëse njezetë vjet që po i shtyjnë shqiptarët drejt mallkimit të vetvetes, duhet të gjejnë vendin”,
    shkruan në faqen e tij të rrjetit “facebook” avokat - politikani Spartak Ngjela.

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: A është ky nje brutalitet parlamentar?

    Sdi cka eshte vecse 100 vjet shtet mos me mujt me i zgjidhe problemet me elementare kjo sdo koment sepse cdo koment eshte i tepert. Njerez te cuditshem, duke i pasur te tera mundesite, toke pjellore, bregdet, pak nafte e industri sdi cka me thene per keta njerez. Ndoshta dikush mund te thote se mua sme takon te flas sepse jam nga Kosova e jo nga Shqiperia, mirepo mor dashamir shqiptaret kudo ku jane populli im dhe ia dua te miren. Po te ishte bile Shqiperia e forte bile ne shqiptaret jashte saj do te kapeshim per te, por kur keta spunojne per shtet ski cka ben. A kane tru keta njerez ne koke apo cka kane, thojne mos fol ti se ste takon, o vlla spo foli une po mos me fol une edhe guret do fillojne te flasin.

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: A është ky nje brutalitet parlamentar?

    Sa njeriu ka bratiksur vendin nga ardhja e "demokracise!"? Pse?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •