Ne fakt shkelqim i bie te quhet drejtimi i nje partie viktimash te lene injorante 50 vjet ne burgjet e Hoxhes. Ja ketu duhet ti gjeje vlerat Nano, dhe jo tek baballaret apo gjysherit tane qe luftuan,punuan studiuan, dhe sakrifikuan pa hile e interes per ate komb.
Nano udheheq nje parti "pensionistash" ku ne fakt aderojne edhe djemte apo niperit e tyre qe si shtrese e privilegjuar ne ate kohe gezuan te drejten e studimit apo te arsimimit me te mire. Keta zoteri nuk mund te aderojne kurre ne partine e kokepalareve, dhe xhahileve shqiptare qe nga menyra funksionale jo vetem eshte me primitive se PPSH, por shpalos edhe nota bajraktaro-mesjetare qe vetem disa vite me pare me xhahilllekun e saj na katandisi ne lufte civile. Ja pse PD dhe jo PS sot eshte partia nga e cila qe nga krijimi i saj ka humbur me shume intelektuale se cdo parti tjeter. Dhe jo intelektuale dosido por ata qe ishin promotori i levizjes demokratike ne shqiperi, e qe sot te gjithe punojne per Nanon. Hidhini pra nje sy sot PD dhe PS e me thuaj si e ka realizuar PS bashkejetesen e fraksioneve, altarnativave dhe divergjencave te brendshme qe perfaqesohen nga intelektualet e saj dhe si e beri PD kete per 12 vjet.
Brezat e meparshem (pensionistet) jo vetem shpalosin vlera 10 here me te larta dhe me te vyera se ato te korrupsionit, degjenerimit, imoralitetit, e dembelizmit qe u pa ne shqiperi mbas 92, por kjo shtrese ruan ne thelb strukturen dhe strategjine morale baze te ndertimit solid per cdo institucion politik, rend civil apo shoqeri te qendrueshme, pasi ajo bie me vete rregullin, disiplinen, respektin,korrektesine si dhe moralin e larte. Pervecse tek gjysherit dhe tek baballaret tane me thuaj ku tjeter mund ti gjesh keto vlera sot ne shoqerine shqiptare??
Ja pra kur ti te me tregosh qofte edhe nje vlere racionalisht te pranueshme qe "pensionistet" nuk shpalosin ne krahasim me shtresat e tjera te shoqerise atehere le te tallemi me Nanon qe rri ne krye te tyre. Por me lejo mua te shpalos pastaj 101 vlera me shume qe keta pensioniste zoterojne krahasuar me "brezin e ri", qe deri tashme eshte brezi me shterp, me hic e me kot per shqiperine.
Krijoni Kontakt